Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law No. 8944 on production, designation and trade of olive oil

Made 2002-02-19 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

research.laws.repealedOn

About this law

Language
Albanian
Kind
Act
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Food and nutrition
Keywords
food safety and quality, oils/oilseeds/fats, internal trade, packaging/labelling, offences/penalties, agricultural commodities
Categories
agriculture, softs

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. LIGJ Nr. 8944, date 19.9.2002 PER PRODHIMIN, EMERTIMIN DHE TREGTIMIN E VAJIT TE ULLIRIT Ne mbeshtetje te neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE V E N D O S I: KREU I QELLIMI DHE PERKUFIZIMET Neni 1 Qellimi Ky ligj ka per qellim te vendose rregullat per prodhimin, emertimin dhe tregtimin e vajit te ullirit ne Republiken e Shqiperise, qe ai t'u pershtatet kerkesave dhe standardeve te tregut nderkombetar, dhe te siguroje prodhimin dhe tregtimin me origjine dhe cilesi te kontrolluar . Neni 2 Perkufizime 1. "Vaj ulliri i virgjer" eshte vaji i ullirit, i cili perftohet nga ullinjte (Olea Europea L), vetem nepermjet proceseve mekanike dhe fizike, si larja, presimi, centrifugimi, dekantimi dhe filtrimi. Nga ky perkufizim perjashtohen vajrat e perftuara nga tretesit ose me procese te riesterifikimit dhe te çdo perzierjeje me vajra me natyre te ndryshme nga ai i ullirit. Klasifikimi i ketij lloj vaji percaktohet si me poshte: a) "Vaj ulliri i virgjer i cilesise se larte" eshte vaji i ullirit i virgjer, ne te cilin aciditeti i lire, i shprehur ne acid oleik, eshte jo me shume se 1 gram per 100 gram. b) "Vaj ulliri i virgjer" eshte vaji i ullirit i virgjer, ne te cilin aciditeti i lire, i shprehur ne acid oleik, eshte jo me shume se 2 gram per 100 gram. c) "Vaj ulliri i virgjer i zakonshem" eshte vaji i ullirit i virgjer, ne te cilin aciditeti i lire, i shprehur ne acid oleik, eshte jo me shume se 3,3 gram per l00 gram. ç) "Vaj ulliri i virgjer ndriçues " eshte vaji i ullirit i virgjer, ne te cilin aciditeti i lire, i shprehur ne acid oleik, eshte me shume se 3,3 gram per l00 gram. Ky vaj nuk lejohet per konsum njerezor. 2. "Vaj ulliri i rafinuar" eshte vaji i ullirit i perftuar nga rafinimi i vajit te ullirit te virgjer, ne te cilin aciditeti i lire, i shprehur ne acid oleik, eshte jo me shume ne 0.5 gram per 100 gram gram 3. "Vaj ulliri" eshte vaji i perftuar nga nje perzierje e vajit te ullirit te rafinuar dhe te vajit te ullirit te virgjer pa vajin e ullirit te virgjer ndriçues, ne te cilin aciditeti i lire, i shprehur ne acid oleik, eshte jo me shume se 1,5 gram per 100 gram. 4."Vaj i bersise se ullirit i paperpunuar" eshte vaji i ullirit, i perftuar,nga trajtimi me tretes te beresise se ullirit, i cili nuk permban vajra te perftuara nga proceset e riesterifikimit ose te çdo lloj perzierjeje me vajra me natyre tjeter nga ai i ullirit. Ky vaj nuk lejohet per konsumim njerzor. 5. "Vaj i bersise se ullirit i rafinuar" eshte vaji i perftuar nga rafinimi i vajit te bersise se ullirit, ne te cilin aciditeti i lire, i shprehur ne acid oleik, eshte jo me shume se 0,5 gram per 100 gram. 6. "Vaj i bersise se ullirit" eshte vaji i perftuar nga nje perzierje e vajit te bersise se ullirit te rafinuar dhe te vajrave te ullirit te virgjera, pa vajin e ullirit te virgjer ndriçues, ne te cilin aciditeti i lire, i shprehur ne acid oleik, eshte jo me shume se 1,5 gram per 100 gram. KREU II PRODHIMI DHE TREGTIMI I VAJIT TE ULLIRIT Neni 3 Subjektet prodhuese 1. Te gjithe personat fizike dhe juridike, vendas dhe te huaj, te cilet ushtrojne veprimtari ne prodhimin dhe tregtimin e vajit te ullirit, i nenshtrohen kerkesave te ketij ligji. 2. Vaji i ullirit prodhohet nga persona fizike dhe juridike te pajisur, detyrimisht, me lejet tekniko-teknologjike dhe profesionale, te percaktuara ne ligjin nr. 7941, date 31.5.1995 "Per ushqimin " . Neni 4 Karakteristikat e vajrave te ullirit Cilesia dhe kriteret e natyrshmerise te te gjitha vajrave te ullirit, te emertuara dhe te perkufizuara ne nenin 2 te ketij ligji, si dhe karakteristikat organo-shqisore dhe fiziko-kimike, percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave. Neni 5 Rregullat e tregtimit Tregtimi i vajrave te ullirit, te percaktuara ne nenin 2 te ketij ligji, behet sipas rregullave te meposhtme: a) Te gjitha vajrat e ullirit te perkufizuara sipas nenit 2 tregtohen te ambalazhuara. Ato lejohen te tregtohen ne gjendje te hapur, vetem nga prodhuesi, deri te subjektet ambalazhuese. b) Marketimi i vajit te ullirit behet ne perputhje me rregullat per marketimin e produkteve ushqimore te percaktuara ne ligjin nr.7941, date 31.5.1995 "Per ushqimin" dhe ne aktet nenligjore ne zbatim te tij. Neni 6 Kufizime dhe detyrime 1. Ndalohen ruajtja dhe tregtimi i vajit te ullirit te virgjer te cilesise se larte, te vajit te ullirit te virgjer dhe te vajit te ullirit te virgjer te zakonshem ne fabrikat e rafinimit. 2. Kur ne te njejten fabrike, perveç impianteve te rafinimit ka edhe linja ambalazhimi per vajrat e ullirit te virgjera, eshte e detyrueshme ruajtja e ketyre vajrave ne ene te numeruara dhe mbajtja e regjistrave te hyrje-daljeve, ku shenohen çdo dite levizjet dhe prejardhja perkatese e ketyre produkteve. Keto procedura percaktohen me akt nenligjor te Ministrit te Bujqesise dhe Ushqimit. Neni 7 Mbrojtja e emertimit te origjines 1. Percaktimi dhe emertimi i origjines i zones me ullishta behen me akt nenligjor te Ministrit te Bujqesise dhe Ushqimit. 2. Vaji i ullirit i virgjer merr emertimin e origjines, ne perputhje me ligjin nr. 7819, date 27.4.1994 "Per pronesine industriale" . KREU III KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE Neni 8 Percaktimi i kundervajtjeve administrative Sipas ketij ligji, ne rastet kur nuk perbejne veper penale, trajtohen si kundervajtje administrative, shkeljet e dispozitave qe kane te bejne me: a) mosrespektimin e natyrshmerise se vajrave te ullirit nga perzierja e tyre me vajrat e tjera, te ndryshme nga vaji i ullirit, ne kundershtim me piken 1 te nenit 2 te ketij ligji; b) mosrespektimin e karakteristikave te vajrave te ullirit, ne kundershtim me nenin 2 dhe qe kalojne kufijte e parashikuar ne aktet nenligjore te nxjerra nga Keshilli i Ministrave; c) prodhimin e vajit te ullirit pa lejet perkatese te parashikuara ne nenin 3; ç) mosrespektimin e kerkesave te ambalazhimit, marketimit dhe reklames se vajit te ullirit te virgjer te cilesise se larte, vajit te ullirit te virgjer dhe te vajit te ullirit ne kundershtim me shkronjen b te nenit 5 te ketij ligji; d) mosrespektimin e rregullave ne fabrikat e rafinimit te vajrave te ullirit, ne kundershtim me nenin 6 te ketij ligji; dh} mosrespektimin e kerkesave te emertimit te origjines, ne kundershtim me nenin 7 dhe aktin nenligjor te Ministrit te Bujqesise dhe Ushqimit. Neni 9 Sanksionet 1. per kundervajtjet administrative, te parashikuara ne nenin 8 te ketij ligji, nga organet e kontrollit ndermerren sanksionet si me poshte: a) per shkeljet e parashikuara ne piken 3 masa e gjobes eshte nga 40 mije deri ne 50 mije leke; b) per shkeljet e parashikuara ne piken 2, masa e gjobes eshte nga 150 mije deri ne 200 mije leke; c) per shkeljet e parashikuara ne pikat 1, 4, 5 dhe 6 masa e gjobes eshte nga 400 mije deri ne 500 mije leke. 2. Sipas rasteve te parashikuara ne piken 1 te ketij neni, malli bllokohet dhe behet rivleresimi i tij, sipas procedurave te percaktuara me vendim te Keshillit te Ministrave. Neni 10 Organet kompetente per vendosjen e masave administrative 1. Te drejten e vendosjes se masave administrative;e kane keto organe shteterore: a) Inspektorati i Ushqimit dhe Inspektorati Sanitar, per shkeljet e dispozitave qe parashikohen ne nenin 2. b) Inspektorati i Ushqimit, per shkeljet e dispozitave qe parashikohen ne nenet 5 dhe 6. 2. Procedurat e ankimit dhe te ekzekutimit te mases administrative behen ne perputhje me ligjin nr. 7941, date 31.5.1995 "Per ushqimin". KREU IV DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT Neni 11 Heqja nga qarkullimi Vajrat e ambalazhuara qe jane ne treg, te cilat nuk jane ne perputhje me nenin 4, hiqen nga qarkullimi brenda 3 muajve, pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji. Neni 12 Percaktime te tjera Rregullat per prodhimin, emertimin dhe tregtimin e vajit te ullirit organik percaktohen me ligj te veçante. Neni 13 Nxjerrja e akteve nenligjore Ngarkohen Keshilli i Ministrave dhe Ministri i Bujqesise dhe Ushqimit te nxjerrin aktet nenligjore perkatese ne zbatim te neneve 4, 6, 7 dhe 9 te ketij ligji. Neni 14 Hyrja ne fuqi Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr. 3502, date 16.10.2002 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu

Law No. 8944 on production, designation and trade of olive oil · Nelum