Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law No. 5/2016 proclaiming the moratorium on forests in the Republic of Albania

Made 2016-02-04 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Ligj Nr. 5/2016 për shpalljen e moratoriumit në pyje në Republikën e Shqipërisë.
Language
Albanian
Kind
Act
Country
Albania
Subjects
Forestry
Keywords
forest management/forest conservation, private forest, public forest, special fund, timber, timber extraction/logging, non-wood forest products
Categories
energy

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI LIGJ Nr. 5/2016 PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT NË PYJE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 84, pika 4, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është të reduktojë ndërhyrjet mbi fondin pyjor, të degraduar si pasojë e mbishfrytëzimit dhe dëmtimeve të tjera, me synim përmirësimin dhe rehabilitimin e gjendjes së tij. Neni 2 Objekti dhe fusha e veprimit Objekti i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, tregtimi i produkteve të tij, ndalimi i eksportit të lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit, si dhe i qymyrit të drurit. Neni 3 Përjashtim nga fusha e zbatimit 1. Përjashtohen nga fusha e zbatimit të nenit 2 të këtij ligji: a) shfrytëzimi i lëndës drusore për plotësimin e nevojave të banorëve të bashkive për dru zjarri; b) rastet e ndryshimit të destinacionit të fondit pyjor dhe kullosor, referuar legjislacionit në fuqi; c) shfrytëzimi i lëndës drusore për rigjenerimin, shëndetësimin e pyjeve dhe pastrimin e mbetjeve drusore. 2. Kriteret dhe procedurat për zbatimin e shkronjave “a” dhe “c”, të pikës 1, të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për pyjet. Neni 4 Të drejtat për shfrytëzimin e fondit pyjor Të drejtat ekzistuese për shfrytëzimin e fondit pyjor publik/privat, të fituara sipas procedurave ligjore në fuqi, pezullohen deri në daljen e vendimit të Këshillit të Ministrave, të parashikuar në pikën 2, të nenit 3, të këtij ligji, dhe në përfundim të këtij afati ushtrohen vetëm për veprimtaritë e përcaktuara në shkronjat “a” dhe “c”, të pikës 1, të nenit 3, të këtij ligji, sipas dispozitave të rinegociuara të kontratave. Neni 5 Afati i zbatimit Afati i zbatimit të këtij ligji është 10 (dhjetë) vjet nga data e hyrjes së tij në fuqi. Neni 6 Sanksionet 1. Shkeljet e këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë, në vlerën 5 000 000 (pesë milionë) lekë. 2. Ndaj vendimit të dhënë në zbatim të pikës 1, të këtij neni, bëhet ankim në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative. Neni 7 Institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit Ngarkohen Ministri i Mjedisit, Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Financave dhe bashkitë për zbatimin e këtij ligji. Neni 8 Aktet nënligjore Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktin nënligjor në zbatim të pikës 2, të nenit 3, të tij. 2 Neni 9 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi menjëherë. K R Y E T A R I Ilir META Miratuar në datën 4.2.2016 3

Law No. 5/2016 proclaiming the moratorium on forests in the Republic of Albania · Nelum