Law No. 74/2013 amending and supplementing Law No. 9863 on Food
Made 2013-02-14 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Act
- Country
- Albania
- Subjects
- Food and nutrition
- Keywords
- inspection, offences/penalties, food safety and quality
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
LIGJ Nr. 74/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9863, DATË 28.1.2008 “PËR USHQIMIN”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Në nenin 3, pika 19 ndryshohet si më poshtë: “19. “Kontroll zyrtar” është çdo kontroll për të verifikuar respektimin e kërkesave ligjore në fushën e ushqimit dhe ushqimit për kafshë.”. Neni 2 Në nenin 19, pika 4 ndryshohet si më poshtë: “4. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pezullon përkohësisht apo i propozon ministrit revokimin e licencës, me kërkesë të operatorëve të biznesit ushqimor apo në rast se gjatë kontrollit rezulton se nuk plotësohen kërkesat tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare, fitosanitare apo veterinare, sipas këtij ligji.”. Neni 3 Në nenin 38 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Kontrolli zyrtar kryhet në përputhje me rregullat e parashikuara në ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përveç kur parashikohet shprehimisht në këtë ligj.”. Neni 4 Neni 39 ndryshohet si më poshtë: “Neni 39 Organet përkatëse të kontrollit Kontrolli zyrtar i ushqimit dhe ushqimit për kafshë bëhet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.”. Neni 5 Në të gjithë ligjin, emërtimi “Inspektorati i Kontrollit të Ushqimit dhe Ushqimit për Kafshë” zëvendësohet me emërtimin “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit”. Neni 6 Neni 56 ndryshohet si më poshtë: “Neni 56 Etiketimi i ushqimit për kafshë Kërkesat që duhet të plotësohen për etiketimin e ushqimeve të blegtorisë janë si më poshtë: 1. Për ushqimet e ambalazhuara në thasë, në etiketë shënohen: a) emri dhe adresa e prodhuesit ose e personit përgjegjës për shpërndarjen e ushqimit; b) numri dhe data e licencës; c) emri i produktit; ç) pesha neto e kolisë; d) emri dhe përbërja në përqindje e të gjithë komponentëve; dh) specia, grupmosha dhe rendimenti i kafshëve dhe shpendëve, për të cilat destinohet ushqimi përkatës, si dhe dozat e përdorimit; e) data e prodhimit dhe afati kohor i përdorimit. 2. Për ushqimet në konteinerë, në etiketa shënohet: a) informacioni, i kërkuar sipas pikës 1, i cili plotësohet në një fletë të veçantë, e cila shoqëron mallin; b) informacionit në pikën “1.ç” i shtohet vëllimi neto për ushqimet në gjendje të lëngshme. 3. Mënyra e etiketimit të ushqimit për kafshë, përfshirë dhe ato që kanë në përbërje ose përmbajnë OMGJ, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.”. Neni 7 Në nenin 61 pika 7, paragrafi 2 shfuqizohet. Neni 8 Në nenin 61, pas pikës 7 shtohen pikat 8 dhe 9 me këtë përmbajtje: “8. AKU-ja i nënshtrohet kontrollit mbi zbatueshmërinë e dispozitave të legjislacionit ushqimor, me urdhër të ministrit. 9. Rregullorja e brendshme e funksionimit të AKU-së miratohet me urdhër të ministrit.”. Neni 9 Neni 67 shfuqizohet. Neni 10 Neni 68 ndryshohet si më poshtë: “Neni 68 Kundërvajtjet administrative 1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen me gjobë nga inspektorët e Kontrollit të Ushqimit dhe të Ushqimit për Kafshë, të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si më poshtë: a) Nxjerrja në treg e ushqimeve të reja, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 28 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 300 000 lekë. b) Etiketimi i ushqimeve të reja, në kundërshtim me nenin 36 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 300 000 lekë. c) Nxjerrja në treg e ushqimeve të reja për kafshë, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 54 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 300 000 lekë. ç) Etiketimi i ushqimeve të reja për kafshë, në kundërshtim me nenin 56 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 300 000 lekë. d) Nxjerrja në treg e ushqimeve, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 10 të këtij ligji, nga 300 000 deri në 500 000 lekë. dh) Importimi i ushqimeve, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 14 të këtij ligji, nga 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë. e) Zhvillimi i biznesit në një stabiliment të paregjistruar, në kundërshtim me nenin 19 të këtij ligji, nga 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë. f) Çdo veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit, sipas nenit 24 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 200 000 lekë. g) Çdo veprim në kundërshtim me kërkesat e vetëkontrollit, të përcaktuara në pikat 1, 2 e 4 të nenit 26 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 200 000 lekë. gj) Hedhja në treg e ushqimit për kafshë të pasigurt, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 49 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 200 000 lekë. h) Çdo veprim në kundërshtim me kushtet e higjienës së ushqimeve, të përcaktuara në nenin 23 të këtij ligji, nga 300 000 deri në 500 000 lekë. i) Çdo veprim në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë, të përcaktuara në nenin 25 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 200 000 lekë. j) Përdorimi i shënimit “Produkt ushqimor tradicional”, në kundërshtim me nenin 33 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 200 000 lekë. k) Etiketimi në kundërshtim me nenin 36 të këtij ligji, nga 50 000 deri në 100 000 lekë. 2. Kur konstatohet se shkaku për pasigurinë e ushqimit vjen nga neglizhenca e veterinerit zyrtar, gjatë mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit veterinar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mund të marrë masat e mëposhtme: a) Të vendosë gjobë ndaj veterinerit zyrtar nga 50 000 deri në 100 000 lekë. b) Të propozojë heqjen e licencës së operatorit të biznesit. 3. Në rastet kur është hedhur në treg një ushqim, i cili është vërtetuar se ka shkaktuar dëm në shëndetin e njeriut, apo kur mund të përbëjë rrezik potencial për jetën e tij, sipas dispozitave të këtij ligji, ndaj operatorit të biznesit të ushqimit merret masa e propozimit për heqje të licencës përkatëse për ushtrimin e veprimtarisë. 4. Gjoba është dënim kryesor, ndërsa masa e heqjes së licencës përkatëse, e parashikuar në këtë nen, është dënim plotësues.”. Neni 11 Neni 70 ndryshohet si më poshtë: “Neni 70 Procedurat e kundërvajtjes, shkeljes, vendimi përfundimtar dhe ankimi 1. Inspektori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit shqyrton shkeljet, sipas këtij ligji, dhe merr vendim përfundimtar aty për aty. Vendimi përfundimtar është pjesë e procesverbalit dhe mbahet në vendin e inspektimit dhe i njoftohet, pa vonesë, subjektit të inspektimit. Nëse përfundimi i procesverbalit, përfshirë vendimin përfundimtar, në vendin e inspektimit nuk është i mundur, ai përfundohet në zyrat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe njoftohet brenda 5 ditëve nga data e përfundimit të inspektimit. 2. Kundër vendimit të inspektorit mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin. 3. Veterineri zyrtar, ndaj vendimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit mund të bëjë ankim sipas dispozitave në fuqi. 4. Mënyra e vjeljes së gjobave dhe shpërndarja e tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 5. Kur Inspektorati i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kërkon ndihmë, për shkak të zbatimit të detyrës së ngarkuar me ligj, ai mbështetet nga Policia e Shtetit, Policia Doganore dhe ajo Tatimore.”. Neni 12 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 13 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8033, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani