Law No. 8364 amending Law No. 7664 on Environmental Protection
Made 1998-07-02 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Act
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Waste and hazardous substances
- Keywords
- pollution control, waste disposal, hazardous substances, hazardous waste, offences/penalties, waste management
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
L I G J Nr.8364, datë 2.7.1998 PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE LIGJIN NR.7664, DATE 21.1.1993 "PER MBROJTJEN E MJEDISIT" Ne mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE VENDOSI: Neni 1 Ne nenin 2, pika "dh" ndryshohet si vijon: "Mbetje të rrezikshme" janë mbeturinat toksike gërryese, ngacmuese, shpërthyese, të përflakshme, kancerogjene, infektive dhe radioaktive, qe kane vetinë të prishin gjendjen natyrore të ujit, tokës dhe ajrit, me pasoja në shëndetin e njeriut dhe në ekosistemet natyrore. Neni 2 Pas nenit 4 të shtohet një nen tjetër si vijon: "Neni 4/1 Institucionet, personat fizike dhe juridike janë të detyruar të ruajnë dhe të mbrojnë mjedisin, si dhe ta përdorin atë në mënyrë të qëndrueshme. (çdo personi i garantohet e drejta për të pasur informacion për mjedisin nga institucionet e specializuara për mjedisin dhe e drejta për të ndikuar në marrjen e vendimeve për mjedisin. Pjesëmarrja e publikut mund të realizohet nga individët të veçantë ose përmes organizatave joqeveritare të mbrojtjes së mjedisit. Çdo person fizik e juridik ose organ shtetëror, në rast të kërcënimit, ndotjes a dëmtimit të mjedisit, ka të drejte të njoftoje dhe kërkojë nga organet kompetente për mbrojtjen e Mjedisit dhe nga personat e tjerë fizike a juridikë përgjegjës ndërprerjen e veprimtarisë së paligjshme. Neni 3 Neni 9 ndryshohet si vijon: "Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Mjedisit me agjencitë e saj rajonale është organi kompetent në Republikën e Shqipërisë qe kërkon vlerësimin e ndikimit në mjedis. Ekspertët ose institucionet për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisit caktohen nga organi i sipërpërmendur. Për punën e kryer ata shpërblehen sipas rregullave të caktuara nga kryetari i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit." Neni 4 Neni 10 ndryshohet si vijon: "Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Mjedisit bën vlerësimin e të gjitha projekteve dhe veprimtarive të parashikuara në nenin 8 të këtij ligji, të cilat kanë ndikim në mjedis. Rivlerësimi i projekteve dhe i veprimtarive qe ndikojnë ndaj mjedisit, kryhet periodikisht me urdhër të kryetarit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit, por jo më rralle se një herë në 5 vjet. " Neni 5 Neni 11 ndryshohet si vijon: "Rregullat dhe procedural e vlerësimit të gjendjes së mjedisit dhe të ndikimit të veprimtarisë së personave fizike e juridike ndaj tij caktohen nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit, në bashkëpunim me ministritë dhe institucionet e tjera qendrore në rastet kur e quan të nevojshme. " Neni 6 Neni 15, paragrafi i parë dhe pika "a" ndryshohen si vijon: "Organi kompetent sipas këtij ligji, mbi bazën e rezultateve të vlerësimit të kryer të ndikimit në mjedis, vendos duke marrë këto masa: a) Ndalimin e zbatimit të projektit ose të veprimtarisë së personave fizike a juridike, si dhe pezullimin ose mbylljen e plotë a të pjesshme të veprimtarisë së tyre, kur ndikimi ndaj mjedisit është negativ. " Neni 7 Neni 18, pika "dh" ndryshohet si vijon: "Ndryshimet e destinacionit të fondit pyjor, shfrytëzimi i pyjeve me interes të përgjithshëm, ngritja e plantacioneve pyjore, gjuetia, duke pasur parasysh zonat, speciet, periudhat, mjetet dhe nivelet e lejuara për gjueti". Neni 8 Në nenin 19 bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. Pika "b" ndryshohet si vijon: "Për veprimtarinë e përcaktuar në të gjitha pikat e tjera, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Mjedisit nëpërmjet agjencive rajonale të Mjedisit në rrethe. " Pikat "c" dhe "d" shfuqizohen. Neni 9 Neni 23 ndryshohet si vijon: "Përcaktimi i studimeve dhe analizave për ndikim ndaj mjedisit qe paraqesin personat fizikë e juridikë për marrjen e lejes së mjedisit, behet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Mjedisit sipas afatit të përcaktuar në kontratë. " Neni 10 Ne nenin 24, në fund të tij, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: "Organet e administratës shtetërore dhe ato të pushtetit lokal japin lejen përkatëse të ushtrimit të veprimtarisë së kërkuar nga personi fizik ose juridik qe ndikon në mjedis, vetëm pasi të jetë dhënë leja e mjedisit nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Mjedisit. " Neni 11 Ne nenin 25, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon: "Projektet dhe iniciativat qe kryhen në fushën e mbrojtjes së mjedisit, të realizuara nga persona fizike e juridike ose qe jepen si ndihme për Shqipërinë, përjashtohen nga tarifa e shërbimit për dhënien e lejes së mjedisit dhe u krijohen lehtësira fiskale. Këto veprimtari përcaktohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Mjedisit, duke u shprehur rast pas rasti. Neni 12 Neni 28 ndryshohet si vijon: "Parametrat e vlerësimit të mjedisit, objektet e kontrollit dhe metodika e ushtrimit të kontrollit, planet e detajuara dhe ndërhyrjet e karakterit të veçantë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Mjedisit dhe agjencitë rajonale të saj, miratohen nga kryetari i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit. Personat juridike e fizike, gjatë kontrollit mbi veprimtarinë e tyre, janë të detyruar të krijojnë të gjitha kushtet për kontroll, qe do të shihen të nevojshme nga organi kontrollues i përcaktuar në nenin 27. Neni 13 Ne nenin 38 bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. Pika "a" ndryshohet si vijon: "I paraqet Këshillit të Ministrave strategjinë ne fushën e mbrojtjes së mjedisit; bashkërendon funksionet kontrolluese të ministrive, institucioneve të tjera qendrore dhe të organeve të pushtetit lokal në fushën e mjedisit." 2. Pika "b", paragrafi i parë ndryshohet si vijon: "Përgatit çdo dy vjet raportin për gjendjen e mjedisit dhe ia paraqet për shqyrtim Këshillit të Ministrave. " 3. Pika "dh" shfuqizohet. Neni 14 Neni 39, paragrafi i parë ndryshohet si vijon: "Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Mjedisit është organ i specializuar në fushën e mjedisit, në varësi të Këshillit të Ministrave. Struktura e saj miratohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e kryetarit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit." Neni 15 Në nenin 40 bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. Pika "dh" ndryshohet si vijon: "Promovon edukimin dhe pjesëmarrjen e publikut ne veprimtaritë qe synojnë mbrojtjen e mjedisit. veçanërisht në njohjen me gjendjen e mjedisit, hartimin e programeve dhe të planeve për mjedisin dhe në kryerjen e detyrave të organeve qendrore e lokale për mbrojtjen e mjedisit. 2. Pika "d" ndryshohet si vijon: "Ne bashkëpunim me institucionet e tjera të interesuara: miraton kufijtë e lejueshëm të lendeve ndotëse të gazta, të lëngëta, të ngurta e radioaktive, qe shkarkohen në ujë, ajër e toke, si dhe kufijtë e lejueshëm të lëndëve të dëmshme e toksike qe përmbahen në mbetjet e substancat e rrezikshme, duke u bazuar në direktivat e Bashkimit Evropian, miraton rregulla për grumbullimin, ruajtjen, transportimin dhe sistemimin e mbetjeve dhe substancave të rrezikshme, të agjentëve ndotës. si dhe për përdorimin e burimeve natyrore të përtëritshme dhe të papërtëritshme; miraton listën e lëndëve që përmbajnë mbetje dhe lende të rrezikshme. 3. Pas pikës "d" shtohet një pike tjetër "f", me këtë përmbajtje: "Miraton rregullore. udhëzime dhe plane menaxhimi për të gjitha kategoritë e zonave të mbrojtura. në bashkëpunim me ministritë dhe institucionet e tjera të interesuara. Neni 16 Ne nenin 41 bëhen shtesat e mëposhtme: 1. Në fund të paragrafit të parë shtohet fjalia: "Kryeinspektor për mbrojtjen e mjedisit është kryetari i Agjencisë Kombëtare te Mbrojtjes së Mjedisit. 2. në fund të këtij neni shtohet paragrafi: " Inspektorët e agjencive rajonale të mjedisit në çdo prefekture janë anëtarë të këshillave të rregullimit të territorit të rretheve përkatëse të prefekturës. Inspektorët caktohen nga kryetari i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit. Kryetari i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së mjedisit është anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. " Neni 17 Ne nenin 46 paragrafi i parë ndryshohet si vijon: "Për kundërvajtjet administrative, të parashikuara nga neni 45 i këtij ligji, jepen dënime me gjobë për personat fizikë nga 3000 deri ne 500000 leke dhe për personat juridike nga 10000 deri ne I 000 0000 leke. Krahas dënimit me gjobe, mund të vendoset edhe sekuestrimi i mjeteve që shkaktojnë ndotjen dhe dëmtimin e mjedisit ose heqja e lejeve te mjedisit. Në çdo rast kundërshtimi për zbatimin e masave të mësipërme, inspektorati i mjedisit bashkëpunon me forcat përkatëse të Rendit." Neni 18 Neni 47 ndryshohet si vijon: "Të drejtën e gjobës për kundërvajtjet administrative e kane punonjësit e autorizuar të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit dhe të agjencive rajonale të saj, sipas autorizimit të dhënë nga kryetari i saj, si dhe inspektorët pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit dhe agjencive rajonale. Kundër vendimit të dënimit mund të bëhet ankim te kryetari i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit brenda 10 ditëve nga data e shpalljes së vendimit ose e njoftimit të tij. Kryetari i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit duhet t'i përgjigjet ankimit brenda 30 ditëve nga depozitimi i tij. Kundër vendimit të kryetarit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit ose kur ky i fundit nuk përgjigjet brenda afatit 30-ditor, mund të behet ankim brenda 5 ditëve në gjykatën e rrethit ku është kryer kundërvajtja." Neni 19 Neni 48 ndryshohet si vijon: "Gjobat për kundërvajtjet administrative, sipas këtij ligji, derdhen në bankë, në llogarinë bankare të treguar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Mjedisit dhe likuidohen brenda 30 ditëve nga dita qe vendimi ka marrë forme të prerë. Për çdo ditë vonesë, pas plotësimit të këtij afati dhe deri në një afat prej 30 ditësh, kundërvajtësi detyrohet të paguaje, përveç, gjobës, një shume të barabartë me 10 për qind te asaj gjobe. Me kalimin e afateve të mësipërme, ekzekutimi i vendimit të dënimit me gjobe behet ne mënyrë të detyrueshme ne zbatim të ligjit për kundërvajtjet administrative. Neni 20 Emërtimet " Komiteti për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit", ose " Komiteti për Mbrojtjen e Mjedisit", zëvendësohet në çdo rast me emërtimin "Agjencia Kombëtare e Mjedisit". Emërtimi "Ministri i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit" zëvendësohen në çdo rast me emërtimin "Kryetari i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit". Neni 21 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.2150, datë 9.7.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani