Law No. 8440 on the registration, use and control of vessels not exceeding 20 nrt
Made 1999-01-13 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Act
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Sea
- Keywords
- navigation, registration, enforcement/compliance, offences/penalties
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
L I G J Nr. 8440, DATE 13.1.1999 PER REGJISTRIMIN, MENYREN E PERDORIMIT DHE KONTROLLIN E MJETEVE LUNDRUESE NEN 20 NRT Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKES SE SHQIPERISE V E N D O S I: NENI 1 Me ketë ligj rregullohet mënyra e përdorimit dhe e regjistrimit të mjeteve lundruese nën 20 NRT. Mjete lundruese, në kuptim të këtij ligji, janë mjetet lundruese me motor, pronë publike ose private, me peshë neto të regjistrit nën 20 tonë, të klasifikuara nga regjistri detar shqiptar ose institucioni përkatës i një shteti të huaj. Për mjetet lundruese të këtij lloji, që janë në përdorim të forcave të armatosura, policisë, kapitenerisë së porteve dhe të organeve të tjera, të parashikuara shprehimisht me ligj, zbatohen rregulla të veçanta. NENI 2 Regjistrimi i mjeteve lundruese që përbëjnë objektin e këtij ligji duhet të bëhet në qendrën e kapitenerisë së portit dhe në policinë kufitare, që vepron në atë port, sipas ligjeve në fuqi dhe akteve të ministrave përkatës. Regjistrimi i mjetit lundrues është i detyrueshëm dhe bëhet brenda 30 ditëve nga data e fitimit të pronësisë. Përdorimi i mjeteve lundruese të paregjistruara është i ndaluar. NENI 3 Për regjistrimin e mjetit lundrues në policinë kufitare, pronari duhet të paraqesë këtë dokumentacion: Dokumentet përkatëse të lëshuara nga kapiteneria e portit dhe nga regjistri detar shqiptar. Dëshmia e aftësisë së drejtuesit të mjetit të lëshuar nga kapiteneria. Autorizimi i pronarit për drejtuesin e mjetit, në qoftë se pronari nuk do të jetë drejtues i mjetit. Deklarata për qëllimin e përdorimit të mjetit dhe, sipas rastit, leja e ushtrimit të veprimtarisë nga organi kompetent. Deklarata e vendbazimit të përhershëm (ankorimit) të mjetit lundrues. Dëshmia e penalitetit e pronarit dhe e drejtuesit të mjetit. Ndalohet pajisja dhe përdorimi i mjeteve të tilla nga persona të dënuar penalisht sipas neneve 76, 77, 78, 79, 87, 100, 101, 102, 103, 104, 109, 110, 111, 114, 115, 140, 141, krime në fushën e doganave, krime kundër rendit kushtetues, akte terroriste, nenet 283, 284, 285, 297, 298, si dhe vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale. NENI 4 Me regjistrimin e mjetit në policinë kufitare, pronari i mjetit lundrues pajiset me "certifikatën e përdorimit të mjetit lundrues". Në certifikatën e përdorimit të mjetit shënohet emri i mjetit lundrues të zgjedhur nga pronari, numri, kapaciteti mbajtës dhe qëllimi i përdorimit dhe vendbazimi i përhershëm. Drejtuesi i mjetit lundrues, krahas dokumenteve të tjera, duhet të mbajë me vete gjatë lundrimit "certifikatën e përdorimit të mjetit lundrues". NENI 5 Mjeti lundrues detyrohet të respektojë të gjitha rregullat e regjimit të lundrimit detar. Ai duhet të jetë i pajisur me mjete dhe sinjale ndriçuese për lëvizje gjatë natës, me kuti të ndihmës së shpejtë, me mjetet e domosdoshme për ndërlidhje dhe pajisje shpëtimi vetjake, për aq sa është kapaciteti mbajtës, i përcaktuar. Numri i mjetit duhet të shënohet qartë dhe në vend të dukshëm. NENI 6 Ndalohet regjistrimi dhe përdorimi i mjeteve lundruese, të konstruktuara, me shpejtësi mbi 20 milje/orë dhe/ose me fuqi motorike mbi 70 kuaj fuqi. NENI 7 Mjetet lundruese të huaja, në kuptim të këtij ligji, duhet të përcaktojnë kohën e qëndrimit në ujërat territoriale shqiptare. Nenet 3 e 4 dhe dispozitat e tjera të këtij ligji zbatohen edhe për mjetet e huaja, të cilat qëndrojnë më shumë se 96 orë ose ushtrojnë një veprimtari të instaluar në Shqipëri. NENI 8 Pronari i mjetit lundrues ose personi i autorizuar prej tij, për çdo ndryshim të kërkesave të përcaktuara në nenet 2, 3 dhe 4 duhet të njoftojë organet e policisë dhe ato të regjistrimit, duke pezulluar lëvizjen e mjetit deri në miratimin e tyre. NENI 9 Për çdo lundrim, i cili kalon dy milje nga bregu, drejtuesi i mjetit duhet të njoftojë organin e policisë kufitare dhe kapitanerinë e portit më të afërt, jo më pak se 24 orë përpara dhe të konfirmojë 2 orë përpara çdo veprimi për spostimin e mjetit, për vendin e ridislokimit, për kohën e nisjes dhe të kthimit dhe për vendin ku do të kryejë veprimtarinë. Mënyra dhe kodet e komunikimit përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Ministrisë së Transporteve. SANKSIONET NENI 10 Shkeljet e mëposhtme, kur nuk formojnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen si vijon: Përdorimi dhe lëvizja e mjetit lundrues në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në nenin 4 paragrafi i tretë dënohet me gjobë nga 5 000 (pesë mijë), deri 40 000 (dyzet mijë) lekë. Krahas dënimit me gjobë bëhet bllokimi i mjetit deri në verifikimin e dokumenteve të mjetit të lundrimit. Përdorimi dhe lëvizja e mjetit lundrues, në kundërshtim me nenin 5 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 10 000 (dhjetë mijë) lekë, deri 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Krahas dënimit me gjobë, drejtuesit të mjetit i hiqet dëshmia e aftësisë për një periudhë prej 6 muajsh. Në rast përsëritjeje, përveç gjobës, policia kryen sekuestrimin e mjetit lundrues. Përdorimi dhe lëvizja e mjetit lundrues në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në nenet 8 e 9 të këtij ligji dënohet me gjobë nga 10 000 (dhjetë mijë) lekë, deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë. Në rast përsëritjeje, përveç gjobës, policia kryhen sekuestrimin e mjetit lundrues. Përdorimi dhe lëvizja e mjetit lundrues në kundërshtim me nenet 2, 3 dhe 6 të këtij ligji dënohet me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe mjeti lundrues, objekt i kundërvajtjes administrative, sekuestrohet. Dënimi administrativ vendoset nga drejtori i policisë së vendit që ka zbuluar kundravajtjen, sipas procedurave të përcaktuara nga ministri i Rendit Publik. Kundër vendimit të dënimit administrativ me gjobë, brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes ose e njoftimit të tij, kundërvajtësi mund të bëjë ankim te ministri i Rendit Publik, i cili brenda 10 ditëve nga marrja e ankimit, vendos për lënien në fuqi, ndryshimin ose heqjen e dënimit administrativ. Kundër vendimit të ministrit të Rendit Publik mund të bëhet ankim në gjykatën e shkallës së parë. Përveç sa më sipër, procedurat, afatet dhe mënyrat e zbulimit, të shqyrtimit, ankimit dhe ekzekutimit të dënimeve administrative bëhen në përputhje me ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 "Për kundërvajtjet administrative". Në rastet e sekuestrimit të mjetit lundrues, personi i interesuar, brenda 5 ditëve nga dita e sekuestrimit të mjetit, ka të drejtën e ankimit në gjykatë, e cila duhet të shprehet brenda 1 muaji. Në rastet e mosrespektimit të këtyre afateve, mjeti lundrues i sekuestruar kalon në pronësi të shtetit. DISPOZITA TE FUNDIT NENI 11 Ngarkohen Ministria e Rendit Publik, Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve dhe Ministria e Mbrojtjes veçmas dhe në bashkëpunim për nxjerrjen e akteve nënligjore në bazë dhe për zbatim të këtij ligji. NENI 12 Dispozitat e ligjit nr.7873, datë 16.11.1994 "Për sekuestrimin e mjeteve tokësore, detare dhe ajrore, me të cilat kryhen vepra penale" zbatohen për aq sa nuk bien në kundërshtim me këtë ligj. NENI 13 Ngarkohen Ministria e Rendit Publik, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij ligji. NENI 14 Ky ligj hyn në fuqi menjëherë. Shpallur me dekretin nr.2298, datë 14.1.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani