Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law No. 54/2013 amending and supplementing Law No. 9942 on the prevention of disorders caused by iodine deficiency in the human body

Made 2013-02-14 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Act
Country
Albania
Subjects
Food and nutrition
Keywords
food safety and quality, condiments/herbs/spices, inspection, internal trade, offences/penalties

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. LIGJ Nr. 54/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9942, DATË 26.6.2008 “PËR PARANDALIMIN E ÇRREGULLIMEVE TË SHKAKTUARA NGA PAMJAFTUESHMËRIA E JODIT NË ORGANIZMIN E NJERIUT” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9942, datë 26.6.2008 “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Në të gjithë ligjin, emërtimi “Inspektorati Sanitar Shtetëror” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e shëndetit”. Neni 2 Pas nenit 13 shtohet neni 13/1 me këtë përmbajtje: “Neni 13/1 Inspektimi Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore që burojnë nga ky ligj kryhet nga inspektorati që mbulon fushën e shëndetit, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””. Neni 3 Në nenin 18 bëhet ky ndryshim: 1. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje: “1/1 Masa e gjobës është dënim kryesor, kur parashikohet si dënim më vete dhe dënim plotësues, kur jepet njëkohësisht me masën e bllokimit të mallit.”. Neni 4 Neni 20 ndryshohet si më poshtë: “Neni 20 Ankimi dhe ekzekutimi 1. Ankimi ndaj vendimit të inspektoratit bëhet në përputhje me ligjin për inspektimin. 2. Ekzekutimi i vendimeve bëhet sipas legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative.”. Neni 5 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 6 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8013, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 54/2013 amending and supplementing Law No. 9942 on the prevention of disorders caused by iodine deficiency in the human body · Nelum