Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Order N. 131, dated 28 March 2018 on approval of the list of products and substances used in biological production

Made 2018-03-28 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

research.laws.repealedOn

About this law

Original title
Urdhër nr. 131, date 28.03. 2018 për miratimin e listës së produkteve dhe substancave që përdoren në prodhimin biologjik.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Agricultural and rural development, Livestock, Food and nutrition, Fisheries and aquaculture, Cultivated plants
Keywords
ecological production/organic production, classification/declassification, animal feed/feedstuffs, animal production, aquaculture, fertilizers/nutrients, pesticides, plant production, plant protection
Categories
agriculture

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. Nr .1861/3.Prot. Tiranë, më 28 . 03. 2018 U R DH Ë R Nr. 131, date 28.03. 2018 PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PRODUKTEVE DHE SUBSTANCAVE QË PËRDOREN NË PRODHIMIN BIOLOGJIK1 Në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës, të nenit 16 pika 2, të ligjit nr. 106/2016 “Për prodhimin biologjik, etiketimin e produkteve biologjike dhe kontrollin e tyre”, me propozim të Drejtorisë së Prodhimit Bujqësor dhe Blegtoral, URDHËROJ: 1. Miratimin e listës së produkteve dhe substancave që përdoren në prodhimin biologjik, bashkëlidhur këtij urdhëri. 2. Ngarkohet Minsitria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Trupat e Kontrollit dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, për zbatimin e këtij urdhëri. Ky Urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare . MINISTRI NIKO PELESHI 1 Ky urdhër është përafruar pjesërisht me Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 889/2008, datë 5 Shtator 2008 që përcakton rregullat e detajuara për zbatimin e Regullores (KE) No 834/2007, “Për prodhimin biologjik dhe etiketimin e produkteve biologjike dhe që shfuqizon Rregulloren (KEE) 2092/91”, të ndryshuar. Numri CELEX: 32008R0889, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L Nr. 250, dt. 18.9.2008, faqe. 1–84 LISTA E PRODUKTEVE DHE SUBSTANCAVE QË PËRDOREN NË PRODHIMIN BIOLOGJIK Kjo listë përcakton produktet dhe substancat që përdoren në prodhimin biologjik sipas qëllimit të përdorimit, si mëposhtë: 1. Plehra dhe përmirësues të tokës, (përcaktuar në Aneksin I, bashkëlidhur këtij urdhëri); 2. Pesiticide – produkte për mbrojtjen e bimeve (PMB), (përcaktuar në Aneksi II, bashkëlidhur këtij urdhëri); Të gjitha substancat e listuara në Aneksin II, duhet të plotësojnë të paktën kushtet e përcaktuara në urdhërin e ministrit nr. 72. datë 2/03/2017 “Për miratimin e lëndëve vepruese në përmbajtje të PMB-ve”, i ndryshuar. 3. Produkte për pastrimin dhe dezinfektimin, e pellgjeve, kafazeve, ndërtesave dhe pajisjeve për prodhimin shtazor (përcaktuar në Aneksi III, bashkëlidhur këtij urdhëri); 4. Lëndë të para jobiologjike për ushqim për kafshë, me origjinë bimore, shtazore e minerale dhe substanca të caktuara që përdoren në ushqyerjen e kafshëve, (përcaktuar në Aneksi IV, bashkëlidhur këtij urdhëri); 5. Aditivët e ushqimit për kafshë dhe ndihmësit në përpunim, (përcaktuar në Aneksi V, bashkëlidhur këtij urdhëri). ANEKSI I PLEHRAT DHE PËRMIRËSUESIT E TOKËS NUMRI EMRI I PRODUKTIT PËRSHKRIMI, KËRKESAT E PËRBËRJES DHE KUSHTET E PËRDORIMIT 1 Pleh i prodhuar në fermë. Produkt që përmban përzierje të jashtëqitjeve të kafshëve dhe lendë bimore (shtrojat e kafshëve). Ndalohen produktet me prejardhje nga fermat intensive. 2 Pleh ferme i thatë dhe pleh i dehidratuar i shpendëve. Ndalohen produktet me prejardhje nga fermat intensive. 3 Jashtëqitjet e kafshëve të kompostuara, përfshirë plehun e shpendëve dhe plehrat e kompostuara të fermës. Ndalohen produktet me prejardhje nga fermat intensive. 4 Jashtëqitjet e lëngshme të kafshëve. Përdoret pas fermentimit të kontrolluar dhe/ose hollimit të përshtatshëm. Ndalohen produktet me prejardhje nga fermat intensive. 5 Përzierje të mbetjeve shtëpiake, të kompostuara ose të fermentuara. Produkt i përftuar nga mbetjet shtëpiake të ndara në burim, të cilat i jane nënshtruar kompostimit apo fermentimit anaerobik për prodhimin e biogazit. Përdoren vetëm mbetjet shtëpiake bimore dhe shtazore, vëtëm kur prodhohen në një sistem grumbullimi të mbyllur dhe të kontrolluar. Përqëndrimet maksimale të lëndës së thatë në mg/kg: kadmiumi 0.7; bakër 70; nikeli 25; plumb 45; zink 200; merkur 0.4; krom (total) 70; krom (IV) nuk dedektohet. 6 Torfë Përdorimi i kufizuar në hortikulturë (kopshtari, lultari, fidanishte pyjore dhe frutore). 7 Mbetjet e kulturave kërpudhore Përbërja fillestare e substratit të përmbajë vetëm produktet e përcaktuara në këtë Aneks. 8 Produktet e mbetjeve të krimbave (krimbat e kompostimit) dhe insekteve. 9 Pleh i zogjve të egër 10 Përzierje e mbetjeve bimore të perimeve të kompostuara ose fermentuara. Produkti i përftuar nga përzierja e mbetjeve bimore të perimeve, të cilat i nënshtrohen kompostimit ose fermentimit anaerobik për prodhimin e biogazit. 11 Produkte që përftohen nga nënproduktet e kafshëve që përdoren për prodhimin e biogazit, të përziera me lëndë të tjera me origjinë bimore ose shtazore të përcaktuara në këtë Aneks. Nënproduktet e kafshëve (përfshirë nën-produktet e kafshëve të egra) të kategorisë 3 dhe aparatit tretës të kategorisë 2 (kategoritë 2 dhe 3, të përcaktuara në Urdhërin e Ministrit nr. 435/1 date 30.09.2016 “Për rregullat e shëndetit në lidhje me produktet nënproduktet shtazore jo të destinuara për konsum njerëzor”. Ndalohen produktet me prejardhje nga fermat intensive. Nuk përdoren produktet bimore të konsumueshme nga njerëzit. 12 Produktet ose nënproduktet me origjinë shtazore si më poshtë: Miell gjaku Miell thundre Miell briri Miell kockash ose miell i dexhelatinuar kockash Miell peshku Miell mishi Miell puplash, qimesh Lesh Gëzof Qime Produktet e qumështit Proteina të hidrolizuara (1) Përqendrimi maksimal në mg/kg të lëndës së thatë të kromit (VI): nuk dedektohet (0). (2) nuk lejohen të përdoren produktet bimore të konsumueshme nga njerëzit 13 Produktet dhe nënproduktet me origjinë bimore për pleh Shembuj: mbetjet e farave vajore të përpunuara, lëvore e kakaos, gëzhutë malti. 14 Algat e detit dhe produktet e algave të detit Nëse përftohen drejtpërdrejt nga: (i) procese fizike përfshirë dehidratimin, ngrirjen dhe bluarjen (ii) ekstraktimi me ujë ose tretësirë ujore acide dhe/ose bazike (iii) fermentimi 15 Tallash dhe ashkla druri Druri i pa trajtuar kimikisht pas prerjes 16 Lëvore druri e kompostuar Druri i pa trajtuar kimikisht pas prerjes 17 Hiri i drurit Nga druri i pa trajtuar kimikisht pas prerjes 18 Fosfate nga shkëmbinj të butë Produkti i përcaktuar në Shtojcën 1, paragrafi A.2 pika 7, të vendimit nr. 774, datë 7.11.2012 “Për rregullat, kërkesat e prodhimit, të etiketimit e të paketimit për vendosjen në treg e tolerancat dhe listën e tipave të plehrave me emërtimin "EC fertilizers". Përmbajtja e kadmiumit më e vogël se/ose e barabartë me 90 mg/kg të P205. 19 Fosfatet e alumin-kalciumit Produkti i përcaktuar në Shtojcën 1, paragrafi A.2 pika 6, të vendimit nr. 774, datë 7.11.2012 “Për rregullat, kërkesat e prodhimit, të etiketimit e të paketimit për vendosjen në treg e tolerancat dhe listën e tipave të plehrave me emërtimin "EC fertilizers". Përmbajtja e kadmiumit më e vogël se/ose e barabartë me 90 mg/kg të P205. Përdorimi i kufizuar në toka bazike (pH > 7,5) 20 Skorje bazike : Produkti i përcaktuar në Shtojcën 1,paragrafi A.2 pika 1, të vendimit Nr. 774, datë 7.11.2012 “Për rregullat, kërkesat e prodhimit, të etiketimit e të paketimit për vendosjen në treg e tolerancat dhe listën e tipave të plehrave me emërtimin "EC fertilizers". 21 Kripa të papërpunuara te kaliumit ose kainit Produkti i përcaktuar në Shtojcën 1, paragrafi A.3 pika 1, të vendimit Nr. 774, datë 7.11.2012 “Për rregullat, kërkesat e prodhimit, të etiketimit e të paketimit për vendosjen në treg e tolerancat dhe listën e tipave të plehrave me emërtimin "EC fertilizers". 22 Sulfati i kaliumit, mundësisht të përmbajë kripë magnezi Produkti i përftuar nga kripa e kaliumit të papërpunuar me procesin e ekstraktimit fizik, që mundësisht përmban edhe kripëra të magnezit 23 Kashta dhe ekstrakti i kashtës përjashtuar kashtën e amonizuar 24 Karbonati i kalciumit (shkumës, argjilë, gurë gëlqeror, përmirësuesi Breton, shkumës fosfati) Vetëm me origjinë natyrore 25 Karbonat magnezi dhe kalciumi Vetëm me prejardhje natyrore p.sh. shkumës magnezi, mineral magnezi , gur gëlqeror 26 Sulfat magnezi Vetëm me origjinë natyrore 27 Tretësirë e klorurit të kalciumit Plehërim gjethor i mollës, pas identifikimit të mungesës së kalciumit 28 Sulfat kalciumi (gips) Produkti i përcaktuar në Shtojcën 1, paragrafi D 2.2 pika 1, të vendimit Nr. 774, datë 7.11.2012 “Për rregullat, kërkesat e prodhimit, të etiketimit e të paketimit për vendosjen në treg e tolerancat dhe listën e tipave të plehrave me emërtimin "EC fertilizers". Vetëm me origjinë natyrale 29 Nënprodukte industriale nga prodhimi i sheqerit Nënprodukt nga prodhimi i sheqerit nga panxhari i sheqerit 30 Nënprodukt industrial nga prodhimi i kripës me vakum Nënprodukt i prodhimit të kripës së prodhuar me vakum nga uji i kripur që buron nga male 31 Squfuri i thjeshtë Produktet e përcaktuara në Shtojcën 1, paragrafi D 2.2 pika 3, të vendimit Nr. 774, datë 7.11.2012 “Për rregullat, kërkesat e prodhimit, të etiketimit e të paketimit për vendosjen në treg e tolerancat dhe listën e tipave të plehrave me emërtimin "EC fertilizers". 32 Mikroelementet Produktet e përcaktuara në Shtojcën 1, paragrafi E, të vendimit Nr. 774, datë 7.11.2012 “Për rregullat, kërkesat e prodhimit, të etiketimit e të paketimit për vendosjen në treg e tolerancat dhe listën e tipave të plehrave me emërtimin "EC fertilizers". 33 Klorur natriumi (kripa e gjelles) Vetëm kripërat minerale 34 Gurë i bluar dhe argjilë 35 Leonardite (sedimente organike të pasura me acide Humike) Vetëm nëse përftohet si nënprodukt nga minierat. 36 Chitin (Polisakaride të përftuara nga guackat e krustaceve) Vetëm nëse përftohet nga një peshkim i qëndrueshëm. 37 Sedimente organike të pasura nga burimet ujore të rrjedhshëm të formuara nga largimi i oksigjenit (psh Sapropel) Vetëm sedimentet organike që janë nën - produkte te burimeve ujore të rrjedhshme të menaxhuar ose të përftuara nga burime ujore të rrjedhshme të njohura . Përftimi i tyre duhet të bëhet në mënyrë të tillë që të shkaktojë ndikim minimal në sistemin ujor. Vetëm sedimentet e përftuara nga burime të pakontaminuara nga pesticidet , ndotësit organike të qëndrueshëm dhe nënprodukte të naftës. përqendrimet maksimale të tyre në mg / kg lëndë të thatë: kadmium: 0,7; bakër: 70; nikel: 25; plumb:45; zink: 200; merkuri: 0,4; krom(total): 70; krom (VI): Nuk dedektohet ANEKSI II PESTICIDET — PRODUKTET PËR MBROJTJEN E BIMËVE 1. Substancat me origjinë bimore ose shtazore Numri Emri Përshkrimi, kërkesat e përbërjes, kushtet e përdorimit 1 Azadirachtin e ekstraktuar nga Azadirachtaindica 2 Substancat bazike Substancat bazike nuk përdoren si herbicide, por vetëm për kontrollin e dëmtuesve dhe sëmundjeve. 3 Dylli i bletëve Përdoret vetëm për mbrojtjen pas krasitjes 4 Proteinat e hidrolizuara përjashtuar xhelatinën 5 Laminarin Vetëm algat e kultivuara organikisht në përputhje me ligjin nr.106/2016 “Për prodhimin biologjik, etiketimin e produkteve biologjike dhe kontrollin e tyre” dhe akteve nënligjore të tij, ose të vjelura në mënyrë të qëndrushme në përputhje me nenin 9. 6 Ferromone Përdoret vetëm në kurthe dhe si çorientues 7 Vajrat bimore Të gjitha përdorimet e lejuara sipas urdhërit Nr.72, datë 2/03/2017 “Për miratimin e lëndëve vepruese në përmbajtje të PMB-ve”, përjashtuar përdorimin si herbicid. 8 Pyrethrins e përftuar nga Chrysanthemum cinerariaefolium 9 Pyrethroids (vetëm deltamethrin ose lambdacyhalothrin) Vetëm në kurthe me tërheqës të veçantë; Vetëm kundër Bactrocera oleae dhe Ceratitis capitata wied. 10 Quassia e përftuar nga Quassia amara Vetëm si insekticid, zmbrapës 11 Zmbrapës nga aromat me origjinë bimore ose shtazore/ yndyrë delesh Vetëm në pjesë jo të ngrënshme të kulturave bujqësore dhe këto pjesë të kulturave nuk janë ngrënë nga delet apo dhitë. 2. Mikroorganizmat ose substancat e prodhuara nga mikroorganizmat Numri Emri Përshkrimi, kërkesat e përbërjes, kushtet e përdorimit 1 Mikroorganizma jo me origjinë nga OMGJ –të. 2 Spinosad 3. Substancat të tjera nga ato të përcaktuara në pikën 1 dhe 2 Numri Emri Përshkrimi, kërkesat e përbërjes, kushtet e përdorimit 1 Silikat alumini (kaolin) 2 hidroksid kalciumi Përdoret si fungicid, vetëm në pemët frutore, përfshirë fidanishtet për kontrollin e Nectria galligena. 3 Dyoksid karboni 4 Komponimet e bakrit në formë:hidroksid bakri, oksiklorur bakri, oksid bakri, përzierje lëngu Bordolez, sulfat bakri trebazik. Deri në 6 kg bakër për ha në vit. Për kulturat shumëvjeçare, kufiri prej 6 kg mund të tejkalohet në një vit të caktuar me kusht që sasia mesatare e përdorur gjatë një periudhe 5-vjeçare të përbërë nga ai vit dhe 4 vitet e mëparshme, të mos kalojë 6 kg. 5 Etilen 6 Acidet yndyrore Të gjitha përdorimet e lejuara sipas urdhërit Nr.72, datë 2/03/2017 “Për miratimin e lëndëve vepruese në përmbajtje të PMB-ve”, përjashtuar përdorimin si herbicid. 7 Fosfat hekuri (hekur (III) ortofosfat) Preparate për spërkatje në sipërfaqet ndërmjet bimëve të kultivuara. 8 Kieselgur 9 Sulfuri i gelqeres/limonit (polisulfati i kalciumit) 10 Vaj parafine 11 Karbonat kaliumi i hidrogjenizuar (aka bikarbonat kaliumi) 12 Rërë kuarci 13 Squfur ANEKSI III PRODUKTET PËR PASTRIM DHE DIZINFEKTIM 1. Produktet për pastrimin dhe dezinfektimin e objekteve dhe paisjeve në prodhimin biologjik blegtoral: sapun kaliumi dhe natriumi ujë dhe avull qumësht gëlqere gelqere gelqere e pashuar Hipoklorit natriumi (p.sh. si zbardhues i lëngshëm) Soda kaustike Kaustik potash Peroksid hidrogjeni Esenca natyrale të bimëve Acidi citrik, peracetik, formik, laktik, oksalik dhe acetik Alkool Acidi nitrik (për pajisjet e prodhimit te bylmetit) Acidi fosforik (për pajisjet e prodhimit te bylmetit) Formaldehide Produktet për pastrimin dhe dezinfektimin e thithëve dhe paisjeve për mjelje Karbonat natriumi 2. Produktet që përdoren për pastrim dhe dezinfektim në prodhimin e specieve të akuakulturës dhe prodhimin e algave të detit. 2.1 produktet që përdoren për pastrimin dhe dezinfektimin e objekteve dhe pajisjeve kur nuk janë të pranishme në kultivim speciet e akuakulturës, mund të përmbajnë substancat aktive si mëposhtë: ozon Hipoklorit natriumi Hipoklorit kalciumi hidroksid kalciumi oksid kalciumi Sodë kaustike Alkool Sulfat bakri Permanganat kaliumi caj farash të përftuara nga fara natyrale të camelias (përdoret vetëm në prodhimin e karkalecave) Përzierje e peroksomonosulfatit të kaliumit dhe klorur natriumi që prodhojnë acid hipoklorik. 1.2 Produktet që përdoren për pastrimin dhe dezinfektimin e objekteve dhe pajisjeve kur janë ose jo të pranishme në kultivim speciet e akuakulturës, mund të përmbajnë substancat aktive si mëposhtë: gur gëlqeror (karbonat kalciumi) për kontrollin e pH Dolomite për korrigjimin e pH (përdoret vetëm në prodhimin e karkalecave) klorur natriumi peroksid hidrogjeni Perkarbonate natriumi Acide organike (acid acetik, acid laktik, acid citrik) Acid Humik Acidet peroksiacetike acidet peracetike dhe peroktanoike jodofore (vetëm kur janë në fazën e vezëve) ANEKSI IV Lëndë të para jobiologjike për ushqim për kafshë 1. Lëndë me origjinë minerale 1 Guackat gelqerore të detit 2 Maerl 3 Lithotamn 4 Glukonat kalciumi 5 Karbonat kalciumi 6 Fosfat monokalciumi i defluoruar/ Defluorinated monocalciumphosphate 7 Fosfat dikalciumi i defluoruar /Defluorinated dicalciumphosphate 8 Oksid magnezi 9 Fosfat magnezi 10 Klorur magnezi 11 Karbonat magnezi 12 Fosfati i magnezit të kalciumit CaMgO4P + (Calcium magnesium phosphate) 13 Fosfat magnezi 14 fosfat mononatriumi NaH2PO4 15 Fosfat natrium kalciumi / Calcium sodium phosphate 16 Klorur natriumi 17 Bikarbonat natriumi 18 Karbonat natriumi 19 Sulfat natriumi 20 Klorur kaliumi 2. Substanca të tjera të ushqimit për kafshë Fermentimi i nën-produkteve nga mikroorganizmat qelizat e të cilave janë inaktivizuar ose vrarë: 1 Saccharomyces cerevisiae 2 Saccharomyces carlsbergiensis ANEKSI V ADITIVËT E USHQIMIT PËR KAFSHË QË PËRDOREN NË USHQYERJEN E KAFSHËVE I. ADITIVET TEKNOLOGJIK A. Konservues Numrat ID ose grupet funksionale Substancat Përshkrimi, kushtet për përdorim 1 E 200 Acid sorbik 2 E 236 Acid formik 3 E 237 Format natriumi HCOONa 4 E 260 Acid acetik 5 E 270 Acid laktik 6 E 280 Acid propionik 7 E 330 Acid citrik B. Antioksidant Numrat ID ose grupet funksionale Substancat Përshkrimi, kushtet për përdorim 1 1b306(i) Tokoferol përftuar nga vajrat bimor 2 1b306(ii) Tokoferol - i pasuruar përftuar nga vajrat bimor C. Emulsifikues, stabilizues, trashes dhe agjentë xhelatinoz Numrat ID ose grupet funksionale Substancat Përshkrimi, kushtet për përdorim 1 E 322 Lecitin Vetëm kur përftohet nga lëndë e parë organike. Përdoret vetëm për ushqimin e specieve të akuakulturës. D. Agjent lidhës jo mpiksës Numrat ID ose grupet funksionale Substancat Përshkrimi, kushtet për përdorim 1 E 535 Ferrocianite natriumi Doza maksimale 20 mg/kg NaCl e llogaritur si anion ferrocianide. 2 E 551b Silic koloidale 3 E 551c Kieselgur 4 1m558i Bentonite 5 E 559 Argjila Kaolinite, pa asbest 6 E 560 Përzierje natyrale të steariteve dhe kloriteve 7 E 561 Vermikulite 8 E 562 Sepiolite 9 E 566 Natrolite-fonolite 10 1g568 Klinoptilolite me origjinë sedimentare 11 E 599 Perlite E. Aditivë të silazhit Numrat ID ose grupet funksionale Substancat Përshkrimi, kushtet për përdorim 1 1k Enzima dhe mikroorganizma Përdoret në prodhimin e silazhit kur kushtet e motit nuk lejojnë fermentim të përshtatshëm. F. Aditivët shijues Numrat ID ose grupet funksionale Substancat Përshkrimi, kushtet për përdorim 1 2b Komponime aromatizuese Vetëm ekstrakte nga produktet bujqësore. G. Aditivët ushqyes a) Vitaminat, pro-vitaminat dhe substancat kimikisht të mirë përcaktuara që kanë efekt të ngjashëm Numrat ID ose grupet funksionale Substancat Përshkrimi, kushtet për përdorim 1 3a Vitamina dhe provitamina E përftuar nga produktet bujqësore. Nëse përftohet sintetikisht, vetëm vitaminat që janë identike me ato që përftohen nga produktet bujqësore mund të përdoren për kafshët monogastrike dhe kafshët e akuakulturës.Nëse përftohen sintetikisht, vetëm vitaminat A, D dhe E që janë identike me ato që përftohen nga produktet bujqësore mund të përdoren për ripërtypësit; b) Komponimet e elementëve gjurmë Numrat ID ose grupet funksionale Substancat 1 hekur E1 Oksid hekuri Karbonat hekuri Sulfat hekuri, Sulfat hekuri, heptahidrat Sulfat hekuri, monohidrat 2 3b201 3b202 3b203 Joduri i kaliumit Jodat kalciumi, anhidrit Jodat kalciumi anhidrit i granuluar dhe i veshur 3 3b301 3b302 3b303 3b304 3b305 tetrahidrat acetat kobalti (II) Karbonat kobalti (II) hidroksid karbonat kobalti(II) (2:3) monohidrate karbonat kobalti (II) I granuluar dhe i veshur heptahidrat sulfat kobalti (II) 4 Bakër E4 3b409 Karbonat bazik bakri, monohidrat Oksid bakri, sulfat bakri, pentahidrat trihidroksid klorur bakri II (Dicopper chloride trihydroxide (TBCC)) 5 E5 Mangan oksid mangani sulfate mangani, monohidrat karbonat mangani 6 E6 Zink Oksid zinku Sulfat zinku, monohidrate sulfat zinku Heptahidrat hidroksid klorur zinku monohidrat (Zinc 3b609 chloride hydroxide monohydrate (TBZC)) 7 E7 molibdeni Molibdat natriumi 8 E8 Selenium 3b8.10, 3b8.11, 3b8.12, 3b813 dhe 3b817 Selenium natriumi Sodium selenate/selenat natriumi Maja e selenizuar e inaktivizuar GJ. ADITIVET ZOOTEKNIK Numrat ID ose grupet funksionale Substancat 1 4a, 4b, 4c dhe 4d Enzima dhe mikroorganizma nga kategoria e “Aditivëve zooteknik”.

Order N. 131, dated 28 March 2018 on approval of the list of products and substances used in biological production · Nelum