Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law No. 69/2013 amending and supplementing Law No. 9244 on agricultural land protection

Made 2013-02-14 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Act
Country
Albania
Subjects
Land and soil
Keywords
agricultural land, soil conservation/soil improvement, soil rehabilitation, institution, offences/penalties, inspection, governance

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. LIGJ Nr. 69/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9244, DATË 17.6.2004 “PËR MBROJTJEN E TOKËS BUJQËSORE” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Në të gjithë ligjin, emërtimi “Inspektorati Shtetëror i Mbrojtjes së Tokës (ISRMT)” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës”. Neni 2 Pas nenit 4 shtohet neni 4/1 me këtë përmbajtje: “Neni 4/1 Inspektimi Inspektimi në zbatim të këtij ligji bëhet nga inspektoratet e përcaktuara në nenin 4, të këtij ligji, në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””. Neni 3 Neni 29 ndryshohet si më poshtë: “Neni 29 Dënimet Për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 28 të këtij ligji, inspektori i inspektoratit të mbrojtjes së tokës në këshillin e qarkut, jep dënim kryesor me gjobë nga 50 mijë deri në 500 mijë lekë.”. Neni 4 Neni 30 ndryshohet si më poshtë: “Neni 30 Ankimi Kundër vendimit të inspektorit të inspektoratit të mbrojtjes së tokës në këshillin e qarkut mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 5 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 6 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8028, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 69/2013 amending and supplementing Law No. 9244 on agricultural land protection · Nelum