Law No. 44/2019 amending the Criminal Code of the Republic of Albania No. 7895, dated 27.1.1995
Made 2019-07-18 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Ligj Nr. 44/2019 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës Së Shqipërisë”, të ndryshuar.
- Language
- Albanian
- Kind
- Act
- Country
- Albania
- Subjects
- Livestock, Environment, Food and nutrition, Wild species and ecosystems, General
- Keywords
- criminal code, animal welfare, offences/penalties, air quality/air pollution, freshwater pollution, pollution control, soil pollution/quality, waste management, hazardous substances, radiation, ozone layer, emissions, food safety and quality, fraud, traceability, biodiversity, ecosystem conservation, management/conservation, protected area, protection of environment, protection of habitats, protection of species, trade in species, wild fauna, wild flora
Where to read it
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
2. Në paragrafin e parë hiqen fjalët “apo radioaktive”.
3. Në paragrafin e parë, pas fjalëve “lëndëve plasëse” shenja e pikësimit “presje” ndryshohet në “ose”. Neni 19 Në nenin 282/a bëhen këto ndryshime:
1. Titulli i nenit ndryshohet si më poshtë: “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”.
2. Në paragrafin e parë hiqen fjalët “dhe radioaktive”.
3. Në paragrafin e parë, pas fjalës “djegëse” shenja e pikësimit “presje” ndryshohet në “ose”. Neni 20 Neni 288 ndryshohet si më poshtë: “Neni 288 Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve Importimi, prodhimi, ruajtja, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër i ushqimeve ose futja në prodhimin e artikujve ushqimorë e kimikateve, materialeve apo lëndëve shtesë, që rrezikojnë shëndetin ose jetën e njerëzve, në shkelje të kërkesave të legjislacionit të posaçëm, dënohet me burgim deri në tre vjet. Kur nga kjo vepër ka ardhur vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa personave, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet e pesë vjet.”. Neni 21 Pas nenit 288/b shtohen nenet 288/c dhe 288/ç me këtë përmbajtje: “Neni 288/c Mashtrimi me produktet ushqimore Importimi, prodhimi, ruajtja, ofrimi për shitje, falsifikimi, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër e ushqimeve, materialeve ose lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë, në të cilët janë shënuar të dhëna të cilat nuk i korrespondojnë përmbajtjes, llojit, kategorizimit, prejardhjes, sasisë apo cilësisë së produktit apo produkte pa të dhënat e mësipërme, siç parashikohet në legjislacionin në fuqi, ose paraqitja e të dhënave të rreme në etiketimin e produkteve ushqimore, që rrezikojnë shëndetin ose jetën e njerëzve, dënohet me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e njeriut, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Neni 288/ç Prishja e shenjave të sigurisë së organeve shtetërore në fushën e sigurisë ushqimore Prishja me dashje e shenjave të sigurisë, të vendosura nga organet shtetërore në fushën e sigurisë ushqimore për qëllime mbikëqyrjeje, kontrolli ose pezullimi të veprimtarisë tregtare në mjediset ekonomike, mbi mjetet e transportit ose mbi mallra, me qëllim lëvizjen e mallrave ushqimore ose rifillimin e aktivitetit, dënohet me burgim deri në tre vjet.”. Neni 22 Neni 293 ndryshohet si më poshtë: “Neni 293 Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit Vënia e pengesave ose ndalimi, me çdo mjet e mënyrë, i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”. Neni 23 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYETARI Gramoz Ruçi Miratuar në datën 18.7.2019