Law No. 77/2013 amending and supplementing Law No. 9048 dated 7 April 2003 on cultural heritage
Made 2013-02-14 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Ligj Nr. 77/2013 Për Disa Shtesa Dhe Ndryshime Në Ligjin Nr. 9048, Datë 7.4.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore”, Të Ndryshuar.
- Language
- Albanian
- Kind
- Act
- Country
- Albania
- Subjects
- Wild species and ecosystems
- Keywords
- cultural heritage, offences/penalties, inspection
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
LIGJ Nr. 77/2013 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9048, DATË 7.4.2003 “PËR TRASHËGIMINË KULTURORE”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 3, pas pikës 35 shtohet pika 36 me këtë përmbajtje: “36. “Inspektim” është çdo formë kontrolli, e bërë me qëllim verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, sipas këtij ligji.”. Neni 2 Pas nenit 8 shtohet neni 8/1 me këtë përmbajtje: “Neni 8/1 Inspektimi Kontrolli për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, sipas këtij ligji, bëhet nga inspektorati shtetëror që mbulon fushën e trashëgimisë kulturore. Organizimi dhe funksionimi i inspektoratit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””. Neni 3 Në nenin 15 fjalët “Institucionet shtetërore të specializuara” zëvendësohen me fjalët “Inspektorati shtetëror që mbulon fushën e trashëgimisë kulturore” dhe fjalët “institucionet e mësipërme” zëvendësohen me fjalët “inspektorati shtetëror”. Neni 4 Në nenin 34, pas fjalëve “institucionet shtetërore të specializuara” shtohen fjalët “dhe Inspektoratin shtetëror që mbulon fushën e trashëgimisë kulturore”. Neni 5 Në nenin 49 pika 1 paragrafi i parë, para fjalëve “me gjobë” shtohen fjalët “me dënim kryesor”. Neni 6 Në nenin 50, pikat 1, 2 dhe 3 ndryshohen si më poshtë: “1. Të drejtën e vënies së gjobës e kanë inspektorët e inspektoratit shtetëror që mbulon fushën e trashëgimisë kulturore. 2. Shqyrtimi i kundërvajtjes administrative, marrja e vendimit dhe ankimi bëhen në përputhje me ligjin për inspektimin. 3. Kundërvajtësi duhet ta paguajë gjobën brenda 30 ditëve nga data kur vendimi bëhet i ekzekutueshëm. Në rast mospagimi të gjobës brenda afatit të mësipërm, zbatohet legjislacioni në fuqi për kundërvajtjet administrative.”. Neni 7 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 8 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8036, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani