Law No. 72/2013 amending and supplementing Law No. 9426 on livestock breeding
Made 2013-02-14 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Act
- Country
- Albania
- Subjects
- Livestock
- Keywords
- animal production, animal reproduction, genetic resources, offences/penalties, inspection
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
LIGJ Nr. 72/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9426, DATË 6.10.2005 “PËR MBARËSHTIMIN E BLEGTORISË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9426, datë 6.10.2005 “Për mbarështimin e blegtorisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Në të gjithë ligjin, emërtimi “Inspektorati Zooteknik” zëvendësohet me emërtimin “Shërbimi Zooteknik”. Neni 2 Në nenin 3, pas pikës 64 shtohet pika 65 me këtë përmbajtje: “65. Kontroll zyrtar në fushën e zooteknisë” është çdo formë kontrolli për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, sipas legjislacionit zooteknik, e kryer nga autoriteti kompetent përkatës, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””. Neni 3 Neni 68 ndryshohet si më poshtë: “Neni 68 Organet e kontrollit që mbulojnë fushën e zooteknisë 1. Shërbimi zooteknik siguron kontrollin për plotësimin e kushteve për mbarështimin e qëndrueshëm të kafshëve të fermës, përmirësimin racor dhe të ushqyerit të kafshëve dhe tregtimin e materialeve racore. 2. Shërbimi zooteknik është pjesë e shërbimit veterinar.”. Neni 4 Në nenin 69 fjalët “Inspektori i zooteknisë” zëvendësohen me fjalët “Zootekniku zyrtar”. Neni 5 Në nenin 70 bëhen ndryshimet si më poshtë: 1. Fjalët “Inspektori i zooteknisë” zëvendësohen me fjalët “Zootekniku zyrtar”. 2. Pas shkronjës “h” shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Masat përmirësuese, të parashikuara në këtë ligj, mund të vlerësohen nga vetë zootekniku zyrtar, sipas nevojave të rastit, si masa urgjente ose dënime plotësuese.”. Neni 6 Në nenin 90 pika 1, para fjalëve “me gjobë” shtohen fjalët “me dënim kryesor”. Neni 7 Neni 91 ndryshohet si më poshtë: “Neni 91 Procedura e dhënies së masës administrative 1. Të drejtën e dhënies së masës administrative e ka zootekniku zyrtar që mbulon fushën e zooteknisë. 2. Kundër vendimit të zooteknikut zyrtar mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 8 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 9 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8031, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani