Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law No. 7991 amending Law No. 7846 of 1994 on the construction, administration, maintenance and operation of irrigation and drainage system

Made 1995-09-14 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Act
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Water
Keywords
irrigation, drainage/land reclamation, waterworks, water charges, water users' associations, fees/royalties

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. L I G J Nr.7991, datë 14.9.1995 PER NJE NDRYSHIM NE LIGJIN NR.7846, DATE 21.7.1994 "PER NDERTIMIN, ADMINISTRIMIN, MIREMBAJTJEN DHE SHFRYTEZIMIN E SISTEMEVE TE UJITJES DHE KULLIMIT" Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE V E N D O S I: Neni 1 Neni 9 i ligjit nr.7846, datë 21.7.1994 "Për ndërtimin, administrimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e sistemeve të ujitjes dhe kullimit" ndryshohet si vijon: "Drejtoritë e ujërave të rretheve administrojnë sistemet kryesore ujitëse dhe kulluese. Në këto sisteme kanalet ujitëse e kulluese kryesore dhe të dyta, stacionet e pompimit të ujitjes e të kullimit dhe veprat e artit me strukturat e tjera përkatëse mirëmbahen dhe shfrytëzohen me shpenzimet e drejtorive të ujërave. Kanalet ujitëse dhe kulluese të brendshme me veprat përkatëse të artit, që ujitin ose kullojnë deri 15 ha tokë bujqësore, mirëmbahen dhe shfrytëzohen me shpenzimet e tyre nga shoqatat e përdorimit të ujit që përfitojnë nga këto sisteme. Përdoruesit e ujit që marrin ujë nga këto sisteme, paguajnë tarifën e ujitjes (kanal i parë, i dytë, i tretë). Rehabilitimi i sistemeve të ujitjes të të gjitha niveleve të dëmtuara, deri në daljen e këtij ligji, bëhet me investime shtetërore e private, vendase e të huaja, nëpërmjet njësive të ngarkuara nga dikasteri përkatës. Neni 2 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.1214, datë 25.9.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha

Law No. 7991 amending Law No. 7846 of 1994 on the construction, administration, maintenance and operation of irrigation and drainage system · Nelum