Law no. 52, dated 16 May 2024 on the labelling of products with energy impact
Made 2024-05-16 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Ligj Nr. 52, datë 16.5.2024 për etiketimin e produkteve me ndikim në energji.
- Language
- Albanian
- Kind
- Act
- Country
- Albania
- Subjects
- Energy
- Keywords
- consumer protection, energy conservation/energy production, packaging/labelling, sustainable use
Where to read it
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
1. Ky ligj zbatohet për produkte që gjatë përdorimit kanë një ndikim të rëndësishëm, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, për konsumin e energjisë dhe, sipas rastit, për burimet e tjera kryesore.
2. Produktet me ndikim në energji identifikohen përmes akteve nënligjore, në përputhje me nenin 7 të këtij ligji.
3. Ky ligj nuk zbatohet për: a) produktet e përdorura, përveçse kur importohen; b) çdo mjet transporti për persona ose mallra.
4. Produktet e përdorura që importohen duhet të jenë të pajisura me etiketat dhe informacionin e kërkuar sipas këtij ligji. Neni 3 Përkufizime Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Bërje e disponueshme e produktit në treg” ka të njëjtin kuptim sikurse përcaktohet në legjislacionin në fuqi që rregullon tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore.
2. “Burime të tjera kryesore” janë uji, kimikatet ose çdo substancë tjetër e konsumuar nga një produkt në përdorim normal.
3. “Dokumentacion teknik” është dokumentacioni i mjaftueshëm për t’u mundësuar autoriteteve të mbikëqyrjes së tregut të vlerësojnë saktësinë e etiketës dhe të skedës së informacionit të një produkti, duke përfshirë raportet e testimit ose dëshmi të ngjashme teknike. 1 Ky ligj është përafruar plotësisht me rregulloren (BE) 2017/1369 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 4 korrik 2017, “Për përcaktimin e kuadrit ligjor për etiketimin e energjisë dhe shfuqizimin e direktivës 2010/30/BE”. Numri CELEX 32017R1369, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 198, datë 28.7.2017, f. 1–23.
4. “Eficienca e energjisë” ka të njëjtin kuptim sikurse përcaktohet në legjislacionin në fuqi që rregullon eficiencën e energjisë.
5. “Etiketë e rishkallëzuar” është një etiketë për një grup produktesh të caktuar, që ka pësuar rishkallëzim dhe është i dallueshëm nga etiketat përpara rishkallëzimit, duke ruajtur një gjurmueshmëri të dukshme të të gjitha etiketave.
6. “Etiketë” është një diagram grafik, qoftë në formë të shtypur ose elektronike, duke përfshirë një shkallë të mbyllur, duke përdorur vetëm shkronjat nga “A” në “G”, çdo shkronjë që përfaqëson një klasë dhe çdo klasë që korrespondon me kursimet e energjisë, në shtatë ngjyra të ndryshme nga jeshile e errët në të kuqe, për të informuar klientët për eficiencën e energjisë dhe konsumin e energjisë; ai përfshin etiketat e rishkallëzuara dhe etiketat me më pak klasa dhe ngjyra, sikurse specifikohet në aktet nënligjore respektive.
7. “Furnizues” është prodhuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar në Shqipëri apo importuesi, i cili vendos ose vë në shërbim produktin në tregun shqiptar. Në mungesë të tyre konsiderohet furnizues çdo person fizik ose juridik, që vendos në treg ose vë në shërbim produkte të mbuluara nga ky ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.
8. “Grup produkti” është një grup produktesh që kanë të njëjtin funksionalitet kryesor.
9. “Identifikues modeli” është kodi, zakonisht alfanumerik, i cili dallon një model produkti specifik nga modelet e tjera me të njëjtën markë tregtare ose me të njëjtin emër të furnizuesit.
10. “Importues” ka të njëjtin kuptim sikurse përcaktohet në legjislacionin në fuqi, që rregullon tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore.
11. “Informacion plotësues” është çdo informacion tjetër që lidhet me vlerësimin e performancës energjetike dhe mjedisore të një produkti, bazuar në të dhëna të matshme.
12. “Klient” është një person fizik ose juridik, që blen, merr me qira ose merr një produkt për përdorim vetjak, pavarësisht nëse vepron për qëllime që janë jashtë tregtisë, biznesit, zanatit ose profesionit të tij.
13. “Model” është një version i një produkti tek i cili të gjitha njësitë ndajnë të njëjtat karakteristika teknike, respektivisht për etiketën dhe skedën e informacionit dhe të njëjtin numër identifikues modeli.
14. “Modeli ekuivalent” është një model që ka të njëjtat karakteristika teknike të rëndësishme për etiketën dhe të njëjtën fletë informacioni të produktit, por që vendoset në treg ose vihet në shërbim nga i njëjti furnizues, si një model tjetër me një identifikues modeli të ndryshëm.
15. “Ndikim i drejtpërdrejtë” është ndikimi i produkteve që konsumojnë energji gjatë përdorimit në mënyrë të drejtpërdrejtë.
16. “Ndikim i tërthortë” është ndikimi i produkteve që nuk konsumojnë energji, por që gjatë përdorimit të tyre ndihmojnë në ruajtjen e energjisë.
17 — “Organizëm evropian i notifikuar” ka të njëjtin kuptim sikurse përcaktohet në legjislacionin në
17. “Organizëm evropian i notifikuar” ka të njëjtin kuptim sikurse përcaktohet në legjislacionin në fuqi, që rregullon tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore.
18. “Përdorim i paligjshëm i etiketës” është përdorimi i etiketës në kundërshtim me kërkesat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij.
19. “Përdorues fundor” është personi që përdor produktin dhe për të cilin është parashikuar përdorimi i këtij produkti.
20. “Përfaqësues i autorizuar” ka të njëjtin kuptim sikurse përcaktohet në legjislacionin në fuqi që rregullon tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore.
21. “Produkt me ndikim në energji” ose “produkt” është çdo mall i vendosur në treg ose në shërbim, që gjatë përdorimit ndikon në konsumin e energjisë, duke përfshirë edhe pjesët e parashikuara për t’u përfshirë në produktet me ndikim në energji, që mbulohen nga ky ligj dhe që janë vendosur në treg dhe/ose janë vënë në shërbim, si pjesë të veçanta për përdoruesin fundor dhe për të cilat performanca mjedisore mund të vlerësohet në mënyrë të pavarur.
22. “Produktet e përdorura” janë produkte, të cilat kanë qenë të çliruara për qarkullim të lirë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
23. “Prodhues” ka të njëjtin kuptim sikurse përcaktohet në legjislacionin në fuqi, që rregullon tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore.
24. “Rishkallëzimi” është një ndryshim që i bën më të rrepta kërkesat për arritjen e klasës së energjisë në një etiketë për një grup të caktuar produktesh. 2
25. “Sistem” është një kombinim i disa mallrave, të cilat, kur bashkohen, kryejnë një funksion specifik në një mjedis të caktuar dhe eficienca energjetike e të cilit mund të përcaktohet më pas si një njësi e vetme.
26. “Skedë informative” është një tabelë standarde e informacionit në lidhje me një produkt, në formë të shtypur ose elektronike.
27. “Standard i harmonizuar” janë standardet evropiane, sikurse janë adoptuar dhe janë për t’u aplikuar sipas legjislacionit të harmonizuar të Bashkimit Evropian.
28 — “Struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut” është Inspektorati Shtetëror për Mbikëqyrjen e
28. “Struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut” është Inspektorati Shtetëror për Mbikëqyrjen e Tregut (ISHMT) të produkteve të destinuara për konsumatorët.
29. “Shitje në distancë” është oferta për shitje ose marrje me qira nëpërmjet porosive me postë, katalog, internet, telemarketing ose me ndonjë metodë tjetër me të cilën klienti potencial nuk mund të pritet të shohë në mënyrë të drejtpërdrejtë produktin që kërkon të blejë.
30. “Tolerancë verifikimi” është devijimi maksimal i pranueshëm i rezultateve të matjes dhe llogaritjes së testeve të verifikimit të kryera nga ose në emër të autoriteteve të mbikëqyrjes së tregut, krahasuar me vlerat e parametrave të deklaruara ose të publikuara, duke reflektuar devijimin që rrjedh nga laboratori.
31. “Tregtar” është shitësi me pakicë ose çdo person tjetër, i cili shet, jep me qira, ofron shitje me këste apo ekspozon produkte për përdoruesit fundorë.
32. “Vendosje në treg” ka të njëjtin kuptim, sikurse përcaktohet në legjislacionin në fuqi, që rregullon tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore.
33. “Vënie në shërbim” është përdorimi për herë të parë i produktit, sipas qëllimit të tij të parashikuar. Neni 4 Lëvizja e lirë Nuk ndalohet, kufizohet ose pengohet vendosja në treg a vënia në shërbim e produkteve, të cilat mbulohen dhe janë në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. KREU II KËRKESAT PËR INFORMACIONIN Neni 5 Detyrimi i përgjithshëm
1. Furnizuesit dhe tregtarët përmbushin detyrimet e përcaktuara në nenet 9 dhe 10 të këtij ligji dhe vendosin në treg dhe/ose në shërbim produkte me ndikim në energji, në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij.
2. Ndalohet vendosja apo shfaqja e etiketave, markave, simboleve apo mbishkrimeve të tjera që nuk janë në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij, të cilat mund të shkaktojnë konfuzion ose të çorientojnë përdoruesin fundor lidhur me konsumimin e energjisë së produkteve me ndikim në energji ose, sipas rastit, të burimeve të tjera kryesore gjatë përdorimit.
3. Furnizuesit dhe tregtarët janë të detyruar: a) t’i referohen klasit të eficiencës së energjisë së produktit dhe gamës së klasave energjetike të disponueshme në etiketë, në reklamat vizuale ose në skedat teknike promovuese, për një model specifik, në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore përkatëse; b) të bashkëpunojnë me autoritetin përgjegjës të mbikëqyrjes së tregut dhe të marrin masa të menjëhershme për të korrigjuar çdo rast mospërputhjeje me kërkesat e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet përkatëse nënligjore, që bien nën përgjegjësinë e tyre, me nismën e tyre ose kur kërkohet ta bëjnë këtë nga autoritetet e mbikëqyrjes së tregut; c) që për produktet që nuk mbulohen nga aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji, si dhe për produktet që nuk kanë ndikim në energji, të mos furnizojnë ose të shfaqin etiketa që imitojnë etiketat e parashikuara në këtë ligj dhe aktet përkatëse nënligjore. 3
4. Shkronja “c” e pikës 3 të këtij neni nuk përfshin etiketat e parashikuara në legjislacionin kombëtar, përveç rasteve kur ato etiketa parashikohen në aktet nënligjore përkatëse, sipas këtij ligji.
5. Skemat për nxitjen e blerjeve të produkteve të specifikuara në aktet ligjore dhe nënligjore me subvencionim nga buxheti i shtetit do të realizohen duke synuar dy klasat më të larta të eficiencës së energjisë, të disponueshme gjerësisht ose klasat më të larta, siç përcaktohet në aktet nënligjore për produkte specifike. Neni 6 Informacioni
1. Informacioni sigurohet veçanërisht nëpërmjet etiketimit, skedës informative dhe informacionit plotësues, duke i mundësuar përdoruesit fundor zgjedhjen e produkteve më eficiente. Informacioni duhet të jetë në gjuhën shqipe, i saktë dhe i kuptueshëm.
2. Furnizuesit dhe tregtarët, sipas rolit të përgjegjësisë së tyre, sigurojnë në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij informacionin në lidhje me konsumin e energjisë elektrike, format e tjera të energjisë dhe, sipas rastit, burimet e tjera kryesore, si dhe informacionin plotësues që i jepet përdoruesit fundor nëpërmjet skedës informative dhe etiketës për produkte që ofrohen për shitje, qira, blerje me këste ose që ekspozohen te përdoruesi fundor, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, nëpërmjet shitjes në distancë, përfshirë internetin.
3. Informacioni, i referuar në pikën 2 të këtij neni, kërkohet për produkte të instaluara, vetëm kur kërkohet nga akti nënligjor përkatës.
4. Kur në një publicitet për një model specifik të produktit me ndikim në energji, që mbulohet nga një akt nënligjor, sipas nenit 7 të këtij ligji, jepet informacion lidhur me çmimin ose ndikimin e këtij produkti në energji, publiciteti përfshin edhe një referencë për klasën e eficiencës së energjisë së këtij produkti.
5. Çdo material teknik promovues në lidhje me produktin me ndikim në energji, që përshkruan parametra specifikë/teknikë të produktit, siç janë manuale teknike dhe broshura të prodhuesit, të printuara apo nëpërmjet internetit, duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe t’u jepet përdoruesve fundorë së bashku me informacionin e nevojshëm për konsumin e energjisë ose të bëjë referencë në klasën e eficiencës së energjisë të produktit. Neni 7 Produkti, etiketa dhe skeda informative
1. Produktet, hollësitë për etiketën dhe skedën informative, përfshirë edhe procedurën për verifikimin e konformitetit për çdo tip produkti me ndikim në energji përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për energjinë. Vendimi përcakton në mënyrë të veçantë: a) përkufizimin e saktë të tipit të produkteve që përfshihen; b) standardet dhe metodat e matjes që përdoren për të përftuar informacionin, referuar në nenin 1 të këtij ligji; c) detajet për dokumentacionin e kërkuar teknik; ç) disenjimin dhe përmbajtjen e etiketës, e cila duhet të ketë karakteristika disenjimi sa më të njëtrajtshme, përmes grupeve të produkteve dhe, në çdo rast, të jetë qartësisht e lexueshme dhe e dukshme. Formati i etiketës do të mbajë si bazë klasifikimin, duke përdorur shkronjat nga “A” në “G”. Hapat e klasifikimit korrespondojnë me kursimin e energjisë dhe kostos nga pikëpamja e përdoruesit fundor. Kur për një grup të caktuar produktesh, modelet që u përkasin klasave energjetike më të ulëta nuk lejohen më të vendosen në treg ose të vihen në shërbim për shkak të një mase në kuadër të projektimit ekologjik, klasa ose klasat në fjalë do të tregohen në etiketë, sikurse specifikohet në aktin përkatës nënligjor; d) vendin ku etiketa fiksohet në produkt, si dhe mënyrën nëpërmjet të cilës sigurohet etiketa dhe/ose informacioni përpara blerjes së produktit nga përdoruesi fundor potencial në rastet e ofrimit 4 nëpërmjet shitjes në distancë. Sipas rastit, do të parashikohet që etiketa t’i bashkëngjitet produktit ose të printohet në paketimin e produktit apo në katalogët, në rastin e shitjes në distancë; dh) përmbajtjen dhe, sipas rastit, formatin dhe hollësi të tjera në lidhje me skedën informative ose informacionin, referuar në nenet 6, 8 dhe 9, pika 4, të këtij ligji. Informacioni në etiketë është i përfshirë edhe në skedën informative; e) përmbajtjen specifike të etiketës në rastet e publicitetit, përfshirë, sipas rastit, klasën e energjisë dhe nivelet përkatëse të performancës së produktit në fjalë në një formë të lexueshme dhe të dukshme; ë) nivelin e saktësisë në deklarimin e etiketës dhe të skedës informative; f) detyrimet e tjera specifike të tregtarëve; g) detyrimet e tjera specifike të furnizuesve; gj) detyrimet e tjera për reklamimin e produkteve në faqet dhe platformat online; h) metodat e matjes; i) procedurën për verifikimin e konformitetit.
2. Për produkte specifike, akti nënligjor përkatës mund të përmbajë kërkesa të detajuara, që synojnë të rregullojnë procesin e etiketimit apo regjistrimit të tyre në regjistër publik, duke mbuluar çdo aspekt të mundshëm teknik. Neni 8 Përdorimi i etiketave të rishkallëzuara
1. Kur në përputhje me aktin nënligjor, të hartuar sipas nenit 7 të këtij ligji, një etiketë është rishkallëzuar: a) furnizuesi, kur vendos një produkt në treg, do t’i sigurojë tregtarit si etiketat ekzistuese, ashtu edhe ato të rishkallëzuara, së bashku me fletët e informacionit të produktit, për një periudhë që fillon katër muaj përpara datës së specifikuar në aktin përkatës nënligjor për fillimin e ekspozimit të etiketës së rishkallëzuar. Duke përjashtuar paragrafin sa më sipër, nëse etiketa ekzistuese dhe e rishkallëzuar kërkon testime të ndryshme të modelit, furnizuesi mund të zgjedhë të mos furnizojë etiketën ekzistuese me njësi modelesh të vendosura në treg ose të vëna në shërbim gjatë periudhës katërmujore përpara datës së përcaktuar në aktin përkatës, të deleguar për fillimin e shfaqjes së etiketës së rishkallëzuar nëse asnjë njësi, që i përket të njëjtit model ose modeleve ekuivalente, nuk është vendosur në treg ose është vënë në shërbim përpara fillimit të periudhës katërmujore. Në këtë rast, tregtari nuk do t’i ofrojë ato njësi për shitje përpara kësaj date. Furnizuesi njofton tregtarin në fjalë për këtë pasojë sa më shpejt të jetë e mundur, kur ai përfshin njësi të tilla në ofertat e tij për tregtarët. b) furnizuesi, për produktet e vendosura në treg ose të vëna në shërbim përpara periudhës katërmujore, do të dorëzojë etiketën e rishkallëzuar me kërkesë nga tregtari në përputhje me pikën 6 të nenit 9 që nga fillimi i asaj periudhe. Për produkte të tilla tregtari do të marrë një etiketë të rishkallëzuar. Duke përjashtuar paragrafin sa më sipër: i. një tregtar, i cili nuk është në gjendje të marrë një etiketë të rishkallëzuar në përputhje me paragrafin e mësipërm për njësitë tashmë në stokun e tij për shkak se furnizuesi ka ndërprerë aktivitetet e tij, do të lejohet t’i shesë ato njësi ekskluzivisht me etiketën e pandryshuar deri në nëntë muaj pas datës së përcaktuar në aktin përkatës, të deleguar për fillimin e shfaqjes së etiketës së rishkallëzuar; ose ii. nëse etiketa e papërshkallëzuar dhe e rishkallëzuar kërkon testime të ndryshme të modelit, furnizuesi përjashtohet nga detyrimi për të furnizuar një etiketë të rishkallëzuar për njësitë e vendosura në treg ose të vëna në shërbim përpara periudhës katërmujore, nëse nuk ka njësi që i përkasin të njëjtit model ose modeleve ekuivalente, që vendosen në treg ose vihen në shërbim pas fillimit të periudhës katërmujore. Në këtë rast, tregtari do të lejohet t’i shesë ato njësi ekskluzivisht me etiketën e pandryshuar deri në nëntë muaj pas datës së specifikuar në aktin përkatës, të deleguar për fillimin e shfaqjes së etiketës së rishkallëzuar. c) tregtari do të zëvendësojë etiketat ekzistuese në produktet e ekspozuara, si në dyqane, ashtu edhe në internet, me etiketat e rishkallëzuara, brenda 14 ditëve pune, pas datës së specifikuar në aktin 5 përkatës nënligjor për fillimin e shfaqjes së etiketës së rishkallëzuar. Tregtari nuk shfaq etiketat e rishkallëzuara përpara kësaj date.
2. Rishkallëzimi i etiketave të printuara në ambalazh, për rastet e ndryshme nga ato të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të pikës 1 të këtij neni, do të rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave. KREU III DETYRIMET E FURNIZUESVE DHE TË TREGTARËVE Neni 9 Detyrimet e furnizuesve
1. Furnizuesit, që vendosin në treg ose vënë në shërbim produkte sipas kërkesave të nenit 7 të këtij ligji, sigurojnë etiketën dhe skedën informative në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe me aktin nënligjor përkatës në zbatim të këtij ligji.
2. Furnizuesi përgatit dokumentacionin teknik, që duhet të jetë i mjaftueshëm për të mundësuar vlerësimin e saktësisë së informacionit, që përmban etiketa dhe skeda informative.
3. Dokumentacioni teknik përfshin: a) një përshkrim të përgjithshëm të produktit; b) sipas rastit, rezultatet e llogaritjeve të kryera gjatë projektimit; c) raportet e testeve dhe, sipas rastit, edhe ato të kryera nga organizma evropianë të notifikuar apo degë të tyre të regjistruara në Shqipëri dhe të miratuara nga ministri përgjegjës, sipas legjislacionit përkatës; ç) kur vlerat janë përdorur për modele të ngjashme, referimet për identifikimin e këtyre modeleve. Për këtë qëllim, furnizuesi mund të përdorë dokumentacionin teknik, të përgatitur në përputhje me kërkesat e përcaktuara në rregullat teknike përkatëse.
4. Pasi njësia e fundit e një modeli të jetë hedhur në treg, furnizuesi ruan informacionin në lidhje me atë model për një periudhë 15-vjeçare. Aty ku është e përshtatshme, në lidhje me jetëgjatësinë mesatare të një produkti, një periudhë më e shkurtër ruajtjeje mund të parashikohet nga aktet nënligjore përkatëse.
5. Furnizuesit vënë në dispozicion të strukturës përgjegjëse të mbikëqyrjes së tregut dokumentacionin teknik, në formë elektronike ose fizike, brenda 10 ditëve pune, pas marrjes së kërkesës nga kjo strukturë.
6 — Furnizuesit sigurojnë falas etiketat e nevojshme dhe informacionin për produktin, sipas kërkesës
6. Furnizuesit sigurojnë falas etiketat e nevojshme dhe informacionin për produktin, sipas kërkesës së tregtarëve.
7. Pavarësisht sistemit të zgjedhur nga furnizuesi për shpërndarjen e etiketave, furnizuesi i shpërndan menjëherë etiketat dhe në çdo rast brenda pesë ditëve pune me kërkesë të tregtarëve.
8. Përveç etiketave, furnizuesi siguron dhe skedën informative të produktit.
9 — Furnizuesi përfshin një skedë informative në të gjitha broshurat e produktit. Kur furnizuesi nuk
9. Furnizuesi përfshin një skedë informative në të gjitha broshurat e produktit. Kur furnizuesi nuk siguron broshura të produktit, ai siguron skeda informative së bashku me materiale të tjera shpjeguese që shoqërojnë produktin.
10. Furnizuesi është përgjegjës për saktësinë e etiketave dhe skedave informative që ai shpërndan.
11. Publikimi i informacionit të dhënë në etiketë ose në skedën informative, çdo publicitet për produktin përkatës me ndikim në energji, si dhe çdo material teknik promovues, referuar përkatësisht në pikat 4 dhe 5 të nenit 6 të këtij ligji, konsiderohet i miratuar nga furnizuesi.
12. Pasi një njësi e një modeli të jetë në shërbim, furnizuesi kërkon në çdo rast pëlqimin nga klienti në lidhje me çdo ndryshim që synohet të përfshihet në njësi me anë të përditësimeve, të cilat do të ishin të dëmshme për parametrat e eficiencës së energjisë për atë njësi, siç përcaktohet në aktin përkatës nënligjor. Furnizuesi informon klientin për objektivin e përditësimit dhe për ndryshimet në parametra, duke përfshirë çdo ndryshim në klasën e etiketës. Për një periudhë proporcionale me jetëgjatësinë mesatare të produktit, furnizuesi ka detyrimin t’i japë klientit mundësinë e refuzimit të përditësimit, duke shmangur humbjen e funksionalitetit. 6
13. Furnizuesi nuk do të vendosë në treg produkte që janë projektuar, në mënyrë të tillë që performanca e një modeli të ndryshohet automatikisht në kushtet e testimit, me qëllim arritjen e një niveli më të favorshëm për cilindo nga parametrat e specifikuar në aktin përkatës nënligjor ose të përfshirë në dokumentacionin që shoqëron produktin. Neni 10 Detyrimet e tregtarëve
1. Tregtarët paraqesin në mënyrë të dukshme e të lexueshme etiketat dhe mundësojnë që skeda informative të jetë përfshirë në broshurën e produktit ose në çdo material tjetër shpjegues që shoqëron produktin kur shitet te përdoruesi fundor, duke përfshirë dhe shitjen në distancë në internet.
2. Kur ekspozohet një produkt i mbuluar nga një akt nënligjor, në zbatim të këtij ligji, tregtari bashkëngjit etiketën e përshtatshme në gjuhën shqipe dhe në një pozicion qartësisht të dukshëm, siç specifikohet në aktin nënligjor përkatës. KREU IV MBIKËQYRJA E TREGUT Neni 11 Struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut
1. Detyrimi për kontrollin e zbatimit të dispozitave të këtij ligji kryhet nga struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut.
2. Kur ka dyshime që informacioni i dhënë në etiketa ose në skeda informative nuk është i saktë, struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut u kërkon furnizuesve të vërtetojnë saktësinë e informacionit të dhënë.
3. Struktura përgjegjëse kryen kontrolle: a) me anë të kontrollit të dokumentacionit; dhe b) kur është e përshtatshme, me anë të kontrolleve fizike e laboratorike në bazë të mostrave.
4. Të gjitha veprimtaritë e nevojshme për të garantuar zbatimin efektiv të këtij ligji do të përfshihen në programin vjetor të inspektimit për vitin pasardhës.
5. Programi vjetor i inspektimit hartohet nga struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut dhe miratohet nga ministria përgjegjëse për tregtinë. Një kopje e programit i dërgohet ministrisë përgjegjëse për energjinë.
6. Struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut raporton brenda datës 31 mars te ministria përgjegjëse për tregtinë dhe te ministria përgjegjëse për energjinë për numrin e inspektimeve të kryera për vitin kalendarik paraardhës. Kjo e fundit raporton te Sekretariati i Komunitetit të Energjisë sipas detyrimeve dhe parashikimeve në fuqi.
7. Formati i raportimit, sipas pikës 6, hartohet nga struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut dhe miratohet nga ministria përgjegjëse për tregtinë. Neni 12 Kompetencat e strukturës përgjegjëse të mbikëqyrjes së tregut
1. Strukturës përgjegjëse të mbikëqyrjes së tregut, për zbatimin e këtij ligji, përveç kompetencave të dhëna nga legjislacioni në fuqi, që rregullon sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore, si dhe tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore, i jepen edhe kompetencat e mëposhtme: a) urdhëron sjelljen e etiketave dhe skedave informative në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij; b) kërkon nga furnizuesi dokumentacionin teknik kur ka arsye të dyshojë për pasaktësi në informacionin e etiketave ose të skedave informative; 7 c) merr mostra dhe kryen teste të konformitetit për saktësinë e informacionit në laboratorë të akredituar për këtë qëllim. Në rastet kur në bazë të një raporti testimi zbulohet se furnizuesi nuk ka dhënë informacionin e saktë ose ai është çorientues, të gjitha shpenzimet për kryerjen e raportit të testimit mbulohen nga furnizuesi. Në të kundërt, shpenzimet mbulohen nga struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut; ç) urdhëron furnizuesin të marrë masa për të siguruar informacionin e saktë në etiketë ose skedën informative, brenda 10 ditëve pune, kur ka evidenca që produkti nuk është në përputhje me informacionin e dhënë; d) urdhëron tërheqjen nga tregu, ndalon shitjen ose lëvizjen e lirë të pajisjes në rast se vazhdon shkelja referuar në shkronjën “dh” të këtij neni. Në raste të tilla struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut njofton ministrinë përgjegjëse për tregtinë/energjinë, së bashku me shpjegimet për këto masa; dh) urdhëron me shkrim furnizuesin të ndalojë shkeljen në rastet kur etiketa është bashkëngjitur në mënyrë të paligjshme; e) bashkëpunon dhe asiston në vlerësimin e shkeljeve të identifikuara nga autoriteti i doganave; ë) vendos masa administrative në përputhje me këtë ligj; f) siguron që prezantimi i të gjitha etiketave të reja dhe rishkallëzimi i etiketave të shoqërohet me fushata informuese edukative dhe promovuese për etiketat e energjisë, duke bashkëpunuar me agjencinë përgjegjëse për eficiencën e energjisë. Nëse vlerësohet e përshtatshme, ky proces realizohet në bashkëpunim me furnizuesit dhe tregtarët.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për tregtinë dhe të ministrit përgjegjës për energjinë, miraton afatet dhe procedurën e detajuar që ndiqet nga struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut për zbatimin e kompetencave të saj. Neni 13 Procedura për trajtimin e produkteve që paraqesin rrezik
1. Kur autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut disponon arsye të mjaftueshme për të vërtetuar se një produkt i mbuluar nga ky ligj paraqet rrezik për aspektet e mbrojtjes së interesit publik, siç janë aspektet e mbrojtjes së mjedisit dhe konsumatorit, do të kryejë një vlerësim për produktin në fjalë, që mbulon të gjitha kërkesat e etiketimit të energjisë, që lidhen me rrezikun, dhe ato të përcaktuara në këtë ligj ose në aktin përkatës nënligjor. Furnizuesit dhe tregtarët do të bashkëpunojnë sipas nevojës me autoritetet e mbikëqyrjes së tregut për realizimin e vlerësimit.
2. Kur gjatë vlerësimit të përmendur në pikën 1 të këtij neni autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut konstaton se produkti nuk përputhet me kërkesat e përcaktuara në këtë ligj ose në aktin përkatës nënligjor, ai do t’i kërkojë pa vonesë furnizuesit ose, kur është e përshtatshme, tregtarit të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura korrigjuese: a) për të sjellë produktin në përputhje me këto kërkesa; b) për të tërhequr produktin nga tregu; ose, c) për ta tërhequr atë brenda një periudhe të arsyeshme, në përpjesëtim me natyrën e rrezikut, brenda afatit të vlerësuar prej tyre.
3. Kur autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut konsideron se një rast mospërputhjeje, siç përmendet në pikën 2 të këtij neni, nuk është i kufizuar në territorin e Republikës së Shqipërisë, ai njofton Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë dhe palët e kontraktuara për rezultatet e vlerësimit, të përmendura në pikën 1 të këtij neni, dhe për veprimet që ata kanë kërkuar që furnizuesi ose tregtari duhet të marrë.
4. Furnizuesi ose, kur është e përshtatshme, tregtari ndërmerr të gjitha veprimet e duhura korrigjuese ose kufizuese në përputhje me pikën 2 të këtij neni për të gjitha produktet e konstatuara, që ka bërë të disponueshme në treg.
5. Kur furnizuesi ose, sipas rastit, tregtari nuk ndërmerr veprime të duhura korrigjuese brenda periudhës së përmendur në pikën 2 të këtij neni, autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar ose kufizuar disponueshmërinë e produktit në treg ose për të tërhequr produktin nga tregu. 8
6 — Autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut informon Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë
6. Autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut informon Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë dhe palët e tjera kontraktuese për masat e marra, në përputhje me pikën 5 të këtij neni, brenda 2 ditëve pune, prej momentit të marrjes së masave. Informacioni i dërguar përfshin të gjitha detajet e disponueshme, si dhe: a) të dhënat e nevojshme për identifikimin e produktit që nuk përputhet; b) origjinën e produktit; c) natyrën e mospërputhshmërisë së pretenduar dhe rrezikun e përfshirë; ç) natyrën dhe kohëzgjatjen e masave kombëtare të marra dhe argumentet e paraqitura nga furnizuesi ose, kur është e përshtatshme, tregtari. Në veçanti, autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut qartëson nëse mospërputhja është për shkak se produkti nuk arrin të përmbushë kërkesat në lidhje me aspektet e mbrojtjes së interesit publik, të përcaktuara në këtë ligj, apo për shkak të mangësive në standardet e harmonizuara, që japin një supozim mbi konformitetin.
7. Kur brenda 60 ditëve kalendarike nga marrja e informacionit, të përmendur në pikën 5 të këtij neni, nuk është ngritur asnjë kundërshtim nga një palë kontraktuese ose nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në lidhje me një masë provizore të marrë nga autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut, ajo masë do të konsiderohet të jetë e justifikuar.
8. Autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut siguron që masat e ndërmarra kufizuese, të tilla si tërheqja e produktit nga tregu janë realizuar brenda një periudhe sa më të shkurtër.
9. Kur standardet e harmonizuara të Bashkimit Evropian zbatohen gjatë vlerësimit të konformitetit të një produkti, modeli do të supozohet se është në përputhje me kërkesat përkatëse të matjes dhe llogaritjes së aktit nënligjor.
10. Autoritetet doganore, kur konstatojnë produkte që nuk janë në përputhje me dispozitat e këtij ligji, njoftojnë autoritetin përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut, i cili mund të urdhërojë marrjen e masave të parashikuara në këtë ligj për garantimin e sigurisë së përdoruesve fundorë.
11. Për çdo procedurë të nisur nga një palë kontraktuese, Autoriteti Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut njofton Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë dhe palët e tjera kontraktuese për çdo masë të ndërmarrë për produktin për të cilin nis procedura lidhur me mospërputhshmërinë dhe në rast mosmarrëveshjeje, me masën kombëtare të kundërshtimeve të njoftuara prej të tyre. KREU V KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE Neni 14 Kundërvajtjet administrative
1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen nga struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut si më poshtë: a) për shkelje të pikave 4 dhe 5 të nenit 6 të këtij ligji me gjobë në masën 200 000 lekë; b) për shkelje të parashikimeve të nenit 8 të këtij ligji me gjobë në masën 300 000 lekë; c) për shkelje të pikave 2, 6, 7, 8 deri 9 të nenit 9 të këtij ligji me gjobë në masën 350 000 lekë; ç) për shkelje të kërkesave të parashikuara në shkronjat “c”, “d”, “ë”, “f”, “g” dhe “gj” të nenit 7 dhe të pikave 2 e 3 të nenit 9 të këtij ligji me gjobë në masën 300 000 lekë; d) për shkelje të pikave 2 dhe 3 të nenit 5 dhe të pikave 5 dhe 10 të nenit 9 të këtij ligji me gjobë në masën 350 000 lekë; dh) për shkelje të parashikimeve të nenit 10 me gjobë në masën 300 000 lekë; e) për moszbatimin e masave, referuar në parashikimet e neneve 12 dhe 13 të këtij ligji me gjobë në masën 350 000 lekë; ë) për bizneset e vogla, të klasifikuara si rezultat i xhiros vjetore, vlera e gjobës për secilën prej shkeljeve të mësipërme është 150 000 lekë.
2. Kur edhe pas marrjes së masave, sipas parashikimeve të këtij neni, furnizuesi ose tregtari rezulton se përsërit shkeljen për të njëjtin produkt, atëherë masat e gjobës dyfishohen. 9 Neni 15 Ankimi
1. Ankimi administrativ kundër vendimit për shkeljen administrative paraqitet dhe shqyrtohet sipas parashikimeve të Kodit të Procedurave Administrative.
2. Kur pas përfundimit të procedurës së përcaktuar në nenin 13, pikat 4 dhe 5, ngrihen kundërshtime kundër një mase të marrë nga një palë kontraktuese, ose kur Sekretariati konsideron se një masë kombëtare është në kundërshtim me vendimet e marra nga Komuniteti i Energjisë, Sekretariati do të konsultohet pa vonesë me palën kontraktuese dhe furnizuesin ose, kur është e përshtatshme, tregtarin dhe do të vlerësojë masën kombëtare
3. Mbi bazën e rezultateve të atij vlerësimi, Sekretariati rekomandon nëse masa kombëtare është e justifikuar apo jo dhe mund të sugjerojë një masë alternative të përshtatshme.
4. Autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut mirëpret vlerësimet dhe rekomandimet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për produkte të caktuara dhe ndërmerr veprimet e nevojshme për të tërhequr nga tregu ose lejuar në treg produkte që nuk plotësojnë kriteret sipas këtij ligji dhe akteve përkatëse nënligjore.
5. Masat korrigjuese ose kufizuese, në përputhje me pikat 2, 4, 5 ose 9 të nenit 13, ose me pikën 4 të nenit 15, do të shtrihen për të gjitha njësitë e një modeli, që nuk përputhet dhe të modeleve të tij ekuivalente, përveç atyre njësive për të cilat furnizuesi demonstron se ato janë në përputhje. Neni 16 Ekzekutimi i vendimit
1. Vendimi për kundërvajtjen administrative përbën titull ekzekutiv dhe ekzekutohet nga shërbimi përmbarimor në rast se nuk shlyhet në kohë nga personi fizik ose juridik që ka kryer shkeljen.
2. Vendimi bëhet i ekzekutueshëm kur e drejta për ankim nuk është ushtruar brenda afateve kohore të parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative.
3. Të ardhurat që burojnë nga masat administrative derdhen në buxhetin e shtetit. KREU VI DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT Neni 17 Aktet nënligjore Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të neneve 7, pika 1, dhe 8, pika 2, të këtij ligji brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e tij. Neni 18 Shfuqizime
1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr. 68/2012, “Për informacionin e konsumit të energjisë dhe burimeve të tjera të produkteve me ndikim në energji” shfuqizohet.
2. Aktet nënligjore, që janë miratuar në përputhje me ligjin nr. 68/2012, “Për informacionin e konsumit të energjisë dhe burimeve të tjera të produkteve me ndikim në energji”, qëndrojnë në fuqi nëse nuk bien ndesh me këtë ligj ose deri kur të zëvendësohen nga akte të tjera respektivisht të këtij ligji. Neni 19 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. 10 Miratuar në datën 16.5.2024. Shpallur me dekretin nr. 225, datë 5.6.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. 11