Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law No. 57/2025 on Integrated Waste Management

Made 2025-10-16 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Ligj Nr. 57/2025 për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Language
Albanian
Kind
Act
Country
Albania
Subjects
Environment, Food and nutrition, Waste and hazardous substances
Keywords
circular economy, data collection/reporting, ecofriendly products/ecofriendly processes, ecological production/organic production, energy conservation/energy production, environmental fees/charges, environmental impact assessment (EIA), environmental planning, environmental standards, hazardous substances, hazardous waste, hazards, inspection, liability/compensation, offences/penalties, polluter pays principle, protection of environment, public health, recycling/reuse, renewable energy, policy/planning, standards, enforcement/compliance, food loss and waste, food safety and quality, organic waste, toxicity/poisoning, access-to-information, authorization/permit, classification/declassification, governance, hygiene/sanitary procedures, integrated management, inventory, legal proceedings/administrative proceedings, local government, packaging/labelling, plastic, pollution control, processing/handling, registration, social impact assessment, solid waste, taxes, traceability, transboundary movement of waste, transport/storage, waste disposal, waste domestic sources, waste management, waste non-domestic sources, waste prevention, financing, monitoring, risk assessment/management, PIC-prior informed consent, framework law

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. Për menaxhimin e integruar të mbetjeve LIGJ Nr. 57/2025 PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE1 Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka si qëllim krijimin e një sistemi të menaxhimit të integruar të mbetjeve për të garantuar mbrojtjen e mjedisit e të shëndetit të njeriut, si dhe sigurimin e përdorimit të burimeve me efikasitet, duke krijuar kushtet e domosdoshme për kalimin në modelin e ekonomisë qarkulluese. Neni 2 Objekti dhe fusha e veprimit 1. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për funksionimin e sistemit për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe zbatimi i hierarkisë së mbetjeve dhe masave për arritjen e objektivave të mëposhtëm: a) parandalimin ose pakësimin e mbetjeve; b) parandalimin ose pakësimin e ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i mbetjeve; c) zvogëlimin e ndikimit të përdorimit të burimeve dhe përmirësimin e eficiencës së përdorimit të tyre. 2. Dispozitat e këtij ligji mbulojnë të gjitha veprimtaritë e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe zbatohen nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë, që kanë të drejta dhe detyrime në përputhje me parashikimet e këtij ligji. Neni 3 Përjashtime nga fusha e veprimit 1. Përjashtohen nga objekti i këtij ligji fushat e mëposhtme, të cilat rregullohen me legjislacion të posaçëm: a) shkarkimet e gazta në atmosferë; b) tokat in situ (në pozicionin origjinal dhe të paprekura), që përfshijnë dherat e ndotura të pagërmuara dhe ndërtesat që janë të lidhura në mënyrë të përhershme me tokën; c) dherat që nuk janë të ndotura dhe materialet e tjera natyrore, të gërmuara si pasojë e veprimtarive të ndërtimit, në rastet kur është e sigurt që materiali do të përdoret për qëllime ndërtimi në gjendjen e tij natyrore në territorin nga ku është gërmuar; ç) mbetjet radioaktive; d) lëndët plasëse të çaktivizuara; dh) lëndët fekale, në rast se nuk përfshihen në shkronjën “b” të këtij neni, kashta dhe materiale të tjera natyrore, bujqësore ose pyjore jo të rrezikshme, që përdoren në bujqësi, pylltari ose për prodhimin 1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me direktivën 2008/98/KE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 19 nëntor 2008, “Mbi mbetjet”, e ndryshuar, e cila shfuqizon disa direktiva. Numri CELEX: 32008L0098, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L, nr. 312, datë 22. 11. 2008, faqe 3–30. 2 e energjisë nga biomasa të tilla, përmes procesesh ose metodash që nuk dëmtojnë mjedisin dhe nuk vënë në rrezik shëndetin e njeriut; e) anijet e dala jashtë përdorimit; ë) mbetjet që dalin nga kërkim-zbulimi, shfrytëzimi, përpunimi dhe depozitimi i burimeve minerare dhe nga punimet në gurore. 2. Përjashtohen nga objekti i këtij ligji fushat e mëposhtme për pjesët që rregullohen me legjislacion të posaçëm: a) ujërat e përdorura; b) nënproduktet shtazore, përfshirë produktet e përpunuara, përveç atyre që destinohen për incinerim, për në landfill ose për përdorim në një impiant kompostimi ose biogazi; c) skeletet e kafshëve të ngordhura, përfshirë rastet kur janë therur në thertore apo janë vrarë për të eliminuar sëmundjet epizotike; ç) substancat të cilat janë të paracaktuara të përdoren si materiale ushqyese për kafshët dhe që nuk përmbajnë ose nuk rrjedhin nga nënproduktet shtazore. 3. Pa cenuar detyrimet, që rrjedhin nga legjislacioni i posaçëm, sedimentet që rikthehen në ujërat sipërfaqësore për qëllime të menaxhimit të ujërave dhe rrugëkalimeve ujore, ose për parandalimin dhe zbutjen e efekteve të përmbytjeve e të thatësirave ose për bonifikimin e tokave përjashtohen nga objekti i këtij ligji kur provohet se këto sedimente janë jo të rrezikshme. Neni 4 Përkufizime Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “ADR” është Marrëveshja Evropiane për Transportimin Ndërkombëtar të Mallrave të Rrezikshme, në rrugë automobilistike, në të cilën Republika e Shqipërisë është palë. 2. “Agjent” është çdo person që realizon rikuperimin ose asgjësimin e mbetjeve në emër dhe për llogari të të tretëve. Ky term përfshin edhe agjentët të cilët nuk posedojnë mbetje. 3. “AKEM” është Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve. 4. “Ambalazh” është çdo produkt që përbëhet nga çdo lloj materiali i çdo natyre, që përdoret për mbajtjen, mbrojtjen, përdorimin, shpërndarjen dhe prezantimin e mallrave, duke filluar që nga lëndët e para e deri te produktet e përpunuara, nga prodhuesi te përdoruesi apo te konsumatori. “Elementet e pakthyeshme”, që përdoren për të njëjtat qëllime, konsiderohen si ambalazhe. 5. “Asgjësim” është çdo operacion që nuk është rikuperim edhe kur operacioni ka si pasojë të tërthortë përftimin e substancave ose të energjisë. Shtojca 1 e këtij ligji përmban listën joshteruese të operacioneve që konsiderohen operacione asgjësimi. 6. “Automjet në fund të jetës” është automjeti, i cili është mbetje në kuptim të pikës 20 të nenit 4 të këtij ligji, që ka dalë jashtë përdorimit pasi ka përfunduar procesi i lëshimit të certifikatës së shkatërrimit dhe është bërë çregjistrimi i tij nga regjistri i autoriteteve të qarkullimit rrugor. 7. “Bashkincenerim i mbetjeve” është çdo operacion i rikuperimit ose asgjësimit të mbetjeve, qëllimi kryesor i të cilit është prodhimi i energjisë ose i produkteve materiale dhe në të cilin mbetjet përdoren si lëndë djegëse e rregullt ose plotësuese, ose në të cilin mbetjet i nënshtrohen trajtimit termik me qëllim asgjësimin e tyre. Kjo përfshin djegien nga oksidimi i mbetjeve, si dhe procese të tjera termike, të tilla si: piroliza, gazifikimi ose proceset e plazmës, për sa kohë që produktet që rezultojnë nga këto trajtime digjen më pas. 8. “Dokument dorëzimi” është dokumenti që shoqëron çdo transfertë të mbetjeve të rrezikshme, sipas nenit 45 të këtij ligji. 9. “Dokument transferimi” është dokumenti që shoqëron çdo transfertë të mbetjeve jo të rrezikshme, sipas nenit 39 të këtij ligji. 10. “Ekonomia qarkulluese” është sistemi në të cilin mbetjet konsiderohen si burim dhe përgatiten për ripërdorim, riciklohen ose rikuperohen dhe produktet ripërdoren, riparohen ose ripërpunohen me qëllim ruajtjen e vlerës së tyre, të materialeve e të burimeve në ekonomi për një kohë sa më të gjatë të mundshme dhe zvogëlimin e krijimit të mbetjeve. 11. “Grumbullim” është mbledhja, përfshirë ndarjen paraprake dhe ruajtjen paraprake të mbetjeve, me qëllim transportimin e tyre në impiantet e trajtimit të mbetjeve. 3 12. “Grumbullim i diferencuar” është grumbullimi sipas të cilit një rrymë mbetjesh mblidhet dhe mbahet e ndarë, në përputhje me llojin dhe natyrën, për të bërë të mundur një trajtim specifik. 13. “Impiant bashkincinerimi” është çdo impiant i lëvizshëm ose i palëvizshëm, qëllimi kryesor i të cilit është krijimi i energjisë ose prodhimi i produkteve materiale dhe që i përdor mbetjet si lëndë djegëse, bazë ose shtesë ose në të cilin mbetjet i nënshtrohen trajtimit termik, me qëllim asgjësimin e tyre nëpërmjet oksidimit të mbetjeve, si dhe proceseve të tjera të trajtimit termik, si: piroliza, gazifikimi ose proceset e plazmës, nëse substancat, që përftohen nga trajtimi, më pas i nënshtrohen incinerimit. 14. “Impiant incinerimi” është çdo pajisje dhe njësi teknike, e lëvizshme ose e palëvizshme, që përdoret për trajtimin termik të mbetjeve, që e rikuperon ose jo nxehtësinë që krijohet nga djegia nëpërmjet oksidimit të mbetjeve, si dhe proceseve të tjera të trajtimit termik, si: piroliza, gazifikimi ose proceset e plazmës, nëse substancat që përftohen nga trajtimi më pas i nënshtrohen incinerimit. 15. “Incenerim i mbetjeve” është çdo proces rikuperimi ose asgjësimi i mbetjeve, në të cilin mbetjet digjen me ose pa rikuperim të nxehtësisë së gjeneruar nga djegia, i cili përfshin djegien nga oksidimi i mbetjeve dhe procese të tjera termike, si: piroliza, gazifikimi ose proceset e plazmës, për aq kohë sa produktet që rezultojnë nga këto trajtime më pas digjen. 16 “Krijues i mbetjeve” është kushdo, veprimtaria e të cilit krijon mbetje (krijuesi origjinal i mbetjeve) ose kushdo që kryen përpunimin paraprak, përzierjen ose operacione të tjera, që çojnë në ndryshimin e natyrës ose të përbërjes së asaj mbetjeje. 17. “Landfill” është fusha e asgjësimit të mbetjeve mbi ose nën tokë, përfshirë: a) një vend ku mbetjet asgjësohen brenda territorit të impiantit që i ka krijuar, siç është rasti i landfill- it ku krijuesi i mbetjeve i asgjëson mbetjet e veta në vendin e prodhimit; b) një vend të përhershëm që përdoret për magazinimin e përkohshëm, zakonisht për më shumë se një vit, të mbetjeve me përjashtim të: i. impianteve ku mbetjet shkarkohen për t’u përgatitur për t’u transportuar më pas për rikuperim, trajtim apo asgjësim diku tjetër; ii. vendeve ku mbetjet ruhen për një periudhë kohe jo më të gjatë se tre vjet përpara se të rikuperohen ose të trajtohen; iii. vendeve ku mbetjet ruhen për një periudhë kohe jo më të gjatë se një vit përpara asgjësimit të tyre. 18. “Lëng kullues” është çdo lëng që rrjedh prej mbetjeve të depozituara dhe që shkarkohet ose mbetet në landfill. 19. “Magazinim i përkohshëm” është mbajtja e mbetjeve në një vend, me qëllim magazinimin e përkohshëm të tyre pas grumbullimit të mbetjeve, pa kryer operacione që çojnë në ndryshimin e natyrës ose të përbërjes së mbetjeve. 20. “Mbetje” është çdo substancë ose objekt, të cilin mbajtësi e hedh, ka ndër mend ta hedhë ose i kërkohet që ta hedhë. 21. “Mbetje bashkiake” janë: a) mbetje shtëpiake të përziera dhe mbetje të grumbulluara në mënyrë të diferencuar, duke përfshirë letrën dhe kartonin, qelqin, metalet, plastikën, mbetjet bio, drurin, tekstilet, ambalazhet, pajisjet elektrike dhe elektronike, përfshirë të gjitha pjesët përbërëse të tyre individuale apo të bashkuara dhe materialet e konsumit, që janë pjesë përbërëse e këtyre pajisjeve, mbetjet e baterive, mbetjet e vëllimshme, duke përfshirë mobiliet, dyshekët dhe të ngjashme; b) mbetje të përziera dhe mbetje të grumbulluara në mënyrë të diferencuar nga burime të tjera, kur këto mbetje kanë natyrë dhe përbërje të ngjashme me mbetjet shtëpiake. Mbetjet bashkiake nuk përfshijnë mbetjet nga prodhimi, bujqësia, pyjet, peshkimi, gropat septike, rrjetin e kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura, sistemin e kullimit, si dhe llumrat e ujërave të ndotura, automjetet në fund të jetës, mbetjet nga ndërtimi dhe shembja. Ky përkufizim nuk cenon ndarjen e përgjegjësive për menaxhimin e mbetjeve midis aktorëve publikë dhe privatë. 22. “Mbetje bio” janë mbetjet e biodegradueshme nga kopshtet e shtëpive dhe parqet, mbetjet ushqimore e të gatimit nga shtëpitë, zyrat, restorantet, kateringu, kantinat dhe ambientet e shitjes me pakicë e shumicë, si dhe mbetjet e ngjashme nga impiantet e përpunimit të ushqimeve. 23. “Mbetje inerte” janë ato mbetje që nuk i nënshtrohen ndonjë transformimi të rëndësishëm fizik, kimik apo biologjik. Mbetjet inerte nuk treten, nuk digjen, nuk ndërveprojnë fizikisht dhe as nuk hyjnë në reaksione kimike, nuk biodegradojnë e nuk ndikojnë negativisht në lëndë të tjera, me të cilat bien në kontakt, në mënyrë të tillë që të shkaktojnë ndotje të mjedisit ose të dëmtojnë shëndetin e njeriut. Aftësia 4 totale për të lëngëzuar, përmbajtja e ndotësve dhe ekotoksiciteti i lëngjeve kulluese të mbetjeve inerte janë të pakonsiderueshme dhe në mënyrë të veçantë nuk vënë në rrezik cilësinë e ujërave sipërfaqësore dhe/ose të ujërave nëntokësore. 24. “Mbetje spitalore” janë mbetjet e rrezikshme dhe jo të rrezikshme sipas përcaktimeve të këtij ligji, të krijuara nga institucione publike dhe private, që kryejnë aktivitete mjekësore dhe veterinare parandaluese, diagnostikuese, trajtuese, rehabilituese dhe kërkimore-shkencore. 25. “Mbetje shtëpiake” janë mbetjet bashkiake të parashikuara në shkronjën “a” të pikës 21 të këtij neni, që krijohen nga sektori familjar dhe përbëhen nga mbetje të përziera dhe mbetje të grumbulluara në mënyrë të diferencuar, duke përfshirë letrën dhe kartonin, qelqin, metalet, plastikën, mbetjet bio, drurin, tekstilet, ambalazhet, pajisjet elektrike e elektronike, përfshirë të gjitha pjesët përbërëse të tyre individuale apo të bashkuara dhe materialet e konsumit që janë pjesë përbërëse e këtyre pajisjeve, mbetjet e baterive, mbetjet e vëllimshme, duke përfshirë mobiliet, dyshekët dhe të ngjashme. 26. “Mbetje ushqimore” është çdo ushqim që është kthyer në mbetje. 27. “Mbetjet e baterive” janë të gjitha bateritë dhe/ose materialet e tyre që mbulohen nga përkufizimi i mbetjes në këtë nen. 28. “Mbetje e lëngshme” është çdo mbetje në trajtë të lëngshme, përfshirë ujërat e përdorura, por përjashtuar llumrat. 29. “Mbetje e pajisjeve elektrike dhe elektronike” ose “Mbetje PEE” është një pajisje elektrike dhe elektronike që konsiderohet mbetje, përfshirë të gjitha pjesët përbërëse, nëngrupet dhe materialet e konsumit, që janë pjesë e produktit në kohën kur pajisja hidhet. 30. “Mbetjet nga anijet” janë të gjitha mbetjet që krijohen gjatë shërbimeve të anijeve dhe operacioneve të pastrimit, mbetjet e mbledhura rastësisht gjatë lundrimit, si dhe mbetjet nga tepricat e ngarkesave. 31. “Mbetjet nga gomat e automjeteve” janë mbetjet që krijohen nga gomat e vjetruar dhe/ose të dëmtuara të automjeteve. 32. “Mbetje nga ndërtimi dhe shembja” janë mbetjet e krijuara nga veprimtaria e ndërtimit dhe e shembjes. 33. “Mbetjet nga ngarkesat” janë mbetjet e çdo materiali të ngarkuar në bordin e anijes, që mbeten në kuvertën, në hambarin apo në cisternat e anijes, pas operacioneve të ngarkimit dhe shkarkimit, duke përfshirë tepricat e ngarkimeve e të shkarkimeve dhe derdhjet, qofshin ato të lagështa, të thata ose të bartura nga uji i shpëlarjes, me përjashtim të pluhurit të ngarkesës që mbetet në kuvertë pas fshirjes ose pluhurit në sipërfaqet e jashtme të anijes. 34. “Mbetje të ambalazheve” janë të gjitha ambalazhet ose materialet e tyre që mbulohen nga përkufizimi i mbetjes në këtë ligj, me përjashtim të tepricave që mbesin nga prodhimi i tyre. 35. “Mbetje të rrezikshme” janë ato mbetje që shfaqin një ose më shumë nga vetitë e rrezikshme, të listuara në shtojcën 3 bashkëlidhur këtij ligji. 36. “Mbetje të rrezikshme shtëpiake” janë mbetjet shtëpiake, të cilat bëjnë pjesë në kategorinë e “mbetjeve të rrezikshme”. 37. “Mbetje jo të rrezikshme” janë mbetjet të cilat nuk shfaqin vetitë e mbetjeve të parashikuara në pikën 35 të këtij neni. 38. “Menaxhim i integruar i mbetjeve” është grumbullimi, transporti, rikuperimi, përfshirë ndarjen, dhe asgjësimi i mbetjeve e mbikëqyrja e këtyre operacioneve, kujdesi i mëtejshëm për vendet e asgjësimit, si dhe veprimet e ndërmarra në cilësinë e tregtarit apo agjentit. 39. “Ministër” është ministri përgjegjës për mjedisin. 40. “Ministria” është ministria përgjegjëse për mjedisin. 41. “Operator” është personi që: a) është përgjegjës për vendin e asgjësimit ose të rikuperimit të mbetjeve, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Personi përgjegjës në fazën e përgatitjes mund të jetë i ndryshëm nga personi përgjegjës në fazën e kujdesit të mëtejshëm pas mbylljes së landfill-it; b) kontrollon impiantin e incinerimit të mbetjeve. 42. “Parandalim” janë masat që merren para se një substancë, material ose produkt të kthehet në mbetje, me qëllim që të pakësohet: a) sasia e mbetjeve, përfshirë masat për ripërdorimin e produkteve ose zgjatjen e jetës së tyre; b) ndikimi negativ i mbetjeve në mjedis ose në shëndetin e njeriut; 5 c) përmbajtja e substancave të rrezikshme në materiale dhe produkte. 43. “PCB/PCT” është bifenilet e poliklorinuara, trifenilet e poliklorinuara, monometil- tetraklorodifenil metani, mono-metil-dikloro-difenil metani, monometil-dibromo-difenil metani dhe çdo përzierje që përmban cilëndo nga substancat e përmendura më lart në masë mbi 0,005 për qind të peshës së saj. 44. “Person” është personi fizik dhe personi juridik në kuptimin e legjislacionit në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare. 45. “Përgatitje për ripërdorim” janë operacionet e rikuperimit dhe përkatësisht kontrolli, pastrimi ose riparimi, me anë të të cilave produktet ose përbërësit e produkteve, që janë kthyer në mbetje, përgatiten për t’u ripërdorur pa iu nënshtruar ndonjë procesi tjetër përpunimi paraprak. 46. “Plastikë” është një polimer të cilit mund t’i jenë shtuar aditivë apo substanca nga lëndë të tjera dhe është i aftë të kryejë funksionin kryesor lidhës të komponentit strukturor të një qeseje mbajtëse. 47. “Produkt plastik njëpërdorimësh” është një produkt që përbëhet plotësisht apo pjesërisht nga plastika dhe që nuk është konceptuar, projektuar ose hedhur në treg me qëllim që të kryejë një përdorim të shumëfishtë dhe të shumëllojshëm gjatë jetës së tij, duke ia kthyer prodhuesit për rimbushje ose duke e përdorur për të njëjtin qëllim për të cilin u projektua. 48. “Qese mbajtëse plastike” është qesja mbajtëse, transportuese me ose pa vesh, e prodhuar nga plastika, që i vihet në dispozicion konsumatorit në pikën e shitjes. 49. “Qese mbajtëse plastike e lehtë” është qesja mbajtëse, transportuese me ose pa vesh, e prodhuar nga plastika, me trashësi për çdo anë më të vogël se 70 mikronë. 50. “Qese mbajtëse plastike e oxo-degradueshme” është qesja plastike mbajtëse e prodhuar nga materiale që përfshijnë aditivë, të cilët katalizojnë copëzimin e materialit plastik në mikrofragmente. 51. “Qese plastike higjieno-sanitare” është qesja plastike mbajtëse apo transportuese pa vesh, e cila shërben për grumbullimin, paketimin dhe/ose transportimin e mbetjeve. 52. “Riciklim” është çdo operacion rikuperimi, me anë të të cilit materialet e mbetjeve ripërpunohen për t’u shndërruar në produkte, materiale apo substanca, për t’u përdorur si për qëllimin fillestar, ashtu edhe për qëllime të tjera. Riciklimi përfshin ripërpunimin e materialeve organike, por nuk përfshin rikuperimin e energjisë dhe ripërpunimin që u bëhet mbetjeve për t’i shndërruar në materiale që përdoren si lëndë djegëse apo si lëndë rimbushëse. 53. “Rigjenerim i vajrave të përdorura” është çdo operacion riciklimi, me anë të të cilit vajrat bazë mund të prodhohen nga rafinimi i vajrave të përdorura, në mënyrë të veçantë, duke hequr ndotësit, produktet oksiduese dhe shtuesit e tjerë, që gjenden në këto vajra. 54. “Rikuperim” është çdo operacion, rezultati kryesor i të cilit është që: a) mbetjet të shërbejnë për një qëllim të dobishëm, duke zëvendësuar materiale të tjera, që do të përdoreshin në rast të kundërt për të përmbushur një funksion të caktuar; b) mbetjet të përgatiten për të përmbushur një funksion të caktuar në një impiant apo më gjerë në veprimtarinë ekonomike. Operacionet e rikuperimit përfshihen, por pa u kufizuar, në shtojcën 2 që i bashkëlidhet ligjit dhe është pjesë përbërëse e tij. 55. “Rikuperim i materialeve” është çdo operacion rikuperimi, me përjashtim të operacioneve për rikuperimin e energjisë dhe ripërpunimin e mbetjeve, duke i kthyer në materiale që do të përdoren si lëndë djegëse apo mjete të tjera për prodhimin e energjisë. Këtu përfshihen, ndër të tjera, përgatitja për ripërdorim, riciklim dhe rimbushje. 56. “Rimbushje” është çdo operacion rikuperimi ku mbetje të përshtatshme jo të rrezikshme përdoren për qëllime bonifikimi në zonat e gërmuara ose për qëllime të ndërhyrjeve inxhinierike në peizazh. Mbetjet e përdorura për rimbushje zëvendësojnë materialet që nuk janë mbetje dhe të jenë të përshtatshme për qëllimet e sipërpërmendura, si dhe të kufizohen me sasinë e nevojshme për të arritur qëllimet e sipërpërmendura. 57. “Ripërdorim” është çdo operacion me anë të të cilit produktet ose përbërësit që nuk janë mbetje përdoren përsëri për të njëjtin qëllim për të cilin ishin krijuar. 58. “Ruajtja paraprake” është mbajtja në vendin ku krijohen mbetjet, me qëllim ruajtjen e mbetjeve para grumbullimit dhe kryerja e operacioneve të ndarjes paraprake të mbetjeve përpara dërgimit për trajtim të mëtejshëm. 6 59. “Skema e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit” është tërësia e masave, të cilat sigurojnë që subjektet prodhuese mbartin përgjegjësinë financiare ose përgjegjësinë financiare dhe organizative për menaxhimin e asaj faze të ciklit të jetës së produktit që quhet mbetje. 60. “Subjekt prodhues” është një term i përdorur në kuadër të përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit dhe përfshin të gjithë personat fizikë apo juridikë që në bazë profesionale zhvillojnë, prodhojnë, përpunojnë, trajtojnë, shesin apo importojnë produkte. 61. “Stacion transferimi” është një vend i caktuar ose një mjet i lëvizshëm, ku mbetjet, pas grumbullimit, dërgohen dhe magazinohen në mënyrë të përkohshme, me qëllim ndryshimin e mjetit të transportit të mbetjeve, ku mund të kryhen edhe operacione ndihmëse, të tilla si: ndarja dhe/ose ngjeshja e mbetjeve, ndryshimi i mjetit të transportit të mbetjeve dhe operacione të ngjashme ndihmëse, përpara dërgimit drejt impiantit të trajtimit. 62. “Teknika më të mira të disponueshme” nënkupton të njëjtin kuptim siç parashikohet në legjislacionin në fuqi për lejet e mjedisit. 63. “Trajtim” janë operacionet e rikuperimit ose të asgjësimit, përfshirë përgatitjen para rikuperimit ose asgjësimit. 64. “Transportim” është tërësia e operacioneve që përfshijnë ngarkimin, transportin dhe shkarkimin, si dhe përgatitjen, shërbimin e mirëmbajtjen e automjeteve, që përdoren për të transportuar mbetjet. 65. “Tregtar” është çdo person që vepron si palë kryesore në blerjen dhe më pas në shitjen e mbetjeve, përfshirë çdo person që nuk i merr fizikisht mbetjet në posedim. 66. “Vajra të përdorura” janë të gjitha vajrat lubrifikuese ose industriale, minerale apo sintetike, që nuk janë më të përshtatshme për përdorimin për të cilin ishin paracaktuar, të tilla si vajrat e përdorura të motorëve me djegie të brendshme dhe vajrat e kutisë së ndërrimit të marsheve, vajrat lubrifikuese, vajrat për turbinat, vajrat për transformatorë dhe vajrat hidraulike. 67. “Vendndodhja e mbetjeve” është çdo vend ku, sipas këtij ligji, kryhen operacionet e trajtimit të mbetjeve, përfshirë depozitimin e përhershëm të mbetjeve. 68. “Zona e menaxhimit të mbetjeve” është territori nën juridiksionin e bashkive që formojnë zonën e menaxhimit të mbetjeve, sipas miratimit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, brenda të cilit kryhen operacione të menaxhimit të integruar të mbetjeve në nivel ndërvendor. 69. “Zotërues i mbetjeve” është krijuesi i mbetjeve ose çdo person fizik ose juridik që ka posedimin e mbetjeve. Neni 5 Parime të përgjithshme 1. Menaxhimi i integruar i mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë është çështje e interesit publik. 2. Menaxhimi i integruar i mbetjeve kryhet duke respektuar: a) parimet e mbrojtjes, ruajtjes dhe përmirësimit të cilësisë së mjedisit dhe të mbrojtjes së shëndetit të njeriut, sipas legjislacionit shqiptar në fuqi për mbrojtjen e mjedisit; b) parimet e ekonomisë qarkulluese, që i konsideron mbetjet si burim; c) parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit, përfshirë barazinë gjinore, si dhe ndikimin e përgjithshëm ekonomik e social; ç) parimin “ndotësi paguan” sipas parashikimit në legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit; d) hierarkinë e mbetjeve. 3. Menaxhimi i integruar i mbetjeve kryhet sipas kritereve të efikasitetit, eficiencës, leverdisë ekonomike, transparencës dhe fizibilitetit teknik e ekonomik, për të garantuar një sistem të qëndrueshëm dhe proporcional. Sistemi i menaxhimit të integruar të mbetjeve mbështetet edhe në bashkëpunimin e subjekteve të përfshira në prodhimin, shpërndarjen, përdorimin, konsumin e produkteve, prej të cilave krijohen mbetje. 4. Institucionet dhe subjektet përgjegjëse marrin masat e nevojshme që mbetjet të menaxhohen pa rrezikuar shëndetin e njeriut dhe pa dëmtuar mjedisin, duke garantuar që të mos vihen në rrezik ujërat, ajri, toka, përfshirë tokat bujqësore, bimët ose kafshët dhe të mos shkaktohen shqetësime përmes zhurmës ose erës së pakëndshme, të mos ndikohen negativisht zonat rurale ose zonat që gëzojnë mbrojtje të veçantë. 7 Neni 6 Hierarkia e mbetjeve 1. Legjislacioni, politikat, strategjitë, planet, programet dhe masat e ndërmarra për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, si edhe lejet e licencat përkatëse dhe aktivitetet e përditshme të menaxhimit të mbetjeve zbatojnë hierarkinë e mbetjeve sipas renditjes së mëposhtme: a) parandalimin e mbetjeve; b) përgatitjen e mbetjeve për ripërdorim; c) riciklimin e mbetjeve; ç) rikuperime të tjera të mbetjeve; d) asgjësimin e mbetjeve. 2. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit, miraton rregullat për zbatimin e hierarkisë së mbetjeve që japin rezultatet më të mira për mjedisin. Në këto rregulla parashikohen edhe përjashtimet që lejojnë që për rryma të veçanta mbetjesh të mos zbatohet hierarkia e mbetjeve. Përjashtimi lejohet vetëm në rast se justifikohet nga analiza e ciklit të plotë të jetës së mbetjeve dhe e impaktit të përgjithshëm që kanë mbetjet që nga krijimi dhe deri në menaxhimin e tyre. 3. Për zbatimin e hierarkisë së mbetjeve, institucionet përgjegjëse dhe personat fizikë e juridikë, që angazhohen në menaxhimin e integruar të mbetjeve, përdorin instrumentet ekonomike dhe masat e tjera nxitëse të shtojcës 6 të këtij ligji. Neni 7 Nënproduktet 1. Për qëllime të këtij ligji, një substancë ose një objekt, që përftohet gjatë një procesi prodhimi, qëllimi kryesor i të cilit nuk është prodhimi i kësaj substance apo i këtij objekti, konsiderohet se nuk është mbetje, por nënprodukt vetëm në qoftë se plotëson të gjitha kushtet e mëposhtme: a) është e sigurt që substanca ose objekti do të ketë përdorim të mëtejshëm; b) substanca ose objekti mund të përdoret drejtpërdrejt pa iu nënshtruar ndonjë përpunimi të mëtejshëm, përveç atyre të parashikuara nga praktika normale industriale; c) substanca ose objekti prodhohet si pjesë përbërëse e procesit të prodhimit; ç) përdorimi i mëtejshëm i kësaj substance ose i këtij objekti është i ligjshëm, në kuptimin që substanca ose objekti i përmbush të gjitha standardet e produktit dhe kërkesat për mbrojtjen e mjedisit e të shëndetit nga përdorimi dhe nuk ka një ndikim të përgjithshëm negativ në mjedis apo në shëndetin e njeriut. 2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton kriteret dhe procedurat për klasifikimin si nënprodukte dhe jo si mbetje, në përputhje me kushtet e pikës 1 të këtij neni. Neni 8 Fundi i statusit mbetje 1. Për qëllim të këtij ligji, mbetja, që ka pësuar një operacion riciklimi ose operacione të tjera rikuperimi, pushon së qeni mbetje vetëm në qoftë se plotëson të gjitha kushtet e mëposhtme: a) substanca ose objekti do të përdoret për qëllime të caktuara; b) ekziston tregu apo kërkesa për atë substancë ose objekt; c) substanca ose objekti plotëson kërkesat teknike për përdorimin e caktuar dhe është në përputhje me legjislacionin ekzistues dhe standardet që zbatohen për këto produkte; ç) përdorimi i substancës ose objektit plotëson të gjitha kërkesat për mbrojtjen e mjedisit e të shëndetit dhe nuk sjell ndikime të përgjithshme negative në mjedis ose në shëndetin e njeriut. 2. Çdo person fizik ose juridik, që përdor për herë të parë një material që ka pushuar së qeni mbetje dhe nuk është hedhur në treg, ose hedh për herë të parë në treg një material që ka pushuar së qeni mbetje, sigurohet që materiali përmbush: a) kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni; b) kriteret e legjislacionit të posaçëm për kimikatet; c) kriteret e legjislacionit të posaçëm për produktin përkatës. 8 3. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit, miraton kriteret dhe procedurat e posaçme për njohjen e fundit të statusit “mbetje” për çdo lloj mbetjeje. Këto kritere sigurojnë mbrojtjen e mjedisit e të shëndetit të njeriut, lehtësojnë përdorimin e kujdesshëm dhe të arsyeshëm të burimeve natyrore dhe përfshijnë të paktën: a) kërkesën që në operacionet e rikuperimit të përdoren materiale të lejuara mbetjesh; b) kërkesën që të përdoren procese dhe teknika të lejuara trajtimi; c) kritere cilësie sipas standardeve për produktet përkatëse, që plotësohen nga materialet që kanë pushuar së qeni mbetje pas operacioneve të rikuperimit dhe, kur është e nevojshme, vlera kufi të ndotësve; ç) kërkesën që sistemet e menaxhimi të kenë aftësinë të tregojnë se zbatohen kriteret e fundit të statusit “mbetje” dhe që të përfshijnë kontrollin e cilësisë, vetëmonitorimin dhe, kur është e nevojshme, akreditimin; d) kërkesën për deklaratën e konformitetit. Neni 9 Klasifikimi dhe katalogu i mbetjeve 1. Në kuadër të këtij ligji, mbetjet klasifikohen, mbi bazën e origjinës së krijimit, në mbetje shtëpiake dhe mbetje nga veprimtari të tjera dhe, mbi bazën e karakteristikave të rrezikshmërisë, në mbetje të rrezikshme dhe mbetje jo të rrezikshme. 2. Klasifikimi sipas pikës 1 të këtij neni bëhet nga katalogu i mbetjeve, që përmban listën e mbetjeve sipas origjinës dhe përbërjes së tyre dhe, kur është e nevojshme, edhe sipas vlerave kufi të përqendrimit të substancave të rrezikshme. Katalogu i mbetjeve miratohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit. 3. Katalogu i mbetjeve përfshin mbetjet e rrezikshme që klasifikohen si të tilla në përputhje me vetitë e mbetjeve të përcaktuara në shtojcën 3 të këtij ligji. Klasifikimi i një mbetjeje në katalogun e mbetjeve si mbetje e rrezikshme është detyrues. 4. Ndalohet hollimi apo përzierja e mbetjeve të rrezikshme me mbetje të tjera, me qëllim uljen e përqendrimeve fillestare të substancave të rrezikshme në një nivel më të ulët se vlera kufi, që i përkufizon mbetjet si të rrezikshme, me qëllim riklasifikimin e tyre si mbetje jo të rrezikshme. 5. Pavarësisht se një substancë ose objekt gjendet në katalogun e mbetjeve, ajo konsiderohet si e tillë vetëm në rastet kur përmbush parashikimet e pikës 20 të nenit 4 të këtij ligji. 6. Ministria, të paktën çdo 2 vjet, analizon nëse është i nevojshëm rishikimi i katalogut të mbetjeve, veçanërisht në rastet kur evidenton një mbetje të re të rrezikshme ose kur konstaton se një mbetje e klasifikuar si e rrezikshme nuk shfaq vetitë e listuara në shtojcën 3. Në këto raste dhe në raste të tjera, kur është e nevojshme, ministri i propozon Këshillit të Ministrave rishikimin e katalogut të mbetjeve, me qëllim përditësimin dhe përshtatjen e tij. 7. Katalogu i mbetjeve dhe çdo rishikim i tij publikohet në faqen zyrtare të ministrisë. KREU II KËRKESA TË PËRGJITHSHME Neni 10 Parandalimi i mbetjeve 1. Parandalimi i mbetjeve kryhet nëpërmjet masave të parashikuara në Programin Kombëtar të Parandalimit të Mbetjeve, që miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për mjedisin, në përputhje me parashikimet e nenit 66 të këtij ligji. 2. Masat për parandalimin e mbetjeve në nivel sektorial, zonal apo vendor parashikohen, sipas rastit, edhe në planet sektoriale, zonale apo vendore për menaxhimin e integruar të mbetjeve, të parashikuara në nenet 63-65 të këtij ligji. Në çdo rast, këto masa janë në përputhje me masat e parashikuara në Programin Kombëtar të Parandalimit të Mbetjeve dhe me parashikimet e këtij ligji. 9 Neni 11 Përgatitja për ripërdorim dhe riciklimi i mbetjeve 1. Masat për nxitjen e përgatitjes për ripërdorim të mbetjeve përcaktohen në Strategjinë Kombëtare, planin sektorial, zonal ose vendor të menaxhimit të integruar të mbetjeve, sipas parashikimeve të kreut V të këtij ligji dhe përfshijnë: a) masa për ngritjen dhe mbështetjen e rrjeteve të ripërdorimit dhe të riparimit; b) masa që u lehtësojnë rrjeteve të ripërdorimit dhe të riparimit akses te mbetjet që përgatiten për ripërdorim, të grumbulluara nga persona fizikë ose juridikë që ushtrojnë veprimtarinë e grumbullimit të mbetjeve; c) masa që promovojnë përdorimin e instrumenteve ekonomike; ç) kritere specifike në procedurat e prokurimit publik; d) përmbushjen e objektivave sasiorë; dh) masa që inkurajojnë zbatimin e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit; e) masa të tjera të përshtatshme për realizimin e këtij qëllimi. 2. Për të nxitur riciklimin me cilësi të lartë, mbetjet grumbullohen në mënyrë të diferencuar. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit dhe pas konsultimit me njësitë e vetëqeverisjes vendore, miraton kriteret, procedurat dhe afatet për zbatimin e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve për të gjitha rrymat e mbetjeve. Neni 12 Rikuperimi i mbetjeve 1. Për kryerjen e operacioneve të përgatitjes për ripërdorim, të riciklimit dhe të rikuperimeve të tjera të mbetjeve në përputhje me hierarkinë e mbetjeve dhe me parimet e këtij ligji: a) mbetjet grumbullohen në mënyrë të diferencuar sipas nenit 11 të këtij ligji dhe nuk përzihen me mbetje apo materiale të tjera që janë të ndryshme në përbërje, përveçse në rastet e parashikuara në pikën 2 të këtij neni; b) mbetjet e rrezikshme, substancat, përzierjet apo përbërësit e rrezikshëm eliminohen përpara apo gjatë rikuperimit, me qëllim trajtimin e tyre në përputhje me dispozitat e këtij ligji. 2. Lejohen përjashtime nga detyrimi i parashikuar në pikën 1 të këtij neni në rastet kur plotësohet të paktën një nga kushtet e mëposhtme: a) kur grumbullimi i disa lloje mbetjesh së bashku nuk pengon që këto mbetje t’i nënshtrohen përgatitjes për ripërdorim, riciklimit dhe rikuperimeve të tjera, në përputhje me nenin 6 të këtij ligji, dhe cilësia e materialit është e ngjashme me cilësinë e materialit që përftohet nga operacionet e përgatitjes për ripërdorim, riciklim dhe rikuperimeve të tjera të mbetjeve që janë grumbulluar në mënyrë të diferencuar; b) kur grumbullimi i diferencuar i mbetjeve nuk jep rezultatin më të mirë për mjedisin, duke konsideruar ndikimet e përgjithshme në mjedis nga menaxhimi i rrymave përkatëse të mbetjeve; c) kur grumbullimi i diferencuar i mbetjeve nuk është teknikisht i realizueshëm duke konsideruar praktikat më të mira të grumbullimit të mbetjeve; ç) kur grumbullimi i diferencuar shkakton kosto ekonomike joproporcionale, që llogariten duke konsideruar këto elemente: i. kostot e ndikimit negativ në mjedis dhe në shëndet që shkaktohen nga grumbullimi dhe trajtimi i padiferencuar i mbetjeve; ii. potencialin e rritjes së eficiencës së grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve; iii. të ardhurat nga shitja e lëndëve të para dytësore; iv. zbatimin e parimit “ndotësi paguan” dhe të përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit. 3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton kriteret dhe procedurat e posaçme të operacioneve të rikuperimit, përfshirë kriteret dhe procedurat për përjashtimin nga detyrimi i grumbullimit të diferencuar të mbetjeve, sipas pikës 2 të këtij neni. 4. Ministri shqyrton rregullisht kriteret dhe procedurat për përjashtimin nga detyrimi i grumbullimit të diferencuar, sipas pikës 2 të këtij neni, duke konsideruar praktikat më të mira të grumbullimit të diferencuar të mbetjeve dhe zhvillimet në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe i propozon Këshillit të Ministrave ndryshimet e nevojshme. 10 Neni 13 Objektivat dhe metodologjia e llogaritjes së përmbushjes së objektivave të përgatitjes për ripërdorim, riciklim dhe rikuperime të tjera të mbetjeve 1. Objektivat e përgatitjes së mbetjeve për ripërdorim, riciklim dhe rikuperime të tjera të rrymave të mbetjeve përcaktohen në Strategjinë Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe planin e saj të veprimit, që miratohet sipas parashikimeve të nenit 62 të këtij ligji. 2. Metodologjia e llogaritjes së përmbushjes së objektivave, viti në të cilin fillon detyrimi për përmbushjen e objektivave, si dhe afatet e ndërmjetme përcaktohen nga Këshilli i Ministrave me propozimin e ministrit dhe pas konsultimit me njësitë e vetëqeverisjes vendore, bazuar në: a) situatën faktike të NJQV-ve; b) analizën e sasive totale të mbetjeve bashkiake; c) aftësinë teknologjike për ripërdorim, riciklim dhe rikuperim; ç) metodologjinë e përmbushjes së objektivave; d) peshën e mbetjeve bashkiake të krijuara dhe të përgatitura për ripërdorim ose të ricikluara në një vit të caktuar kalendarik që llogaritet si më poshtë: i. pesha e mbetjeve bashkiake të përgatitura për ripërdorim llogaritet si pesha e produkteve ose përbërësve të produkteve që janë kthyer në mbetje bashkiake dhe u janë nënshtruar të gjitha operacioneve të nevojshme të kontrollit, pastrimit ose riparimit për të mundësuar ripërdorimin pa iu nënshtruar ndarjes apo përpunimit paraprak të mëtejshëm; ii. pesha e mbetjeve bashkiake të ricikluara llogaritet si pesha e mbetjeve, të cilat, pasi u janë nënshtruar të gjitha kontrolleve, ndarjes dhe operacioneve të tjera paraprake të nevojshme për të hequr materialet e mbetjeve që nuk trajtohen në proceset e mëvonshme të ripërpunimit dhe që garantojnë riciklimin me cilësi të lartë, u nënshtrohen operacioneve të riciklimit ku mbetjet ripërpunohen për të përftuar produkte, materiale apo substanca. Neni 14 Asgjësimi i mbetjeve 1. Mbetjet, që nuk i nënshtrohen rikuperimit sipas nenit 12 të këtij ligji, u nënshtrohen operacioneve të sigurta të asgjësimit, në përputhje me parimet e nenit 5 të këtij ligji, për mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mjedisit. 2. Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe plani i veprimit përmban objektivat për reduktimin e operacioneve të asgjësimit të mbetjeve. KREU III MENAXHIMI I INTEGRUAR I MBETJEVE SEKSIONI I PËRGJEGJËSIA PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE Neni 15 Përgjegjësitë e menaxhimit të integruar të mbetjeve Subjektet përgjegjëse për menaxhimin e integruar të mbetjeve janë: a) krijuesi ose zotëruesi i mbetjeve, i cili ka përgjegjësi për realizimin e menaxhimit të integruar të mbetjeve, të krijuara apo të zotëruara prej tij; b) subjekti prodhues, që i nënshtrohet skemës së përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit, i cili ka përgjegjësinë e menaxhimit të integruar të mbetjeve që krijohen nga produkti i prodhuar, i përpunuar, i trajtuar, i shitur apo i importuar prej tij; c) bashkitë, të cilat janë përgjegjëse për menaxhimin e integruar të mbetjeve bashkiake dhe mbetjeve të tjera, të përcaktuara në dispozitat e këtij ligji, që ndodhen në territorin nën juridiksionin e tyre; 11 ç) AKEM-i, i cili ka përgjegjësi për infrastrukturën fundore të trajtimit të mbetjeve, që ai ka në administrim. Neni 16 Përgjegjësia e krijuesit ose zotëruesit të mbetjeve 1. Krijuesi ose zotëruesi i mbetjeve është përgjegjës për realizimin e menaxhimit të integruar të mbetjeve, të krijuara dhe/ose të zotëruara prej tij, në përputhje me këtë ligj, me legjislacionin në fuqi për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe lejet e mjedisit, si dhe me legjislacionin e posaçëm që rregullon rrymat e caktuara të mbetjeve. Në zbatim të këtij detyrimi, krijuesi ose zotëruesi i mbetjeve sigurohet që mbetjet e krijuara apo të zotëruara prej tij t’u nënshtrohen operacioneve të menaxhimit të integruar të mbetjeve në një nga mënyrat e mëposhtme: a) duke kryer menaxhimin e integruar të mbetjeve; b) duke realizuar menaxhimin e integruar të mbetjeve nëpërmjet një agjenti apo tregtari të licencuar, sipas legjislacionit në fuqi; c) duke transferuar apo dorëzuar mbetjet te personat që kryejnë trajtimin e mbetjeve, në përputhje me legjislacionin në fuqi; ç) duke i transferuar apo dorëzuar mbetjet te sistemi i grumbullimit të mbetjeve, i ngritur nga bashkia përkatëse; d) duke i transferuar apo dorëzuar mbetjet te një sistem grumbullimi, i ngritur dhe administruar nga operatorë privatë, brenda territorit ku ndodhen mbetjet dhe vepron në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi. 2. Krijuesi ose zotëruesi i mbetjeve, që dorëzon apo transferon mbetjet te një agjent ose tregtar, nuk çlirohet nga përgjegjësia për kryerjen e plotë të operacioneve të rikuperimit ose asgjësimit të mbetjeve. Krijuesi ose zotëruesi i mbetjeve, që dorëzon apo transferon mbetjet te sistemi i grumbullimit të mbetjeve, i ngritur sipas parashikimeve të këtij ligji, ose te një person fizik ose juridik që kryen trajtimin e mbetjeve, çlirohet nga përgjegjësia për kryerjen e plotë të operacioneve të rikuperimit ose asgjësimit të mbetjeve, kur pajiset me dokumentacionin e përshtatshëm ligjor, sipas rastit. Neni 17 Përgjegjësia e zgjeruar e subjekteve prodhuese 1. Subjekti prodhues, që zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet ose importon mbi baza profesionale produkte që gjenerojnë mbetje pas përdorimit, përfshihet në skemën e përgjegjësisë së zgjeruar të subjekteve prodhuese. 2. Përgjegjësia e zgjeruar e subjekteve prodhuese rregullohet me ligj të posaçëm. Neni 18 Përgjegjësia e bashkive Bashkitë janë përgjegjëse për menaxhimin e integruar të mbetjeve bashkiake dhe të mbetjeve të tjera të parashikuara në këtë ligj, që ndodhen në territorin nën juridiksionin e tyre, sipas kompetencave dhe detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj. Neni 19 Përgjegjësia e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve Personat fizikë dhe juridikë, të licencuar, që grumbullojnë ose transportojnë mbetje, kanë përgjegjësinë të dorëzojnë mbetjet e grumbulluara ose të transportuara në impiante trajtimi të përshtatshme, që i përmbushin kërkesat e këtij ligji dhe që shoqërohen me dokumentacionin e dorëzimit apo të transferimit, sipas kërkesave të këtij ligji ose legjislacionit të posaçëm. 12 SEKSIONI II INSTITUCIONET PËRGJEGJËSE Neni 20 Institucionet përgjegjëse në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve Autoritetet përgjegjëse që ushtrojnë funksione në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve janë të organizuara si më poshtë: 1. Në nivel qendror, autoritetet përgjegjëse në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve, të cilat ushtrojnë kryesisht funksione politikëbërëse, rregullatore, administruese, monitoruese dhe zbatuese janë: a) ministria përgjegjëse për mjedisin; b) Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve, si strukturë menaxhuese e infrastrukturës fundore të trajtimit të mbetjeve, që janë në administrim të saj; c) Agjencia Kombëtare e Mjedisit; ç) struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit. 2. Bashkitë janë autoritetet përgjegjëse në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve, të cilat ushtrojnë kryesisht funksione organizimi, administrimi dhe zbatimi të menaxhimit të integruar të mbetjeve në nivel bashkiak. Neni 21 Ministria përgjegjëse për mjedisin 1. Ministria përgjegjëse për mjedisin është institucioni i nivelit qendror, që drejton politikën shtetërore në fushën e menaxhimit të mbetjeve. 2. Për zbatimin e funksionit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, ministria: a) harton dhe zhvillon politikat, legjislacionin dhe standardet në fushën e menaxhimit të mbetjeve; b) harton Strategjinë Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve e planin e veprimit dhe monitoron zbatimin e saj; c) zhvillon dhe mbështet fushatat informuese dhe ndërgjegjësuese për menaxhimin e mbetjeve me fonde publike dhe burime të tjera të ligjshme për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Neni 22 Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve 1. Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve është person juridik, e organizuar në formën e një shoqërie aksionare. Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si aksionar të shoqërisë është ministria përgjegjëse për mjedisin. 2. Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve vepron nën emrin tregtar “Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve” sh.a., dhe me emrin e shkurtuar AKEM. 3. Selia e regjistruar e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve ndodhet në Tiranë. 4. Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve mund të krijojë shoqëri dhe degë. 5. Për përmbushjen e qëllimit dhe objektivave të këtij ligji, AKEM-i ushtron këto kompetenca kryesore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve: a) bashkërendon me institucionet e administratës publike, në nivel qendror e vendor, me partnerët ndërkombëtarë, investitorët dhe palët e interesuara për zbatimin e menaxhimit të integruar të mbetjeve, për planifikimin territorial të infrastrukturës së mbetjeve dhe funksionimin e tyre në përputhje me parashikimet e këtij ligji; b) zhvillon, koordinon dhe administron infrastrukturën e rrjetit kombëtar të impianteve të trajtimit (rikuperimit dhe asgjësimit) të mbetjeve gjatë fazave të ndërtimit, operimit dhe mbylljes të tyre; c) realizon projektet për ngritjen e infrastrukturës fundore të menaxhimit të mbetjeve; ç) monitoron zbatimin e planeve e të programeve për menaxhimin e integruar të mbetjeve në nivel qendror dhe vendor; 13 d) organizon punën për edukimin mjedisor, promovimin dhe nxitjen e zbatimit të hierarkisë së mbetjeve, për realizimin e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve dhe rikuperimin e tyre në shkallë të gjerë në territorin e Republikës së Shqipërisë; dh) monitoron zbatimin e detyrimeve për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve nga bashkitë dhe të objektivave të tjerë të menaxhimit të integruar të mbetjeve; e) koordinon me bashkitë iniciativat dhe veprimet, përfshirë ato ekonomike, për të favorizuar riciklimin dhe rikuperimin e mbetjeve, si dhe për të promovuar tregun e produkteve të rikuperuara dhe përdorimin e tyre nga administrata publike, subjektet tregtare dhe konsumatorët. 6. Organizimi i brendshëm, organet drejtuese dhe mënyra e funksionimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për mjedisin. Neni 23 Agjencia Kombëtare e Mjedisit Agjencia Kombëtare e Mjedisit është institucion publik qendror, në varësi të ministrit përgjegjës për mjedisin. Për përmbushjen e qëllimit dhe objektivave të këtij ligji, AKM-ja ushtron këto kompetenca kryesore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve: a) mbledh, përpunon, ruan dhe analizon të dhënat për krijimin dhe trajtimin e mbetjeve, që lidhen me zbatimin e lejeve të mjedisit, në përputhje me standardet e pranuara dhe informon ministrinë dhe palët e tjera të interesuara; b) organizon dhe menaxhon regjistrat e të dhënave për çështje të ndryshme, që kanë të bëjnë me menaxhimin e integruar të mbetjeve, në përputhje me nenin 71 të këtij ligji; c) kryen vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe licencimin e veprimtarive në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve. Neni 24 Bashkitë 1. Bashkitë janë përgjegjëse për organizimin dhe funksionimin e ndarjes së mbetjeve në burim dhe grumbullimin e diferencuar të tyre si pjesë e sistemit të menaxhimit të integruar të mbetjeve, në territorin nën juridiksionin e tyre. 2. Për zbatimin e funksionit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, bashkitë kanë këto kompetenca: a) grumbullimin e mbetjeve bashkiake dhe rrymave të tjera të mbetjeve të përcaktuara në këtë ligj; b) grumbullimin e diferencuar të mbetjeve sipas rrymave të caktuara të mbetjeve, në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore zbatuese; c) kryerjen e të gjitha shërbimeve mbështetëse për realizimin e operacioneve funksionale të grumbullimit të diferencuar dhe të menaxhimit të mbetjeve të përmendura në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike, të tilla si vendosja e kontejnerëve të përshtatshëm të grumbullimit, përcaktimi i metodës së grumbullimit, në përputhje me dokumentet planifikuese në fuqi; ç) ngritjen e sistemit bashkiak të grumbullimit të mbetjeve dhe përcaktimin e rregullave të grumbullimit, përcaktimin e pikave të grumbullimit, pikave të magazinimit të përkohshëm dhe të stacioneve të transferimit të mbetjeve dhe në përgjithësi të vendndodhjes së infrastrukturës së nevojshme për menaxhimin e integruar të mbetjeve brenda territorit të bashkisë, në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi për planifikimin e zhvillimin e territorit; d) monitorimin dhe kontrollin e territorit të bashkisë me qëllim parandalimin dhe mbikëqyrjen e hedhjes së paligjshme të mbetjeve në vende të paautorizuara dhe/ose krijimin e venddepozitimeve të paligjshme të mbetjeve dhe, në bashkërendim me organet kompetente, marrjen e masave për ndëshkimin e paligjshmërisë, mbledhjen e mbetjeve të hedhura në mënyrë të paligjshme dhe trajtimin e tyre; dh) monitorimin dhe kontrollin e territorit të bashkisë për zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe bashkëpunimin e koordinimin me institucionet kompetente për marrjen e masave për ndëshkimin e shkeljeve të këtij ligji; e) organizimin dhe mbështetjen e skemave e të fushatave informuese dhe ndërgjegjësuese për menaxhimin e mbetjeve me fonde publike e burime të tjera të ligjshme për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe masave konkrete për parandalimin e mbetjeve brenda territorit të bashkisë; 14 ë) mbledhjen, përpunimin, ruajtjen dhe raportimin e të dhënave në lidhje me menaxhimin e mbetjeve në territorin e bashkisë, përfshirë të dhënat për vendndodhjen e infrastrukturave të menaxhimit të mbetjeve, të dhëna për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve, të dhëna për sasinë e rrymave të caktuara të mbetjeve të grumbulluara dhe të trajtuara në territorin e bashkisë, si dhe çdo të dhënë tjetër të parashikuar në këtë ligj dhe të domosdoshme për realizimin e funksioneve të menaxhimit të mbetjeve nga bashkia. Bashkia, në bazë të detyrimit ligjor, informon për këto të dhëna pranë AKEM-it; f) raportimin pranë AKEM-it të statistikave vjetore të mbetjeve të krijuara në territorin e tyre; g) përcaktimin e zërave të shërbimeve të menaxhimit të mbetjeve bashkiake në bazë të nevojave dhe infrastrukturës për rritjen e performancës së këtij shërbimi dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore. 3. Bashkitë ushtrojnë funksionet e grumbullimit të mbetjeve nëpërmjet: a) strukturave të tyre ekzistuese administrative apo ngritjes së strukturave administrative të posaçme për këtë qëllim; b) njësive ekonomike apo institucioneve ekzistuese në varësi të tyre apo ngritjes së tyre për këtë qëllim; c) personave juridikë publikë ekzistues apo themelimit të personave juridikë publikë për ushtrimin e këtyre funksioneve; ç) lidhjes së kontratave me subjekte private që ushtrojnë veprimtaritë e sipërpërmendura, në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe legjislacionit të posaçëm në fuqi. 4. Për ushtrimin e funksioneve të tyre në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve, bashkitë veprojnë në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të legjislacionit të posaçëm për vetëqeverisjen vendore dhe zbatojnë parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit. 5. Kryetarët e njësive të vetëqeverisjes vendore janë përgjegjës për grumbullimin dhe administrimin e mbetjeve, që krijohen brenda territorit të tyre administrativ, në përputhje me parashikimet e këtij ligji. SEKSIONI III ZONAT E MENAXHIMIT TË MBETJEVE Neni 25 Zonat e menaxhimit të mbetjeve 1. Territori i Republikës së Shqipërisë organizohet në zona për menaxhimin e mbetjeve. Për kualifikimin e një territori si zonë e menaxhimit të mbetjeve konsiderohen të gjitha kriteret e mëposhtme: a) në zonën e menaxhimit të mbetjeve krijohen impiantet kryesore për trajtimin e mbetjeve ose planifikohet ngritja e tyre; b) në zonën e menaxhimit të mbetjeve ekziston infrastruktura mbështetëse e trajtimit të mbetjeve ose planifikohet ngritja e saj; c) vendndodhja dhe shtrirja e zonës së menaxhimit të mbetjeve të jetë e tillë në mënyrë që të mbulojë një territor në mënyrë sa më eficiente; ç) aksesueshmëria e territorit të mbuluar nga zona e menaxhimit të mbetjeve të jetë në përputhje me kushtet teknike të infrastrukturës rrugore; d) numri i popullsisë; dh) sasitë e mbetjeve të krijuara në territorin e mbuluar nga zona e menaxhimit të mbetjeve; 2. Zonat e menaxhimit të mbetjeve miratohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe janë pjesë e Planit Kombëtar Sektorial të Menaxhimit të Mbetjeve. 3. Transporti ndërzonal i mbetjeve nuk është ekskluzivitet i landfill-it të zonës, në përputhje me statusin dhe plotësimin e kritereve nga landfill-i, sipas standardeve të BE-së dhe menaxhimit të integruar të tij. Neni 26 Bashkëpunimi ndërvendor 1. Bashkitë, që përfshihen në një zonë të menaxhimit të mbetjeve, dhe AKEM-i nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi ndërvendor ku përcaktohen: a) qëllimi i marrëveshjes; b) procedura dhe kuorumi i vendimmarrjes së bashkive për çdo vendim të nevojshëm në lidhje me funksionimin e veprimtarive të zhvilluara në nivelin e zonës së menaxhimit të mbetjeve; 15 c) të drejtat dhe detyrimet e bashkive pjesëmarrëse; ç) funksionet që do të ushtrohen nga secila bashki; d) struktura organizative e zonës së menaxhimit të mbetjeve; dh) të drejtat e pronësisë mbi infrastrukturat ekzistuese; e) detyrimet për ndërtimin dhe operimin e infrastrukturës së menaxhimit të mbetjeve kur ajo mungon ose është e pamjaftueshme dhe për mënyrën e bashkëpunimit mes bashkive përkatëse; ë) mënyra dhe masa e kontributit financiar të secilës bashki; f) mbledhja e të ardhurave, si dhe përdorimi i të ardhurave dhe përfitimeve të tjera; g) çdo element tjetër që konsiderohet me rëndësi për përmbushjen e qëllimit të menaxhimit të mbetjeve në zonën përkatëse të menaxhimit të mbetjeve. 2. Marrëveshja e bashkëpunimit për secilën zonë të menaxhimit të mbetjeve miratohet nga këshilli bashkiak i secilës bashki pjesëmarrëse. 3. Marrëveshja e parashikuar në pikën 2 të këtij neni zbaton të gjitha parashikimet e legjislacionit në fuqi për vetëqeverisjen vendore. SEKSIONI IV KOSTOT, INSTRUMENTET EKONOMIKE DHE MASAT E TJERA NXITËSE Neni 27 Kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve 1. Kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve, duke përfshirë kostot e infrastrukturës dhe operimit të saj, mbulohen nga krijuesi ose nga zotëruesi i mbetjeve, në përputhje me parimin “Ndotësi paguan”. 2. Kostot për menaxhimin e integruar të mbetjeve, që krijohen nga produktet që i nënshtrohen skemës së përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit, mbulohen në përputhje me parashikimet e ligjit të posaçëm për përgjegjësinë e zgjeruar të subjekteve prodhuese. 3. Kostot për menaxhimin e integruar të mbetjeve, që janë përgjegjësi e bashkive, mbulohen nga bashkitë në përputhje me parashikimet e legjislacionit për vetëqeverisjen vendore dhe dispozitat e posaçme të këtij ligji. 4. Kur krijuesi i mbetjeve nuk identifikohet, kostot e pastrimit, grumbullimit, trajtimit dhe rehabilitimit mjedisor të mbetjeve të hedhura në mënyrë të paligjshme mbulohen nga zotëruesi aktual i mbetjeve. Pas identifikimit të krijuesit të mbetjeve, kostot e pastrimit, grumbullimit, trajtimit të mbetjeve dhe të rehabilitimit mjedisor, si dhe të identifikimit të krijuesit rimbursohen nga krijuesi. 5. Çdo zonë e menaxhimit të mbetjeve mbulon kostot e investimit për ndërtimin e infrastrukturës për menaxhimin e integruar të mbetjeve bashkiake brenda zonës. Të gjitha bashkitë, që janë pjesë e zonës së menaxhimit të mbetjeve, dhe AKEM-i financojnë kostot e investimit të zonës së menaxhimit të mbetjeve në përputhje me parashikimet e marrëveshjeve ndërvendore, sipas nenit 26 të këtij ligji, dhe kompetencave dhe përgjegjësive të tyre. Në rast se kostot e investimit të infrastrukturës nuk përballohen nga buxhetet e bashkive dhe nga zona e menaxhimit të mbetjeve përkatëse, kostot mbulohen nga buxheti i shtetit i Republikës së Shqipërisë, si edhe nga burime të tjera të ligjshme, si: donacione, grante, financime vendase dhe të huaja. 6. AKEM-i planifikon, projekton, koordinon dhe administron rrjetin kombëtar të impianteve të trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve në të gjitha fazat e zhvillimit të tij, që përfshijnë ndërtimin, operimin, administrimin dhe mbylljen e tyre. 7. Kostot për pastrimin dhe rehabilitimin e vendeve ekzistuese jashtë standardeve mbulohen nga AKEM-i dhe rimbursohen nga ndotësi. 8. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe ministrit përgjegjës për vetëqeverisjen vendore, miraton metodologjinë e llogaritjes së kostove operative dhe të shërbimit të grumbullimit, pastrimit dhe transportit deri në stacionet e transferimit të mbetjeve nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. 16 Neni 28 Instrumentet ekonomike dhe masa të tjera nxitëse të hierarkisë së mbetjeve Politikat dhe kuadri ligjor për zbatimin e hierarkisë së mbetjeve në nivel qendror dhe vendor përfshin instrumentet ekonomike dhe masat nxitëse të parashikuara në shtojcën 6 të këtij ligji, si dhe instrumente dhe masa të tjera të konsideruara të nevojshme sipas rastit. Neni 29 Burimet e financimit 1. AKEM-i mund të financohet nga: a) buxheti i shtetit; b) tarifa hyrëse e pranimit “gate fee” në landfill dhe/ose incenerator, që përfshin koston e landfill-imit (depozitimit) dhe/ose incenerimit në pikën fundore të trajtimit të mbetjeve; c) të ardhurat nga shitja e materialeve të riciklueshme; ç) fondet e donatorëve vendas dhe të huaj, në përputhje me legjislacionin në fuqi; d) të ardhurat e përftuara nga aktivitetet e saj dhe shërbimet e ofruara; dh) çdo burim tjetër i ligjshëm. 2. AKEM-i respekton standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare të mjaftueshmërisë së kapitalit gjatë të gjithë veprimtarisë së tij. 3. AKEM-i raporton periodikisht për përdorimin e të ardhurave pranë ministrisë përgjegjëse për mjedisin. Ministria përgatit raportin vjetor për përdorimin dhe efektivitetin e buxhetit, të cilin ia paraqet ministrisë përgjegjëse për financat dhe ministrisë përgjegjëse për ekonominë. 4. Transferta e pakushtëzuar që njësitë e vetëqeverisjes vendore përfitojnë çdo vit nga buxheti i shtetit nuk ndryshon. SEKSIONI V OPERACIONET E MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË MBETJEVE Neni 30 Rrjeti i integruar i impianteve të trajtimit të mbetjeve 1. Rrjeti i integruar i impianteve të trajtimit të mbetjeve përfshin impiantet për rikuperimin dhe impiantet për asgjësimin e mbetjeve dhe ngrihet në përputhje me Planin Kombëtar Sektorial për Menaxhimin e Mbetjeve, në nivel ndërvendor, brenda territorit të zonave të menaxhimit të mbetjeve, duke mbajtur në konsideratë: a) rrethanat gjeografike dhe nevojat për instalimin e impianteve të specializuara për disa lloje mbetjesh; b) teknikat më të mira të disponueshme; c) parashikimet e nenit 25 të këtij ligji. 2. Rrjeti i integruar i impianteve udhëhiqet nga parimi i afërsisë dhe vendndodhja e impianteve të jetë e përshtatshme dhe lehtësisht e aksesueshme nga bashkitë që ndodhen brenda zonës së menaxhimit të mbetjeve, si dhe nga parimi i vetëqëndrueshmërisë që garanton aftësinë e Republikës së Shqipërisë të kryejë vetë operacionet e rikuperimit dhe asgjësimit të mbetjeve të territorit të saj. Neni 31 Grumbullimi i mbetjeve 1. Bashkitë ngrenë sistemin bashkiak të grumbullimit të mbetjeve dhe përcaktojnë rregullat dhe procedurat e grumbullimit të mbetjeve brenda territorit nën juridiksionin e tyre, si pikat e grumbullimit të mbetjeve, metodat, oraret e grumbullimit dhe të transportit të mbetjeve, si dhe shërbimet e tjera mbështetëse. 2. Sistemi bashkiak i grumbullimit të mbetjeve organizohet në mënyrë që: a) të garantojë mbulimin e të gjithë territorit nën juridiksionin e bashkisë; b) të jetë i aksesueshëm nga banorët e territorit nën juridiksionin e bashkisë; 17 c) të garantojë grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe të akteve të tjera nënligjore; ç) të jetë i përshtatshëm duke marrë parasysh numrin e popullsisë, sasinë e mbetjeve të krijuara, veprimtaritë ekonomike dhe zhvillimin e territorit nën juridiksionin e bashkisë. 3. Sistemi bashkiak i grumbullimit të mbetjeve i jep përparësi grumbullimit të mbetjeve shtëpiake. 4. Krijuesi ose zotëruesi i mbetjeve me natyrë dhe përbërje të ngjashme me mbetjet shtëpiake grumbullon mbetjet në kontejnerë individualë dhe i dorëzon ose i transferon ato në përputhje me rregullat e përcaktuara nga bashkia. Bashkitë lejojnë përdorimin e kontejnerëve publikë nga krijuesi ose zotëruesi i mbetjeve me natyrë dhe përbërje të ngjashme me mbetjet shtëpiake kur lloji, sasia dhe volumi i mbetjeve të krijuara prej tij nuk pengon grumbullimin e mbetjeve shtëpiake. 5. Bashkitë marrin masa të posaçme për ngritjen e sistemit të grumbullimit të diferencuar të mbetjeve për mbetjet e riciklueshme dhe mbetjet bio. 6. Subjekti prodhues i nënshtrohet skemës për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit, ngre sistemin e grumbullimit të mbetjeve të krijuara nga produkti, në përputhje me rregullat dhe përcaktimet e ligjit të posaçëm për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit. Subjektet prodhuese që zbatojnë përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesit kanë të drejtë të investojnë dhe të ndërtojnë sistemet e tyre për grumbullimin, transportin dhe trajtimin final të rrymave të mbetjeve që sipas ligjit të posaçëm i nënshtrohen përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit. 7. Operatorët privatë ngrenë sistemin privat të grumbullimit të mbetjeve në përputhje me kriteret, standardet dhe procedurat e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit. 8. Subjektet e përcaktuara në këtë nen kanë detyrimin e njoftimit dhe informacionit periodik 6-mujor pranë AKEM-it të masave të marra për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve. Neni 32 Ruajtja paraprake 1. Ruajtja paraprake para grumbullimit të mbetjeve për qëllime të grumbullimit ose transportit të tyre drejt impianteve përkatëse të trajtimit kryhet në vendet e mëposhtme: a) në vendin ku krijohen mbetjet, që përfshin të gjithë territorin e zonës ku zhvillohet aktiviteti që ka krijuar mbetjet; b) ekskluzivisht për mbetjet që janë subjekt i përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit, ruajtja paraprake para grumbullimit kryhet nga distributorët në hapësirat e pikës së tyre të shitjes ose të grumbullimit. 2. Ruajtja paraprake para grumbullimit kryhet në përputhje me kushtet e mëposhtme: a) mbetjet, që përmbajnë ndotës organikë të qëndrueshëm, ruhen në përputhje me normat teknike që rregullojnë magazinimin dhe paketimin e mbetjeve që përmbajnë substanca të rrezikshme; b) mbetjet grumbullohen dhe dërgohen për operacionet e çmontimit ose të shpërbërjes sipas njërës prej modaliteteve alternative të mëposhtme në zgjedhjen e krijuesit të mbetjeve: i. kur sasia e mbetjeve në depo arrin gjithsej 30 metra kub, nga të cilët maksimumi 10 metra kub mbetje të rrezikshme; ii. kur sasia e mbetjeve nuk tejkalon kufirin e përmendur në vit, ruajtja paraprake nuk mund të zgjasë më shumë se një vit. c) mbetjet janë grupuar sipas kategorive homogjene në përputhje me normat përkatëse teknike, si dhe për mbetjet e rrezikshme, në përputhje me normat që rregullojnë depozitimin e substancave të rrezikshme që përmbajnë; ç) duke respektuar normat që rregullojnë paketimin dhe etiketimin e substancave të rrezikshme. 3. Ruajtja paraprake para grumbullimit, që kryhet në kushtet e përcaktuara në pikat 1 dhe 2, nuk kërkon autorizim nga autoritetet kompetente. 4. Dispozitat e këtij neni nuk zbatohen për mbetjet bio. 18 Neni 33 Stacionet e transferimit 1. Stacionet e transferimit janë struktura të palëvizshme ose të lëvizshme, të cilat ngrihen me qëllimin e reduktimit të kostove të transportit të mbetjeve nga pikat e grumbullimit të mbetjeve drejt impiantit të rikuperimit apo asgjësimit përfundimtar. 2. Stacionet e transferimit ngrihen në bazë të analizës së elementeve të mëposhtme: a) distancës midis vendit të krijimit dhe/ose të grumbullimit të mbetjeve dhe impiantit të rikuperimit apo asgjësimit të mbetjeve; b) sasisë së mbetjeve që transportohen në vit brenda zonës së menaxhimit të mbetjeve; c) sigurimit të një vendndodhjeje të përshtatshme që garanton aksesueshmërinë e stacioneve të transferimit; ç) financimit të nevojshëm për ndërtimin e stacionit të transferimit; d) sigurimit të stafit e të fondeve për operimin dhe mirëmbajtjen e stacioneve të transferimit e të pajisjeve të nevojshme. 3. Në stacionet e transferimit kryhen edhe operacionet e mëposhtme mbështetëse: a) ndarja e mbetjeve të riciklueshme; b) ndarja e mbetjeve në rryma të ndryshme; c) ngjeshja e mbetjeve për t’i zvogëluar në përmasa; ç) operacione të tjera të ngjashme. 4. Stacionet e transferimit kategorizohen në stacione transferimi për mbetje të rrezikshme dhe në stacione transferimi për mbetje jo të rrezikshme dhe pajisen me lejet e mjedisit të përcaktuara sipas ligjit për lejet e mjedisit. Në stacionet e transferimit pranohen mbetjet bashkiake dhe mbetjet nga ndërtimi. 5. Stacionet e transferimit dhe kostot e tyre të ndërtimit, të mirëmbajtjes dhe të operimit janë pjesë përbërëse e infrastrukturës për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe parashikohen në planet zonale e vendore. Neni 34 Landfill-i 1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit miraton, në përputhje me parashikimet e këtij ligji, kërkesat teknike dhe operative për mbetjet dhe për landfill-et për të përcaktuar masat, procedurat, standardet dhe udhëzimet për krijimin, operimin dhe mbylljen e landfill-eve. 2. Landfill-et klasifikohen në tri kategori: a) landfill-e për mbetjet e rrezikshme; b) landfill-e për mbetjet jo të rrezikshme; c) landfill-e për mbetjet inerte. 3. Në landfill pranohen mbetjet që i janë nënshtruar trajtimit, me përjashtim të mbetjeve inerte, për të cilat trajtimi është teknikisht i pamundur, dhe të mbetjeve të tjera kur trajtimi i tyre nuk zvogëlon sasinë e mbetjeve ose rrezikun ndaj mjedisit ose shëndetit të njeriut. 4. Në landfill-et e mbetjeve të rrezikshme pranohen vetëm mbetje që klasifikohen si të rrezikshme, në përputhje me përkufizimin e këtij ligji dhe që përmbushin kriteret dhe procedurat e pranimit, të përcaktuara sipas këtij neni. 5. Në landfill-et e mbetjeve jo të rrezikshme pranohen vetëm: a) mbetjet bashkiake; b) mbetjet jo të rrezikshme të çdo origjine tjetër, që përmbushin kriteret dhe procedurat e pranimit të mbetjeve jo të rrezikshme, të përcaktuara sipas këtij neni; c) mbetjet e rrezikshme joreaktive, të qëndrueshme, (p.sh. të ngurtësuara, të qelqëzuara), me veti rrjedhëse të ngjashme me ato të mbetjeve jo të rrezikshme, të referuara në shkronjën “b” të kësaj pike, dhe që përmbushin kriteret dhe procedurat përkatëse të pranimit, të përcaktuara sipas këtij neni. Këto mbetje të rrezikshme nuk depozitohen në parcelat e destinuara për mbetjet jo të rrezikshme të biodegradueshme. 6. Landfill-et për mbetjet inerte përdoren vetëm për mbetjet inerte. 19 7. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregulla për landfill-et e mbetjeve, të cilat përmbajnë: a) kërkesat e përgjithshme të zbatueshme për landfill-et dhe masat që do të merren për landfill-et ekzistuese; b) procedurat e pranimit për llojet e mbetjeve që pranohen në kategoritë e ndryshme të landfill-eve të mbetjeve; c) procedurat e kontrollit dhe të monitorimit gjatë fazës operative; ç) procedurat e mbylljes dhe të kujdesit pas mbylljes së landfill-eve; d) kërkesat në lidhje me raportimin dhe mbledhjen e të dhënave për trajtimin e mbetjeve në landfill-e. 8. Ndërtimi i landfill-eve bëhet në nivel ndërvendor, brenda territorit të zonave të menaxhimit të mbetjeve, në përputhje me parimet e parashikuara në këtë ligj. 9. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton kriteret, procedurat dhe standardet e studimit dhe projektzbatimit për ndërtimin dhe mbylljen e kategorive të ndryshme të landfill-eve. 10. Përjashtimisht, deri në ndërtimin e landfill-eve të mbetjeve inerte në nivel rajonal, sipas zonave të menaxhimit të mbetjeve, ndërtohen venddepozitime të përkohshme. Rregullat, kërkesat dhe procedurat për venddepozitimet e përkohshme të mbetjeve inerte përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për mjedisin. Neni 35 Mbetjet dhe trajtimet e përjashtuara nga landfill-et 1. Ndalohet pranimi në landfill i: a) mbetjeve të lëngshme; b) mbetjeve që në kushtet e landfill-it janë shpërthyese, gërryese, oksiduese, të djegshme ose shumë të djegshme, siç përcaktohen në shtojcën 3 të këtij ligji; c) mbetjeve spitalore, që krijohen nga qendrat mjekësore ose veterinare, që janë infektuese, siç përcaktohen në shtojcën 3 bashkëlidhur këtij ligji (përbërësi H9); ç) mbetjeve e substancave kimike që krijohen nga veprimtaritë e kërkim-zhvillimit apo mësimdhënies, që nuk janë të identifikuara dhe/ose janë të reja dhe efektet e tyre mbi njeriun dhe/ose mjedisin janë të panjohura, si mbetjet nga laboratorët dhe pa u kufizuar vetëm në to; d) gomave të përdorura në formë të plotë, me përjashtim të gomave të përdorura si material inxhinierik, të gomave të biçikletave dhe të gomave me diametër të jashtëm mbi 1 400 mm; dh) gomave të përdorura të grira, me përjashtim të gomave të biçikletave dhe të gomave me diametër të jashtëm mbi 1 400 mm; e) baterive industriale dhe të automjeteve elektrike; ë) mbetjeve të cilat janë grumbulluar në mënyrë të diferencuar për përgatitje për ripërdorim dhe riciklim, me përjashtim të mbetjeve që janë krijuar nga operacionet e mëtejshme të trajtimit të mbetjeve të grumbulluara në mënyrë të diferencuar, për të cilat trajtimi në landfill jep rezultatin më të mirë mjedisor. f) çdo lloji tjetër të mbetjeve, që nuk plotësojnë kriteret e pranimit, të përcaktuara në përputhje me pikën 7 të nenit 34 të këtij ligji. 2. Ndalohet hollimi ose përzierja e mbetjeve me qëllim plotësimin e kritereve të pranimit të tyre në landfill. 3. Në përputhje me politikat shtetërore të depozitimit të mbetjeve në landfill, të përcaktuara në nenin 34 të këtij ligji, dhe për të garantuar menaxhimin e mbetjeve në mënyrë të përshtatshme për mjedisin, Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe plani i veprimit përmban objektivat për reduktimin e depozitimit në landfill të mbetjeve bashkiake të biodegradueshme dhe mbetjeve të tjera, veçanërisht të mbetjeve bashkiake, të përshtatshme për riciklim apo për ndonjë lloj tjetër rikuperimi. 4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe pas konsultimit me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe institucionet e tjera, që mbulojnë fushën e menaxhimit të mbetjeve, përcakton: a) rregullat për llogaritjen e përmbushjes së objektivave të parashikuar në Strategjinë Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe planin e veprimit; b) përjashtimin nga pranimi në landfill të kategorive të tjera të mbetjeve; 20 c) ndalimin e pranimit në landfill-e të mbetjeve që janë të përshtatshme për riciklim apo për ndonjë lloj tjetër rikuperimi, me përjashtim të mbetjeve për të cilat trajtimi në landfill-e jep rezultatin më të mirë mjedisor dhe afatin nga i cili do të nisë ky ndalim. Neni 36 Garancitë financiare për landfill-in 1. Çdo person, që operon ose ka për qëllim të operojë një landfill, në përputhje me lejen e mjedisit, duhet të disponojë dhe të sigurojë të gjitha mjetet financiare të nevojshme për të mbuluar kostot e ndërtimit dhe të operimit. 2. Çdo person, që operon ose ka për qëllim të operojë një landfill, në përputhje me lejen e mjedisit, duhet të sigurojë garancinë për kostot e mbylljes së landfill-it, ndërhyrjet e nevojshme pas mbylljes së landfill-it dhe rehabilitimin e mjedisit. 3. Periudha e nevojshme për kujdesin e mëtejshëm për landfill-in është të paktën 30 vjet nga mbyllja e landfill-it. 4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat dhe procedurat për garancitë financiare të landfill-it, ku përfshihen: a) objekti dhe kohëzgjatja e garancive; b) vlera, lloji dhe mënyra e llogaritjes së garancive; c) formati dhe procedura e miratimit të garancive; ç) procedura për zbatimin e të drejtave dhe detyrimeve që lidhen me garancitë; d) autoriteti kompetent për vlerësimin dhe zbatimin e garancive. 5. AKEM-i përjashtohet nga të gjitha detyrimet për garancitë financiare të landfill-it. Neni 37 Incinerimi i mbetjeve 1. Incinerimi ose bashkincinerimi i mbetjeve kryhet në impiante, të palëvizshme ose të lëvizshme, që përdoren për trajtimin termik të mbetjeve ose për proceset e plazmës. 2. Impianti i incinerimit ose i bashkincinerimit përfshin vendndodhjen e impiantit, të gjitha linjat e incinerimit ose bashkincinerimit, vendin e pranimit dhe të magazinimit të mbetjeve, impiantet e paratrajtimit në vend, sistemet e furnizimit me mbetje, lëndë djegëse dhe ajër, sipas rastit, bojlerët, impiantet për trajtimin e gazrave të shkarkimit, impiantet për trajtimin ose magazinimin në vend të tepricave të mbetjeve dhe ujërave të përdorura, pajisjet e oxhaqeve dhe sistemet e kontrollit të operacioneve të incinerimit, të regjistrimit dhe të monitorimit të kushteve të incinerimit. 3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, pas marrjes së mendimit nga ministri përgjegjës për energjinë, miraton rregullat për incinerimin e mbetjeve, që përfshijnë: a) specifikimin e kërkesave për incineratorët dhe bashkincineratorët e mbetjeve; b) procedurat e dorëzimit dhe pranimit të mbetjeve në incineratorë dhe bashkincineratorë; c) kushtet operacionale të tyre dhe kriteret e autorizimit për ndryshimin e kushteve operacionale; ç) procedurat e kontrollit dhe të monitorimit të tyre; d) respektimin e vlerave kufi të shkarkimeve në ajër, të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi dhe procedurat e kontrollit e të monitorimit të shkarkimeve në ajër; dh) procedurat e mbylljes dhe të kujdesit të mëtejshëm; e) detyrimet e raportimit, ruajtjes së të dhënave dhe informimit publik; ë) kushtet dhe kërkesat e tjera të lejes së mjedisit. 4. Nuk pranohen për incinerim mbetjet që janë grumbulluar në mënyrë të diferencuar për qëllime të përgatitjes për ripërdorim dhe riciklim, me përjashtim të mbetjeve që krijohen nga operacionet e mëtejshme të trajtimit të mbetjeve të grumbulluara në mënyrë të diferencuar për të cilat operacioni i incenerimit përbën rezultatin më të mirë mjedisor. Neni 38 Transporti i mbetjeve jo të rrezikshme 21 1. Transporti i mbetjeve jo të rrezikshme kryhet nga persona fizikë dhe juridikë të licencuar sipas legjislacionit në fuqi dhe vetëm me mjete që: a) janë të përshtatshme për tipin dhe sasinë e mbetjeve që transportohen; b) janë në përputhje me standardet rrugore; c) plotësojnë të gjitha kërkesat teknike përkatëse për llojin e mbetjeve që transportohen; ç) janë regjistruar paraprakisht për këtë qëllim në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. 2. Transporti i mbetjeve jo të rrezikshme bëhet në përputhje të plotë me çdo akt tjetër në fuqi për transportin e produkteve jo të rrezikshme dhe në përputhje me parashikimet e neneve 19 e 67 të këtij ligji për licencimin e transportuesve të mbetjeve. 3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masa për zbatimin e këtij neni, përfshirë sigurimin e gjurmueshmërisë nga krijimi i mbetjeve deri në destinacionin përfundimtar të tyre. Neni 39 Transferimi i mbetjeve jo të rrezikshme 1. Personat fizikë ose juridikë, të licencuar sipas legjislacionit në fuqi, që grumbullojnë ose transportojnë mbetje jo të rrezikshme, transferojnë mbetjet në impiante trajtimi të përshtatshme që plotësojnë kërkesat e këtij ligji. 2. Të gjitha llojet e mbetjeve jo të rrezikshme, që transferohen sipas kritereve tekniko-ligjore nga një person te një tjetër, shoqërohen me një dokument transferimi. Dokumenti i transferimit është i vlefshëm edhe në formë elektronike. 3. Dokumenti i transferimit përmban të paktën informacionin e mëposhtëm: a) numrin e dokumentit të transferimit; b) emrin, adresën, e-mail-in, numrin e telefonit dhe informacione të tjera të nevojshme të transferuesit; c) emrin, adresën, e-mail-in, numrin e telefonit dhe informacione të tjera të nevojshme të personit tek i cili transferohet mbetja (pritësi); ç) informacion për sasinë dhe tipin e mbetjeve jo të rrezikshme që transferohen dhe tipin e konteinerëve në të cilët ndodhen; d) vendin, kohën dhe datën e transferimit; dh) përshkrimin e mbetjeve jo të rrezikshme bashkë me listën e kodeve përkatëse; e) informacione për trajtimet apo procese të tjera që mbetjet jo të rrezikshme kanë pësuar deri në këtë çast; ë) çdo informacion tjetër të nevojshëm në lidhje me origjinën e mbetjeve jo të rrezikshme, dorëzimin, destinacionin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe operacionet e trajtimit. 4. I njëjti dokument transferimi lejohet të mbulojë më shumë se një transfertë mbetjesh jo të rrezikshme nga transferuesi te i njëjti pritës vetëm nëse mbetjet që transferohen janë të ngjashme. Dokumenti i transferimit është i vlefshëm për një periudhë kohe jo më të gjatë se 1 vit. 5. Si transferuesi edhe pritësi i mbetjeve i ruajnë dokumentet e transferimit për të paktën 2 vjet, të cilat ua vënë në dispozicion strukturës përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit. Dokumentet përmbajnë minimalisht përshkrimin e mbetjeve dhe kopjet e dokumenteve të transferimit. 6. Si transferuesi edhe pritësi i mbetjeve i dërgojnë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit një herë në 6 muaj informacion për mbetjet jo të rrezikshme. 7. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe kërkesa të tjera për informacionin që përfshihet në dokumentin e transferimit. SEKSIONI VI MENAXHIMI I INTEGRUAR I MBETJEVE TË RREZIKSHME Neni 40 Menaxhimi i integruar i mbetjeve të rrezikshme 1. Krijimi, grumbullimi, transporti, magazinimi dhe trajtimi i mbetjeve të rrezikshme kryhen në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe vetëm në kushte që sigurojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut. 22 2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masat që sigurojnë gjurmueshmërinë e mbetjeve që nga krijimi deri në destinacionin përfundimtar të tyre, si dhe kontrollin e të dhënave të mbetjeve të rrezikshme, në përputhje me parashikimet e këtij ligji. 3. Personat, që ushtrojnë veprimtari në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve të rrezikshme, pajisen me një leje mjedisi, që përcakton kushtet që duhen përmbushur për të siguruar zbatimin e pikës 1 të këtij neni. Leja për ndikimin në mjedis përfshihet në kategorinë III.1 të shtojcës bashkëlidhur ligjit në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë dhe lëshohet në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi për lejet e mjedisit. Neni 41 Ndalimi i përzierjes së mbetjeve të rrezikshme 1. Ndalohet përzierja e mbetjeve të rrezikshme me lloje të tjera mbetjesh të rrezikshme ose me mbetje, substanca apo materiale të tjera, përveç rasteve të parashikuara në pikën 2 të këtij neni. Koncepti i përzierjes përfshin edhe hollimin e substancave të rrezikshme. 2. Si përjashtim nga rregulli i përgjithshëm, i parashikuar në pikën 1 të këtij neni, lejohet përzierja e mbetjeve të rrezikshme vetëm kur kryhet nga një person fizik ose juridik që zotëron lejen përkatëse për përzierjen e mbetjeve të rrezikshme, që lëshohet kur plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) përzierja kryhet në përputhje me parimet e nenit 5 të këtij ligji dhe nuk rrit ndikimin negativ në mjedis dhe në shëndetin e njeriut; b) operacioni i përzierjes kryhet në përputhje me teknikat më të mira të disponueshme. 3. Lejet për veprimtaritë e përcaktuara në këtë dispozitë miratohen sipas legjislacionit në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë dhe përfshihen në kategorinë III.1 të shtojcës bashkëlidhur ligjit në fuqi për lejet e mjedisit. 4. Kur mbetjet e rrezikshme janë përzier në mënyrë të paligjshme, në kundërshtim me pikën 1 të këtij neni, zbatohen masat e parashikuara në nenet 77 dhe 78 të këtij ligji. Përveç zbatimit të masave të neneve 77 dhe 78, subjektet shkelëse kanë detyrimin të kryejnë me shpenzimet e tyre ndarjen e mbetjeve të rrezikshme të përziera, nëse një gjë e tillë është teknikisht e mundur dhe e nevojshme për të plotësuar kërkesat e nenit 5 të këtij ligji. 5. Kur ndarja e mbetjeve të rrezikshme të përziera nuk është teknikisht e mundur dhe e nevojshme për plotësimin e kërkesave të nenit 5 të këtij ligji, atëherë përzierja duhet të trajtohet në një impiant, i cili është pajisur me lejen përkatëse. Neni 42 Etiketimi i mbetjeve të rrezikshme 1. Mbetjet e rrezikshme grumbullohen, transportohen dhe magazinohen në mënyrë të përkohshme vetëm kur ato janë ambalazhuar dhe etiketuar në përputhje me rregullat dhe standardet për ambalazhimin dhe etiketimin e mbetjeve të rrezikshme. 2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat dhe standardet për ambalazhimin dhe etiketimin e mbetjeve të rrezikshme gjatë procesit të grumbullimit, transportit dhe magazinimit të përkohshëm. Neni 43 Mbetjet e rrezikshme shtëpiake 1. Mbetjet e rrezikshme shtëpiake grumbullohen në mënyrë të diferencuar në mënyrë që të mos ndotin rrymat e tjera të mbetjeve bashkiake dhe të trajtohen në përputhje me nenin 5 të këtij ligji, sipas afateve të përcaktuara në aktet nënligjore. 2. Nenet 40, 41, 42 dhe 70 të këtij ligji nuk zbatohen për mbetjet e përziera të krijuara nga sektori familjar. 3. Nenet 42 dhe 70 të këtij ligji nuk zbatohen ndaj pjesëve të ndara të mbetjeve të rrezikshme shtëpiake derisa nuk janë pranuar për grumbullim, asgjësim ose rikuperim nga një person fizik ose juridik, që zotëron lejen përkatëse ose që është regjistruar në përputhje me nenin 67 të këtij ligji. 23 Neni 44 Transporti i mbetjeve të rrezikshme 1. Transporti i mbetjeve të rrezikshme kryhet nga persona fizikë dhe juridikë të licencuar, sipas legjislacionit në fuqi dhe vetëm me mjete që: a) janë të përshtatshme për tipin dhe sasinë e mbetjeve të rrezikshme që transportohen; b) janë në përputhje me standardet rrugore; c) plotësojnë të gjitha kërkesat përkatëse të ADR-së; ç) janë regjistruar paraprakisht për këtë qëllim në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. 2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masa për zbatimin e këtij neni, përfshirë sigurimin e gjurmueshmërisë nga krijimi i mbetjeve deri në destinacionin përfundimtar të tyre. Neni 45 Dorëzimi i mbetjeve të rrezikshme 1. Mbetjet e rrezikshme, që dorëzohen nga një person fizik ose juridik te një tjetër, shoqërohen me dokument dorëzimi, i cili është i vlefshëm edhe në formë elektronike. 2. Dokumenti i dorëzimit përmban të paktën informacionin e mëposhtëm: a) numrin e dokumentit të dorëzimit; b) emrin, adresën, e-mail-in, numrin e telefonit dhe informacione të tjera të nevojshme të personit të kontaktit të dorëzuesit; c) emrin, adresën, e-mail-in, numrin e telefonit dhe informacione të tjera të nevojshme të personit të kontaktit të transportuesit; ç) emrin, adresën, e-mail-in, numrin e telefonit dhe informacione të tjera të nevojshme të vendit të destinacionit të mbetjes së rrezikshme dhe të marrësit në dorëzim; d) emrin, adresën, e-mail-in, numrin e telefonit dhe informacione të tjera të nevojshme kontakti të krijuesit të mbetjeve; dh) përshkrimin e mbetjeve të rrezikshme, përfshirë listën e kodeve të mbetjeve, sasitë përkatëse, datën e dorëzimit, llojin e paketimit etj.; e) informacione për përbërësit kimikë apo biologjikë të mbetjeve të rrezikshme dhe përqendrimet e tyre; ë) çdo informacion tjetër të nevojshëm në lidhje me origjinën e mbetjeve të rrezikshme, dorëzimin, destinacionin e mbetjeve të rrezikshme dhe operacionet e trajtimit. 3. Marrësi në dorëzim brenda 30 ditëve i dërgon dorëzuesit një konfirmim me shkrim për marrjen e mbetjeve të rrezikshme. 4. Marrësi në dorëzim, kur refuzon një dorëzim mbetjesh të rrezikshme, i përcjell dorëzuesit arsyet e refuzimit. 5. Çdo person, që angazhohet në dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme, ruan dokumentacionin e dorëzimit për të paktën 3 vjet nga data kur fillon dorëzimi dhe ia vë ato në dispozicion strukturës përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit. Dokumentacioni përmban të paktën kopje të dokumentit të dorëzimit, kopje të dokumentit të konfirmimit dhe informacion për dorëzimet e refuzuara. 6. Çdo dorëzues, transportues dhe marrës në dorëzim i dërgon çdo 3 muaj Agjencisë Kombëtare të Mjedisit informacion për dorëzimin e mbetjeve. 7. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për zbatimin e këtij neni përfshirë formularin e dokumentacionit të dorëzimit. SEKSIONI VII NORMAT TEKNIKE MINIMALE Neni 46 Normat teknike minimale 24 1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregulloret që përcaktojnë normat teknike minimale për të gjitha veprimtaritë e menaxhimit të integruar të mbetjeve, të parashikuara në këtë ligj, dukë përfshirë këtu edhe transportin, grumbullimin, operacionet e trajtimit, tregtimin dhe ndërmjetësimin. 2. Normat teknike minimale, të përcaktuara sipas pikës 1 të këtij neni: a) rregullojnë ndikimet kryesore në mjedis, të shkaktuara nga impiantet e trajtimit të mbetjeve; b) sigurojnë që mbetjet të trajtohen në përputhje me këtë ligj dhe në veçanti me nenin 5 të tij; c) marrin në konsideratë teknikat më të mira të disponueshme për kryerjen e veprimtarive; ç) në rast së është e përshtatshme, përfshijnë elemente që lidhen me cilësinë e trajtimit dhe kërkesat e procesit. KREU IV RRYMAT SPECIFIKE TË MBETJEVE Neni 47 Vajrat e përdorura 1. Vajrat e përdorura grumbullohen në mënyrë të diferencuar, përveçse kur një gjë e tillë nuk është teknikisht e mundur, duke pasur parasysh praktikat më të mira. 2. Vajrat e përdorura trajtohen duke i dhënë prioritet rigjenerimit ose operacioneve të tjera të riciklimit, të cilat kanë rezultat të barabartë ose më të mirë për mjedisin sesa rigjenerimi. 3. Vajrat e përdorura, që kanë karakteristika të ndryshme, nuk përzihen me njëra- tjetrën dhe as me lloje të tjera mbetjesh apo substancash, nëse kjo përzierje pengon rigjenerimin apo operacione të tjera të riciklimit, të cilat kanë rezultat të barabartë ose më të mirë për mjedisin sesa rigjenerimi. 4. Leja e mjedisit për personat fizikë ose juridikë, që trajton vajra të përdorura, përfshin kushte që sigurojnë trajtimin e tyre, në përputhje me këtë nen. 5. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për grumbullimin e diferencuar dhe trajtimin e vajrave të përdorura. Në këto rregulla përfshihen masa të tilla, si: kërkesat teknike, instrumentet ekonomike dhe marrëveshjet vullnetare. 6. Kjo dispozitë nuk cenon detyrimet në lidhje me menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme, të parashikuara në këtë ligj. Neni 48 Mbetjet bio 1. Bashkitë marrin masat që në territorin nën juridiksionin e tyre mbetjet bio ndahen dhe riciklohen në burim ose grumbullohen në mënyrë të diferencuar dhe nuk përzihen me lloje të tjera mbetjesh. 2. Bashkitë investojnë në krijimin e infrastrukturës për ndarjen në burim dhe grumbullimin e diferencuar të mbetjeve bio, si edhe ngritjen e impianteve të kompostimit në çdo zonë mbetjesh apo një për disa zona, referuar numrit të popullsisë. 3. Mbetjet bio mund të grumbullohen së bashku me mbetje, të cilat kanë përbërje të ngjashme të biodegradimit dhe kompostimit, që plotësojnë standardet për ambalazhet e biodegradueshme nëpërmjet kompostimit dhe biodegradimit. 4. Ministria, Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe, sipas rastit, institucione të tjera, përdorin të gjitha instrumentet ekonomike dhe masat e tjera brenda kompetencave të tyre, në mënyrë që: a) të nxisin riciklimin, përfshirë kompostimin dhe tretjen e mbetjeve bio në mënyrë që të arrihet një nivel i lartë i mbrojtjes së mjedisit, si edhe në produkte të cilat plotësojnë standardet e cilësisë së lartë, të përshtatshme sipas përdorimit; b) të inkurajojnë kompostimin në shtëpi, veçanërisht në zonat rurale; c) të promovojnë përdorimin e materialeve të prodhuara nga mbetjet bio, që janë të sigurta për mjedisin. 5. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masat e nevojshme për zbatimin e këtij neni për realizimin e ndarjes në burim apo të grumbullimit të diferencuar të mbetjeve bio nga bashkitë. 25 Neni 49 Ambalazhet dhe mbetjet e tyre 1. Ndalohet përdorimi, hedhja në treg, prodhimi, importimi ose futja në territorin e Republikës së Shqipërisë e qeseve plastike mbajtëse të lehta, si dhe e qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, përcakton masat dhe institucionet shtetërore përgjegjëse për zbatimin e kësaj pike. 2. Ambalazhet hidhen në treg vetëm nëse plotësojnë kërkesat e përcaktuara në ligj dhe me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas këtij neni. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton: a) kërkesat minimale për ambalazhet, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi mbi përbërjen e tyre, gjurmueshmërinë, cilësinë e ambalazheve, duke garantuar sigurinë, mbrojtjen e shëndetit publik dhe të higjienës së produktit; b) masat e nevojshme për parandalimin e krijimit të mbetjeve të ambalazheve; c) masat e nevojshme për ngritjen e sistemeve për ripërdorimin apo rikuperimin, përfshirë riciklimin e ambalazheve dhe/ose mbetjeve të tyre; ç) masat që synojnë zvogëlimin e sasisë së mbetjeve nga ambalazhet, nëpërmjet rikuperimit apo riciklimit, objektivat e riciklimit dhe rikuperimit; d) rregullat për krijimin, administrimin dhe mbajtjen e bazës së të dhënave për ambalazhet e mbetjet e tyre dhe institucionin përgjegjës, me qëllim monitorimin e përmbushjes së objektivave. Neni 50 Produktet plastike njëpërdorimëshe 1. Ndalohet përdorimi, hedhja në treg, prodhimi ose importimi në territorin e Republikës së Shqipërisë i produkteve plastike njëpërdorimëshe, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, përcakton masat, listën e produkteve plastike njëpërdorimëshe dhe institucionet shtetërore përgjegjëse për zbatimin e këtij neni. 2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton kriteret dhe masat e nevojshme për parandalimin dhe zvogëlimin e ndikimit në mjedis të disa llojeve të produkteve plastike njëpërdorimëshe. Neni 51 Ndotësit organikë të qëndrueshëm 1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat që ndalojnë prodhimin, hedhjen në treg dhe përdorimin e ndotësve organikë të qëndrueshëm (NOQ), si dhe administrimin e mbetjeve të këtyre ndotësve. 2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për kontrollin e asgjësimit të PCB-ve/PCT-ve, pastrimin nga ndotja apo asgjësimin e pajisjeve që përmbajnë PCB/PCT dhe/ose asgjësimin e mbetjeve të PCB-ve/PCT-ve të përdorura. Neni 52 Bateritë dhe mbetjet e baterive Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton: a) kërkesat për standardet teknike për hedhjen në treg të të gjitha llojeve të baterive, si dhe ndalimin e hedhjes në treg të baterive që përmbajnë substanca të rrezikshme; b) kërkesat për grumbullimin, trajtimin, riciklimin dhe asgjësimin e mbetjeve të baterive dhe promovimin e një niveli të lartë të grumbullimit e të riciklimit të tyre; c) kuotat dhe afatet përkatëse të grumbullimit të mbetjeve të baterive; ç) rregullat për financimin e grumbullimit, trajtimit, riciklimin e baterive, si dhe për fushatat ndërgjegjësuese për operacionet e sipërpërmendura dhe rregullime financiare të tjera; d) kërkesat për procedurën e regjistrimit të prodhuesve të baterive. 26 Neni 53 Automjetet në fund të jetës Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për transportin, miraton masat, kriteret dhe standardet për parandalimin e mbetjeve të automjeteve dhe për grumbullimin, ripërdorimin, trajtimin, riciklimin dhe forma të tjera rikuperimi të automjeteve në fund të jetës dhe të pjesëve përbërëse të tyre, me qëllim pakësimin e mbetjeve të destinuara për t’u asgjësuar, përfshirë objektivat e ripërdorimit dhe rikuperimit nga subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike në këtë sektor dhe afatet përkatëse. Neni 54 Mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, përcakton masat, procedurat dhe standardet për menaxhimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike, përfshirë: a) nxitjen e projektimit e të prodhimit të pajisjeve elektrike e elektronike për të lehtësuar ripërdorimin, çmontimin dhe riciklimin e PEE-ve, pjesëve dhe materialeve të tyre përbërëse; b) grumbullimin e diferencuar të mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike; c) asgjësimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike e elektronike dhe transportimin e tyre; ç) trajtimin e përshtatshëm të mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike; d) objektivat e grumbullimit dhe rikuperimit të mbetjeve të pajisjeve elektrike e elektronike dhe afatet përkatëse. Neni 55 Mbetjet spitalore 1. Menaxhimi i mbetjeve spitalore kryhet në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe të legjislacionit të posaçëm në fuqi për mbetjet e rrezikshme dhe mbetjet jo të rrezikshme. 2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, miraton kërkesat, procedurat dhe standardet për menaxhimin e mbetjeve spitalore. Neni 56 Mbetjet e nënprodukteve shtazore Menaxhimi i mbetjeve të nënprodukteve shtazore kryhet në përputhje me parimet e këtij ligji dhe me kushtet, kriteret, procedurat dhe standardet e parashikuara nga legjislacioni i posaçëm. Neni 57 Mbetjet nga ndërtimi dhe shembja 1. Menaxhimi i mbetjeve nga ndërtimi dhe shembja kryhet nga bashkitë dhe AKEM-i, si administrator i infrastrukturës fundore të mbetjeve, në përputhje me parimet e këtij ligji dhe me parashikimet e legjislacionit të posaçëm që rregullon ndërtimin dhe shembjen dhe, kur është rasti, me parashikimet për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme. 2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për infrastrukturën, miraton kërkesat, procedurat dhe standardet për menaxhimin e mbetjeve nga ndërtimi dhe shembja. Neni 58 Mbetjet e industrisë së dyoksidit të titanit 1. Menaxhimi i mbetjeve nga industria e dyoksidit të titanit kryhet në përputhje me parimet e këtij ligji dhe me parashikimet e legjislacionit të posaçëm, përfshirë, kur është rasti, me parashikimet e legjislacionit për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme. 27 2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe ministrit përgjegjës për veprimtarinë minerare, miraton kërkesat, procedurat dhe standardet për menaxhimin e mbetjeve të industrisë së dyoksidit të titanit dhe të mbetjeve të tjera industriale, që nuk trajtohen me legjislacion të posaçëm. Neni 59 Mbetjet nga anijet dhe nga ngarkesat 1. Menaxhimi i mbetjeve nga anijet dhe nga ngarkesat e anijeve bëhet me qëllim mbrojtjen e mjedisit ujor nga ndikimet negative të shkarkimit të mbetjeve nga anijet e ankoruara në portet e territorit të Republikës së Shqipërisë. 2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për transportin, në përputhje me këtë ligj dhe me legjislacionin e posaçëm, miraton kërkesat, procedurat dhe standardet për parandalimin e shkarkimit në det të mbetjeve të krijuara nga anijet dhe nga tepricat e ngarkesave. Këto kërkesa përfshijnë edhe parashikime për përmirësimin e infrastrukturës portuale për grumbullimin e këtyre mbetjeve. Neni 60 Mbetjet nga gomat e përdorura 1. Gomat e përdorura që nuk ritregtohen, riciklohen nëpërmjet grirjes së tyre dhe përdorimit të granulave si lëndë e parë për industrinë e prodhimit të gomave ose përdoren si lëndë djegëse shtesë për veprimtari të caktuara industriale. 2. Ndalohet në çdo rast djegia e mbetjeve të gomave në mjedise të hapura. 3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përcakton, rregullat, kriteret, procedurat dhe standardet për menaxhimin e mbetjeve nga gomat e përdorura. Neni 61 Rryma të tjera mbetjesh 1. Rrymat e mbetjeve të parashikuara në këtë ligj nuk janë shteruese. Në çdo rast, rrymat e mbetjeve menaxhohen në përputhje me parimet e parashikuara në këtë ligj dhe me parashikimet e legjislacionit të posaçëm. 2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, dhe, sipas rastit, të ministrit përgjegjës të sektorit përkatës, miraton kërkesa, procedurat dhe standardet për menaxhimin e rrymave të tjera të mbetjeve, që nuk janë të përmendura në këtë ligj. KREU V STRATEGJI, PLANE DHE PROGRAME Neni 62 Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe plani i veprimit 1. Ministria harton Strategjinë Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe planin e veprimit, në vijim Strategjia Kombëtare, e cila parashikon të paktën: a) analizën e situatës aktuale të menaxhimit të integruar të mbetjeve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë; b) organizimin dhe funksionimin e zonave ekzistuese të menaxhimit të mbetjeve, çdo planifikim në lidhje me ndryshimet e tyre, si dhe përshkrimin e rrjetit të integruar të menaxhimit të mbetjeve në territorin e çdo zone të menaxhimit të mbetjeve; c) masat që duhen marrë për të përmirësuar përgatitjen për ripërdorim, riciklimin, rikuperimin dhe asgjësimin e mbetjeve pa ndikuar mbi mjedisin; 28 ç) objektivat specifikë në të gjitha fushat e menaxhimit të integruar të mbetjeve, si dhe masat specifike, aktivitetet, planin e veprimit dhe afatet për përmbushjen e objektivave, në zbatim të kërkesave të këtij ligji, të legjislacionit të posaçëm dhe akteve nënligjore përkatëse. 2. Shtojca 4 e këtij ligji përmban elementet specifike detyruese që përfshihen në Strategjinë Kombëtare dhe elementet jodetyruese që përfshihen sipas rastit. 3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton Strategjinë Kombëtare. 4. Strategjia Kombëtare rishikohet dhe, në rast se është e nevojshme, përditësohet çdo pesë vjet. Neni 63 Plani Kombëtar Sektorial i Menaxhimit të Mbetjeve 1. Plani Kombëtar Sektorial i Menaxhimit të Mbetjeve përcakton: a) territorin e zonave të menaxhimit të mbetjeve, sipas nenit 25 të këtij ligji; b) analizën sektoriale dhe territoriale, vizionin dhe objektivat strategjikë të zhvillimit; c) planin e zhvillimit të sektorit, i cili përmban propozimet me përcaktime territoriale dhe planin e veprimeve; ç) materialin hartografik shoqërues të zonave të menaxhimit të mbetjeve. 2. Në përfundim të procesit të hartimit të Planit Kombëtar Sektorial, ministria përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve depoziton Planin Kombëtar Sektorial për miratim pranë Këshillit Kombëtar të Territorit. 3. Dy vjet përpara përfundimit të Planit Kombëtar Sektorial në fuqi, ministria i propozon Këshillit të Ministrave ngritjen e grupit ndërinstitucional të përkohshëm për hartimin dhe koordinimin e punës për hartimin e Planit Kombëtar Sektorial. 4. Grupi ndërinstitucional i punës përfshin përfaqësues të institucioneve qendrore, vendore, akademikë dhe ekspertë të fushës. 5. Grupi ndërinstitucional i punës drejtohet nga ministri. Neni 64 Planet zonale të menaxhimit të integruar të mbetjeve 1. Çdo strukturë administruese e zonave të menaxhimit të mbetjeve dhe AKEM-i hartojnë dhe miratojnë planin zonal të menaxhimit të integruar të mbetjeve për territorin e zonës së mbetjeve, në përputhje me Planin Kombëtar Sektorial, me kërkesat e këtij ligji dhe elementet e përcaktuara në shtojcën 7 të këtij ligji. 2. Planet zonale të menaxhimit të integruar të mbetjeve rishikohen dhe përditësohen të paktën çdo pesë vjet. 3. Struktura administruese e zonës së menaxhimit të mbetjeve raporton çdo vit pranë AKEM-it për zbatimin e masave të planit zonal për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Neni 65 Planet vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve 1. Çdo bashki harton planin e menaxhimit të integruar të mbetjeve për territorin që ka nën juridiksion, në përputhje me Strategjinë Kombëtare dhe planin zonal të menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe me kërkesat e këtij ligji. 2. Çdo bashki harton planin për menaxhimin e rrymave specifike të mbetjeve, që krijohen në territorin e vet, përfshirë letrën dhe kartonin, ambalazhet prej qelqi, metalin e plastikën, dhe mbetjet bio ose masën e gjelbër nga parqet ose kopshtet e shtëpive. Në këtë plan parashikohen, sipas rastit, masa më shtrënguese sesa masat e përcaktuara në Strategjinë Kombëtare. 3. Planet vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve miratohen nga këshilli bashkiak, pas miratimit teknik nga AKEM-i dhe përditësohen të paktën çdo pesë vjet. 29 Neni 66 Programi Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve 1. Programi Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve përcakton politikat kombëtare për parandalimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim garantimin që rritja ekonomike të mos shoqërohet me ndikime negative në mjedis nga mbetjet e krijuara. 2. Programi Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve përmban objektivat e parandalimit të mbetjeve dhe masat për realizimin e tyre, sipas shtojcës 5 të këtij ligji. 3. Ministria harton Programin Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve, në bashkëpunim me ministritë e linjës dhe bashkitë, në përputhje me objektivat dhe parimet e mbrojtjes së mjedisit. 4. Programi Kombëtar i Parandalimit të Mbetjeve miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit. KREU VI LEJET E MJEDISIT DHE LICENCIMI Neni 67 Lejet e mjedisit për operacionet e menaxhimit të integruar të mbetjeve 1. Personat fizikë ose juridikë, që synojnë të kryejnë operacione për menaxhimin e integruar të mbetjeve, pajisen me leje mjedisi në përputhje me legjislacionin në fuqi për lejet e mjedisit. 2. Kërkesa për lejen e mjedisit përmban të paktën informacionet e mëposhtme: a) adresën e biznesit, adresën e zyrave qendrore dhe numrin e identifikimit të personit të tatueshëm (NIPT); b) vendndodhjen e impiantit të trajtimit të mbetjeve; c) llojin, kodin, sasinë dhe origjinën e mbetjeve që do të trajtohen; ç) operacionet e trajtimit të mbetjeve për të cilat kërkohet leja e mjedisit dhe kodet përkatëse; d) metodat dhe teknologjinë që përdoren; dh) impiantet dhe instalimet që përdoren, si dhe kapacitetet e tyre; e) masat e sigurisë dhe masat parandaluese. 3. Lejet e mjedisit, që lëshohen për kryerjen e operacioneve të parashikuara në këtë ligj, përveç kërkesave të legjislacionit në fuqi për lejet e mjedisit dhe akteve nënligjore, të miratuara në bazë të këtij ligji, përfshijnë edhe elementet e mëposhtme: a) vendndodhjen e impiantit të trajtimit të mbetjeve; b) llojin, kodin, sasinë dhe origjinën e mbetjeve që do të trajtohen; c) operacionet e trajtimit të mbetjeve; ç) për çdo lloj operacioni që përfshihet në leje, kërkesat teknike dhe kërkesat që lidhen me vendndodhjen në fjalë; d) metodat dhe teknologjinë që përdoren; dh) masat e sigurisë dhe masat parandaluese; e) metodologjinë e veprimtarisë që përdoret për çdo operacion; ë) operacionet e nevojshme të monitorimit dhe të kontrollit; f) dispozitat për mbylljen dhe kujdesin e mëtejshëm, sipas rastit. 4. Leja e mjedisit për incinerimin ose bashkincinerimin e mbetjeve, që shoqërohet me rikuperim energjie, përmban kushtin që rikuperimi i energjisë të kryhet me eficiencë të lartë të energjisë. 5. Kushtet e lejes së mjedisit garantojnë që metodologjia e trajtimit të mbetjeve është në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe me parimet e nenit 5 të këtij ligji. Neni 68 Licencimi i veprimtarive për menaxhimin e integruar të mbetjeve 1. Licencat për ushtrimin e veprimtarive në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve, të parashikuara në këtë ligj, jepen në zbatim të parashikimeve të legjislacionit në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë. 30 2. Grumbullimi, transportimi, ruajtja, riciklimi, përpunimi, asgjësimi, tregtimi apo ndërmjetësimi për mbetjet kryhen nga persona që disponojnë licencën për shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me ndikimin në mjedis, me kodin III.2.B, sipas legjislacionit në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë. 3. Licenca për veprimtaritë e parashikuara në pikën 2 të këtij neni lëshohet në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara në aktet nënligjore nga “Qendra Kombëtare e Biznesit”, pas miratimit të saj nga ministri. KREU VII INSPEKTIMI, KËRKESA PËR MBAJTJEN E TË DHËNAVE DHE RAPORTIMET Neni 69 Inspektimi 1. Subjektet, të cilat kryejnë operacione të trajtimit të mbetjeve, përfshirë subjektet që grumbullojnë apo transportojnë mbetjet si veprimtari profesionale, agjentët apo tregtarët e mbetjeve, si dhe subjektet që krijojnë mbetje janë subjekt i inspektimeve periodike nga autoritetet kompetente. 2. Inspektimi i subjekteve të pikës 1 përfshin inspektimin e origjinës, llojit, sasisë së mbetjeve dhe të operacioneve që janë kryer për menaxhimin e integruar të mbetjeve nga këto subjekte. 3. Inspektimi kryhet nga struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjit të posaçëm që rregullon inspektimin në Republikën e Shqipërisë. 4. Inspektimi për rrymat e ndryshme të mbetjeve kryhet nga struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit, si dhe nga çdo strukturë përgjegjëse për inspektimin, sipas fushave përkatëse të përgjegjësisë, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, ligjeve të posaçme dhe ligjit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë. 5. Përveç kompetencave të parashikuara në ligjin e posaçëm, që rregullon inspektimin në Republikën e Shqipërisë, struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit kryen edhe këto funksione: a) verifikon zbatimin e kushteve të lejes së mjedisit; b) verifikon nëse operacionet e menaxhimit të integruar të mbetjeve kryhen në përputhje me licencat, lejet dhe autorizimet e lëshuara për çdo operacion të menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe me normat teknike minimale, të parashikuara në nenin 46 të këtij ligji. 6. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për zbatimin e këtij neni. Neni 70 Kërkesa për mbajtjen e të dhënave 1. Çdo person, që kryen trajtimin e mbetjeve si veprimtari profesionale, përfshirë krijuesit e mbetjeve të rrezikshme, subjektet që grumbullojnë ose transportojnë mbetje të rrezikshme ose veprojnë si tregtarë dhe agjentë të mbetjeve të rrezikshme ruajnë në mënyrë kronologjike: a) të dhëna mbi sasinë, llojin dhe origjinën e mbetjeve, si dhe sasinë e produkteve dhe materialeve që rezultojnë nga përgatitja për ripërdorim, riciklimi ose operacione të tjera të rikuperimit; b) sipas rastit, destinacionin, shpeshtësinë e grumbullimit, mënyrën e transportit dhe metodën e trajtimit të parashikuar sipas llojit të mbetjeve. 2. Çdo person, i cili pajiset me leje mjedisi, licencë ose autorizim sipas legjislacionit në fuqi, ka detyrimin për mbajtjen, përditësimin dhe raportimin e të dhënave për mbetjet, të parashikuara në kushtet e lejes së mjedisit dhe/ose të autorizimit përkatës. 3. Personat e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, i ruajnë të dhënat për mbetjet e rrezikshme për të paktën 3 vjet dhe të dhënat për mbetjet jo të rrezikshme për të paktën 2 vjet. 4. AKM-ja krijon regjistrin elektronik për të mbajtur të dhënat e mbetjeve sipas pikës 1 të këtij neni, për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Personat e parashikuar në pikën 2 më sipër raportojnë çdo 6 muaj të dhënat e mbetjeve në regjistrin elektronik. Të dhënat e mbetjeve janë pjesë e Sistemit të Integruar Mjedisor. 31 5. Personat e parashikuar në pikën 1 të këtij neni vënë në dispozicion të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, strukturës përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit ose zotëruesit të mëparshëm të mbetjes çdo 6 muaj, dokumentacionin që vërteton se operacionet e menaxhimit të mbetjeve janë kryer. 6. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit, miraton kriteret minimale për operimin e regjistrit elektronik, referuar në pikën 4 të këtij neni. Neni 71 Të dhënat dhe raportimet 1. Agjencia Kombëtare e Mjedisit mban dhe përditëson të dhënat e raportuara për krijimin, trajtimin, ripërdorimin, riciklimin, rikuperimin dhe asgjësimin e mbetjeve nga personat fizikë dhe juridikë që pajisen me leje apo licencë për ushtrimin e veprimtarisë. 2. AKEM-i mban dhe përditëson të dhënat për sasinë e mbetjeve bashkiake të krijuara brenda territorit të bashkive dhe ja përcjell ato AKM-së çdo vit. 3. Të gjitha bizneset, që operojnë në territorin e bashkisë dhe krijojnë, përpunojnë, grumbullojnë apo trajtojnë mbetje, raportojnë çdo vit në bashki, sipas rrymave specifike të mbetjeve dhe në bazë të legjislacionit përkatës për këto rryma mbetjesh. 4. AKM-ja harton brenda muajit mars të çdo viti raportin vjetor për vitin paraardhës me të dhënat për mbetjet në të gjithë territorin e vendit dhe e publikon në faqen zyrtare të Agjencisë, i cili i vihet në dispozicion publikut. 5. AKM-ja dhe AKEM-i përpunojnë të dhënat në përputhje me parashikimet e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. KREU VIII LËVIZJA NDËRKUFITARE E MBETJEVE Neni 72 Importi i mbetjeve 1. Ndalohet në të gjitha rastet importi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë. 2. Ndalohet në të gjitha rastet kalimi tranzit ndërkufitar i mbetjeve të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë. Neni 73 Kalimi tranzit i mbetjeve jo të rrezikshme 1. Vetëm mbetjet jo të rrezikshme apo mbetjet inerte kalojnë tranzit përmes territorit të Republikës se Shqipërisë. 2. Kalimi tranzit i mbetjeve jo të rrezikshme lejohet vetëm me autorizim të ministrit. 3. Autorizimi për kalimin tranzit të mbetjeve jo të rrezikshme lëshohet vetëm në përputhje të plotë me këtë ligj dhe akte të tjera në fuqi. Autorizimi i kalimit tranzit të mbetjeve jo të rrezikshme është i vlefshëm për një periudhë kohe deri në një vit dhe u nënshtrohet rregullave të përgjithshme, të miratuara në përputhje me pikën 5 të këtij neni. 4. Në autorizimin për kalimin tranzit të mbetjeve përcaktohen: a) numri i dokumentit të dorëzimit; b) lloji dhe sasia e mbetjes për të cilën lëshohet; c) standardet që lidhen me ambalazhimin e etiketimin e mbetjeve dhe dokumentet shoqëruese gjatë transportit të tyre; ç) kërkesat për monitorimin dhe raportimin e transfertave të mbetjeve. 5. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për zbatimin e këtij neni. Neni 74 Eksporti i mbetjeve 32 1. Eksporti i mbetjeve të rrezikshme, jo të rrezikshme dhe inerte nga Republika e Shqipërisë kryhet vetëm në bazë të autorizimit të lëshuar nga ministri. 2. Autorizimi për eksportin e mbetjeve të rrezikshme, jo të rrezikshme dhe inerte lëshohet vetëm në përputhje me këtë ligj dhe akte të tjera në fuqi, që rregullojnë fushën e veprimtarisë. 3. Autorizimi i eksportit të mbetjeve të rrezikshme, jo të rrezikshme dhe inerte është i vlefshëm për një periudhë kohe deri në një vit dhe u nënshtrohet rregullave të përgjithshme, të miratuara në përputhje me pikën 5 të këtij neni. 4. Në autorizimin e eksportit të mbetjeve përcaktohen: a) numri i dokumentit të dorëzimit; b) lloji dhe sasia e mbetjes për të cilën lëshohet; c) standardet që lidhen me ambalazhimin e etiketimin e mbetjeve dhe dokumentet shoqëruese gjatë transportit të tyre; ç) kërkesat për monitorimin dhe raportimin e transfertave të mbetjeve. 5. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për eksportin e mbetjeve të rrezikshme, jo të rrezikshme e inerte, si dhe formularin e autorizimit. Neni 75 Lëvizja ndërkufitare e mbetjeve jo të rrezikshme 1. Ministria mban të dhënat e raportuara për çdo transport të mbetjeve jo të rrezikshme brenda, nga dhe përmes territorit të Republikës së Shqipërisë. 2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe ministrit përgjegjës për financat, përcakton pikat doganore përmes të cilave lejohet eksporti dhe tranziti i mbetjeve, sipas parashikimeve të nenit 74 dhe këtij neni. KREU IX KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE Neni 76 Ndalime Ndalohen: a) hedhja, braktisja, depozitimi apo groposja e të gjitha llojeve të mbetjeve në vende publike dhe jopublike, ku nuk lejohet të hidhen, të depozitohen apo të groposen mbetjet nga individët; b) hedhja, braktisja, depozitimi apo groposja e të gjitha llojeve të mbetjeve në vende publike dhe jopublike ku nuk lejohet të hidhen apo të groposen mbetjet nga persona që kryejnë veprimtari tregtare dhe që nuk janë të pajisur me leje, licencë apo autorizim për kryerjen e kësaj veprimtarie; c) djegia e të gjitha llojeve të mbetjeve në kundërshtim me këtë ligj dhe pa u pajisur me licencat, lejet apo autorizimet e nevojshme; ç) dërgimi dhe pranimi i mbetjeve në landfill ose në impiantin e incinerimit dhe të bashkincinerimit të mbetjeve të grumbulluara në mënyrë të diferencuar, të destinuara për përgatitje për ripërdorim dhe/ose riciklim, me përjashtim të mbetjeve të prodhuara nga trajtimi i mbetjeve të grumbulluara në mënyrë të diferencuar, nëse incinerimi është zgjidhja më e përshtatshme (e vetme), në përputhje me nenin 5 të këtij ligji. Neni 77 Kundërvajtjet administrative Shkeljet e mëposhtme, nëse nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen si më poshtë: 1. Çdo person, që përzien mbetje në kundërshtim me nenet 9, pika 4, dhe 41 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. 33 2. Çdo individ, që hedh, braktis, depoziton apo gropos çfarëdolloj mbetjeje në vende publike dhe jopublike, ku nuk lejohet të hidhen apo të groposen mbetjet, në kundërshtim me ndalimin e parashikuar në nenin 76, shkronja “a”, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë. 3. Çdo person, që asgjëson mbetje në shkelje të nenit 14 të këtij ligji dhe në kundërshtim me normat teknike minimale, sipas nenit 46 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. 4. Çdo krijues apo zotërues mbetjesh, që sipas nenit 16, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji i trajton vetë mbetjet, në kundërshtim me normat teknike minimale sipas nenit 46 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) deri në 3 000 000 (tre milionë) lekë. 5. Çdo krijues apo zotërues mbetjesh, që dorëzon apo transferon mbetjet te një person tjetër që nuk është i autorizuar të marrë dhe të trajtojë ato mbetje, në kundërshtim me nenin 16 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) deri në 3 000 000 (tre milionë) lekë. 6. Çdo person i licencuar, që grumbullon apo transporton mbetje dhe nuk e dërgon atë në një impiant trajtimi të përshtatshëm, në kundërshtim me nenin 19 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. 7. Çdo krijues apo zotërues mbetjesh, që grumbullon mbetjet në kundërshtim me parashikimet e pikës 4 të nenit 31 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. 8. Ruajtja paraprake e mbetjeve para grumbullimit, e kryer në kundërshtim me parashikimet e nenit 32 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. 9. Çdo person, që ushtron veprimtarinë e stacionit të transferimit në kundërshtim me pikën 4 të nenit 33 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. 10. Çdo person i licencuar, që transferon mbetje jo të rrezikshme apo që merr mbetje jo të rrezikshme pa pasur një dokument të vlefshëm transferimi mbetjesh, që plotëson të gjitha kërkesat e parashikuara në nenin 39 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. 11. Çdo person i licencuar, që transferon mbetje jo të rrezikshme apo që merr mbetje jo të rrezikshme, që nuk është në përputhje me dokumentin e transferimit të mbetjes, në kundërshtim me nenin 39 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. 12. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe që nuk ruan dokumentet në përputhje me nenin 39 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë. 13. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe që nuk ua vë dokumentet në dispozicion autoriteteve përkatëse në përputhje me nenin 39 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë. 14. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe që nuk dërgon informacion në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit në përputhje me nenin 39 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë. 15. Moszbatimi i detyrimeve të bashkive të përcaktuara në nenin 24 të këtij ligji, ngarkon me përgjegjësi drejtuesit e këtyre njësive, të cilët dënohen me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë. 16. Moszbatimi pa arsye të ligjshme i detyrimit të bashkive për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërvendor, të përcaktuar në nenin 26 të këtij ligji, ngarkon me përgjegjësi drejtuesit e bashkive, të cilët dënohen me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë. 17. Çdo person, që krijon, grumbullon, transporton, magazinon apo trajton mbetje të rrezikshme në kundërshtim me nenet 40 dhe 46 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 18. Çdo person i licencuar, që transporton mbetje të rrezikshme me automjete, që nuk janë në përputhje me nenin 44 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 34 19. Çdo person, që grumbullon, transporton apo magazinon mbetje të rrezikshme, që nuk janë ambalazhuar apo etiketuar në përputhje me nenin 42 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 20. Çdo person, që dorëzon mbetje të rrezikshme apo që merr në dorëzim mbetje të rrezikshme pa një dokument të vlefshëm dorëzimi, në kundërshtim me nenin 45 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 21. Çdo person, që dorëzon mbetje të rrezikshme apo që merr në dorëzim mbetje të rrezikshme, që nuk është në përputhje me dokumentin e dorëzimit, në kundërshtim me nenin 45 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 22. Çdo person, që angazhohet në dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme dhe që nuk ruan dokumentacionin në përputhje me nenin 45 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 23. Çdo person, që angazhohet në dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme dhe që nuk ua vë dokumentacionin në dispozicion autoriteteve përkatëse në përputhje me nenin 45 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 24. Çdo person, që angazhohet në dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme dhe që nuk dërgon informacion në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit në përputhje me nenin 45 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 25. Çdo person, që trajton vajra të përdorura pa leje mjedisi në kundërshtim me nenin 47 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. 26. Çdo person, që trajton vajra të përdorura në kundërshtim me parashikimet e lejes së mjedisit, të përcaktuara në nenin 47 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. 27. Çdo person, që hedh në treg ambalazhe, të cilat janë në kundërshtim me parashikimet e nenit 49 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë. 28. Çdo person, që angazhohet në menaxhimin e mbetjeve të ambalazheve, të cilat ndalohet të hidhen në treg sipas nenit 49 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë. 29. Çdo person, që hedh në treg, prodhon ose importon në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse të lehta, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme, sipas përcaktimit të pikës 1 të nenit 49 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 3 000 000 (tre milionë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara. Për çdo herë që përsëritet shkelja, masa e gjobës rritet me 1 000 000 (një milion) lekë. Pas shkeljes së dytë, përveç gjobës, shkelësi dënohet edhe me revokimin e lejes/licencës së ushtrimit të veprimtarisë profesionale. 30. Çdo person, që asgjëson ose menaxhon ndotës organikë të qëndrueshëm në kundërshtim me nenin 51 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 31. Çdo person, që hedh në treg bateri, në kundërshtim me nenin 52 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 32. Çdo person, që grumbullon, trajton, riciklon apo asgjëson mbetje baterish në kundërshtim me nenin 52 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 33. Çdo person, që grumbullon, trajton, riciklon dhe rikuperon automjete në fund të jetës dhe pjesët përbërëse të tyre në kundërshtim me nenin 53 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 34. Çdo person, që hedh në treg pajisje elektrike dhe elektronike në kundërshtim me nenin 54 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 6 000 000 (gjashtë milionë) lekë. 35. Çdo person, që grumbullon, asgjëson, transporton dhe trajton mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike në kundërshtim me nenin 54 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 6 000 000 (gjashtë milionë) lekë. 36. Çdo person, që trajton mbetjet spitalore në kundërshtim me nenin 55 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 6 000 000 (gjashtë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 35 37. Çdo person, që eliminon ose/përdor nënproduktet me origjinë shtazore në kundërshtim me nenin 56 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 5 000 000 (pesë milionë) lekë. 38. Çdo person, që angazhohet në menaxhimin e mbetjeve nga ndërtimi në kundërshtim me nenin 57 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 39. Çdo person, që angazhohet në menaxhimin e mbetjeve nga industria e dyoksidit të titanit në kundërshtim me nenin 58 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 40. Çdo person, që angazhohet në menaxhimin e mbetjeve nga anijet dhe nga ngarkesat e anijeve, në kundërshtim me nenin 59 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 41. Çdo person, që riciklon gomat e përdorura në kundërshtim me nenin 60 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. 42. Çdo person, që djeg mbetjet e gomave në kundërshtim me nenin 60 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. 43. Çdo person, që operon një landfill dhe që asgjëson në landfill mbetje që nuk lejohet të trajtohen në atë kategori landfill-i, të përcaktuar sipas nenit 34 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 2 000 000 (dy milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. 44. Çdo person, që operon një landfill dhe që asgjëson në landfill mbetje që nuk është trajtuar, në kundërshtim me nenin 34 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë. 45. Çdo person, që operon një landfill dhe që pranon mbetje në një landfill, që nuk plotëson kriteret e pranimit në landfill, në kundërshtim me nenin 34 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë. 46. Çdo person, që operon një landfill dhe që pranon mbetje të përjashtuara apo që asgjëson në landfill mbetje të përjashtuara në kundërshtim me nenin 35 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 2 000 000 (dy milionë) deri në 3 000 000 (tre milionë) lekë. 47. Çdo person, që operon një landfill në mospërputhje me lejen e mjedisit apo në mospërputhje me nenin 34 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 48. Çdo person, që operon një landfill pa një garanci financiare në kundërshtim me nenin 36 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë. 49. Çdo person, që hollon ose përzien mbetje me qëllim plotësimin e kritereve të pranimit të tyre në landfill në kundërshtim me pikën 4 të nenit 35, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. 50. Çdo person, që operon një incinerator dhe që incineron mbetje në kundërshtim me lejen e mjedisit apo në kundërshtim me nenin 37 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. 51. Çdo person, që operon një incinerator dhe pranon për incinerim mbetjet e grumbulluara në mënyrë të diferencuar në kundërshtim me pikën 4 të nenit 37 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. 52. Çdo person, që importon mbetje në Republikën e Shqipërisë në shkelje të nenit 72 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë deri në 20 000 000 (njëzet milionë) lekë. 53. Çdo person, që tranziton mbetje të rrezikshme përmes territorit të Republikës së Shqipërisë në shkelje të nenit 73 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 10 000 000 (dhjetë milionë) deri në 20 000 000 (njëzet milionë) lekë. 54. Çdo person, që tranziton mbetje jo të rrezikshme përmes territorit të Republikës së Shqipërisë pa autorizim apo në kundërshtim me autorizimin, në shkelje të nenit 73 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 55. Çdo person, që eksporton mbetje jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë pa autorizim apo në kundërshtim me autorizimin, në shkelje të nenit 74 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 10 000 000 (dhjetë milionë) deri në 20 000 000 (njëzet milionë) lekë. 36 56. Çdo person, që kryen trajtimin e mbetjeve si veprimtari profesionale pa u pajisur me leje mjedisi, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 57. Çdo person, që kryen veprimtari për trajtimin e mbetjeve në kundërshtim me lejen e mjedisit, dënohet me gjobë në vlerën nga 5 000 000 (pesë milionë) deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 58. Çdo person, që kryen trajtimin e mbetjeve si veprimtari profesionale dhe që nuk ruan dokumentet apo nuk ia vë ato në dispozicion autoriteteve përkatëse, në shkelje të nenit 70 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë. 59. Çdo person, që transporton mbetje pa licencë apo në kundërshtim me licencën, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 5 000 000 (pesë milionë) lekë. 60. Çdo person, që ushtron veprimtarinë e grumbullimit, transportimit, ruajtjes, riciklimit, përpunimit, asgjësimit, tregtimit apo ndërmjetësimit të mbetjeve pa licencë apo në kundërshtim me licencën, në shkelje të nenit 68 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 5 000 000 (pesë milionë) lekë. 61. Çdo operator i një venddepozitimi/landfill-i ekzistues, që nuk plotëson kërkesat e nenit 80 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë. 62. Çdo individ, që hedh, braktis, depoziton apo gropos çfarëdolloj mbetjeje në vende publike dhe jopublike, ku nuk lejohet të hidhen apo të groposen mbetjet, në kundërshtim me ndalimin e parashikuar në nenin 76, shkronja “a”, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. 63. Çdo person juridik, që hedh, braktis, depoziton apo gropos çfarëdolloj mbetjeje në vende publike dhe jopublike, ku nuk lejohet të hidhen apo të groposen mbetjet, në kundërshtim me ndalimin e parashikuar në nenin 76, shkronja “b”, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. 64. Djegia e mbetjeve në kundërshtim me nenin 76, shkronja “c”, të këtij ligji dënohet me gjobë: a) për shkeljet e kryera nga personi juridik, vlera e gjobës është nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë; b) për shkeljet e kryera nga personi fizik, vlera e gjobës është nga 3 000 000 (tre milionë) deri në 4 000 000 (katër milionë) lekë. Neni 78 Masa administrative 1. Autoritetet kompetente, në rastet e shkeljes së lejes së mjedisit, marrin masat e parashikuara në legjislacionin në fuqi për lejet e mjedisit. 2. Kur shkelja e këtij ligji ka të bëjë me përdorimin e një automjeti, ky i fundit konfiskohet nga autoritetet përkatëse në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative. 3. Licenca e transportit të mbetjeve, e tregtarit dhe agjentit të mbetjeve shfuqizohet nga ministri, me propozimin e inspektorit, kur shkelen kushtet dhe rregullat e përcaktuara në lejen përkatëse të mjedisit për ushtrimin e veprimtarisë dhe për këtë ministri njofton Qendrën Kombëtare të Biznesit. 4. Inspektori, sipas nevojave të rastit, merr masa urgjente në përputhje me ligjin për inspektimin. Neni 79 Ankimi dhe ekzekutimi 1. Ndaj vendimit të inspektorit mund të bëhet ankim sipas ligjit për inspektimin. 2. Ndaj vendimeve të organeve të tjera, të marra në zbatim të këtij ligji, bëhet ankim sipas Kodit të Procedurave Administrative dhe legjislacionit në fuqi. 3. Gjoba e vendosur në zbatim të nenit 77 të këtij ligji përbën titull ekzekutiv pas shterimit të ankimit administrativ, sipas përcaktimeve në Kodin e Procedurave Administrative. Gjoba paguhet brenda 10 ditëve kalendarike nga data kur është njoftuar kundërvajtësi për vendimin e dënimit me gjobë që përbën titull ekzekutiv. Në rast mosekzekutimi vullnetar, për ekzekutimin e saj ngarkohet zyra e përmbarimit, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurave Civile dhe në ligjin për kundërvajtjet administrative. 37 4. Të ardhurat e grumbulluara nga gjobat dhe interesat derdhen në buxhetin e shtetit. KREU X DISPOZITA RREGULLUESE Neni 80 Venddepozitimet/landfill-et ekzistuese Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat që parashikojnë dispozitat kalimtare për venddepozitimet/landfill-et ekzistuese, që janë në funksionim në datën kur ky ligj hyn në fuqi. KREU XI DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE Neni 81 Dispozitat kalimtare 1. Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji transformohet në shoqëri aksionare (sh.a.). 2. Infrastruktura fundore e trajtimit të mbetjeve në pronësi shtetërore brenda 1 (një) viti nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji, transferohet në administrim të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve. 3. Mënyra elektronike e trajtimit të kërkesave dhe procedurat administrative që preken nga ky ligj zbatohen pas përmirësimit të Sistemit të Integruar Mjedisor. 4. Të gjitha të drejtat dhe detyrimet e AKEM-it i kalojnë AKEM sh.a. Neni 82 Aktet nënligjore Këshilli i Ministrave brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji nxjerr aktin nënligjor në zbatim të nenit 22, pika 6, dhe brenda 2 vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji nxjerr aktet nënligjore në zbatim të: nenit 6, pika 2; nenit 7, pika 2; nenit 8, pika 3; nenit 9, pika 2; nenit 10, pika 1; nenit 11, pika 2; nenit 12, pika 3; nenit 13, pika 2; nenit 27, pika 8; nenit 34, pikat 1, 7, 9 e 10; nenit 35, pika 4; nenit 36, pika 4; nenit 37, pika 3; nenit 38, pika 3; nenit 39, pika 7; nenit 40, pika 2; nenit 42, pika 2; nenit 44, pika 2; nenit 45, pika 7; nenit 46, pika 1; nenit 47, pika 5; nenit 48, pika 5; nenit 49, pikat 1 e 2: nenit 50, pikat 1 e 2; nenit 51, pikat 1 e 2; neneve 52, 53, 54, nenit 55, pika 2; nenit 57, pika 2; nenit 58, pika 2; nenit 59, pika 2; nenit 60, pika 3; nenit 61, pika 2; nenit 62, pika 3; nenit 69, pika 6; nenit 70, pika 6; nenit 73, pika 5; nenit 74, pika 5; nenit 75, pika 2, dhe nenit 80 të këtij ligji. Neni 83 Vazhdimi i efekteve të disa akteve nënligjore Aktet nënligjore të mëposhtme, të miratuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe për aq sa nuk bien ndesh me të, mbeten në fuqi dhe do të zbatohen deri në miratimin e akteve të reja nënligjore, në zbatim të këtij ligji: a) vendimi nr. 402, datë 30.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Katalogut të Mbetjeve”; b) vendimi nr. 418, datë 27.5.2020, i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e dokumentit të politikave strategjike dhe të planit kombëtar për menaxhimin e integruar të mbetjeve, 2020–2035”; c) vendimi nr. 641, datë 1.10.2024, i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave për eksportin e mbetjeve dhe kalimin tranzit të mbetjeve jo të rrezikshme e të mbetjeve inerte”, i ndryshuar; ç) vendimi nr. 229, datë 23.4.2014, i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave për transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe informacionit që të përfshihet në dokumentin e transferimit”, i ndryshuar; d) vendimi nr. 371, datë 11.6.2014, i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave për dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme dhe të dokumentit të dorëzimit të tyre”, i ndryshuar; 38 dh) vendimi nr. 798, datë 29.9.2010, i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për administrimin e mbetjeve spitalore”“; e) vendimi nr. 575, datë 24.6.2015, i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kërkesave për menaxhimin e mbetjeve inerte”, i ndryshuar. Neni 84 Shfuqizimet Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr. 10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ligji nr. 8094, datë 21.3.1996, “Për largimin publik të mbeturinave”, si dhe çdo akt tjetër nënligjor, që bie në kundërshtim me këtë ligj, me përjashtim të sa është parashikuar në nenin 83 të këtij ligji shfuqizohen. Neni 85 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 16.10.2025. Shpallur me dekretin nr. 388, datë 7.11.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. SHTOJCA 1 OPERACIONET E ASGJËSIMIT2 D1 Depozitimi nën dhe ose mbi dhe (p.sh. në landfill etj.). D2 Trajtimi në tokë (p.sh. biodegradimi i shkarkimeve të lëngshme ose llumrave në tokë etj.). D3 Injektimi në thellësi (p.sh. injektimi i shkarkimeve me pompim në puse, kripore apo në vende që nga vetë natyra e tyre janë të përshtatshme për depozitim mbetjesh etj.). D4 Mbulimi sipërfaqësor, përfshirë vendosjen e mbetjeve të lëngshme ose llumrave në gropa, pellgje ujore apo laguna etj. D5 Landfill-et me projekte inxhinierike të posaçme (p.sh. vendosja në qeliza të veçanta, të renditura njëra pas tjetrës, të cilat mbulohen dhe izolohen nga njëra- tjetra dhe nga mjedisi etj.). D6 Shkarkimi në një trup ujor, me përjashtim të deteve/oqeaneve. D7 Shkarkimi në dete/oqeane, përfshirë futjen/depozitimin në shtratin e detit. D8 Trajtimi biologjik që nuk specifikohet në ndonjë pjesë tjetër të kësaj shtojce, që rezulton me përbërje ose përzierje përfundimtare, të cilat shkarkohen me anë të cilitdo nga operacionet e renditura nga D 1 deri në D 12. D9 Trajtimi fiziko-kimik që nuk specifikohet në ndonjë pjesë tjetër të kësaj shtojce, që rezulton me përbërje ose përzierje përfundimtare, të cilat shkarkohen me një nga operacionet e renditura nga D 1 deri në D 12 (p.sh. avullimi, tharja, kalcifikimi etj.). D10 Incinerimi mbi tokë. D11 Incinerimi në det. D12 Ruajtja/magazinimi i përhershëm (p.sh. vendosja e kontejnerëve në një minierë etj.). D13 Përzierja ose bashkimi para se t’i nënshtrohen cilitdo prej operacioneve të renditura nga D1 deri në D 12. D14 Riambalazhimi para se t’i nënshtrohet cilitdo prej operacioneve të renditura nga D 1 deri në D 13. D15 Ruajtja/magazinimi në pritje të cilitdo prej operacioneve të renditura nga D 1 deri në D 14 (me përjashtim të ruajtjes paraprake në pritje të grumbullimit, në vendin ku mbetjet janë krijuar). 2 Shtojca 1 ka efekt ilustrues. 39 SHTOJCA 2 OPERACIONET E RIKUPERIMIT R 1 Përdorimi kryesisht si lëndë djegëse ose mënyra të tjera për prodhimin e energjisë. Kjo përfshin impiantet e incinerimit, që përdoren për përpunimin e mbetjeve të ngurta bashkiake vetëm kur eficienca e energjisë është e barabartë me ose më e madhe se: - 0,60 për impiantet që janë operative dhe kanë marrë një leje mjedisi në përputhje me legjislacionin përkatës përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji; - 0,65 për impiantet që kanë marrë një leje mjedisi në përputhje me legjislacionin përkatës pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Duke përdorur formulën e mëposhtme: Eficienca e energjisë = (Ep -( Ef + Ei)) / (0,97 x (Eë + Ef)) Ku: Ep - është energjia vjetore e prodhuar si nxehtësi ose elektricitet. Është llogaritur me energji në trajtë elektriciteti shumëzuar me 2,6 dhe nxehtësi e prodhuar për përdorim tregtar e shumëzuar me 1,1 (GJ/vit). Ef - është in-put-i vjetor i energjisë në sistem nga lëndët djegëse që kontribuojnë në prodhimin e avullit (GJ/vit). Eë - është energjia vjetore që përmbahet në mbetjet e trajtuara të llogaritura, duke përdorur vlerën kalorifike neto të mbetjeve (GJ/vit). Ei - është energjia vjetore e importuar duke përjashtuar Eë dhe Ef (GJ/vit). 0,97 - është një faktor që merr parasysh humbjet e energjisë për shkak të hirave fundorë dhe rrezatimit. R 2 Rikuperimi/rikrijimi i solventëve/tretësve. R 3 Riciklimi/përtëritja e substancave organike që nuk janë përdorur si solventë/tretës (përfshirë përzierje plehrash dhe të tjera procese të transformimit biologjik). Ky përfshin gazifikimin dhe pirolizën, që i përdorin këta përbërës si kimikate. R 4 Riciklimi/ripërtëritja e metaleve dhe komponimeve të tyre. R 5 Riciklimi/ ripërtëritja e materialeve të tjera inorganike. Ky përfshin pastrimin e tokës, që rezulton me rikuperimin e dheut dhe riciklimin e materialeve inorganike të ndërtimit. R 6 Ripërtëritja e acideve ose bazave. R 7 Rikuperimi i përbërësve të përdorur për luftimin e ndotjes. R 8 Rikuperimi i komponentëve të katalizatorëve. R 9 Rirafinimi i naftës ose ripërdorime të tjera të saj. R 10 Trajtimi i tokës që rezulton në të mirë të bujqësisë ose të përmirësimit ekologjik. R11 Përdorimi i mbetjeve të përftuara nga cilido nga operacionet e renditura nga R 1 deri në R 10. R 12 Shkëmbimi i mbetjeve për t’iu nënshtruar cilitdo nga operacionet e renditura nga R 1 deri tek R 11. Në qoftë se nuk ka një kod tjetër të përshtatshëm R, ky mund të përfshijë operacionet paraprake para rikuperimit përfshirë parapërpunimin siç është, inter alia, çmontimi, grumbullimi i diferencuar, thyerja/copëtimi, ngjeshja, peletizimi, tharja, grirja, zbutja, riambalazhimi, ndarja, bluarja apo përzierja para dorëzimit në cilindo nga operacionet e numëruara R1 deri R11. R 13 Ruajtja e mbetjeve në pritje të cilitdo nga operacionet e renditura nga R1 deri në R 12 (me përjashtim të ruajtjes paraprake, në pritje të grumbullimit, në vendin ku mbetjet janë krijuar). 40 SHTOJCA 3 VETITË E MBETJEVE QË I KLASIFIKOJNË ATO SI TË RREZIKSHME H P1 “Shpërthyese” “Eksploziv”: mbetje të cilat me reaksion kimik mund të prodhojnë gaz në një temperaturë dhe presion të tillë dhe me shpejtësi të tillë që të shkaktojnë dëme në mjedis. Përfshihen mbetjet piroteknike, mbetjet e peroksidit organik shpërthyes dhe mbetjet vetëreaktive shpërthyese. Kur një mbetje përmban një ose më shumë substanca të klasifikuara sipas njërit prej kodeve të klasës dhe kategorisë së rrezikut dhe kodeve të deklaratës së rrezikut të paraqitur në tabelën 1, mbetjet do të vlerësohen për HP 1, aty ku është e përshtatshme dhe proporcionale, sipas metodave të testimit. Nëse prania e një lënde, një përzierjeje ose një artikulli tregon se mbetjet janë shpërthyese, ato do të klasifikohen si të rrezikshme sipas HP 1. Tabela 1: Kodi/et e klasës dhe kategorisë së rrezikut dhe kodi (et) e deklaratës së rrezikut për përbërësit e mbetjeve për klasifikimin e mbetjeve si të rrezikshme sipas HP 1 Kodet e klasës dhe kategorisë së rrezikut Kodet e deklaratës së rrezikut Shpërthyes i paqëndrueshëm (Unst. Expl 1) H 200 Shpërthyes 1.1 (Expl 1.1) H 201 Shpërthyes 1.2 (Expl 1.2) H 202 Shpërthyes 1.3 (Expl 1.3) H 203 Shpërthyes 1.4 (Expl 1.4) H 204 Vetëreaktiv A (Self-react. A) H 240 Peroksid organik A (Org. Perox. A) Vetëreaktiv B (Self-react. B) H 241 Peroksid organik B (Org. Perox. B) HP 2 “Oksiduese” “Oksidues”: mbetje të cilat, në përgjithësi, duke siguruar oksigjen, mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë në djegien e materialeve të tjera. Kur një mbetje përmban një ose më shumë substanca të klasifikuara sipas një prej kodeve të klasës dhe kategorisë së rrezikut dhe kodeve të deklaratës së rrezikut të paraqitur në tabelën 2, mbetjet vlerësohen për HP 2, aty ku është e përshtatshme dhe proporcionale, sipas metodave të provës. Nëse prania e një substance tregon se mbetjet janë oksiduese, ato do të klasifikohen si të rrezikshme sipas HP 2. Tabela 2: Kodi/et e klasës dhe kategorisë së rrezikut dhe kodi/et e deklaratës së rrezikut për përbërësit e mbetjeve për klasifikimin e mbetjeve si të rrezikshme sipas HP 2 Kodet e klasës dhe kategorisë së rrezikut Kodet e deklaratës së rrezikut Të gazta oksiduese 1 (Ox. Gas 1) H 270 Të lëngëta oksiduese 1 (Ox. Liq 1) H 271 E ngurtë oksiduese 1 (Ox. Sol 1) Të lëngëta oksiduese 2 (Ox. Liq 2) Të lëngëta oksiduese 3 (Ox. Liq 3) H 272 E ngurtë oksiduese 2 (Ox. Sol 2), e ngurtë oksiduese 3 (Ox. Sol 3) HP 3 “I djegshëm”: - Mbetje të lëngshme të ndezshme: mbetje të lëngshme që kanë një pikë ndezjeje nën 60 °C ose mbeturina vaj gazi, naftë dhe vajra të lehta për ngrohje që kanë një pikë ndezjeje > 55 °C dhe ≤ 75 °C; - Mbetje të ngurta dhe të lëngshme piroforike të ndezshme: mbetje të ngurta ose të lëngshme, të cilat, edhe në sasi të vogla, mund të ndizen brenda pesë minutave pasi vijnë në kontakt me ajrin; - Mbetje të ngurta të ndezshme: mbetje të ngurta që janë lehtësisht të djegshme ose mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë në zjarr nëpërmjet fërkimit; - Mbetjet e gazta të ndezshme: mbetje të gazta që janë të ndezshme në ajër në 20 °C dhe një presion standard prej 101.3 kPa; - Mbetje reaktive ndaj ujit: mbetje të cilat, në kontakt me ujin, lëshojnë gazra të ndezshëm në sasi të rrezikshme; 41 - Mbetje të tjera të ndezshme: aerosole të ndezshme, mbetje të ndezshme vetënxehëse, perokside organike të ndezshme dhe mbetje të ndezshme vetëreaktive. Kur një mbetje përmban një ose më shumë substanca të klasifikuara nga një nga kodet e mëposhtme të klasës dhe kategorisë së rrezikut dhe kodet e deklaratave të rrezikut të paraqitura në tabelën 3, mbetjet do të vlerësohen, aty ku është e përshtatshme dhe proporcionale, sipas metodave të testimit. Nëse prania e një substance tregon se mbetjet janë të ndezshme, ato të klasifikohen si të rrezikshme sipas HP 3. Tabela 3: Kodi/et e klasës dhe kategorisë së rrezikut dhe kodi (et) e deklaratës së rrezikut për përbërësit e mbetjeve për klasifikimin e mbetjeve si të rrezikshme sipas HP 3 Kodet e klasës dhe kategorisë së rrezikut Kodet e deklaratës së rrezikut Të gazta të ndezshme 1 (Flam. Gas 1) H220 Të gazta të ndezshme 2 (Flam. Gas 2) H221 Aerosol 1 H222 Aerosol 2 H223 Të lëngëta të ndezshme 1 (Flam. Liq 1) H224 Të lëngëta të ndezshme 2 (Flam. Liq 2) H225 Të lëngëta të ndezshme 3 (Flam. Liq 3) H226 Të ngurta të ndezshme 1 (Flam. Sol 1) H228 Të ngurta të ndezshme 2 (Flam. Sol 2) Vetëreaktiv CD (Self-react. CD) H242 Vetëreaktiv EF (Self-react. EF) Peroksid organik CD (Org. Perox. CD) Peroksid Organik EF (Org. Perox. EF) Të lëngëta piroforike 1 (Pyr. Liq. 1) H250 Të ngurta piroforike 1 (Pyr. Sol. 2) Vetënxehëse 1 (Self-heat. 1) H251 Vetënxehëse 2 (Self-heat. 2) H252 Reaktive me ujin 1 H260 Reaktive me ujin 2 Reaktive me ujin 3 H261 HP 4 “Irritues – acarim i lëkurës dhe dëmtim i syve”: mbetje të cilat me aplikim mund të shkaktojnë irritim të lëkurës ose dëmtim të syrit. Kur një mbetje përmban një ose më shumë substanca në përqendrime mbi vlerën e ndërprerjes, të cilat klasifikohen nga një nga kodet e mëposhtme të klasës dhe kategorisë së rrezikut dhe kodet e deklaratave të rrezikut dhe një ose më shumë nga kufijtë e mëposhtëm të përqendrimit tejkalohen ose barazohen, mbetjet do të klasifikohet si i rrezikshëm nga HP 4. Vlera e prerjes për shqyrtim në një vlerësim për Skin corr. 1A (H314), Acarim i lëkurës. 2 (H315), Eye dam. 1 (H318) dhe irritim i syve. 2 (H319) është 1%. Nëse shuma e përqendrimeve të të gjitha substancave të klasifikuara si Skin corr. 1A (H314) tejkalon ose është e barabartë me 1%, mbetjet do të klasifikohen si të rrezikshme sipas HP 4. Nëse shuma e përqendrimeve të të gjitha substancave të klasifikuara si H318 tejkalon ose është e barabartë me 10%, mbetjet do të klasifikohen si të rrezikshme sipas HP 4. Nëse shuma e përqendrimeve të të gjitha substancave të klasifikuara H315 dhe H319 tejkalon ose është e barabartë me 20%, mbetjet do të klasifikohen si të rrezikshme sipas HP 4. Vini re se mbetjet që përmbajnë substanca të klasifikuara si H314 (Skin corr.1A, 1B ose 1C) në sasi më të mëdha se ose të barabartë me 5% do të klasifikohen si të rrezikshme nga HP 8. HP 4 nuk do të zbatohet nëse mbetjet klasifikohen si HP 8. HP 5 “Toksiciteti specifik i organit të synuar (STOT)/Toksiciteti i aspirimit”: Mbetje që mund të shkaktojnë toksicitet specifik të organit të synuar qoftë nga një ekspozim i vetëm ose i përsëritur, ose që shkaktojnë efekte toksike akute pas aspirimit. Kur një mbetje përmban një ose më shumë substanca të klasifikuara nga një ose më shumë nga kodet e mëposhtme të klasës dhe kategorisë së rrezikut dhe kodet e deklaratave të rrezikut të paraqitura në tabelën 4, dhe një ose më shumë nga kufijtë e përqendrimit në tabelën 4 është tejkaluar ose barazuar, mbetjet të jenë klasifikuar si të rrezikshme sipas HP 5. Kur substancat e klasifikuara si STOT janë të pranishme në një mbetje, një substancë individuale të jetë e pranishme në ose mbi kufirin e përqendrimit që mbetjet të klasifikohen si të rrezikshme sipas HP 5. 42 Kur një mbetje përmban një ose më shumë substanca të klasifikuara si Asp. Toks. 1 dhe shuma e këtyre substancave tejkalon ose barazohet kufiri i përqendrimit, mbetjet do të klasifikohen si të rrezikshme nga HP 5 vetëm kur viskoziteti i përgjithshëm kinematik (në 40 °C) nuk i kalon 20,5 mm 2/s. (1) Tabela 4: Kodi/et e klasës dhe kategorisë së rrezikut dhe kodi/et e deklaratës së rrezikut për përbërësit e mbetjeve dhe kufijtë përkatës të përqendrimit për klasifikimin e mbetjeve si të rrezikshme sipas HP 5 Kodet e klasës dhe kategorisë së rrezikut Kodet e deklaratës së rrezikut Kufijtë e përqendrimit STOT SE 1 H 370 1% STOS SE 2 H 371 10% STOT SE 3 H 335 20% STOT RE 1 H 372 1% STOT RE 2 H 373 10% Rrezik aspirimi 1 (Asp. Tox. 1) H 304 10% HP 6 “Toksiciteti akut”: Mbetje të cilat mund të shkaktojnë efekte toksike akute pas administrimit oral ose dermal ose ekspozimit me frymëmarrje. Nëse shuma e përqendrimeve të të gjitha substancave të përfshira në një mbetje, të klasifikuar me një klasë dhe kod kategorie rreziku akut toksik dhe kodin e deklaratës së rrezikut të dhënë në tabelën 5, tejkalon ose barazohet pragu i dhënë në atë tabelë, mbetjet do të klasifikohen si të rrezikshme nga HP 6. Kur më shumë se një substancë e klasifikuar si toksike akute është e pranishme në një mbetje, shuma e përqendrimeve kërkohet vetëm për substancat brenda së njëjtës kategori rreziku. Vlerat e mëposhtme të prerjes do të zbatohen për t’u konsideruar në një vlerësim: - Për toksin akut. 1, 2 ose 3 (H300, H310, H330, H301, H311, H331): 0,1%; - Për toksin akut. 4 (H302, H312, H332): 1%. Kodet e klasës dhe kategorisë së rrezikut Kodet e deklaratës së rrezikut Kufijtë e përqendrimit Toksicitet Akut 1 (Oral) H300 0,1% Toksicitet Akut 2 (Oral) H300 0,25% Toksicitet Akut 3 (Oral) H301 5% Toksicitet Akut 4 (Oral) H302 25% Toksicitet Akut 1 (Dermal) H310 0,25% Toksicitet Akut 2 (Dermal) H310 2,5% Toksicitet Akut 3 (Dermal) H311 15% Toksicitet Akut 4 (Dermal) H312 55% Toksicitet Akut 1 (Thithje) H330 0,1% Toksicitet Akut 2 (Thithje) H330 0,5% Toksicitet Akut 3 (Thithje) H331 3,5% Toksicitet Akut 4 (Thithje) H332 22,5% HP 7 “Kancerogjene”: Mbetje që shkaktojnë kancer ose rrit incidencën e tij. Kur një mbetje përmban një substancë të klasifikuar nga një nga kodet e mëposhtme të klasës dhe kategorisë së rrezikut dhe kodet e deklaratës së rrezikut dhe tejkalon ose barazohet me një nga kufijtë e mëposhtëm të përqendrimit të treguar në tabelën 6, mbetjet do të klasifikohen si të rrezikshme nga HP 7. Kur më shumë se një substancë e klasifikuar si kancerogjene është e pranishme në një mbetje, një substancë individuale të jetë e pranishme në ose mbi kufirin e përqendrimit që mbetjet të klasifikohen si të rrezikshme sipas HP 7. Tabela 6: Kodi/et e klasës dhe kategorisë së rrezikut dhe kodi (et) e deklaratës së rrezikut për përbërësit e mbetjeve dhe kufijtë përkatës të përqendrimit për klasifikimin e mbetjeve si të rrezikshme sipas HP 7. Kodet e klasës dhe kategorisë së rrezikut Kodet e deklaratës së rrezikut Kufijtë e përqendrimit Carc. 1A H350 0,1% Carc. 1B Carc. 2 H351 1,0% HP 8 “Korozive/gërryes”: Mbetje të cilat me aplikim mund të shkaktojnë korrozion të lëkurës. 43 Kur një mbetje përmban një ose më shumë substanca të klasifikuara si Skin corr.1A, 1B ose 1C (H314) dhe shuma e përqendrimeve të tyre tejkalon ose barazohet me 5%, mbetjet do të klasifikohen si të rrezikshme sipas HP 8. Vlera e prerjes për shqyrtim në një vlerësim për Skin corr. 1A, 1B, 1C (H314) është 1.0%. HP 9 “Infektive”: Mbetje që përmbajnë mikroorganizma të qëndrueshëm ose toksinat e tyre, të cilat dihet ose besohet se shkaktojnë sëmundje te njeriu ose organizma të tjerë të gjallë. Atribuimi i HP 9 do të vlerësohet nga rregullat e përcaktuara në dokumentet e referencës ose legjislacionin në fuqi. HP 10 “Toksike për riprodhim”: Mbetje të cilat kanë efekte negative në funksionin seksual dhe fertilitetin te meshkujt dhe femrat e rritura, si dhe toksiciteti zhvillimor te pasardhësit. Kur një mbetje përmban një substancë të klasifikuar nga një nga kodet e mëposhtme të klasës dhe kategorisë së rrezikut dhe kodet e deklaratës së rrezikut dhe tejkalon ose barazohet me një nga kufijtë e mëposhtëm të përqendrimit të paraqitur në tabelën 7, mbetjet do të klasifikohen si të rrezikshme sipas HP 10. Kur më shumë se një substancë e klasifikuar si toksike për riprodhim është e pranishme në një mbetje, një substancë individuale të jetë e pranishme në ose mbi kufirin e përqendrimit që mbetjet të klasifikohen si të rrezikshme sipas HP 10. Tabela 7: Kodi (et) e klasës dhe kategorisë së rrezikut dhe kodi/et e deklaratës së rrezikut për përbërësit e mbetjeve dhe kufijtë përkatës të përqendrimit për klasifikimin e mbetjeve si të rrezikshme sipas HP 10 Kodet e klasës dhe kategorisë së rrezikut Kodet e deklaratës së rrezikut Kufijtë e përqendrimit Toksicitet reproduktiv (Repr. 1A) H360 0,3% Toksicitet reproduktiv (Repr. 1B) Toksicitet reproduktiv (Repr. 2) H361 3,0% HP 11 “Mutagjene”: Mbetje që mund të shkaktojnë një mutacion, që është një ndryshim i përhershëm në sasinë ose strukturën e materialit gjenetik në një qelizë. Kur një mbetje përmban një substancë të klasifikuar nga një nga kodet e mëposhtme të klasës dhe kategorisë së rrezikut dhe kodet e deklaratës së rrezikut dhe tejkalon ose barazohet me një nga kufijtë e mëposhtëm të përqendrimit të paraqitur në tabelën 8, mbetjet do të klasifikohen si të rrezikshme sipas HP 11. Kur më shumë se sa një substancë e klasifikuar si mutagjene është e pranishme në një mbetje, një substancë individuale të jetë e pranishme në ose mbi kufirin e përqendrimit që mbetjet të klasifikohen si të rrezikshme sipas HP 11. Tabela 8: Kodi/et e klasës dhe kategorisë së rrezikut dhe kodi (et) e deklaratës së rrezikut për përbërësit e mbetjeve dhe kufijtë përkatës të përqendrimit për klasifikimin e mbetjeve si të rrezikshme sipas HP 11 Kodet e klasës dhe kategorisë së rrezikut Kodet e deklaratës së rrezikut Kufijtë e përqendrimit Mutagjenicitet (Muta. 1A) H340 0,1% Mutagjenicitet (Muta 1B) Mutagjenicitet (Muta. 2) H341 1,0% HP 12 “Çlirimi i një gazi toksik akut”: Mbetje që lëshojnë gazra toksikë akute (Acute Tox. 1, 2 ose 3) në kontakt me ujin ose një acid. Kur një mbetje përmban një substancë të caktuar për një nga rreziqet shtesë të mëposhtme EUH029, EUH031 dhe EUH032, ajo do të klasifikohet si e rrezikshme nga HP 12 sipas metodave ose udhëzimeve të provës. HP 13 “Sensitizues”: Mbetje që përmbajnë një ose më shumë substanca të njohura se shkaktojnë efekte sensibilizuese në lëkurë ose në organet e frymëmarrjes. Kur një mbetje përmban një substancë të klasifikuar si sensibilizuese dhe i është caktuar njërit prej kodeve të deklaratës së rrezikut H317 ose H334 dhe një substancë individuale është e barabartë ose tejkalon kufirin e përqendrimit prej 10%, mbetjet klasifikohen si të rrezikshme sipas HP 13. HP 14 “Ekotoksike”: Mbetje që paraqesin ose mund të paraqesin rreziqe të menjëhershme ose të vonuara për një ose më shumë sektorë të mjedisit. Mbetjet që plotësojnë ndonjë nga kushtet e mëposhtme do të klasifikohen si të rrezikshme sipas HP 14: 44 - Mbetjeve që përmbajnë një substancë të klasifikuar si ozonholluese i është caktuar kodi i deklaratës së rrezikut H420 në përputhje me rregulloren (EC) nr.1272/2008 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit (1) dhe përqendrimi i një substance të tillë është i barabartë ose e kalon përqendrimin kufiri prej 0,1%. [c(H420) ≥ 0,1%] - Mbetjeve që përmbajnë një ose më shumë substanca të klasifikuara si akute ujore të cilës i është caktuar kodi i deklaratës së rrezikut H400 në përputhje me rregulloren (EC) nr. 1272/2008. Për këto substanca do të zbatohet një vlerë kufitare prej 0,1%. [Σ c (H400) ≥ 25%] - Mbetjet që përmbajnë një ose më shumë substanca të klasifikuara si kronike ujore 1, 2 ose 3 të caktuara në kodin (et) e deklaratës së rrezikut H410, H411 ose H412 në përputhje me rregulloren (EC) nr.1272/2008 dhe shumën e përqendrimeve të të gjitha substancave të klasifikuara si kronike ujore 1 (H410) shumëzuar me 100 shtuar në shumën e përqendrimeve të të gjitha substancave të klasifikuara si kronike ujore 2 (H411) shumëzuar me 10 shtuar në shumën e përqendrimeve të të gjitha substancave të klasifikuara si kronike ujore 3 ( H412) barazohet ose tejkalon kufirin e përqendrimit prej 25%. Një vlerë kufitare prej 0,1% zbatohet për substancat e klasifikuara si H410 dhe një vlerë kufitare prej 1% zbatohet për substancat e klasifikuara si H411 ose H412. [100 × Σc (H410) + 10 × Σc (H411) + Σc (H412) ≥ 25%] - Mbetjeve që përmbajnë një ose më shumë substanca të klasifikuara si kronike ujore 1, 2, 3 ose 4, të cilave u është caktuar kodi/et e deklaratës së rrezikut H410, H411, H412 ose H413 në përputhje me rregulloren (EC) nr.1272/2008, dhe shumën e përqendrimet e të gjitha substancave të klasifikuara si kronike ujore janë të barabarta ose tejkalojnë kufirin e përqendrimit prej 25%. Një vlerë kufitare prej 0,1% zbatohet për substancat e klasifikuara si H410 dhe një vlerë kufitare prej 1% zbatohet për substancat e klasifikuara si H411, H412 ose H413. [Σ c H410 + Σ c H411 + Σ c H412 + Σ c H413 ≥ 25%] Ku: Σ = shuma dhe c = përqendrimet e substancave. HP 15 “Mbetje të afta për të shfaqur një veti të rrezikshme të listuar më sipër që nuk shfaqet drejtpërdrejt nga mbetjet origjinale”. Kur një mbetje përmban një ose më shumë substanca të caktuara për një nga deklaratat e rrezikut ose rreziqet shtesë të paraqitura në tabelën 9, mbetjet do të klasifikohen si të rrezikshme sipas HP 15, përveç rasteve kur mbetjet janë në një formë të tillë që në asnjë rrethanë nuk do të shfaqen vetitë shpërthyese ose potencialisht shpërthyese. Tabela 9: Deklaratat e rrezikut dhe rreziqet shtesë për përbërësit e mbetjeve për klasifikimin e mbetjeve si të rrezikshme sipas HP 15 Deklaratat e rrezikut dhe rreziqet shtesë Mund të shpërthejë masivisht në zjarr H205 Shpërthyes kur është i thatë EUH001 Mund të formojë peroksidë shpërthyes EUH019 Rrezik shpërthimi nëse nxehet kur është i izoluar EUH044 SHTOJCA 4 STRATEGJIA KOMBËTARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE 1. Në përputhje me nenin 62 të këtij ligji, Strategjia Kombëtare përmban një sërë elementesh detyruese dhe jodetyruese. 2. Elementet detyruese janë të përcaktuara në pjesën A të kësaj shtojce. 3. Elementet jodetyruese që mund të përmbajë Strategjia Kombëtare, por përfshirja e të cilave nuk është detyruese, janë të përcaktuara në pjesën B të kësaj shtojce. Pjesa A 1. Strategjia Kombëtare përmban elementet e mëposhtme: a) Llojin, sasinë dhe burimin e mbetjeve të krijuara brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, lëvizjen ndërkufitare të mbetjeve dhe një vlerësim për zhvillimin e rrymave të mbetjeve në të ardhmen. 45 b) Impiantet e mëdha ekzistuese të rikuperimit dhe asgjësimit dhe të gjitha sistemet e posaçme për vajrat e përdorura, mbetjet e rrezikshme, mbetjet që përmbajnë sasi të konsiderueshme të materialeve të rralla ose rrymat e tjera të mbetjeve që rregullohen nga legjislacioni në fuqi dhe aktet nënligjore përkatëse. c) Vlerësimin e nevojës për mbylljen e impianteve ekzistuese të trajtimit të mbetjeve dhe për ngritjen e infrastrukturës së re të impianteve për trajtimin e mbetjeve, në përputhje me parimet e vetëqëndrueshmërisë dhe afërsisë. Në këtë kontekst kryhet edhe vlerësimi i investimeve dhe mjeteve të tjera financiare që janë të nevojshme për realizimin e mbylljes apo ndërtimit të impianteve të trajtimit të mbetjeve, përfshirë investimet që janë të nevojshme për njësitë e vetëqeverisjes vendore. ç) Objektivat e ripërdorimit, riciklimit dhe rikuperimit të mbetjeve si dhe objektivat për reduktimin e operacioneve të asgjësimit të mbetjeve. d) Vlerësimin e skemave ekzistuese të grumbullimit të mbetjeve, përfshirë shtrirjen territoriale të grumbullimit të diferencuar dhe rrymat e mbetjeve për të cilat zbatohet, si dhe masat për përmirësimin e këtyre operacioneve, të gjitha përjashtimet e zbatuara sipas pikës 3 të nenit 11 të këtij ligji, si dhe vlerësimin e nevojës për ngritjen e skemave të reja të grumbullimit. dh) Informacion të mjaftueshëm mbi kriteret e përdorura për identifikimin e vendndodhjes së territorit/sheshit të impianteve dhe kur është e nevojshme informacion mbi kapacitetin e impianteve të asgjësimit ose impianteve të mëdha të rikuperimit që planifikohen të ngrihen në të ardhmen. e) Politikat e përgjithshme të menaxhimit të integruar të mbetjeve, përfshirë metodat dhe teknologjinë e planifikuar për t’u përdorur për menaxhimin e integruar të mbetjeve ose politikat e menaxhimit të integruar të mbetjeve që paraqesin probleme specifike menaxhimi. ë) Masat për të luftuar dhe parandaluar të gjitha format e hedhjes së paligjshme të mbetjeve në mjedis dhe për të pastruar të gjitha llojet e mbetjeve të hedhura në mjedis. f) Indikatorë dhe objektiva të përshtatshëm sasiorë ose cilësorë duke përfshirë indikatorë dhe objektiva mbi sasinë e mbetjeve dhe trajtimin e tyre si dhe mbi sasinë e mbetjeve bashkiake që asgjësohen ose që janë subjekt i rikuperimit të energjisë. d) Të gjitha masat dhe objektivat e tjerë që sipas dispozitave të këtij ligji rregullohen nga Strategjia Kombëtare. 2. Strategjia Kombëtare përmban një kapitull të posaçëm për menaxhimin e ambalazheve dhe mbetjeve të ambalazheve ku përcaktohen: a) masat specifike për parandalimin e krijimit të mbetjeve nga ambalazhe dhe për zvogëlimin e ndikimit në mjedis të paketimeve, përfshirë përdorimin e instrumenteve ekonomike dhe masave të tjera të parashikuara në nenin 28, të këtij ligji, për zbatimin e hierarkisë së mbetjeve; b) masa për pakësimin e konsumit të qeseve mbajtëse me peshë të lehtë, të tilla si përcaktimi i objektivave kombëtarë të pakësimit të tyre, instrumente ekonomike si dhe kufizime për tregtimin e tyre, me kusht që këto kufizime të jenë proporcionale dhe jodiskriminuese; c) masa për të nxitur hedhjen në treg të sasive më të mëdha të paketimeve që mund të ripërdoren dhe sisteme për ripërdorimin e paketimeve, në përputhje me hierarkinë e mbetjeve, duke u kujdesur për impaktin në mjedis dhe pa cenuar sigurinë ushqimore ose sigurinë e konsumatorëve. Këto masa mund të përfshijnë, ndër të tjera, skema për depozitimin-kthimin e ambalazheve, vendosjen e objektivave cilësorë ose sasiorë, lehtësira ekonomike, përcaktimin e detyrimit vjetor për hedhjen në treg të një përqindjeje minimale të paketimeve që mund të ripërdoren, për secilën rrymë paketimesh; ç) objektiva kombëtarë për rikuperimin dhe riciklimin e rrymave të ndryshme të paketimeve; 4. Strategjia Kombëtare përmban një kapitull të posaçëm ku përcaktohen objektivat kombëtarë për përgatitjen për ripërdorim dhe riciklimin e mbetjeve bashkiake dhe mbetjeve jo të rrezikshme nga ndërtimi. 5. Strategjia Kombëtare përmban një kapitull të posaçëm, që përcakton strategjinë kombëtare për reduktimin e depozitimit në landfill të mbetjeve bashkiake të biodegradueshme dhe mbetjeve, veçanërisht mbetjeve bashkiake, të përshtatshme për riciklim apo për ndonjë lloj tjetër rikuperimi. Këtu përfshihen, objektivat kombëtarë për reduktimin e depozitimit në landfill të mbetjeve të sipërpërmendura dhe masat për përmbushjen e këtyre objektivave të tilla si riciklimi, kompostimi, prodhimi i biogazit apo rikuperimi i materialeve/energjisë. 6. Strategjia Kombëtare përmban një kapitull të veçantë për menaxhimin e PCB-ve/PCT-ve, planet për grumbullimin dhe/ose çndotjen dhe/apo asgjësimin e pajisjeve që përmbajnë PCB/PCT, si dhe të vetë PCB-ve/PCT-ve. 46 7. Strategjia Kombëtare përmban një kapitull të veçantë për menaxhimin e integruar të mbetjeve të baterive. 8. Strategjia Kombëtare përmban një kapitull të veçantë për komunikimin dhe njohjen mjedisore, i cili bazohet në praktikat më të mira për rritjen e ndërgjegjësimit, të cilat efektivisht inkurajojnë qasjen drejt parandalimit të mbetjeve, ndarjes në burim, ripërdorimit dhe riciklimit me qëllim ndryshimin e sjelljes dhe qasjes së popullsisë dhe përmirësimin e eficiencës së menaxhimit të mbetjeve. Ky kapitull përmban masat që merren për të realizuar fushatat për rritjen e ndërgjegjësimit në nivel kombëtar si dhe masa për të adresuar problematikat lidhur me menaxhimin e mbetjeve, si p.sh. por pa u kufizuar në mungesën e njohurive apo perceptimet dhe qëndrimet mbi menaxhimin e mbetjeve. Pjesa B Strategjia Kombëtare mund të përmbajë: a) aspektet organizative të lidhura me menaxhimin e integruar të mbetjeve, përfshirë përshkrimin e ndarjes së përgjegjësive midis aktorëve të sektorit publik dhe atij privat që angazhohen me menaxhimin e integruar të mbetjeve; b) vlerësimin e dobishmërisë dhe përshtatshmërisë së përdorimit të instrumenteve ekonomike dhe instrumenteve të tjera për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në fushën e mbetjeve, duke marrë në konsideratë nevojën për funksionimin normal të tregut në territorin e Republikës së Shqipërisë; c) përdorimin e fushatave ndërgjegjësuese dhe ofrimin e informacionit për publikun e gjerë ose për kategori specifike konsumatorësh; ç) sheshet/territoret e asgjësimit të mbetjeve, që janë historikisht të ndotura dhe masat për rehabilitimin e tyre. SHTOJCA 5 SHEMBUJ TË MASAVE TË PARANDALIMIT TË KRIJIMIT TË MBETJEVE Masa që mund të ndikojnë te kushtet e përgjithshme që lidhen me krijimin e mbetjeve 1. Përdorimi i masave të planifikimit ose instrumenteve të tjera ekonomike që nxisin përdorimin e burimeve në mënyrë eficiente. 2. Nxitja e veprimtarive të kërkimit dhe zhvillimit me qëllim realizimin e produkteve dhe teknologjive më të pastra dhe që krijojnë më pak mbetje dhe shpërndarjen dhe përdorimin e rezultateve të veprimtarive të kërkimit dhe zhvillimit. 3. Zhvillimi i indikatorëve kuptimplotë dhe efektivë të trysnive që ushtron krijimi i mbetjeve mbi mjedisin me qëllim dhënien e kontributit në parandalimin e krijimit të mbetjeve në të gjitha nivelet, duke filluar nga krahasimi i produkteve në nivel kombëtar te veprimet e ndërmarra nga autoritetet e pushtetit vendor e deri te masat në nivel kombëtar. Masa që mund të ndikojnë te fazat e projektimit, prodhimit dhe shpërndarjes 4. Nxitja e ekoprojektimit (integrimi sistematik i aspekteve mjedisore në projektimin e produktit, me qëllim që të përmirësojë performancën e produktit në mjedis gjatë gjithë ciklit të jetës së tij). 5. Ofrimi i informacionit mbi teknikat për parandalimin e mbetjeve, që synon lehtësimin e zbatimit të teknikave më të mira të disponueshme për çdo industri. 6. Organizimi, për autoritetet përkatëse, i trajnimeve që instruktojnë se si të përfshihen kërkesat për parandalimin e mbetjeve në lejet e mjedisit të tipit A në bazë të ligjit për lejet e mjedisit. 7. Përfshirja e masave për parandalimin e krijimit të mbetjeve në impiantet që kërkojnë leje mjedisi të tipit A ose B në bazë të ligjit për lejet e mjedisit. Aty ku është e përshtatshme, masa të tilla mund të përfshijnë plane ose vlerësime për parandalimin e mbetjeve. 8. Përdorimi i fushatave ndërgjegjësuese apo dhënia e mbështetjes financiare, në vendimmarrje apo mbështetje të tjera për bizneset. Këto masa mund të jenë veçanërisht efektive kur ato kanë në fokus dhe përshtaten për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe funksionojnë përmes rrjeteve të ngritura/ekzistuese të biznesit. 9. Përdorimi i marrëveshjeve vullnetare, grupimeve/komiteteve të konsumatorëve dhe prodhuesve ose negociatave sektoriale me qëllim që bizneset apo sektorët industrialë përkatës të hartojnë planet ose objektivat e vet të parandalimit të mbetjeve ose të korrigjojnë produktet apo ambalazhet që krijojnë shumë mbetje. 10. Nxitja e sistemeve të besueshme të menaxhimit të mbetjeve, përfshirë EMAS dhe ISO 14001. 47 Masa që mund të prekin fazën e konsumit dhe të përdorimit 11. Instrumentet ekonomike, si, për shembull, masa nxitëse për blerje të produkteve të pastra ose vendosja e një pagese të detyrueshme për t’u paguar nga konsumatorët për një produkt apo element të caktuar të ambalazhit, që në rast të kundërt do të jepej falas. 12. Përdorimi i fushatave ndërgjegjësuese dhe shpërndarja e informacionit për publikun ose për një kategori të veçantë konsumatorësh. 13. Promovimi i ekoetiketave të besueshme. 14. Marrëveshjet me industrinë, si përdorimi i grupimeve/komiteteve për produktet siç janë ato që mund të jenë ngritur në kuadër të politikave të integruara për produktet ose me shitësit me pakicë mbi disponueshmërinë e informacionit për parandalimin e mbetjeve dhe produkteve me ndikim më të ulët në mjedis. 15. Në kontekstin e prokurimeve publike apo të lidhjes së kontratave të shoqërive tregtare, përfshirjen e kritereve mjedisore dhe atyre të parandalimit të mbetjeve si kritere të tenderit /prokurimit publik dhe të kushteve të lidhjes së kontratave. 16. Nxitja e ripërdorimit dhe/ose e riparimit të produkteve që janë hedhur apo pjesëve të tyre përbërëse, që janë të përshtatshme për ripërdorim dhe/ose riparim, veçanërisht përmes përdorimit të masave edukative, ekonomike, logjistike apo masave të tjera, si mbështetja apo ngritja e rrjeteve dhe qendrave të akredituara për riparimin dhe ripërdorimin, sidomos në zonat me densitet të lartë të popullsisë. SHTOJCA 6 INSTRUMENTE EKONOMIKE DHE MASA NXITËSE PËR ZBATIMIN E HIERARKISË SË MBETJEVE Politikat dhe kuadri ligjor që nxisin zbatimin e hierarkisë së mbetjeve në nivel qendror dhe vendor, të parashikuara në nenin 28 të këtij ligji, mund të përfshijnë instrumentet ekonomike dhe masat nxitëse të mëposhtme: a) Planifikimi investimeve të nivelit qendror dhe vendor në përputhje me nevojat e ngritjes së infrastrukturës së menaxhimit të integruar të mbetjeve; b) Prokurimi publik i qëndrueshëm për të inkurajuar menaxhimin më të mirë të mbetjeve dhe përdorimin e produkteve dhe materialeve të ricikluara; c) Mbështetje për kërkimin dhe inovacionin në teknologjitë e avancuara të riciklimit dhe riprodhimit me një miks materialesh të rikuperuara dhe të reja; d) Përdorimi i teknikave më të mira të disponueshme për trajtimin e mbetjeve; e) Incentiva ekonomikë për autoritetet qendrore dhe vendore, veçanërisht për promovimin e parandalimit të mbetjeve dhe përforcimin e skemave të grumbullimit të diferencuar; f) Fushata ndërgjegjësimi publik; g) Sisteme koordinuese, edhe përmes mjeteve digjitale, ndërmjet të gjitha autoriteteve publike të përfshira në menaxhimin e mbetjeve. SHTOJCA 7 PLANI ZONAL PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE Plani zonal i menaxhimit të integruar të mbetjeve përmban të paktën elementet e mëposhtme: 1. Objektivat dhe shtrirja - Objektivat për reduktimin, riciklimin dhe asgjësimin e mbetjeve. - Zona e mbuluar dhe llojet e mbetjeve të menaxhuara (si p.sh., por pa u kufizuar në, mbetje ndërtimi, mbetje të rrezikshme, organike etj.). - Përputhshmëria me legjislacionin kombëtar dhe rregulloret vendore për menaxhimin e mbetjeve. 2. Organizimi institucional i zonës së menaxhimit të mbetjeve - Funksionet e strukturës administruese të ZMM-së. - Alternativat institucionale dhe organizative për ZMM-në. - Pjesëmarrja e sektorit privat në menaxhimin zonal të mbetjeve. 48 - Alternativa e parapëlqyer për administrimin e ZMM-së. - Procedurat për themelimin e një autoriteti të kompetencave të përbashkëta. 3. Vlerësimi i mbetjeve dhe mbledhja e të dhënave - Sasia dhe përbërja aktuale e mbetjeve të krijuara. - Burimet e mbetjeve (sektori familjar, sektori tregtar, industrial, ndërtimor etj.). - Kapaciteti dhe infrastruktura ekzistuese për menaxhimin e mbetjeve. 4. Vlerësimi i nevojave për investime në infrastrukturën e nevojshme të menaxhimit të mbetjeve dhe teknologjitë e përdorura - Lloji i infrastrukturës së nevojshme. - Analizë e teknikave më të mira të disponueshme. - Burimet e financimit për mbulimin e investimeve në infrastrukturë. 5. Strategjitë për Reduktimin dhe Riciklimin e Mbetjeve - Iniciativa për reduktimin e mbetjeve (si p.sh. por pa u kufizuar në promovimin e ripërdorimit, reduktimin e përdorimit dhe prodhimit të materialeve të panevojshme etj.). - Objektivat për riciklimin dhe rikuperimin e mbetjeve. - Menaxhimi i mbetjeve organike dhe kompostimi. - Incentiva për bizneset dhe qytetarët për të marrë pjesë në programet e riciklimit. 6. Grumbullimi, transporti dhe asgjësimi i mbetjeve - Rrugët dhe oraret e grumbullimit të mbetjeve. - Sistemet e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve (kosha të veçantë për mbetjet e riciklueshme, organike etj.). - Vendndodhjet e miratuara për përpunimin dhe asgjësimin e mbetjeve (landfill-e, incineratorë, qendra riciklimi). - Përdorimi i transportuesve të licencuar të mbetjeve dhe rregulloret e transportit. 7. Menaxhimi i mbetjeve të ndërtimit - Procedurat për trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve të ndërtimit. - Kërkesat për ndarjen në burim dhe riciklimin e mbetjeve në vendin e krijimit (si p.sh., druri, betoni, metalet). - Lejet dhe detyrimet për raportim për subjektet përkatëse. 8. Menaxhimi i mbetjeve të rrezikshme dhe rrymat specifike të mbetjeve - Procedurat për trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme (p.sh., asbesti, kimikatet, mbetjet mjekësore). - Politikat për mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike, bateritë dhe kategori të tjera të veçanta. 9. Ndërgjegjësimi publik dhe përfshirja e palëve të interesuara - Programet edukative mbi reduktimin e mbetjeve dhe asgjësimin e duhur. - Pjesëmarrja e komunitetit në iniciativat e riciklimit. - Bashkëpunimi me bizneset, industritë dhe organizatat lokale. 10. Buxheti dhe burimet e financimit - Kostot e parashikuara për grumbullimin, riciklimin dhe asgjësimin e mbetjeve. - Të ardhurat e mundshme nga mbetjet e ricikluara ose tarifat e menaxhimit të mbetjeve. - Grante, fonde qeveritare ose partneritete për mbështetje financiare. 11. Monitorimi, raportimi dhe përputhshmëria - Treguesit e performancës (p.sh., normat e devijimit të mbetjeve, reduktimi i asgjësimeve në landfill). - Auditimet e rregullta dhe përditësimi i planit zonal të menaxhimit të mbetjeve. - Mekanizmat e zbatimit të rregullave për shkeljet e menaxhimit të mbetjeve (gjoba, penalitete). SHTOJCA 1 OPERACIONET E ASGJËSIMIT SHTOJCA 2 OPERACIONET E RIKUPERIMIT SHTOJCA 3 VETITË E MBETJEVE QË I KLASIFIKOJNË ATO SI TË RREZIKSHME SHTOJCA 4 STRATEGJIA KOMBËTARE DHE PLANI I VEPRIMIT PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE SHTOJCA 5 SHEMBUJ TË MASAVE TË PARANDALIMIT TË KRIJIMIT TË MBETJEVE SHTOJCA 6 INSTRUMENTE EKONOMIKE DHE MASA NXITËSE PËR ZBATIMIN E HIERARKISË SË MBETJEVE SHTOJCA 7 PLANI ZONAL PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE

Law No. 57/2025 on Integrated Waste Management · Nelum