Law No. 68/2013 amending Law No. 8880 on plant breeders’ rights
Made 2013-02-14 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Act
- Country
- Albania
- Subjects
- Cultivated plants
- Keywords
- plant variety, breeders' rights, offences/penalties, intellectual property rights
- Categories
- agriculture
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
LIGJ Nr. 68/2013 PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8880, DATË 15.4.2002 “PËR TË DREJTAT E SELEKSIONERIT TË BIMËVE”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 8880, datë 15.4.2002 “Për të drejtat e seleksionerit të bimëve”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim: Neni 1 Neni 38 ndryshohet si më poshtë: “Neni 38 1. Shkeljet e parashikuara në shkronjat “a” dhe “b” të nenit 36 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, dënohen me dënim kryesor me gjobë nga 50 000 deri në 150 000 lekë nga inspektori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. 2. Në rast përsëritjeje të këtyre shkeljeve, vendoset dyfishi i gjobës maksimale. 3. Inspektimi në zbatim të këtij ligji dhe vendosja e dënimit administrativ bëhen në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””. 4. Procedurat e ekzekutimit të gjobës bëhen në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative. 5. Gjobat e vjela kalojnë 60 për qind në Buxhetin e Shtetit dhe 40 për qind te zotëruesi I patentës.”. Neni 2 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 3 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8027, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani