Law No. 67/2013 amending and supplementing Law No.10416 dated 7.4.2011 on plant genetic material
Made 2013-02-14 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Act
- Country
- Albania
- Subjects
- Food and nutrition, Cultivated plants
- Keywords
- consumer protection, genetic resources, seeds/planting material, inspection, plant production
- Categories
- agriculture
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
LIGJ Nr. 67/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 416, DATË 7.4.2011 “PËR MATERIALIN MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Në nenin 3, pikat 6 dhe 7 ndryshohen si më poshtë: “6. “Inspektim” është çdo lloj kontrolli i kryer nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, për të verifikuar respektimin e kërkesave ligjore të detyrueshme, sipas këtij ligji. 7. “Inspektor” është punonjësi i inspektoratit që mbulon fushën përkatëse pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i ngarkuar për kontrollin e zbatimit të këtij ligji.”. Neni 2 Në nenin 13, bëhen ndryshimet si më poshtë: 1. Pikat 1 dhe 4 ndryshohen si më poshtë: “1. Inspektimi i subjekteve përkatëse, sipas këtij ligji, bëhet jo më pak se 2 herë në vit nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Nëse nga kontrolli rezulton se furnizuesi nuk ka plotësuar detyrimet e përcaktuara, inspektori urdhëron plotësimin e tyre brenda një afati kohor, por jo më shumë se 15 ditë. 4. Procedura e inspektimit zhvillohet në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””. 2. Në pikën 6, fjalët “Metodika e inspektimit” hiqen. Neni 3 Në nenin 21, pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor, i certifikuar dhe i etiketuar zyrtarisht, me kërkesë të furnizuesit, mund të riambalazhohet dhe të rietiketohet zyrtarisht, kur shikohet e nevojshme nga inspektori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Sipas kërkesës së furnizuesit, etiketat e reja zyrtare lëshohen nga ESHFF-ja dhe etiketimi mund të zbatohet prej këtij enti, me kusht që materiali mbjellës dhe shumëzues bimor të vazhdojë të plotësojë kushtet për certifikim zyrtar.”. Neni 4 Në nenin 41 pika 1, shkronja “e” ndryshohet si më poshtë: “e) të verifikojë dhe të analizojë mostrat e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të importuar, të sjella nga inspektorati që mbulon fushën përkatëse pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.”. Neni 5 Në nenin 42 bëhen ndryshimet si më poshtë: 1. Paragrafi i parë i pikës 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Detyrat e Inspektoratit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për realizimin e qëllimit të këtij ligji janë si më poshtë:” 2. Pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Inspektorati i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për zbatimin e masave administrative dhe kryerjen e detyrës, bashkëpunon me Policinë e Shtetit, me strukturat përgjegjëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.”. Neni 6 Në nenin 43 bëhen ndryshimet dhe shtesa si më poshtë: 1. Shkronjat “c” dhe “dh” ndryshohen si më poshtë: “c) propozon për ndalimin përkohësisht të zbatimit të veprimtarive të furnizuesit, nëse furnizuesi ka shkelur kushtet për licencim, ose propozon që AKU-ja t’i kërkojë pranë ministrit heqjen e licencës për rastet kur detyrat e lëna nga ai nuk janë zbatuar për më shumë se dy herë;”. “dh) i propozon drejtuesit të AKU-së t’i kërkojë pranë Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve ndërprerjen e kontratave të shërbimeve të lidhura sipas pikës “d” të nenit 41, nëse nuk janë përmbushur detyrimet e përcaktuara ose ato nuk janë zbatuar sipas përcaktimeve kontraktore;”. 2. Pas shkronjës “e” shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Masa e propozimit për heqjen e licencës dhe e ndalimit përkohësisht të tregtimit të materialit mbjellës, të parashikuara në shkronjat “c” dhe “ç” të këtij neni, janë dënime plotësuese. Masat e tjera të parashikuara në këtë nen janë dënime kryesore.”. Neni 7 Në nenin 54 bëhet ndryshimi dhe shtesa si më poshtë: 1. Në pikën 6, shkronja “b” ndryshohet si më poshtë: “b) në rastet kur furnizuesi nuk plotëson detyrat e lëna nga inspektori në më shumë se dy herë, AKU-ja i propozon ministrit, heqjen e licencës së furnizuesit.”. 2. Pas pikës 9 shtohet pika 10 me këtë përmbajtje: “10. Gjoba dhe masat e parashikuara në shkronjën “a” të pikave 5 dhe 6 të këtij neni, janë dënime kryesore. Ndërsa masat ndëshkuese të tjera, të parashikuara në këtë nen, janë dënime plotësuese.”. Neni 8 Neni 55 ndryshohet si më poshtë: “Neni 55 Procedura e kundërvajtjes administrative 1. Të drejtën e dhënies së masës administrative, siç është përcaktuar në nenin 54 të këtij ligji, e kanë inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. 2. Kundër vendimit të inspektorit mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 9 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 10 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8026, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani