Law No. 8047 on the administration of refused agricultural lands
Made 1995-12-14 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Act
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Agricultural and rural development, Land and soil
- Keywords
- agricultural land, agricultural development, land subdivision, ownership, lease, transfer rights, public land, abandoned land/unoccupied land, contracts, land tenure, property rights
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
L I G J Nr.8047, datë 14.12.1995 PER ADMINISTRIMIN E TOKAVE BUJQESORE TE REFUZUARA Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e një grupi deputetësh, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE V E N D O S I: Neni 1 Ky ligj ka për objekt rregullimin juridik të tokave bujqësore që nuk janë pranuar në pronësi ose përdorim nga familjet gjatë shpërndarjes së tyre sipas ligjit nr.7501, datë 19.7.1991 "Për tokën", si edhe të atyre sipërfaqeve të tokave bujqësore që familjet i kanë përfituar në zbatim të këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij dhe që nuk pranojnë të marrin aktin e pronësisë apo të përdorimit të tokës bujqësore. Neni 2 Sipërfaqet e tokave bujqësore sipas nenit 1, pas datës 31.3.1996 konsiderohen toka bujqësore shtetërore dhe kalojnë në administrim të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave. Afati për përfundimin e dokumentacionit të kalimit të tokës bujqësore në administrim të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 3 Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave, nëpërmjet drejtorive të shërbimit të pyjeve në rrethe, në bashkëpunim me komisionet e ndarjes së tokave në rrethe, sipas të dhënave të komunave apo bashkive, që i vërteton seksioni i kadastrës së rrethit, përcakton sipërfaqet e tokave të refuzuara. Neni 4 Drejtoritë e shërbimit pyjor në rrethe për tokat bujqësore që marrin në administrim sipas këtij ligji, bashkëpunojnë me komisionet e ndarjes së tokave të komunave apo bashkive dhe, me miratimin e komisionit të ndarjes së tokave të rretheve, kanë të drejtë: a. T'ua shesin tokat disponibel shtetërore personave fizikë ose juridikë, duke u dhënë të drejtën e parablerjes me letra me vlerë të përfituara nga kompensimi si ish-pronarë të tokave bujqësore, me çmim të barabartë me vlerën e kompensimit, pastaj me lekë, duke mos patur çmim fiks. b. T'ua japin me qira personave fizike ose juridikë vendas a të huaj mbi bazën e tarifave dhe përparësive që përcaktohen. c. Shitja ose dhënia me qira e tokave që janë objekt i këtij ligji, bëhet pasi të mbarojë kompensimi i ish-pronarëve të tokave bujqësore, sipas ligjit nr.7699, datë 21.4.1993 me ndryshimet përkatëse. Neni 5 Personat fizikë ose juridikë që blejnë ose marrin me qira tokën bujqësore, detyrohen ta përdorin atë sipas dispozitave të ligjit nr.7501, datë 19.7.1991 dhe ndryshimet përkatëse, si edhe akteve nënligjore. Ndryshimet e zërave kadastralë të sipërfaqeve përkatëse bëhen në bazë të dispozitave ligjore në fuqi. Neni 6 Tokat që shtrihen në zonën me përparësi të zhvillimit turistik, trajtohen sipas akteve ligjore dhe nënligjore përkatëse. Neni 7 €do veprim, për pushtimin e këtyre sipërfaqeve të tokave bujqësore nga personat fizikë ose juridikë, pas kalimit në administrimin shtetëror përbën kundërvajtje penale dhe dënohet sipas dispozitave përkatëse ligjore. Neni 8 Për zbatimin e këtij ligji ngarkohen komisionet e ndarjes së tokës të komunave, bashkive dhe rretheve, drejtoritë e pyjeve të rretheve, Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave, Sekretariati për pushtetin lokal në Ministrinë e Brendshme, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit. Neni 9 Aktet ligjore dhe nënligjore që janë në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen. Neni 10 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.1333, datë 22.12.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha