Law. No.7/2014 dated 30.01.2014 proclaiming the moratorium of hunting in the Republic of Albania
Made 2014-01-30 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Act
- Country
- Albania
- Subjects
- Wild species and ecosystems
- Keywords
- hunting/capture, hunting authorization/permit, zoning
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
LIGJ Nr. 7/2014 PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT TË GJUETISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është përmirësimi i gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie. Neni 2 Objekti dhe fusha e veprimit Objekti i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të gjuetisë në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Neni 3 Pezullimi i lejeve të gjuetisë dhe kontratave 1. Lejet e lëshuara të gjuetisë, si dhe përdorimi i zonave të gjuetisë, të dhëna për këtë qëllim nëpërmjet ofertës publike, bazuar në ligjin nr. 10 253, datë 11.3.2010, “Për gjuetinë”, të ndryshuar, pezullohen. 2. Kontratat për mbarështimin e faunës së egër janë të vlefshme, por edhe në këto zona nuk mund të ushtrohet gjuetia deri në afatin e zbatimit të këtij ligji. Neni 4 Afati i zbatimit Afati i zbatimit të këtij ligji është dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të tij. Neni 5 Sanksionet 1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë: a) kur shkelja kryhet e organizuar nga operatorët e tureve të gjuetisë, shoqatat e gjuetarëve ose federata e gjuetarëve, subjekti që e organizon dënohet me gjobë në masën 800 000 (tetëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë; b) kur shkelësi është një individ ose është individ, pjesëtar i subjekteve organizuese, sipas shkronjës “a” të kësaj pike, dënohet me gjobë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe me konfiskim të armës së gjahut. 2. Shqyrtimi i kundërvajtjes, vendimi i dënimit dhe ankimi kundër tij bëhen në përputhje me ligjin nr. 10235, datë 11.3.2010, “Për gjuetinë”, të ndryshuar. Neni 6 Institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit Ngarkohen Ministri i Mjedisit, Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Financave dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore për zbatimin e këtij ligji. Neni 7 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 30.1.2014 Shpallur me dekretin nr. 8500, datë 18.2.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani