Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law No. 9975 of 2008 on the national tariff system

Made 2008-07-28 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Act
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Environment, Food and nutrition, Fisheries and aquaculture, Mineral resources
Keywords
taxes, plastic, fiscal and market measures, emissions, fishing charge, mining, fees/royalties
Categories
metals-base, metals-precious, minerals-critical

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1. “Taksapagues” është çdo individ, person fizik ose juridik, vendas apo i huaj, i cili është i detyruar të paguajë njërën nga taksat kombëtare, të përcaktuara në këtë ligj.

  2. 2. “Taksë” është taksa kombëtare e vendosur me këtë ligj.

  3. 3. “Agjent i taksave” është personi, i cili, sipas kërkesave të këtij ligji, është përgjegjës për llogaritjen, arkëtimin dhe transferimin në llogaritë e Buxhetit të Shtetit të të ardhurave nga taksat kombëtare. Neni 3 Llojet e taksave kombëtare Taksat kombëtare janë:

  4. 1. Taksa portuale.

  5. 2. Taksa vjetore e qarkullimit rrugor të mjeteve.

  6. 3. Taksa e mjedisit, që përbëhet nga: a) taksa e importimit të automjeteve të përdorura; b) taksa e karbonit për benzinën, benzolin dhe gazoilin; c) taksa për ambalazhet plastike të lëngjeve (bidonë, shishe plastike e kuti të plastifikuara, të të gjitha formave dhe përmasave), të mbushura, të prodhuara në vend dhe të importuara, për produktet si ujë, pije freskuese, lëngje frutash e perimesh, qumësht dhe nënproduktet e tij, vajra ushqimore, vajra lubrifikante dhe detergjentë.

  7. 4. Taksa e rentës minerare.

  8. 5. Taksa e akteve dhe e pullës.

  9. 6. Taksa për regjistrimin e lojërave të fatit, për lotarinë kombëtare, për konkursin për parashikimet sportive, kazinotë dhe për garat sportive që zhvillohen në hipodrom.

  10. 7. Taksa e ushtrimit të veprimtarisë së peshkimit. Neni 4 Niveli i taksave kombëtare

  11. 1. Taksa portuale është 1 euro. Kjo taksë paguhet, për çdo prekje, për të gjitha anijet që prekin portet dhe radat e Republikës së Shqipërisë e që kryejnë veprime tregtare.

  12. 2. Taksa vjetore e qarkullimit rrugor të mjeteve caktohet sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Kjo taksë caktohet në bazë të llojit të mjetit të transportit rrugor. Niveli i taksës shprehet në një kuotë të caktuar, sipas llojit të mjetit. Detyrimi për taksën i takon pronarit të mjetit. Kjo taksë arkëtohet në çastin e kryerjes së kontrollit të parë teknik të mjeteve. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të mjetit. Për mjetet, që regjistrohen për herë të parë, taksa paguhet e plotë, pavarësisht nga data e regjistrimit dhe është e vlefshme për 365 ditë. Kjo taksë hyn në fuqi më 1.1.2009.

  13. 3. Taksa e mjedisit caktohet si më poshtë: 3.1. Taksa e importimit të mjeteve të përdorura caktohet: 3.1.1. Për mjetet me 10 ose më shumë vite përdorimi: a) për mjetet e transportit me motor, sipas përcaktimeve të kreut 8702 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, për transportin e jo më shumë se 20 personave, përfshirë shoferin dhe për mjete të tjera, për transportin e mallrave, sipas përcaktimeve të kreut 8704 të NK-së, me peshëmbajtje deri në 5 tonë, 128 000 lekë; b) për mjetet e transportit me motor, sipas përcaktimeve të kreut 8702 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, për transportin e më shumë se 20 personave, përfshirë shoferin dhe për mjete të tjera për transportin e mallrave, sipas përcaktimeve të kreut 8704 të NK-së, me peshëmbajtje mbi 5 tonë, 160 000 lekë; c) për traktorët rrugorë, që klasifikohen në kreun 8701 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, 40 000 lekë. 3.1.2. Për mjetet me më pak se 10 vite përdorimi: a) për mjetet e transportit me motor, sipas përcaktimeve të kreut 8702 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, për transportin e jo më shumë se 20 personave, përfshirë shoferin dhe për mjete të tjera për transportin e mallrave, sipas përcaktimeve të kreut 8704 të NK-së, me peshëmbajtje deri në 5 tonë, 80 000 lekë; b) për mjetet e transportit me motor, sipas përcaktimeve të kreut 8702 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, për transportin e më shumë se 20 personave, përfshirë shoferin dhe për mjete të tjera, për transportin e mallrave, sipas përcaktimeve të kreut 8704 të NK-së, me peshëmbajtje mbi 5 tonë, 100 000 lekë; c) për traktorët rrugorë, sipas përcaktimeve të kreut 8701 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, 48 000 lekë. 3.1.3. Taksa e importimit të autoveturave dhe të mjeteve të tjera, sipas përcaktimeve të kreut 8703 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, llogaritet sipas formulës së mëposhtme: Taksa fikse x cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit; - “Taksa fikse” për çdo autoveturë dhe mjet tjetër, sipas kreut 8703 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, me benzinë, caktohet 20 000 lekë dhe për çdo autoveturë dhe mjet tjetër, sipas kreut 8703 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, me naftë, 25 000 lekë; - “Cilindrata e motorit” është vëllimi i dhomës së djegies së motorit, i shprehur në centimetër kub (cm3); - “Koeficientët e viteve të përdorimit” janë si më poshtë: i) deri në 2 vite përdorimi 0,0016; ii) mbi 2 deri në 4 vite përdorimi 0,0024; iii) mbi 4 deri në 7 vite përdorimi 0,0029; iv) mbi 7 deri në 10 vite përdorimi 0,0032; v) mbi 10 vite përdorimi 0,0048. Taksa nuk duhet të jetë më pak se 60 000 lekë për autoveturat dhe mjetet e tjera, sipas përcaktimeve të kreut 8703 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, për 10 ose më shumë vite përdorimi dhe jo më pak se 40 000 lekë, për më pak se 10 vite përdorimi. - “Vite përdorimi” është diferenca ndërmjet vitit kur mjeti hyn në qarkullim të lirë në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë, me vitin e prodhimit. 3.2. Taksa e karbonit caktohet në masën 0,5 lekë për litër, për benzinën dhe benzolin dhe 1 lek për litër, për gazoilin. Kjo taksë zbatohet si për karburantet e importuara, edhe për ato të prodhuara në vend. 3.3. Taksa për ambalazhin plastik të lëngjeve, sipas shkronjës “c” të pikës 3 të nenit 3 të këtij ligji caktohet në masën: a) 2 lekë për copë, për ambalazhet me kapacitet mbi 1,5 litra; b) 1 lek për copë, për ambalazhet me kapacitet 1,5 litra ose më pak se 1,5 litra.

  14. 4. Taksa e rentës minerare caktohet sipas shtojcës nr.2, që i bashkëlidhet ligjit dhe është pjesë përbërëse e tij. Çdo person fizik apo juridik, që është i licencuar dhe vepron në industrinë minerare, sipas një marrëdhënieje kontraktuale me ministrin përgjegjës për ekonominë, duhet të paguajë rentë minerare për burimet natyrore që nxjerr nga/mbi/dhe nëntoka e territorit të Republikës së Shqipërisë, sepse personi fizik apo juridik nxjerr dhe transferon produktin për qëllime fitimprurëse. Renta minerare llogaritet si detyrim mujor i subjektit taksapagues, në çastin kur ai shet produkte minerare. Në rastin e eksportit të produkteve minerare, renta paguhet në çastin e bërjes së deklaratës së eksportit. Renta minerare përcaktohet duke shumëzuar vlerën totale të shitjes me shumicë të produktit me përqindjen e rentës, sipas përcaktimeve të shtojcës nr.2, që i bashkëlidhet këtij ligji. Pagesa e rentës minerare bëhet brenda datës 15 të muajit pasardhës, kur janë realizuar shitjet. Degët e doganave në rrethe ngarkohen për vjeljen e kësaj rente, në rastin e eksportit të produkteve minerare, ndërsa degët e tatimeve ngarkohen për vjeljen e kësaj rente, në rastin e shitjes së produkteve minerare brenda vendit. Vlera në përqindje e rentës minerare, e përcaktuar në nenet 51, 74 e 83 të ligjit nr.7796, datë 17.2.1994 “Ligji minerar i Shqipërisë”, të ndryshuar, ndryshon sipas paragrafëve të parë e të dytë të pikës 4 të nenit 4 të këtij ligji. Përcaktimi i vlerës së rentës së pasurisë minerare, për të gjitha mineralet, sipas përcaktimeve të ligjit nr.7796, datë 17.2.1994 “Ligji minerar i Shqipërisë”, të ndryshuar, kryhet në përputhje me përcaktimet e bëra në shtojcën nr.2, që i bashkëlidhet këtij ligji. Këshilli i Ministrave, në bazë të kësaj shtojce, përcakton vlerën e saktë, në përqindje, të rentës së pasurisë minerare, sipas vlerës së tregut, për çdo mineral apo grup mineralesh.

  15. 5. Taksa e akteve dhe e pullës caktohet sipas lidhjes nr.3, e cila i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

  16. 6. Taksa për regjistrimin e lojërave të fatit, kazinotë, konkurset për parashikimet sportive, për lotarinë kombëtare, për garat sportive, që zhvillohen në hipodrom, caktohet si më poshtë për: - lojërat e fatit, si lojëra aritmetike, lojëra fati sportive dhe elektronike, me fitim në çast 10 000 000 lekë; - kazinotë 1 000 000 000 lekë; - lotarinë kombëtare 120 000 000 lekë; - garat sportive që zhvillohen në Hipodrom 20 000 000 lekë; - konkurset për parashikimet sportive 120 000 000 lekë.

  17. 7. Taksa e ushtrimit të veprimtarisë së peshkimit caktohet sipas shtojcës nr.4, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Neni 5 Agjentët e taksave Sipas llojit të taksave kombëtare, agjentët që ngarkohen me vjeljen e tyre janë: a) për taksat portuale, kapiteneria e porteve, e cila i vjel këto taksa drejtpërdrejt ose nëpërmjet agjencive detare, shtetërore apo private; b) për taksën vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor; Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme, nëpërmjet degëve në rrethe, kontrollon pagimin e taksës nga zotëruesit e mjeteve dhe, kur vëren se nuk është paguar, zbaton gjobë, të barabartë me masën e taksës. Kur taksa apo gjoba nuk paguhen brenda 10 ditëve, ajo bllokon mjetin deri në pagesën e tyre. Për mjetet që regjistrohen për herë të parë, taksa paguhet e plotë, pavarësisht nga data e regjistrimit dhe është e vlefshme për 365 ditë; c) për taksën e mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve të doganave në rrethe, për importimin e makinave të përdorura, për karburantin e importuar dhe për ambalazhet plastike të lëngjeve të importuara, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet degëve të saj, për karburantin e prodhuar në vend dhe për ambalazhet plastike të lëngjeve, të prodhuara në vend; ç) për taksën e rentës minerare, organet doganore e tatimore; d) për taksën e akteve dhe të pullës, zyrat e gjendjes civile; dh) për taksat për regjistrimin e lojërave të fatit, si lojëra aritmetike, lojëra fati sportive, lojëra elektronike, me fitim në çast, për lotarinë kombëtare, për kazinotë dhe për garat sportive që zhvillohen në hipodrom, struktura përgjegjëse e lojërave të fatit në ministrinë përgjegjëse për ekonominë; e) për taksën e ushtrimit të veprimtarisë së peshkimit ngarkohet Drejtoria e Politikave të Peshkimit dhe degët e saj në rrethe. Neni 6 Transferimi i të ardhurave nga taksat kombëtare në Buxhetin e Shtetit dhe në llogaritë e njësive të qeverisjes vendore Taksa vjetore është e menjëhershme dhe paguhet brenda tremujorit të parë të vitit në vazhdim. Agjentët e taksave janë të detyruar t'i transferojnë taksat e vjela në Buxhetin e Shtetit dhe në llogari të bashkive ose të komunave, sipas nenit 5 të këtij ligji, brenda datës 30 të muajit kur janë arkëtuar taksat. Kur detyrimi për pagimin e taksave vjetore për herë të parë lind në 6-mujorin e parë, paguhet 100 për qind e taksës, ndërsa kur ky detyrim lind në 6-mujorin e dytë, paguhet 50 për qind e masës së këtyre taksave. Neni 7 Taksat që vilen nëpërmjet pullës Taksat kombëtare, që vilen nëpërmjet pullës, janë taksa vjetore e qarkullimit rrugor të mjeteve dhe taksa e akteve të gjendjes civile. Neni 8 Komisionet që përfitojnë agjentët e taksave

  18. 1. Taksat arkëtohen nga agjentët e taksave, të përcaktuar në nenin 5 të këtij ligji dhe transferohen, sipas tarifave të përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji, në llogaritë e të ardhurave tatimore të Buxhetit të Shtetit dhe të buxhetit të njësive të qeverisjes vendore, sipas nenit 5 të këtij ligji.

  19. 2. Agjentëve të taksave, për shërbimin që kryejnë, u jepet komisioni përkatës, në rrugë buxhetore. Ky komision llogaritet në përqindje në bazë të masës së taksave që kanë arkëtuar dhe kanë transferuar në Buxhetin e Shtetit dhe në buxhetin e njësive të qeverisjes vendore. Masa në përqindje e komisionit është si më poshtë: a) për taksat portuale (kapitenerisë së porteve) 2 për qind; b) për taksën vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve 8 për qind, nga të cilat: - Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor 6 për qind; - Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme 2 për qind. c) për taksën e mjedisit 0 për qind; ç) për taksën e akteve dhe të pullës 5 për qind; d) për taksën e rentës minerare (Royalty) 0 për qind; dh) për taksën e regjistrimit të lojërave të fatit, si lojëra aritmetike, lojëra fati sportive, lojëra elektronike, me fitim në çast, për lotarinë kombëtare, për kazinotë dhe për garat sportive që zhvillohen në hipodrom 0 për qind.

  20. 3. Komisionet e përfituara përdoren: a) në formën e shpërblimit mbi pagën, për vështirësi në punë, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi; b) në formën e pagës, për rastet kur merren punonjës të rinj, për përballimin e vjeljes së taksave; c) për mekanizimin, informatizimin, përmirësimin e kushteve të punës, si dhe për përballimin e shpenzimeve për vjeljen e taksave. Neni 9 Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare

  21. 1. Përjashtohen nga pagimi i taksës vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve: a) mjetet në pronësi të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, që gëzojnë status diplomatik, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, duke zbatuar parimin e reciprocitetit; b) personat fizikë ose juridikë, të cilët deklarojnë, brenda muajit janar të vitit në vazhdim, se nuk do të qarkullojnë me mjetet në pronësi të tyre gjatë këtij viti kalendarik dhe dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor targën dhe lejen e qarkullimit të mjetit; c) invalidët tetraplegjikë, që e fitojnë këtë status, në bazë të ligjeve përkatëse, kur mjeti është në zotërimin e tyre dhe përdoret vetëm për nevojat e tyre vetjake dhe jo për veprimtari private. Sipas nenit 16/1 të ligjit nr.7889 datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidit” dhe të nenit 4 të ligjit nr.8098, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbrit”, kur invalidi i punës dhe personi i verbër ushtrojnë veprimtari private, nuk përjashtohen nga pagimi i kësaj takse.

  22. 2. Përjashtohen nga pagimi i taksës së mjedisit, për komponentin e taksës së importimit të mjeteve të përdorura, invalidët dhe veteranët e luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidët e punës, të verbrit, invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, që e fitojnë këtë status, në bazë të ligjeve përkatëse, kur mjeti importohet për zotërimin e tyre dhe përdoret vetëm për nevojat e tyre vetjake dhe jo për veprimtari private.

  23. 3. Përjashtohen nga pagimi i taksës së akteve dhe të pullës: a) veprimet zyrtare, që kërkohen nga autoritetet e huaja, në bazë reciprociteti; b) regjistrimi i lindjeve dhe i vdekjeve, si dhe shënimet në regjistrat e gjendjes civile. Neni 10 Shkeljet dhe sanksionet

  24. 1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, që përbëjnë kundërvajtje administrative, përcaktohen sipas ligjit për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë dhe, kur nuk përbëjnë vepër penale, dënohen po sipas ligjit të procedurave tatimore në Republikën e Shqipërisë.

  25. 2. Procedurat e ankimit dhe të ekzekutimit të masave administrative bëhen në përputhje me ligjin për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë. Neni 11 Tarifa shërbimi

  26. 1. Përveç tarifave të shërbimit, të përcaktuara në aktet e tjera ligjore dhe nënligjore, quhen tarifa shërbimi edhe: a) tarifa e pajisjes me leje drejtimi e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor; b) tarifa për përdorimin e aparateve televizive e Radiotelevizionit Publik Shqiptar; c) tarifa konsullore e Ministrisë së Punëve të Jashtme apo e ambasadave tona jashtë vendit dhe tarifa për lëshimin e pasaportave të udhëtimit e Ministrisë së Brendshme; ç) tarifa për veprime e shërbime të administratës gjyqësore e Ministrisë së Drejtësisë, prokurorisë, noterisë dhe zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme; d) tarifa për shërbimet e transmetimeve radiotelevizive e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (KKRT); dh) tarifa për pajisjen me pasaportë lundrimi e kapitenerisë së porteve; e) tarifa për shërbimet e radiokomunikimit e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP); ë) tarifa për qarkullimin e automjeteve të huaja e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave; f) tarifa për kalimin me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë.

  27. 2. Nivelet minimale të tarifave të shërbimit, të përmendura në pikën 1 të këtij neni, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Financave dhe institucioneve përkatëse. Neni 12 Shfuqizimet Ligji nr.8977, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, shfuqizohet. Neni 13 Ngarkohet Ministria e Financave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji. Neni 14 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.5862, datë 1.8.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bamir Topi SHTOJCA NR.1 MASA E TAKSËS VJETORE TË QARKULLIMIT RRUGOR TË PËRVITSHËM TË MJETEVE Nr. Tipi i Mjetit Masa e taksës në lekë 1 Ciklomotorë 0 2 Motomjete 500 3 Autoveturë: <= 4+1 vende, benzinë 7 000 <= 4+1 vende, naftë 10 000 > 4+1 deri me 8+1 vende, benzinë 25 000 > 4+1 deri me 8+1 vende, naftë 35 000 4 Automjet transport i përzier: <= 3 tonë 26 000 > 3 tonë deri 3.5 tonë 37 000 5 Kamionë: Mbi 3.5 tonë – 7.5 tonë 46 000 Mbi 7.5 tonë – 18 tonë 64 000 Mbi 18 tonë 92 000 6 Autobus: Nga 8+1 deri 32+1 vende 34 000 Mbi 32+1 deri 42+1 vende 43 000 Mbi 42+1 vende dhe artikulare 53 000 7 Automjet për përdorim të veçantë: Deri 3.5 tonë 37 000 Mbi 3.5 tonë deri 7.5 tonë, 46 000 Mbi 7.5 tonë deri 18 tonë 64 000 Mbi 18 tonë 92 000 8 Automjet për transport të veçantë: <= 3.5 tonë 37 000 Mbi 3.5 tonë deri 7.5 tonë 46 000 Mbi 7.5 tonë deri 18 tonë 66 000 Mbi 18 tonë 106 000 9 Tërheqës rrugor 50 000 10 Autokamp 46 000 11 Rimorkio: Deri 750 kg (karrel) shtojcë 5 000 Mbi 750 kg deri në 1500 kg 8 000 Mbi 1500 kg deri 7000 kg 10 000 Mbi 7000 kg 17 000 12 Gjysmë rimorkio: <= 7000 kg dhe > 7000 kg 36 000 13 Makina bujqësore: Deri 3.5 tonë 2 000 Mbi 3.5 tonë deri 7.5 tonë 2 000 Mbi 7.5 tonë deri 18 tonë 2 000 Mbi 18 tonë 2 000 14 Makina teknologjike: Deri 3.5 tonë 20 000 Mbi 3.5 tonë deri 7.5 tonë 38 000 Mbi 7.5 tonë deri 18 tonë 48 000 Mbi 18 tonë 54 000 15 Mjete rrugore të veçanta: Deri 3.5 tonë 37 000 Mbi 3.5 tonë deri 7.5 tonë 46 000 Mbi 7.5 tonë deri 18 tonë 64 000 Mbi 18 tonë 92 000 SHTOJCA NR.2 PËRQINDJA E RENTËS MINERARE SIPAS KLASIFIKIMIT GRUPET PËRSHKRIMI MASA E TAKSËS 1 Grupi parë (I) Mineralet metalike Mineralet e argjendit 10% Mineralet e arit 10 % Mieneralet e bakrit 4-7 % Mineralet e plumbit 4-7 % Mineralet e zinkut 4-7 % Mineralet e hekurit (hekur-nikelit) 4-5 % Mineralet e nikelit (nikkeit silikat) 4-6 % Mineralet e kromit 4-8 % Mineralet e tjera metalike 4% 2 Grupi i dytë (II) Mineralet jometalike Masa e taksës Mineralet jometalike 3-5 % 3 Grupi i tretë (III) Qymyret dhe bitumet Masa e taksës Bitumet 4-7 % Pirobitumet 4-7 % Rërat bituminoze 4-6 % Reshpet naftore 4-6 % Qymyret 4-5 % 4 Grupi i katërt (IV) Mineralet dhe materialet e ndërtimit Masa e taksës Pllakat e ndërtimit 10 % Pllagjiogranitet 4-6 % Ranoret 4-10 % Konglomeratet 4-10 % Traktolitet 4-6 % Bazaltet 4% Gabrot 4-6 % Mermeri 4-10 % Graniti 4-6 % Travertinat 4-6 % Serpentinitet 4-6 % Gëlqeroret 4% Mineralet e tjera të grupit të katërt 4% 5 Grupi i pestë (V) Gurët e çmuar Masa e takës Gurët e çmuar 10 % 6 Grupi i gjashtë (VI) Gurët gjysmë të çmuar dhe opali Gurët gjysmë të çmuar dhe opali 10 % 7 Grupi i shtatë (VII) Nafta dhe gazi 10 % SHTOJCA NR.3 TAKSA E AKTEVE DHE E PULLËS Masa e Taksës Në lekë

  28. 1. Për lëshimin e certifikatave të gjendjes civile 50

  29. 2. Për lëshimin e kartave të identitetit për brenda vendit 100

  30. 3. Për marrjen e çdo akti të emetuar ose të zhdukur të gjendjes civile, si dhe për korrigjimet e tyre 50

  31. 4. Për regjistrimin e dhënies së shtetësisë 700

  32. 5. Për regjistrimin e lënies së shtetësisë 700

  33. 6. Për regjistrimin e vendimit të ndërrimit të emrit ose mbiemrit 700

  34. 7. Për çdo lidhje martese 600 SHTOJCA NR.4 TAKSA VJETORE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË PESHKIMIT Lekë në vit I. Peshkimi detar (për 1 anije)

  35. 1. Peshkimi detar fundor: - anije 160-200 HP 40 000 - anije 201-410 HP 50 000 - anije mbi 410 HP 80 000

  36. 2. Peshkimi pellagjik me tratavolante: - anije 160-200 HP 20 000 - anije 201-410 HP 30 000 - anije mbi 410 HP 40 000

  37. 3. Peshkimi pellagjik me rrethime: - anije 80-200 HP 10 000 - anije 201-410 HP 20 000 - anije mbi 410 HP 30 000

  38. 4. Peshkimi pellagjik dhe fundor: - anije 160-200 HP 40 000 - anije 201-410 HP 60 000 - anije mbi 410 HP 90 000

  39. 5. Peshkimi me mjete selektike: - anije 40 - 80 HP 15 000 - anije 81-160 HP 25 000 - anije 161-200 HP 40 000 - anije 201-410 HP 50 000 - anije mbi 410 HP 80 000

  40. 6. Peshkimi i molusqeve bivalvore 60 000 (i autorizuar) II. Peshkimi artizanal me mjete të lehta:

  41. 1. Peshkimi në bregdet (për një sanall dhe me motor deri në 40HP) 7 000

  42. 2. Peshkimi në lagunat bregdetare: - në lagunë (1 lundror) 10 000 - në dajlane (1 peshkatar) 12 000

  43. 3. Peshkimi në ujëra të brendshme: - aktiv (1 lundror) 5 000 - në dajlane e prita (1 peshkatar) 8 000

  44. 4. Grumbullimi i molusqeve bivalvore me mjete të lehta (gabie) për 1(një) peshkatar 20 000 III. Peshkimi sportiv në det me mjete lundruese (për 1 mjet) 40 000 IV. Akuakultura:

  45. 1. Kultivimi i midhjeve për një impiant 10 000

  46. 2. Kultivimi i peshqve me impiante në det, në liqene, në rezervuarë 1 000

  47. 3. Akuakulturë me impiante në tokë 10 000 Shënim: Për anijet e huaja që marrin licencë peshkimi në ujërat tona territoriale, taksa e lejes së ushtrimit të veprimtarisë është sa dyfishi i anijeve shqiptare. Nuk i nënshtrohen kësaj takse anijet e autorizuara nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (Drejtoria e Politikave të Peshkimit), që do të peshkojnë për qëllime studimore e shkencore.

Law No. 9975 of 2008 on the national tariff system · Nelum