Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Order no. 189, dated 4 May 2018 on the approval of the veterinary health certificate for cattle meat, small animals, pigs, slaughtered in slaughterhouses

Made 2018-05-04 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Urdhër nr. 189, datë 4.5.2018 për miratimin e certifikatës shëndetësore veterinare për mishin e kafshëve të llojit gjedhë, të imta, derra, të therura në thertore.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Livestock, Food and nutrition
Keywords
cattle, certification, slaughtering, swine, animal health, food safety and quality, meat, authorization/permit, procedural matters, processing/handling

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. URDHËR Nr. 189, datë 4.5.2018 PËR MIRATIMIN E CERTIFIKATËS SHËNDETËSORE VETERINARE PËR MISHIN E KAFSHËVE TË LLOJIT GJEDHË, TË IMTA, DERRA, TË THERURA NË THERTORE Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 7, pika 2, të ligjit nr. 87/2012, datë 18.9.2012 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 16.8.2012, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”, URDHËROJ: 1. Miratimin e modelit të certifikatës shëndetësore veterinare për mishin e kafshëve të llojit gjedhë, të imta, derra të therura në thertore bashkëlidhur këtij urdhri. 2. Njësitë e qeverisjes vendore përgjegjëse për lëshimin e certifikatës shëndetësore veterinare për mishin e kafshëve të llojit gjedhë, të imta, derra të therura në thertore të marrin të gjitha masat për prodhimin dhe pajisjen me certifikatën veterinare sipas modelit të përcaktuar në pikën 1 të këtij urdhri. 3. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë në Bujqësi, Ushqim dhe Zhvillim Rural dhe strukturat veterinare në njësitë e qeverisjes vendore. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Niko Peleshi CERTIFIKATË SHËNDETËSORE VETERINARE Për mishin e kafshëve të llojit gjedhë, të imta, derra të therura në thertore Nr. serial Data e lëshimit / / 1. Identifikimi i kafshëve: Lloji: Nr. i kafshëve: Nr. matrikullit: 2. Certifikatë nr.: 3. Shërbimi veterinar kompetent: Nr. i vulës së miratuar: 4. Prejardhja e kafshëve: Adresa e fermës së origjinës: Kodi i fermës: 5. Mjeti i transportit: Pesha neto: , njësia: Ora e lëvizjes : , data / / 6. Thertore: Adresa: Nr. i licencës (QKL): 7. Destinacioni i mishit Subjekti: Adresa: Informacion shëndetësor Unë, i nënshkruari veterineri zyrtar deklaroj se:  Kafshët u kontrolluan klinikisht përpara therjes në thertoren e sipërpërmendur në orën (ora) më / / (data) dhe u konstatua se: a. janë të shëndetshme dhe vijnë nga ferma të pastra nga sëmundjet infektive dhe parazitare; b. janë transportuar nga ferma e tyre në mjete, të pastruara dhe dezinfektuara përpara ngarkimit pa asnjë kontakt me kafshë të tjera që nuk plotësojnë kushtet referuar më sipër.  Të dhënat e regjistruara dhe dokumentacioni lidhur me këto kafshë përmbushin kërkesat ligjore dhe nuk ndalojnë therjen e kafshëve.  Ato u therën në thertore në orën (ora) më / / (data) ku therja dhe heqja e gjakut u kryen saktësisht.  Kafshët përpara dhe gjatë therjes janë trajtuar në përputhje me legjislacionin në fuqi për mirqenien e kafshëve gjatë therjes.  Mishi është për konsum human (pas kontrollit ante dhe post-mortem të kryer në përputhje me udhëzimin e ministrit nr. 23, datë 25.11.2010 “Për kërkesat specifike të higjienës për mishin dhe produktet e mishit, duke përfshirë produktet e mishit, mishin e grirë dhe mishin e ndarë në mënyrë mekanike”, si dhe karkasa ose pjesë të saj janë vulosur me vulë shëndetësore në përputhje me këtë udhëzim).  Dispozita të veçanta: Mjeku veterinar Emri Mbiemri (me germa Kapitale), Firma Shënime. 1) Të dhënat në këtë certifikatë plotësohet me germa kapitale dhe me bojë të ndryshme nga ngjyra e printimit. 2) Në rast se numri i kafshëve që shoqëron kjo certifikatë është më shumë se një, plotësohet aneksi bashkëngjitur. Vula CERTIFIKATË SHËNDETËSORE VETERINARE Për mishin e kafshëve të llojit gjedhë, të imta, derra të therura në thertore Aneks Nr. serial Data e lëshimit / / Nr. Numër identifikimi i kafshëve Lloji Nr. Numër identifikimi i kafshëve Lloji 1 AL 21 AL 2 AL 22 AL 3 AL 23 AL 4 AL 24 AL 5 AL 25 AL 6 AL 26 AL 7 AL 27 AL 8 AL 28 AL 9 AL 29 AL 10 AL 30 AL 11 AL 31 AL 12 AL 32 AL 13 AL 33 AL 14 AL 34 AL 15 AL 35 AL 16 AL 36 AL 17 AL 37 AL 18 AL 38 AL 19 AL 39 AL 20 AL 40 AL Veterineri zyrtar Emri Mbiemri (me germa kapitale) Firma 3) Lloji do të shënohet me inicialet: G – gjedh; L – të leshta; D – të dhirta; P – derra; Vula

Order no. 189, dated 4 May 2018 on the approval of the veterinary health certificate for cattle meat, small animals, pigs, slaughtered in slaughterhouses · Nelum