Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law No. 9667 amending and supplementing Law No. 7796 of 1994 on the mineral resources of Albania

Made 2006-12-29 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

research.laws.repealedOn

About this law

Language
Albanian
Kind
Act
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Mineral resources
Keywords
mining, pollution control
Categories
metals-base, metals-precious, minerals-critical

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI LIGJ Nr.9667, datë 29.12.2006 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7796, DATË 17.2.1994 “LIGJI MINERAR I SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Në ligjin nr.7796, datë 17.2.1994 “Ligji minerar i Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Kudo në ligj emërtimi “Drejtoria e Përgjithshme e Minierave” zëvendësohet me emërtimin “Struktura përgjegjëse në ministrinë që mbulon veprimtarinë minerare.”. Neni 2 Në fund të nenit 3 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Monitorim postminerar” nënkupton një proces për vëzhgimin dhe kontrollin e ndryshimit të parametrave fiziografikë, kimikë, gjeoteknikë, si dhe për vlerësimin e efekteve të mundshme të shfrytëzimit minerar, pas mbylljes ose braktisjes së një miniere.”. Neni 3 Paragrafi i dytë i nenit 16 ndryshohet si më poshtë: “Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore është enti i specializuar, i cili siguron asistencë teknike për ministrinë, nëpërmjet oponencave, monitorimeve dhe veprimtarive të tjera, që kanë lidhje me këtë ligj.”. Neni 4 Neni 20 ndryshohet si më poshtë: “Neni 20 Veprimtaria minerare, në tërësi, që lidhet me projektimin, vlerësimin, këshillimin, monitorimin dhe drejtimin teknik të shoqërive, kryhet nga specialistë të pajisur me leje nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, sipas kritereve të miratuara nga Këshilli i Ministrave.”. Neni 5 Në nenin 99, pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje: “c. zonat minerare, veprimtaria minerare e të cilave vlerësohet e përfunduar apo e braktisur, kalojnë në procesin e monitorimit postminerar. Mënyra dhe kriteret për realizimin e këtij procesi përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”. Neni 6 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYETARE Jozefina Topalli (Çoba)

Law No. 9667 amending and supplementing Law No. 7796 of 1994 on the mineral resources of Albania · Nelum