Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law No. 7745 establishing the re-evaluation and re-distribution of the ex-agricultural cooperative properties

Made 1993-07-26 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Act
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Land and soil
Keywords
land subdivision, institution, governance

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. L I G J Nr.7745, datë 26.7.1993 PËR RIVLERËSIMIN DHE RISHPËRNDARJEN NË VLERË TË PASURISË SË ISH KOOPERATIVAVE BUJQËSORE Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991"Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e një grupi deputetësh, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni l Në bazë të dokumentacionit për vlerësimin e pasurisë së ish-kooperativave bujqësore si dhe të provave të tjera të bërë nga komisionet e ngritura për këtë qëllim në çdo ish-kooperativë bujqësore, të bëhet rivlerësimi i kësaj pasurie duke marrë për bazë çmimet e asaj periudhe dhe indeksimin e lekut në momentin e rivlerësimit. Për arkëtimet nga shitja të kryera para datës 30 nëntor 1991, nuk ka indeksim. Neni 2 Komisionet mbledhin çdo deklarim për pasuritë e ish-kooperativave bujqësore të marrë në mënyrë të paligjshme dhe të padokumentuar. Nëse personi që ka kryer përvetësimin e mohon atë dhe nuk shlyen detyrimin që rrjedh nga kjo, çështja dërgohet për ndjekje penale. Neni 3 Rivlerësimit sipas kritereve të përcaktuara në nenin l i nënshtrohen edhe detyrimet që kanë personat fizikë ose juridikë debitorë ndaj ish-kooperativave bujqësore. Neni 4 Të gjitha mjetet themelore të ish-kooperativave bujqësore të tipit të lartë dhe ish kooperativave bujqësore të zonave të intensifikimit me përparësi, pavarësisht nga burimet e financimit, të vlerësohen si pasuri e tyre, me përjashtim të vleftës së tokës që paguan blerësi, e cila derdhet në Buxhetin e Shtetit. Neni 5 Vlera totale e llogaritur sipas këtij rivlerësimi do të shpërndahet për çdo person sipas kontributit të tij në krijimin e kësaj pasurie. Ky kontribut matet për çdo person me shpërblimin e marrë prej tij për punën e kryer në kooperativë nga momenti i krijimit deri në shpërndarjen përfundimtare të saj. Kur për këtë mungon dokumentacioni, si përjashtim, shpërndarja do të bëhet në proporcion me numrin e frymëve që kanë rezultuar më datën 1.8.1991. Neni 6 Të gjithë ata që kanë pretendime për rivlerësimin e rishpërndarjen e vlerës së pasurisë të ish-kooperativave bujqësore, t'ia paraqesin ato me shkrim komisionit të komunës ose bashkisë brenda muajit nëntor 1993. Të drejtën e këtij përfitimi e kanë edhe trashëgimtarët. Neni 7 Për kooperativat që janë ndarë pas l janarit të vitit 1991, rishpërndarja do të bëhet mbi bazën e ish-kooperativave bujqësore të bashkuara. Neni 8 Për zbatimin e këtij ligji formohet një Komision Qeveritar në përbërje të të cilit do të jenë përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, Ministria e Ekonomisë e Financave, Ministria e Rendit dhe Banka Bujqësore. Në çdo rreth formohet një komision në përbërje të të cilit do të ketë specialistë të Drejtorisë së Bujqësisë, të seksionit të kontrollit të rrethit, të bankës bujqësore dhe punonjës të degës së rendit publik. Në çdo komunë ose bashki krijohen komisionet për vlerësimin, rivlerësimin dhe rishpërndarjen e pasurisë së ish-kooperativave bujqësore. Llogaritjet për rivlerësimin dhe rishpërndarjen të bëra nga këto komisione miratohen nga këshilli i komunës ose bashkisë brenda datës 31.12.1993. Vendimet e këshillit janë titull ekzekutiv. Neni 9 Të gjithë personat që kanë qenë me përgjegjësi materiale dhe administrative në ish koopertivat bujqësore, si dhe persona të tjerë që komisioni i çmon të nevojshëm për të dhënë shpjegime, janë të detyruar të parqiten para tij. Neni 10 Komisionet e ngritura në zbatim të këtij ligji detyrohen të bëjnë denoncim në organet e drejtësisë për rastet kur konstatojnë abuzime, falsifikime etj., gjatë procesit të vlerësimit dhe shpërndarjes së pasurisë së ish-kooperativave bujqësore. Neni ll Zyra e financës pranë këshillit të komunës ose bashkisë, mbi bazën e këtyre vendimeve vjel detyrimet e personave fizikë e juridikë që kanë për të kthyer dhe i rishpërndan ato për personat që kanë për të marrë. Vjelja dhe rishpërndarja realizohet brenda vitit 1994. Për këtë, zyra e financës në komunë ose bashki zbaton kriteret e përcaktuara me dekretin nr.6703, datë 21.1.1983 "Për nxjerrjen e të ardhurave shtetërore dhe detyrimeve të tjera". Neni 12 Për zbatimin e këtij ligji ngarkohet Këshilli i Ministrave, i cili brenda datës 15 shtator 1993 të përcaktojë në aktet nënligjore edhe shtesat e përkohshme të organikave në komuna e bashki për realizimin në afat të rivlerësimit e të rishpërndarjes në vlerë të pasurive të ish kooperativave bujqësore. Neni 13 Ky ligj hyn në fuqi menjëherë. Shpallur me dekretin nr.624, datë 4.8.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

Law No. 7745 establishing the re-evaluation and re-distribution of the ex-agricultural cooperative properties · Nelum