Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law No. 9407 amending Law No. 7843 on the immovable property registration

Made 2005-05-19 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Act
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Land and soil
Keywords
cadastre/land registration

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI L I G J Nr.9407, datë 19.5.2005 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7843, DATË 13.7.1994 "PËR REGJISTRIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME" Në mbështetje të neneve 78 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Në ligjin nr.7843, datë 13.7.1994 "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Emërtimi i Kreut II ndryshohet si më poshtë: "KREU II ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME". Neni 2 Neni 2 ndryshohet si më poshtë: "Neni 2 Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është institucion buxhetor në varësi të Ministrit të Drejtësisë. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ushtron veprimtarinë e vet në mbështetje të dispozitave të këtij ligji dhe të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore, që përmbajnë rregulla për veprimtarinë e saj.". Neni 3 Pas nenit 2 shtohen nenet 2/1 dhe 2/2 me këtë përmbajtje: "Neni 2/1 Objekti i veprimtarisë së Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka për objekt të veprimtarisë përgatitjen, mbajtjen dhe administrimin e regjistrave të pasurive të paluajtshme dhe të dokumentacionit që lidhet me to, si dhe ushtrimin e shërbimeve për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme dhe të veprimeve juridike, që kryhen mbi këto pasuri. Neni 2/2 Organizimi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme përbëhet nga zyra qendrore dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Këto zyra janë persona juridikë publikë. Struktura organizative dhe limiti organik i punonjësve të kësaj Zyre caktohen nga Kryeministri me propozimin e Ministrit të Drejtësisë.”. Neni 4 Neni 3 ndryshohet si më poshtë: "Neni 3 Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme drejton, organizon dhe kontrollon veprimtarinë e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme drejtohet nga Kryeregjistruesi, i cili emërohet dhe shkarkohet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë.". Neni 5 Neni 4 ndryshohet si më poshtë: "Neni 4 Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme e ushtrojnë veprimtarinë në territorin e zonës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që përcaktohet nga Këshilli i Ministrave. Zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme organizohet dhe drejtohet nga regjistruesi, që emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Drejtësisë, me propozimin e Kryeregjistruesit. Në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme mbahen: a) regjistra të pasurive të paluajtshme; b) harta treguese të regjistrimit për zonën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme; c) vendime gjyqësore, akte administrative, kontrata, akte e dokumente të tjera, të hartuara sipas ligjit, që kanë ndikim juridik mbi pasurinë e paluajtshme apo që, sipas ligjit, duhet të regjistrohen në regjistrat e pasurive të paluajtshme; ç) plane rilevuese të paluajtshme, indekse të regjistrimeve në regjistrat e pasurive të paluajtshme, si dhe regjistrime të tjera, të nevojshme për veprimtarinë e zyrave vendore të pasurive të paluajtshme. Cilido, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, ka të drejtë të marrë të dhëna dhe kopje të dokumenteve, që janë në regjistrat e pasurive të paluajtshme, në kartela, në harta treguese të regjistrimit, në dokumentacione të depozituara me kërkesën për regjistrim dhe në dokumentacionin që mbahet dhe administrohet nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.". Neni 6 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. K R Y E T A R I Servet Pëllumbi

Law No. 9407 amending Law No. 7843 on the immovable property registration · Nelum