Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law No. 41/2025 on Animal Health

Made 2025-06-26 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Ligj Nr. 41/2025 për shëndetin e kafshëve.
Language
Albanian
Kind
Act
Country
Albania
Subjects
Livestock, Environment, Fisheries and aquaculture, Wild species and ecosystems
Keywords
animal by-products, animal feed/feedstuffs, animal health, animal production, animal reproduction, animal welfare, authorization/permit, basic legislation, biosecurity, cattle, certification, data collection/reporting, disinfection/disinfestation, drugs, enforcement/compliance, equine-animals, equipment, genetic resources, grazing, hormones/steroids, hygiene/sanitary procedures, inspection, institution, internal trade, international trade, legal proceedings/administrative proceedings, liability/compensation, local government, management/conservation, offences/penalties, One Health approach, pastoralism, pesticides, pests/diseases, pet animals, policy/planning, poultry, procedural matters, public health, quarantine, ranching/captive breeding, registration, research, risk assessment/management, rodents, sheep/goats, slaughtering, standards, swine, toxicity/poisoning, traceability, transport/storage, use restrictions, vaccination, social impact assessment, classification/declassification, monitoring, antimicrobial resistance (AMR), birds, governance, biodiversity, early warning system, ecofriendly products/ecofriendly processes, ecological production/organic production, ecosystem conservation, environmental planning, environmental standards, protection of environment, resource/damage valuation, waste disposal, waste management, aquaculture, aquatic animals, cartilaginous fishes, crustaceans, fish diseases, fishery management and conservation, molluscs, captive wild animals, game, hunting authorization/permit, hunting/capture, wild fauna
Categories
*

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. Për shëndetin e kafshëve 1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me Rregulloren (BE) 2016/429 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 9 mars 2016 “Për sëmundjet e transmetueshme të kafshëve dhe që ndryshon dhe shfuqizon disa akte në fushën e shëndetit të kafshëve” (ligji për shëndetin e kafshëve), e ndryshuar. Numri CELEX: 32016R0429, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 84, datë 31.3.2016, f. 1–208. LIGJ Nr. 41/2025 PËR SHËNDETIN E KAFSHËVE1 Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: PJESA I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME KREU I OBJEKTI, QËLLIMI, FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRKUFIZIMET Neni 1 Objekti 1. Ky ligj përcakton rregullat për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të kafshëve, të cilat janë të transmetueshme te kafshët ose te njerëzit. Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë: a) organizimin sipas përparësive të klasifikimit të sëmundjeve dhe përcaktimin e përgjegjësive në fushën e shëndetit të kafshëve (pjesa I: nenet 1 deri në 17); b) zbulimin e hershëm, njoftimin dhe raportimin e sëmundjeve, survejancën/mbikëqyrjen, programet e çrrënjosjes dhe statusin “i pastër nga sëmundja” (pjesa II: nenet 18 deri në 42); c) ndërgjegjësimin, marrjen e masave dhe kontrollin e sëmundjeve (pjesa III: nenet 43 deri 83); ç) regjistrimin dhe miratimin e stabilimenteve dhe të transportuesve, lëvizjeve dhe gjurmueshmërisë së kafshëve, produkteve gjerminale dhe produkteve me origjinë shtazore brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (pjesa IV: nenet 84 deri 228; dhe pjesa VI: nenet 244 deri 248 dhe 251 deri 255); d) rregullat për hyrjen e kafshëve, produkteve gjerminale dhe produkteve me origjinë shtazore në Shqipëri dhe eksportimin e tyre nga Shqipëria (pjesa V: nenet 229 deri 243; dhe pjesa VI: nenet 244 deri 246 dhe 251 deri 255); dh) lëvizjet për qëllime jotregtare të kafshëve të shoqërimit, që hyjnë ose dalin nga vendi, nga një shtet tjetër ose territor i tij (pjesa VI: nenet 244 deri 255); e) masat urgjente që merren në rast të shfaqjes së një situate urgjente lidhur me një sëmundje (pjesa VII: nenet 256 deri 261). 2. Qëllimi i këtij ligji është: a) të sigurojë: i. një shëndet më të mirë të kafshëve, në mbështetje të prodhimit të qëndrueshëm bujqësor dhe të akuakulturës në vend; ii. funksionimin efikas të tregut; iii. zvogëlimin e efekteve negative të sëmundjeve të caktuara për shëndetin e kafshëve, shëndetin publik dhe në mjedis, si dhe marrjen e masave për parandalimin e kontrollin e sëmundjeve. b) të rregullojë: i. marrëdhëniet ndërmjet shëndetit të kafshëve dhe shëndetit publik/mjedisit, duke përfshirë biodiversitetin dhe pasuritë e çmuara gjenetike, si dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike; sigurinë e ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë; mirëqenien e kafshëve, duke përfshirë shmangien e çdo dhimbjeje, ankthi ose vuajtjeje të evitueshme; rezistencën antimikrobike, si dhe sigurimin e furnizimit me ushqim; ii. pasojat ekonomike, sociale, kulturore dhe mjedisore, që rrjedhin nga zbatimi i masave parandaluese dhe i kontrollit të sëmundjeve; iii. zbatimin e standardeve ndërkombëtare përkatëse. Neni 2 Fusha e zbatimit 1. Ky ligj zbatohet për: a) kafshët e mbajtura dhe kafshët e egra; b) produktet gjerminale; c) produktet me origjinë shtazore; ç) nënproduktet me origjinë shtazore dhe produktet derivate, duke respektuar rregullat e përcaktuara në legjislacionin për nënproduktet me origjinë shtazore; d) strukturat, mjetet e transportit, mjetet e pajisjet e punës dhe për të gjitha rrugët e tjera të përhapjes së infeksionit dhe për materialet e përfshira ose që mund të përfshihen në përhapjen e sëmundjeve të transmetueshme të kafshëve. 2. Ky ligj zbatohet për sëmundjet e transmetueshme, përfshirë zoonozat, duke respektuar rregullat e përcaktuara në legjislacionin si më poshtë: a) legjislacionin për kërcënimet e rënda ndërkufitare për shëndetin; b) legjislacionin për rregullat për parandalimin, kontrollin dhe çrrënjosjen e disa encefalopative spongiforme të transmetueshme; c) legjislacionin për monitorimin e zoonozave dhe agjentëve zoonotikë; ç) legjislacionin për kontrollin e salmonelave dhe agjentëve të tjerë zoonotikë të pranishëm në ushqime. Neni 3 Fusha zbatimi specifike të tjera të përshkruara në pjesët IV, V e VI 1. Dispozitat e pjesës IV (nenet 84 deri në 171) zbatohen për: a) kafshët e tokës dhe kafshët jo të tokës, që mund të transmetojnë sëmundje që prekin kafshët e tokës; b) produktet gjerminale të kafshëve të tokës; c) produktet me origjinë shtazore të përfituara nga kafshët e tokës. 2. Dispozitat e pjesës IV (nenet 172 deri 226) zbatohen për: a) kafshët e ujit dhe kafshët jo të ujit, që mund të transmetojnë sëmundje që prekin kafshët e ujit; b) produktet me origjinë shtazore të përftuara nga kafshët e ujit. 3. Dispozitat e pjesës IV (nenet 227 dhe 228) zbatohen për: a) kafshët e tjera; b) produktet gjerminale dhe produktet me origjinë shtazore të përftuara nga kafshët e përcaktuara në shkronjën “a” të kësaj pike. 4. Dispozitat e pjesëve IV e V nuk zbatohen për lëvizjet për qëllime jotregtimi të kafshëve të shoqërimit të përcaktuara në pikën 6 të këtij neni, as për lëvizjet për qëllime jotregtimi të kafshëve të shoqërimit brenda vendit. 5. Lëvizjet e kafshëve të shoqërimit, për qëllime të ndryshme nga ato jotregtimi, bëhen në përputhje me kërkesat për shëndetin e kafshëve të përcaktuara në dispozitat e titujve IV dhe V. Ministri përgjegjës për veterinarinë, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, miraton me urdhër rregullat që garantojnë zbatimin e pjesëve IV e V për kafshët e shoqërimit, duke mbajtur parasysh faktin se kafshët e shoqërimit mbahen në banesa private nga pronarët ose mbajtësit e tyre. 6. Dispozitat e pjesës VI zbatohen vetëm për lëvizjet për qëllime jotregtimi të kafshëve të shoqërimit, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në nenet 245 dhe 246 të këtij ligji, për sa i përket numrit maksimal të kafshëve, që mund të shoqërojnë pronarin e tyre dhe numrin maksimal të ditëve të qëndrimit nga çasti i lëvizjes së pronarit dhe i lëvizjes së kafshës. Neni 4 Përkufizime Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Kafshë” janë kafshët vertebrore dhe jovertebrore. 2. “Kafshë të tokës” janë shpendët, gjitarët e tokës, bletët dhe pjalmuesit e luleve (gjinia Bombus). 3. “Kafshë të ujit” janë kafshët në të gjitha fazat e jetës, përfshirë vezët, spermatozoidet dhe gametat, të specieve, si vijon: a) peshqit që i përkasin superklasës Agnatha dhe klasave Chondrichthyes, Sarcopterygii dhe Actinopterygii; b) molusqet e ujit që i përkasin tipit (phylum) Mollusca; c) krustacet ujore që i përkasin nëntipit (subphylum) Crustacea. 4. “Kafshë të tjera” janë kafshë të specieve të ndryshme nga ato që përfshihen në përkufizimin e kafshëve të tokës ose të ujit. 5. “Kafshët e mbajtura” janë kafshët që mbahen nga njerëzit, duke përfshirë, në rastin e kafshëve të ujit, edhe kafshët e akuakulturës. 6. “Akuakulturë” është mbajtja e kafshëve të ujit, për sa kohë ato janë në pronësi të një ose më shumë personave ose të personave juridikë gjatë gjithë fazave të mbarështimit ose të kultivimit, duke përfshirë edhe vjeljen, por duke përjashtuar vjeljen ose zënien e kafshëve të egra të ujit, me qëllim konsumin për njerëz që më pas mbahen përkohësisht pa i ushqyer në pritje të therjes së tyre. 7. “Kafshë akuakulture” është çdo kafshë uji që është subjekt i akuakulturës. 8. “Kafshë të egra” janë kafshët që nuk mbahen nga njeriu; 9. “Shpendë” janë zogjtë, që mbarështohen ose mbahen në gjendje kaptiviteti/robëri për: a) prodhimin e: i. mishit; ii. vezëve për konsum; iii. produkteve të tjera. b) ripopullimin me shpendë për arsye gjuetie; c) riprodhimin e shpendëve që përdoren për tipat e prodhimit të përshkruara në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike. 10. “Zogj të mbajtur në kaptivitet/robëri” janë zogjtë që, në ndryshim nga shpendët e përshkruar në pikën 9 të këtij neni, mbahen në gjendje jo të lirë për shfaqje, gara, ekspozita, konkurse, riprodhim ose shitje. 11. “Kafshë shoqërimi” është një kafshë e mbajtur nga speciet e listuara në aneksin I të këtij ligji, e cila mbahet për qëllime private jotregtimi. 12. “Mbajtësi i kafshës së shoqërimit” është një person fizik, ku mund të përfshihet edhe një pronar që mban një kafshë shoqërimi. 13. “Pronar i kafshës së shoqërimit” është person fizik i përcaktuar si pronar në dokumentin e identifikimit të përshkruar në nenet 247, shkronja “c”, 248, pika 2, shkronja “c”, 249, pika 1, shkronja “c”, 250, pika 2, shkronja “c”. 14. “Lëvizje për qëllime jotregtimi” është çdo lëvizje e një kafshe shoqërimi, e cila shoqëron pronarin e saj e që: a) nuk ka për qëllim shitjen ose një formë tjetër të kalimit të pronësisë së kafshës së shoqërimit; dhe b) është pjesë e lëvizjes së pronarit të kafshës së shoqërimit: i. nën përgjegjësinë e tij të drejtpërdrejtë; ose ii. nën përgjegjësinë e një personi të autorizuar, në rastet kur kafsha e shoqërimit lëviz e ndarë fizikisht nga pronari i saj. 15. “Person i autorizuar” është çdo person fizik që ka autorizim me shkrim nga pronari i kafshës së shoqërimit për të kryer lëvizjen e saj për qëllime jotregtimi, për llogari të pronarit. 16. “Sëmundje” është shfaqja e infeksioneve apo e infestimeve në kafshë, me ose pa shfaqje të shenjave klinike ose patologjike, të shkaktuara nga një ose më shumë agjentë të sëmundjes. 17. “Agjent i sëmundjes” është një patogjen i transmetueshëm te kafshët ose njerëzit, në gjendje të shkaktojë një sëmundje në kafshë. 18. “Sëmundjet e listuara” janë sëmundjet e listuara në përputhje me pikën 1 të nenit 5. 19. “Profili i sëmundjes” është tërësia e kritereve të një sëmundjeje, të përcaktuara sipas shkronjës “a” të nenit 7. 20. “Speciet e listuara” është një specie kafshe ose grup i specieve të kafshëve të listuara, në përputhje me pikën 2 të nenit 8, ose, në rastin e sëmundjeve emergjente, një specie kafshe ose grup i specieve të kafshëve, që përmbushin kriteret e përcaktuara për speciet e listuara sipas pikës 2 të nenit 8. 21. “Rrezik” është një agjent sëmundje në një kafshë ose një produkt, ose një gjendje e një kafshe ose e një produkti me mundësi për të pasur një efekt të dëmshëm mbi shëndetin e njerëzve ose të kafshëve. 22. “Risk” është mundësia e shfaqjes dhe shkalla e pasojave biologjike e ekonomike të një efekti të dëmshëm për shëndetin e njerëzve ose të kafshëve. 23. “Biosiguri” është tërësia e masave organizative dhe fizike, që kanë për qëllim zvogëlimin e riskut të futjes, zhvillimit e përhapjes së sëmundjeve në, nga, dhe brenda: a) një popullate kafshësh; ose b) një stabilimenti, një zone, ndarje, mjeti transporti ose çdo strukture, lokale apo ambienti tjetër. 24. “Operator” është çdo person fizik ose juridik përgjegjës për kafshët ose produktet e tyre, duke përfshirë mbajtjen për një periudhë kohe të kufizuar, me përjashtim të mbajtësve të kafshëve të shoqërimit dhe mjekëve veterinarë. 25. “Transportues” është një operator që transporton kafshë për llogari të tij ose për llogari të një pale të tretë. 26. “Profesionist i kafshëve” është një person fizik ose juridik që, për arsye të formimit të tij profesional, merret me kafshët ose produktet, me përjashtim të operatorëve ose mjekëve veterinarë. 27. “Objekt/stabiliment” është çdo strukturë apo vend, ose në rastin e mbarështimit në natyrë, çdo mjedis ose vend tjetër, ku mbahen kafshët ose produkti gjerminal gjatë gjithë kohës ose përkohësisht, me përjashtim të: a) banesave, ku mbahen kafshët e shoqërimit; b) mjediseve, ku ushtrohet praktika mjekësore veterinare (klinika, spitale, qendra veterinare). 28. “Produkti gjerminal” përfshin: a) spermën, ovocitet dhe embrionet që përdoren për riprodhimin artificial; b) vezët për çelje. 29. “Produktet me origjinë shtazore” janë: a) ushqimet me origjinë shtazore, përfshirë mjaltin e gjakun; b) molusqet e gjalla bivalve, ekinodermat e gjalla, tunikatet e gjalla dhe gastropodët detarë të gjallë, që përdoren për konsum nga njeriu; dhe c) kafshë të ndryshme nga ato të përshkruara në shkronjën “b” të kësaj pike, të cilat i ofrohen të gjalla konsumatorit fundor dhe trajtohen në përputhje me kërkesat për një përdorim të tillë. 30. “Nënprodukte me origjinë shtazore” është kadavrat e plota të kafshëve ose pjesë të tyre, produkte me origjinë shtazore ose produkte të tjera të përfituara nga kafshët, të cilat nuk janë të destinuara për konsum nga njerëzit, duke përjashtuar produktet gjerminale. 31. “Produkte derivate” janë produktet e përfituara nëpërmjet një ose më shumë trajtimeve, transformimeve ose fazave të përpunimit të nënprodukteve me origjinë shtazore. 32. “Produkte” përfshin: a) produktet gjerminale; b) produktet me origjinë shtazore; c) nënproduktet dhe produktet derivate me origjinë shtazore. 33. “Kontroll zyrtar” është çdo formë kontrolli e kryer në përputhje me legjislacionin përkatës për kontrollet zyrtare. 34. “Statusi shëndetësor” është statusi i sëmundjes ndaj sëmundjeve të listuara, që i përket një specie kafshe të listuar lidhur me: a) një kafshë; b) kafshët në: i. territorin e vendit ose në një njësi epidemiologjike të tij; ii. një stabiliment; iii. një zonë; iv. një ndarje; v. një shtet anëtar të Bashkimit Evropian ose territor të tij; vi. një shtet tjetër joanëtar të Bashkimit Evropian ose territor të tij. 35. “Zonë” është: a) për kafshët e tokës, një pjesë e vendit, një pjesë e një shteti tjetër ose një territor i tij, me kufij të përcaktuar saktë gjeografikisht, që përmban një nënpopullatë kafshësh me një status shëndetësor të përcaktuar ndaj një ose më shumë sëmundjeve të caktuara, që u nënshtrohen masave të duhura të survejancës, kontrollit të sëmundjeve dhe biosigurisë; b) për kafshët e ujit, një sistem hidrologjik i lidhur me një status shëndetësor të përcaktuar ndaj një ose më shumë sëmundjeve të caktuara, që formon një zonë sipas njërit prej përshkrimeve të mëposhtme: i. një basen i tërë hidrografik nga burimi i një vije ujore deri te grykëderdhja ose liqeni; ii. më shumë se një basen hidrografik; iii. pjesë e një ujëmbledhësi hidrografik, nga burimi i një vije uji deri te një pengesë, e cila pamundëson hyrjen e një ose më shumë sëmundjeve të caktuara; iv. pjesë e një zone bregdetare me kufij gjeografikë të përcaktuar saktë; v. një grykëderdhje me kufij gjeografikë të përcaktuar saktë. 36. “Ujëmbledhës hidrografik” është një zonë ose një ujëmbledhës i kufizuar nga elemente natyrale, si kodra ose male, ku mblidhen të gjitha ujërat natyrale, që kullojnë nga shiu, bora, akulli. 37. “Ndarje” është një nënpopullatë kafshësh, që mbahet në një ose më shumë objekte/stabilimente dhe, në rastin e kafshëve të ujit, në një ose më shumë impiante akuakulture, me një sistem të përbashkët të administrimit të biosigurisë, që ka një status shëndetësor të dallueshëm nga titulli tjetër i popullatës, ndaj një ose më shumë sëmundjeve të caktuara dhe që u nënshtrohet masave të përshtatshme të mbikëqyrjes/survejancës, kontrollit të sëmundjes dhe biosigurisë. 38. “Karantinë” është mbajtja e kafshëve në izolim pa kontakt të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me kafshët që ndodhen jashtë njësisë epidemiologjike, me qëllim që të pengohet përhapja e një ose më shumë sëmundjeve specifike, ndërkohë që kafshët në izolim mbahen nën vëzhgim për një periudhë kohe të caktuar dhe, nëse nevojitet, u nënshtrohen testimit e trajtimit mjekësor. 39. “Njësi epidemiologjike” është një grup kafshësh me të njëjtat mundësi ekspozimi ndaj një agjenti sëmundje. 40. “Shpërthim” është shfaqja e konfirmuar zyrtarisht e një sëmundjeje të listuar ose e një sëmundjeje emergjente në një ose më shumë kafshë, në një stabiliment ose vend tjetër, ku mbahen ose gjenden kafshët. 41. “Zonë strikte” është një zonë, në të cilën zbatohen masa kufizuese mbi lëvizjen e kafshëve të caktuara ose produkteve të tyre dhe masa të tjera të kontrollit të sëmundjeve, me synim parandalimin e përhapjes së një sëmundjeje të caktuar në zonat ku nuk janë vendosur masa kufizuese. Nëse nevojitet, kjo zonë mund të përfshijë edhe zonat e mbrojtjes e të survejancës. 42. “Zona e mbrojtjes” është zona, e cila përfshin vendndodhjen e një shpërthimi, ku zbatohen masat e kontrollit të sëmundjes, që synojnë parandalimin e përhapjes së sëmundjes përtej kësaj zone. 43. “Zonë e survejancës” është zona që krijohet përreth zonës së mbrojtjes, në të cilën zbatohen masat e kontrollit të sëmundjes, që synojnë parandalimin e përhapjes së sëmundjes përtej zonës së mbrojtjes. 44. “Vezë për çelje” janë vezët, të pjella nga shpendë të mbarështuar ose shpendë të tjerë, që përdoren për inkubim. 45. “Thundrakë” janë kafshët e përcaktuara në aneksin III të këtij ligji. 46. “Stabilimenti i produkteve gjerminale” është: a) një stabiliment, ku mblidhet, prodhohet, përpunohet ose ruhet sperma; ose b) në lidhje me ovocitet dhe embrionet, një grup profesionistësh ose strukturë të mbikëqyrur nga një ekip veteriner kompetent për të kryer mbledhjen, prodhimin, përpunimin dhe ruajtjen e ovociteve dhe embrioneve; c) në lidhje me vezët për çelje, një inkubator. 47. “Inkubator” është një stabiliment ku kryhet mbledhja, ruajtja, inkubimi dhe çelja e vezëve, me qëllim furnizimin: a) e vezëve për çelje; b) e zogjve të pulës njëditësh ose zogj të porsaçelur të specieve të tjera. 48. “Stabiliment i izoluar” është çdo stabiliment i përhershëm, i kufizuar gjeografikisht, i krijuar mbi baza vullnetare dhe i miratuar për qëllime lëvizjeje, ku kafshët: a) mbahen ose mbarështohen për qëllime të pjesëmarrjes në panaire, edukuese, të ruajtjes së species të kafshës ose për qëllime kërkimore shkencore; b) mbahen të rrethuara dhe të ndara nga mjedisi përreth; dhe c) u nënshtrohen survejancës shëndetësore dhe masave të biosigurisë. 49. “Veprimtaria e grumbullimit të kafshëve” është grumbullimi i kafshëve të mbajtura të tokës nga një ose më shumë stabilimente për një periudhë më të shkurtër kohe se periudha e qëndrimit e përcaktuar për speciet e kafshëve që grumbullohen. 50. “Periudha e qëndrimit” është periudha minimale e nevojshme për të garantuar që një kafshë e futur në një stabiliment të mos ketë një status shëndetësor më të ulët se statusi i kafshëve që ndodhen në stabiliment. 51. “Sistemi TRACES” është një element i sistemit të integruar të sistemit IMSOC, sipas përcaktimeve në legjislacionin për kontrollet zyrtare. 52. “Stabiliment i ushqimeve me origjinë nga akuakultura i autorizuar për kontrollin e sëmundjes” është një operator i biznesit ushqimor i miratuar me nenin 179 të këtij ligji. 53. “Veterinari zyrtar” është mjeku veterinar i caktuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, që është ose jo pjesë e personelit të tij, i kualifikuar në mënyrë të përshtatshme për të kryer kontrolle zyrtare dhe veprimtari të tjera zyrtare në përputhje me legjislacionin mbi kontrollet zyrtare. 54. “Veterinar zyrtar i një shteti tjetër apo territori të tij” është një mjek veterinar i një shteti tjetër ose territori të tij, që ushtron veprimtari në shtetin e tij, të barasvlefshme me veprimtaritë e përcaktuara në pikën 53 të këtij neni. 55. “Autoriteti Kompetent Qendror” është drejtoria për veterinarinë në ministri, përgjegjëse për politikat për kontrollet zyrtare dhe çdo aktivitet tjetër zyrtar, hartimin e legjislacionit, politikat veterinare dhe çdo aktivitet tjetër sipas dispozitave të këtij ligji, legjislacionit veterinar dhe kontrollit zyrtar. 56. “Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare” është autoriteti përgjegjës për organizimin dhe kryerjen e kontrolleve zyrtare dhe të veprimtarive të tjera zyrtare, në përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin për kontrollet zyrtare dhe inspektimin, ose çdo autoritet tjetër, të cilit i është deleguar kjo përgjegjësi. 57. “Autoriteti kompetent i një shteti tjetër apo territori të tij” është autoriteti në një shtet tjetër apo territor të tij, që ka përgjegjësi të barasvlefshme me ato të përcaktuara në pikën 56 të këtij neni. 58. “Ministri” është ministri përgjegjës për veterinarinë. 59. “Ministria” është ministria përgjegjëse për veterinarinë. KREU II SËMUNDJET E LISTUARA, SËMUNDJET EMERGJENTE DHE SPECIET E LISTUARA TË KAFSHËVE Neni 5 Sëmundjet e listuara 1. Rregullat specifike për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të parashikuara në këtë ligj zbatohen për: a) sëmundjet e listuara si më poshtë: i. afta epizootike; ii. murtaja klasike e derrave; iii. murtaja afrikane e derrave; iv. gripi i shpendëve me patogjenitet të lartë; v. murtaja e kuajve; dhe b) sëmundjet e listuara, të përcaktuara në aneksin II të këtij ligji. 2. Aneksi II bashkëlidhur këtij ligji, i cili përmban sëmundjet e listuara, ndryshohet sa herë që ka/shfaqen sëmundje, objekt i këtij ligji. 3. Një sëmundje përfshihet në aneksin II të këtij ligji nëse është vlerësuar në përputhje me nenin 7 të këtij ligji dhe përmbush: a) të gjitha kriteret e mëposhtme: i. të dhënat shkencore tregojnë se sëmundja është e transmetueshme; ii. speciet e kafshëve janë të prekshme nga sëmundja ose vektorët dhe rezervuarët e sëmundjes janë të pranishëm në vend; iii. sëmundja ka efekte negative mbi shëndetin e kafshëve ose përbën një risk për shëndetin publik për shkak të karakterit zoonotik të saj; iv. ka mjete diagnostike të disponueshme për sëmundjen; dhe v. masat për uljen e riskut dhe, kur është e përshtatshme, masat e survejancës së sëmundjes, janë efikase dhe në raport me risqet që paraqet sëmundja në vend; dhe b) të paktën një nga kriteret e mëposhtme: i. sëmundja ka ose mund të ketë efekte negative të rëndësishme mbi shëndetin e kafshëve në vend ose paraqet, ose mund të paraqesë një risk të lartë për shëndetin publik për shkak të karakterit zoonotik të saj; ii. agjenti i sëmundjes ka fituar rezistencë ndaj trajtimeve, çka përbën një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin publik dhe/ose shëndetin e kafshëve në vend; iii. sëmundja shkakton ose mund të shkaktojë dëme të mëdha ekonomike mbi prodhimin blegtoral ose të akuakulturës në vend; iv. sëmundja mund të shkaktojë një situatë krize ose agjenti i sëmundjes do të mund të përdorej për qëllime të bioterrorizmit; ose v. sëmundja ka ose mund të ketë një ndikim negativ të rëndësishëm në mjedis, përfshirë ndikim mbi biodiversitetin në vend. 4. Lista e sëmundjeve sipas aneksit II do të ndryshohet nëse nuk përmbush kriteret e shkronjës “b” të pikës 3 të këtij neni. 5. Sëmundjet e listuara në aneksin II rishikohen duke u mbështetur në të dhënat më të fundit shkencore dhe çdo të dhënë tjetër të rëndësishme. Neni 6 Sëmundjet emergjente 1. Rregullat për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve zbatohen edhe për sëmundjet emergjente, sipas parashikimeve të këtij ligji. 2. Një sëmundje, e cila nuk është përfshirë në sëmundjet e listuara, konsiderohet si një sëmundje emergjente, që ka potencialin të plotësojë kriteret e sëmundjeve të listuara, të përcaktuara në pikën 3 të nenit 5 të këtij ligji, dhe: a) vjen si rezultat i evoluimit ose i ndryshimit të një agjenti të sëmundjes ekzistues; b) është një sëmundje e njohur, që përhapet në një zonë të re gjeografike, në specie ose popullata të reja; c) diagnostikohet për herë të parë në Shqipëri; ose ç) shkaktohet nga një agjent i sëmundjes i panjohur ose i panjohur më parë. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, përcakton masat e nevojshme për një sëmundje emergjente, mbështetur në kriteret e pikës 2 të këtij neni. 4. Për rastet e urgjencave të mirargumentuara, për një sëmundje që përbën një risk emergjent dhe me pasoja shumë të rënda, ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, përcakton masa me zbatim të menjëhershëm. 5. Detyrimet e operatorëve lidhur me një sëmundje emergjente, sipas këtij ligji, zbatohen vetëm nëse janë përcaktuar masat e nevojshme sipas pikës 3 të këtij neni, ose nëse sëmundja përfshihet në një plan kontingjence të miratuar në përputhje me nenin 43 të këtij ligji. Neni 7 Kriteret e vlerësimit për përfshirjen në sëmundjet e listuara Kriteret e vlerësimit që një sëmundje të përfshihet në sëmundjet e listuara në përputhje me pikat 2 dhe 3 të nenit 5 të këtij ligji janë si më poshtë: a) profili i sëmundjes, që përmban elementet e mëposhtme: i. specien e kafshës së prekur nga sëmundja; ii. shkallën e sëmundshmërisë dhe ngordhshmërisë nga sëmundja në popullatat e kafshëve; iii. karakterin zoonotik të sëmundjes; iv. rezistencën ndaj trajtimeve, duke përfshirë edhe rezistencën antimikrobike; v. qëndrueshmërinë e sëmundjes në një popullatë kafshësh ose në mjedis; vi. rrugët dhe shpejtësinë e transmetimit të sëmundjes ndërmjet kafshëve dhe, sipas rastit, ndërmjet kafshëve dhe njerëzve; vii. mungesën ose praninë dhe përhapjen e sëmundjes në vend dhe kur sëmundja nuk është e pranishme, riskun e futjes së saj në vend; viii. ekzistencën e mjeteve diagnostike dhe të atyre për kontrollin e sëmundjeve. b) ndikimin e sëmundjes mbi: i. prodhimin bujqësor, të akuakulturës dhe fusha të tjera të ekonomisë, për sa i përket: shkallës së pranisë së sëmundjes në vend, humbjes në prodhim për shkak të sëmundjes, humbjeve të tjera; ii. shëndetin e njeriut për sa i përket: transmetimit nga kafshët tek njerëzit dhe anasjelltas; transmetimit ndërmjet njerëzve; shfaqjes së formave të rënda të sëmundjes në njerëz; disponueshmëria e parandalimit efikas ose trajtimi mjekësor te njerëzit; iii. mirëqenien e kafshëve; iv. biodiversitetin dhe mjedisin; c) aftësinë e sëmundjes për të shkaktuar një situatë krize dhe përdorimin e saj të mundshëm për qëllime të bioterrorizmit; ç) mundësia e realizimit, disponueshmëria dhe efikasiteti i masave të mëposhtme për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve: i. mjetet dhe kapacitetet diagnostike; ii. vaksinimi; iii. trajtimet mjekësore; iv. masat e biosigurisë; v. kufizimet në lëvizjen e kafshëve dhe të produkteve; vi. vrasjen e kafshëve; vii. asgjësimin e kadavrave dhe nënprodukteve të tjera me origjinë shtazore; d) ndikimin e masave të parandalimit e të kontrollit të sëmundjeve për sa i/u përket: i. kostove të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta për sektorët e prekur dhe ekonominë në tërësi; ii. pranimit të tyre nga ana e shoqërisë; iii. mirëqenies së nënpopullatave të prekura të kafshëve të mbajtura dhe kafshëve të egra; iv. mjedisit dhe biodiversitetit. Neni 8 Speciet e listuara të kafshëve 1. Rregullat specifike për secilën sëmundje të listuar sipas këtij ligji dhe rregullat e miratuara në zbatim të këtij ligji zbatohen edhe për speciet e listuara të kafshëve. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, përcakton speciet e listuara sipas pikës 1 të këtij neni, dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 3 të këtij neni. Lista e specieve të listuara përfshin speciet e kafshëve ose të grupeve të specieve të kafshëve, që paraqesin një risk të konsiderueshëm të përhapjes së sëmundjeve të listuara specifike, mbështetur mbi kriteret e mëposhtme: a) ndjeshmëria e popullatës së kafshëve në risk; b) kohëzgjatja e periudhës së inkubacionit dhe e periudhës infektuese për kafshët në fjalë; c) aftësia e këtyre kafshëve për të qenë vektorë të këtyre sëmundjeve specifike. 3. Speciet e kafshëve ose grupet e specieve të kafshëve shtohen në listë nëse janë të prekura nga një sëmundje e listuar specifike ose nëse përbëjnë risk për përhapjen e saj, për shkak se: a) janë lehtësisht të prekshme nga sëmundja e listuar specifike ose të dhënat shkencore tregojnë mundësinë e prekjes së tyre; ose b) janë vektorë apo rezervuarë të kësaj sëmundjeje ose të dhënat shkencore tregojnë që mund të shndërrohen në vektorë apo në rezervuarë. 4. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, përcakton heqjen nga lista të specieve të kafshëve ose të grupeve të specieve të kafshëve kur: a) sëmundja e listuar për të cilën speciet e kafshëve ose grupi i specieve të kafshëve në fjalë kanë qenë të listuara, është hequr nga sëmundjet e listuara; ose b) të dhënat shkencore tregojnë se speciet ose grupi i specieve të kafshëve në fjalë nuk i plotëson më kriteret e përcaktuara në pikën 3 të këtij neni. Neni 9 Rregullat për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve që zbatohen ndaj kategorive të ndryshme të sëmundjeve të listuara 1. Rregullat për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve zbatohen ndaj sëmundjeve të listuara si më poshtë: a) Për sa u përket sëmundjeve të listuara, që zakonisht nuk shfaqen në vend dhe që kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme për çrrënjosjen, sapo të zbulohen, zbatohen rregullat e mëposhtme, nëse nevojitet: i. rregullat për ndërgjegjësimin dhe përgatitjen ndaj sëmundjeve të përcaktuara në pjesën III, titulli I (nga neni 43 deri tek neni 52); ii. masat për kontrollin e sëmundjeve të përcaktuara në pjesën III, titulli II, kreu I (nga neni 53 deri tek neni 71); dhe iii. rregullat për ndarjet e përcaktuara në nenin 37, pika 1, të këtij ligji. Për këto sëmundje të listuara, nëse nevojitet, zbatohen edhe masat e përshkruara në shkronjën “b” dhe, nëse është e përshtatshme, edhe masat e përshkruara në shkronjat “ç” dhe “d” të kësaj pike. b) Për sa u përket sëmundjeve të listuara, të cilat i nënshtrohen kontrollit, me qëllim çrrënjosjen e tyre në të gjithë vendin, zbatohen rregullat e mëposhtme, nëse nevojitet: i. rregullat për hartimin e programeve të detyrueshme të çrrënjosjes, sipas nenit 31, pika 1, të këtij ligji; ii. rregullat për zonat e pastra nga sëmundja, sipas nenit 36 të këtij ligji; iii. rregullat për ndarjet sipas nenit 37, pika 2; dhe iv. rregullat për kontrollin e sëmundjeve të përshkruara nga neni 72 deri tek neni 75, nga neni 77 deri tek 79, nenet 81 e 83, të këtij ligji. Për këto sëmundje të listuara, nëse është e rëndësishme, zbatohen edhe masat e përshkruara në shkronjat “ç” dhe “d”, të kësaj pike. c) Për sa u përket sëmundjeve të listuara me rëndësi dhe ndaj të cilave nevojiten masa për të parandaluar përhapjen e tyre, për ato zona të vendit që janë zyrtarisht të pastra nga sëmundja ose në zonat ku zbatohen programet e çrrënjosjes për sëmundjen në fjalë zbatohen rregullat e mëposhtme, nëse nevojitet: i. rregullat për programet opsionale të çrrënjosjes sipas nenit 31, pika 2, të këtij ligji; ii. rregullat për zonat e pastra nga sëmundja sipas nenit 36 të këtij ligji; iii. rregullat për ndarjet sipas nenit 37, pika 2, të këtij ligji; dhe iv. rregullat për masat e kontrollit të sëmundjeve sipas neneve 76, 77, 78, 80, 82 dhe 83 të këtij ligji. Për këto sëmundje të listuara, nëse është e rëndësishme, zbatohen edhe masat e përshkruara në shkronjat “ç” dhe “d” të kësaj pike. ç) Për sa u përket sëmundjeve të listuara për të cilat nevojiten masa për të parandaluar përhapjen për shkak të hyrjes së tyre në vend ose për shkak të lëvizjeve brenda vendit, zbatohen rregullat e mëposhtme, nëse nevojitet: i. rregullat për lëvizjen brenda vendit, të përshkruara në pjesën IV, titulli I, nga kreu III deri në VI (nga neni 124 deri tek neni 169), në pjesën IV, titulli II, kreu II dhe III (nga neni 191 deri tek neni 225), në pjesën IV, kreu II dhe III (nga neni 247 deri tek neni 250); dhe ii. rregullat për hyrjen në vend dhe eksportin nga vendi të përshkruara në pjesën V (nga neni 229 deri tek neni 243). Sëmundjet e listuara të përshkruara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të kësaj pike konsiderohen edhe ato si sëmundje të listuara sipas përshkrimeve të kësaj shkronje. Kjo vlen edhe për sëmundjet e listuara të përcaktuara në shkronjën “d”, kur risku që paraqet sëmundja në fjalë mund të zbutet në mënyrë efektive dhe proporcionale nga masat e marra lidhur me lëvizjet e kafshëve dhe të produkteve. d) Për sa u përket sëmundjeve të listuara për të cilat është e nevojshme survejanca brenda vendit, zbatohen rregullat e mëposhtme, nëse nevojitet: i. rregullat për njoftimin dhe raportimin e sëmundjeve sipas pjesës II, kreu I (nga neni 18 deri në nenin 23); dhe ii. rregullat për survejancën sipas pjesës II, kreu II (nga neni 24 deri në nenin 30). Sëmundjet e listuara, të përshkruara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” konsiderohen edhe ato si sëmundje të listuara sipas përshkrimeve të kësaj shkronje. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, përcakton rregullat për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të përshkruara në pikën 1 të këtij neni, ndaj secilës sëmundje të listuar, mbështetur në kriteret e përcaktuara në aneksin IV të këtij ligji, si dhe mbi bazën e të dhënave të reja shkencore me rëndësi. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, ndryshon rregullat për parandalimin e kontrollin e sëmundjeve të përshkruara në pikën 2 të këtij neni, ndaj secilës sëmundje të listuar, kur sëmundja në fjalë nuk plotëson më kriteret e përcaktuara në aneksin IV të këtij ligji, dhe mbi bazën e të dhënave të reja shkencore me rëndësi. 4. Në rastet e urgjencës së mirargumentuar për një sëmundje të listuar, që paraqet një risk të lartë me një ndikim shumë të madh, ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, përcakton masa për zbatim të menjëhershëm. KREU III PËRGJEGJËSITË PËR SHËNDETIN E KAFSHËVE Seksioni 1 Detyrimet për operatorët, profesionistët e kafshëve dhe mbajtësit e kafshëve të shoqërimit Neni 10 Përgjegjësitë për shëndetin e kafshëve dhe masat e biosigurisë 1. Operatorët duhet: a) për kafshët e mbajtura dhe produktet nën përgjegjësinë e tyre janë përgjegjës për: i. shëndetin e kafshëve të mbajtura; ii. përdorimin e kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të produkteve mjekësore veterinare, pa paragjykuar rolin dhe përgjegjësitë e mjekëve veterinarë; iii. uljen në minimum të riskut të përhapjes së sëmundjeve; iv. zbatimin e praktikave të mira të mbarështimit; b) kur është e përshtatshme, zbatojnë masat e biosigurisë për kafshët e mbajtura dhe produktet nën përgjegjësinë e tyre, që janë të përshtatshme për: i. speciet dhe kategoritë e kafshëve të mbajtura dhe produktet e tyre; ii. tipin e prodhimit; dhe iii. riskun që rrjedh, duke mbajtur parasysh vendndodhjen gjeografike dhe kushtet klimatike, si dhe rrethanat e traditat e zonës; c) nëse është e përshtatshme, zbatojnë masat e biosigurisë lidhur me kafshët e egra. 2. Profesionistët e kafshëve marrin masa për uljen në minimum të riskut të përhapjes së sëmundjeve në kuadrin e marrëdhënieve të tyre profesionale me kafshët dhe produktet. 3. Mbajtësit e kafshëve të shoqërimit zbatojnë kërkesat e pikës 1, shkronja “a”, të këtij neni. 4. Masat e biosigurisë të përcaktuara në pikën 1, shkronja “b”, të këtij neni zbatohen, nëse është e përshtatshme, nëpërmjet: a) masave të mbrojtjes fizike, të cilat mund të përfshijnë: i. mbylljen, rrethimin, vendosjen e çative apo të rrjetave, në varësi të përshtatshmërisë; ii. pastrimin, dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin; iii. në rastin e kafshëve të ujit, nëse është e përshtatshme: masa që lidhen me furnizimin me ujë dhe ujërat e shkarkimit; pengesat natyrale ose artificiale në rrjedhat ujore përreth, që të pengojnë hyrjen ose daljen e kafshëve të ujit nga stabilimenti në fjalë, duke përfshirë masat kundër përmbytjeve ose depërtimit të ujit nga ujërat rrjedhëse përreth; b) masave për menaxhimin, të cilat mund të përfshijnë: i. procedurat për hyrjen dhe daljen nga stabilimenti të kafshëve, produkteve, mjeteve të transportit dhe personave; ii. procedurat për përdorimin e mjeteve të punës; iii. kushtet e lëvizjeve sipas riskut; iv. kushtet për hyrjen e kafshëve ose të produkteve në stabiliment; v. masat për karantinimin, izolimin ose veçimin e kafshëve, që janë futur së fundi ose të kafshëve të sëmura; vi. një sistem për eliminimin e sigurt të kafshëve të ngordhura dhe të nënprodukteve me origjinë shtazore. 5. Operatorët, profesionistët e kafshëve dhe mbajtësit e kafshëve të shoqërimit bashkëpunojnë me autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare dhe mjekët veterinarë për zbatimin e masave të parandalimit dhe të kontrollit të sëmundjeve, sipas përcaktimeve të këtij ligji. 6. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë kërkesat minimale të nevojshme për zbatimin uniform të këtij neni. Këto kërkesa pasqyrojnë masat e përshkruara në pikën 1, shkronja “b”, të këtij neni. Neni 11 Njohuritë në fushën e shëndetit të kafshëve 1. Operatorët dhe profesionistët e kafshëve duhet të zotërojnë njohuri të mjaftueshme për: a) sëmundjet e kafshëve, duke përfshirë edhe ato që transmetohen tek njeriu (zoonozat); b) parimet e biosigurisë; c) ndërveprimin mes shëndetit të kafshëve, mirëqenies së tyre dhe shëndetit të njeriut; ç) praktikat e mira të mbarështimit të kafshëve që kanë nën kujdes; d) rezistencën ndaj trajtimeve, duke përfshirë rezistencën antimikrobike dhe pasojat e tyre. 2. Përmbajtja dhe niveli i njohurive të kërkuara në përputhje me pikën 1 të këtij neni lidhen me: a) speciet dhe kategoritë e kafshëve të mbajtura ose produkteve nën përgjegjësinë e operatorëve dhe të profesionistëve të kafshëve dhe natyrën e marrëdhënieve të tyre profesionale me ato kafshë ose produkte; b) tipin e prodhimit; c) veprimtaritë e përditshme. 3. Njohuritë e përshkruara në pikën 1 të këtij neni përfitohen në një nga mënyrat e mëposhtme: a) përvoja ose trajnimi profesional; b) programet ekzistuese në fushën e shëndetit të kafshëve për sektorët e bujqësisë ose të akuakulturës; c) arsimi i kryer; ç) përvoja ose trajnime të tjera, që rezultojnë në të njëjtin nivel njohurish me ato të përshkruara në shkronjat “a”, “b” ose “c” të kësaj pike. 4. Operatorët, që shesin ose u kalojnë pronësinë e kafshëve të shoqërimit mbajtësit të ardhshëm të kafshëve të shoqërimit, i japin atij/asaj informacionet bazë për kafshët në fjalë lidhur me kërkesat e përshkruara në pikën 1 të këtij neni. Seksioni 2 Mjekët veterinarë dhe profesionistët e shëndetit të kafshëve të ujit Neni 12 Përgjegjësitë e mjekëve veterinarë dhe të profesionistëve të shëndetit të kafshëve të ujit 1. Mjekët veterinarë gjatë veprimtarisë së tyre, e cila hyn në fushën e veprimit të këtij ligji, duhet të: a) marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar futjen, zhvillimin dhe përhapjen e sëmundjeve; b) ndërmarrin veprime për të garantuar zbulimin e hershëm të sëmundjeve nëpërmjet vendosjes së një diagnoze të saktë dhe të diagnozës diferenciale për të përjashtuar apo për të konfirmuar një sëmundje; c) luajnë një rol aktiv në kuadër të: i. rritjes së ndërgjegjësimit për sa i përket shëndetit të kafshëve dhe ndërveprimit mes shëndetit të kafshëve, mirëqenies së tyre dhe shëndetit të njeriut; ii. parandalimit të sëmundjeve; iii. zbulimit të hershëm dhe reagimit të shpejtë ndaj sëmundjeve; iv. rritjes së ndërgjegjësimit mbi rezistencën ndaj trajtimeve, duke përfshirë rezistencën antimikrobike implikimet e tyre; ç) bashkëpunojnë me autoritetin kompetent, operatorët, profesionistët e kafshëve dhe mbajtësit e kafshëve të shoqërimit në zbatimin e masave të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve të përcaktuara në këtë ligj. 2. Profesionistët e shëndetit të kafshëve të ujit mund të kryejnë aktivitete, që u janë dhënë mjekëve veterinarë, sipas këtij ligji, lidhur me kafshët e ujit, me kusht që ata të jenë të autorizuar të kryejnë këto aktivitete nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare sipas legjislacionit në fuqi. Në këtë rast, profesionistët e shëndetit të kafshëve të ujit zbatojnë kërkesat e pikës 1 të këtij neni. 3. Mjekët veterinarë dhe profesionistët e shëndetit të kafshëve të ujit përditësojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale lidhur me aktivitetet e tyre, që hyjnë në fushën e veprimit të këtij ligji. Seksioni 3 Autoritetet kompetente Neni 13 Përgjegjësitë e autoriteteve kompetente 1. Për të siguruar aftësinë për marrjen e masave të nevojshme dhe të përshtatshme dhe për të ndërmarrë veprimet e kërkuara nga ky ligj për shëndetin e kafshëve, autoritetet kompetente: a) janë të plotësuar me personel të kualifikuar, objekte, pajisje, burime financiare dhe një strukturë organizative efikase, që mbulon të gjithë territorin e vendit; b) kanë qasje në laboratorë me personel të kualifikuar, objekte, mjete, pajisje dhe burime financiare të nevojshme për të siguruar diagnozën e shpejtë dhe të saktë, si dhe diagnozën diferenciale të sëmundjeve të listuara dhe sëmundjeve emergjente; c) janë të plotësuar me mjekë veterinarë të trajnuar mjaftueshëm, që përfshihen në kryerjen e veprimtarive të përcaktuara në nenin 12 të këtij ligji. 2. Autoritetet kompetente nxisin operatorët dhe profesionistët e kafshëve të përfitojnë, të ruajnë dhe të zhvillojnë njohuritë e përshtatshme për shëndetin e kafshëve të përcaktuara në nenin 11 nëpërmjet programeve specifike në sektorët e blegtorisë dhe të akuakulturës ose nëpërmjet arsimit formal. 3. Krijimi, organizimi dhe funksionimi i autoritetit kompetent për kontrollet zyrtare miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 14 Delegimi i veprimtarive zyrtare nga autoriteti kompetent 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të delegojë te mjekët veterinarë kryerjen e një ose më shumë veprimtarive zyrtare si më poshtë: a) zbatimin praktik të masave në kuadër të programeve të çrrënjosjes të përshkruara në nenin 32 të këtij ligji; b) mbështetjen e autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare në zbatimin e survejancës, sipas përshkrimit të nenit 26 të këtij ligji, ose lidhur me programet e survejancës, sipas përshkrimit të nenit 28 të këtij ligji; c) veprimtari që lidhen me: i. ndërgjegjësimin, përgatitjen dhe kontrollin e sëmundjeve të përshkruara në pjesën III të këtij ligji për sa i përket: i-1. marrjes së kampioneve dhe kryerjes së hetimit epidemiologjik sipas neneve 54, 55, pika 1, nga shkronja “b” deri tek “e”, dhe neneve 57, 73, 74, 79 e 80 të këtij ligji, në rast të dyshimit për praninë e një sëmundjeje, dhe rregullave të miratuara në zbatim të këtyre neneve; i-2. zbatimin e masave të kontrollit të sëmundjeve në rastin e shfaqjes së sëmundjes, për sa u përket veprimtarive të renditura në nenet 61, 65, pika 1, shkronjat “a”, “b”, “d”, “dh” dhe “f”, 70, pika 1, 79, 80, 81, 82 të këtij ligji, si dhe rregullave të miratuara në zbatim të këtyre neneve; i-3. kryerjen e vaksinimit urgjent në përputhje me nenin 69 të këtij ligji; ii. regjistrimin, miratimin, gjurmueshmërinë dhe lëvizjen sipas pjesës IV të këtij ligji; iii. lëshimin dhe plotësimin e dokumenteve të identifikimit për kafshët e shoqërimit, sipas neneve 247, shkronja “c”, 248, pika 2, shkronja “c”, 249, pika 1, shkronja “c”, dhe 250, pika 2, shkronja “c”, të këtij ligji; iv. vendosjen dhe përdorimin e mjeteve të identifikimit sipas nenit 251, pika 1, shkronja “a”, nënndarja “ii”, të këtij ligji. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të autorizojë persona ose persona juridikë për të kryer veprimtaritë e përshkruara në pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, nënndarjet “i”, “ii” dhe “iv”, të këtij neni, për kryerjen e detyrave të caktuara, për të cilat këta persona kanë njohuri të mjaftueshme specifike. Në këtë rast, për këta persona zbatohen kërkesat e pikës 1 të këtij neni dhe përgjegjësitë e përcaktuara në nenin 12 të këtij ligji. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton veprimtari të tjera që mund t’u delegohen mjekëve veterinarë, përveç atyre të përcaktuara në pikën 1 të këtij ligji, si dhe, nëse nevojitet, përcakton edhe rrethanat e kushtet e nevojshme për një delegim të tillë. 4. Në çdo rast, subjektet, të cilave u delegohet kryerja e një apo më shumë veprimtarive zyrtare sipas këtij neni, përzgjidhen dhe kontraktohen sipas rregullave të prokurimit publik. Neni 15 Informimi i publikut Në rastet e dyshimit të arsyeshëm se kafshët ose produktet që gjenden ose që hyjnë në vend mund të paraqesin një risk, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare merr masat e nevojshme për të informuar publikun për natyrën e riskut, masat e marra ose të parashikuara për të parandaluar ose për të kontrolluar këtë risk, duke mbajtur parasysh natyrën, seriozitetin dhe shtrirjen e këtij risku, si dhe të drejtën e publikut për t’u informuar. Seksioni 4 Laboratorët, strukturat, personat dhe personat juridikë, që trajtojnë agjentët e sëmundjeve, vaksina dhe produkte të tjera biologjike Neni 16 Detyrat e laboratorëve, strukturave dhe personave fizikë, që trajtojnë agjentët e sëmundjeve, vaksinat dhe produktet e tjera biologjike 1. Duke mbajtur parasysh standardet ndërkombëtare, laboratorët, strukturat, personat dhe personat juridikë, që trajtojnë agjentët e sëmundjeve për qëllime kërkimi, edukimi, diagnoze ose të prodhimit të vaksinave dhe të produkteve të tjera biologjike: a) marrin masat e duhura të biosigurisë dhe mbrojtjes biologjike për të parandaluar daljen e agjentëve të sëmundjeve dhe kontaktin e tyre të mëvonshëm me kafshët jashtë laboratorit ose strukturave të tjera, që trajtojnë agjentë të sëmundjeve për qëllime kërkimore-shkencore; b) garantojnë që lëvizja e agjentëve të sëmundjeve, vaksinave dhe e produkteve të tjera biologjike ndërmjet laboratorëve ose strukturave të tjera të mos bëhet pikënisja e riskut të përhapjes së sëmundjeve të listuara dhe të atyre emergjente. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton masat e sigurisë për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të listuara dhe sëmundjeve emergjente lidhur me laboratorët, strukturat, personat ose personat juridikë, që trajtojnë agjentët e sëmundjeve, vaksina dhe produkte të tjera biologjike lidhur me: a) masat e biosigurisë/sigurimit, dhe bioizolimit; b) kërkesat për lëvizjen e agjentëve të sëmundjes, vaksinave dhe produkteve të tjera biologjike. Neni 17 Laboratorët e shëndetit të kafshëve 1. Laboratori i referencës kombëtare për shëndetin e kafshëve dhe laboratorët zyrtarë për shëndetin e kafshëve në përmbushjen e detyrave dhe të përgjegjësive të tyre bashkëpunojnë me të gjithë laboratorët e shëndetit të kafshëve në vend. 2. Laboratorët e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni bashkëpunojnë me laboratorët e referencës të shëndetit të kafshëve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve (OBSHK) për të garantuar që survejanca, njoftimi dhe raportimi i sëmundjeve, programet e çrrënjosjes, përcaktimi i statusit “i pastër nga sëmundjet”, lëvizjet e kafshëve dhe produkteve brenda vendit, hyrja e tyre në vend dhe eksportet, të përcaktuara në këtë ligj, mbështeten në analiza, teste dhe diagnoza laboratorike moderne, të qëndrueshme e të besueshme. 3. Laboratorët zyrtarë, në rezultatet dhe raportet që lëshojnë, zbatojnë parimet e sekretit profesional, si dhe të detyrimit për të njoftuar autoritetin kompetent që i ka autorizuar ata, pavarësisht nga personi ose personi juridik që ka kërkuar analizat laboratorike, testet ose diagnozat. 4. Në rast se një laborator zyrtar kryen analiza diagnostike mbi kampionet e kafshëve me origjinë nga një shtet tjetër, ai laborator njofton autoritetin kompetent, i cili, nga ana e tij, njofton autoritetin kompetent të vendit të origjinës së kafshëve: a) në mënyrë të menjëhershme për çdo rezultat, që tregon dyshimin e pranisë ose zbulimin e një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji; b) pa vonesa të panevojshme për çdo rezultat që tregon dyshimin e pranisë ose zbulimin e një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “d”, të këtij ligji, e ndryshme nga sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji. PJESA II NJOFTIMI DHE RAPORTIMI I SËMUNDJES, SURVEJANCA, PROGRAMET E ÇRRËNJOSJES, STATUSI “I PASTËR NGA SËMUNDJA” KREU I NJOFTIMI DHE RAPORTIMI I SËMUNDJES Neni 18 Njoftimi nga operatorët dhe personat e tjerë ose personat juridikë 1. Operatorët dhe persona të tjerë ose personat juridikë janë të detyruar: a) të njoftojnë menjëherë autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare kur ka arsye të dyshohet për praninë në kafshë të një prej sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, ose kur një sëmundje e tillë është zbuluar në kafshë; b) të njoftojnë sa më shpejt të jetë e mundur autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare, kur ka arsye të dyshohet për praninë në kafshë të një prej sëmundjeve të listuara, sipas nenit 9, pika 1, shkronja “d”, të këtij ligji, të ndryshme nga sëmundjet e listuara, sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, ose kur një sëmundje e tillë është zbuluar në kafshë; c) të njoftojë një mjek veterinar kur ka ngordhshmëri të pazakontë, si dhe simptoma të formave të rënda të një sëmundjeje ose ulje të ndjeshme të nivelit të prodhimit pa ndonjë shkak të përcaktuar, që të ndërmarrë hetime të mëtejshme, përfshirë këtu marrjen e kampionëve dhe dërgimin e tyre për testim në laborator, kur e kërkon situata. 2. Për rastet e përshkruara në pikën 1, shkronja “c”, të këtij neni, mjeku veterinar njofton autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, përcakton rregullat për sa u përket: a) kritereve që përcaktojnë se në cilat rrethana bëhet njoftimi sipas pikës 1, shkronja “c”, të këtij neni; b) rregullave të hollësishme për hetimin e mëtejshëm, sipas kërkesave të pikës 1, shkronja “c”, të këtij ligji. Neni 19 Njoftimi nga autoriteti kompetent qendror 1. Autoriteti kompetent qendror njofton menjëherë OBSHK-në, Komisionin Evropian dhe, nëse nevojitet, shtetet fqinje për çdo shpërthim të konfirmuar të sëmundjeve të listuara, sipas nenit 9, pika 1, shkronja “d”, të këtij ligji, për të cilat kërkohet një njoftim i menjëhershëm, në mënyrë që të merren masat e nevojshme për menaxhimin e riskut, duke mbajtur parasysh profilin e sëmundjes. 2. Njoftimi sipas pikës 1 të këtij neni përmban informacionet për shpërthimin si vijon: a) agjenti i sëmundjes dhe, nëse nevojitet, nëntipin; b) datat përkatëse, veçanërisht datat e dyshimit dhe konfirmimit të shpërthimit; c) tipin dhe vendndodhjen e shpërthimit; ç) çdo shpërthim tjetër të lidhur me të; d) kafshët e përfshira në shpërthim; dh) çdo masë kontrolli të sëmundjes, e marrë lidhur me shpërthimin; e) origjinën e mundshme ose të njohur të sëmundjes së listuar; ë) metodat diagnostike të përdorura. Neni 20 Raportimi 1. Autoriteti kompetent qendror njofton OBSHK-në, Komisionin Evropian dhe, nëse nevojitet, shtetet fqinje për sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “d”, të këtij ligji për të cilat: a) nuk kërkohet njoftimi i menjëhershëm i një shpërthimi, sipas nenit 19, pika 1; b) kërkohet njoftimi i menjëhershëm i një shpërthim, sipas nenit 19, pika 1, por është e nevojshme t’i jepen OBSHK-së dhe Komisionit Evropian informacione të mëtejshme për sa i përket: i. survejancës, në përputhje me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 30 të këtij ligji; ii. një programi çrrënjosjeje, në përputhje me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 35 të këtij ligji. 2. Raportimet e përshkruara në pikën 1 të këtij neni përmbajnë informacione që i përkasin: a) zbulimit të sëmundjeve të listuara, të përshkruara në pikën 1 të këtij neni; b) rezultateve të survejancës, në përputhje me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 29, shkronja “ç”, nënndarja “ii”, ose të nenit 30, pika 1, shkronja “b”, nënndarja “ii”, të këtij ligji; c) rezultateve të programeve të survejancës, të hartuara sipas nenit 28, pika 3, të këtij ligji, dhe me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 29, shkronja “ç”, nënndarja “ii”, ose të nenit 30, pika 1, shkronja “b”, nënndarja “ii”; ç) programeve të çrrënjosjes, kur ato kërkohen në përputhje me nenin 34, të këtij ligji, dhe rregullat e përcaktuara sipas nenit 35 të këtij ligji. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, përcakton rregullat në zbatim të kërkesave të pikës 2 të këtij neni dhe raportimet për çështje të tjera, që kanë të bëjnë me programet e survejancës e të çrrënjosjes, kur është e nevojshme për të garantuar zbatimin efikas të rregullave në fushën e parandalimit dhe të kontrollit të sëmundjeve të përcaktuara në këtë ligj. Neni 21 Niveli administrativ për njoftimin dhe raportimin Njoftimi dhe raportimi i sëmundjeve sipas neneve 19 dhe 20 të këtij ligji bëhet në nivel qarku. Neni 22 Sistemi i kompjuterizuar i informacionit për njoftimin dhe raportimin e sëmundjeve Autoriteti kompetent qendror ndërton dhe administron një sistem të kompjuterizuar të informacionit lidhur me funksionimin e njoftimit e të raportimit të sëmundjeve, sipas neneve 19, 20 dhe 21 të këtij ligji. Ky sistem lidhet dhe ndërvepron me sistemin përkatës të Bashkimit Evropian. Neni 23 Kërkesat për njoftimin, raportimin dhe sistemin e kompjuterizuar për trajtimin e informacioneve Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, përcakton rregullat për kërkesat që lidhen me njoftimin dhe raportimin, si dhe sistemin e kompjuterizuar për trajtimin e informacioneve, sipas neneve nga 19 deri në 22, për sa u përket: a) sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “d”, të këtij ligji, për të cilat bëhet njoftimi i menjëhershëm, si dhe masave të nevojshme, që lidhen me njoftimin, në përputhje me nenin 19 të këtij ligji; b) informacioneve që i jepen Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve (OBSHK) dhe Komisionit Evropian në raportimin e përshkruar në nenin 20 të këtij ligji; c) procedurave për ndërtimin dhe përdorimin e sistemit të kompjuterizuar për trajtimin e informacioneve sipas nenit 22 të këtij ligji dhe masave kalimtare për transferimin e të dhënave nga sistemi ekzistues në sistemin e ri të kompjuterizuar; ç) formatit dhe strukturës së të dhënave që futen në sistemin e kompjuterizuar për trajtimin e informacioneve të përshkruara në nenin 22 të këtij ligji; d) afateve kohore dhe frekuencës së njoftimeve dhe raportimeve sipas neneve 19 dhe 20 të këtij ligji, të cilat bëhen në kohë dhe intervale të caktuara, në mënyrë që të garantojnë transparencën dhe zbatimin në kohë të masave të nevojshme të menaxhimit të riskut, mbështetur në profilin e sëmundjes dhe tipin e shpërthimit; dh) listën e njësive administrative për njoftimin dhe raportimin e sëmundjeve të parashikuara në nenin 21 të këtij ligji. KREU II SURVEJANCA Neni 24 Detyrimi i operatorëve për survejancën Me qëllim zbulimin e pranisë së sëmundjeve të listuara dhe të sëmundjeve emergjente, operatorët: a) kontrollojnë shëndetin dhe sjelljen e kafshëve nën përgjegjësinë e tyre; b) kontrollojnë çdo ndryshim në parametrat e prodhimit në stabilimentet e kafshëve, ose produkteve gjerminale nën përgjegjësinë e tyre, që mund të ngrenë dyshime se janë shkaktuar nga një sëmundje e listuar ose sëmundje emergjente; c) kontrollojnë për ngordhshmëri jonormale dhe shenja të tjera të sëmundjeve të rënda te kafshët, që janë nën përgjegjësinë e tyre. Neni 25 Vizitat e shëndetit të kafshëve 1. Operatorët sigurojnë që stabilimentet nën përgjegjësinë e tyre të vizitohen nga një mjek veterinar, që kontrollon shëndetin e kafshëve, kur është e përshtatshme, për shkak të riskut që paraqet stabilimenti në fjalë, duke mbajtur parasysh: a) tipin e stabilimentit; b) speciet dhe kategoritë e kafshëve të mbajtura në stabiliment; c) situatën epidemiologjike në zonë ose rajon për sa u përket sëmundjeve të listuara dhe sëmundjeve emergjente, ndaj të cilave kafshët e stabilimentit janë të prekshme; ç) çdo lloj tjetër survejance ose të kontrolleve zyrtare përkatëse, të cilave u nënshtrohen kafshët e mbajtura dhe tipi i stabilimentit. Këto vizita të shëndetit të kafshëve kryhen në intervale kohore, që janë proporcionale në raport me riskun që paraqet stabilimenti në fjalë. Ato mund të bashkërendohen me vizita për qëllime të tjera. 2. Vizitat e shëndetit të kafshëve, sipas përcaktimeve në pikën 1 të këtij neni, kryhen me qëllim parandalimin e sëmundjeve, veçanërisht nëpërmjet: a) ofrimit të këshillave për operatorin mbi biosigurinë dhe çështje të tjera të shëndetit të kafshëve, mbështetur në tipin e stabilimentit dhe speciet dhe kategoritë e kafshëve të mbajtura në të; b) zbulimit të shenjave dhe informacionin që tregojnë për shfaqjen e sëmundjeve të listuara ose sëmundjeve emergjente dhe informacionit që lidhet me to. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji mund të përcaktojë kërkesat minimale të nevojshme për zbatimin e njëtrajtshëm të këtij neni. Neni 26 Detyrimi i autoriteteve kompetente të kontrolleve zyrtare për kryerjen e survejancës 1. Autoriteti kompetent kryen survejancën me qëllim zbulimin e pranisë së sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “d”, si dhe sëmundjeve emergjente me rëndësi. 2. Survejanca ndërtohet në mënyrë të tillë që të garantojë zbulimin në kohë të pranisë së sëmundjeve të listuara të përcaktuara në nenin 9, pika 1, shkronja “d”, të këtij ligji, si edhe të sëmundjeve emergjente nëpërmjet mbledhjes, krahasimit dhe analizës së informacioneve përkatëse që lidhen me situatën epidemiologjike. 3. Autoriteti kompetent, aty ku është e mundur dhe e nevojshme, mbështetet tek rezultatet e përfituara nga survejanca e kryer nga operatorët dhe informacionet e marra përmes vizitave shëndetësore të kafshëve, në përputhje me nenet 24 dhe 25 të këtij ligji. 4. Autoriteti kompetent garanton që kjo survejancë të plotësojë kërkesat e përcaktuara në nenin 27 dhe në rregullat e miratuara në zbatim të nenit 29, shkronja “a”, të këtij ligji. 5. Autoriteti kompetent garanton që informacionet e marra nga survejanca e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni mblidhen dhe përdoren në mënyrë efikase. Neni 27 Metodologjia, frekuenca dhe intensiteti i survejancës Hartimi i planit të survejancës, mjetet, metodat diagnostike, frekuenca, intensiteti, popullata e kafshëve që i nënshtrohet survejancës dhe mënyrat e kampionimit të survejancës sipas nenit 26 të këtij ligji, janë të përshtatshme dhe proporcionale në raport me objektivat e survejancës, duke mbajtur parasysh: a) profilin e sëmundjes; b) faktorët e riskut të lidhur me sëmundjen; c) statusin shëndetësor: i. në vend, në zonë ose ndarja që i nënshtrohet survejancës; ii. në shtetet e tjera ose zonat kufitare të tyre me Shqipërinë, ndarjet e shteteve, nga të cilat kafshët ose produktet hyjnë në vend; ç) survejancën e kryer nga operatorët sipas nenit 24, përfshi vizitat e shëndetit të kafshëve sipas nenit 25 ose nga autoritete të tjera publike. Neni 28 Programet e survejancës 1. Autoriteti kompetent kryen survejancën sipas nenit 26, pika 1, të këtij ligji në kuadër të një programi të survejancës, kur sëmundja është e rëndësishme për vendin sipas nenit 29, shkronja “c”, të këtij ligji. 2. Autoriteti kompetent qendror harton një program survejance në përputhje me pikën 1 të këtij neni. 3. Autoriteti kompetent zbaton programin e survejancës, hartuar sipas pikës 1 të këtij neni, dhe raporton tek autoriteti kompetent qendror. Neni 29 Kriteret e hartimit të programeve të survejancës Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton kriteret e hartimit të programeve të survejancës për sa i përket: a) hartimit të planit, mjeteve, metodave diagnostike, frekuencës, intensitetit, popullatën e synuar të kafshëve dhe mënyrave të kampionimit të survejancës sipas nenit 27; b) kritereve për konfirmimin zyrtar dhe përcaktimin e rastit për sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “d” dhe për sëmundjet emergjente, sipas rastit; c) kritereve që përdoren për të përcaktuar rëndësinë e një sëmundjeje që duhet t’i nënshtrohet një programi survejance, sipas kërkesave të nenit 30, pika 1, shkronja “a”, duke mbajtur parasysh profilin e sëmundjes dhe faktorët e riskut që përfshihen; ç) kërkesave për programet e survejancës sipas nenit 28, pika 1, të këtij ligji, që përfshijnë: i. përmbajtjen e programeve të survejancës; ii. informacionet që përfshihen në paraqitjen e programeve të survejancës sipas nenit 28, pika 2, të këtij ligji, dhe raportimet periodike sipas nenit 28, pika 3, të këtij ligji; iii. periudhën kohore të zbatimit të programeve të survejancës. Neni 30 Rregullat për zbatimin e survejancës 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, përcakton rregullat për zbatimin e survejancës dhe programet e survejancës, të përshkruara në nenet 26 dhe 28 dhe në rregullat e miratuara në përputhje me kriteret e nenit 29 të këtij ligji për sa i përket: a) përcaktimit se cilat nga sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “d” do t’u nënshtrohen programeve të survejancës në përputhje me nenin 28, duke përfshirë edhe shtrirjen gjeografike të këtyre programeve; b) formatin dhe procedurën për: i. paraqitjen e programeve të survejancës, që do t’u dërgohen për informim Komisionit Evropian dhe autoriteteve kompetente të shteteve të tjera sipas marrëveshjeve dypalëshe, kur i kërkohet; ii. raportimin për rezultatet e survejancës te ministri. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë kriteret që përdoren për vlerësimin e programeve të survejancës të përshkruara në nenin 28 të këtij ligji. KREU III PROGRAMET E ÇRRËNJOSJES Neni 31 Programet e çrrënjosjes të detyrueshme dhe opsionale 1. Autoriteti kompetent qendror për zonat që nuk janë të pastra dhe që nuk njihen si të pastra nga një ose më shumë sëmundje të listuara, sipas nenit 9, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, për të gjithë territorin e vendit ose në zona të caktuara ose në ndarjet e tij: a) harton një program për çrrënjosjen e sëmundjes së listuar ose që provon se sëmundja e listuar nuk është e pranishme. Ky program i detyrueshëm i çrrënjosjes përfshin të gjitha popullatat e kafshëve të prekshme nga sëmundja e listuar në fjalë dhe zbatohet deri në plotësimin e kushteve për dhënien e statusit i pastër nga sëmundja në fjalë në të gjithë territorin ose në një zonë të caktuar, në përputhje me nenin 36, pika 1, të këtij ligji, ose në një ndarje, në përputhje me nenin 37, pika 2, të këtij ligji; b) dërgon në Komisionin Evropian për njoftim, kur i kërkohet, projektprogramin e çrrënjosjes së detyrueshme të hartuar sipas këtij neni. 2. Autoriteti kompetent qendror për zonat që nuk janë të pastra dhe që nuk njihen si të pastra nga një ose më shumë sëmundje të listuara, sipas nenit 9, pika 1, shkronja “c”, mund të vendosë të hartojë një program për çrrënjosjen e sëmundjes së listuar. Ky program opsional i çrrënjosjes zbatohet në popullatat e kafshëve të prekshme nga sëmundja në fjalë dhe shtrihet në një pjesë të territorit, zonë ose ndarje të tij. Autoriteti kompetent qendror i dërgon Komisionit Evropian, për njoftim, projektprogramin opsional të çrrënjosjes, me qëllim që Komisioni Evropian të njohë garancitë në fushën e shëndetit të kafshëve, që i jepen për lëvizjen e kafshëve ose produkteve për sëmundjen në fjalë, kur i kërkohet. Një program i tillë opsional i çrrënjosjes zbatohet deri kur: a) të jenë plotësuar kushtet për dhënien e statusit “i pastër nga sëmundja” për të gjithë territorin ose një zonë sipas nenit 36, pika 1, të këtij ligji, ose për një ndarje sipas nenit 37, pika 2, të këtij ligji; ose b) të vendoset se kushtet për dhënien e statusit “i pastër nga sëmundja” nuk mund të arrihen dhe se programi nuk arrin më qëllimin e tij; ose c) autoriteti kompetent tërhiqet nga zbatimi i programit. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, sipas rastit, miraton, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në këtë krye: a) projektprogramet e çrrënjosjes së detyrueshme, të hartuara sipas pikës 1 të këtij neni; b) projektprogramet opsionale të çrrënjosjes, të hartuara sipas pikës 2 të këtij neni. 4. Në rastet e urgjencës së mirargumentuar për një sëmundje të listuar, që paraqet një risk me një ndikim shumë të rëndësishëm, ministri miraton me urgjencë programin e çrrënjosjes së detyrueshme me zbatim të menjëhershëm, sipas pikës 3, shkronja “a”, të këtij neni. Për arsye të mirargumentuara, në rastet kur Komisioni Evropian kërkon ndryshime në projektprogramin e dërguar të çrrënjosjes ose shfuqizon një program çrrënjosjeje të miratuar më parë sipas pikës 3, shkronjat “a” dhe “b”, autoriteti kompetent qendror i propozon ministrit ndryshime ose shfuqizime, sipas rastit, në programet e çrrënjosjes sipas pikës 3, shkronjat “a” dhe “b”, të këtij neni. 5. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton programet afatgjata të kontrollit të sëmundjeve, objektivat e ndërmjetëm e përfundimtarë për sëmundjet specifike dhe periudhën e zbatimit të programeve të çrrënjosjes. Neni 32 Masat që përfshihen në programet e çrrënjosjes së detyrueshme dhe opsionale 1. Programet e çrrënjosjes përmbajnë të paktën masat e mëposhtme: a) masat e kontrollit të sëmundjes për çrrënjosjen e agjentit të sëmundjes nga stabilimentet, zonat dhe ndarjet, në të cilat është shfaqur sëmundja, si dhe për të parandaluar riinfektimin; b) survejancën që kryhet në përputhje me rregullat e përshkruara nga neni 26 deri në nenin 30 të këtij ligji, për të treguar: i. efikasitetin e masave të kontrollit të sëmundjes të përshkruara në shkronjën “a” të kësaj pike; ii. mungesën e sëmundjes së listuar; c) masat e kontrollit të sëmundjes që merren në rastet kur rezultatet e survejancës tregojnë për praninë e sëmundjes. 2. Ministri miraton me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, me qëllim garantimin e efikasitetit të programeve të çrrënjosjes, rregullat që përmbajnë masat e mëposhtme: a) masat e kontrollit të sëmundjes, sipas pikës 1, shkronja “a”, të këtij neni; b) masat e kontrollit të sëmundjes që merren për të shmangur riinfektimin e popullatës së kafshëve të synuara me sëmundjen në fjalë, në stabilimentet, zonat dhe ndarjet; c) hartimin e programit të survejancës, mjetet, metodat diagnostike, frekuencën, intensitetin, popullatën e kafshëve të synuar nga sëmundja në fjalë dhe mënyrat e kampionimit; ç) masat e kontrollit të sëmundjes që merren në rastet kur rezultatet e survejancës tregojnë për praninë e sëmundjes së listuar, sipas pikës 1, shkronja “c”, të këtij neni; d) kriteret e vaksinimit, kur ky është i rëndësishëm dhe i nevojshëm për sëmundjen në fjalë dhe speciet e kafshëve të prekshme. Neni 33 Përmbajtja e kërkesës drejtuar Komisionit Evropian për njohjen e programeve të çrrënjosjes së detyrueshme dhe atyre opsionale, ku kërkohen nga Komisioni ose në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe Autoriteti kompetent qendror, në kërkesën që i paraqet Komisionit Evropian për njohjen e programeve të çrrënjosjes së detyrueshme dhe opsionale, në përputhje me nenin 31, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji, jep informacionet e mëposhtme: a) një përshkrim të situatës epidemiologjike të sëmundjes së listuar për të cilën është hartuar programi i çrrënjosjes së detyrueshme ose opsionale; b) përshkrimi dhe kufizimi i zonës gjeografike dhe administrative ose ndarjeve për sëmundjen e listuar për të cilën është hartuar programi i çrrënjosjes së detyrueshme ose opsionale; c) një përshkrim të masave të kontrollit të sëmundjeve, të parashikuara në programin e çrrënjosjes së detyrueshme sipas nenit 32, pika 1, të këtij ligji, dhe rregullave të miratuara për programet e çrrënjosjes opsionale sipas nenit 32, pika 2, të këtij ligji; ç) një përshkrim të organizimit, të mbikëqyrjes dhe të roleve të palëve të përfshira në zbatimin e programit të çrrënjosjes; d) kohëzgjatjen e parashikuar të programit të çrrënjosjes; dh) objektivat e ndërmjetëm dhe strategjitë e kontrollit të sëmundjeve për zbatimin e programit të çrrënjosjes. Neni 34 Raportimi në Komisionin Evropian Autoriteti kompetent qendror dërgon në Komisionin Evropian, kur i kërkohet, informacionin për zbatimin e programeve të çrrënjosjes: a) raportet, që i mundësojnë Komisionit Evropian të monitorojë arritjen e objektivave të ndërmjetëm të programeve të çrrënjosjes, që janë në zbatim, sipas nenit 33, shkronja “dh”, të këtij ligji; b) një raport përfundimtar me përmbylljen e programit të çrrënjosjes në fjalë. Neni 35 Rregullat për raportimin e rezultateve të programeve të çrrënjosjes Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, përcakton rregullat lidhur me informacionet, formatin dhe kërkesat procedurale të përcaktuara nga neni 31 deri në nenin 34 të këtij ligji, për sa i përket: a) paraqitjes për miratim të projektprogrameve të çrrënjosjes së detyrueshme dhe opsionale; b) treguesit të performancës; c) raportimit, kur i kërkohet, në Komisionin Evropian të rezultateve të zbatimit të programeve të çrrënjosjes së detyrueshme ose opsionale. KREU IV STATUSI “I PASTËR NGA SËMUNDJA” Neni 36 Statusi “i pastër nga sëmundja” për të gjithë territorin dhe zona të caktuara 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, jep statusin “i pastër” për një ose më shumë nga sëmundjet e listuara në nenin 9, pika 1, shkronjat “b” dhe “c”, të këtij ligji, për një ose më shumë nga speciet e kafshëve të listuara, për të gjithë territorin e vendit ose për një ose më shumë zona, me kusht që të plotësohen një ose më shumë nga kushtet e mëposhtme: a) asnjë nga speciet e listuara të kafshëve për sëmundjen për të cilën jepet statusi “i pastër nga sëmundja” nuk gjendet në territorin e vendit ose në zonën apo në zonat për të cilat jepet statusi; b) është e njohur se agjenti i sëmundjes nuk është i aftë të mbijetojë në të gjithë territorin e vendit, në zonën apo në zonat për të cilat jepet statusi, sipas kritereve të përcaktuara në nenin 39, shkronja “a”, nënndarja “ii”, të këtij ligji; c) në rastin e sëmundjeve të listuara, të cilat transmetohen vetëm nga vektorët, asnjë nga vektorët nuk gjendet në vend ose është e njohur se vektori nuk është i aftë të mbijetojë në territorin e vendit, në zonën apo zonat për të cilat jepet statusi, sipas kritereve të përcaktuara në nenin 39, shkronja “a”, nënndarja “ii”, të këtij ligji; ç) statusi “i pastër nga sëmundja” provohet nga: i. një program i çrrënjosjes i zbatuar sipas përcaktimeve të nenit 32, pika 1, të këtij ligji dhe rregullave të miratuara në zbatim të nenit 32, pika 2; ose ii. të dhënat historike dhe të dhënat e marra nga survejanca. 2. Autoriteti kompetent qendror mund t’i kërkojë Komisionit Evropian njohjen e statusit “i pastër nga sëmundja” duke e shoqëruar me informacione që provojnë se janë plotësuar kushtet për njohjen e statusit “i pastër nga sëmundja”, të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni. 3. Autoriteti kompetent qendror në disa raste të veçanta mund t’i kërkojë ministrit dhënien e statusit “i pastër nga sëmundja” për një ose më shumë nga sëmundjet e listuara në nenin 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, dhe veçanërisht për njohjen e statusit “i pastër pa vaksinim” për të gjithë territorin e vendit ose për një ose më shumë zona, me kusht që të jenë plotësuar kushtet si vijon: a) statusi “i pastër nga sëmundja” provohet nga: i. një program i çrrënjosjes i zbatuar për rregullat sipas përshkrimeve të nenit 32, pika 1, të këtij ligji dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 32, pika 2 të këtij ligji; ose ii. të dhënat historike dhe të dhënat e marra nga survejanca; b) është treguar se vaksinimi kundër sëmundjes do të sillte kosto më të larta se kostot që do të rridhnin nga ruajtja e statusit “i pastër nga sëmundja” pa përdorur vaksinimin. 4. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, miraton dhënien e statusit “i pastër nga sëmundja” ose të statusit të zonës së pavaksinuar, kur plotësohen kushtet e pikave 1 dhe 2 të këtij neni dhe, nëse është e nevojshme, kushtet e pikës 3 të këtij neni. 5. Në vijim të përgjigjes nga ana e Komisionit Evropian, në përputhje me kërkesën e parashikuar në pikën 2 të këtij neni, ministri, me propozim të autoritetit kompetent qendror: a) konfirmon ose shfuqizon statusin “i pastër nga sëmundja” për vendin ose zonën përkatëse, në varësi të miratimit ose mosmiratimit të kërkesës nga Komisioni Evropian; b) konfirmon sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “b” dhe “c”, të këtij ligji, për të cilat jepet statusi i pastër për vendin ose zonat në fjalë. Neni 37 Ndarjet 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund t’i jap statusin “i pastër nga sëmundja” për ndarjet për sëmundjet e listuara në nenin 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji dhe ruajtjen e statusit “i pastër nga sëmundja” për një ndarje në rastin e shpërthimit të një ose më shumë sëmundjeve të listuara në territorin e vendit, me kusht që: a) hyrja e sëmundjes së listuar ose e sëmundjeve të listuara për të cilat jepet statusi, mund të parandalohet në mënyrë efikase për ndarjet, duke mbajtur parasysh profilin e sëmundjes; b) ndarja për të cilin jepet statusi “i pastër nga sëmundja” është pjesë e një sistemi të vetëm të përbashkët të menaxhimit të biosigurisë, i cili garanton statusin “i pastër nga sëmundja” për të gjitha stabilimentet që janë pjesë e tij; dhe c) ndarja për të cilin jepet statusi “i pastër nga sëmundja” është miratuar paraprakisht nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare për qëllime të lëvizjes së kafshëve dhe produkteve të tyre, në përputhje me: i. nenet 99 dhe 100 të këtij ligji për ndarjet që mbajnë kafshë të tokës dhe produktet e tyre; ii. nenet 183 dhe 184 të këtij ligji për ndarjet që mbajnë kafshët e akuakulturës dhe produktet e tyre. 2. Autoriteti kompetent qendror ka të drejtë t’i kërkojë Komisionit Evropian njohjen e statusit “i pastër nga sëmundja” për ndarjet për një ose më shumë nga sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “b” dhe “c”, të këtij ligji, me kusht që: a) hyrja në ndarjet e sëmundjes së listuar ose e sëmundjeve të listuara për të cilat jepet statusi, mund të parandalohet në mënyrë efikase, duke mbajtur parasysh profilin e sëmundjes; b) plotësohen një ose më shumë nga kushtet që vijojnë: i. plotësohen kushtet e përcaktuara në nenin 36, pika 1, të këtij ligji; ii. stabilimentet e ndarjet për të cilat jepet statusi kanë filluar ose rifilluar aktivitetet e tyre dhe kanë ndërtuar një sistem të përbashkët të menaxhimit të biosigurisë, i cili garanton statusin “i pastër nga sëmundja” për ndarjen; c) ndarja për të cilin jepet statusi është pjesë e një sistemi të vetëm të përbashkët të menaxhimit të biosigurisë, i projektuar për të garantuar statusin “i pastër nga sëmundja” për të gjitha stabilimentet që bëjnë pjesë në atë sistem; dhe ç) ndarja për të cilin jepet statusi “i pastër nga sëmundja” është miratuar paraprakisht nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare për qëllime të lëvizjes së kafshëve dhe produkteve të tyre, në përputhje me: i. nenet 99 dhe 100 të këtij ligji për ndarjet që mbajnë kafshë të tokës dhe produktet e tyre; ii. nenet 183 dhe 184 të këtij ligji për ndarjet që mbajnë kafshë të akuakulturës dhe produktet e tyre. 3. Kërkesa që autoriteti kompetent qendror i paraqet Komisionit Evropian për njohjen e statusit “i pastër nga sëmundja” për ndarjet, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni, përmban informacione që provojnë se janë plotësuar kushtet për njohjen e statusit “i pastër nga sëmundja”. 4. Pas marrjes së përgjigjes nga ana e Komisionit Evropian lidhur me kërkesën sipas pikës 2 të këtij neni, ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror: a) konfirmon statusin “i pastër nga sëmundja” për ndarjet në fjalë ose heq statusin e dhënë në rastet kur Komisioni Evropian nuk e ka miratuar kërkesën; b) konfirmon sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij ligji për të cilat jepet statusi “i pastër” për ndarjet në fjalë. 5. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, miraton rregulla shtesë të hollësishme që plotësojnë rregullat e përshkruara në këtë nen, për sa u përket: a) rregullave për dhënien e statusit “i pastër nga sëmundja” për ndarjet, në përputhje me pikat 1 dhe 2 të këtij neni, mbështetur në profilin e sëmundjeve të listuara të përshkruara në nenin 9, pika 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij ligji, për të paktën: i. rezultatet e survejancës dhe provat e tjera të nevojshme për të vërtetuar statusin “i pastër nga sëmundja”; ii. masat e biosigurisë; b) rregullave të hollësishme mbi të cilat autoriteti kompetent qendror mbështetet për vlerësimin për dhënien e statusit “i pastër nga sëmundja” për ndarjet, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni; dhe c) rregullat lidhur me ndarjeve që ndodhen në zonat kufitare, ku për garantimin e statusit “i pastër nga sëmundja” për ndarjet në fjalë kërkohet bashkëpunimi me autoritetin kompetent të shtetit kufitar. Neni 38 Listat e zonave ose të ndarjeve me statusin “i pastër nga sëmundja” Autoriteti kompetent qendror harton dhe mban një listë të përditësuar të zonave me statusin “i pastër nga sëmundja”, sipas dispozitave të nenit 36, pikat 1 dhe 3, të këtij ligji, dhe të ndarjeve me statusin “i pastër nga sëmundja”, sipas dispozitave të nenit 37, pika 1 dhe 2, të këtij ligji, kur është e mundur. Këto lista bëhen publike nga autoriteti kompetent qendror. Autoriteti kompetent qendror, me qëllim që t’ua bëjë të ditur shteteve anëtare të Bashkimit Evropian listën e zonave ose të ndarjeve me statusin “i pastër nga sëmundja”, mund t’i dërgojë Komisionit Evropian listën në fjalë. Neni 39 Rregullat e hollësishme për dhënien e statusit “i pastër nga sëmundja” Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton rregullat e hollësishme për dhënien e statusit “i pastër nga sëmundja” lidhur me: a) rregullat e hollësishme për dhënien e statusit “i pastër nga sëmundja” për vendin dhe zona të caktuara, mbështetur në profilet e ndryshme të sëmundjes, për sa u përket: i. kritereve që përdoren për të vërtetuar deklarimin se asnjë nga speciet e listuara të kafshëve nuk ndodhet në vend ose nuk është në gjendje të mbijetojë në territorin e vendit dhe provave, që jepen në mbështetje të këtyre deklarimeve, sipas nenit 36, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji; ii. kritereve që përdoren dhe provave të kërkuara në mbështetje të deklaratës se një agjent i sëmundjes ose vektor i sëmundjes nuk është në gjendje të mbijetojë, sipas nenit 36, pika 1, shkronjat “b” dhe “c”, të këtij ligji; iii. kritereve që përdoren dhe kushteve që plotësohen për të përcaktuar statusin “i pastër” nga sëmundja në fjalë, sipas nenit 36, pika 1, shkronja “ç” të këtij ligji; iv. rezultateve të survejancës dhe provave të tjera të nevojshme për të vërtetuar statusin “i pastër nga sëmundja”; v. masave të biosigurisë; vi. kufizimeve dhe kushteve për vaksinimin në vend ose në zona që kanë statusin “i pastër nga sëmundja”; vii. përcaktimit të zonave që ndajnë zonat me statusin “i pastër nga sëmundja” ose zonave ku vijon të zbatohet një program i çrrënjosjes nga zonat ku zbatohen masat kufizuese (“zonat tampon”); viii. zonave kufitare, që, për shkak të vendndodhjes gjeografike, mund të përfshihen në zona mbi të cilat mund të vendosen masa kufizuese nga shtetet kufitare; b) rregullat për përjashtimin nga kërkesat për dhënien e statusit “i pastër nga sëmundja”, në përputhje me nenin 36, pika 1, të këtij ligji, për një ose më shumë sëmundje të listuara, sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “b” dhe “c”, të këtij ligji, në rastet kur dhënia e statusit “i pastër nga sëmundja” bëhet në zbatim të rregullave të hollësishme të miratuara sipas shkronjës “a” të këtij neni; c) informacionet që autoriteti kompetent qendror duhet t’i japë Komisionit Evropian në mbështetje të kërkesës për marrjen e statusit “i pastër nga sëmundja”. Neni 40 Dhënia e informacioneve për statusin “i pastër nga sëmundja” Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, duhet të përcaktojë rregullat për kërkesat e hollësishme lidhur me informacionet e nevojshme, në mbështetje të dhënies së statusit “i pastër nga sëmundja” për vendin, zonat dhe ndarjet, në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga nenet 36 deri në nenin 39, si dhe formatin e procedurat për: a) kërkesa për njohjen e statusit “i pastër nga sëmundja” për zona të caktuara dhe ndarje; b) shkëmbimin e informacionit me Komisionin Evropian dhe shtete të tjera për statusin “i pastër nga sëmundja” të vendit, zonave të caktuara dhe ndarjeve. Neni 41 Ruajtja e statusit “i pastër nga sëmundja” 1. Autoritetet kompetente janë përgjegjëse për ruajtjen e statusit “i pastër nga sëmundja” për vendin, zona të tij dhe ndarjet, për sa kohë: a) vijojnë të plotësohen kushtet e njohjes së statusit “i pastër nga sëmundja”, të përshkruara në nenet 36, pika 1, 37, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji, si dhe në rregullat e përcaktuara në zbatim të pikës 3 të këtij neni dhe të nenit 39 të këtij ligji; b) rezultatet e planit të survejancës, të hartuar sipas kërkesave të nenit 27 të këtij ligji tregojnë se territori i vendit, zona të tij ose ndarjet vijojnë të mbeten të pastra nga sëmundja e listuar për të cilën është dhënë statusi “i pastër nga sëmundja”; c) zbatohen kufizime ndaj lëvizjes së kafshëve dhe, kur është e nevojshme, edhe produkteve që rrjedhin prej tyre, të specieve të listuara për sëmundjet e listuara për të cilat është dhënë statusi “i pastër nga sëmundja”, për territorin e vendit, zonat ose ndarjet në fjalë, në përputhje me rregullat e përcaktuara në pjesët IV dhe V; ç) zbatohen masa të tjera të biosigurisë për të parandaluar futjen e sëmundjes së listuar për të cilën është dhënë statusi “i pastër nga sëmundja”. 2. Autoriteti kompetent qendror njofton menjëherë Komisionin Evropian nëse kushtet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni për ruajtjen e statusit “i pastër nga sëmundja” nuk plotësohen më. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, miraton rregullat lidhur me kushtet për ruajtjen e statusit “i pastër nga sëmundja” për sa i përket: a) survejancës, sipas pikës 1, shkronja “b”, të këtij neni; b) masave të biosigurisë, sipas pikës 1, shkronja “ç ”, të këtij neni. Neni 42 Pezullimi, heqja dhe ridhënia e statusit “i pastër nga sëmundja” 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, kur ky i fundit ka dijeni ose ka arsye për të dyshuar se është shkelur ndonjë prej kushteve për ruajtjen e statusit “i pastër nga sëmundja” të vendit, zonës ose ndarjet të tij, në mënyrë të menjëhershme: a) pezullon ose kufizon, nëse nevojitet sipas riskut, lëvizjet e specieve të listuara për sëmundjet e listuara për të cilat është dhënë statusi “i pastër nga sëmundja”, në drejtim të shteteve të tjera, zonave ose ndarjeve, që kanë një status shëndetësor më të lartë lidhur me atë sëmundje të listuar; b) zbatohen masat e kontrollit të sëmundjeve sipas kërkesave të pjesës III, titulli II, të këtij ligji, kur është e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e një sëmundjeje të listuar për të cilën është dhënë statusi “i pastër nga sëmundja”. 2. Masat e përshkruara në pikën 1 të këtij neni hiqen nëse nga hetimi i mëtejshëm konfirmohet se: a) shkelja e dyshuar nuk ka ndodhur; ose b) shkelja e dyshuar nuk ka pasur pasoja të rënda dhe autoriteti kompetent mund të garantojë se kushtet për ruajtjen e statusit “i pastër nga sëmundja” janë plotësuar përsëri. 3. Kur hetimi i mëtejshëm i kryer nga autoriteti kompetent konfirmon se ka pasur një shpërthim të sëmundjes së listuar për të cilën është dhënë statusi “i pastër nga sëmundja”, ose se ka pasur shkelje të tjera të rënda të kushteve për ruajtjen e statusit “i pastër nga sëmundja”, sipas nenit 41, pika 1, të këtij ligji, ose kur ka një probabilitet të lartë që kjo të ketë ndodhur, autoriteti kompetent qendror i kërkon ministrit heqjen e statusit “i pastër” nga sëmundja në fjalë pa vonesa të panevojshme dhe njofton menjëherë Komisionin Evropian për heqjen e statusit. 4. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, duhet të shfuqizojë, pa vonesa të panevojshme, statusin “i pastër nga sëmundja” për të gjithë vendin ose një zonë të caktuar, të dhënë në përputhje me nenin 36, pika 4, ose statusin “i pastër nga sëmundja” për një ndarje, të dhënë në përputhje me nenin 37, pika 4, të këtij ligji, në rastet kur: a) autoriteti kompetent qendror arrin në përfundimin se kushtet për ruajtjen e statusit “i pastër nga sëmundja” nuk plotësohen më; b) Komisioni Evropian nuk miraton kërkesën për dhënien e statusit “i pastër nga sëmundja”; c) Komisioni Evropian kërkon heqjen e statusit “i pastër nga sëmundja”. 5. Për rastet e urgjencave të mirargumentuara dhe që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, kur sëmundja e listuar e përshkruar në pikën 3 të këtij neni përhapet me shpejtësi të lartë dhe mbart riskun e pasojave shumë të rënda për shëndetin e kafshëve ose shëndetin publik, në ekonomi ose shoqëri, ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, përcakton masa me zbatim të menjëhershëm. 6. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror dhe në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton rregullat lidhur me pezullimin, heqjen dhe ridhënien e statusit “i pastër nga sëmundja”, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni. PJESA III NDËRGJEGJËSIMI, PËRGATITJA DHE KONTROLLI I SËMUNDJEVE TITULLI I KREU I PLANET E KONTINGJENCËS DHE USHTRIMET E SIMULIMIT Neni 43 Planet e kontingjencës 1. Autoriteti kompetent qendror, pas konsultimit me ekspertët e fushës dhe palët përkatëse të interesuara, harton e përditëson planet e kontingjencës dhe, kur është e nevojshme, manualet dhe udhëzimet e hollësishme, që përmbajnë masat që merren në vend, në rast të shfaqjes së një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, ose të një sëmundjeje emergjente, me qëllim që të garantohet një nivel i lartë i ndërgjegjësimit dhe i përgatitjes, si dhe aftësisë për të reaguar në mënyrë të shpejtë ndaj sëmundjeve. 2. Këto plane të kontingjencës dhe, kur është e aplikueshme, manualet dhe udhëzimet e hollësishme përmbajnë të paktën si më poshtë: a) përcaktimin e një zinxhiri komandimi brenda autoriteteve kompetente dhe me autoritetet e tjera publike për të garantuar një proces vendimmarrjeje të shpejtë dhe efikas në nivel kombëtar e vendor; b) mënyrën e bashkëpunimit të autoritetit kompetent me autoritetet e tjera publike dhe palët përkatëse të përfshira për të garantuar marrjen e masave në mënyrë të përshtatshme dhe të bashkërenduar; c) aksesin te: i. strukturat; ii. laboratorët; iii. pajisjet; iv. personeli; v. fondet e urgjencës; vi. të gjitha materialet e tjera dhe burimet e përshtatshme, të nevojshme për çrrënjosjen e shpejtë dhe efikase të sëmundjeve të listuara në nenin 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, ose të sëmundjeve emergjente; ç) njësi dhe grupe ekspertësh me njohuritë e nevojshme për të ndihmuar autoritetin kompetent qendror si vijon: i. një njësi funksionale të kontrollit të sëmundjeve në nivel kombëtar; ii. njësi vendore të kontrollit të sëmundjeve sipas ndarjes administrative dhe gjeografike të vendit; iii. grupe operacionale ekspertësh; d) zbatimin e masave të kontrollit të sëmundjeve të parashikuara në titullin II, kreu I, të këtij ligji për sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, dhe për sëmundjet emergjente; dh) rregullat për vaksinimin urgjent, kur nevojitet; e) parimet për përcaktimin e kufijve gjeografikë të zonave mbi të cilat vendosen masat kufizuese, të përcaktuara nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare në përputhje me nenin 64, pika 1, të këtij ligji; ë) bashkëpunimin me shtetet kufitare, kur është e nevojshme. Neni 44 Miratimi i planeve të kontingjencës Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, do të miratojë planet e kontingjencës për sëmundje të caktuara dhe masat e nevojshme për zbatimin e tyre në vend, sipas nenit 43, pika 1, të këtij ligji. Neni 45 Ushtrime simulimi 1. Autoritetet kompetente marrin masa që të kryhen ushtrime simulimi në intervale të rregullta ose përshtatshme për planet e kontingjencës, të parashikuara në nenin 43, pika 1, të këtij ligji: a) për të garantuar një nivel të lartë të ndërgjegjësimit, përgatitjes dhe aftësisë për të reaguar në mënyrë të shpejtë, në rast të shfaqjes së sëmundjes në vend; b) për të kontrolluar funksionimin e planeve të kontingjencës. 2. Ushtrimet e simulimit kryhen në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kompetente të shteteve kufitare, kur është e realizueshme dhe e përshtatshme. 3. Autoriteti kompetent qendror përgatit një raport për rezultatet kryesore të ushtrimeve të simulimit të zhvilluara, të cilin, sipas kërkesës, mund t’ua paraqesë Komisionit Evropian ose autoriteteve kompetente të shteteve të tjera. 4. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, kur është e përshtatshme dhe e nevojshme, do të përcaktojë rregullat lidhur me zbatimin praktik të ushtrimeve të simulimit në Shqipëri, për sa i përket: a) frekuencës së ushtrimeve të simulimit; b) ushtrimeve të simulimit, që kryhen për një ose më shumë sëmundje të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji. KREU II PËRDORIMI I PRODUKTEVE MJEKËSORE VETERINARE PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E SËMUNDJEVE Neni 46 Përdorimi i produkteve mjekësore veterinare për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve 1. Autoriteti kompetent qendror mund të marrë masa lidhur me përdorimin e produkteve mjekësore veterinare për sëmundjet e listuara, me qëllim që të garantojë parandalimin e kontrollin e këtyre sëmundjeve në mënyrën më efikase të mundshme, me kusht që këto masa të jenë të përshtatshme ose të nevojshme. Këto masa mund të përfshijnë: a) ndalimet dhe kufizimet në përdorimin e produkteve mjekësore veterinare; b) përdorimin e detyrueshëm të produkteve mjekësore veterinare. 2. Autoriteti kompetent qendror, në vendimmarrjen, nëse do të përdorë ose jo, si dhe mënyrën e përdorimit të produkteve mjekësore veterinare, si masë parandalimi dhe kontrolli për një sëmundje të listuar të dhënë, mban parasysh: a) profilin e sëmundjes; b) përhapjen e sëmundjes së listuar: i. në vend; ii. në shtetet e tjera; iii. në shtetet kufitare, nëse është e nevojshme; iv. në shtetet e tjera dhe territoret e tyre nga ku importohen në Shqipëri kafshët e produktet; c) disponueshmërinë e produkteve mjekësore veterinare, efikasitetin e tyre dhe riskun që lidhet me to; ç) ekzistencën e testeve diagnostike për zbulimin e infeksioneve në kafshët e trajtuara me produktet mjekësore veterinare në fjalë; d) ndikimin ekonomik dhe social për mirëqenien e kafshëve dhe ndikimin në mjedis të përdorimit të produkteve mjekësore veterinare në fjalë, përkundrejt strategjive të tjera të parandalimit dhe të kontrollit të sëmundjeve. 3. Autoriteti kompetent qendror merr masat e duhura parandaluese lidhur me përdorimin e produkteve mjekësore veterinare për veprimtari kërkimore-shkencore ose për qëllime të zhvillimit dhe të testimit të tyre në kushte të kontrolluara, në mbrojtje të shëndetit të kafshëve dhe të shëndetit publik. Neni 47 Rregulla të hollësishme për përdorimin e produkteve mjekësore veterinare 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror dhe në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë rregulla të hollësishme lidhur me masat e mundshme të përshtatshme e të nevojshme, mbështetur në kriteret e vendosura në nenin 46, për sa u përket: a) ndalimeve dhe kufizimeve në përdorimin e produkteve mjekësore veterinare; b) kushteve specifike për përdorimin e produkteve mjekësore veterinare për një sëmundje të listuar të dhënë; c) masave për zbutjen e riskut, për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të listuara nëpërmjet kafshëve të trajtuara me produkte mjekësore veterinare ose produkteve të rrjedhura nga kafshë të tilla; ç) survejancës për sëmundjet e listuara në fjalë pas përdorimit të vaksinave dhe produkteve mjekësore veterinare të tjera. 2. Në hartimin e rregullave të përshkruara në pikën 1 të këtij neni, mbahen parasysh kriteret e përcaktuara në nenin 46, pika 2, të këtij ligji. 3. Për rastet e urgjencave të mirargumentuara dhe që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, do të zbatohen rregullat e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni. KREU III BANKA E ANTIGJENËVE, VAKSINAVE DHE REAGENTËVE DIAGNOSTIKË Neni 48 Krijimi i bankës së antigjenëve, vaksinave dhe reagentëve diagnostikë 1. Për sëmundjet e listuara në nenin 9, pika 1, shkronja “a”, për të cilat vaksinimi nuk është i ndaluar sipas nenit 47, ministri mund të vendosë për krijimin e bankës së antigjenëve, vaksinave dhe reagentëve diagnostikë dhe cakton institucionin përgjegjës për administrimin e saj, për ruajtjen dhe zëvendësimin e rezervave të një ose më shumë prej produkteve biologjike të mëposhtme: a) antigjenëve; b) vaksinave; c) kulturave mëmë të shtameve vaksinale; ç) reagentëve diagnostikë. 2. Institucioni përgjegjës për administrimin e bankës së antigjenëve, vaksinave dhe reagentëve diagnostikë të përshkruar në pikën 1 të këtij neni garanton: a) ruajtjen në bankë të rezervave të mjaftueshme për llojet e përshtatshëm të antigjenëve, vaksinave, shtameve vaksinale dhe reagentëve diagnostikë për sëmundjen e listuar në fjalë, duke marrë parasysh nevojat e vendit, të vlerësuara këto në kuadrin e planeve të kontingjencës, të përshkruara në nenin 43, pika 1, të këtij ligji; b) furnizimin e rregullt dhe zëvendësimin në kohën e duhur të antigjenëve, vaksinave, shtameve vaksinale dhe reagentëve diagnostikë; c) ruajtjen dhe lëvizjen në përputhje me kërkesat e duhura të biosigurisë dhe të bioizolimit, të përshkruara në nenin 16, pika 1, të këtij ligji, dhe në përputhje me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 16, pika 2, të këtij ligji. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror dhe në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton rregullat për: a) menaxhimin, ruajtjen dhe zëvendësimin e rezervave të bankës së antigjenëve, vaksinave dhe reagentëve diagnostikë, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni; b) kërkesat në fushën e biosigurisë/sigurimit dhe bioizolimit për funksionimin e bankës sipas nenit 16, pika 1, dhe duke mbajtur parasysh rregullat e miratuara në zbatim të nenit 16, pika 2, të këtij ligji. Neni 49 Bashkëpunimi me Komisionin Evropian për furnizimin nga bankat e tij të antigjenëve, vaksinave dhe reagentëve diagnostikë Autoriteti kompetent qendror bashkëpunon, në rast nevoje dhe emergjent, me Komisionin Evropian për furnizimin me produktet biologjike të përshkruara në nenin 48, pika 1, të këtij ligji, nga bankat e antigjenëve, vaksinave dhe reagentëve diagnostikë, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes në vend, në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe në shtetet kufitare, sipas rastit. Neni 50 Rregulla për funksionimin e bankës së antigjenëve, vaksinave dhe reagentëve diagnostikë 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, përcakton rregullat për funksionimin e bankës së antigjenëve, vaksinave dhe reagentëve diagnostikë, veçanërisht për produktet biologjike të përshkruara në nenin 48, pika 1, të këtij ligji: a) përcakton se cilat produkte biologjike duhet të përfshihen në bankën e antigjenëve, vaksinave dhe reagentëve diagnostikë dhe cilat nga sëmundjet e listuara në nenin 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji; b) llojet e produkteve biologjike që duhet të përfshihen në bankën e antigjenëve, vaksinave dhe reagentëve diagnostiko, si dhe sasinë për secilën sëmundje të listuar specifike sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji për të cilën është krijuar banka; c) rregullat për sa i përket furnizimit, ruajtjes dhe zëvendësimit të këtyre produkteve biologjike; ç) shpërndarjen e këtyre produkteve biologjike nga banka e antigjenëve, vaksinave dhe reagentë diagnostikë në territorin e vendit; d) rregullat procedurale dhe teknike për përfshirjen e këtyre produkteve biologjike në bankën e antigjenëve, vaksinave dhe reagentëve diagnostikë dhe kërkesën për përdorimin e tyre. 2. Për rastet e urgjencave të mirargumentuara dhe që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, kur sëmundja e listuar mbart riskun e pasojave shumë të rënda, ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, do të përcaktojë masa me zbatim të menjëhershëm. Neni 51 Konfidencialiteti i informacionit për sa i përket bankës së antigjenëve, vaksinave dhe reagentëve diagnostikë Informacionet për sasinë dhe nëntipat e produkteve biologjike të përshkruara në nenin 48, pika 1, të këtij ligji, që ruhen në bankën e antigjenëve, vaksinave dhe reagentëve diagnostikë, janë konfidenciale dhe nuk bëhen publike. Neni 52 Banka e antigjenëve, vaksinave dhe reagentëve diagnostikë 1. Banka kombëtare e antigjenëve, vaksinave dhe reagentëve diagnostikë përmbush kërkesat në fushën e biosigurisë/sigurimit dhe bioizolimit, të përshkruara në nenin 16, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 16, pika 2, dhe të nenit 48, pika 3, shkronja “b”, të këtij ligji. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, do të përcaktojë rregullat për përmbajtjen, frekuencën dhe formatin e informacionit që jepet. TITULLI II MASAT E KONTROLLIT TË SËMUNDJEVE PËR SËMUNDJET E LISTUARA SIPAS NENIT 9, PIKA 1, SHKRONJA “A”, TË KËTIJ LIGJI KREU I MASAT E KONTROLLIT TË SËMUNDJEVE PËR SËMUNDJET E LISTUARA SIPAS NENIT 9, PIKA 1, SHKRONJA “A” Seksioni 1 Masat e kontrollit të sëmundjeve në rast dyshimi për praninë e një sëmundjeje të listuar në kafshët e mbajtura Neni 53 Detyrimet e operatorëve dhe personave të tjerë dhe personave juridikë të interesuar 1. Operatorët dhe personat fizikë dhe personat juridikë të interesuar, në rast dyshimi për praninë e njërës prej sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, në kafshët e mbajtura, janë të detyruar të njoftojnë sipas nenit 18, pika 1, të këtij ligji. Pas njoftimit, në pritje të masave të kontrollit të sëmundjeve që merren nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në përputhje me nenet 54, pika 1, dhe 55, pika 1, operatorët dhe personat fizikë dhe personat juridikë të interesuar marrin masat e kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në nenin 55, pika 1, shkronjat “c”, “ ç” dhe “d”, të këtij ligji, me qëllim parandalimin e përhapjes të asaj sëmundjeje të listuar nga kafshët, stabilimentet dhe vendet e infektuara, që janë nën përgjegjësinë e tyre, te kafshët e tjera të paprekura ose te njerëzit. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton rregulla të hollësishme për masat plotësuese të kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në pikën 1 të këtij neni. Neni 54 Hetimi nga autoriteti kompetent në rast dyshimi për praninë e një sëmundjeje të listuar 1. Në rast dyshimi të pranisë së një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, në kafshët e mbajtura, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare kryen pa vonesë një hetim për të konfirmuar ose përjashtuar praninë e sëmundjes së listuar. 2. Për qëllimin e hetimit, sipas pikës 1 të këtij neni, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, nëse nevojitet, merr masa që: a) veterinarët zyrtarë të kryejnë një ekzaminim klinik mbi një kampion përfaqësues të kafshëve të mbajtura të specieve të listuara për sëmundjen e listuar në fjalë; b) veterinarët zyrtarë të marrin kampionet e duhura nga këto kafshë të mbajtura të specieve të listuara dhe kampione të tjera për analiza në laboratorët e caktuar për këtë qëllim nga autoriteti kompetent; c) këta laboratorë të caktuar të kryejnë analizat për të konfirmuar ose përjashtuar praninë e sëmundjes së listuar në fjalë. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton rregullat e hollësishme që plotësojnë rregullat për hetimin që kryen autoriteti kompetent sipas pikës 1 të këtij neni. Neni 55 Masat paraprake të kontrollit të sëmundjeve që merren nga autoriteti kompetent 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, kur dyshon për praninë e një prej sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij neni, në kafshët e mbajtura, merr masat paraprake të kontrollit të sëmundjeve, si vijojnë, duke respektuar legjislacionin në fuqi për hyrjen në banesat private, si dhe njofton pa vonesë autoritetin kompetent qendror. Në pritje të rezultateve të hetimit, sipas nenit 54, pika 1, të këtij ligji, dhe të zbatimit të masave të kontrollit të sëmundjeve, sipas nenit 61, pika 1, të këtij ligji, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare: a) vendos në survejancë zyrtare stabilimentin, biznesin e ushqimit dhe ushqimit për kafshë ose stabilimentin që trajton nënprodukte me origjinë shtazore, që preken drejtpërdrejt nga dyshimi për sëmundjen në fjalë, ose çdo vend tjetër, që dyshohet për praninë e sëmundjes, përfshirë vendet nga ku mund të ketë pasur origjinë sëmundja; b) bën një inventar të: i. kafshëve të mbajtura që gjenden në stabiliment, biznesin e ushqimit dhe të ushqimit për kafshë ose stabilimentin që trajton nënprodukte me origjinë shtazore, që preken drejtpërdrejt nga dyshimi për sëmundjen në fjalë ose në çdo vend tjetër; ii. produkteve të pranishme në këtë stabiliment, biznes të ushqimit ose të ushqimit për kafshë ose stabiliment që trajton nënprodukte me origjinë shtazore, ose në çdo vend tjetër kur konsiderohet e rëndësishme për përhapjen e asaj sëmundjeje të listuar; c) siguron që të zbatohen masat e duhura të biosigurisë për të parandaluar përhapjen e agjentit të sëmundjes të sëmundjes së listuar te kafshët e tjera ose te njerëzit; ç) kur është e përshtatshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të agjentit të sëmundjes, siguron që kafshët e mbajtura të specieve të listuara për sëmundjen e listuar në fjalë të mbahen në izolim e të pengohen që të bien në kontakt me kafshët e egra; d) kufizon lëvizjen, në shtrirjen e nevojshme për të parandaluar përhapjen të kafshëve të mbajtura, të produkteve dhe, nëse është e përshtatshme, edhe të personave, mjeteve të transportit dhe çdo materiali, ose mjeteve të tjera me anë të të cilave agjenti i sëmundjes mund të jetë përhapur në/ nga stabiliment/i, në/nga biznes/i të/i ushqimit dhe të/i ushqimit për kafshë, ose nga stabilimenti që trajton nënprodukte me origjinë shtazore ose nga çdo vend tjetër, ku dyshohet prania e asaj sëmundjeje të listuar; dh) merr çdo masë tjetër të nevojshme të kontrollit të sëmundjeve, duke mbajtur parasysh masat e përcaktuara në seksionin 4 të këtij kreu, që i përkasin: i. kryerjes së hetimit, sipas nenit 54, pika 1, dhe zbatimit të masave të kontrollit të sëmundjeve të përshkruara nga shkronja “a” deri në shkronjën “d” të kësaj pike, në stabilimentet e tjera, bizneset e tjera të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë, ose në stabilimentet që trajtojnë nënprodukteve me origjinë shtazore ose në çdo vend tjetër; ii. krijimit të zonave që u nënshtrohen kufizimeve të përkohshme të përshtatshme, duke mbajtur parasysh profilin e sëmundjes; e) fillimit të hetimit epidemiologjik sipas nenit 57, pika 1, të këtij ligji. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, do të miratojë rregulla të hollësishme, që plotësojnë kërkesat e pikës 1 të këtij neni. Këto rregulla u përkasin masave specifike dhe të hollësishme të kontrollit të sëmundjeve, që merren në varësi të sëmundjes së listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, mbështetur në riskun, që lidhet me: a) speciet apo kategoritë e kafshëve të prekura; b) tipin e prodhimit të prekur. Neni 56 Rishqyrtimi dhe shtrirja e masave paraprake të kontrollit të sëmundjeve Masat për kontrollin e sëmundjeve të përshkruara në nenin 55, pika 1, të këtij ligji: a) nëse nevojitet, rishqyrtohen nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare në vijim të rezultateve: i. të hetimit të kryer sipas nenit 54, pika 1, të këtij ligji; ii. të hetimit epidemiologjik të kryer sipas nenit 57, pika 1, të këtij ligji; b) nëse nevojitet, shtrihen më tej në vende të tjera, në përputhje me nenin 55, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji. Seksioni 2 Hetimi epidemiologjik Neni 57 Hetimi epidemiologjik 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare kryen një hetim epidemiologjik në rast konfirmimi të pranisë së një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji. 2. Hetimi epidemiologjik i përshkruar në pikën 1 të këtij neni synon: a) identifikimin e origjinës së mundshme të sëmundjes së listuar në fjalë dhe mënyrave të përhapjes së saj; b) përllogaritjen e kohëzgjatjes së mundshme të sëmundjes; c) identifikimin e stabilimenteve dhe të njësive epidemiologjike të tyre, bizneseve ushqimore dhe të ushqimit për kafshë ose stabilimenteve që trajtojnë nënprodukte me origjinë shtazore, si dhe vende të tjera në të cilat kafshët e specieve të listuara për sëmundjen e listuar të mundshme mund të jenë infektuar, infestuar ose kontaminuar; ç) mbledhjen e informacionit mbi lëvizjet e kafshëve, personave, produkteve, mjeteve të transportit dhe materialeve apo mjeteve të tjera, nëpërmjet të cilave agjenti i sëmundjes do të mund të ishte përhapur gjatë periudhës përpara njoftimit të dyshimit ose konfirmimit të sëmundjes së listuar; d) mbledhjen e informacionit mbi përhapjen e mundshme të sëmundjes së listuar në mjedisin përreth, duke përfshirë praninë dhe përhapjen e vektorëve të sëmundjes. Seksioni 3 Konfirmimi i pranisë së sëmundjes në kafshët e mbajtura Neni 58 Konfirmimi zyrtar nga autoriteti kompetent i një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji 1. Autoriteti kompetent duhet ta bazojë konfirmimin zyrtar të një sëmundjeje të listuar, sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, për informacionet e mëposhtme: a) rezultatet e ekzaminimit klinik dhe testimit laboratorik të kryera sipas nenit 54, pika 2, të këtij ligji; b) rezultatet paraprake ose përfundimtare të hetimit epidemiologjik të kryera sipas nenit 57, pika 1, të këtij ligji; c) të dhëna të tjera epidemiologjike të disponueshme. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë me urdhër rregullat për kërkesat që duhen plotësuar për konfirmimin zyrtar, të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni. Neni 59 Heqja e masave paraprake të kontrollit të sëmundjeve kur prania e sëmundjes së listuar është përjashtuar Autoriteti kompetent do të vazhdojë të zbatojë masat paraprake të kontrollit të sëmundjeve të parashikuara në nenin 55, pika 1, dhe 56 të këtij ligji deri sa prania e sëmundjes së listuar në fjalë sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji të jetë përjashtuar në bazë të informacionit të përmendur në nenin 58, pika 1, të këtij ligji, ose rregullat e miratuara në zbatim të nenit 58, pika 2, të këtij ligji. Seksioni 4 Masat e kontrollit të sëmundjeve në rast të konfirmimit të pranisë së sëmundjes në kafshët e mbajtura Neni 60 Masat e menjëhershme të kontrollit të sëmundjeve që merren nga autoriteti kompetent Në rast të konfirmimit zyrtar, sipas nenit 58, pika 1, të këtij ligji, të një shpërthimi të një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji në kafshët e mbajtura, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare menjëherë: a) deklaron stabilimentin, biznesin ushqimor dhe të ushqimit për kafshë, stabilimentin që trajton nënproduktet me origjinë shtazore ose çdo vend tjetër të prekur, si të prekur zyrtarisht nga ajo sëmundje e listuar; b) përcakton një zonë mbi të cilën vendosen masat kufizuese të përshtatshme për atë sëmundje të listuar; c) vë në veprim planin e kontingjencës të parashikuar në nenin 43, pika 1, të këtij ligji, për të garantuar koordinimin e plotë të masave të kontrollit të sëmundjeve. Neni 61 Stabilimentet dhe vendet e tjera të prekura 1. Në rastin e një shpërthimi të një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, në kafshët e mbajtura, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare menjëherë merr një ose më shumë nga masat e përcaktuara të kontrollit të sëmundjeve. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, duke respektuar legjislacionin në fuqi për hyrjen në banesat private, në një stabiliment, biznes ushqimor ose të ushqimit për kafshë, stabiliment që trajton nënproduktet me origjinë shtazore, ose në çdo vend tjetër sipas nenit 60, shkronja “a”, të këtij ligji, me qëllim që të parandalojë përhapjen e mëtejshme të asaj sëmundjeje të listuar, merr menjëherë masat si më poshtë: a) vendosje kufizimesh për lëvizjen e personave, kafshëve, produkteve, mjeteve të transportit ose çdo materiali apo substance tjetër, që mund të jenë të kontaminuara dhe të ndikojnë në përhapjen e sëmundjes së listuar; b) vrasjen dhe asgjësimin ose therjen e kafshëve që mund të jenë të kontaminuara ose të ndikojnë në përhapjen e sëmundjes së listuar; c) shkatërrimin, përpunimin, transformimin ose trajtimin e produkteve, ushqimeve për kafshë ose substancave të tjera, apo trajtimin e pajisjeve, mjeteve të transportit, bimëve ose produkteve bimore, ose ujit, që mund të jenë të kontaminuara, të gjitha këto në masën e duhur, për të garantuar që çdo agjent i sëmundjes ose vektor i sëmundjes është asgjësuar; ç) vaksinimin ose trajtimin me produkte mjekësore veterinare të tjera të kafshëve të mbajtura, sipas neneve 46, pika 1, dhe 69, të këtij ligji, si dhe rregullave të miratuara në zbatim të nenit 47 të këtij ligji; d) izolimin, karantinimin ose trajtimin e kafshëve dhe produkteve, që mund të jenë të kontaminuara e që kontribuojnë në përhapjen e sëmundjes; dh) pastrimin, dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin ose masa të tjera të nevojshme të biosigurisë për t’u zbatuar në stabiliment, biznesin ushqimor ose të ushqimit për kafshë, stabilimentin që trajton nënproduktet me origjinë shtazore, ose në çdo vend tjetër, për të ulur në minimum riskun e përhapjes së sëmundjes së listuar; e) marrjen e një numri të mjaftueshëm kampionesh të përshtatshëm, që nevojiten për të përfunduar hetimin epidemiologjik të përshkruar në nenin 57, pika 1, të këtij ligji; ë) testimin laboratorik të kampioneve; f) çdo masë tjetër të përshtatshme. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në përcaktimin se cilat janë masat e përshtatshme të kontrollit të sëmundjeve, që duhen marrë sipas pikës 1 të këtij neni, mban parasysh sa vijon: a) profilin e sëmundjes; b) tipin e prodhimit dhe njësitë epidemiologjike në stabiliment, biznesin ushqimor dhe të ushqimit për kafshë, në stabilimentin, që trajton nënproduktet me origjinë shtazore ose në çdo vend tjetër, të prekur nga sëmundja në fjalë. 3. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare do të autorizojë ripopullimin e stabilimentit në fjalë ose të çdo vendi tjetër, kur: a) të gjitha masat e përshtatshme të kontrollit të sëmundjes dhe ekzaminimet laboratorike të parashikuara në pikën 1 të këtij neni janë përfunduar me sukses; b) ka kaluar një periudhë kohore e mjaftueshme për të parandaluar riinfektimin e stabilimentit të prekur, biznesit ushqimor dhe të ushqimit për kafshë, stabilimentit që trajton nënproduktet me origjinë shtazore ose çdo vendi tjetër, të prekur nga sëmundja e listuar, që ka shkaktuar shpërthimin, sipas pikës 1 të këtij neni. Neni 62 Stabilimentet dhe vendet e lidhura nga ana epidemiologjike 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare do të shtrijë masat e kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në nenin 61, pika 1, të këtij ligji edhe në stabilimente të tjera dhe njësitë epidemiologjike të lidhura me to, bizneset ushqimore dhe të ushqimit për kafshë ose stabilimentet të nënprodukteve me origjinë shtazore, ose çdo vendi tjetër, apo mjeteve të transportit. Shtrirja e këtyre masave bëhet kur nga hetimi epidemiologjik i kryer sipas nenit 57, pika 1, të këtij ligji, ose nga rezultatet e hetimit klinik ose testimit laboratorik, apo të dhëna të tjera epidemiologjike, ka arsye për të dyshuar për përhapjen në, nga, ose nëpërmjet tyre të sëmundjes së listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, ndaj të cilave ishin marrë ato masa. 2. Nëse hetimi epidemiologjik i kryer sipas nenit 57, pika 1, të këtij ligji tregon se origjina e mundshme e sëmundjes së listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji është një shtet tjetër, ose ka gjasa që sëmundja e listuar në fjalë të jetë përhapur në një shtet tjetër, autoriteti kompetent qendror njofton pa vonesë autoritetin kompetent të atij shteti. 3. Në rastet e përshkruara në pikën 2 të këtij neni, autoriteti kompetent qendror bashkëpunon me autoritetet kompetente të shteteve të tjera për një hetim epidemiologjik të mëtejshëm dhe për zbatimin e masave të kontrollit të sëmundjeve. Neni 63 Masa të hollësishme të kontrollit të sëmundjeve në stabilimentet dhe vendet e tjera të prekura dhe të lidhura nga ana epidemiologjike Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë me urdhër rregullat e hollësishme për masat e kontrollit të sëmundjeve, që merren nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, sipas neneve 61 e 62 të këtij ligji, në stabilimente, biznese ushqimore dhe të ushqimit për kafshë, në stabilimentet e nënprodukte me origjinë shtazore ose vende të tjera, të prekura dhe të lidhura nga ana epidemiologjike, për sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, përfshirë rregullat se cilat masa të kontrollit të sëmundjeve sipas nenit 61, pika 1, të këtij ligji duhet të zbatohen lidhur me secilën sëmundje të listuar. Këto rregulla të hollësishme kanë të bëjnë me: a) kushtet dhe kërkesat për masat e kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në nenin 61, pika 1, nga shkronja “a” deri tek shkronja “d”, të këtij ligji; b) procedurat e pastrimit, dezinfektimit, dezinsektimit, deratizimit ose masa të tjera të përshtatshme të biosigurisë, sipas nenit 61, pika 1, shkronja “dh”, të këtij ligji, që përcaktojnë përdorimin e biocideve për këto qëllime, aty ku nevojitet; c) kushtet dhe kërkesat për marrjen e kampioneve dhe testimin laboratorik, sipas nenit 61, pika 1, shkronjat “e” dhe “ë”, të këtij ligji; ç) kushtet dhe kërkesat e hollësishme për ripopullimin, të përshkruara në nenin 61, pika 3, të këtij ligji; d) zbatimin e masave të nevojshme të kontrollit të sëmundjeve, të përshkruara në nenin 62, të këtij ligji, në stabilimente, vende të tjera dhe në mjetet e transportit të lidhura nga ana epidemiologjike. Neni 64 Krijimi i zonave mbi të cilat vendosen masa kufizuese nga autoriteti kompetent 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare përcakton një zonë mbi të cilën vendosen masa kufizuese përreth stabilimentit, biznesit ushqimor dhe ushqimit për kafshë, stabilimentit të nënprodukte me origjinë shtazore ose çdo vendi tjetër, ku është shfaqur shpërthimi i një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, në kafshët e mbajtura, duke mbajtur parasysh, aty ku është e nevojshme: a) profilin e sëmundjes; b) situatën gjeografike të zonës mbi të cilën vendosen masat kufizuese; c) faktorët ekologjikë dhe hidrologjikë të zonës mbi të cilën vendosen masat kufizuese; ç) kushtet meteorologjike; d) praninë, përhapjen dhe tipin e vektorëve në zonën mbi të cilën vendosen masat kufizuese; dh) rezultatet e hetimit epidemiologjik të përshkruar në nenin 57, pika 1, të këtij ligji, të studimeve të tjera të kryera dhe të dhënat epidemiologjike; e) rezultatet e analizave laboratorike; ë) masat e kontrollit të sëmundjeve që janë zbatuar; f) faktorë të tjerë epidemiologjikë me rëndësi për sëmundjen në fjalë. Zona mbi të cilën vendosen masat kufizuese përfshin, kur është e përshtatshme, zonën e mbrojtjes dhe zonën e survejancës, me madhësi dhe konfigurim të përcaktuar. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare vlerëson dhe analizon në mënyrë të vazhdueshme situatën dhe, nëse lind nevoja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes së listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji: a) përshtat kufijtë e zonës mbi të cilën janë vendosur masat kufizuese; b) përcakton zona të tjera mbi të cilat vendosen masat kufizuese. 3. Kur zonat mbi të cilën janë vendosur masat kufizuese të përshkruara në pikën 1 të këtij neni shtrihet në pjesë të një ose më shumë shteteve kufitare, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare bashkëpunon me autoritetin kompetent të shteteve kufitare për përcaktimin e këtyre zonave. Në rastin kur pjesë të territorit të vendit përfshihen në zonën mbi të cilën vendosen masat kufizuese nga autoriteti kompetent i një shteti kufitar, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare zbaton masat përkatëse për zonën e mbrojtjes dhe/ ose zonën e survejancës, sipas rastit. 4. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë me urdhër rregulla të hollësishme për krijimin dhe ndryshimin e zonës mbi të cilën vendosen masat kufizuese, përfshirë zonat e mbrojtjes ose të survejancës. Neni 65 Masat e kontrollit në zonën e kufizuar 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare në zonën mbi të cilën vendosen masat kufizuese, duke respektuar legjislacionin në fuqi për hyrjen në banesat private, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, merr një ose më shumë nga masat e kontrollit të sëmundjeve që vijojnë: a) identifikimin e stabilimenteve, bizneseve ushqimore dhe të ushqimit për kafshë, stabilimenteve të nënprodukte me origjinë shtazore ose çdo vendi tjetër, ku mbahen kafshë të specieve të listuara për sëmundjen e listuar në fjalë; b) kryerjen e vizitave në stabilimente, biznese ushqimore dhe të ushqimit për kafshë, stabilimente të nënprodukte me origjinë shtazore ose çdo vend tjetër, ku mbahen kafshë të specieve të listuara për sëmundjen e listuar në fjalë, dhe, kur është e nevojshme, ekzaminimin, marrjen e kampionëve dhe kryerjen e analizave laboratorike të tyre; c) vendosjen e kushteve për lëvizjen e personave, kafshëve, produkteve, ushqimit për kafshë, mjeteve të transportit dhe çdo materiali ose substance tjetër, që mund jetë infektuar ose të ndikojë në përhapjen e sëmundjes së listuar në fjalë, në dhe nga zonat mbi të cilat vendosen masat kufizuese, si dhe transportin përmes zonave mbi të cilat vendosen masat kufizuese; ç) kërkesat në fushën e biosigurisë për: i. prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen e produkteve me origjinë shtazore; ii. grumbullimin dhe asgjësimin e nënprodukteve shtazore; iii. grumbullimin, ruajtjen dhe trajtimin e produktit gjerminal; d) vaksinimin dhe trajtimin me produkte mjekësore veterinare të tjera të kafshëve sipas nenit 46, pika 1, dhe rregullave të miratuara në zbatim të nenit 47 të këtij ligji; dh) pastrimin, dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin ose masa të tjera të nevojshme të biosigurisë; e) përcaktimin ose, sipas rastit, miratimin e një thertoreje dhe/ose biznesi ushqimor për përpunimin e produkteve me origjinë shtazore për kafshët ose produktet me origjinë shtazore që vijnë nga zona mbi të cilën janë vendosur masat kufizuese; ë) rregullat në fushën e identifikimit dhe gjurmueshmërisë për lëvizjen e kafshëve, produktit gjerminal ose produkteve me origjinë shtazore; f) masa të tjera të biosigurisë dhe të zbutjes së riskut të përhapjes të sëmundjes së listuar në fjalë. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare do të: a) marrë të gjitha masat e nevojshme për të informuar sa më mirë personat në zonën mbi të cilën janë vendosur masat kufizuese, mbi kufizimet në fuqi dhe natyrën e masave të kontrollit të sëmundjeve; b) vendosë detyrimet e nevojshme për operatorët, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes së listuar në fjalë. 3. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në përcaktimin e masave specifike të kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në pikën 1 të këtij neni, mban parasysh sa vijon: a) profilin e sëmundjes; b) tipat e prodhimit; c) zbatueshmërinë, disponueshmërinë dhe efikasitetin e atyre masave të kontrollit të sëmundjeve. Neni 66 Detyrimet e operatorëve për lëvizjen në zonën e kufizuar 1. Në zonat, ku janë vendosur masat kufizuese, sipas nenit 64, pika 1, të këtij ligji, operatorët i lëvizin kafshët e mbajtura dhe produktet vetëm me autorizimin dhe në përputhje me udhëzimet e dhëna nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare. 2. Operatorët që mbajnë kafshë dhe produkte në një zonë, ku janë vendosur masa kufizuese, sipas nenit 64, pika 1, të këtij ligji, njoftojnë paraprakisht autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare për çdo lloj lëvizjeje të parashikuar të kafshëve të mbajtura ose produkteve, brenda ose për jashtë zonës, ku janë vendosur masat kufizuese në fjalë. Në zbatim të detyrimeve për njoftimin, të vendosura nga autoriteti kompetent sipas nenit 65, pika 2, shkronja “b”, të këtij ligji, operatorët në fjalë njoftojnë autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare për përmbushjen e tyre. Neni 67 Rregullat për masat e kontrollit të sëmundjeve në zonën e kufizuar Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë me urdhër rregullat e hollësishme që u përkasin masave të kontrollit të sëmundjeve, që merren në zonat ku janë vendosur masat kufizuese, sipas nenit 65, pika 1, të këtij ligji, për secilën sëmundje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji. Në këto rregulla përfshihen edhe masat e kontrollit të sëmundjeve sipas nenit 65, pika 1, të këtij ligji, të cilat zbatohen në rastin e shfaqjes së secilës sëmundje të listuar. Këto rregulla të hollësishme u përkasin: a) kushteve dhe kërkesave lidhur me masat e kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në nenin 65, pika 1, shkronjat “a”, “c”, “ç”, “d”, “e”, “ë” dhe “f”, të këtij ligji; b) procedurave për pastrimin, dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin, ose masa të tjera të biosigurisë të përshkruara në nenin 65, pika 1, shkronja “f”, ku përcaktohet përdorimi i biocideve, në rastet kur nevojiten; c) survejancës së nevojshme që kryhet pas zbatimit të masave të kontrollit të sëmundjeve dhe analizave laboratorike të përshkruara në nenin 65, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji; ç) masave të tjera të veçanta të kontrollit të sëmundjeve për të kufizuar përhapjen e sëmundjeve të listuara, të caktuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji. Neni 68 Mbajtja e masave të kontrollit të sëmundjeve në zonat e kufizuara 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare vazhdon zbatimin e masave të kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në këtë seksion deri kur të plotësohen kushtet që vijojnë: a) janë zbatuar masat e përshtatshme të kontrollit të sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, për të cilat janë vendosur masat kufizuese; b) kanë përfunduar proceset e pastrimit, dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit ose masa të tjera të biosigurisë të përshtatshme për: i. sëmundjen e listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, për të cilën janë zbatuar masat e kontrollit të sëmundjeve; ii. speciet e prekura të kafshëve të mbajtura; iii. tipin e prodhimit; c) është zbatuar survejanca e duhur, e përshtatshme për sëmundjen e listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, për të cilën janë zbatuar masat e kontrollit të sëmundjeve në stabilimentet ose vendet e tjera të prekura, që vërteton çrrënjosjen e sëmundjes së listuar në fjalë, në zonën ku janë vendosur masat kufizuese. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë me urdhër rregullat e hollësishme që u përkasin masave të kontrollit të sëmundjeve, që merren nga autoriteti kompetent, sipas pikës 1 të këtij neni, lidhur me: a) procedurat e pastrimit, dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit përfundimtar, ose masa të tjera të përshtatshme të biosigurisë dhe përdorimit të biocideve aty ku është e përshtatshme; b) strukturat, mjetet, metodat, frekuencat, intensitetin, popullatën e kafshëve të prekshme dhe mënyrat e kampionimit të survejancës, që kanë për qëllim rikthimin e statusit “i pastër nga sëmundja” pas shfaqjes së shpërthimit; c) ripopullimin e zonës ku janë vendosur masat kufizuese pas përfundimit të masave të kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në pikën 1 të këtij neni, duke mbajtur parasysh kushtet për ripopullimin, të përshkruara në nenin 61, pika 3, të këtij ligji; ç) masa të tjera të kontrollit të sëmundjeve, të nevojshme për rikthimin e statusit “i pastër nga sëmundja”. Neni 69 Vaksinimi urgjent 1. Autoriteti kompetent qendror mund, kur është e dobishme për kontrollin e një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, ndaj së cilës zbatohen masat e kontrollit të sëmundjeve: a) harton një plan vaksinimi; b) përcakton zonat e vaksinimit. 2. Autoriteti kompetent, gjatë hartimit të planit të vaksinimit dhe përcaktimit të zonave të vaksinimit, sipas pikës 1 të këtij neni, mban parasysh: a) kërkesat për vaksinimin urgjent, të përcaktuara në planet e kontingjencës të përshkruara në nenin 43 të këtij ligji; b) rregullat për përdorimin e vaksinave sipas nenit 46, pika 1, të këtij ligji, dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 47 të këtij ligji. 3. Zonat e vaksinimit të përshkruara në pikën 1, shkronja “b”, të këtij neni plotësojnë dispozitat që kanë të bëjnë me masat për zbutjen e riskut të përhapjes së sëmundjeve të listuara dhe survejancën, sipas rregullave të miratuara në zbatim të nenit 47, pika 1, shkronjat “c” dhe “ç”. Seksioni 5 Kafshët e egra Neni 70 Kafshët e egra 1. Kur autoriteti kompetent qendror dyshon ose konfirmon zyrtarisht praninë e një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji te kafshët e egra, autorizon autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare: a) të kryejë survejancën në popullatën e kafshëve të egra, nëse është e rëndësishme për atë sëmundje të listuar; b) të marrë masat e nevojshme të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve. 2. Masat e parandalimit dhe të kontrollit të sëmundjeve sipas pikës 1, shkronja “b”, të këtij neni, mund të përfshijnë një ose më shumë nga masat e përshkruara nga neni 53 deri në nenin 69 të këtij ligji dhe mbajnë parasysh profilin e sëmundjes, kafshët e egra të prekura ose riskun e transmetimit të sëmundjes te kafshët dhe njerëzit. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër: a) kriteret dhe procedurat e survejancës të përshkruara në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni, sipas kërkesave të nenit 27 të këtij ligji, në rastin e konfirmimit zyrtar të një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji; b) rregullat e hollësishme, që plotësojnë masat e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve që merren sipas pikës 1, shkronja “b”, të këtij neni, në rastin e konfirmimit zyrtar të një sëmundjeje të listuar, sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji. Në hartimin e këtyre rregullave mbahen parasysh profili i sëmundjes dhe specieve të listuara të kafshëve për sëmundjet e listuara, të përshkruara në pikën 1 të këtij neni. Seksioni 6 Masa shtesë të kontrollit të sëmundjeve, rregullat e veçanta të përkohshme të kontrollit të sëmundjeve Neni 71 Masa shtesë të kontrollit të sëmundjeve dhe rregullat e veçanta të përkohshme të kontrollit të sëmundjeve lidhur me seksionin 1 deri në 5 të këtij ligji (neni 53 deri në nenin 70) 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë masa të tjera shtesë të kontrollit për sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, përpos atyre të përshkruara në nenet 55, 61, pika 1, 62, 65, pikat 1 e 2, 68, pika 1, dhe në secilën nga rregullat e miratuara në zbatim të neneve 63, 67 dhe 68, pika 2, të këtij ligji. Këto masa shtesë respektojnë rregullat e përcaktuara në këtë ligj dhe janë të nevojshme dhe proporcionale për të frenuar përhapjen e sëmundjes së listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, duke mbajtur parasysh sa vijon: a) rrethanat epidemiologjike specifike; b) tipin e stabilimenteve, vendeve të tjera dhe prodhimit përkatës; c) speciet dhe kategoritë e kafshëve të përfshirë; ç) kushtet ekonomike dhe shoqërore. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare njofton pa vonesë autoritetin kompetent qendror dhe, sipas rastit, palët e interesuara me kërkesën e tyre, për: a) masat e kontrollit të sëmundjeve, që janë marrë në përputhje me nenet 58, 59, 61, 62, 64, 65, 68, pika 1, 69, 70, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 63, 67, 68, pika 2, dhe 70, pika 3, të këtij ligji; b) çdo masë kontrolli shtesë të marrë për sëmundjet, sipas përshkrimit në pikën 1 të këtij neni. 3. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare i kërkon autoritetit kompetent qendror një vlerësim për masat e kontrollit të sëmundjeve të marra nga autoriteti kompetent për sëmundjen në fjalë, si dhe masat e mundshme shtesë të kontrollit të sëmundjeve të marra në përputhje me dispozitat e këtij kreu. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare zbaton sugjerimet e mundshme të autoritetit kompetent qendror për masat e veçanta të kontrollit të sëmundjeve dhe i propozon ministrit për miratim masat e veçanta të kontrollit të sëmundjeve për një periudhë kohe të kufizuar, të përshtatshme me situatën epidemiologjike të sëmundjes, nëse: a) masat e marra për kontrollin e sëmundjes nuk janë më të përshtatshme për situatën epidemiologjike; b) sëmundja e listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, vazhdon të përhapet më tej pavarësisht masave të kontrollit të sëmundjeve të marra në përputhje me këtë krye. 4. Për rastet e urgjencave të mirargumentuara dhe që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme kur sëmundja e listuar mbart riskun e pasojave shumë të rënda, ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, përcakton masa me zbatim të menjëhershëm. KREU II MASAT E KONTROLLIT PËR SËMUNDJET E LISTUARA SIPAS NENIT 9, PIKA 1, SHKRONJAT “B” DHE “C”, TË KËTIJ LIGJI Seksioni 1 Masat e kontrollit të sëmundjeve në rast dyshimi për sëmundje në kafshët e mbajtura Neni 72 Detyrimet e operatorëve dhe personave fizikë dhe personave juridikë të interesuar lidhur me sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji 1. Operatorët dhe personat fizikë dhe personat juridikë të interesuar, në rast dyshimi për praninë e një prej sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, në kafshët e mbajtura, janë të detyruar të njoftojnë sipas dispozitave të nenit 18, pika 1, të këtij ligji. Pas njoftimit, në pritje të masave të kontrollit të sëmundjeve që merren nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në përputhje me nenin 74, pika 1, të këtij ligji, operatorët dhe personat e tjerë dhe personat juridikë të interesuar marrin masa të kontrollit të sëmundjeve, të përshkruara në nenin 74, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, dhe rregullat e tjera të miratuara në zbatim të nenit 74, pika 4, të këtij ligji, me qëllim parandalimin e përhapjes të asaj sëmundjeje të listuar nga kafshët, stabilimentet dhe vendet e tjera të infektuara, që janë nën përgjegjësinë e tyre, te kafshët e tjera të paprekura ose te njerëzit. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të hollësishme për masat plotësuese të kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në pikën 1 të këtij neni. Neni 73 Hetimi nga autoriteti kompetent në rast dyshimi për praninë e një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji 1. Në rast dyshimi të pranisë së një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, në kafshët e mbajtura, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare kryen pa vonesë një hetim për të konfirmuar ose përjashtuar praninë e sëmundjes së listuar. 2. Për qëllimin e hetimit sipas pikës 1 të këtij neni, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, nëse nevojitet, merr masa që: a) veterinarët zyrtarë të kryejnë një ekzaminim klinik mbi një kampion përfaqësues të kafshëve të mbajtura të specieve të listuara për sëmundjen e listuar në fjalë; b) veterinarët zyrtarë të marrin kampionet e duhura nga këto kafshë të mbajtura të specieve të listuara dhe kampione të tjera për analiza në laboratorët e përcaktuar për këtë qëllim nga autoriteti kompetent; c) këta laboratorë të përcaktuar të kryejnë analizat për të konfirmuar ose përjashtuar praninë e sëmundjes së listuar në fjalë. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të hollësishme për hetimin që kryen autoriteti kompetent sipas pikës 1 të këtij neni. Neni 74 Masat paraprake të kontrollit që merr autoriteti kompetent për sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, kur dyshon për praninë e njërës prej sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, në kafshët e mbajtura, merr masat paraprake të kontrollit të sëmundjeve, duke respektuar legjislacionin në fuqi për hyrjen në banesat private. Në pritje të rezultateve të hetimit, sipas nenit 73, pika 1, të këtij ligji, dhe të zbatimit të masave të kontrollit të sëmundjeve sipas nenit 79 të këtij ligji, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare: a) zbaton masa të kontrollit të sëmundjeve për të kufizuar përhapjen e asaj sëmundjeje të listuar nga territori i infektuar, stabilimenti, biznesi ushqimor ose ushqimit për kafshë, stabilimenti i trajtimit të nënprodukteve me origjinë shtazore ose nga çdo vend tjetër i prekur; b) aty ku është e nevojshme, fillon një hetim epidemiologjik, duke mbajtur parasysh rregullat për hetimin epidemiologjik, të përshkruara në nenin 57, pika 1, të këtij ligji. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, përpos masave të përshkruara në pikën 1, mund të marrë masa paraprake shtesë të kontrollit të sëmundjeve, me kusht që këto masa të jenë në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi. 3. Masat paraprake të kontrollit të sëmundjeve, të përshkruara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, duhet të jenë të përshtatshme dhe proporcionale me riskun që paraqet sëmundja e listuar në fjalë, duke mbajtur parasysh: a) profilin e sëmundjes; b) kafshët e mbajtura të prekura; c) statusin shëndetësor të vendit, zonës, ndarjet ose stabilimentit, në të cilin dyshohet për praninë e sëmundjes së listuar; ç) masat paraprake të kontrollit të sëmundjes, të përshkruara në nenet 55, pika 1, dhe 56 të këtij ligji dhe rregullat e mundshme të miratuara në zbatim të nenit 55, pika 2, të këtij ligji. 4. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregullat për sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, që plotësojnë rregullat e përshkruara në pikën 1 të këtij neni, duke mbajtur parasysh përcaktimet e pikës 3 të këtij neni, lidhur me: a) masat paraprake të kontrollit të sëmundjeve, që merren për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së listuar, sipas pikës 1, shkronja “a”, të këtij neni; b) zbatimin e masave paraprake të kontrollit të sëmundjeve, sipas pikës 1, shkronja “a”, të këtij neni, në stabilimentet e tjera, njësitë e tyre epidemiologjike, bizneset ushqimore ose të ushqimit për kafshë ose në stabilimente, që trajtojnë nënprodukte me origjinë shtazore ose në vende të tjera; c) përcaktimin e zonave, ku vendosen masa kufizuese të përkohshme, të përshtatura me profilin e sëmundjes. Neni 75 Rishqyrtimi dhe shtrirja e masave paraprake të kontrollit të sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji Masat për kontrollin e sëmundjeve të përcaktuara në nenin 74, pika 1, të këtij ligji: a) rishqyrtohen nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, kur është e dobishme, në vijim të rezultateve të hetimit të kryer, sipas nenit 73, pika 1, të këtij ligji, dhe, nëse është e përshtatshme, të hetimit epidemiologjik të kryer, sipas nenit 74, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji; b) nëse është e nevojshme këto masa shtrihen më tej në vende të tjera në përputhje me nenin 74, pika 4, shkronja “b”, të këtij ligji. Neni 76 Detyrimet e operatorëve dhe personave fizikë dhe personave juridikë të interesuar dhe masat që duhen marrë nga autoriteti kompetent në rast dyshimi për sëmundje të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji 1. Në rast dyshimi për praninë e njërës prej sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji, kur autoriteti kompetent qendror ka zgjedhur zbatimin e programit të çrrënjosjes në pjesë të territorit të vendit ose zona, ose ndarje të tij, sipas nenit 31, pika 2, të këtij ligji, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare sigurohet që operatorët dhe personat fizikë dhe personat juridikë të interesuar të zbatojnë masat e nevojshme sipas nenit 72, pika 1, të këtij ligji në pritje të masave të mundshme të kontrollit të sëmundjeve, që do të merren prej tij, në përputhje me pikën 2 të këtij neni. 2. Nëse autoriteti kompetent qendror ka zgjedhur çrrënjosjen e një sëmundjeje të listuar sipas pikës 1 të këtij neni, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare në rastin kur dyshon për praninë e sëmundjes në fjalë te kafshët e mbajtura: a) kryen pa vonesë një hetim për të konfirmuar ose përjashtuar praninë e asaj sëmundjeje të listuar, në përputhje me nenin 73, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji; b) në pritje të rezultateve të hetimit të përshkruar në shkronjën “a” të kësaj pike dhe të zbatimit të masave të kontrollit të sëmundjeve, në përputhje me nenin 80, pika 1, të këtij ligji, zbaton masat paraprake të kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në nenin 74, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji. 3. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare rishqyrton dhe shtrin masat paraprake të kontrollit të sëmundjeve sipas pikës 2, shkronja “b”, të këtij neni, në përputhje me nenin 75 të këtij ligji. 4. Pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni, me qëllim ruajtjen e statusit “i pastër nga sëmundja”, zbatohen në të gjithë territorin e vendit ose në zonat që kanë marrë statusin sipas nenit 36 të këtij ligji ose ndarjet, që kanë marrë statusin sipas nenit 37, pika 2, të këtij ligji. 5. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të hollësishme, që u përkasin: a) masave të kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në pikën 1 të këtij neni; b) hetimeve të përshkruara në pikën 2, shkronja “a”, të këtij neni; c) masave paraprake të kontrollit të sëmundjeve, që merren për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së listuar në përputhje me pikën 2, shkronja “b”, të këtij neni. Seksioni 2 Konfirmimi i pranisë së sëmundjes në kafshët e mbajtura Neni 77 Konfirmimi zyrtar i sëmundjes nga autoriteti kompetent 1. Autoriteti kompetent e bazon konfirmimin zyrtar të një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “b” ose “c”, të këtij ligji, mbi informacionet që vijojnë: a) rezultatet e ekzaminimit klinik dhe analizave laboratorike, sipas nenit 73, pika 2, të këtij ligji; b) hetimin epidemiologjik të përshkruar në nenin 74, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, kur nevojitet; c) të dhëna të tjera epidemiologjike, që janë të disponueshme. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë me urdhër rregullat për kërkesat që duhen plotësuar për konfirmimin zyrtar sipas pikës 1 të këtij neni. Neni 78 Heqja e masave paraprake të kontrollit të sëmundjes kur përjashtohet prania e një sëmundjeje Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare do të vazhdojë të zbatojë masat paraprake të kontrollit të sëmundjes të parashikuara në nenet 74, pika 1, 75 dhe 76, pika 2, shkronja “b”, të këtij ligji deri sa prania e sëmundjes në fjalë të jetë përjashtuar në përputhje me çdo rregull të miratuar sipas nenit 77, pika 1, të këtij ligji dhe rregullave të miratuara në zbatim të nenit 77, pika 2, të këtij ligji. Seksioni 3 Masat e kontrollit të sëmundjeve në rast të konfirmimit të pranisë së sëmundjes në kafshët e mbajtura Neni 79 Masat e kontrollit të sëmundjeve që merren nga autoriteti kompetent për sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji Në rast të konfirmimit zyrtar, sipas nenit 77, pika 1, të një shpërthimi të një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, në kafshët e mbajtura, në të gjithë territorin e vendit, zona ose ndarje të tij, që lidhen me shpërthimin, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare: a) merr masat për kontrollin e sëmundjeve të përcaktuara në programin e detyrueshëm të çrrënjosjes, sipas nenit 31, pika 1, të këtij ligji, për atë sëmundje të listuar; ose b) kur vendi ose zona ose ndarjet kanë marrë statusin “i pastër nga sëmundja”, respektivisht, në përputhje me nenin 36 ose 37 të këtij ligji: i. merr një ose më shumë nga masat e përcaktuara nga neni 53 deri tek neni 69 të këtij ligji, në raport me riskun e paraqitur nga sëmundja e listuar në fjalë; dhe ii. kur është e nevojshme, nis zbatimin e programit të çrrënjosjes së detyrueshme për atë sëmundje të listuar. Neni 80 Masat e kontrollit të sëmundjeve që merren nga autoriteti kompetent për sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji 1. Në rast të konfirmimit zyrtar, sipas nenit 77, pika 1, të këtij ligji, të një shpërthimi të një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji, në kafshët e mbajtura, në rastet kur autoriteti kompetent qendror ka zgjedhur zbatimin e programit të çrrënjosjes në pjesë të territorit të vendit ose zona ose ndarje të tij, që janë prekur, sipas përshkrimeve të nenit 31, pika 2, të këtij ligji, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare zbaton masat e kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në programin e çrrënjosjes opsionale, të përshtatshme për atë sëmundje të listuar dhe atë shpërthim. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të marrë masa shtesë të kontrollit të sëmundjeve përpos atyre të përshkruara në pikën 1 të këtij neni, të cilat mund të përfshijnë një ose më shumë nga masat e përshkruara nga neni 53 deri tek neni 69 të këtij ligji, dhe të jenë proporcionale në raport me riskun që paraqet sëmundja e listuar në fjalë dhe mbajnë parasysh: a) profilin e sëmundjes; b) kafshët e mbajtura të prekura; c) pasojat ekonomike dhe shoqërore. 3. Në rast të konfirmimit zyrtar sipas nenit 77, pika 1, të këtij ligji, të një shpërthimi të një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji, në kafshët e mbajtura, në territorin e vendit, zonë ose ndarje, që ka marrë statusin “i pastër nga sëmundja”, sipas nenit 36 ose nenit 37 të këtij ligji, dhe me qëllim të ruajtjes së atij statusi, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare merr një ose më shumë nga masat e përcaktuara nga neni 53 deri tek neni 69 të këtij ligji. Këto masa janë në raport me riskun që paraqet sëmundja e listuar dhe mbajnë parasysh: a) profilin e sëmundjes; b) kafshët e mbajtura të prekura; c) pasojat ekonomike dhe shoqërore. Seksioni 4 Kafshët e egra Neni 81 Masat e kontrollit për sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, në kafshët e egra Kur autoriteti kompetent qendror dyshon ose konfirmon zyrtarisht praninë e një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, te kafshët e egra, në të gjithë territorin ose në zonën përkatëse, që lidhet me shpërthimin, autorizon autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare të marrë masat që vijojnë: a) zbatimin e masave të kontrollit të sëmundjeve të përcaktuara në programin e detyrueshëm të çrrënjosjes, sipas nenit 31, pika 1, të këtij ligji, për atë sëmundje të listuar; ose b) fillimin e një programi të detyrueshëm të çrrënjosjes, kur programi i çrrënjosjes sipas nenit 31, pika 1, të këtij ligji për atë sëmundje të listuar nuk është zbatuar ende për shkak të mungesës së asaj sëmundjeje ose të statusit “i pastër” nga sëmundja në fjalë, si dhe, nëse janë të nevojshme, masa për kafshët e egra, me qëllim kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së asaj sëmundjeje. Neni 82 Masat e kontrollit për sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji, në kafshët e egra 1. Nëse autoriteti kompetent qendror dyshon ose konfirmon zyrtarisht praninë e një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji, te kafshët e egra, dhe ka zgjedhur zbatimin e programit të çrrënjosjes për sëmundjen në fjalë, si dhe nëse janë parashikuar masat për kafshët e egra në programin e çrrënjosjes opsionale, sipas nenit 31, pika 2, të këtij ligji, për atë sëmundje të listuar, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare zbaton masat e kontrollit të sëmundjeve të përcaktuara në atë program të çrrënjosjes opsionale në të gjithë territorin e vendit ose zonat e prekura, si në rastin e dyshimit, ashtu edhe në rastin e konfirmimit zyrtar. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të marrë masa shtesë të kontrollit të sëmundjeve përpos atyre të përshkruara në pikën 1 të këtij neni, të cilat mund të përfshijnë një ose më shumë nga masat e përshkruara nga neni 53 deri tek neni 69 të këtij ligji, dhe të jenë në përpjesëtim me riskun që paraqet sëmundja e listuar dhe mbajnë parasysh: a) profilin e sëmundjes; b) kafshët e egra të prekura dhe riskun e transmetimit të sëmundjeve te kafshët dhe tek njerëzit; dhe c) pasojat ekonomike, shoqërore dhe në mjedis. 3. Në rast të konfirmimit zyrtar të një shpërthimi të një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji në kafshët e egra në territorin e vendit, zonë ose ndarje, që ka marrë statusin “i pastër nga sëmundja”, sipas nenit 36 ose nenit 37 të këtij ligji, dhe me qëllim të ruajtjes së atij statusi, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare merr një ose më shumë nga masat e përcaktuara nga neni 53 deri tek neni 69 të këtij ligji. Këto masa do të jenë në përpjesëtim me riskun që paraqet sëmundja e listuar dhe mbajnë parasysh: a) profilin e sëmundjes; b) kafshët e egra të prekura dhe riskun e transmetimit të sëmundjeve te kafshët dhe te njerëzit; c) rëndësinë e pranisë së sëmundjes te kafshët e egra në lidhje me statusin shëndetësor të kafshëve të mbajtura; dhe ç) pasojat ekonomike, shoqërore dhe në mjedis. Seksioni 5 Bashkëpunimi dhe rregullat e veçanta të përkohshme të kontrollit të sëmundjeve Neni 83 Bashkëpunimi dhe rregullat e veçanta të përkohshme të kontrollit të sëmundjeve lidhur me seksionin 1 deri në 4 të këtij kreu 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare njofton autoritetin kompetent qendror për: a) masat e kontrollit të sëmundjeve të marra në përputhje me nenet 77, pika 1, 78, 79 dhe 81, të këtij ligji, si dhe me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 77, pika 2, të këtij ligji, lidhur me një sëmundje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji; b) masat e kontrollit të sëmundjeve të marra në përputhje me nenet 77, pika 1, 78, 80, pika 1, dhe 82, të këtij ligji, si dhe me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 77, pika 2, të këtij ligji, lidhur me një sëmundje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare i kërkon autoritetit kompetent qendror një vlerësim për masat e kontrollit të sëmundjeve të marra nga autoriteti kompetent për sëmundjen në fjalë, si dhe masat e mundshme shtesë të kontrollit të sëmundjeve të marra në përputhje me dispozitat e këtij kreu. Autoriteti kompetent zbaton sugjerimet e mundshme të autoritetit kompetent qendror për masat e veçanta të kontrollit të sëmundjeve dhe i propozon ministrit për miratim masat e veçanta të kontrollit të sëmundjeve për një periudhë kohe të kufizuar lidhur me një sëmundje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “b” ose “c”, të këtij ligji, në kushte që i përshtaten situatës epidemiologjike atëherë kur: a) masat e marra për kontrollin e sëmundjes nuk janë më të përshtatshme për situatën epidemiologjike; b) sëmundja e listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “b” ose “c”, të këtij ligji vazhdon të përhapet më tej, pavarësisht masave të kontrollit të sëmundjeve të marra në përputhje me këtë krye. 3. Për rastet e urgjencave të mirargumentuara, që lidhen me një sëmundje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “b” ose “c”, të këtij ligji, që përbën një risk të menjëhershëm me pasoja shumë të rënda, ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, përcakton masa me zbatim të menjëhershëm. PJESA IV REGJISTRIMI, MIRATIMI, GJURMUESHMËRIA DHE LËVIZJET TITULLI I KAFSHËT E TOKËS, PRODUKTI GJERMINAL DHE PRODUKTET ME ORIGJINË SHTAZORE TË PËRFITUARA NGA KAFSHËT E TOKËS KREU I REGJISTRIMI, MIRATIMI, RUAJTJA E DOKUMENTACIONEVE DHE E REGJISTRAVE Seksioni 1 Regjistrimi i stabilimenteve dhe i tipave të caktuar të operatorëve Neni 84 Detyrimi i operatorëve për të regjistruar stabilimentet 1. Operatorët e stabilimenteve, që mbajnë kafshë të tokës ose mbledhin, prodhojnë, përpunojnë apo magazinojnë produkte gjerminale, me qëllim që stabilimentet e tyre të regjistrohen në përputhje me nenin 93 të këtij ligji, përpara se të fillojnë këto veprimtari: a) informojnë autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare për secilin stabiliment nën përgjegjësinë e tyre; b) i japin autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare informacionet lidhur me: i. emrin dhe adresën e operatorit në fjalë; ii. vendndodhjen e stabilimentit dhe një përshkrim të strukturave të tij; iii. kategoritë, speciet dhe numrin ose sasinë e kafshëve të mbajtura të tokës ose produkte gjerminale që ata synojnë të mbajnë në stabiliment, si dhe kapacitetin e stabilimentit; iv. tipin e stabilimentit; dhe v. çdo karakteristikë tjetër të stabilimentit, që ndihmon në përcaktimin e riskut që paraqet stabilimenti. 2. Operatorët e stabilimenteve të përshkruara në pikën 1 të këtij neni njoftojnë autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare lidhur me: a) çdo ndryshim të mundshëm në stabilimentin në fjalë, që i përket informacionit të përshkruar në pikën 1, shkronja “b”, të këtij neni; b) çdo ndërprerje të aktivitetit nga operatori ose stabilimenti në fjalë. 3. Stabilimentet që miratohen në përputhje me kërkesat e nenit 94, pika 1, të këtij ligji nuk janë të detyruara të japin informacionet e përshkruara në pikën 1 të këtij neni. Neni 85 Përjashtimi i operatorëve nga detyrimi për të regjistruar stabilimentet Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në ndryshim nga kërkesat e nenit 84, pika 1, të këtij ligji, mund të përjashtojë nga detyrimi për regjistrim disa kategori stabilimentesh që paraqesin një risk të parëndësishëm, sipas rregullave të përcaktuara sipas nenit 86, pika 2, të këtij ligji. Autoriteti kompetent qendror njofton palët e interesuara për këto përjashtime. Neni 86 Rregulla për detyrimin e operatorëve për të regjistruar stabilimentet 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla mbi informacionet që operatorët duhet të japin, me qëllim regjistrimin e stabilimenteve, sipas nenit 84, pika 1, të këtij ligji, përfshirë edhe afatet kohore brenda të cilave duhet të jepen këto informacione. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, përcakton rregulla për tipin e stabilimenteve, që mund të përjashtohen nga detyrimi i regjistrimit, në përputhje me nenin 85 të këtij ligji, në bazë të elementeve të mëposhtme: a) speciet, kategoritë dhe numri i kafshëve të mbajtura të tokës dhe sasia e produkteve gjerminale, që mbahen në stabiliment, dhe kapaciteti i stabilimentit; b) tipi i stabilimentit; dhe c) lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës ose të produkteve gjerminale në hyrje dhe dalje nga stabilimenti. Neni 87 Detyrimi për regjistrim i transportuesve të thundrakëve të mbajtur dhe rregulla të hollësishme 1. Transportuesit e thundrakëve të mbajtur, që kryejnë transportin e këtyre kafshëve brenda vendit ose për eksport apo import, me qëllim që të regjistrohen sipas nenit 93 të këtij ligji, para se të fillojnë veprimtarinë: a) njoftojnë autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare për veprimtarinë e tyre; b) i japin autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare informacione për: i. emrin dhe adresën e transportuesit në fjalë; ii. kategoritë, speciet dhe numrin e thundrakëve të mbajtur, që parashikohet të transportohen; iii. tipin e transportit; iv. mjetet e transportit. 2. Transportuesit e përshkruar në pikën 1 të këtij neni njoftojnë autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare lidhur me: a) çdo ndryshim të mundshëm tek elementet e përshkruara në pikën 1, shkronja “b”, të këtij neni; b) çdo ndërprerje të aktivitetit të transportit. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë me urdhër rregulla që plotësojnë kërkesat e pikës 1 të këtij neni. Këto rregulla u kërkojnë transportuesve të tipave të tjerë të transportit të japin informacionet e duhura për qëllim të regjistrimit të veprimtarisë së tyre, kur transporti që kryejnë përbën një risk të veçantë dhe domethënës për specie ose kategori të caktuara kafshësh. Neni 88 Përjashtime nga detyrimi i regjistrimit të transportuesve të thundrakëve të mbajtur Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në ndryshim nga kërkesat e nenit 87, pika 1, të këtij ligji, mund të përjashtojë nga detyrimi për regjistrim kategori të caktuara transportuesish, aktiviteti i transportit të të cilëve përbën një risk të parëndësishëm, sipas rregullave të miratuara në përputhje me nenin 89, pika 2, të këtij ligji. Autoriteti kompetent qendror njofton palët e interesuara për këto përjashtime. Neni 89 Rregulla të tjera lidhur me detyrimin e regjistrimit të transportuesve 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla mbi informacionet që transportuesit duhet të japin, për qëllimin e regjistrimit të veprimtarisë së tyre sipas nenit 87, pikat 1 dhe 3, të këtij ligji, përfshirë edhe afatet kohore brenda të cilave duhet të jepen këto informacione. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, përcakton rregulla për tipin e transportuesve që mund të përjashtohen nga detyrimi i regjistrimit, në përputhje me nenin 86 të këtij ligji, në bazë të elementeve të mëposhtme: a) distancave të transportit të thundrakëve në fjalë; b) kategorive, specieve dhe numrit të thundrakëve që transportohen. Neni 90 Detyrimi i regjistrimit të operatorëve që kryejnë veprimtari grumbullimi në mënyrë të pavarur nga një stabiliment 1. Operatorët që kryejnë në mënyrë të pavarur nga një stabiliment veprimtari grumbullimi të thundrakëve dhe shpendëve të mbajtur, përfshirë ata që blejnë ose shesin kafshë, me qëllim regjistrimin në përputhje me nenin 93 të këtij ligji, përpara se të fillojnë aktivitetin e tyre, i japin autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare informacione për: a) emrin dhe adresën e operatorit; b) specieve dhe kategoritë e thundrakëve dhe shpendëve të mbajtur që përfshin veprimtaria e tyre. 2. Operatorët e përshkruar në pikën 1 të këtij neni njoftojnë autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare për: a) çdo ndryshim lidhur me elementet e përshkruara në pikën 1 të këtij neni; b) çdo ndërprerje të mundshme të veprimtarisë nga operatori. Neni 91 Përjashtimi nga detyrimi i regjistrimit i operatorëve, që kryejnë veprimtari grumbullimi Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në ndryshim nga kërkesat e nenit 90, pika 1, të këtij ligji, mund të përjashtojë nga detyrimi për regjistrim kategori të caktuara të operatorëve që kryejnë veprimtari grumbullimi, që paraqesin një risk të parëndësishëm, sipas rregullave të miratuara në përputhje me nenin 92, pika 2, të këtij ligji. Autoriteti kompetent qendror njofton palët e interesuara për këto përjashtime. Neni 92 Detyrimi i regjistrimit të operatorëve, që kryejnë veprimtari grumbullimi 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla për sa u përket informacioneve që duhet të japin operatorët për qëllime regjistrimi, sipas nenit 90, pika 1, të këtij ligji, përfshirë edhe afatet kohore brenda të cilave duhet të jepen këto informacione. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, përcakton rregullat për tipat e operatorëve që mund të përjashtohen nga detyrimi për regjistrim sipas nenit 91 të këtij ligji, me kusht që veprimtaria e këtyre operatorëve të përbëjë një risk të papërfillshëm dhe bazuar në speciet, kategoritë e në numrin e kafshëve të mbajtura të tokës, që përfshin veprimtaria e tyre. Neni 93 Detyrimi i autoritetit kompetent për regjistrimin Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare regjistron: a) stabilimentet në regjistrin sipas kërkesave të nenit 101, pika 1, të këtij ligji, nëse operatori në fjalë ka dhënë informacionet e kërkuara sipas nenit 84, pika 1, të këtij ligji; b) transportuesit në regjistrin sipas kërkesave të nenit 101, pika 1, të këtij ligji, nëse transportuesi ka dhënë informacionet e kërkuara sipas nenit 87, pikat 1 dhe 3, të këtij ligji; c) operatorët që kryejnë veprimtari grumbullimi të kafshëve të pavarura nga një stabiliment, në regjistrin sipas kërkesave të nenit 101, pika 1, të këtij ligji, nëse operatori në fjalë ka dhënë informacionet e kërkuara sipas nenit 90, pika 1, të këtij ligji. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare i jep një numër unik regjistrimi çdo stabilimenti, transportuesi dhe operatori, sipas përshkrimeve në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni. Seksioni 2 Miratimi i tipave të caktuar të stabilimenteve Neni 94 Miratimi i stabilimenteve të caktuara dhe rregulla të hollësishme 1. Operatorët e tipave të stabilimenteve, si më poshtë, i kërkojnë autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare miratimin e veprimtarisë në përputhje me nenin 96, pika 1, të këtij ligji, dhe fillojnë veprimtarinë vetëm pasi stabilimenti i tyre është miratuar në përputhje me nenin 97, pika 1, të këtij ligji: a) stabilimentet që kryejnë veprimtari të grumbullimit të thundrakëve dhe shpendëve brenda vendit e për qëllime importi dhe/ose eksporti; b) stabilimentet e produkteve gjerminale për gjedhin, derrat, dhentë, dhitë dhe njëthundrakët; c) inkubatorët e vezëve për çelje ose të zogjve 24-orësh brenda vendit e për qëllime eksporti; ç) stabilimentet që mbajnë shpendë, nga të cilët shpendët e destinuara për qëllime të tjera, përveç therjes ose vezëve për çelje, lëvizen brenda vendit ose për qëllime eksporti; d) çdo lloj stabilimenti tjetër për kafshët e mbajtura të tokës, që përbën një risk të lartë, miratimi i të cilit duhet të bëhet në përputhje me rregullat e miratuara sipas kërkesave të pikës 3, shkronja “b”, të këtij neni. 2. Operatorët ndërpresin veprimtarinë në një stabiliment të tipit të përshkruar në pikën 1 të këtij neni kur: a) autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare heq ose pezullon miratimin e tij, në përputhje me nenin 100, pika 2, të këtij ligji; ose b) në rastin e miratimit të kushtëzuar, të dhënë sipas nenit 99, pika 3, të këtij ligji, stabilimenti dështon të përmbushë kërkesat e përcaktuara sipas nenit 99, pika 3, të këtij ligji, dhe nuk merr miratimin përfundimtar në përputhje me nenin 97, pika 1, të këtij ligji. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë me urdhër rregullat për sa i përket: a) përjashtimit nga detyrimi që operatorët e tipave të stabilimenteve të përcaktuar në pikën 1, nga shkronja “a” deri në “ç”, të këtij neni, të kërkojnë miratimin e veprimtarisë në rastin kur këto stabilimente paraqesin një risk të papërfillshëm; b) tipave të stabilimenteve që duhet të miratohen në përputhje me pikën 1, shkronja “d”, të këtij neni; c) rregullave të veçanta për ndërprerjen e veprimtarisë për stabilimentet e produkt gjerminal sipas pikës 1, shkronja “b”, të këtij neni. 4. Gjatë përcaktimit të rregullave në zbatim të pikës 3 të këtij neni, mbahen parasysh kriteret e mëposhtme: a) speciet dhe kategoritë e kafshëve të mbajtura të tokës ose produkt gjerminal që mbahen në një stabiliment; b) numri i specieve dhe numri i kafshëve të mbajtura të tokës ose sasia e produktit gjerminal që mbahet në një stabiliment; c) tipi i stabilimentit dhe tipi i prodhimit; dhe ç) lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës ose të produktit gjerminal, në hyrje dhe dalje të atyre tipave të stabilimenteve. Neni 95 Miratimi i statusit të stabilimenteve të izoluara Operatorët e stabilimenteve që duan të marrin statusin e një stabilimenti të izoluar: a) kërkojnë nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare miratimin e stabilimentit në përputhje me nenin 96, pika 1, të këtij ligji; b) lëvizin kafshët e mbajtura për në ose nga stabilimenti i tyre, në përputhje me kushtet e përshkruara në nenin 137, pika 1, dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 137, pika 2, të këtij ligji, vetëm pasi stabilimenti i tyre të ketë marrë miratimin e atij statusi nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare në përputhje me nenet 97 dhe 99 të këtij ligji. Neni 96 Detyrimi i operatorëve për të dhënë informacione për marrjen e miratimit dhe rregulla të tjera 1. Operatorët, në kërkesën për miratimin e stabilimentit, sipas nenit 94, pika 1, dhe nenit 95, shkronja “a”, i japin autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare informacionet e mëposhtme: a) emrin dhe adresën e operatorit; b) vendndodhjen e stabilimentit dhe një përshkrim të strukturave të tij; c) kategoritë, speciet dhe numrin e kafshëve të mbajtura të tokës ose sasinë e produkteve gjerminale përkatëse që mbahen në stabiliment për qëllimin e miratimit të stabilimentit; ç) tipin e stabilimentit; d) informacione të tjera mbi stabilimentin lidhur me karakteristikat specifike të tij, të cilat janë të rëndësishme në përcaktimin e riskut të mundshëm që paraqet stabilimenti. 2. Operatorët e stabilimenteve të përshkruara në pikën 1 të këtij neni njoftojnë autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare për: a) çdo ndryshim që bëhet në stabiliment lidhur me elementet e përshkruara në pikën 1, shkronjat “a”, “b” ose “c”, të këtij neni; b) çdo mbyllje të veprimtarisë nga operatori ose stabilimenti përkatës. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla lidhur me informacionet që duhet të japin operatorët në kërkesën për miratimin e stabilimentit sipas pikës 1, të këtij neni, përfshirë edhe afatet kohore brenda të cilave duhet të jepen këto informacione, sipas pikave 1 dhe 2, shkronja “b”, të këtij neni. Neni 97 Dhënia dhe kushtet për miratimin e stabilimenteve dhe rregulla të hollësishme 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare miraton krijimin e stabilimenteve sipas neneve 94, pika 1, dhe 95, shkronja “a”, të këtij ligji vetëm nëse këto stabilimente: a) plotësojnë kërkesat e mëposhtme, sipas rastit, lidhur me: i. masat e karantinës, izolimit dhe masa të tjera të biosigurisë, duke mbajtur parasysh kërkesat e nenit 10, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, dhe çdo rregull tjetër të miratuar në zbatim të nenit 10, pika 2, të këtij ligji; ii. kërkesat e survejancës, sipas nenit 24 të këtij ligji, dhe, kur është e rëndësishme për tipin e stabilimentit në fjalë, edhe riskun që lidhet me kërkesat sipas nenit 25 të këtij ligji; iii. rregullat për mbajtjen e regjistrave dhe ruajtjen e dokumentacionit sipas neneve 102 dhe 103 të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 106 dhe 107 të këtij ligji; b) kanë struktura dhe pajisje që: i. janë të përshtatshme për të zvogëluar riskun e hyrjes dhe të përhapjes së sëmundjeve në një nivel të pranueshëm, duke mbajtur parasysh tipin e stabilimentit në fjalë; ii. kanë një kapacitet të përshtatshëm për numrin e kafshëve të mbajtura të tokës ose vëllimin e produktit gjerminal në fjalë; c) nuk paraqesin një risk të papranueshëm për përhapjen e sëmundjeve, duke mbajtur parasysh masat e parashikuara për zbutjen e riskut; ç) kanë personel të trajnuar në mënyrën e duhur, që lidhet me veprimtarinë e stabilimentit përkatës; d) kanë një sistem që i mundëson operatorit në fjalë t’i tregojë autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare plotësimin e kërkesave nga shkronja “a” deri në shkronjën “ç” të kësaj pike. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë me urdhër rregulla të hollësishme lidhur me: a) masat e karantinës, izolimit dhe masa të tjera të biosigurisë, në përputhje me pikën 1, shkronja “a”, nënndarja “i”, të këtij neni; b) kërkesat e survejancës sipas pikës 1, shkronja “a”, nënndarja “ii”, të këtij neni; c) strukturat dhe pajisjet e përshkruara në pikën 1, shkronja “b”, të këtij neni; ç) përgjegjësitë, kompetencat dhe trajnimin e specializuar të personelit dhe mjekëve veterinarë sipas përshkrimit në pikën 1, shkronja “d” të këtij neni, që lidhen me veprimtarinë e stabilimenteve të produktit gjerminal dhe të stabilimenteve për veprimtaritë e grumbullimit të thundrakëve dhe shpendëve; d) mbikëqyrjen e nevojshme nga ana e autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare të stabilimenteve të produktit gjerminal dhe të stabilimenteve për veprimtaritë e grumbullimit të thundrakëve dhe shpendëve. 3. Në hartimin e rregullave të përshkruara në pikën 2 të këtij neni mbahen parasysh kriteret e mëposhtme: a) risqet e paraqitura nga secili tip stabilimenti; b) speciet dhe kategoritë e kafshëve të mbajtura të tokës, që lidhen me miratimin; c) tipin e prodhimit në fjalë; ç) mënyrat tipike të lëvizjes, që kryhen nga tipi i stabilimentit dhe speciet e kategoritë e kafshëve të mbajtura në ato stabilimente. Neni 98 Miratimi i stabilimenteve të kafshëve të mbajtura të tokës Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në vijim të kërkesës së paraqitur në përputhje me nenin 94, pika 1, të këtij ligji, ose nenin 95, shkronja “a”, të këtij ligji, jep miratimin me shkrim të një stabilimenti të dhënë, në përputhje me rregullat e përshkruara në nenin 97, pika 1, të këtij ligji, për: a) tipin e stabilimentit të përshkruar në nenin 94, pika 1, dhe nenin 95 të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 94, pika 3, shkronja “b”, të këtij ligji, për të cilin është i vlefshëm ky miratim; b) speciet dhe kategoritë e kafshëve të mbajtura të tokës ose produktit gjerminal të këtyre specieve për të cilat është i vlefshëm ky miratim. Neni 99 Procedurat për dhënien e miratimit nga autoriteti kompetent 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare përcakton procedurat që operatorët duhet të ndjekin për të kërkuar miratimin e stabilimenteve të tyre sipas neneve 94, pika 1, 95 të këtij ligji, ose nenit 96, pika 1, të këtij ligji. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, pasi merr një kërkesë për miratim nga një operator në përputhje me nenin 94, pika 1, të këtij ligji, ose me nenin 95, shkronja “a”, të këtij ligji, kryen një vizitë në vendin ku ndodhet stabilimenti. 3. Autoritetit kompetent i kontrolleve zyrtare jep miratimin pasi të jenë plotësuar kërkesat e nenit 97 të këtij ligji dhe kërkesat e pikave 1 dhe 2 të këtij neni. 4. Kur një stabiliment nuk i plotëson të gjitha kërkesat për miratim sipas nenit 97 të këtij ligji, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund t’i japë një miratim të kushtëzuar atij stabilimenti nëse në bazë të kërkesës së operatorit dhe vizitës në vend sipas pikës 2 të këtij neni, duket se stabilimenti i përmbush të gjitha kërkesat kryesore që ofrojnë garanci të mjaftueshme se stabilimenti nuk përbën një risk të konsiderueshëm. 5. Pasi ka dhënë miratimin me kusht, në përputhje me pikën 4 të këtij neni, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare jep miratimin e plotë vetëm nëse në vijim të një vizite tjetër në vendin e stabilimentit të kryer brenda tre muajve nga data e dhënies së miratimit me kusht, ose nga shqyrtimi i dokumentacionit të dhënë nga operatori brenda tre muajve nga ajo datë, rezulton se stabilimenti i plotëson të gjitha kërkesat për miratim të përshkruara në nenin 97, pika 1, të këtij ligji, dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 97, pika 2, të këtij ligji. Nëse nga vizita në vendin e stabilimentit ose nga shqyrtimi i dokumentacionit të dhënë nga operatori rezulton se ka pasur përmirësim të dukshëm, por se stabilimenti ende nuk i plotëson të gjitha kërkesat, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të zgjasë miratimin me kusht. Në çdo rast, kohëzgjatja totale e miratimit me kusht nuk kalon më shumë se sa gjashtë muaj. Neni 100 Rishqyrtimi, pezullimi dhe heqja e miratimit për stabilimentet e kafshëve të mbajtura të tokës nga autoriteti kompetent 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare rishqyrton në vazhdimësi miratimet e dhëna për stabilimentet, në përputhje me nenet 97 dhe 99 të këtij ligji, në intervale kohe të përshtatshme, mbështetur në riskun që ato paraqesin. 2. Kur autoriteti kompetent identifikon mangësi serioze në një stabiliment në lidhje me përmbushjen e kërkesave të përcaktuara në nenin 97, pika 1, të këtij ligji dhe rregullat e miratuara në përputhje me nenin 97, pika 2, të këtij ligji, dhe operatori i atij stabilimenti nuk është në gjendje të sigurojë garancitë e duhura që ato mangësi do të eliminohen, do të nisin procedurat për tërheqjen e miratimit të stabilimentit. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të vendosë të pezullojë miratimin e një stabilimenti, në vend që ta heqë atë, kur operatori është në gjendje të garantojë plotësimin e atyre mangësive, brenda një periudhe kohe të arsyeshme. 3. Miratimi mund të jepet pas heqjes ose të rijepet pas pezullimit sipas kërkesave të pikës 2 të këtij neni vetëm kur autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare sigurohet që stabilimenti plotëson tërësisht të gjitha kërkesat e këtij ligji, që kanë të bëjnë me tipin e stabilimentit. Seksioni 3 Regjistrat e autoritetit kompetent Neni 101 Regjistrat që mbahen nga autoriteti kompetent 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare krijon dhe mban të përditësuar regjistrat, ku: a) mbahen të gjitha stabilimentet dhe operatorët e regjistruar në përputhje me nenin 93 të këtij ligji; b) mbahen të gjitha stabilimentet e miratuara prej tij në përputhje me nenet 97 e 99 të këtij ligji. Regjistrat e përshkruar në shkronjat “a” dhe “b” të këtij neni përmbajnë informacione që kanë të bëjnë me lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës dhe produktit gjerminal të tyre. Informacionet u vihen në dispozicion autoriteteve kompetente të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Regjistri i stabilimenteve të miratuara, i përshkruar në shkronjën “b” të këtij neni, i vihet publikut në dispozicion për aq sa informacionet që ato përmbajnë kanë të bëjnë me lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës dhe produkt gjerminal të tyre brenda vendit. 2. Kur është e përshtatshme dhe e rëndësishme, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të kombinojë të dhënat në regjistrin e përshkruar në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni dhe të dhënat në regjistrin e përshkruar në pikën 1, shkronja “b”, të këtij neni me të dhëna që regjistrohen për qëllime të tjera. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë me urdhër rregulla për informacionet e hollësishme që përfshihen në regjistrat e përshkruar në pikën 1, shkronjat “a” dhe “b”, të këtij neni, si dhe vënien në dispozicion të publikut të regjistrit të përshkruar në pikën 1, shkronja “b”, të këtij neni. Seksioni 4 Mbajtja e të dhënave Neni 102 Detyrimet e operatorëve për mbajtjen e të dhënave të stabilimenteve, të ndryshme nga stabilimentet e produktit gjerminal 1. Operatorët e stabilimenteve, që kanë detyrimin të regjistrohen sipas nenit 93 të këtij ligji ose të miratohen sipas nenit 97, pika 1, të këtij ligji, mbajnë dhe përditësojnë dokumentacionin, i cili përmban të paktën informacionet e mëposhtme: a) speciet, kategoritë, numrin dhe, nëse nevojitet, identifikimin e kafshëve të mbajtura të tokës që ndodhen në stabilimentin e tyre; b) lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës në hyrje dhe në dalje nga stabilimenti i tyre, duke shënuar sipas rastit: i. vendin e tyre të origjinës ose mbërritjes; ii. datën e këtyre lëvizjeve; c) dokumentet që duhet të shoqërojnë kafshët e mbajtura të tokës, që hyjnë ose dalin nga stabilimenti në përputhje me nenin 112, shkronja “b”, nenin 113, pika 1, shkronja “b”, nenin 114, pika 1, shkronja “c”, nenin 115, shkronja “b”, nenin 117, shkronja “b”, nenin 143, pikat 1 dhe 2, nenin 164, pika 2, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 118, 120 dhe 144, pika 1, shkronjat “b” dhe “c”; ç) ngordhshmërinë e kafshëve të mbajtura të tokës që ndodhen në stabiliment; d) masat e biosigurisë, survejancën, trajtimet, rezultatet e testeve dhe informacione të tjera përkatëse, nëse është e përshtatshme, për: i. speciet dhe kategoritë e kafshëve të mbajtura të tokës që ndodhen në stabiliment; ii. tipin e prodhimit; iii. tipin dhe madhësinë e stabilimentit; dh) rezultatet e vizitave shëndetësore të kafshëve, të kërkuara në përputhje me nenin 25, pika 1, të këtij ligji. Të dhënat mbahen dhe përditësohen në regjistra elektronikë dhe në kopje fizike në letër. 2. Stabilimentet që paraqesin një risk të ulët të përhapjes së sëmundjeve të listuara ose sëmundjeve emergjente mund të përjashtohen nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare nga detyrimi i ruajtjes së dokumentacionit që përmban të gjitha ose pjesë të informacionet/ve e/të përshkruara në pikën 1 të këtij neni. 3. Operatorët e stabilimenteve ruajnë të dhënat dhe dokumentacionin e përshkruar në pikat 1 dhe 2 në stabilimentin në fjalë dhe: a) i vënë ato menjëherë në dispozicion të autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare sipas kërkesës; b) i ruajnë ato për një periudhë minimale të përcaktuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, e cila nuk mund të jetë më pak sesa tre vjet. 4. Në ndryshim nga kërkesat e pikës 3 të këtij neni, operatorët mund të përjashtohen nga detyrimi i ruajtjes së të dhënave dhe dokumentacionit, që përmban të gjitha ose pjesë të informacionet/ve e/të përshkruara në pikën 1 të këtij neni, kur operatori në fjalë: a) ka akses në databazën e kompjuterizuar të përshkruar në nenin 109 për speciet përkatëse të kafshëve dhe databaza përmban informacionin që duhej përfshirë në regjistra; dhe b) ka informacionin e përditësuar të hedhur direkt në databazën elektronike. Neni 103 Detyrimi i mbajtjes së të dhënave për stabilimentet e produktit gjerminal 1. Operatorët e stabilimenteve të produktit gjerminal mbajnë dhe përditësojnë dokumentacionin që përmban të paktën informacionet e mëposhtme: a) racën, moshën, identifikimin dhe statusin shëndetësor të kafshëve dhuruese të përdorura për prodhimin e produktit gjerminal; b) datën dhe vendin e mbledhjes, përpunimin dhe produktit gjerminal riprodhues të mbledhur, të prodhuar ose të përpunuar; c) identifikimin e produktit gjerminal dhe hollësitë e vendit të tyre të mbërritjes, nëse është i njohur; ç) dokumentet që duhet të shoqërojnë produktin gjerminal në hyrje ose dalje nga stabilimenti në fjalë, në përputhje me nenet 162 dhe 164, pika 2, të këtij ligji, dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 162, pikat 3 dhe 4, të këtij ligji; d) rezultatet e ekzaminimeve klinike dhe të analizave laboratorike, nëse nevojiten; dh) teknikat laboratorike të përdorura. 2. Stabilimentet që paraqesin një risk të ulët të përhapjes së sëmundjeve të listuara ose sëmundjeve emergjente mund të përjashtohen nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare nga detyrimi për të mbajtur të gjitha ose disa nga informacionet e përshkruara në pikën 1 të këtij neni. 3. Operatorët e stabilimenteve të produktit gjerminal ruajnë dokumentacionin e përshkruar në pikat 1 dhe 2 të këtij neni në stabilimentin e tyre dhe: a) i vënë ato menjëherë në dispozicion të autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare me kërkesën e këtij të fundit; b) i ruajnë ato për një periudhë minimale të përcaktuar nga autoriteti kompetent, e cila nuk mund të jetë më pak sesa tre vjet. Neni 104 Detyrimi i transportuesve për ruajtjen e të dhënave 1. Transportuesit do të mbajnë dhe përditësojnë dokumentacionin që përmban të paktën informacionet e mëposhtme: a) stabilimentet e vizituara prej tyre; b) kategoritë, speciet dhe numrin e kafshëve të mbajtura të tokës të transportuara; c) pastrimin, dezinfektimin dhe dezinfestimin e mjeteve të transportit të përdorura; ç) të dhëna të hollësishme të dokumentacionit që shoqëron kafshët në fjalë, përfshirë numrin e secilit dokument. Dokumentacioni ruhet dhe mirëmbahet në formatin letër ose elektronik. 2. Transportuesit që paraqesin një risk të ulët të përhapjes së sëmundjeve të listuara ose sëmundjeve emergjente mund të përjashtohen nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare nga detyrimi i ruajtjes së dokumentacionit, që përmban të gjitha ose pjesë të informacionit/ve të përshkruara në pikën 1 të këtij neni. 3. Transportuesit do të ruajnë dokumentacionin e përshkruar në pikat 1 dhe 2 të këtij neni: a) në mënyrë të tillë që mund t’i vihet menjëherë në dispozicion autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare pas kërkesës; b) për një periudhë minimale të përcaktuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, e cila nuk mund të jetë më pak sesa tre vjet. Neni 105 Detyrimi i operatorëve që kryejnë veprimtari të grumbullimit për ruajtjen e të dhënave 1. Operatorët që kryejnë veprimtari grumbullimi, që janë të detyruar të regjistrohen sipas nenit 93 të këtij ligji, mbajnë dhe përditësojnë dokumentacionin që përmban të paktën informacionet e mëposhtme: a) speciet, kategoritë, numrat dhe identifikimin e kafshëve të mbajtura të tokës nën përgjegjësinë e tyre; b) lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës nën përgjegjësinë e tyre, duke deklaruar sipas rastit: i. vendin e origjinës dhe të mbërritjes së tyre; ii. datën e këtyre lëvizjeve; c) dokumentet që shoqërojnë kafshët e mbajtura të tokës që lëvizin nën përgjegjësinë e tyre, në përputhje me nenet 112, shkronja “b”, 113, pika 1, shkronja “b”, 114, pika 1, shkronja “c”, 115, shkronja “b”, 117, shkronja “b”, 143, pikat 1 dhe 2, 164, pika 2, të këtij ligji, dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 118, 120 dhe 144, pika 1, shkronjat “b” dhe “c”, të këtij ligji; ç) ngordhshmërinë e kafshëve të mbajtura të tokës nën përgjegjësinë e tyre; dhe d) masat e biosigurisë, survejancës, trajtimet, rezultatet e analizave dhe informacione të tjera përkatëse, sipas rastit, për speciet dhe kategoritë e kafshëve të mbajtura të tokës nën përgjegjësinë e tyre. Dokumentacioni ruhet dhe mirëmbahet në formatin letër ose elektronik. 2. Operatorët, aktivitetet e të cilëve paraqesin një risk të ulët të përhapjes së sëmundjeve të listuara ose të sëmundjeve emergjente, mund të përjashtohen nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare nga detyrimi i ruajtjes së dokumentacionit, që përmban të gjitha ose pjesë të informacionet/ve të përshkruara në pikën 1 të këtij neni. 3. Operatorët: a) vendosin në dispozicion të autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare dokumentacionin e përshkruar në pikën 1 të këtij neni me kërkesën e këtij të fundit; b) e ruajnë atë dokumentacion për një periudhë minimale të përcaktuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, e cila nuk mund të jetë më pak sesa tre vjet. Neni 106 Rregulla të tjera për ruajtjen e të dhënave 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë me urdhër rregulla që plotësojnë kërkesat në fushën e ruajtjes së dokumentacionit të përshkruara në nenet 102, 103, 104 dhe 105 të këtij ligji për sa u përket: a) informacioneve shtesë që ruhen përpos atyre të parashikuara në nenet 102, pika 1, 103, pika 1, 104, pika 1, dhe 105, pika 1, të këtij ligji; b) kërkesat shtesë për ruajtjen e dokumentacionit që u përket produkteve gjerminale të mbledhur, të prodhuar ose të përpunuar në një stabiliment të produkteve gjerminale, pasi ai të ketë ndërprerë veprimtarinë e tij. 2. Gjatë hartimit dhe miratimit të rregullave të përshkruara në pikën 1 të këtij neni, do të mbajë parasysh kriteret e mëposhtme: a) risqet e paraqitura nga secili tip stabilimenti ose veprimtarie; b) speciet dhe kategoritë e kafshëve të mbajtura të tokës ose të produktit gjerminal që ndodhen në stabilimentin në fjalë ose të transportuara nga ai stabiliment; c) tipin e prodhimit në stabiliment ose tipin e veprimtarisë; ç) mënyrat tipike të lëvizjes dhe kategoritë e kafshëve në fjalë; d) numrin e kafshëve të mbajtura të tokës ose sasinë e produktit gjerminal nën përgjegjësinë e operatorit në fjalë. Neni 107 Rregulla në lidhje me përjashtimet nga detyrimi për ruajtjen e të dhënave Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla lidhur me tipin e stabilimenteve dhe operatorëve që autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund t’i përjashtojë nga detyrimi i ruajtjes së dokumentacionit, sipas neneve 102, 103, 104 dhe 105 të këtij ligji, përkatësisht për: a) stabilimentet që mbajnë ose operatorët që mbajnë ose transportojnë një numër të vogël të kafshëve të mbajtura të tokës ose një sasi të vogël të produktit gjerminal; b) speciet ose kategoritë e kafshëve të mbajtura të tokës ose produkt gjerminal. Hartimi i këtyre rregullave mbështetet në kriteret e përshkruara në nenin 106, pika 2, të këtij ligji. KREU II KËRKESAT E GJURMUESHMËRISË PËR KAFSHËT E MBAJTURA TË TOKËS DHE PRODUKTIT GJERMINAL Seksioni 1 Kafshët e mbajtura të tokës Neni 108 Përgjegjësia për krijimin e sistemit për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të mbajtura të tokës 1. Autoriteti kompetent qendror ka detyrimin të krijojë dhe të mbajë një sistem për identifikimin dhe regjistrimin e atyre specieve të kafshëve të mbajtura të tokës për të cilat kërkohet nga ky ligj dhe rregullat e miratuara në zbatim të tij. Nëse nevojitet, ky sistem parashikon edhe regjistrimin e lëvizjeve të këtyre kafshëve. 2. Në ndërtimin e sistemit sipas pikës 1 të këtij neni, mbahen parasysh: a) speciet ose kategoritë e kafshëve të mbajtura të tokës që përfshihen në sistem; b) riskun e paraqitur nga ajo specie ose kategori kafshësh. 3. Sistemi i përshkruar në pikën 1 të këtij neni përfshin elementet e mëposhtme: a) mjetet për të identifikuar kafshët e mbajtura të tokës, individualisht ose në grup; b) dokumentet e identifikimit, dokumentet e lëvizjes dhe dokumentet e tjera për identifikimin dhe gjurmueshmërinë e kafshëve të mbajtura të tokës sipas nenit 110; c) dokumentacionin e përditësuar në stabiliment në përputhje me nenin 102, pika 1, shkronjat “a” dhe “b”; ç) një databazë kompjuterike të kafshëve të mbajtura të tokës në përputhje me nenin 109, pika 1, të këtij ligji. 4. Sistemi i përshkruar në pikën 1 të këtij neni konceptohet në mënyrë të tillë që: a) të garantojë zbatimin efikas të masave të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve të parashikuara në këtë ligj; b) të lehtësojë gjurmueshmërinë e kafshëve të mbajtura të tokës dhe lëvizjet e tyre brenda vendit, hyrjen e tyre në vend dhe daljen nga territori i vendit; c) të garantojë ndërveprimin efikas, integrimin dhe përputhshmërinë e elementeve që e përbëjnë atë sistem; ç) të garantojë që sistemi të jetë i përshtatur në masën e duhur: i. me sistemin e kompjuterizuar të informacionit për njoftimin dhe raportimin në Bashkimin Evropian, të parashikuar në nenin 22 të këtij ligji; ii. me sistemin TRACES; d) të garantojë një qasje koherente lidhur me speciet e ndryshme të kafshëve që përfshihen në sistem. 5. Autoriteti kompetent qendror, nëse nevojitet, mund: a) të përdorë sistemin e përshkruar në pikën 1 të këtij neni, në tërësi ose pjesë të tij, për qëllime të ndryshme nga ato të përshkruara në pikën 4, shkronjat “a” dhe “b”, të këtij neni; b) të integrojë dokumentet e identifikimit, dokumentet e lëvizjes dhe dokumentet e tjera të përshkruara në nenin 110 të këtij ligji, me certifikatat shëndetësore të kafshëve ose dokumentin e vetëdeklarimit të parashikuar në nenet 143, pikat 1 dhe 2, dhe 151, pika 1, të këtij ligji, si dhe në rregullat e miratuara në zbatim të neneve 144, pika 1, shkronjat “b” dhe “c”, dhe 151, pikat 3 dhe 4, të këtij ligji; c) të caktojë një autoritet tjetër, ose të autorizojë një organ tjetër ose një person fizik për të garantuar zbatimin praktik të sistemit të identifikimit dhe regjistrimit të përshkruar në pikën 1 të këtij neni, përfshirë edhe lëshimin e dokumenteve të identifikimit dhe hartimin e modeleve të dokumenteve sipas nenit 110, pika 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij ligji. Neni 109 Krijimi dhe mirëmbajtja e databazës për kafshët e mbajtura të tokës 1. Autoriteti kompetent qendror krijon e mirëmban databazën e kompjuterizuar për të regjistruar të paktën: a) informacionet e mëposhtme lidhur me kafshët e mbajtura të specieve të gjedhit: i. identifikimin individual të tyre, sipas nenit 112, shkronja “a”, të këtij ligji; ii. stabilimentet ku ato mbahen; iii. lëvizjet e tyre në hyrjen dhe daljen e tyre nga ato stabilimente; b) informacionet e mëposhtme lidhur me kafshët e mbajtura të specieve të dhenve dhe të dhive: i. informacione për identifikimin e tyre, sipas nenit 113, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, si dhe numrin e kafshëve të mbajtura që ndodhen në stabiliment; ii. stabilimentet ku ato mbahen; iii. lëvizjet e tyre në hyrjen dhe daljen nga ato stabilimente. c) informacionet e mëposhtme lidhur me kafshët e mbajtura të specieve të derrit: i. informacione për identifikimin e tyre, sipas nenit 115 të këtij ligji, dhe numrin e kafshëve që ndodhen në stabilimentet ku ato mbahen; ii. stabilimentet ku ato mbahen; iii. lëvizjet e tyre në hyrjen dhe daljen nga ato stabilimente; ç) informacionet e mëposhtme lidhur me kafshët e mbajtura të specieve të kuajve: i. kodin e tyre unik sipas nenit 114 të këtij ligji; ii. metodën e identifikimit të parashikuar në nenin 114, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, i cili bën lidhjen e kafshës në fjalë me dokumentin e identifikimit të përshkruar në paragrafin “iii’, kur është e nevojshme; iii. të dhënat e hollësishme të identifikimit të kafshës të përfshira në dokumentin e identifikimit të përshkruar në nenin 114, pika 1, shkronja “c”, sikurse janë përcaktuar në rregullat e miratuara në zbatim të neneve 118 dhe 120; iv. stabilimentet ku mbahen zakonisht ato kafshë; d) informacionet lidhur me kafshët e mbajtura të tokës, të specieve të ndryshme nga ato të përshkruara në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të kësaj pike, kur janë parashikuar në rregullat e miratuara në zbatim të pikës 2 të këtij neni. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë me urdhër rregullat për regjistrimin e informacioneve që u përkasin specieve të tjera të kafshëve, të ndryshme nga ato të përshkruara në pikën 1 të këtij neni, shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, në databazën e kompjuterizuar, kur nevojitet, për shkak të risqeve specifike dhe me rëndësi që paraqesin ato specie kafshësh: a) për të garantuar zbatimin efikas të masave të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve të parashikuara në këtë ligj; b) për të lehtësuar gjurmueshmërinë e kafshëve të mbajtura të tokës dhe lëvizjet e tyre brenda vendit, hyrjen e tyre në vend dhe daljen nga territori i vendit. Neni 110 Detyrimet e autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare për dokumentet e identifikimit, të lëvizjes dhe dokumentet e tjera për identifikimin dhe gjurmueshmërinë e kafshëve të mbajtura të tokës 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare: a) lëshon dokumente identifikimi për kafshët e mbajtura të tokës kur këto dokumente kërkohen sipas neneve 114, pika 1, shkronja “c”, dhe 117, shkronja “b”, të këtij ligji, si dhe nga rregullat e miratuara në zbatim të neneve 118 dhe 120 të këtij ligji; b) lëshon dokumente identifikimi për kafshët e specieve të gjedhit, sipas përshkrimit në nenin 112, shkronja “b”, të këtij ligji, me përjashtim të rasteve kur ekziston mundësia e lëshimit dhe e shkëmbimit të këtyre dokumenteve në formë elektronike; c) harton modelet e dokumenteve të lëvizjes dhe dokumenteve të tjera për identifikimin dhe gjurmueshmërinë e kafshëve të mbajtura të tokës, nëse kërkohet, sipas neneve 113, pika 1, shkronja “b”, 115, shkronja “b”, 117, shkronja “b”, të këtij ligji, si dhe nga rregullat e miratuara në zbatim të neneve 118 dhe 120 të këtij ligji. 2. Për sa u përket dokumenteve të identifikimit për lëvizjen e kafshëve të specieve të gjedhit brenda vendit, zbatohen kërkesat e pikës 1, shkronja “b”, të këtij neni. Neni 111 Vënia në dispozicion të publikut e informacioneve për mjetet e identifikimit Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare njofton palët e tjera të interesuara, si dhe bën publik informacionet për: a) personin e kontaktit të databazës kompjuterike të krijuar nga autoriteti kompetent qendror, në përputhje me nenin 109, pika 1, të këtij ligji; b) autoritetet ose organet përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve të identifikimit, dokumenteve të lëvizjes dhe dokumenteve të tjera, në përputhje me nenin 110 të këtij ligji, duke mbajtur parasysh nenin 108, pika 5, shkronja “c”; c) mjetet e identifikimit që përdoren për çdo specie dhe kategori të kafshëve të mbajtura të tokës, në përputhje me nenet 112, shkronja “a”, 113, pika 1, shkronja “a”, 114, pika 1, 115, shkronja “a”, 117, shkronja “a”, të këtij ligji, dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 118 e 120 të këtij ligji; ç) formatin e përcaktuar për lëshimin e dokumenteve të identifikimit dhe dokumenteve të tjera të përcaktuara në nenin 110 të këtij ligji. Neni 112 Detyrimet e operatorëve për identifikimin e kafshëve të mbajtura të specieve të gjedhit Operatorët që mbajnë kafshë të specieve të gjedhit: a) sigurojnë që ato kafshë të identifikohen individualisht me një mjet fizik identifikimi; b) në rastin e lëvizjes së kafshëve, sigurohen që ato kafshë të mbajtura të shoqërohen me një dokument identifikimi të lëshuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare ose autoriteti i deleguar ose organi i autorizuar i shtetit të origjinës, me përjashtim të rasteve kur plotësohen kushtet e përshkruara në nenin 110, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji; c) sigurohen që dokumenti i identifikimit: i. të mbahet, të plotësohet dhe përditësohet saktë nga operatori përkatës; dhe ii. të shoqërojë kafshët e mbajtura të tokës gjatë lëvizjes, kur një dokument i tillë kërkohet sipas shkronjës “b” të këtij neni; ç) i dërgojnë autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare informacionet, që hidhen në databazën e kompjuterizuar, sipas nenit 109, pika 1, të këtij ligji, nga ky autoritet ose nga operatori i autorizuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare për lëvizjet në hyrje dhe dalje të atyre kafshëve të mbajtura në stabilimentin përkatës, si edhe të gjitha lindjet dhe ngordhjet në atë stabiliment. Neni 113 Detyrimet e operatorëve për identifikimin e kafshëve të mbajtura të specieve dhen dhe dhi 1. Operatorët që mbajnë kafshë të specieve të dhenve dhe dhive: a) marrin masa që ato kafshë të mbajtura të identifikohen secila me një mjet fizik identifikimi; b) në rastin e lëvizjes së kafshëve nga stabilimenti ku mbahen, marrin masa që ato kafshë të mbajtura të shoqërohen me një dokument lëvizjeje të plotësuar saktë, sipas modelit të hartuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në përputhje me nenin 110 të këtij ligji; c) i dërgojnë autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare informacionet, që hidhen në databazën e kompjuterizuar, sipas nenit 109, pika 1, të këtij ligji, nga ky autoritet ose nga operatori i autorizuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, për lëvizjet në hyrje dhe dalje të atyre kafshëve të mbajtura në stabilimentin përkatës. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të përjashtojë operatorët nga detyrimi që kafshët e mbajtura të species së dhenve dhe dhive të shoqërohen me dokumente lëvizjeje gjatë lëvizjeve brenda vendit, me kusht që: a) informacionet që përmban dokumenti përkatës i lëvizjes të jenë hedhur në databazën e kompjuterizuar, sipas nenit 109, pika 1, të këtij ligji; b) sistemi për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të mbajtura të specieve të dhenve dhe dhive ofron një nivel gjurmueshmërie të barasvlefshëm me atë të parashikuar në dokumentet e lëvizjes. Neni 114 Detyrimet e operatorëve për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të mbajtura të specieve të kuajve 1. Operatorët që mbajnë kafshë që u përkasin specieve të kuajve marrin masa që ato kafshë të identifikohen individualisht nëpërmjet: a) një kodi unik, i cili regjistrohet në databazën e kompjuterizuar, sipas nenit 109, pika 1, të këtij ligji; b) një mjeti fizik identifikimi ose një metode tjetër, që e lidh kafshën e mbajtur me dokumentin e identifikimit, sipas shkronjës “c” të kësaj pike, të lëshuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në përputhje me nenin 110 të këtij ligji; c) një dokumenti unik identifikimi të plotësuar saktë, i vlefshëm për të gjithë jetën. 2. Operatorët që mbajnë kafshë të specieve të kuajve marrin masa që informacionet për këto kafshë t’i dërgohen databazës së kompjuterizuar, sipas nenit 109, pika 1, të këtij ligji. Neni 115 Detyrimet e operatorëve për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të mbajtura të specieve të derrit Operatorët që mbajnë kafshë të specieve të derrit: a) marrin masa që kafshët e mbajtura të identifikohen secila me një mjet fizik identifikimi; b) në rastin e lëvizjes së kafshëve nga stabilimenti ku mbahen, marrin masa që ato kafshë të mbajtura të shoqërohen me një dokument lëvizjeje të plotësuar saktë, sipas modelit të hartuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në përputhje me nenin 110, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji; c) i dërgojnë autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare informacionet, që hidhen në databazën e kompjuterizuar sipas nenit 109, pika 1, të këtij ligji nga ky autoritet ose nga operatori i autorizuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, për lëvizjet në hyrje dhe dalje të atyre kafshëve të mbajtura në stabilimentin përkatës. Neni 116 Përjashtimet për lëvizjet e kafshëve të mbajtura të specieve të derrit Në ndryshim nga neni 115, shkronja “b”, të këtij ligji, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të përjashtojë operatorët nga detyrimi që kafshët e mbajtura të specieve të derrit, gjatë lëvizjeve brenda vendit, të shoqërohen me dokumente lëvizjeje të plotësuara saktë, sipas modelit të hartuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, me kusht që: a) informacionet që përmban dokumenti përkatës i lëvizjes të jenë hedhur në databazën e kompjuterizuar sipas nenit 109, pika 1, të këtij ligji; b) sistemi për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të mbajtura të specieve të derrit të ofrojë një nivel gjurmueshmërie të barasvlefshëm me atë të parashikuar në dokumentet e lëvizjes. Neni 117 Detyrimi i operatorëve për identifikimin e kafshëve të mbajtura të tokës, të ndryshme nga kafshët e specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrit dhe familjes së kuajve Operatorët duhet të sigurojnë që kafshët e mbajtura të tokës, të ndryshme nga kafshët e specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrit dhe familjes së kuajve, të përmbushin kërkesat e mëposhtme, kur është e nevojshme, bazuar në nenet 118 dhe 120 të këtij ligji: a) që kafshët identifikohen individualisht ose në grup; b) që kafshët shoqërohen me dokumente identifikimi, dokumente lëvizjeje ose dokumente të tjera për identifikimin dhe gjurmueshmërinë e tyre, të plotësuara saktë dhe të përditësuara, sipas species të kafshës në fjalë. Neni 118 Rregulla të tjera për identifikimin dhe regjistrimin 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër: a) rregulla të hollësishme për mjetet dhe mënyrat e identifikimit të kafshëve të mbajtura të tokës të parashikuara në nenet 112, shkronja “a”, 113, pika 1, shkronja “a”, 114, pika 1, 115, shkronja “a”, dhe 117, shkronja “a”, të këtij ligji, ku përfshihet zbatimi dhe përdorimi i tyre; b) rregulla për informacionet që përfshihen në: i. databazën e kompjuterizuar sipas nenit 109, pika 1, shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ ç”, të këtij ligji; ii. dokumentet e identifikimit dhe lëvizjes, të përshkruara në nenet 112, shkronja “b”, 113, pika 1, shkronja “b”, 114, pika 1, shkronja “c”, dhe 115, shkronja “b”, të këtij ligji; c) rregullat për shkëmbimin e të dhënave elektronike ndërmjet databazave të kompjuterizuara sipas nenit 110, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër: a) rregullat e hollësishme për mjetet dhe mënyrat e identifikimit, të ndryshme nga ato të përshkruara në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni, si dhe përjashtimet dhe rregullat e veçanta për kategori të caktuara kafshësh ose rrethanat dhe kushtet për këto përjashtime; b) dispozita të veçanta për dokumentet e identifikimit ose të lëvizjes të përshkruara në nenet 112, shkronja “b”, 113, pika 1, shkronja “b”, 114, pika 1, shkronja “c”, 115, shkronja “b”, dhe 117, shkronja “b”, të këtij ligji, që shoqërojnë kafshët kur ato lëvizin; c) rregullat e hollësishme për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të mbajtura të tokës, të specieve të ndryshme nga ato të gjedhit, dhenve, dhive, derrit dhe kuajve, kur janë të nevojshme, duke mbajtur parasysh risqet që paraqesin këto specie kafshësh: i. për të garantuar zbatimin efikas të masave të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve të përcaktuara në këtë ligj; ii. për të lehtësuar gjurmueshmërinë e kafshëve të mbajtura të tokës dhe lëvizjet e tyre brenda vendit në hyrje dhe daljen nga vendi; ç) rregullat për informacionet që përfshihen në: i. databazën e kompjuterizuar, sipas nenit 109, pika 1, shkronja “d”, të këtij ligji; ii. dokumentet e identifikimit dhe lëvizjes sipas nenit 117, shkronja “b”, të këtij ligji; d) rregullat për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të mbajtura të tokës nga neni 112 deri tek neni 117, pas hyrjes së tyre në vend. 3. Gjatë përcaktimit të rregullave të përshkruara në këtë nen mbahen parasysh kërkesat e përshkruara në nenin 119, pika 2, të këtij ligji. Neni 119 Përjashtimet nga detyrimi i gjurmueshmërisë 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë rregullat që përjashtojnë operatorët nga detyrimi i përmbushjes së kërkesave për identifikimin dhe regjistrimin, të përshkruara në nenet 112, 113, 114 dhe 115 të këtij ligji: a) në rastet kur një ose më shumë nga elementet e përshkruara në nenin 108, pika 3, të këtij ligji, nuk janë të nevojshme për të përmbushur kërkesat e përshkruara në nenin 108, pika 4, shkronjat “a” dhe “b”, të këtij ligji; dhe b) kur masat e tjera të gjurmueshmërisë në fuqi garantojnë që niveli i gjurmueshmërisë të kafshëve në fjalë nuk është prekur. Ministri miraton gjithashtu edhe masat kalimtare të nevojshme për zbatimin praktik të këtyre përjashtimeve. 2. Gjatë hartimit të rregullave të përshkruara në pikën 1 të këtij neni, mbahen parasysh: a) speciet dhe kategoritë e kafshëve të mbajtura të tokës në fjalë; b) risqet që përfshijnë këto kafshë të mbajtura të tokës; c) numrin e kafshëve që gjenden në stabilimentet përkatëse; ç) tipin e prodhimit në stabilimentet, ku mbahen këto kafshë të tokës; d) mënyrat e lëvizjes për speciet dhe kategoritë përkatëse të kafshëve të mbajtura të tokës; dh) vlerësime lidhur me mbrojtjen dhe ruajtjen e specieve të kafshëve të mbajtura të tokës në fjalë; e) zbatimin efikas të elementeve të tjera të gjurmueshmërisë së sistemit për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të mbajtura të tokës, sipas nenit 108, pika 3, të këtij ligji. Neni 120 Rregulla të tjera për gjurmueshmërinë e kafshëve të mbajtura të tokës 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, do të përcaktojë: a) rregulla për akses të barabartë në informacionet që mbahen në databazën e kompjuterizuar, si dhe specifikimet teknike dhe mënyrën e funksionimit të databazës së kompjuterizuar, sipas nenit 109, pika 1, shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ ç”, të këtij ligji; b) rregulla për kushtet dhe modalitetet teknike për shkëmbimin e të dhënave elektronike ndërmjet databazave të kompjuterizuara të shteteve të tjera dhe njohjen e funksionimit të plotë të sistemeve të shkëmbimit të të dhënave të përshkruara në nenin 110, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë: a) rregulla për zbatimin uniform të sistemit të identifikimit dhe regjistrimit të përshkruar në nenin 108, pika 1, të këtij ligji, për specie ose kategori të ndryshme të kafshëve të mbajtura të tokës, në mënyrë që të garantohet funksionimi sa më i mirë i tij; b) rregulla për zbatimin uniform të nenit 108, pika 5, shkronja “c”, të këtij ligji, lidhur me organet ose personat fizikë të autorizuar të përshkruar në nenin 108, pika 5, të këtij ligji dhe kushtet për caktimin e tyre; c) rregulla për specifikimet teknike dhe procedurat, formatet, konceptimin e rregullat e funksionimit të mjeteve dhe të metodave të identifikimit, përfshirë: i. afatet kohore për zbatimin e mjeteve dhe metodave të identifikimit; ii. heqjen, ndryshimin apo zëvendësimin e mjeteve dhe metodave të identifikimit, si dhe afatet kohore për kryerjen e tyre; dhe iii. konfigurimin e kodit të identifikimit; ç) rregulla për specifikimet teknike, formatet dhe mënyrat e funksionimit për sa u përket dokumenteve të identifikimit dhe të lëvizjes, të përshkruara në nenin 112, shkronja “b”, nenin 113, pika 1, shkronja “b”, nenin 114, pika 1, shkronja “c”, nenin 115, shkronja “b”, dhe nenin 117, shkronja “b” të këtij ligji; d) rregulla për akses të barabartë në informacionet që mbahen në databazën e kompjuterizuar, si dhe specifikimet teknike dhe mënyrën e funksionimit të databazës së kompjuterizuar, sipas nenit 109, pika 1, shkronja “e” të këtij ligji; dh) rregulla për afatet kohore, detyrimet dhe procedurat për dhënien e informacioneve nga operatorët ose personat e tjerë ose personat juridikë, si dhe për regjistrimin e kafshëve të mbajtura të tokës në databazën e kompjuterizuar; e) udhëzime dhe procedura për identifikimin elektronik të kafshëve, kur është e nevojshme; ë) rregulla për zbatimin praktik të përjashtimeve nga detyrimi i identifikimit dhe regjistrimit, të përshkruara në nenin 119, pika 1, të këtij ligji. Seksioni 2 Produkte gjerminale Neni 121 Kërkesat e gjurmueshmërisë për produktet gjerminale të kafshëve të mbajtura të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrit dhe të kuajve 1. Operatorët, që prodhojnë, përpunojnë ose magazinojnë produkt gjerminal të kafshëve të mbajtura të specieve të gjedhit, dhive, dhenve, derrit dhe kuajve, vendosin për produktet gjerminale të këtyre kafshëve një shenjim që bën të mundur përcaktimin e qartë: a) të kafshëve dhuruese; b) të datës së mbledhjes; dhe c) të stabilimentit nga ku është mbledhur, prodhuar, përpunuar e magazinuar produkti gjerminal. 2. Shënjimi, sipas pikës 1 të këtij neni, realizohet në mënyrë të tillë që të garantojë: a) zbatimin efikas të masave për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të përcaktuara në këtë ligj; b) gjurmueshmërinë e produktit gjerminal, lëvizjet e tyre brenda territorit të vendit dhe në hyrje e dalje nga vendi. Neni 122 Rregulla shtesë për gjurmueshmërinë e produktit gjerminal 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë me urdhër rregulla për kërkesat e gjurmueshmërisë për produktin gjerminal të kafshëve të mbajtura të tokës të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrit dhe kuajve, që plotësojnë rregullat e përshkruara në nenin 121 të këtij ligji. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë me urdhër rregulla në fushën e gjurmueshmërisë për produktit gjerminal të kafshëve të mbajtura të tokës, të ndryshme nga kafshët e specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrit dhe kuajve, kur është e nevojshme për: a) zbatimin efikas të masave për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të përcaktuara në këtë ligj; b) gjurmueshmërinë e këtij produktit gjerminal, lëvizjet e tij brenda territorit të vendit dhe në hyrje dhe dalje nga vendi. 3. Gjatë hartimit të rregullave të përshkruara në pikën 1 të këtij neni, mbahen parasysh: a) speciet dhe kategoria e kafshëve të mbajtura të tokës, nga të cilat është marrë produkti gjerminal; b) statusi shëndetësor i kafshëve dhuruese; c) risqet që lidhen me atë produkt gjerminal; ç) tipi i produktit gjerminal; d) tipi i grumbullimit, prodhimit, përpunimit ose magazinimit të produktit gjerminal; dh) modelet e lëvizjes për speciet dhe kategoritë përkatëse të kafshëve të mbajtura të tokës dhe produktit gjerminal të tyre; e) vlerësime lidhur me mbrojtjen dhe ruajtjen e specieve të kafshëve të mbajtura të tokës, në fjalë; ë) elemente të tjera që mund të ndihmojnë në gjurmueshmërinë e produktit gjerminal. Neni 123 Rregulla të tjera që lidhen me gjurmueshmërinë e produktit gjerminal Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, do të përcaktojë rregulla lidhur me: a) kërkesat teknike dhe specifikimet për shënjimin e produktit gjerminal, sipas nenit 121, pika 1, të këtij ligji; b) kërkesat për funksionimin e sistemit të gjurmueshmërisë, sipas rregullave të miratuara, në zbatim të nenit 122, pika 1, të këtij ligji. KREU III LËVIZJET E KAFSHËVE TË MBAJTURA TË TOKËS Seksioni 1 Kërkesat e përgjithshme për lëvizjet Neni 124 Kërkesat e përgjithshme për lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës 1. Operatorët marrin masa parandaluese të përshtatshme për të siguruar që lëvizja e kafshëve të mbajtura të tokës të mos cenojë statusin shëndetësor në vendin e mbërritjes lidhur me: a) sëmundjet e listuara, sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji; b) sëmundjet emergjente. 2. Operatorët do të lëvizin kafshë të mbajtura të tokës nga stabilimentet e tyre dhe të pranojnë këto kafshët vetëm nëse ato kafshë plotësojnë kushtet e mëposhtme: a) vijnë nga stabilimente: i. që janë regjistruar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare në përputhje me nenin 93 të këtij ligji; ose ii. janë miratuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare në përputhje me nenet 97, pika 1, dhe 98 të këtij ligji, dhe nëse kërkohet nga neni 94, pika 1, ose neni 95 të këtij ligji; ose iii. që janë të përjashtuara nga detyrimi i regjistrimit, i përcaktuar në nenin 84 të këtij ligji; b) përmbushin kërkesat e identifikimit dhe regjistrimit të përcaktuara në nenet 112, 113, 114, 115 e 117 të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 118 dhe 120 të këtij ligji. Neni 125 Masat për parandalimin e sëmundjeve gjatë transportit 1. Operatorët marrin masat e nevojshme dhe të përshtatshme parandaluese për të garantuar që: a) statusi shëndetësor i kafshëve të mbajtura të tokës nuk vihet në rrezik gjatë transportit; b) veprimtaritë e transportit të kafshëve të mbajtura të tokës nuk shkaktojnë përhapjen e mundshme të sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji te njerëzit dhe te kafshët; c) merren masat për kryerjen e pastrimit, dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit të pajisjeve dhe mjeteve të transportit, si dhe masa të tjera të përshtatshme të biosigurisë, për sa u përket risqeve që lidhen me veprimtaritë e transportit. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregullat lidhur me: a) kushtet dhe kërkesat për pastrimin, dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e pajisjeve dhe mjeteve të transportit, si dhe përdorimin e produkteve biocide për këto qëllime; b) masa të tjera të përshtatshme të biosigurisë, sipas kërkesave të pikës 1, shkronja “c”, të këtij neni. Seksioni 2 Lëvizjet e kafshëve Neni 126 Kërkesat e përgjithshme për lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës 1. Operatorët lëvizin kafshët e mbajtura të tokës vetëm nëse ato përmbushin kushtet e mëposhtme: a) nuk shfaqin simptoma të sëmundjes; b) vijnë nga një stabiliment i regjistruar ose i miratuar: i. ku nuk është shfaqur ngordhshmëri e pazakontë me një shkak të papërcaktuar; ii. mbi të cilin nuk janë vendosur masa kufizuese të lëvizjes, që prekin specie të kafshëve që lëvizen, në përputhje me rregullat e përcaktuara në nenet 55, pika 1, 61, pika 1, shkronja “a”, 62, 65, pika 1, shkronja “c”, 74, pika 1, dhe 79, të këtij ligji, me rregullat e miratuara në zbatim të neneve 55, pika 2, 63, 67, 71, pika 3, 74, pika 4, dhe 83, pika 2, të këtij ligji, ose masave urgjente, sipas neneve 256 dhe 257 të këtij ligji, si dhe me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 258 të këtij ligji, përveç rasteve kur janë autorizuar përjashtime nga kufizimet e lëvizjes në përputhje me këto rregulla; iii. që nuk ndodhet në një zonë mbi të cilën janë vendosur masa kufizuese, në përputhje me rregullat e përcaktuara në nenet 55, pika 1, shkronja “dh”, nënndarja “ii”, 64, 65, 74, pika 1, 79 të këtij ligji, me rregullat e miratuara në zbatim të neneve 67, 71, pika 3, 74, pika 4, dhe 83, pika 2, të këtij ligji, ose masave urgjente të parashikuara në nenet 256 dhe 257 të këtij ligji, si dhe me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 258 të këtij ligji, përveç rasteve kur janë autorizuar përjashtime nga kufizimet e lëvizjes në përputhje me këto rregulla; c) nuk kanë qenë në kontakt me kafshë të mbajtura të tokës, të cilat u janë nënshtruar kufizimeve të lëvizjes, sipas përshkrimeve në shkronjën “b”, nënndarjet “ii” dhe “iii”, të këtij neni, ose me kafshë të mbajtura të tokës të një specieve të listuar me një status shëndetësor më të ulët për një periudhë kohe të mjaftueshme përpara datës së parashikuar të lëvizjes, me qëllim zvogëlimin e mundësisë së përhapjes së sëmundjes, duke mbajtur parasysh faktorët që vijojnë: i. periudhën e inkubacionit dhe rrugët e transmetimit të sëmundjeve të listuara dhe sëmundjeve emergjente në fjalë; ii. tipin e stabilimentit; iii. speciet dhe kategoritë e kafshëve të mbajtura të tokës që lëvizen; iv. faktorë të tjerë epidemiologjikë; ç) përmbushin kërkesat përkatëse të përshkruara nga seksioni 3 deri në seksionin 8 (nga neni 130 deri tek neni 154 të këtij ligji). 2. Operatorët marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar që kafshët e mbajtura të tokës të dërgohen drejtpërdrejt në vendin e tyre të mbërritjes, përveç rastit kur, për arsye të respektimit të mirëqenies së kafshëve, ato duhet të ndalojnë në një vend pushimi. Neni 127 Detyrimet e operatorëve në vendin e mbërritjes 1. Operatorët e stabilimenteve dhe të thertoreve, që marrin kafshë të mbajtura të tokës: a) kontrollojnë që: i. kafshët janë identifikuar me mjetet ose metodat e identifikimit të parashikuara në nenet 112, shkronja “a”, 113, pika 1, shkronja “a”, 114, pika 1, shkronjat “a” dhe “b”, 115, shkronja “a”, dhe 117, shkronja “a”, të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 118 dhe 120 të këtij ligji; ii. kafshët shoqërohen me dokumente identifikimi të plotësuara saktë, sipas kërkesave të neneve 112, shkronja “b”, 113, pika 1, shkronja “b”, 114, pika 1, shkronja “c”, dhe 117, shkronja “b”, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 118 dhe 120 të këtij ligji; b) kontrollojnë që kafshët të jenë të shoqëruara me certifikatë shëndetësore sipas nenit 143 të këtij ligji dhe rregullave të miratuara në zbatim të nenit 144, pika 1, shkronjat “b” dhe “c”, të këtij ligji, ose dokumentet e vetëdeklarimit të parashikuara në nenin 151 të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 151, pikat 3 dhe 4, të këtij ligji; c) njoftojnë autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare të vendit të mbërritjes për çdo parregullsi të gjetur pas kontrollit të kafshëve të mbajtura të marra, lidhur me: i. kafshët e mbajtura të tokës të marra; ii. mjetet ose metodat e identifikimit të përshkruara në shkronjën “a”, nënndarja “i”, të këtij neni; iii. dokumentet e përshkruara në shkronjën “a”, nënndarja “ii”, dhe shkronjën “b”, të këtij neni. 2. Në rast të ndonjë parregullsie të gjetur, sipas përshkrimeve të pikës 1, shkronja “c”, të këtij ligji, operatori izolon kafshët në fjalë deri kur autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare në vendin e mbërritjes të marrë një vendim lidhur me ato kafshë. Neni 128 Ndalimi i lëvizjes së kafshëve të mbajtura të tokës me qëllim çrrënjosjen e një sëmundjeje Operatorët nuk lejohet të dërgojnë ose të marrin nga shtete të tjera kafshë të mbajtura të tokës, të destinuara për therje në kuadër të një programi çrrënjosjeje të sëmundjes, sipas nenit 31, pikave 1 ose 2, të këtij ligji, përveç në rastet kur autoriteti kompetent qendror ka marrë dakordësinë paraprake të autoritetit kompetent të një shteti kufitar dhe ka autorizuar paraprakisht lëvizjen e këtyre kafshëve. Neni 129 Kërkesa të përgjithshme për operatorët lidhur me lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës, që kalojnë transit në territorin e vendit drejt një shteti tjetër ose territori të tij Operatorët marrin masa që kafshët e mbajtura të tokës, që kalojnë transit në territorin e vendit drejt një shteti tjetër ose territori të tij, përmbushin kërkesat e përcaktuara në nenet 124, 125, 126 dhe 128 të këtij ligji. Seksioni 3 Kërkesa specifike lidhur me lëvizjet e thundrakëve dhe shpendëve Neni 130 Lëvizjet e thundrakëve dhe shpendëve të mbajtur Operatorët do të lëvizin thundrakët dhe shpendët e mbajtur nga një stabiliment vetëm nëse kafshët në fjalë përmbushin kushtet që vijojnë lidhur me sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji: a) në datën e lëvizjes nuk shfaqin simptoma ose shenja klinike të sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji; b) kafshët i janë nënshtruar një periudhe qëndrimi të përshtatshme për ato sëmundje të listuara, duke mbajtur parasysh speciet dhe kategorinë e thundrakëve dhe të shpendëve që lëvizen; c) në stabilimentin e origjinës nuk janë futur thundrakë ose shpendë të mbajtur për një periudhë kohe të përshtatshme për sëmundjet e listuara, specieve dhe kategoritë e thundrakëve ose të shpendëve që do të lëvizen, kur janë miratuar rregulla sipas nenit 131 të këtij ligji ose nenit 135 të këtij ligji, që e ndalojnë futjen për atë periudhë kohe; ç) vlerësojnë se thundrakët ose shpendët e mbajtur nuk paraqesin një risk të lartë të përhapjes së sëmundjeve të listuara në vendin e mbërritjes, mbështetur në: i. statusin shëndetësor lidhur me sëmundjet përkatëse për speciet ose kategoritë e thundrakëve dhe shpendëve të mbajtur që lëvizen, duke pasur parasysh edhe statusin shëndetësor në vendin e mbërritjes; ii. rezultatet e analizave laboratorike ose rezultatet e natyrave të tjera, të nevojshme për të dhënë garanci lidhur me statusin shëndetësor të kërkuar për lëvizjen në fjalë; iii. kryerjen e vaksinimit ose masave të tjera parandaluese të sëmundjeve ose të zbutjes së riskut, që synojnë kufizimin e përhapjes së sëmundjes përkatëse në vendet e mbërritjes ose përgjatë rrugëtimit. Neni 131 Rregulla të hollësishme për lëvizjet e thundrakëve dhe shpendëve të mbajtur 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla lidhur me: a) periudhat kohore të qëndrimit sipas nenit 130, shkronja “b”, të këtij ligji; b) periudhën kohore të nevojshme, që kufizon hyrjen e thundrakëve ose të shpendëve të mbajtur në stabilimente përpara datës së lëvizjes, sipas nenit 130, shkronja “c”, të këtij ligji; c) kërkesat shtesë që të garantojnë se thundrakët dhe shpendët e mbajtur nuk përbëjnë një risk të lartë, sipas përshkrimit të nenit 130, shkronja “ç”, të këtij ligji, për përhapjen e sëmundjeve të listuara, sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji; ç) masat e tjera të nevojshme për zbutjen e riskut që plotësojnë kërkesat e përshkruara në nenin 130 të këtij ligji. 2. Gjatë përcaktimit të rregullave të përshkruara në pikën 1 të këtij neni mbahen parasysh sa vijon: a) sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji, që u përkasin specieve të listuara ose kategorive të thundrakëve ose shpendëve të mbajtur që lëvizen; b) statusi shëndetësor lidhur me sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji në stabilimentet, ndarjet dhe zonat e origjinës dhe të mbërritjes; c) tipi i stabilimentit dhe tipi i prodhimit në vendin e origjinës dhe mbërritjes; ç) tipi i lëvizjes në fjalë; d) speciet dhe kategoritë e thundrakëve ose të shpendëve të mbajtur që lëvizen; dh) mosha e thundrakëve ose e shpendëve të mbajtur që lëvizen; e) faktorë të tjerë epidemiologjikë. Neni 132 Thundrakët dhe shpendët e mbajtur që lëvizen për therje 1. Operatorët e thertoreve, që pranojnë thundrakë dhe shpendë të mbajtur, i therin ato kafshë sa më shpejt që të jetë e mundur pas mbërritjes së tyre dhe jo më vonë se afati kohor i përcaktuar në rregullat e miratuara në zbatim të pikës 2 të këtij neni. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregullat, ku përcaktohen afatet kohore të therjes sipas pikës 1 të këtij neni. Seksioni 4 Veprimtaritë e grumbullimit për thundrakët dhe shpendët e mbajtur Neni 133 Përjashtime lidhur me veprimtaritë e grumbullimit 1. Në ndryshim nga kërkesat e nenit 126, pika 2, të këtij ligji, operatorët mund t’i grumbullojnë thundrakët dhe shpendët e mbajtur në jo më shumë sesa tri vende grumbullimi, përgjatë një lëvizjeje të vetme nga vendi i origjinës së ngarkesës së parë në vendin e mbërritjes. 2. Veprimtaritë e grumbullimit, sipas pikës 1 të këtij neni, kryhen vetëm në një stabiliment të miratuar për këtë qëllim, në përputhje me nenet 97, pika 1, dhe 99, pikat 3 dhe 4, të këtij ligji. Përjashtimisht, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të lejojë që një veprimtari grumbullimi të bëhet drejtpërdrejt në një mjet transporti, duke mbledhur thundrakë ose shpendë të mbajtur drejtpërdrejt nga stabilimentet e tyre të origjinës, me kusht që këto kafshë të mos shkarkohen përsëri gjatë asaj veprimtarie grumbullimi dhe përpara mbërritjes: a) në stabilimentin ose vendmbërritjen fundore; ose b) në një stabiliment të miratuar për qëllime grumbullimi në përputhje me nenet 97, pika 1, dhe 99, pikat 4 dhe 5, të këtij ligji, në vijim të veprimtarive të mëtejshme të grumbullimit. Neni 134 Rregulla për parandalimin e sëmundjeve që lidhen me veprimtaritë e grumbullimit Operatorët që kryejnë veprimtari grumbullimi marrin masa të sigurojnë që: a) thundrakët dhe shpendët e mbajtur të grumbulluar kanë të njëjtin status shëndetësor; në të kundërt, për të gjitha kafshët e grumbulluara zbatohet statusi shëndetësor më i ulët; b) thundrakët dhe shpendët e mbajtur grumbullohen dhe lëvizen në vendmbërritjen fundore të tyre, sa më shpejt të jetë e mundur pas largimit nga stabilimenti i origjinës, dhe jo më vonë se afati kohor, që përcaktohet në rregullat e miratuara në zbatim të nenit 135, shkronja “c”, të këtij ligji; c) janë marrë masat e nevojshme të biosigurisë për të siguruar që thundrakët dhe shpendët e mbajtura të grumbulluara: i. të mos bien në kontakt me thundrakët ose shpendët e mbajtur, që kanë një status shëndetësor më të ulët; ii. nuk paraqesin një risk të lartë për përhapjen e sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji për thundrakët ose shpendët e mbajtur që gjenden në vendin ku kryhet veprimtaria e grumbullimit. ç) thundrakët dhe shpendët e mbajtur të jenë të identifikuar sipas kërkesave të këtij ligji dhe shoqërohen me dokumentet e mëposhtme: i. dokumentet e identifikimit dhe të lëvizjes sipas neneve 112, shkronja “b”, 113, pika 1, shkronja “b”, 114, pika 1, shkronja “c”, 115, shkronja “b”, 117, shkronja “b”, të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 118 dhe 120 të këtij ligji, përveç rasteve kur janë parashikuar përjashtime sipas nenit 113, pika 2, dhe 119 të këtij ligji; ii. certifikatat shëndetësore të kafshëve të parashikuara në nenin 143 dhe nenin 144, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji, përveç rasteve kur janë parashikuar përjashtime në rregullat e miratuara në zbatim të nenit 144, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji; iii. dokumentin e vetëdeklarimit, nëse parashikohet në nenin 151 të këtij ligji. Neni 135 Rregulla të hollësishme për veprimtaritë e grumbullimit Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të hollësishme lidhur me: a) rregullat e veçanta për veprimtaritë e grumbullimit, kur janë në zbatim masa të tjera për zbutjen e riskut, në plotësim të atyre të përshkruara në nenin 134, shkronjat “b” dhe “c”, të këtij ligji; b) kriteret në bazë të të cilave autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të autorizojë kryerjen e veprimtarive të grumbullimit në një mjet transporti në përputhje me nenin 133, pika 2, paragrafi i dytë, të këtij ligji; c) afatin kohor ndërmjet nisjes së thundrakëve ose shpendëve të mbajtur nga stabilimenti i tyre i origjinës dhe nisjes së tyre nga vendi i grumbullimit për në vendmbërritjen fundore të tyre, sipas nenit 134, shkronja “b”, të këtij ligji; ç) rregullat e hollësishme në fushën e masave të biosigurisë, sipas nenit 134, shkronja “c”, të këtij ligji. Seksioni 5 Lëvizjet e kafshëve të tokës, përjashtuar thundrakët dhe shpendët e mbajtur Neni 136 Lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës, përjashtuar thundrakët dhe shpendët e mbajtur dhe rregulla të tjera 1. Operatorët i lëvizin kafshët e mbajtura të tokës, me përjashtim të thundrakëve ose shpendëve të mbajtur, vetëm nëse këto kafshë nuk përbëjnë një risk të lartë për përhapjen e sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji në vendin e mbërritjes. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të hollësishme sipas pikës 1 të këtij neni, që kanë si qëllim të garantojnë që kafshët e mbajtura të tokës, me përjashtim të thundrakëve ose shpendëve të mbajtur, të mos përbëjnë një risk të lartë për përhapjen e sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç” të këtij ligji. 3. Gjatë përcaktimit të rregullave të hollësishme, sipas pikës 2 të këtij neni, mbahen parasysh vlerësimet që vijojnë: a) sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji që lidhen me speciet e listuara ose kategoritë e kafshëve të mbajtura të tokës që lëvizen; b) statusi shëndetësor për sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji, në ndarjet, stabilimentet, zonat dhe vendet e origjinës, si dhe në vendin e mbërritjes; c) tipat e stabilimentit dhe tipat e prodhimit në vendin e origjinës dhe në vendin e mbërritjes; ç) tipat e lëvizjes lidhur me përdorimin fundor të kafshëve në vendin e mbërritjes; d) speciet dhe kategoritë e kafshëve të mbajtura të tokës që lëvizen; dh) mosha e kafshëve të mbajtura të tokës që lëvizen; e) faktorë të tjerë epidemiologjikë. Seksioni 6 Përjashtime dhe masa zbatuese plotësuese për zbutjen e riskut lidhur me lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës Neni 137 Kafshët e mbajtura të tokës që futen në stabilimente të izoluara dhe rregullat e hollësishme 1. Operatorët i lëvizin kafshët e mbajtura të tokës në një stabiliment të izoluar vetëm nëse këto kafshët plotësojnë kushtet e mëposhtme: a) vijnë nga një tjetër stabiliment i izoluar; b) nuk paraqesin një risk të lartë për përhapjen e sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji për speciet e listuara ose për kategoritë e kafshëve në stabilimentin e izoluar të mbërritjes, me përjashtim të rasteve kur lëvizja në fjalë autorizohet për qëllime shkencore. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër: a) rregullat e hollësishme për lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës në stabilimentet e izoluara, në shtesë të atyre të përshkruara në pikën 1 të këtij neni; b) rregulla specifike për lëvizjet në stabilimentet izoluara të kafshëve të mbajtura të tokës, kur masat e marra për zbutjen e riskut garantojnë që këto lëvizje nuk përbëjnë një risk të lartë për shëndetin e kafshëve të mbajtura të tokës brenda atij stabilimenti të izoluar dhe në stabilimentet përreth. Neni 138 Lëvizjet për qëllime shkencore të kafshëve të mbajtura të tokës dhe rregulla të hollësishme 1. Autoriteti kompetent qendror, pas miratimit paraprak nga autoriteti kompetent i shtetit të origjinës dhe/ose mbërritjes, sipas rastit, autorizon lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës për qëllime shkencore, kur këto lëvizje nuk plotësojnë kërkesat e përshkruara nga seksionet 1 deri në 5 (nenet 124 deri në 136) të këtij ligji, me përjashtim të rasteve të përshkruara në nenet 124, 125, 126, pika 1, shkronja “b”, nënndarja “ii”, dhe 127 të këtij ligji. 2. Autoriteti kompetent i vendit të mbërritjes bën përjashtime nga kërkesat e përshkruara në pikën 1 të këtij neni vetëm në kushtet që vijojnë: a) autoritetet kompetente të vendeve të mbërritjes dhe origjinës: i. kanë rënë dakord për kushtet e lëvizjeve të tilla; ii. garantojnë që kanë marrë masat e nevojshme për zbutjen e riskut, në mënyrë që këto lëvizje të mos cenojnë statusin shëndetësor të vendeve përmes të cilave transportohen kafshët dhe të vendit të mbërritjes lidhur me sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji; dhe iii. kanë njoftuar autoritetet kompetente të vendeve përmes të cilave transportohen kafshët dhe, nëse nevojitet, edhe për përjashtimet e bëra lidhur me kushtet e lëvizjes; b) këto lëvizje të këtyre kafshëve bëhen nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente të vendeve të origjinës dhe mbërritjes, si dhe, nëse nevojitet, të autoriteteve kompetente të vendeve përmes të cilave transportohen kafshët. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregullat për autorizimin e përjashtimeve nga autoriteti kompetent, që plotësojnë kërkesat e pikave 1 dhe 2 të këtij neni. Neni 139 Përjashtimet lidhur me përdorimin për qëllime argëtuese, aktivitete sportive, kulturore dhe pune, si dhe kullotja që zhvillohen në afërsi të kufirit 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të lejojë përjashtime nga kërkesat e seksioneve 2 deri në 5 (nenet 126 deri 136) të këtij ligji, me përjashtim të nenit 126, pika 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të neneve 127 dhe 128 të këtij ligji, për lëvizjen e kafshëve të mbajtura të tokës, kur lëvizje të tilla kryhen për qëllimet që vijojnë: a) përdorim argëtues në afërsi të kufirit; b) ekspozita dhe aktivitete sportive, kulturore dhe aktivitete të tjera të ngjashme që zhvillohen në afërsi të kufirit; c) kullotja e kafshëve të mbajtura të tokës në zona kullote që shtrihen në të dyja anët e kufirit; ose ç) puna që kryhet nga kafshët e mbajtura të tokës në afërsi të kufirit. 2. Autoriteti kompetent qendror bën përjashtime të dakordësuara me autoritetin kompetent të shteteve kufitare për lëvizjen e kafshëve të mbajtura të tokës për qëllimet e përshkruara në pikën 1 të këtij neni, kur janë marrë masat e përshtatshme për zbutjen e riskut që këto lëvizje të mos përbëjnë një risk të lartë për përhapjen e sëmundjeve. 3. Autoriteti kompetent qendror njofton Komisionin Evropian për përjashtimet e bëra sipas pikës 1 të këtij neni. 4. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregullat për autorizimin e përjashtimeve nga autoriteti kompetent, që plotësojnë kërkesat sipas pikës 1 të këtij neni. Neni 140 Cirqet, ekspozitat, aktivitete sportive dhe përdorimi rekreativ, kopshtet zoologjike, dyqanet e kafshëve shtëpiake, strehimoret e kafshëve dhe shitësit me shumicë Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër: a) kërkesat specifike që plotësojnë rregullat e përcaktuara nga seksioni 2 deri tek seksioni 5 (nenet 126 deri në 136) për lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës për qëllimet e mëposhtme: i. në cirqe, kopshtet zoologjike, dyqane të kafshëve shtëpiake, strehimoret e kafshëve dhe shitësit me shumicë; ii. në ekspozita dhe aktivitete sportive, kulturore dhe veprimtari të tjera të ngjashme; b) përjashtimet nga kërkesat e përshkruara nga seksioni 2 deri tek seksioni 5 (nenet 126 deri në 136) të këtij kreu, me përjashtim të neneve 126, pika 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, 127 dhe 128 të këtij ligji për lëvizjen e kafshëve të mbajtura të tokës, të përshkruara në shkronjën “a” të këtij neni. Neni 141 Rregulla të përkohshme për lëvizjen e specieve ose kategorive të veçanta të kafshëve të mbajtura të tokës 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla të përkohshme, që plotësojnë ose janë alternativë ndaj atyre të përcaktuara në këtë krye, për lëvizjen e specieve ose të kategorive të veçanta të kafshëve të mbajtura të tokës, nëse: a) kërkesat e lëvizjes të parashikuara në nenet 130, 132, pika 1, 133, 134, 136, pika 1, 137, pika 1, 138, pikat 1 dhe 2, dhe 139 të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 131, pika 1, 132, pika 2, 135, 136, pika 2, 137, pika 2, 138, pika 3, 139, pika 4, dhe 140 të këtij ligji, rezultojnë se nuk janë efikase për zbutjen e riskut, që paraqet lëvizja e këtyre kafshëve; ose b) një sëmundje e listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji duket se po përhapet, me gjithë masat e marra për lëvizjen e kafshëve, të përshkruara në seksionet nga 1 deri në 6 (nenet 124 deri në 142) të këtij ligji. 2. Për rastet e urgjencave të mirargumentuara dhe që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, kur sëmundja mbart riskun e pasojave shumë të rënda dhe duke mbajtur parasysh kërkesat e nenit 142 të këtij ligji, ministri me propozim te autoritetit kompetent qendror, përcakton rregulla me zbatim të menjëhershëm. Neni 142 Faktorët që mbahen parasysh gjatë hartimit të rregullave të hollësishme të përshkruara në këtë seksion Gjatë hartimit të rregullave të hollësishme të përshkruara në nenet 137, pika 2, 138, pika 3, 139, pika 4, 140 dhe 141 të këtij ligji, mbahen parasysh faktorët si më poshtë: a) risqet që lidhen me lëvizjen e kafshëve të parashikuara në këto nene; b) statusi shëndetësor lidhur me sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji në vendet e origjinës, transitit dhe mbërritjes; c) speciet e listuara të kafshëve për sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji; ç) masat e biosigurisë që zbatohen në vendet e origjinës, transitit dhe mbërritjes; d) kushtet specifike në stabilimentet në të cilat mbahen kafshët e mbajtura të tokës; dh) mënyrat specifike të lëvizjes për tipin e stabilimentit, speciet dhe kategoritë e kafshëve të mbajtura të tokës në fjalë; e) faktorë të tjerë epidemiologjikë. Seksioni 7 Certifikimi shëndetësor i kafshëve Neni 143 Detyrimi i operatorëve për t’u siguruar që kafshët të shoqërohen me një certifikatë shëndetësore 1. Operatorët i lëvizin speciet dhe kategoritë e mëposhtme të kafshëve të mbajtura të tokës vetëm nëse kafshët në fjalë shoqërohen me një certifikatë shëndetësore të lëshuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në përputhje me nenin 149, pika 1, të këtij ligji, për: a) thundrakët; b) shpendët; c) kafshët e mbajtura të tokës, të ndryshme nga thundrakët dhe shpendët, të destinuara për në një stabiliment të izoluar; ç) kafshë të mbajtura të tokës, të ndryshme nga ato të përshkruara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të kësaj pike, nëse kërkohet nga rregullat e miratuara sipas nenit 144, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji. 2. Operatorët autorizohen t’i lëvizin kafshët e mbajtura të tokës, të cilat u përkasin specieve të kafshëve që u nënshtrohen masave të kontrollit të sëmundjeve dhe nga një zonë mbi të cilën janë vendosur masa kufizuese, sipas neneve 55, pika 1, shkronja “dh ”, nënndarja “ii”, 56 dhe 64, pika 1, të këtij ligji, si dhe u nënshtrohen masave të kontrollit të sëmundjeve të parashikuara në nenet 55, pika 1, 65, pika 1, 74, pika 1, 79 ose 80 të këtij ligji, ose rregullave të miratuara në zbatim të neneve 55, pika 2, 67, 71, pika 3, 74, pika 4, 83, pika 3, ose 258 të këtij ligji, vetëm kur kafshët që lëvizen shoqërohen me një certifikatë shëndetësore të lëshuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, sipas nenit 149, pika 1, të këtij ligji. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të vendosë që të mos lëshojë një certifikatë shëndetësore për lëvizjet brenda vendit të kafshëve të mbajtura të tokës kur ka një sistem alternativ, që garanton gjurmueshmërinë e ngarkesës së këtyre kafshëve dhe që ato kafshë përmbushin kërkesat shëndetësore për një lëvizje të tillë. 3. Operatorët marrin masat e nevojshme për të siguruar që kafshët e mbajtura të tokës të shoqërohen me certifikatën shëndetësore sipas pikës 1 të këtij neni, nga vendi i tyre i origjinës deri në vendmbërritjen fundore, me përjashtim të rasteve kur parashikohen masa të veçanta në rregullat e miratuara në zbatim të nenit 147 të këtij ligji. Neni 144 Rregulla për detyrimin e operatorëve për të siguruar që kafshët të shoqërohen me certifikatë shëndetësore 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla: a) për përjashtimet nga kërkesat për pajisjen me certifikatë shëndetësore sipas nenit 143, pika 1, të këtij ligji, për lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës, të cilat nuk paraqesin një risk të lartë për përhapjen e një sëmundjeje për shkak të: i. specieve ose kategorive të kafshëve të mbajtura të tokës që lëvizen dhe sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji, për të cilat ato janë specie të listuara; ii. mënyrave të mbajtjes dhe të tipit të prodhimit të këtyre specieve dhe kategorive të kafshëve të mbajtura të tokës; iii. përdorimit të synuar të kafshëve të mbajtura të tokës; ose iv. vendmbërritjes së kafshëve të mbajtura të tokës në territorin e vendit, përfshirë rastin kur, për të shkuar në atë vendmbërritje, kafshët duhet të transitojnë përmes territorit të një shteti kufitar; b) të veçanta për certifikimin shëndetësor, sipas nenit 143, pika 1, të këtij ligji, kur janë miratuar masa specifike për zbutjen e riskut lidhur me survejancën dhe biosigurinë, duke mbajtur parasysh faktorët e përshkruar në pikën 2 të këtij neni, që garantojnë: i. gjurmueshmërinë e kafshëve të mbajtura të tokës që lëvizen; ii. që kafshët e mbajtura të tokës që lëvizen përmbushin kërkesat e shëndetit të kafshëve për lëvizjet e parashikuara nga seksioni 1 deri në 6 (nenet 124 deri në 142) të këtij ligji; c) për detyrimin e certifikimit shëndetësor për lëvizjet e specieve dhe kategorive të kafshëve të mbajtura të tokës, të ndryshme nga ato të përshkruara në nenin 143, pika 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij ligji, në rastet kur certifikimi shëndetësor është i detyrueshëm për të garantuar që lëvizjet në fjalë përmbushin kërkesat e shëndetit të kafshëve për lëvizjet e parashikuara nga seksioni 1 deri në 6 (nenet 124 deri në 142) të këtij ligji. 2. Gjatë hartimit të rregullave të veçanta sipas pikës 1, shkronja “b”, të këtij neni, mbahen parasysh faktorët që vijojnë: a) vlerësimi nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare i masave të biosigurisë që zbatohen nga operatorët, në përputhje me nenin 10, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, dhe çdo rregull tjetër të miratuar në zbatim të nenit 10, pika 6, të këtij ligji; b) aftësia e autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare, për aq sa mund të jetë e nevojshme dhe e përshtatshme për të marrë masa dhe për t’u përfshirë në veprimtaritë e kërkuara nga ky ligj, në përputhje me nenin 13, pika 1, të këtij ligji; c) niveli i njohurive bazë të përfituara në fushën e shëndetit të kafshëve, sipas nenit 11 të këtij ligji, dhe nxitja e operatorëve dhe profesionistëve të kafshëve sipas nenit 13, pika 2, të këtij ligji; ç) kryerja e vizitave shëndetësore të kafshëve të parashikuara në nenin 25 të këtij ligji ose kryerja e mënyrave të tjera të survejancës ose kontrolleve zyrtare përkatëse; d) përmbushjen nga autoriteti kompetent i detyrimeve të tij mbështetur në sistemin e njoftimit dhe raportimit, të parashikuara nga nenet 19 deri në 22 të këtij ligji dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 20, pika 3, dhe 23, të këtij ligji; dh) zbatimi i survejancës sipas nenit 26 të këtij ligji dhe i programeve të survejancës sipas nenit 28 të këtij ligji dhe rregullave të miratuara në zbatim të neneve 29 e 30 të këtij ligji. 3. Gjatë hartimit të kërkesave të certifikimit shëndetësor sipas pikës 1, shkronja “c”, të këtij neni, mbahen parasysh faktorët e përshkruar në pikën 1, shkronja “a”, nga nënndarja “i” tek nënndarja “iv”, të këtij ligji. Neni 145 Përmbajtja e certifikatave shëndetësore 1. Certifikata shëndetësore e kafshëve, e përshkruar në nenin 143 të këtij ligji, përmban informacionet e mëposhtme: a) stabilimentin ose vendin e origjinës, stabilimentin ose vendin e mbërritjes dhe, sipas rastit, stabilimentet për veprimtaritë e grumbullimit ose vendpushimet e kafshëve të mbajtura të tokës; b) mjetin e transportit dhe transportuesin; c) një përshkrim të kafshëve të mbajtura të tokës; ç) numrin e kafshëve të mbajtura të tokës; d) identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të mbajtura të tokës, nëse kërkohet nga nenet 112, 113, 114, 115 dhe 117 të këtij ligji dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 118 dhe 120 të këtij ligji, me përjashtim të rasteve kur janë autorizuar përjashtime në përputhje me nenin 119 të këtij ligji; dhe dh) informacionet e nevojshme për të treguar se kafshët e mbajtura të tokës përmbushin kërkesat përkatëse të shëndetit të kafshëve lidhur me lëvizjet e parashikuara në seksionet nga 1 deri në 6 (nenet 124 deri në 142) të këtij ligji. 2. Certifikata shëndetësore mund të përfshijë edhe informacione të tjera që kërkohen sipas legjislacionit në fuqi. Neni 146 Rregulla të hollësishme për sa i përket përmbajtjes së certifikatave shëndetësore të kafshëve 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër: a) përmbajtjen e certifikatave shëndetësore të kafshëve, sipas nenit 145, pika 1, të këtij ligji, për speciet dhe kategori të ndryshme të kafshëve të mbajtura të tokës dhe për tipa të veçantë të lëvizjeve të kafshëve të përshkruara në rregullat e miratuara në zbatim të nenit 147 të këtij ligji; b) informacionet shtesë që duhet të përfshihen në certifikatën shëndetësore të kafshëve sipas nenit 145, pika 1, të këtij ligji. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla për modelet e certifikatave shëndetësore të kafshëve. Neni 147 Rregulla të hollësishme për tipat e veçantë të lëvizjeve të kafshëve të mbajtura të tokës Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, përcakton rregulla lidhur me masat specifike që përjashtojnë ose përfshijnë detyrimin e operatorëve për të siguruar që kafshët të shoqërohen me një certifikatë shëndetësore sipas nenit 143 të këtij ligji dhe rregullave të miratuara në zbatim të nenit 144 të këtij ligji për tipat e lëvizjeve të kafshëve të mbajtura të tokës, si vijon: a) lëvizjet e thundrakëve dhe shpendëve të mbajtur që grumbullohen sipas nenit 133 të këtij ligji, përpara mbërritjes së tyre në vendmbërritjen fundore; b) lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës, të cilat duhet të rikthehen në vendin e tyre të origjinës ose të lëvizen në një vendmbërritjeje tjetër, për një ose më shumë nga arsyet e mëposhtme: i. udhëtimi i parashikuar i tyre ndërpritet në mënyrë të papritur për arsye që lidhen me mirëqenien e kafshëve; ii. gjatë udhëtimit ndodhin aksidente ose ngjarje të papritura; iii. kafshët nuk janë pranuar në vendin e mbërritjes ose në kufi; iv. kafshët nuk janë pranuar në një vend grumbullimi ose vendpushimi; v. kafshët nuk janë pranuar nga një shtet tjetër ose territor i tij; c) lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës që marrin pjesë në ekspozita, veprimtari sportive dhe kulturore dhe në veprimtari të tjera të ngjashme, si dhe rikthimi i tyre në vendin e origjinës. Neni 148 Detyrimet e operatorëve për të bashkëpunuar me autoritetin kompetent me qëllim certifikimin shëndetësor të kafshëve Operatorët duhet: a) përpara lëvizjes së kafshëve, i japin autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare të gjitha informacionet e nevojshme për certifikimin shëndetësor të kafshëve, sipas përshkrimeve të nenit 143, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji, si dhe rregullave të miratuara në zbatim të nenit 146, pika 1, ose nenit 147 të këtij ligji; b) nëse është e nevojshme, marrin masa që kafshët e mbajtura të tokës t’i nënshtrohen kontrollit fizik, atij të identitetit dhe të dokumenteve, në përputhje me nenin 149, pika 3, të këtij ligji. Neni 149 Përgjegjësitë e autoritetit kompetent për certifikimin shëndetësor të kafshëve 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, me kërkesë të një operatori, lëshon një certifikatë shëndetësore për lëvizjen e kafshëve të mbajtura të tokës, kur kërkohet nga neni 143 i këtij ligji ose nga rregullat e miratuara në zbatim të nenit 144, pika 1, të këtij ligji, me kusht që të jenë plotësuar kërkesat e mëposhtme të lëvizjes së kafshëve: a) kërkesat e përshkruara në nenet 124, 125, pika 1, 126, 128, 129, 130, 133, 134, 136, pika 1, 137, pika 1, 138 dhe 139 të këtij ligji; b) kërkesat e përshkruara në rregullat e miratuara në zbatim të neneve 125, pika 2, 131, pika 1, 135, 136, pika 2, 137, pika 2, 138, pika 3, 139, pika 4, dhe 140 të këtij ligji; c) kërkesat e përcaktuara në zbatim të nenit 141 të këtij ligji. 2. Certifikatat shëndetësore të kafshëve: a) verifikohen, vulosen dhe nënshkruhen nga një veterinar zyrtar; b) janë të vlefshme për periudhën e kohës së parashikuar në rregullat e miratuara në zbatim të pikës 4, shkronja “c”, të këtij neni, gjatë së cilës kafshët e mbajtura të tokës, për të cilat është lëshuar certifikata, vazhdojnë të përmbushin garancitë shëndetësore të dhëna në atë certifikatë. 3. Veterinari zyrtar, përpara nënshkrimit të një certifikate shëndetësore të kafshëve, kryen kontrollin fizik, të identitetit dhe të dokumenteve, sipas rregullave të miratuara në zbatim të pikës 4 të këtij neni, për të verifikuar që kafshët e mbajtura të tokës, për të cilat lëshohet certifikata, përmbushin kërkesat e këtij kreu. 4. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla lidhur me: a) tipat e kontrolleve fizike, të identitetit dhe shqyrtimin e dokumenteve, lidhur me speciet dhe kategoritë e ndryshme të kafshëve të mbajtura të tokës, që kryhen nga veterinari zyrtar, në përputhje me pikën 3 të këtij neni për të verifikuar përmbushjen e kërkesave të këtij kreu; b) afatet kohore për kryerjen e kontrolleve fizike, identitetit dhe shqyrtimin e dokumenteve, si dhe për lëshimin e certifikatave shëndetësore të kafshëve nga veterinari zyrtar, përpara lëvizjes së ngarkesave të kafshëve të mbajtura të tokës; c) kohëzgjatjen e vlefshmërisë së certifikatave shëndetësore të kafshëve. Neni 150 Certifikatat shëndetësore elektronike Certifikatat shëndetësore elektronike, të hartuara, të trajtuara dhe të transmetuara nëpërmjet sistemit TRACES, mund të zëvendësojnë certifikatat shëndetësore që shoqërojnë kafshët, sipas nenit 149, pika 1, të këtij ligji, nëse: a) këto certifikata shëndetësore elektronike përmbajnë të gjitha informacionet që modeli i certifikatës shëndetësore të kafshëve duhet të përmbajë në përputhje me nenin 145 dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 146 të këtij ligji; b) garantohet gjurmueshmëria e kafshëve të mbajtura të tokës dhe lidhja ndërmjet këtyre kafshëve dhe certifikatës shëndetësore elektronike; c) autoritetet kompetente në vendin e origjinës, transitit dhe të mbërritjes mund të kenë akses në dokumentet elektronike gjatë gjithë kohës së transportit. Neni 151 Vetëdeklarimi i operatorëve për lëvizjet 1. Operatorët në vendin e origjinës plotësojnë një dokument vetëdeklarimi për lëvizjen e kafshëve të mbajtura të tokës nga vendi i tyre i origjinës për në vendmbërritjen fundore dhe marrin masa që kafshët të shoqërohen nga ky dokument vetëdeklarimi, në rastet kur nuk kërkohet që ato të shoqërohen me një certifikatë shëndetësore sipas nenit 143, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji. 2. Dokumenti i vetëdeklarimit i përshkruar në pikën 1 të këtij neni përmban informacionet lidhur me kafshët e mbajtura të tokës si vijon: a) vendin e tyre të origjinës dhe vendin e mbërritjes dhe, sipas rastit, vendgrumbullimet ose vendpushimet e mundshme; b) mjetin e transportit dhe transportuesin; c) një përshkrim të kafshëve të mbajtura të tokës, specien, kategorinë dhe sasinë e tyre; ç) identifikimin dhe regjistrimin, kur kërkohet, sipas neneve 112, 113, 114 dhe 115, nenit 117, shkronja “a”, të këtij ligji, si dhe nga rregullat e miratuara në zbatim të neneve 118 dhe 120 të këtij ligji; d) informacionin e nevojshëm për të treguar që kafshët e mbajtura të tokës përmbushin kërkesat e shëndetit të kafshëve për lëvizjet e parashikuara në seksionet nga 1 deri në 6 (nenet 124 deri në 142) të këtij ligji. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër: a) rregulla të hollësishme për përmbajtjen e dokumentit të vetëdeklarimit të parashikuar në pikën 2 të këtij neni, për speciet dhe kategoritë e ndryshme të kafshëve; b) informacionet që duhet të përmbajë dokumenti i vetëdeklarimit, që plotësojnë informacionet e përshkruara në pikën 2 të këtij neni. 4. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë modelet e dokumenteve të vetëdeklarimit të përshkruara në pikën 2 të këtij neni. Seksioni 8 Njoftimi i lëvizjeve të kafshëve të mbajtura të tokës Neni 152 Detyrimi i operatorëve për njoftimin e lëvizjeve të kafshëve të mbajtura të tokës 1. Operatorët, me përjashtim të transportuesve, njoftojnë paraprakisht autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare të vendit të origjinës për lëvizjet e parashikuara të kafshëve të mbajtura të tokës në rastet kur: a) kafshët duhet të shoqërohen me një certifikatë shëndetësore të lëshuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në përputhje me nenet 149 dhe 150 të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 149, pika 4, të këtij ligji; b) kafshët duhet të shoqërohen me një certifikatë shëndetësore për kafshët e mbajtura të tokës, kur ato lëvizen nga një zonë mbi të cilën janë vendosur masat kufizuese dhe ndaj tyre zbatohen masa të kontrollit të sëmundjeve, sipas nenit 143, pika 2, të këtij ligji; c) kafshët janë përjashtuar nga kërkesa e shoqërimit me certifikatë shëndetësore sipas nenit 144, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, ose u nënshtrohen rregullave të veçanta sipas nenit 144, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji; ç) njoftimi kur kërkohet nga rregullat e miratuara në zbatim të nenit 154, pika 1, të këtij ligji. 2. Për qëllimet e pikës 1 të këtij neni, operatorët i japin autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare të gjitha informacionet e nevojshme, që t’i bëjnë të mundur njoftimin e autoritetit kompetent të vendin e mbërritjes për lëvizjen e kafshëve të mbajtura të tokës, në përputhje me nenin 153, pika 1, të këtij ligji. Neni 153 Përgjegjësia e autoritetit kompetent të njoftojë lëvizjet 1. Autoriteti kompetent i vendit të origjinës njofton autoritetin kompetent të vendin e mbërritjes për lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës sipas nenit 152 të këtij ligji. 2. Njoftimi sipas pikës 1 të këtij neni kryhet përpara lëvizjes së kafshëve në fjalë dhe, kur është e mundur, kryhet përmes sistemit TRACES. 3. Njoftimi i lëvizjeve përkatëse sipas pikës 1 të këtij neni menaxhohet në nivel qarku. 4. Përjashtimisht nga pika 1 e këtij neni, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të autorizojë operatorët që nëpërmjet sistemit TRACES të bëjnë njoftimin e pjesshëm ose të plotë për lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës tek autoriteti kompetent i vendit të mbërritjes. Neni 154 Rregulla të hollësishme për njoftimin e lëvizjeve nga operatorët dhe autoriteti kompetent 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë me urdhër rregulla të hollësishme për sa i përket: a) detyrimit të operatorëve për të njoftuar paraprakisht, në përputhje me nenin 152 të këtij ligji, lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës, për speciet ose kategoritë e ndryshme nga ato të përshkruara në shkronjat “a” dhe “b” të këtij neni, kur gjurmueshmëria e lëvizjeve të atyre specieve ose kategorive të kafshëve është e nevojshme për të garantuar përmbushjen e kërkesave të shëndetit të kafshëve për lëvizjet e përshkruara në seksionet nga 1 deri në 6 (nenet 124 deri në 142) të këtij ligji; b) informacioneve të nevojshme për njoftimin e lëvizjeve të kafshëve të mbajtura të tokës, sipas neneve 152 dhe 153 të këtij ligji; c) procedurave urgjente për njoftimin e lëvizjeve të kafshëve të mbajtura të tokës, në rast të ndërprerjeve të energjisë dhe keqfunksionimit të sistemit TRACES (elektronik); ç) kërkesave për përcaktimin e qarqeve për administrimin e njoftimeve të lëvizjeve sipas nenit 153, pika 3, të këtij ligji. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla lidhur me: a) hollësitë e njoftimeve për lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës: i. nga operatorët tek autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në përputhje me nenin 152 të këtij ligji; ii. nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare të vendit të origjinës tek autoriteti kompetent i vendmbërritjes, në përputhje me nenin 153 të këtij ligji; b) afatet kohore për: i. dhënien e informacioneve të nevojshme sipas nenit 152 të këtij ligji, nga operatori tek autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare; ii. njoftimin e lëvizjes së kafshëve të mbajtura të tokës nga autoriteti kompetent tek autoriteti kompetent i vendmbërritjes, sipas nenit 153, pika 1, të këtij ligji. KREU IV LËVIZJET E KAFSHËVE TË EGRA TË TOKËS Neni 155 Kafshët e egra të tokës 1. Operatorët i lëvizin kafshët e egra nga një habitat në një tjetër ose në një stabiliment vetëm në rastet kur: a) lëvizjet e kafshëve të egra në fjalë nga habitati i tyre kryhen në mënyrë të tillë që ato të mos përbëjnë një risk të lartë për përhapjen e sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji, ose sëmundjeve emergjente, përgjatë rrugëtimit ose në vendin e mbërritjes; b) kafshët e egra nuk vijnë nga një habitat që ndodhet në një zonë, ku janë vendosur masa të kufizimit të lëvizjeve për atë specie kafshësh, për shkak të shfaqjes së një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji, ose të një sëmundjeje emergjente, sipas nenit 70, pika 2, si dhe rregullave të miratuara në zbatim të neneve 70, pika 3, shkronja “b”, 71, pika 3, dhe 83, pika 3, të këtij ligji, ose masave urgjente të përshkruara në nenet 256 dhe 257 të këtij ligji, dhe rregullave të miratuara në zbatim të nenit 258 të këtij ligji, përveç rasteve kur janë autorizuar përjashtime lidhur me ato rregulla; c) kafshët e egra shoqërohen me një certifikatë shëndetësore ose dokumente të tjera kur certifikimi shëndetësor është i nevojshëm për të garantuar përmbushjen e kërkesave të shëndetit të kafshëve për lëvizjet e parashikuara në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike, dhe rregullave të miratuara në zbatim të nenit 156, pika 1, shkronjat “c” dhe “ç”, të këtij ligji; ç) autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare të vendit të origjinës e njofton autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare të vendit të mbërritjes për lëvizjen kur rregullat e miratuara në zbatim të nenit 156, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji kërkojnë certifikimin shëndetësor të kafshëve në fjalë; dhe d) autoritetet kompetente kanë rënë dakord me autoritetet kompetente të vendit të mbërritjes për atë lëvizje. 2. Kur certifikimi shëndetësor kërkohet sipas rregullave të miratuara, në zbatim të nenit 156, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji, për lëvizjet e kafshëve të egra të tokës zbatohen kërkesat e përshkruara në nenet 145, 148, 149, pikat 1, 2 e 3, dhe 150 të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 146, 147 dhe 149, pika 4, të këtij ligji. 3. Kur njoftimi i lëvizjeve kërkohet në përputhje me pikën 1, shkronja “ç”, të këtij neni, për lëvizjet e kafshëve të egra të tokës zbatohen kërkesat e përshkruara në nenet 152 dhe 153 të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 154, pika 1, të këtij ligji. Neni 156 Rregulla të hollësishme për lëvizjen e kafshëve të egra të tokës 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë me urdhër rregulla të hollësishme për sa i/u përket: a) kërkesave të shëndetit të kafshëve për lëvizjet e kafshëve të egra të tokës, sipas nenit 155, pika 1, shkronjat “a” dhe “b”, të këtij ligji; b) kërkesave të shëndetit të kafshëve për hyrjen e kafshëve të egra të tokës kur ato lëvizen nga habitati natyral i tyre në stabilimente; c) tipave të lëvizjeve të kafshëve të egra të tokës për të cilat ose për situatat në të cilat lëvizja e kafshëve të egra të tokës duhet të shoqërohet me një certifikatë shëndetësore apo një dokument tjetër, si dhe për kërkesat lidhur me përmbajtjen e këtyre certifikatave ose dokumenteve të tjera; ç) njoftimit nga ana e autoritetit kompetent i kontrolleve zyrtare për autoritetin kompetent të vendmbërritjes për lëvizjet e kafshëve të egra të tokës dhe informacioneve që përfshihen në njoftim. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregullat që plotësojnë kërkesat e përshkruara në nenin 155 të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të pikës 1 të këtij neni, që lidhen me: a) modelet e certifikatave shëndetësore dhe dokumenteve të tjera që shoqërojnë lëvizjet e kafshëve të egra të tokës kur janë parashikuar në rregullat e miratuara në zbatim të pikës 1, shkronja “c”, të këtij neni; b) hollësitë e njoftimit nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare dhe afatet kohore për këto njoftime kur është parashikuar në rregullat e miratuara në zbatim të pikës 1, shkronja “ç”, të këtij neni. KREU V LËVIZJET E PRODUKTIT GJERMINAL Seksioni 1 Kërkesa të përgjithshme Neni 157 Kërkesat e përgjithshme për lëvizjen e produktit gjerminal 1. Operatorët marrin masat e duhura parandaluese për të siguruar që lëvizjet e produktit gjerminal të mos rrezikojnë statusin shëndetësor të kafshëve të mbajtura të tokës në vendin e mbërritjes lidhur me: a) sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji; b) sëmundjet emergjente. 2. Operatorët lëvizin produktin gjerminal nga stabilimentet e tyre dhe marrin produkt gjerminal vetëm nëse produkti në fjalë plotëson kushtet e mëposhtme: a) vjen nga stabilimente që janë: i. të regjistruara nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare në regjistrin e stabilimenteve, në përputhje me nenin 93, shkronja “a”, të këtij ligji, dhe për të cilat autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare nuk ka autorizuar përjashtime sipas nenit 85 të këtij ligji; ii. të miratuara nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare në përputhje me nenin 97, pika 1, të këtij ligji, kur kërkohet një miratim i tillë, në përputhje me nenin 94, pika 1, ose nenin 95 të këtij ligji; b) plotësojnë kërkesat e gjurmueshmërisë sipas nenit 121, pika 1, të këtij ligji dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 122, pika 1, të këtij ligji. 3. Operatorët përmbushin kërkesat e nenit 125 të këtij ligji për transportin e produktit gjerminal të kafshëve të mbajtura të tokës. 4. Në rastin kur produkti gjerminal duhet të eliminohet për qëllime të çrrënjosjes së sëmundjeve si pjesë e një programi çrrënjosjeje, sipas nenit 31, pikat 1 ose 2, të këtij ligji, operatorët lëvizin produktin gjerminal vetëm nëse autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare ka autorizuar saktësisht me shkrim një lëvizje të tillë. Neni 158 Detyrimet e operatorëve në vendin e mbërritjes 1. Operatorët e stabilimenteve që marrin produkt gjerminal: a) kontrollojnë për praninë e: i. shënjimeve në përputhje me nenin 121 dhe me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 122 të këtij ligji; ii. certifikatave shëndetësore të kafshëve sipas nenit 161 të këtij ligji; b) pas kontrollit të produktit gjerminal të marrë, njoftojnë autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare për çdo parregullsi lidhur me: i. produktin gjerminal të marrë; ii. shënjimin sipas shkronjës “a”, nënndarja “i” të këtij neni; iii. certifikatat shëndetësore të kafshëve sipas shkronjës “a”, nënndarja “ii”, të këtij neni. 2. Në rast të një parregullsie sipas pikës 1, shkronja “b”, të këtij neni, operatori e mban në ruajtje veçmas produktin gjerminal deri në marrjen e një vendimi lidhur me produktin gjerminal nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare. Seksioni 2 Lëvizjet e produktit gjerminal të kafshëve të mbajtura të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrave, kuajve dhe produktit gjerminal të shpendëve Neni 159 Detyrimet e operatorëve për lëvizjet e produktit gjerminal të kafshëve të mbajtura të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrave, kuajve dhe produktit gjerminal të shpendëve 1. Operatorët lëvizin produktin gjerminal të kafshëve të mbajtura të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrave, kuajve dhe produktin gjerminal të shpendëve vetëm nëse ai material plotëson kushtet që vijojnë: a) mblidhet, prodhohet, përpunohet dhe magazinohet në stabilimentet e produktit gjerminal të miratuara për atë qëllim, në përputhje me nenet 97, pika 1, dhe 99 të këtij ligji; b) është mbledhur nga kafshët dhuruese, që plotësojnë kërkesat e nevojshme të shëndetit të kafshëve, në mënyrë që të sigurohet që produkti gjerminal të mos përhapë sëmundje të listuara; c) është mbledhur, prodhuar, përpunuar, magazinuar e transportuar në mënyrë të tillë që të garantojë mospërhapjen e sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji. 2. Operatorët nuk e lëvizin produktin gjerminal të kafshëve të mbajtura të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrave, kuajve dhe produktin gjerminal të shpendëve, nga një stabiliment i produktit gjerminal mbi të cilin janë vendosur masa kufizuese të lëvizjes për speciet e listuara në fjalë lidhur me: a) nenet 55, pika 1, shkronjat “a”, “c”, “d”, dhe “dh”, nënndarja “ii”, 56, 61, pika 1, shkronja “a”, 62, pika 1, 65, pika 1, shkronja “c”, 74, pika 1, dhe 79 e 80 të këtij ligji; b) rregullat e miratuara në zbatim të neneve 55, pika 2, 63, 67, 71, pika 3, 74, pika 4, 83, pika 2, të këtij ligji; dhe c) masat urgjente të përshkruara në nenet 256 dhe 257 të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 258, përveç rasteve kur janë parashikuar përjashtime në rregullat e miratuara në zbatim të nenit 257 të këtij ligji. Kufizimet e parashikuara në këtë pikë nuk zbatohen në rastet kur produkti gjerminal është mbledhur përpara shfaqjes së sëmundjes në fjalë në shpërthim dhe është ruajtur i ndarë nga produkti tjetër gjerminal. Neni 160 Rregulla të hollësishme lidhur me lëvizjet e produktit gjerminal të kafshëve të mbajtura të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrave, kuajve dhe produktit gjerminal të shpendëve 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, do të miratojë me urdhër rregulla të hollësishme lidhur me kërkesat e shëndetit të kafshëve për lëvizjen e produktit gjerminal të kafshëve të mbajtura të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrave, kuajve dhe produktit gjerminal të shpendëve, sipas kërkesave të nenit 159 të këtij ligji, ku saktësohen: a) rregullat për mbledhjen, prodhimin, përpunimin e magazinimin e produktit gjerminal të atyre kafshëve të mbajtura në stabilimentet e miratuara sipas nenit 159, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji; b) kërkesat në fushën e shëndetit të kafshëve sipas nenit 159, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, për kafshët e mbajtura dhuruese, nga të cilat është mbledhur produkti gjerminal dhe kërkesat lidhur me izolimin ose karantinimin e atyre kafshëve; c) analizat laboratorike dhe analiza të tjera, që kryhen për kafshët e mbajtura dhuruese dhe produktin gjerminal; ç) kërkesat në fushën e shëndetit të kafshëve për mbledhjen, prodhimin, përpunimin, magazinimin ose për procedurat e tjera dhe transportin, sipas nenit 159, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të hollësishme lidhur me kërkesat në fushën e shëndetit të kafshëve për lëvizjen e produktit gjerminal të kafshëve të mbajtura të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrave, kuajve dhe produktit gjerminal të shpendëve, sipas kërkesave të nenit 159 të këtij ligji, ku përcaktohen përjashtimet e operatorëve nga zbatimi i kërkesave të përshkruara në këtë nen, duke mbajtur parasysh riskun, që lidhet me produktin gjerminal në fjalë dhe masat për zbutjen e tij. Seksioni 3 Certifikimi shëndetësor i kafshëve dhe njoftimi i lëvizjeve për produktin gjerminal Neni 161 Detyrimet e operatorëve për certifikimin shëndetësor të kafshëve për lëvizjen e produktit gjerminal të kafshëve të mbajtura të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrave, kuajve dhe produktit gjerminal të shpendëve dhe rregulla të hollësishme përkatëse 1. Operatorët lëvizin produktin gjerminal të kafshëve të mbajtura të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrave dhe produktin gjerminal të shpendëve vetëm nëse ai produkt shoqërohet nga një certifikatë shëndetësore, lëshuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në përputhje me pikën 3 të këtij neni. 2. Operatorët autorizohen të largojnë produktin gjerminal të kafshëve të mbajtura nga një zonë ku janë vendosur masa kufizuese kur: a) janë vendosur masa të kontrollit të sëmundjeve sipas neneve 55, pika 1, shkronja “dh”, nënndarja “ii”, 56, 64, 65, 74, pika 1, dhe 79 të këtij ligji, si dhe rregullave të miratuara në zbatim të neneve 55, pika 2, 67, 71, pika 3, 74, pika 4, 83, pika 2, të këtij ligji; ose b) janë marrë masa urgjente sipas neneve 256 dhe 257 të këtij ligji, si dhe rregullave të miratuara në zbatim të nenit 258 të këtij ligji; dhe produktin gjerminal që është mbledhur nga speciet e kafshëve të mbajtura, që u nënshtrohen masave të kontrollit të sëmundjeve ose masave urgjente. Operatorët e lëvizin produktin gjerminal në fjalë vetëm kur shoqërohet me një certifikatë shëndetësore të lëshuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në përputhje me nenin 149, pika 1, të këtij ligji, përveç rasteve kur janë autorizuar përjashtime nga detyrimi i certifikimit shëndetësor, në përputhje me përshkrimet e kësaj pike. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të vendosë që lëvizja e produktit gjerminal brenda vendit të mos shoqërohet me një certifikatë shëndetësore në rastin kur ka një sistem alternativ, që garanton gjurmueshmërinë e ngarkesave të produktit gjerminal dhe që ai produkt gjerminal përmbush kërkesat e shëndetit të kafshëve për lëvizje të tilla. 3. Operatorët do të marrin masat e nevojshme për të siguruar që lëvizja e produktit gjerminal nga vendi i origjinës deri në vendin e mbërritjes të shoqërohet me certifikatën shëndetësore të kafshës, sipas pikës 1 të këtij neni. 4. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, me kërkesë të operatorit, lëshon certifikatën shëndetësore të kafshëve për lëvizjen e produktit gjerminal, sipas pikës 1 të këtij neni, me kusht që të përmbushen kërkesat përkatëse të përshkruara në pjesën IV, titulli I, kreu V, të këtij ligji. 5. Nenet 148, 149 dhe 150 të këtij ligji dhe rregullat e miratuara në përputhje me nenet 146, 147 dhe 149, pika 4, të këtij ligji do të zbatohen për certifikimin e shëndetit të kafshëve të produkteve gjerminale të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni. Neni 151, pika 1, të këtij ligji dhe rregullat e miratuara në përputhje me nenin 151, pika 3, të këtij ligji do të zbatohen për vetëdeklarimin e lëvizjeve të produkteve embrionale. 6. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të hollësishme lidhur me përjashtimet nga detyrimi për certifikimin shëndetësor të kafshëve, sipas pikës 1 të këtij neni, për sa i përket lëvizjes së produktit gjerminal të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrave, kuajve dhe produktit gjerminal të shpendëve, që nuk paraqesin një risk të lartë për përhapjen e sëmundjeve të listuara për shkak të: a) natyrës së produktit gjerminal ose specieve të kafshëve dhuruese; b) metodave të prodhimit e përpunimit, që përdoren në stabilimentin e produktit gjerminal; c) përdorimit të parashikuar të produktit gjerminal; ç) masave alternative për zbutjen e riskut për tipin e kategorinë e produktit gjerminal dhe stabilimentin e produktit gjerminal; d) vendmbërritjes së produktit gjerminal në territorin e vendit, përfshirë rastin kur, për të mbërritur në atë vend mbërritje, produkti gjerminal duhet të transitojë përmes territorit të një shteti kufitar. Neni 162 Përmbajtja e certifikatave shëndetësore të kafshëve 1. Certifikata shëndetësore e kafshëve për produktin gjerminal, sipas nenit 161 të këtij ligji, përmban të paktën informacionet që vijojnë: a) stabilimentin e origjinës së produktit gjerminal dhe stabilimentin ose vendin e mbërritjes; b) tipin e produktit gjerminal dhe speciet e kafshëve të mbajtura dhuruese; c) vëllimin ose sasinë e produktit gjerminal; ç) shënjimin e produktit gjerminal, nëse kërkohet nga neni 121, pika 1, të këtij ligji, dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 122, pika 1, të këtij ligji; d) informacionet e nevojshme për të treguar se produkti gjerminal i ngarkesës përmbush kërkesat e lëvizjes për specien përkatëse, sipas përshkrimit të neneve 157 dhe 159 të këtij ligji, si dhe rregullave të miratuara në zbatim të nenit 160 të këtij ligji. 2. Certifikata shëndetësore e kafshëve për produktin gjerminal, e përshkruar në nenin 161 të këtij ligji, mund të përmbajë informacione të tjera të kërkuara nga legjislacioni në fuqi. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të hollësishme për informacionet që duhet të përmbajë certifikata shëndetësore e kafshës e përshkruar në pikën 1 të këtij neni. 4. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të hollësishme lidhur me certifikimin shëndetësor të kafshëve për tipa të ndryshëm të produktit gjerminal dhe për speciet e ndryshme të kafshëve. 5. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë modelet e certifikatave shëndetësore të kafshëve për produktin gjerminal. Neni 163 Njoftimi i lëvizjeve të produkteve gjerminale të kafshëve të mbajtura të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrave, kuajve dhe produktit gjerminal të shpendëve 1. Operatorët: a) njoftojnë paraprakisht autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare për lëvizjen e parashikuar të produktit gjerminal të kafshëve të mbajtura të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrave, kuajve dhe produktit gjerminal të shpendëve në rastin kur: i. produktit gjerminal në fjalë duhet të shoqërohet me një certifikatë shëndetësore të kafshës, në përputhje me nenin 161, pikat 1 ose 2, të këtij ligji; ii. kërkohet njoftimi i lëvizjes së produktit gjerminal, në përputhje me rregullat e miratuara në zbatim të pikës 5, shkronja “a”, të këtij neni, duke mbajtur parasysh kërkesat e pikës 3 të këtij neni; b) i japin autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare të gjitha informacionet e nevojshme që t’i bëjnë të mundur njoftimin e autoritetit kompetent në vendmbërritje për lëvizjen e produktit gjerminal, në përputhje me pikën 2 të këtij neni. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, përpara lëvizjes së produktit gjerminal dhe sa herë që është e mundur përmes sistemit TRACES, njofton autoritetin kompetent të vendmbërritjes për çdo lëvizje të produktit gjerminal të kafshëve të mbajtura të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrave, kuajve dhe produktit gjerminal të shpendëve, në përputhje me rregullat e miratuara në zbatim të pikave 5 dhe 6 të këtij neni. 3. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare administron njoftimet e operatorëve për lëvizjet e produktit gjerminal, sipas nenit 153, pika 3, të këtij ligji. 4. Njoftimet e operatorëve për lëvizjen e produktit gjerminal përmes sistemit TRACES bëhen sipas përshkrimit në nenin 153, pika 4, të këtij ligji. 5. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të hollësishme lidhur me: a) detyrimin e operatorëve për të njoftuar paraprakisht lëvizjet e produktit gjerminal sipas pikës 1, shkronja “a”, nënndarja “ii”, të këtij neni, kur gjurmueshmëria e lëvizjeve të tilla është e nevojshme për të garantuar përmbushjen e kërkesave të shëndetit të kafshëve për lëvizjet e përcaktuara në seksionet 1 dhe 2 të këtij kreu (nenet 157 deri 160); b) informacionet e nevojshme për njoftimin e lëvizjeve të produktit gjerminal, sipas përshkrimeve të pikës 1 të këtij neni; c) procedurat e urgjencës për njoftimin e lëvizjeve të produktit gjerminal në rast të ndërprerjeve të energjisë dhe keqfunksionimit të sistemit TRACES (elektronik). 6. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla lidhur me: a) dhënien e informacioneve nga ana e operatorëve mbi lëvizjet e produktit gjerminal, në përputhje me pikën 1 të këtij neni; b) përmbajtjen e njoftimit të lëvizjes së produktit gjerminal që autoriteti kompetent, në përputhje me pikën 2 të këtij neni, i jep autoritetit kompetent të vendmbërritjes; c) afatet kohore: i. për dhënien e informacioneve të nevojshme, sipas pikës 1 të këtij neni, nga operatori tek autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare; ii. për njoftimin e lëvizjes së produktit gjerminal, sipas pikës 2 të këtij neni, nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare të vendit të origjinës tek autoriteti kompetent i vendmbërritjes. Seksioni 4 Lëvizjet e produktit terminal të kafshëve të mbajtura të tokës të ndryshme nga speciet e gjedhit, dhenve, dhive, derrave, kuajve dhe produktit gjerminal të shpendëve Neni 164 Produkti gjerminal i kafshëve të mbajtura të tokës të ndryshme nga speciet e gjedhit, dhenve, dhive, derrave, kuajve dhe produkteve gjerminale të shpendëve 1. Operatorët lëvizin vetëm produktin terminal të kafshëve të mbajtura të ndryshme nga ato të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrave, kuajve dhe produktit gjerminal të shpendëve vetëm nëse ato produkte nuk paraqesin një risk të lartë për përhapjen e sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç” të këtij ligji, për speciet e listuara në vendin e mbërritjes, duke mbajtur parasysh statusin shëndetësor të tyre në vendin e mbërritjes. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të hollësishme lidhur me kërkesat e shëndetit të kafshëve, certifikimin shëndetësor të kafshëve dhe detyrimin e njoftimit për lëvizjen e produktit gjerminal të kafshëve të mbajtura të tokës, të ndryshme nga ato të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, derrave, kuajve dhe produktin gjerminal të shpendëve, duke mbajtur parasysh sa vijon: a) sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç” të këtij ligji për speciet e listuara në fjalë; b) speciet e kafshëve nga të cilat është mbledhur produkti gjerminal dhe tipin e produktit gjerminal; c) statusin shëndetësor në vendin e origjinës dhe atë të mbërritjes; ç) mënyrat e grumbullimit, prodhimit, përpunimit e magazinimit; d) faktorë të tjerë epidemiologjikë. 3. Në rastet kur certifikimi shëndetësor i kafshëve dhe njoftimi i lëvizjeve të produktit gjerminal kërkohet në përputhje me pikën 2 të këtij neni: a) për certifikimin shëndetësor zbatohen rregullat e përshkruara në nenin 161, nga pika 1 deri në pikën 5, nenin 162, pikat 1 dhe 2, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 161, pika 6, dhe nenit 162, pikat 3 deri në 5, të këtij ligji; b) për njoftimin e lëvizjeve zbatohen rregullat e përshkruara në nenin 163, pikat 1, 2 dhe 4, të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 163, pika 5, të këtij ligji. Seksioni 5 Përjashtime për sa i përket produktit gjerminal për qëllime shkencore Neni 165 Produkti gjerminal për qëllime shkencore dhe rregulla të hollësishme 1. Autoriteti kompetent qendror, në vijim të miratimit paraprak nga autoriteti kompetent i vendmbërritjes, mund të autorizojë lëvizjet e produktit gjerminal për qëllime shkencore edhe në rastet kur këto lëvizje nuk përmbushin kërkesat e përshkruara nga neni 159 deri në nenin 164 të këtij ligji. 2. Autoriteti kompetent qendror autorizon përjashtimet e përshkruara në pikën 1 të këtij neni vetëm në kushtet që vijojnë: a) së bashku me autoritetin kompetent në vendin e mbërritjes dhe të origjinës: i. kanë rënë dakord për kushtet e lëvizjeve të propozuara; ii. marrin masat e nevojshme për zbutjen e riskut, në mënyrë që lëvizjet në fjalë të mos cenojnë statusin shëndetësor të vendeve përgjatë rrugëtimit dhe në vendin e mbërritjes, për sa u përket sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”; iii. kanë njoftuar autoritetet kompetente të vendeve përgjatë rrugëtimit dhe, nëse është e nevojshme, edhe për përjashtimet e autorizuara e kushtet përkatëse; b) lëvizjet kryhen nën mbikëqyrjen e autoritetit kompetent të vendeve të origjinës dhe mbërritjes dhe, nëse nevojitet, edhe të vendeve përgjatë rrugëtimit. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të hollësishme për sa i përket autorizimit të përjashtimeve, sipas kushteve të përshkruara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni. KREU VI PRODHIMI, PËRPUNIMI DHE SHPËRNDARJA E PRODUKTEVE ME ORIGJINË SHTAZORE Neni 166 Detyrimet e përgjithshme të operatorëve në fushën e shëndetit të kafshëve dhe rregulla të hollësishme 1. Operatorët marrin masat e duhura parandaluese për të garantuar që gjatë të gjitha fazave të prodhimit, përpunimit e shpërndarjes së produkteve me origjinë shtazore, këto produkte të mos shkaktojnë përhapjen e: a) sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, duke mbajtur parasysh statusin shëndetësor të vendit të prodhimit, përpunimit ose mbërritjes; b) sëmundjeve emergjente. 2. Operatorët marrin masa me qëllim që produktet me origjinë shtazore të mos vijnë nga stabilimentet ose bizneset ushqimore, ose nuk janë përftuar nga kafshët që vijnë nga stabilimentet mbi të cilat janë vendosur: a) masa urgjente, sipas përshkrimeve të neneve 256 dhe 257 të këtij ligji ose rregullave të miratuara në zbatim të kërkesave të nenit 258 të këtij ligji, përveç rasteve kur këto rregulla parashikojnë përjashtime nga kërkesat e pikës 1 të këtij neni; b) kufizime të lëvizjes, të zbatueshme për kafshët e mbajtura të tokës dhe produktet me origjinë shtazore, sipas kërkesave të neneve 32, pika 1, shkronja “c”, 55, pika 1, shkronja “d”, 56, 61, pika 1, shkronja “a”, 62, pika 1, 65, pika 1, shkronja “c”, 70, pika 1, shkronja “b”, 74, pika 1, shkronja “a”, 76, pika 2, shkronja “b”, 76, pika 3, 79, 81, 82, pikat 2 dhe 3, të këtij ligji, si dhe rregullave të miratuara në zbatim të neneve 55, pika 2, 63, 67, 70, pika 3, 71, pika 3, 74, 76, pika 5, dhe 83, pika 2, të këtij ligji, përveç rasteve kur këto rregulla parashikojnë përjashtime nga këto kufizime të lëvizjes. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton rregullat që plotësojnë: a) kërkesat e pikës 1 të këtij neni për masat parandaluese, duke përfshirë edhe masat për zbutjen e riskut; dhe b) kërkesat e pikës 2, shkronja “b”, të këtij neni lidhur me kufizimet në lëvizjen e produkteve me origjinë shtazore. 4. Gjatë hartimit të rregullave të hollësishme sipas pikës 3 të këtij neni mbahen parasysh elementet si më poshtë: a) sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, dhe speciet e kafshëve që preken nga to; b) risqet që lidhen me sëmundjet përkatëse dhe speciet e kafshëve. Neni 167 Detyrimet e operatorëve për certifikatat shëndetësore të kafshëve dhe rregullat e hollësishme 1. Operatorët lëvizin produktet me origjinë shtazore të përcaktuara si më poshtë vetëm nëse ato shoqërohen me një certifikatë shëndetësore të kafshëve të lëshuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në përputhje me pikën 3 të këtij neni: a) produkte me origjinë shtazore, që: i. autorizohen të lëvizen nga një zonë, ku janë vendosur masa kufizuese urgjente, sipas rregullave të miratuara në zbatim të nenit 258 të këtij ligji; ii. rrjedhin nga kafshë të specieve mbi të cilat janë vendosur masa kufizuese urgjente; b) produktet me origjinë shtazore, që: i. autorizohen të lëvizen nga një zonë, ku janë vendosur masa kufizuese të kontrollit të sëmundjeve, në përputhje me nenet 32, pika 1, 55, pika 1, shkronja “dh”, nënndarja “ii’, 56, 61, pika 1, shkronja “a”, 62, pika 1, 64, 65, pika 1, shkronja “c”, 70, pika 1, shkronja “b”, 74, pika 1, shkronja “a”, 79 dhe 80 të këtij ligji, si dhe me rregullat e miratuara në zbatim të neneve 55, pika 2, 63, 67, 71, pika 3, 74, pika 4, dhe 83, pika 2, të këtij ligji; ii. rrjedhin nga speciet e kafshëve mbi të cilat janë vendosur masa të kontrollit të sëmundjeve. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të vendosë që lëvizja e produkteve me origjinë shtazore brenda vendit të mos shoqërohet me një certifikatë shëndetësore, në rastin kur ka një sistem alternativ, që garanton gjurmueshmërinë e ngarkesave të produkteve me origjinë shtazore dhe që ato produkte përmbushin kërkesat e shëndetit të kafshëve për lëvizje të tilla. 2. Operatorët duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që lëvizja e produkteve me origjinë shtazore nga vendi i origjinës deri në vendin e mbërritjes të shoqërohet me certifikatën shëndetësore sipas pikës 1 të këtij neni. 3. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, me kërkesë të operatorit, lëshon certifikatën shëndetësore e kafshës për lëvizjen e produkteve me origjinë shtazore, sipas pikës 1 të këtij neni, me kusht që të përmbushen kërkesat përkatëse të këtij neni. 4. Nenet 148, 149 dhe 150 dhe rregullat e miratuara në përputhje me nenet 146, 147 dhe 149, pika 4, të këtij ligji do të zbatohen për certifikimin shëndetësor të kafshëve për lëvizjen e produkteve me origjinë shtazore siç përcaktohet në pikën 1 të këtij neni. 5. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të hollësishme lidhur me përjashtimet nga detyrimi për certifikimin shëndetësor, sipas pikës 1 të këtij neni, dhe kushtet për përjashtime të tilla, lidhur me lëvizjen e produkteve me origjinë shtazore, që nuk paraqesin një risk të lartë për përhapjen e sëmundjeve, për shkak të: a) tipit të produkteve me origjinë shtazore në fjalë; b) masave për zbutjen e riskut të zbatuara për produktet me origjinë shtazore, që zvogëlojnë riskun e përhapjes së sëmundjeve; c) përdorimit të parashikuar të produkteve me origjinë shtazore; ç) vendit të mbërritjes së produkteve me origjinë shtazore. Neni 168 Përmbajtja e certifikatave shëndetësore të kafshëve dhe rregulla të hollësishme 1. Certifikata shëndetësore e kafshëve për produktet me origjinë shtazore, sipas nenit 167, pika 1, të këtij ligji, përmban të paktën të dhënat e mëposhtme: a) stabilimentin ose vendin e origjinës dhe stabilimentin ose vendin e mbërritjes; b) një përshkrim të produkteve me origjinë shtazore në fjalë; c) sasinë e produkteve me origjinë shtazore; ç) identifikimin e produkteve me origjinë shtazore, nëse kërkohet nga neni 65, pika 1, shkronja “ë”, ose nga rregullat e miratuara në zbatim të nenit 67, shkronja “a”, paragrafi i dytë; d) informacionet e nevojshme për të treguar se produktet me origjinë shtazore përmbushin kërkesat e kufizimit të lëvizjeve të parashikuara në nenin 166, pika 2, të këtij ligji, dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 166, pika 3, të këtij ligji. 2. Certifikata shëndetësore e kafshëve përshkruar në pikën 1 të këtij neni mund të përmbajë edhe informacione të tjera të kërkuara nga legjislacioni në fuqi. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, përcakton me urdhër informacionet e rëndësishme që duhet të përfshihen në certifikatën shëndetësore të kafshëve, sipas pikës 1 të këtij neni. 4. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla për modelet e certifikatave shëndetësore të kafshëve për produktet me origjinë shtazore, sipas pikës 1 të këtij neni. Neni 169 Njoftimi i lëvizjeve të produkteve me origjinë shtazore 1. Operatorët duhet të: a) njoftojnë paraprakisht autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare për lëvizjen e parashikuar të produkteve me origjinë shtazore, kur ngarkesa në fjalë duhet të shoqërohet me një certifikatë shëndetësore të kafshës, në përputhje me nenin 167, pika 1, të këtij ligji; b) i japin autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare të gjitha informacionet e nevojshme që t’i bëjnë të mundur njoftimin e autoritetit kompetent në vendmbërritje për lëvizjen, në përputhje me pikën 2 të këtij neni. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, përpara lëvizjes së produkteve me origjinë shtazore dhe sa herë që është e mundur përmes sistemit TRACES, njofton autoritetin kompetent të vendmbërritjes për çdo lëvizje të produkteve me origjinë shtazore, në përputhje me rregullat e miratuara në zbatim të pikave 5 dhe 6 të këtij neni. 3. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare administron njoftimet e operatorëve për lëvizjet e produkteve me origjinë shtazore, sipas nenit 153, pika 3, të këtij ligji. 4. Njoftimet e operatorëve për lëvizjen e produkteve me origjinë shtazore bëhen sipas përshkrimit në nenin 153, pika 4, të këtij ligji. 5. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, përcakton rregulla lidhur me: a) informacionet e nevojshme për njoftimin e lëvizjeve të produkteve me origjinë shtazore, sipas përshkrimeve të pikës 1 të këtij neni; b) procedurat e urgjencës për njoftimin e lëvizjeve të produktit gjerminal, në rast të ndërprerjeve të energjisë dhe keqfunksionimit të sistemit TRACES (elektronik). 6. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla lidhur me: a) dhënien e informacioneve nga ana e operatorëve për lëvizjet e produkteve me origjinë shtazore, në përputhje me pikën 1 të këtij ligji; b) njoftimin e lëvizjes së produkteve me origjinë shtazore, që autoriteti kompetent, në përputhje me pikën 2 të këtij neni, i jep autoritetit kompetent të vendmbërritjes; c) afatet kohore për: i. dhënien e informacioneve të nevojshme sipas pikës 1 të këtij neni, nga operatori tek autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare; ii. njoftimin e lëvizjes së produkteve me origjinë shtazore sipas pikës 2 të këtij neni, nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare të vendit të origjinës tek autoriteti kompetent i vendmbërritjes. KREU VII FUSHA E ZBATIMIT TË MASAVE TË TJERA Neni 170 Masa të tjera të kontrollit të sëmundjeve, lëvizjes së kafshëve dhe produktit gjerminal 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të marrë masa të tjera për kontrollin e sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “ç” dhe “d”, të këtij ligji lidhur me lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës dhe produktit gjerminal riprodhues të atyre kafshëve brenda vendit. 2. Këto masa të tjera: a) mbajnë parasysh rregullat për lëvizjet e kafshëve dhe të produktit gjerminal, të përcaktuara në krerët III (nenet 124 deri në 154), IV (nenet 155 dhe 156) dhe V (nenet 157 deri në 165), të kësaj pjese, me të cilët nuk bien në kundërshtim; b) të mos pengojnë lëvizjen e kafshëve dhe produkteve; c) të mos shkojnë përtej asaj që është e përshtatshme dhe e nevojshme për të parandaluar shfaqjen e përhapjen e sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “ç” dhe “d”, të këtij ligji. Neni 171 Masat e tjera për të kufizuar ndikimin e sëmundjeve të ndryshme nga sëmundjet e listuara Kur një sëmundje e ndryshme nga sëmundjet e listuara përbën një risk të lartë për kafshët e mbajtura të tokës, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të marrë masa të tjera për ta kontrolluar atë sëmundje dhe mund të kufizojë lëvizjet e kafshëve të mbajtura të tokës e të produktit gjerminal, me kusht që këto masa: a) të mos pengojnë lëvizjen e kafshëve dhe produkteve; b) të mos shkojnë përtej asaj që është e përshtatshme dhe e nevojshme për të kontrolluar sëmundjen në fjalë. TITULLI II KAFSHËT E UJIT DHE PRODUKTET ME ORIGJINË SHTAZORE NGA KAFSHËT E UJIT KREU I REGJISTRIMI, MIRATIMI, RUAJTJA E DOKUMENTACIONEVE DHE E REGJISTRAVE Seksioni 1 Regjistrimi i stabilimenteve të akuakulturës Neni 172 Detyrimi i operatorëve për të regjistruar stabilimentet e akuakulturës 1. Operatorët e stabilimenteve të akuakulturës, me qëllim që stabilimentet e tyre të regjistrohen në përputhje me nenin 173 të këtij ligji, përpara se të fillojnë këto aktivitete, duhet: a) të njoftojnë autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare për çdo stabiliment akuakulture nën përgjegjësinë e tyre; b) t’i japin autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare informacionet si vijojnë: i. emrin dhe adresën e operatorit në fjalë; ii. vendndodhjen e stabilimentit dhe një përshkrim të strukturave të tij; iii. speciet, kategoritë dhe sasitë (numrin, vëllimin ose peshën) e kafshëve të akuakulturës, që ata synojnë të mbajnë në stabilimentin e akuakulturës dhe kapacitetin e stabilimentit; iv. tipin e stabilimentit të akuakulturës; dhe v. çdo element tjetër të stabilimentit që ndihmon në përcaktimin e riskut që ai paraqet. 2. Operatorët e stabilimenteve të akuakulturës të përshkruara në pikën 1 të këtij neni njoftojnë paraprakisht autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare: a) për çdo ndryshim të mundshëm në stabilimentin e akuakulturës për sa u përket informacioneve të përshkruara në pikën 1, shkronja “b”, të këtij neni; b) për çdo ndërprerje të aktivitetit nga operatori ose stabilimenti i akuakulturës në fjalë. 3. Stabilimentet e akuakulturës që miratohen në përputhje me nenet 176, pika 1, dhe 177 të këtij ligji nuk janë të detyruara të japin informacionet e përshkruara në pikën 1 të këtij neni. 4. Një operator mund të kërkojë që regjistrimi sipas pikës 1 të këtij neni të përfshijë një grup stabilimentesh akuakulture, nëse ato stabilimente përmbushin një nga kushtet si më poshtë: a) janë vendosur në një zonë të lidhur nga ana epidemiologjike dhe të gjithë operatorët në atë zonë e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në kuadrin e një sistemi të përbashkët të biosigurisë; b) janë nën përgjegjësinë e të njëjtit operator dhe e zhvillojnë aktivitetin si pjesë e një sistemi të përbashkët të biosigurisë dhe ku kafshët e akuakulturës të stabilimenteve në fjalë janë pjesë e një njësie të vetme epidemiologjike. Në rastin kur kërkesa për regjistrim përfshin një grup stabilimentesh, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në pikat 1 deri në 3 të këtij neni,dhe në nenin 173, shkronja “b”, të këtij ligji, si dhe në rregullat e miratuara në zbatim të nenit 175 të këtij ligji, të cilat janë të zbatueshme për një stabiliment të vetëm akuakulture, ato rregulla janë të zbatueshme për të gjithë grupin e stabilimenteve të akuakulturës. Neni 173 Detyrimet e autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare për regjistrimin e stabilimenteve të akuakulturës Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare regjistron: a) stabilimentet e akuakulturës në regjistrin e stabilimenteve të akuakulturës sipas kërkesave të nenit 185, pika 1, të këtij ligji, nëse operatori ka dhënë informacionet e kërkuara në përputhje me nenin 172, pika 1, të këtij ligji; b) grupet e stabilimenteve të akuakulturës, me kusht që të plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 172, pika 4, të këtij ligji. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare i jep një numër unik regjistrimi çdo stabilimenti ose grupi stabilimentesh, sipas përshkrimeve të këtij neni. Neni 174 Përjashtimi nga detyrimi i operatorëve për të regjistruar stabilimentet e akuakulturës Në ndryshim nga kërkesat e nenit 172, pika 1, të këtij ligji, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të përjashtojë nga detyrimi i regjistrimit disa stabilimente akuakulture, që paraqesin një risk të papërfillshëm, sipas rregullave të miratuara, në zbatim të nenit 175 të këtij ligji. Neni 175 Rregulla të hollësishme për sa i përket regjistrimit dhe përjashtimit nga detyrimi për regjistrim të stabilimenteve të akuakulturës 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla lidhur me informacionet që jepen nga operatorët për qëllimin e regjistrimit të stabilimenteve të akuakulturës, sipas përshkrimit në nenin 172, pika 1, të këtij ligji, përfshirë edhe afatet kohore brenda të cilave jepen këto informacione. 2. Ministri, në përputhje me përshkrimin në nenin 174 të këtij ligji, përcakton rregullat për tipat e stabilimenteve të akuakulturës, të cilat mund të përjashtohen nga detyrimi i regjistrimit nga ana e autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare, mbështetur në kriteret që vijojnë: a) speciet, kategoritë dhe sasinë (numrin, vëllimin ose peshën) e kafshëve të akuakulturës në stabilimentin e akuakulturës dhe kapacitetin e atij stabilimenti; b) lëvizjet e kafshëve të akuakulturës në hyrje dhe në dalje nga stabilimenti i akuakulturës. Seksioni 2 Miratimi i tipave të caktuar të stabilimenteve të akuakulturës Neni 176 Miratimi stabilimenteve të caktuara të akuakulturës dhe rregulla të hollësishme 1. Operatorët e tipave të stabilimenteve të akuakulturës, që vijojnë i kërkojnë autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare miratimin në përputhje me nenin 180, pika 1, të këtij ligji: a) stabilimentet e akuakulturës, në të cilat kafshët e akuakulturës mbahen, me qëllim që të zhvendosen prej tyre të gjalla ose si produkte shtazore të kafshëve të akuakulturës; b) stabilimente të tjera të akuakulturës, që paraqesin një risk të lartë për shkak të: i. specieve, kategorive dhe numrit të kafshëve të akuakulturës që ato mbajnë; ii. tipit të stabilimentit të akuakulturës në fjalë; iii. lëvizjeve të kafshëve të akuakulturës në hyrje dhe dalje nga stabilimenti i akuakulturës në fjalë. 2. Në ndryshim nga pika 1 e këtij neni, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të përjashtojë nga detyrimi i kërkesës për miratim operatorët e tipave të stabilimenteve të përcaktuara si më poshtë: a) stabilimentet e akuakulturës, që prodhojnë një sasi të vogël të kafshëve të akuakulturës për konsum nga njerëzit, të cilat tregtohen: i. drejtpërsëdrejti te konsumatori fundor; ose ii. te njësitë e shitjes me pakicë, që furnizojnë drejtpërdrejt konsumatorin fundor; b) pellgje dhe instalime të tjera, ku popullata e kafshëve të ujit ruhet vetëm për qëllime të peshkimit rekreativ, që ripopullohen me kafshë akuakulture, të mbyllur dhe pa mundësi largimi; c) stabilimentet e akuakulturës, që mbajnë kafshë akuakulture për qëllime zbukurimi në struktura të mbyllura. 3. Operatorët fillojnë aktivitetin në një stabiliment akuakulture, sipas pikës 1 të këtij neni, vetëm kur stabilimenti në fjalë është miratuar në përputhje me nenin 181, pika 1, të këtij ligji, përveç rastit kur është autorizuar një përjashtim për fillimin e aktivitetit, në përputhje me pikën 4 të këtij neni. Operatori i një stabilimenti akuakulture të miratuar, sipas pikës 1 të këtij neni, ndërpret aktivitetin në stabilimentin në fjalë kur: a) autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare heq ose pezullon miratimin e dhënë në përputhje me nenin 184, pika 2, të këtij ligji; ose b) në rast të miratimit me kusht, të dhënë në përputhje me nenin 183, pika 3, të këtij ligji, stabilimenti i akuakulturës nuk përmbush kërkesat e përcaktuara në nenin 183, pika 4, të këtij ligji dhe nuk merr një miratim përfundimtar në përputhje me nenin 183, pika 3, të këtij ligji. 4. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të hollësishme për sa u përket: a) përjashtimeve nga detyrimi i operatorëve që t’i kërkojnë autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare miratimin e tipave të stabilimenteve të akuakulturës, sipas pikës 1, shkronja “a”, të këtij neni, si dhe për tipat e stabilimenteve të ndryshme nga ato të përcaktuara në pikën 2, shkronja “a”, nënndarjet “i” dhe “ii”, kur ato stabilimente nuk paraqesin një risk të lartë; b) tipat e stabilimenteve të akuakulturës që duhet të miratohen në përputhje me pikën 1, shkronja “b”, të këtij neni. 5. Gjatë përcaktimit të rregullave të hollësishme, sipas pikës 4 të këtij neni, mbahen parasysh kriteret e mëposhtme: a) speciet dhe kategoritë e kafshëve të akuakulturës, që mbahen në një stabiliment akuakulture; b) tipi i stabilimenteve të akuakulturës dhe tipi i prodhimit; dhe c) mënyrat tipike të lëvizjes, që zbatohen nga stabilimenti i akuakulturës në fjalë, dhe të specieve ose kategorive të kafshëve të akuakulturës që lëvizen. 6. Një operator mund të kërkojë miratimin e një grupi stabilimentesh akuakulture, me kusht që të përmbushen kërkesat e përshkruara në nenin 177, pika 1, shkronjat “a” dhe “b”, të këtij ligji. Neni 177 Miratimi i grupeve të stabilimenteve të akuakulturës nga autoriteti kompetent Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të japë miratimin për një grup stabilimentesh akuakulture, sipas nenit 181, pika 1, të këtij ligji, me kusht që ata të përmbushin një nga kriteret e mëposhtme: a) janë të vendosura në një zonë të lidhur nga ana epidemiologjike dhe të gjithë operatorët e asaj zone zhvillojnë aktivitetin e tyre në kuadër të një sistemi të përbashkët të biosigurisë. Megjithatë, çdo stabiliment në breg ose në det për pritjen, kondicionimin, larjen, pastrimin, klasifikimin, ambalazhimin dhe paketimin i molusqeve të gjalla bivalve të destinuara për konsum njerëzor (të ashtuquajturat “qendra dërgimi”), vendosje me rezervuarë të ushqyer nga uji i pastër i detit, në të cilin vendosen molusqet e gjalla bivalve për kohën e nevojshme për të zvogëluar ndotjen për t'i bërë ato të përshtatshme për konsum njerëzor (të ashtuquajturat “qendrat e depurimit”) dhe stabilimentet e ngjashme të vendosura brenda një zone të tillë të lidhur epidemiologjikisht duhet të miratohen individualisht; b) janë nën përgjegjësinë e të njëjtit operator; dhe i. zhvillojnë aktivitetin në kuadër të një sistemi të përbashkët të biosigurisë; dhe ii. kafshët e akuakulturës të këtyre stabilimenteve janë pjesë e së njëjtës njësi epidemiologjike. Kur jepet një miratim i vetëm për një grup stabilimentesh të akuakulturës, për secilin nga stabilimentet e akuakulturës në përbërje të grupit zbatohen rregullat e përshkruara në nenin 178 dhe nga neni 180 deri në nenin 184 të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 180, pika 2, dhe 181, pika 2, të këtij ligji. Neni 178 Miratimi i statusit të stabilimenteve të izoluara të akuakulturës Operatorët e stabilimenteve të akuakulturës, që synojnë të marrin statusin e një stabilimenti të izoluar, duhet: a) të kërkojnë miratimin e statusit nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, sipas nenit 180, pika 1, të këtij ligji; b) të lëvizin kafshët e akuakulturës në hyrje ose dalje nga stabilimenti i tyre, në përputhje me kërkesat e përshkruara në nenin 203, pika 1, si dhe rregullat e hollësishme të miratuara në zbatim të nenit 203, pika 2, të këtij ligji, vetëm pasi autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare të ketë dhënë miratimin e atij statusi, në përputhje me nenin 181 ose 183 të këtij ligji. Neni 179 Miratimi i stabilimenteve ushqimore me origjinë nga kafshët e ujit për kontrollin e sëmundjeve Operatorët e stabilimenteve ushqimore me origjinë nga kafshët e ujit të autorizuar për kontrollin e sëmundjeve duhet: a) të sigurohen të marrin miratimin e nevojshëm në përputhje me legjislacionin për rregullat higjieno- sanitare për ushqimet me origjinë shtazore; dhe b) t’i kërkojnë autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare, sipas nenit 180, pika 1, miratimin për therjen ose përpunimin e kafshëve të ujit, me qëllim kontrollin e sëmundjeve, në përputhje me nenet 61, pika 1, shkronja “b”, 62, 68, pika 1, 79 dhe 80 të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 63, 70, pika 3, dhe 71, pika 3, të këtij ligji. Neni 180 Detyrimi i operatorëve për të dhënë informacionet e nevojshme për marrjen e miratimit 1. Operatorët, në kërkesën për miratimin e stabilimentit të tyre, sipas neneve 176, pika 1, 177, 178, shkronja “a”, dhe 179 të këtij ligji, i japin autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare informacionet e mëposhtme: a) emrin dhe adresën e operatorit në fjalë; b) vendndodhjen e stabilimentit në fjalë dhe një përshkrim të strukturave të tij; c) speciet, kategoritë dhe sasitë (numrin, vëllimin ose peshën) e kafshëve të ujit, për të cilin kërkohet miratimi; ç) tipin e stabilimentit të akuakulturës; d) në rastet e miratimit të një grupi stabilimentesh akuakulture, japin informacione që tregojnë se grupi përmbush kushtet e përcaktuara në nenin 177 të këtij ligji; dh) aspekte të tjera të mënyrës së funksionimit të stabilimentit të akuakulturës, të cilat janë të rëndësishme për përcaktimin e riskut që ai paraqet; e) furnizimin me ujë dhe shkarkimin e ujit nga stabilimenti; ë) masat e biosigurisë të stabilimentit. 2. Operatorët e stabilimenteve të përshkruara në pikën 1 të këtij neni njoftojnë paraprakisht autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare për: a) çdo ndryshim në stabiliment për sa u përket informacioneve të përshkruara në pikën 1 të këtij neni; b) ndërprerjen e aktivitetit nga operatori ose stabilimenti në fjalë. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregullat lidhur me informacionet që duhet të japin operatorët në kërkesën për miratimin e stabilimentit të tyre, sipas pikës 1 të këtij neni, përfshirë edhe afatet kohore brenda të cilave duhet të jepen këto informacione. Neni 181 Dhënia dhe kushtet për miratimin e stabilimenteve dhe rregulla të hollësishme 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare miraton stabilimentet e akuakulturës sipas neneve 176, pika 1, dhe 178, shkronja “a”, të këtij ligji, grupet e stabilimenteve të akuakulturës, sipas nenit 177 të këtij ligji, dhe stabilimentet e autorizuara për shëndetësimin e ushqimeve të përfituara nga kafshët e ujit, sipas nenit 179 të këtij ligji, vetëm kur këto stabilimente: a) plotësojnë, sipas rastit, kërkesat e mëposhtme lidhur me: i. masat e karantinës, të izolimit dhe masa të tjera të biosigurisë, duke mbajtur parasysh kërkesat e përshkruara në nenin 10, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 10, pika 6, të këtij ligji; ii. kërkesat për survejancën, sipas nenit 24 të këtij ligji, si edhe kërkesat e nenit 25 të këtij ligji, nëse janë të përshtatshme për tipin e stabilimentit në fjalë dhe riskun e lidhur me të; iii. kërkesat e ruajtjes së dokumenteve, sipas neneve 186 deri në 188 të këtij ligji, dhe rregullave të miratuara në zbatim të neneve 189 dhe 190 të këtij ligji; b) janë të pajisura me struktura dhe mjete që: i. janë të përshtatshme për zbutjen e riskut të shfaqjes dhe përhapjes së sëmundjeve në një nivel të pranueshëm, duke mbajtur parasysh tipin e stabilimentit në fjalë; ii. kanë një kapacitet të përshtatshëm për speciet, kategoritë dhe sasinë (numrin, vëllimin ose peshën) e kafshëve të ujit në fjalë; c) nuk paraqesin një risk të papranueshëm lidhur me përhapjen e sëmundjeve, duke mbajtur parasysh masat e marra për zbutjen e riskut; ç) kanë një sistem që i mundëson operatorit t’i tregojë autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare përmbushjen e kërkesave të përcaktuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të kësaj pike. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të hollësishme, që u përkasin: a) masave të karantinës, izolimit dhe masave të tjera të biosigurisë, sipas pikës 1, shkronja “a”, nënndarja “i”, të këtij neni; b) survejancës sipas pikës 1, shkronja “a”, nënndarja “ii” të këtij neni; c) ambienteve dhe pajisjeve sipas pikës 1, shkronja “b”, të këtij neni. 3. Gjatë hartimit të rregullave, në zbatim të pikës 2 të këtij neni, mbahen parasysh kriteret që vijojnë: a) risku i paraqitur nga secili tip stabilimenti; b) speciet dhe kategoritë e akuakulturës ose kafshëve të ujit të rëndësishme për miratimin; c) tipi i prodhimit; ç) mënyrat tipike të lëvizjes, që zbatohen nga tipi i stabilimentit të akuakulturës dhe speciet e kategoritë e kafshëve të mbajtura në ato stabilimente. Neni 182 Fusha e miratimit të stabilimenteve Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare përcakton shprehimisht në miratimin e një stabilimenti të akuakulturës ose një stabilimenti ushqimor të përftuara nga kafshët e ujit të autorizuar për kontrollin e sëmundjeve, sipas kërkesave të nenit 181, pika 1, të këtij ligji, në përputhje me nenet 176, 177, 178, shkronja “a”, ose 179, të këtij ligji, sa më poshtë: a) për cilin nga tipat e stabilimenteve të akuakulturës të përshkruara në nenet 176, pika 1, 178, shkronja “a”, të këtij ligji, grupeve të stabilimenteve të akuakulturës të përshkruara në nenin 177 të këtij ligji dhe stabilimenteve të autorizuara për shëndetësimin e ushqimeve të përfituara nga kafshët e ujit të përshkruara në nenin 179 të këtij ligji, si dhe të rregullave të miratuara në zbatim të nenit 176, pika 4, shkronja “b”, të këtij ligji, është i vlefshëm ky miratim; b) për cilat specie dhe kategori të kafshëve të akuakulturës është i vlefshëm ky miratim. Neni 183 Procedurat për dhënien e miratimit nga autoriteti kompetent 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare përcakton procedurat që duhet të ndjekin operatorët për të kërkuar miratimin e stabilimenteve të tyre, në përputhje me nenet 176, pika 1, 178 dhe 179 të këtij ligji. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, pasi merr një kërkesë për miratim nga një operator, në përputhje me nenin 176, pika 1, dhe nenet 178 ose 179 të këtij ligji, kryen një verifikim në vendin ku ndodhet stabilimenti. 3. Autoritetit kompetent i kontrolleve zyrtare jep miratimin me kusht që të jenë plotësuar kërkesat e nenit 181 të këtij ligji. 4. Në rastin kur një stabiliment nuk i plotëson të gjitha kërkesat për miratim sipas nenit 181 të këtij ligji, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund t’i japë atij stabilimenti një miratim të kushtëzuar. Ky miratim jepet në vijim të kërkesës së paraqitur nga operatori në fjalë, kur, pas verifikimit të kryer në vendin e stabilimentit, sipas pikës 2 të këtij neni, rezulton se stabilimenti i plotëson të gjitha kërkesat kryesore që ofrojnë garanci të mjaftueshme se stabilimenti nuk paraqet një risk të lartë. 5. Kur miratimi i kushtëzuar është dhënë nga autoriteti kompetent në përputhje me pikën 4 të këtij neni, ai do të japë miratimin e plotë nëse vetëm nga një vizitë tjetër në stabiliment, e kryer brenda tre muajve nga data e dhënies se miratimit të kushtëzuar, ose nga dokumentacioni i paraqitur nga operatori brenda tre muajve nga ajo datë, që stabilimenti plotëson të gjitha kërkesat për miratim të parashikuara në nenin 181, pika 1, të këtij ligji dhe rregullat e miratuara në përputhje me nenin 181, pika 2, të këtij ligji. Kur vizita në terren ose dokumentacioni tregon se është bërë përparim i qartë, por stabilimenti ende nuk i plotëson të gjitha këto kërkesa, autoriteti kompetent mund të zgjasë miratimin e kushtëzuar. Megjithatë, miratimi i kushtëzuar nuk do të jepet për një periudhë që tejkalon, në total, gjashtë muaj. Neni 184 Rishqyrtimi, pezullimi dhe heqja e miratimit nga autoriteti kompetent 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare rishqyrton rregullisht miratimet e dhëna për stabilimentet në përputhje me nenin 181, pika 1, të këtij ligji në intervale kohe të përshtatshme, mbështetur në riskun që ato paraqesin. 2. Kur autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare identifikon mangësi serioze në një stabiliment lidhur me përmbushjen e kërkesave të përcaktuara në nenin 181, pika 1, të këtij ligji dhe rregullat e miratuara në përputhje me nenin 181, pika 2, të këtij ligji dhe operatori i atij stabilimenti nuk është në gjendje të japë garanci të përshtatshme që sigurojnë që këto mangësi do të eliminohen, duhet të nisë procedurat për shfuqizimin e miratimit të stabilimentit. Megjithatë, autoriteti kompetent mund të pezullojë, dhe jo të shfuqizojë, miratimin kur operatori mund të garantojë se do t'i eliminojë ato mangësi brenda një periudhe të arsyeshme kohore. 3. Miratimi mund të jepet nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare pas heqjes ose të rijepet pas pezullimit, sipas kërkesave të pikës 2 të këtij neni, vetëm kur autoriteti sigurohet që stabilimenti plotëson tërësisht të gjitha kërkesat e këtij ligji, që kanë të bëjnë me tipin e stabilimentit. Seksioni 3 Regjistri i stabilimenteve të akuakulturës dhe stabilimenteve të autorizuara për shëndetësimin e ushqimeve të përfituara nga kafshët e ujit Neni 185 Regjistri i stabilimenteve të akuakulturës dhe stabilimenteve ushqimore me origjinë nga kafshët e ujit për kontrollin e sëmundjeve 1. Autoriteti kompetent qendror krijon dhe mban të përditësuar një regjistër: a) për të gjitha stabilimentet e akuakulturës të regjistruara në përputhje me nenin 173 të këtij ligji; b) për të gjitha stabilimentet e akuakulturës të miratuara në përputhje me nenin 181, pika 1, të këtij ligji; c) për të gjitha stabilimentet ushqimore me origjinë nga kafshët e ujit për kontrollin e sëmundjeve, të miratuara në përputhje me nenin 181, pika 1, të këtij ligji. 2. Regjistri i stabilimenteve të akuakulturës, sipas pikës 1 të këtij neni, përmban informacionet e mëposhtme: a) emrin, adresën e operatorit dhe numrin e regjistrimit të stabilimentit në fjalë; b) vendndodhjen e stabilimentit të akuakulturës në fjalë ose, sipas rastit, të grupit të stabilimenteve të akuakulturës në fjalë; c) tipin e prodhimit në stabiliment; ç) sistemin e furnizimit me ujë dhe shkarkimin nga stabilimenti, kur është e nevojshme; d) speciet e kafshëve të akuakulturës të mbajtura në stabiliment; dh) informacione të përditësuara për statusin shëndetësor të stabilimentit të akuakulturës të miratuar, ose, sipas rastit, të grupit të stabilimenteve, lidhur me sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji. 3. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare për stabilimentet e miratuara sipas nenit 181, pika 1, të këtij ligji, vë në dispozicion të publikut, me mjete elektronike, të paktën informacionet e përshkruara në pikën 2, shkronjat “a”, “c”, “d” dhe “dh”, të këtij neni, duke respektuar kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave. 4. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të kombinojë regjistrimin e stabilimenteve të përshkruara në pikën 1 të këtij neni me regjistrime për qëllime të tjera, kur është e nevojshme dhe e përshtatshme. 5. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla për: a) informacione të hollësishme, që përfshihen në regjistrin e stabilimenteve të akuakulturës, sipas pikës 1 të këtij neni; b) vënien në dispozicion të publikut të regjistrit në fjalë. Seksioni 4 Mbajtja e të dhënave dhe gjurmueshmëria Neni 186 Detyrimet për mbajtjen e të dhënave nga operatorët e stabilimenteve të akuakulturës 1. Operatorët e stabilimenteve të akuakulturës që kanë detyrimin të regjistrohen sipas nenit 173 të këtij ligji, ose detyrimin e miratimit sipas nenit 181, pika 1, të këtij ligji, mbajnë dhe përditësojnë dokumentacionin që përmban të paktën informacionet e mëposhtme: a) speciet, kategoritë dhe sasitë (numri, vëllimi ose pesha) e kafshëve të akuakulturës, që gjenden në secilin stabiliment; b) lëvizjet e kafshëve të akuakulturës dhe produkteve me origjinë shtazore të përfituara nga ato kafshë në hyrje dhe dalje nga stabilimenti, duke shënuar sipas rastit: i. vendin e tyre të origjinës ose mbërritjes; ii. datën e lëvizjeve të tilla; c) certifikatat shëndetësore të kafshëve në formatin letër ose elektronik, që duhet të shoqërojnë lëvizjet e kafshëve të akuakulturës, që mbërrijnë në stabilimentin e akuakulturës sipas nenit 208 të këtij ligji dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 211, pika 1, shkronjat “a” dhe “c”, dhe 213, pika 2, të këtij ligji; ç) ngordhshmërinë në secilën njësi epidemiologjike dhe probleme të tjera shëndetësore në stabilimentin e akuakulturës, nëse lidhen me tipin e prodhimit; d) masat e biosigurisë, survejancës, trajtimet, rezultatet e analizave dhe informacione të tjera me rëndësi, sipas rastit, për: i. speciet dhe kategoritë e kafshëve të akuakulturës në stabiliment; ii. tipin e prodhimit në stabilimentin e akuakulturës; iii. tipin dhe madhësinë e stabilimentit të akuakulturës; dh) rezultatet e vizitave shëndetësore të kafshëve të kërkuara në përputhje me nenin 25, pika 1, të këtij ligji. Dokumentacioni mbahet dhe përditësohet në formatin letër ose elektronik. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund t’i përjashtojë stabilimentet e akuakulturës, që paraqesin një risk të ulët të përhapjes së sëmundjeve të listuara ose sëmundjeve emergjente, nga detyrimi i ruajtjes së dokumentacionit që përmban të gjitha ose pjesë të informacioneve të përshkruara në pikën 1, shkronjat “c”, “ç”, “d” dhe “dh”, të këtij ligji, me kusht që të garantohet gjurmueshmëria. 3. Operatorët e stabilimenteve të akuakulturës ruajnë dokumentacionin e përshkruar në pikën 1 të këtij neni në stabilimentin tyre të akuakulturës dhe: a) i ruajnë në mënyrë të tillë që të garantojnë gjurmueshmërinë e vendit të origjinës dhe mbërritjes së kafshëve të ujit; b) i vënë ato në dispozicion të autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare me kërkesën e këtij të fundit; c) i ruajnë ato për një periudhë minimale të përcaktuar nga autoriteti kompetent qendror, e cila nuk mund të jetë më pak sesa tre vjet. Në ndryshim nga detyrimi i përcaktuar në këtë pikë për ruajtjen e dokumentacionit në stabilimentin e akuakulturës, operatori, nëse nuk mund ta ruajë dokumentacionin fizik në stabiliment, detyrohet ta ruajë atë në zyrat nga të cilat administrohet stabilimenti. Neni 187 Detyrimi për mbajtjen e të dhënave nga stabilimentet ushqimore me origjinë nga kafshët e ujit për kontrollin e sëmundjeve 1. Operatorët e stabilimenteve ushqimore me origjinë nga kafshët e ujit për kontrollin e sëmundjeve, që kanë detyrimin të miratohen sipas nenit 179 të këtij ligji, mbajnë dhe përditësojnë dokumentacionin, i cili përmban të paktën informacionet e mëposhtme: a) të gjitha lëvizjet në hyrje dhe në dalje nga stabilimenti i kafshëve të akuakulturës dhe produkteve me origjinë shtazore të përfituara nga ato kafshë; b) sistemin e eliminimit të ujërave të përdorura dhe masat përkatëse të biosigurisë. 2. Operatorët e stabilimenteve ushqimore me origjinë nga kafshët e ujit për kontrollin e sëmundjeve të autorizuara: a) mbajnë dokumentacionin e përshkruar në pikën 1 të këtij neni në stabilimentin e tyre dhe e vendosin atë në dispozicion të autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare, me kërkesën e këtij të fundit; b) e ruajnë atë dokumentacion për një periudhë minimale të përcaktuar nga autoriteti kompetent qendror, e cila nuk mund të jetë më pak sesa tre vjet. Dokumentacioni mbahet, ruhet dhe përditësohet në formatin letër ose elektronik. Neni 188 Detyrimet e ruajtjes së dokumentacionit nga transportuesit 1. Transportuesit e kafshëve të ujit të destinuara për stabilimentet e akuakulturës ose për t’u lëshuar në natyrë mbajnë dhe përditësojnë dokumentacionin lidhur me: a) speciet, kategoritë dhe sasitë (numrat, vëllimin ose peshën) e kafshëve të ujit të transportuara; b) shkallën e ngordhshmërisë gjatë transportit të kafshëve të akuakulturës në fjalë dhe të kafshëve të egra të ujit, që lidhet me tipin e transportit dhe speciet e kafshëve të akuakulturës dhe kafshëve të egra të ujit të transportuara; c) stabilimentet e akuakulturës dhe stabilimentet ushqimore me origjinë nga kafshët e ujit për kontrollin e sëmundjeve të autorizuara në të cilat mjetet e transportit kanë ngarkuar dhe/ose shkarkuar; ç) çdo ndërrim uji që ka ndodhur gjatë transportit, duke përcaktuar vendburimet e furnizimit me ujë dhe vendet e shkarkimit të ujit të përdorur; d) pastrimin dhe dezinfektimin e mjeteve të transportit. Të dhënat mbahen, ruhet dhe përditësohen në formatin letër ose elektronik. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të përjashtojë transportuesit që paraqesin një risk të ulët për përhapjen e sëmundjeve të listuara ose sëmundjeve emergjente nga detyrimi për të mbajtur dhe ruajtur dokumentaconin që përmban të gjitha ose një pjesë të informacioneve të përshkruara në pikën 1 të këtij neni, me kusht që të sigurohet gjurmueshmëria e kafshëve. 3. Transportuesit ruajnë dokumentacionin e përshkruar në pikën 1 të këtij neni: a) në mënyrë të tillë që mund t’i vihet menjëherë në dispozicion autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare me kërkesën e këtij të fundit; b) për një periudhë minimale të përcaktuar nga autoriteti kompetent qendror, e cila nuk mund të jetë më pak sesa tre vjet. Neni 189 Rregulla të hollësishme lidhur me ruajtjen e të dhënave 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla që plotësojnë kërkesat e mbajtjes dhe ruajtjes së dokumentacionit sipas neneve 186, 187 dhe 188 të këtij ligji lidhur me të dhënat që operatorët duhet të regjistrojnë, përpos atyre të përshkruara në nenet 186, pika 1, 187, pika 1, dhe 188, pika 1, të këtij ligji. 2. Gjatë hartimit të rregullave sipas pikës 1 të këtij neni mbahen parasysh kriteret që vijojnë: a) risku që paraqet secili tip stabilimenti i akuakulturës ose transporti; b) speciet dhe kategoritë e kafshëve të ujit, që mbahen në stabilimentin e akuakulturës në fjalë ose që transportohen për në ose nga stabilimenti; c) tipi i prodhimit të stabilimentit; ç) mënyrat specifike të lëvizjes për tipin e stabilimentit të akuakulturës ose stabilimentet ushqimore me origjinë nga kafshët e ujit për kontrollin e sëmundjeve të autorizuara në të cilat mjetet e transportit kanë ngarkuar dhe/ose shkarkuar; d) numri, vëllimi ose pesha e kafshëve të ujit të mbajtura në stabiliment ose të transportuara për në ose nga ai stabiliment. Neni 190 Përjashtimet nga detyrimi i mbajtjes dhe ruajtjes së të dhënave Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregullat për tipat e stabilimenteve të akuakulturës dhe të operatorëve, të cilat autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund t’i përjashtojë nga detyrimi i mbajtjes dhe ruajtjes së dokumentacionit të përshkruar në nenet 186 dhe 188 të këtij ligji për: a) operatorët e disa kategorive të stabilimenteve të akuakulturës dhe transportuesve; b) stabilimentet e akuakulturës që mbajnë ose transportuesit që transportojnë një numër të vogël kafshësh akuakulture ose një numër të vogël kafshësh të ujit, sipas rastit; c) speciet dhe kategoritë e caktuara të kafshëve të ujit. Gjatë përcaktimit të këtyre rregullave mbahen parasysh kriteret e përshkruara në nenin 189, pika 2, të këtij ligji. KREU II LËVIZJET E KAFSHËVE TË UJIT Seksioni 1 Kërkesat e përgjithshme për lëvizjet e kafshëve të ujit Neni 191 Kërkesat e përgjithshme për lëvizjet e kafshëve të ujit 1. Operatorët marrin masat e duhura për të siguruar që lëvizja e kafshëve të ujit të mos cenojë statusin shëndetësor në vendin e mbërritjes lidhur me: a) sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji; b) sëmundjet emergjente. 2. Operatorët i lëvizin kafshët e ujit në një stabiliment akuakulture ose për qëllime të konsumit nga njerëzit, ose i lëshojnë ato në natyrë, vetëm nëse kafshët në fjalë plotësojnë kushtet që vijojnë: a) me përjashtim të kafshëve të egra të ujit, kafshët vijnë nga stabilimente që: i. janë regjistruar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare në përputhje me nenin 173 të këtij ligji; ii. janë miratuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare në përputhje me nenet 181 dhe 182 të këtij ligji dhe, nëse kërkohet, edhe nga nenet 176, pika 1, 177, ose neni 178 i këtij ligji; ose iii. të cilave u është autorizuar një përjashtim nga detyrimi i regjistrimit të përcaktuar në nenin 173 të këtij ligji; b) ato nuk u nënshtrohen: i. masave të kufizimit të lëvizjes, që prekin speciet dhe kategoritë e përcaktuara në nenet 55, pika 1, 56, 61, pika 1, 62, 64, 65, 70, pika 1, shkronja “b”, 74, pika 1, 79 dhe 81 të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 55, pika 2, 63, 67, 70, pika 3, 71, pika 3, 74, pika 4, 83, pika 2, të këtij ligji; ose ii. masave urgjente të përshkruara në nenet 256 dhe 257 të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 258 të këtij ligji. Përveç sa është parashikuar në këtë pikë, operatorët mund t’i lëvizin kafshët e ujit kur në përputhje me pjesën III, titulli II (nenet 53 deri në 83) të këtij ligji, janë parashikuar përjashtime nga kufizimet e lëvizjes. 3. Operatorët marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që kafshët e ujit, pasi të largohen nga vendi i origjinës, të dorëzohen drejtpërdrejt në vendmbërritjen fundore. Neni 192 Masat për parandalimin e sëmundjeve gjatë transportit 1. Operatorët marrin masat parandaluese të sëmundjeve, të përshtatshme dhe të nevojshme, për të siguruar që: a) statusi shëndetësor i kafshëve të ujit të mos rrezikohet gjatë transportit; b) veprimtaritë e transportit të kafshëve të ujit të mos nxisin përhapjen e mundshme të sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji, te njerëzit ose kafshët përgjatë rrugëtimit dhe në vendin e mbërritjes; c) pajisjet dhe mjetet e transportit janë pastruar e dezinfektuar, si dhe janë marrë masa të tjera të përshtatshme të biosigurisë, që lidhen me riskun që paraqesin veprimtaritë e transportit; ç) uji ose shkarkim i ujit të përdorur gjatë transportit të kafshëve të ujit të destinuara për akuakulturë ose lëshim në natyrë të kryhet në vende dhe në kushte të tilla që të mos cenojnë statusin shëndetësor për sa u përket sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji: i. të kafshëve të ujit që transportohen; ii. të kafshëve të ujit që mund të gjenden përgjatë rrugëtimit për në vendin e mbërritjes; iii. kafshëve të ujit në vendin e mbërritjes. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla për: a) kushtet dhe kërkesat për pastrimin e dezinfektimin e pajisjeve dhe të mjeteve të transportit, sipas pikës 1, shkronja “c”, të këtij neni, si dhe përdorimin e produkteve biocide për këto qëllime; b) masa të tjera të përshtatshme të biosigurisë gjatë transportit, sipas pikës 1, shkronja “c”, të këtij neni; c) shkëmbimi i ujit dhe shkarkimet e ujit të përdorur gjatë transportit, sipas pikës 1, shkronja “ç”, të këtij neni. Neni 193 Ndryshimi i përdorimit të synuar 1. Kafshët e ujit që lëvizen për qëllim të asgjësimit ose therje nuk përdoren për qëllime të tjera, në përputhje me masat e mëposhtme: a) masat e kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në nenet 32, pika 1, shkronja “c”, 55, pika 1, 56, 61, 62, 64, 65, 70, 74, pikat 1 dhe 2, 79, 80, 81 dhe 82 të këtij ligji, si dhe në rregullat e miratuara në zbatim të neneve 55, pika 2, 63, 67, 70, pika 3, 71, pika 3, 74, pika 4 dhe 83, pika 2, të këtij ligji; b) masat urgjente sipas neneve 256 dhe 257 dhe rregullave të miratuara në zbatim të nenit 258 të këtij ligji. 2. Kafshët e ujit që lëvizin për konsum nga njerëzit, për akuakulturë, lëshim në habitatin natyral ose për çdo qëllim tjetër nuk përdoren për asnjë qëllim tjetër përveç atij të parashikuar. 3. Në përjashtim nga pika 2 e këtij neni, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare në vendin e mbërritjes mund të autorizojë një ndryshim të përdorimit të kafshëve të ujit për një qëllim të ndryshëm nga ai i parashikuar fillimisht, me kusht që përdorimi i ri të mos paraqesë një risk më të lartë sesa risku që paraqiste përdorimi i parashikuar fillimisht për statusin shëndetësor të kafshëve të ujit në vendin e mbërritjes. Neni 194 Detyrimet e operatorëve në vendin e mbërritjes 1. Operatorët e stabilimenteve të akuakulturës dhe të stabilimenteve ushqimore me origjinë nga kafshët e ujit për kontrollin e sëmundjeve përpara se këto fundit të shkarkohen: a) kontrollojnë, kur kërkohet, nëse ngarkesa shoqërohet me një nga dokumentet e mëposhtme: i. certifikata shëndetësore e kafshëve, sipas neneve 208, pika 1, 209, 223, pika 1, të këtij ligji, si dhe rregullave të miratuara në zbatim të neneve 189, 211 dhe 213 të këtij ligji; ii. dokumentet e vetëdeklarimit, sipas nenit 218, pika 1, të këtij ligji, dhe rregullave të miratuara, në zbatim të nenit 218, pikat 3 dhe 4, të këtij ligji; b) njoftojnë autoritetin kompetent të kontrolleve zyrtare të vendit të mbërritjes pas kontrollit të kafshëve të ujit të marra për çdo parregullsi të gjetur lidhur me: i. kafshët e ujit të marra; ii. dokumentet e përshkruara në shkronjën “a”, nënndarjet “i” dhe “ii”, të këtij neni. 2. Në rast të ndonjë parregullsie sipas pikës 1, shkronja “b”, të këtij neni, operatori veçon kafshët e ujit të ngarkesës në fjalë deri në marrjen e një vendimi nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare i vendit të mbërritjes. Neni 195 Kërkesa të përgjithshme për lëvizjet e kafshëve të akuakulturës që transitojnë përmes vendit drejt shteteve ose territoreve të tjera Operatorët marrin masa që kafshët e akuakulturës, që transitojnë përmes vendit drejt një shteti ose territori tjetër, të përmbushin kërkesat e përcaktuara në nenet 191, 192 dhe 193 të këtij ligji. Seksioni 2 Kafshët e ujit për në stabilimentet e akuakulturës ose për lëshim në natyrën e egër Neni 196 Ngordhshmëria jonormale ose simptoma të tjera të sëmundjeve të rënda 1. Operatorët lëvizin kafshët e ujit nga një stabiliment akuakulture apo nga habitati i tyre për tek një tjetër stabiliment akuakulture ose i lëshojnë ato në natyrë të egër, vetëm nëse kafshët në fjalë: a) nuk shfaqin simptoma të sëmundjeve; dhe b) vijnë nga një stabiliment akuakulture ose mjedis ujor ku nuk janë shfaqur ngordhshmëri jonormale me shkaqe të papërcaktuara. 2. Në ndryshim nga pika 1 e këtij neni, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, mbështetur në vlerësimin e riskut, mund të autorizojë lëvizjen ose lëshimin e kafshëve të ujit në përputhje me parashikimin e pikës 1 të këtij neni, me kusht që kafshët në fjalë të vijnë nga një pjesë e stabilimentit të akuakulturës ose nga natyra e egër, që është e pavarur nga njësia epidemiologjike, ku janë shfaqur ngordhshmëria jonormale ose simptoma të tjera të sëmundjeve. Autoriteti kompetent i vendit të origjinës autorizon lëvizjen ose lëshimin sipas kësaj pike vetëm nëse autoriteti kompetent i vendit të mbërritjes dhe, sipas rastit, të transitit, kanë dhënë pëlqimin e tyre për një lëvizje ose lëshim të tillë. Neni 197 Lëvizjet e kafshëve të akuakulturës të destinuara për vende, zona, ndarje, që janë deklaruar “të pastër nga sëmundja” ose që i nënshtrohen një programi çrrënjosjeje dhe rregulla të hollësishme 1. Operatorët lëvizin kafshët e akuakulturës të specieve të listuara, që lidhen me një ose më shumë nga sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “b” ose “c” të këtij ligji, për në një stabiliment akuakulture ose për t’i lëshuar në një habitat natyror të vendit, në një zonë ose ndarje, që janë deklaruar të pastra nga ato sëmundje të listuara, në përputhje me nenin 36, pika 4, të këtij ligji, ose me nenin 37, pika 4, të këtij ligji, vetëm nëse vijnë nga një vend tjetër, zonë ose ndarje i tij, që është deklaruar i pastër nga ato sëmundje. 2. Operatorët lëvizin kafshët e akuakulturës të specieve të listuara, që lidhen me një ose më shumë nga sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “b” ose “c”, të këtij ligji, për në një stabiliment akuakulture ose për t’i lëshuar në një habitat natyror të vendit, në një zonë ose ndarje, që i janë nënshtruar një programi të çrrënjosjes për një ose më shumë sëmundje të listuara, në përputhje me nenin 31, pika 1 ose 2, të këtij ligji, vetëm nëse vijnë nga një vend tjetër, zonë ose ndarje i tij, që është deklaruar i pastër nga ato sëmundje të listuara. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla lidhur me përjashtimet nga kërkesat e lëvizjes ose lëshimit në habitat natyror, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni, të cilat nuk përbëjnë risk të lartë për përhapjen e sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji, për shkak të: a) specieve, kategorive dhe fazave të ciklit jetësor të kafshëve të akuakulturës në fjalë; b) tipit të stabilimentit të origjinës e të mbërritjes; c) përdorimit të parashikuar të kafshëve të akuakulturës; ç) vendit të mbërritjes së kafshëve të akuakulturës; d) trajtimeve, metodave të përpunimit dhe masave të tjera të veçanta për zbutjen e riskut të zbatuara në vendin e origjinës ose të mbërritjes. Neni 198 Përjashtimet nga detyrimi i operatorëve për lëvizjen e kafshëve të akuakulturës me shtetet e tjera, zonat ose ndarjet, që i nënshtrohen një programi çrrënjosjeje dhe rregulla të hollësishme Në ndryshim nga neni 197, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të autorizojë operatorët të lëvizin kafshët e akuakulturës nga një zonë ose ndarje për të cilën është miratuar një program çrrënjosjeje, në përputhje me nenin 31, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji, për sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “b” dhe “c”, të këtij ligji, për në një zonë tjetër ose ndarje për të cilën është miratuar gjithashtu një program çrrënjosjeje për të njëjtat sëmundje të listuara, me kusht që kjo lëvizje të mos cenojë statusin shëndetësor të zonës ose ndarjet në vendin e mbërritjes. Autoriteti kompetent i vendit të origjinës autorizon lëvizjen sipas kësaj pike vetëm nëse autoriteti kompetent i vendit të mbërritjes dhe, sipas rastit, të transitit, kanë dhënë pëlqimin e tyre për një lëvizje të tillë. Neni 199 Masat lidhur me lëshimin në habitatin natyror të kafshëve të ujit Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të vendosë që kafshët e ujit të lëshohen në habitatin natyror vetëm nëse ato vijnë nga një vend, zonë ose ndarje i tij, që është deklaruar “i pastër nga sëmundja”, sipas nenit 36, pika 1, të këtij ligji, ose nenit 37, pika 1, të këtij ligji, lidhur me një ose më shumë nga sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “b” dhe “c”, të këtij ligji, për të cilat speciet e kafshëve të ujit që lëvizen është një specie e listuar, pavarësisht nga statusi shëndetësor i zonës, ku ato kafshë uji lëshohen. Neni 200 Lëvizja e kafshëve të egra të ujit për në shtetet, zonat ose ndarjet, të deklaruara “të pastra nga sëmundja” ose që i nënshtrohen një programi çrrënjosjeje dhe rregulla të hollësishme që lidhen me to 1. Për lëvizjen e kafshëve të egra të ujit për në një stabiliment akuakulture ose për t’u lëshuar në natyrë të egër zbatohen nenet 196, 197 dhe 198 të këtij ligji. 2. Operatorët marrin masat e duhura dhe të nevojshme të parandalimit të sëmundjeve kur lëvizin kafshët e egra të ujit ndërmjet habitateve për të siguruar që: a) lëvizje të tilla nuk përbëjnë një risk të lartë për përhapjen e sëmundjeve të listuara, sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të kësaj pike, te kafshët e ujit që ndodhen në vendin e mbërritjes; dhe b) janë marrë masa për zbutjen e riskut ose masa të tjera të përshtatshme të biosigurisë, që garantojnë plotësimin e kërkesave të shkronjës “a” të këtij neni. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregullat për masat e parandalimit të sëmundjeve dhe të zbutjes së riskut, që zbatohen nga operatorët në përmbushje të kërkesave të pikës 2 të këtij neni. Seksioni 3 Kafshët e ujit për konsum nga njerëzit Neni 201 Lëvizjet e kafshëve të gjalla të akuakulturës për konsum nga njerëzit në vend ose në një zonë ose ndarje të tyre, të cilat janë deklaruar “të pastra nga sëmundja” ose që i nënshtrohen një programi çrrënjosjeje dhe rregulla të hollësishme 1. Operatorët lëvizin kafshët e gjalla të akuakulturës të specieve të listuara për sëmundjet e listuara përkatëse sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “b” ose “c”, të këtij ligji, që përdoren për konsum nga njerëzit në një vend ose në një zonë ose ndarje të tij, që është deklaruar “i pastër nga sëmundja”, në përputhje me nenin 36, pika 4, ose nenin 37, pika 4, të këtij ligji, ose për të cilin është miratuar një program çrrënjosjeje në përputhje me nenin 31, pikat 1 ose 2, të këtij ligji, lidhur me një ose më shumë nga sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “b” dhe “c”. Lëvizja kryhet vetëm nëse kafshët vijnë nga një vend ose një zonë ose ndarje të tyre, që është deklaruar “i pastër nga sëmundja” në përputhje me nenin 36, pika 4, ose nenin 37, pika 4, të këtij ligji. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në ndryshim nga kërkesat e pikës 1 të këtij neni, mund të autorizojë operatorët të futin kafshë të gjalla të akuakulturës në një zonë ose ndarje të tij për të cilin është miratuar një program çrrënjosjeje, në përputhje me nenin 31, pikat 1 ose 2, të këtij ligji, për sëmundje të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “b” dhe “c”, të këtij ligji, nga një zonë ose ndarje e saj për të cilën po njëlloj është miratuar një program çrrënjosjeje për të njëjtat sëmundje brenda asaj zone ose ndarje, me kusht që lëvizja të mos cenojë statusin shëndetësor të vendit, të zonës ose të ndarje të tij. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla për përjashtimet e parashikuara në pikën 2 të këtij neni, për lëvizjet e kafshëve të gjalla të akuakulturës, që nuk paraqesin një risk të të rëndësishëm për përhapjen e sëmundjeve për shkak të: a) specieve, kategorive dhe fazave të ciklit jetësor të kafshëve të gjalla të akuakulturës në fjalë; b) mënyrave të mbajtjes të kafshëve të akuakulturës dhe tipit të prodhimit në stabilimentet e akuakulturës së origjinës dhe vendit të mbërritjes; c) përdorimit të parashikuar të kafshëve të akuakulturës; ç) vendit të mbërritjes së kafshëve të akuakulturës; d) trajtimeve, metodave të përpunimit dhe masave të tjera të veçanta për zbutjen e riskut të marra në vendin e origjinës ose në vendin e mbërritjes. Neni 202 Lëvizjet e kafshëve të egra të gjalla të ujit brenda vendit, zonave ose ndarjeve, të cilat janë deklaruar “të pastra nga sëmundja” ose që i nënshtrohen një programi çrrënjosjeje dhe rregulla të hollësishme 1. Për lëvizjet e kafshëve të egra të gjalla të ujit për konsum nga njerëzit brenda vendit, në zona ose ndarje të tyre, të cilat janë deklaruar “të pastra nga sëmundja”, në përputhje me nenin 36, pika 4, të këtij ligji, ose nenin 37, pika 4, të këtij ligji, ose që i nënshtrohen një programi çrrënjosjeje në përputhje me nenin 31, pikat 1 ose 2, të këtij ligji, zbatohen kërkesat e përshkruara në nenin 201, pikat 1 dhe 2, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 201, pika 3, të këtij ligji, kur këto rregulla janë të nevojshme për të garantuar që kafshët në fjalë nuk paraqesin një risk të lartë për përhapjen e sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji, për kafshët e ujit që gjenden në vendin e mbërritjes. 2. Pika 1 e këtij neni zbatohet edhe për kafshët e gjalla të ujit, që nuk hyjnë në përkufizimin për kafshët e akuakulturës, sipas nenit 4, pika 7, të këtij ligji. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla për kërkesat e lëvizjes së kafshëve të egra të ujit për konsum nga njerëzit, në plotësim të kërkesave të pikave 1 dhe 2, të këtij neni. Seksioni 4 Përjashtimet nga kërkesat e përshkruara në seksionet 1 deri në 3 të këtij kreu (nenet 191 deri 202) dhe masa shtesë për zbutjen e riskut Neni 203 Kafshët e ujit që lëvizin për në stabilimente të izoluara të akuakulturës dhe rregulla të hollësishme 1. Operatorët lëvizin kafshët e ujit për në një stabiliment të izoluar të akuakulturës vetëm nëse kafshët në fjalë plotësojnë kushtet si më poshtë: a) vijnë nga një stabiliment tjetër i izoluar akuakulture; b) nuk paraqesin një risk të lartë për përhapjen e sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji, për speciet e listuara të kafshëve, që gjenden në stabilimentin e izoluar të akuakulturës në vendin e mbërritjes, me përjashtim të rasteve kur lëvizja në fjalë autorizohet për qëllime shkencore. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër: a) kushte të hollësishme që plotësojnë ato të parashikuara në pikën 1 të këtij neni për lëvizjet e kafshëve të akuakulturës për në stabilimentet e izoluara të akuakulturës; b) rregullat specifike për lëvizjet e kafshëve të akuakulturës për në stabilimentet e izoluara të akuakulturës, kur masat që zbatohen për zbutjen e riskut garantojnë që këto lëvizje nuk përbëjnë një risk të lartë për shëndetin e kafshëve të akuakulturës brenda stabilimentit të izoluar të akuakulturës në fjalë dhe stabilimenteve përreth. Neni 204 Lëvizjet për qëllime shkencore të kafshëve të ujit dhe rregulla të hollësishme 1. Autoriteti kompetent qendror pas miratimit paraprak nga autoriteti kompetent i vendit të origjinës dhe/ose mbërritjes, sipas rastit, mund të autorizojë lëvizjet e kafshëve të ujit për qëllime shkencore, kur këto lëvizje nuk plotësojnë kërkesat e përshkruara nga seksioni 1 deri në 3 (nenet 191 deri në 202), të këtij kreu, me përjashtim të rasteve të përshkruara në nenin 191, pikat 1 dhe 3, si dhe nenet 192, 193 dhe 194 të këtij ligji. 2. Autoriteti kompetent i vendit të mbërritjes autorizon përjashtime nga kërkesat e përshkruara në pikën 1 të këtij neni vetëm në kushtet që vijojnë: a) Autoritetet kompetente të vendeve të mbërritjes dhe origjinës: i. kanë rënë dakord për kushtet e lëvizjeve të tilla; ii. garantojnë që kanë marrë masat e nevojshme për zbutjen e riskut, në mënyrë që këto lëvizje të mos cenojnë statusin shëndetësor të vendeve përmes të cilave transportohen kafshët dhe të vendit të mbërritjes lidhur me sëmundjet e listuara, sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”; iii. kanë njoftuar, nëse nevojitet, autoritetet kompetente të vendeve përmes të cilave transportohen kafshët për përjashtimet e bëra dhe kushtet, në të cilat jepet përjashtimi; b) këto lëvizje të këtyre kafshëve bëhen nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente të vendeve të origjinës dhe të mbërritjes, si dhe, nëse nevojitet, të autoriteteve kompetente të vendeve përmes të cilave transportohen kafshët. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregullat për autorizimin e përjashtimeve, që plotësojnë kërkesat e pikave 1 dhe 2 të këtij neni. Neni 205 Përdorime të tjera të veçanta të kafshëve të ujit, kërkesa të veçanta dhe përjashtime, si dhe rregulla të hollësishme 1. Operatorët marrin masat parandaluese të nevojshme për të siguruar që lëvizjet e kafshëve të ujit, që mbahen për përdorime të veçanta ose për përdorimet e renditura në pikën 2, shkronja “a”, nga nënndarja “i” deri në “vi”, të këtij neni, të mos përbëjnë risk për përhapjen e sëmundjeve të listuara, sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji, për kafshët e ujit që gjenden në vendin e mbërritjes. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla për: a) kërkesat specifike që plotësojnë rregullat e përcaktuara në seksionet 1 deri në 3 të këtij kreu (nenet 191 deri në 202) dhe për lëvizjet e kafshëve të ujit për: i. në kopshtet zoologjike, njësitë e tregtimit (me pakicë dhe shumicë) të kafshëve të shoqërimit, si dhe pellgjet e ujit në kopshte dhe parqe; ii. në ekspozita; iii. peshkimin sportiv, përfshirë karremat e peshkimit; iv. në veprimtari kulturore dhe veprimtari të tjera të ngjashme; v. në akuariume për qëllime tregtimi; ose vi. kujdesin shëndetësor dhe përdorime të tjera të ngjashme; b) përjashtimet nga kërkesat e përshkruara në seksionet 1 deri në 3 (nenet 191 deri 202), me përjashtim të rasteve të përshkruara në nenin 191, pikat 1 dhe 3, si dhe nenet 192, 193 dhe 194 të këtij ligji, për lëvizjet e kafshëve të ujit të përshkruara në shkronjën “a” të kësaj pike, me kusht që të jenë në zbatim masa të përshtatshme të biosigurisë për të garantuar që këto lëvizje të mos përbëjnë një risk të lartë për statusin shëndetësor të vendit të mbërritjes. Neni 206 Rregulla të përkohshme për lëvizjet e specieve ose kategorive të veçanta të kafshëve të ujit 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla të përkohshme, si shtesë ose alternative ndaj atyre të parashikuara në këtë krye, për lëvizjet e specieve ose të kategorive të veçanta të kafshëve të ujit, nëse: a) kërkesat e lëvizjes të parashikuara në nenet 196, 197, pika 1, 198, 199, 200, pikat 1 dhe 2, 201, 202, pika 1, 203, pika 1, 204, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji, ose në rregullat e miratuara në zbatim të neneve 197, pika 3, 200, pika 3, 202, pika 3, 203, pika 2, 204, pika 3, dhe 205 të këtij ligji, nuk tregojnë efikasitet në zbutjen e risqeve, që paraqet lëvizja e këtyre kafshëve të ujit; ose b) sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç” duket se po përhapen, me gjithë masat e marra për lëvizjen e kafshëve të ujit, të përcaktuara në përputhje me seksionet 1 deri në 4 të këtij kreu (nenet 191 deri në 207). 2. Për rastet e urgjencave të mirargumentuara dhe që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, kur sëmundja mbart riskun e pasojave shumë të rënda dhe duke mbajtur parasysh kërkesat e nenit 205 të këtij ligji, ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, përcakton rregulla me zbatim të menjëhershëm. Neni 207 Faktorët që mbahen parasysh në hartimin e rregullave të parashikuara në këtë seksion (nenet 203–206) Në hartimin e rregullave që miratohen në zbatim të neneve 203, pika 2, 204, pika 3, 205 dhe 206 të këtij ligji, mbahen parasysh si më poshtë: a) risqet që lidhen me lëvizjet e përshkruara në nenet e sipërpërmendura; b) statusi shëndetësor lidhur me sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji në vendet e origjinës, transitit dhe mbërritjes; c) speciet e listuara të kafshëve të ujit për sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji; ç) masat e biosigurisë në zbatim në vendet e origjinës, transitit dhe mbërritjes; d) kushtet e veçanta në të cilat mbahen kafshët e akuakulturës; dh) mënyrat specifike të lëvizjes, që zbatohen nga tipi i stabilimentit të akuakulturës dhe specieve ose kategoritë e kafshëve të ujit në fjalë; e) faktorë të tjerë epidemiologjikë. Seksioni 5 Certifikata shëndetësore e kafshëve Neni 208 Detyrimi i operatorëve për të siguruar që lëvizja e kafshëve të akuakulturës të shoqërohet me certifikatë shëndetësore 1. Operatorët i lëvizin kafshët e akuakulturës vetëm nëse ato shoqërohen nga një certifikatë shëndetësore e lëshuar nga autoriteti kompetent në vendin e origjinës, në përputhje me nenin 216, pika 1, të këtij ligji, kur kafshët në fjalë u përkasin specieve të listuara për sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “b” dhe “c”, të këtij ligji dhe futen në territorin e vendit ose lëvizen në një zonë apo ndarje të tij, që është deklaruar “i pastër nga sëmundja”, në përputhje me nenet 36, pika 4, dhe 37, pika 4, të këtij ligji, ose për të cilin është miratuar një program çrrënjosjeje, sipas nenit 31, pikat 1 ose 2, të këtij ligji, lidhur me një ose më shumë nga sëmundjet e listuara, sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “b” dhe “c”, të këtij ligji. 2. Operatorët i lëvizin kafshët e akuakulturës vetëm nëse ato shoqërohen nga një certifikatë shëndetësore e kafshëve lëshuar nga autoriteti kompetent në vendin e origjinës, në përputhje me nenin 216, pika 1, të këtij ligji, kur kafshët në fjalë u përkasin specieve të listuara për sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “a” dhe “b”, të këtij ligji, dhe lejohen të largohen nga një zonë ku janë vendosur masa kufizuese për kontrollin e sëmundjeve, duke iu nënshtruar masave të kontrollit të sëmundjes, të parashikuara në: a) nenet 55, pika 1, shkronja “dh”, nënndarja “ii”, 56 dhe 64 të këtij ligji; ose b) nenet 65, pika 1, 74, pika 1, 79; dhe c) rregullat e miratuara në zbatim të neneve 55, pika 2, 67 dhe 68, 71, pika 3, 74, pika 4, 83, pika 2, dhe 258 të këtij ligji, për një ose më shumë nga sëmundjet e listuara, sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “a” dhe “b” të këtij ligji. 3. Operatorët marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që certifikata shëndetësore e kafshëve të shoqërojë kafshët e akuakulturës nga vendi i tyre i origjinës deri në vendin fundor të mbërritjes, me përjashtim të rasteve kur në rregullat e miratuara në zbatim të nenit 214 të këtij ligji janë parashikuar masa specifike. Neni 209 Detyrimi i operatorëve për të siguruar që lëvizja e kafshëve të tjera të ujit të shoqërohet me certifikatë shëndetësore të kafshëve 1. Në rastet kur, për shkak të risqeve që lidhen me lëvizjen e kafshëve të ujit të ndryshme nga kafshët e akuakulturës, kërkohet shoqërimi me certifikatë shëndetësore të kafshëve, në përputhje me rregullat e përshkruara në nenin 211, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, operatorët i lëvizin këto kafshë vetëm nëse shoqërohen nga një certifikatë shëndetësore e lëshuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare i vendit të origjinës, në përputhje me nenin 216, pika 1, të këtij ligji. 2. Kërkesat e nenit 208 zbatohen edhe për kafshët e ujit, të ndryshme nga kafshët e akuakulturës, që lëvizin për në një stabiliment akuakulture ose që lëshohen në natyrë të egër. Në rast se autoriteti kompetent i vendit të origjinës gjykon se certifikimi shëndetësor nuk është i mundur për shkak të natyrës së vendit të origjinës së kafshëve të ujit në fjalë, ai mund të autorizojë lëvizjen e tyre pa një certifikatë shëndetësore, pasi ka marrë miratimin e autoritetit kompetent të vendit të mbërritjes. 3. Ky nen nuk zbatohet për kafshët e egra të ujit të peshkuara ose të mbledhura për konsum të drejtpërdrejtë nga njerëzit. Neni 210 Përjashtimet nga certifikimi shëndetësor për kafshët e ujit Në ndryshim nga kërkesat e certifikimit shëndetësor të përcaktuara në nenet 208 dhe 209 të këtij ligji, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të autorizojë përjashtime për lëvizjet brenda vendit të ngarkesave të caktuara të kafshëve të ujit pa një certifikatë shëndetësore të kafshëve, me kusht që të ketë një sistem alternativ, i cili garanton gjurmueshmërinë e këtyre ngarkesave të kafshëve të ujit dhe përmbushjen e kërkesave të shëndetit të kafshëve për këto lëvizje, të parashikuara në seksionet 1 deri në 4 të këtij kreu (nenet 191 deri 207). Neni 211 Rregulla lidhur me certifikimin shëndetësor të kafshëve të ujit 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla për sa i përket: a) detyrimit të certifikimit shëndetësor të kafshës për lëvizjet e kafshëve të ujit të ndryshme nga kafshët e akuakulturës, sipas përshkrimeve në nenin 209, pika 1, të këtij ligji, kur certifikimi shëndetësor është i domosdoshëm për të garantuar që lëvizjet në fjalë përmbushin kërkesat shëndetësore të mëposhtme: i. kërkesat e parashikuara në seksionet 1 deri në 4 të këtij kreu (nenet 191 deri 207) dhe rregullat e miratuara në zbatim të seksioneve të këtij kreu; ii. masat e kontrollit të sëmundjeve sipas neneve 55, pika 1, 56, 61, pika 1, 62, 64, 65, pika 1, 74, pika 1, 79 dhe 80 të këtij ligji, ose rregullave të miratuara në zbatim të neneve 55, pika 2, 63, 67, 68, 71, pika 3, 74, pika 4, 83, pika 2, të këtij ligji; iii. masat urgjente sipas rregullave të miratuara në zbatim të nenit 258 të këtij ligji; b) rregullave të veçanta për certifikimin shëndetësor të kafshëve sipas neneve 208 dhe 209 të këtij ligji kur autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare ka marrë masa specifike për zbutjen e riskut, të cilat garantojnë: i. gjurmueshmërinë e kafshëve të ujit që lëvizin; ii. që kafshët e ujit që lëvizin përmbushin kërkesat shëndetësore të lëvizjes të parashikuara në seksionet 1 deri në 4 të këtij kreu (nenet 191 deri në 207); c) përjashtimeve nga detyrimi i certifikimit shëndetësor të parashikuara në nenet 208 dhe 209 të këtij ligji dhe të kushteve për autorizimin e këtyre përjashtimeve për lëvizjet e kafshëve të ujit, të cilat nuk paraqesin një risk të konsiderueshëm të përhapjes së sëmundjeve për shkak të: i. specieve, kategorive ose fazave të ciklit jetësor të kafshëve të ujit në fjalë; ii. metodave të mbajtura dhe tipit të prodhimit të këtyre specieve dhe kategorive të kafshëve të akuakulturës; iii. përdorimit të parashikuar të kafshëve të ujit; ose iv. vendit të mbërritjes së kafshëve të ujit. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, përcakton rregullat lidhur me detyrimin e operatorëve, të parashikuar në nenin 209, pika 2, të këtij ligji, për të garantuar që kafshët e egra të ujit, që lëvizin për në një stabiliment akuakulture të shoqërohen me një certifikatë shëndetësore. Neni 212 Përmbajtja e certifikatës shëndetësore të kafshëve të ujit 1. Certifikata shëndetësore e kafshëve të ujit e përcaktuar në nenet 208, 209 dhe 210 të këtij ligji përmban të paktën informacionet si vijojnë: a) stabilimentin ose vendin e origjinës, stabilimentin ose vendin e mbërritjes dhe, nëse është e rëndësishme për përhapjen e sëmundjeve, çdo stabiliment ose vend tjetër të vizituar përgjatë rrugëtimit; b) një përshkrim të kafshëve të ujit në fjalë, përfshirë speciet dhe kategorinë e tyre; c) sasitë (numrin, vëllimin ose peshën) e kafshëve të ujit; ç) informacionet e nevojshme që tregojnë se kafshët e ujit përmbushin kërkesat përkatëse të shëndetit të kafshëve për lëvizjet e parashikuara në seksionet 1 deri në 4 të këtij kreu (nenet 191 deri në 207). 2. Certifikata shëndetësore e kafshëve të ujit mund të përmbajë edhe informacione të tjera të kërkuara sipas legjislacionit në fuqi. Neni 213 Rregulla të hollësishme për përmbajtjen e certifikatës shëndetësore për kafshët e ujit 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, lidhur me përmbajtjen e certifikatës shëndetësore të kafshëve të ujit sipas nenit 212, pika 1, të këtij ligji, miraton me urdhër: a) rregullat e hollësishme për përmbajtjen e certifikatës shëndetësore të kafshëve të ujit, sipas nenit 212, pika 1, të këtij ligji, për speciet dhe kategori të ndryshme të kafshëve të ujit; b) informacionet shtesë që duhet të përfshihen në certifikatën shëndetësore të kafshëve të ujit, sipas nenit 212, pika 1, të këtij ligji. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla për modelet e certifikatave shëndetësore të kafshëve. Neni 214 Rregulla të hollësishme që u përkasin tipave të veçantë të lëvizjeve të kafshëve të ujit për në vendin e mbërritjes Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla lidhur me masat specifike, që plotësojnë kërkesat për certifikimin shëndetësor të kafshëve të ujit të përshkruara në nenet 208 dhe 209 të këtij ligji, për speciet e mëposhtme të lëvizjeve të kafshëve të ujit: a) lëvizjet e kafshëve të ujit, të cilat duhet të rikthehen në vendin e tyre të origjinës ose të lëvizen për në një vendmbërritje tjetër, për një ose më shumë nga arsyet e mëposhtme: i. udhëtimi i tyre i parashikuar ndërpritet në mënyrë të papritur për arsye të mirëqenies së kafshëve; ii. gjatë udhëtimit ndodhin aksidente ose ngjarje të papritura; iii. kafshët nuk janë pranuar në vendin e mbërritjes ose në kufi; iv. kafshët nuk janë pranuar nga një shtet tjetër ose territor i tij; b) lëvizjet e kafshëve të akuakulturës që marrin pjesë në ekspozita, veprimtari sportive dhe kulturore dhe veprimtari të tjera të ngjashme, si dhe rikthimi i tyre në vendin e origjinës. Neni 215 Detyrimet e operatorëve për të bashkëpunuar me autoritetin kompetent me qëllim plotësimin e certifikatës shëndetësore të kafshëve të ujit Operatorët: a) përpara lëvizjes së kafshëve, i japin autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare të gjitha informacionet e nevojshme për të plotësuar certifikatën shëndetësore të kafshëve sipas neneve 208 dhe 209 të këtij ligji dhe rregullave të miratuara në zbatim të neneve 211, 213 e 214 të këtij ligji; b) nëse është e nevojshme, marrin masa që kafshët e ujit në fjalë t’i nënshtrohen kontrollit fizik, të identitetit dhe të dokumenteve, në përputhje me nenin 216, pika 3, të këtij ligji, dhe me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 216, pika 4, të këtij ligji. Neni 216 Përgjegjësitë e autoritetit kompetent për certifikimin shëndetësor të kafshëve të ujit 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, me kërkesë të një operatori, lëshon një certifikatë shëndetësore për lëvizjen e kafshëve të ujit, nëse kërkohet sipas neneve 208 dhe 209 të këtij ligji ose sipas rregullave të miratuara, në zbatim të neneve 211 dhe 214 të këtij ligji, me kusht që të jenë plotësuar, sipas rastit kërkesat e mëposhtme të shëndetit të kafshëve, që vijojnë: a) kërkesat e përshkruara në nenet 191, 192, pika 1, 193, 195, 196, 197, pika 1, 198, 199, 200, pikat 1 dhe 2, 201, 203, pika 1, dhe 204, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji; b) kërkesat e përshkruara në rregullat e miratuara, në zbatim të neneve 192, pika 2, 197, pika 3, 200, pika 3, 201, pika 3, 202, pika 3, 203, pika 2, 204, pika 3, dhe 205 të këtij ligji; c) kërkesat e përshkruara në zbatim të nenit 206 të këtij ligji. 2. Certifikatat shëndetësore të kafshëve të ujit: a) verifikohen, vulosen dhe nënshkruhen nga një veterinar zyrtar; b) janë të vlefshme për periudhën e kohës së parashikuar në rregullat e miratuara në zbatim të pikës 4, shkronja “c”, të këtij neni, gjatë së cilës kafshët e ujit për të cilat është lëshuar certifikata vazhdojnë të përmbushin garancitë e shëndetit të kafshëve të ujit të dhëna në atë certifikatë. 3. Veterinari zyrtar, përpara nënshkrimit të një certifikate shëndetësore të kafshëve të ujit, kryen kontrollin fizik, të identitetit dhe të dokumenteve, sipas rregullave të miratuara, në zbatim të pikës 4 të këtij neni, për të verifikuar që kafshët e ujit për të cilat do të lëshohet certifikata përmbushin kërkesat e këtij kreu, duke mbajtur parasysh speciet dhe kategoritë e kafshëve të ujit në fjalë dhe kërkesat e shëndetit të kafshëve. 4. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla lidhur me: a) tipat e kontrolleve fizike, të identitetit dhe shqyrtimin e dokumenteve, lidhur me speciet dhe kategoritë e ndryshme të kafshëve të ujit, që kryhen nga veterinari zyrtar, në përputhje me pikën 3 të këtij neni, për të verifikuar përmbushjen e kërkesave të këtij kreu; b) afatet kohore për kryerjen e kontrolleve fizike, të identitetit dhe shqyrtimin e dokumenteve, si dhe për lëshimin e certifikatave shëndetësore të kafshëve të ujit nga veterinari zyrtar, përpara lëvizjes së ngarkesave të kafshëve të ujit; c) kohëzgjatjen e vlefshmërisë së certifikatave shëndetësore të kafshëve. Neni 217 Certifikatat elektronike shëndetësore për kafshët e ujit Certifikatat elektronike shëndetësore e kafshëve, të hartuara, të trajtuara dhe të transmetuara nëpërmjet sistemit TRACES (elektronik), mund të zëvendësojnë certifikatat shëndetësore, që shoqërojnë kafshët e ujit, sipas nenit 216, pika 1, të këtij ligji, nëse: a) këto certifikata shëndetësore elektronike përmbajnë të gjitha informacionet që modeli i certifikatës shëndetësore të kafshëve duhet të përmbajë në përputhje me nenin 212, pika 1, të këtij ligji, dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 213, të këtij ligji; b) garantohet gjurmueshmëria e kafshëve të ujit dhe lidhja ndërmjet këtyre kafshëve dhe certifikatës shëndetësore elektronike; c) autoritetet kompetente në vendin e origjinës, transitit dhe të mbërritjes mund të kenë akses në dokumentet elektronike gjatë gjithë kohës së transportit. Neni 218 Vetëdeklarimi nga operatorët për lëvizjen e kafshëve të akuakulturës dhe rregulla të hollësishme 1. Operatorët në vendin e origjinës plotësojnë një dokument vetëdeklarimi për lëvizjen e kafshëve të ujit nga vendi i tyre i origjinës për në vendmbërritjen fundore dhe marrin masa që kafshët të shoqërohen nga ky dokument vetëdeklarimi, në rastet kur nuk kërkohet që ato të shoqërohen me një certifikatë shëndetësore të kafshëve sipas neneve 208 dhe 209 të këtij ligji dhe rregullave të miratuara në zbatim të neneve 211 dhe 214 të këtij ligji. 2. Dokumenti i vetëdeklarimit i përshkruar në pikën 1 të këtij neni përmban të paktën informacionet lidhur me kafshët e ujit si më poshtë: a) vendin e tyre të origjinës dhe vendin e mbërritjes dhe, nëse nevojitet, çdo vend tjetër përgjatë rrugëtimit; b) mjetet e transportit; c) një përshkrim të kafshëve të akuakulturës, kategorive, specieve dhe sasisë së kafshëve në fjalë (numrat, vëllimi ose pesha); ç) informacionet e nevojshme për të treguar se kafshët e akuakulturës përmbushin kërkesat e lëvizjes, të parashikuara në seksionet 1 deri në 4 (nenet 191 deri në 207) të këtij ligji. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër sa vijon: a) rregulla të hollësishme për përmbajtjen e dokumentit të vetëdeklarimit të parashikuar në pikën 2 të këtij neni për speciet dhe kategoritë e ndryshme të kafshëve të akuakulturës; b) informacionet që duhet të përmbajë dokumenti i vetëdeklarimit, që plotësojnë informacionet e përshkruara në pikën 2 të këtij neni. 4. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë modelet e dokumenteve të vetëdeklarimit të përshkruara në pikën 1 të këtij neni. Seksioni 6 Njoftimi për lëvizjet e kafshëve të ujit Neni 219 Detyrimi i operatorëve për njoftimin e lëvizjeve të kafshëve të ujit 1. Operatorët, me përjashtim të transportuesve, njoftojnë paraprakisht autoritetin kompetent të vendit të origjinës për lëvizjet e parashikuara të kafshëve të ujit në rastet kur: a) kafshët e ujit shoqërohen me një certifikatë shëndetësore të lëshuar nga autoriteti kompetent në përputhje me nenet 208 dhe 209 të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 211 dhe 214 të këtij ligji; b) kafshët e ujit shoqërohen me një certifikatë shëndetësore kur ato lëvizen nga një zonë mbi të cilën janë vendosur masat kufizuese sipas nenit 208, pika 2, të këtij ligji; c) kafshët e akuakulturës dhe kafshët e egra të ujit lëvizen për: i. në një stabiliment që është regjistruar në përputhje me nenin 173 ose miratuar në përputhje me nenet 176 deri në 179 të këtij ligji; ii. t’u lëshuar në natyrë të egër; ç) njoftimi është parashikuar në rregullat e miratuara në zbatim të nenit 221 të këtij ligji. 2. Për qëllimet e njoftimit, sipas pikës 1 të këtij neni, operatorët i japin autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare të gjitha informacionet e nevojshme që t’i bëjnë të mundur njoftimin autoritetit kompetent në vendin e mbërritjes për lëvizjen e kafshëve të ujit, në përputhje me nenin 220, pika 1, të këtij ligji. Neni 220 Përgjegjësia e autoritetit kompetent për të njoftuar lëvizjet e kafshëve të ujit drejt shteteve të tjera 1. Autoriteti kompetent qendror njofton autoritetin kompetent të shtetit të mbërritjes për lëvizjet e kafshëve të ujit, sipas nenit 219 të këtij ligji, përveç rasteve kur për një njoftim të tillë është autorizuar një përjashtim, në përputhje me nenin 221, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji. 2. Njoftimi sipas pikës 1 të këtij neni kryhet përpara lëvizjes së kafshëve në fjalë dhe, sa herë që është e mundur, kryhet përmes sistemit TRACES (elektronik). 3. Autoriteti kompetent qendror përcakton rajonet për administrimin e njoftimeve të lëvizjeve përkatëse sipas pikës 1 të këtij neni. 4. Në ndryshim nga pika 1 e këtij neni, autoriteti kompetent mund të autorizojë operatorët që nëpërmjet sistemit TRACES (elektronik) të bëjnë njoftimin e pjesshëm ose të plotë për lëvizjet e kafshëve të ujit tek autoriteti kompetent i shtetit të mbërritjes. Neni 221 Rregulla të hollësishme për njoftimin e lëvizjeve të kafshëve të ujit nga operatorët dhe autoriteti kompetent 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të hollësishme për sa i përket: a) detyrimit të operatorëve për njoftimin paraprak sipas nenit 219 të këtij ligji, të lëvizjeve të kafshëve të ujit, për speciet ose kategoritë e ndryshme nga ato të përshkruara në nenin 219, pika 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni, kur gjurmueshmëria e lëvizjeve të atyre specieve ose kategorive të kafshëve të ujit është e nevojshme për të garantuar përmbushjen e kërkesave të shëndetit të kafshëve të ujit të përcaktuara në këtë krye; b) informacioneve të nevojshme, me qëllim që operatorët dhe autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare të njoftojnë lëvizjet e kafshëve të ujit sipas neneve 219 dhe 220, pika 1, të këtij ligji; c) përjashtimeve nga detyrimi i njoftimit të parashikuara në nenin 219, pika 1, shkronja “c”, për speciet dhe kategoritë e kafshëve të ujit ose për tipat e lëvizjeve që paraqesin një risk të papërfillshëm; ç) procedurave të urgjencës për njoftimin e lëvizjeve të kafshëve të ujit në rast të ndërprerjeve të energjisë dhe keqfunksionimit të sistemit TRACES (elektronik); d) kërkesave për përcaktimin e qarqeve sipas nenit 220, pika 3, të këtij ligji. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla lidhur me: a) hollësitë e njoftimit: i. që operatorët i japin autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare për lëvizjet e kafshëve të ujit në përputhje me nenin 219 të këtij ligji; ii. që autoriteti kompetent në vendin e origjinës i jep autoritetit kompetent në vendin e mbërritjes për lëvizjet e kafshëve të ujit, në përputhje me nenin 220, pika 1, të këtij ligji; b) afatet kohore për: i. dhënien e informacioneve të nevojshme sipas nenit 219, pika 2, të këtij ligji, nga operatori tek autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare; ii. njoftimin e lëvizjes së kafshëve të ujit nga autoriteti kompetent tek autoriteti kompetent i një shteti tjetër, sipas nenit 220, pika 1, të këtij ligji. KREU III PRODHIMI, PËRPUNIMI DHE SHPËRNDARJA BRENDA VENDIT E PRODUKTEVE ME ORIGJINË SHTAZORE NGA KAFSHËT E UJIT, TË NDRYSHME NGA KAFSHËT E GJALLA TË UJIT Neni 222 Detyrimet e përgjithshme të operatorëve lidhur me shëndetin e kafshëve të ujit dhe rregulla të hollësishme 1. Operatorët marrin masat e duhura parandaluese për të garantuar që gjatë të gjitha fazave të prodhimit, përpunimit e shpërndarjes së produkteve me origjinë shtazore të përfituara nga kafshët e ujit, përveç kafshëve të ujit të gjalla, këto produkte të mos shkaktojnë përhapjen e: a) sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, duke mbajtur parasysh statusin shëndetësor të vendit të prodhimit, përpunimit ose mbërritjes; b) sëmundjeve emergjente. 2. Operatorët marrin masa me qëllim që produktet me origjinë shtazore të përfituara nga kafshët e ujit, përveç kafshëve të ujit të gjalla, të mos vijnë nga stabilimentet ose bizneset ushqimore, ose nuk janë përfituar nga kafshët që vijnë nga stabilimentet ose bizneset ushqimore mbi të cilat janë vendosur: a) masa urgjente sipas përshkrimeve të neneve 256 dhe 257 të këtij ligji ose rregullave të miratuara në zbatim të kërkesave të nenit 258 të këtij ligji, përveç rasteve kur janë parashikuar përjashtime lidhur me ato rregulla në pjesën VII (nenet 256 deri në 261) të këtij ligji; b) kufizime të lëvizjes, të zbatueshme për kafshët e ujit dhe produktet me origjinë shtazore nga kafshët e ujit, sipas kërkesave të neneve 32, pika 1, shkronja “c”, 55, pika 1, shkronja “d”, 56, 61, pika 1, shkronja “a”, 62, pika 1, 65, pika 1, shkronja “c”, 70, pika 1, shkronja “b”, 74, pika 1, shkronja “a”, 76, pika 2, shkronja “b”, 76, pika 3, 79, 81, 82, pikat 2 dhe 3, të këtij ligji, si dhe rregullave të miratuara në zbatim të neneve 55, pika 2, 63, 67, 70, pika 3, 71, pika 3, 74, pika 4, 76, pika 5 dhe 83, pika 2, të këtij ligji, përveç rasteve kur këto rregulla parashikojnë përjashtime nga këto kufizime të lëvizjes. 3. Ministri me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregullat e hollësishme që plotësojnë rregullat e përshkruara në pikën 2 të këtij neni për lëvizjet e produkteve me origjinë shtazore të përfituara nga kafshët e ujit, të ndryshme nga kafshët e ujit të gjalla, për sa u përket: a) sëmundjeve dhe specieve të kafshëve të ujit, që preken nga sëmundjet për të cilat zbatohen masa urgjente ose masa të kufizimit të lëvizjes sipas pikës 2 të këtij neni; b) tipave të produkteve me origjinë shtazore të përfituara nga kafshët e ujit; c) masave për zbutjen e riskut, që zbatohen në vendet e origjinës dhe të mbërritjes për produktet me origjinë shtazore të përfituara nga kafshët e ujit; ç) përdorimit të parashikuar të produkteve me origjinë shtazore të përfituara nga kafshët e ujit; d) vendit të mbërritjes së produkteve me origjinë shtazore të përfituara nga kafshët e ujit. 4. Ky nen nuk zbatohet për produktet me origjinë shtazore nga kafshët e egra të ujit të peshkuara ose të mbledhura për konsum të drejtpërdrejtë nga njerëzit. Neni 223 Certifikatat shëndetësore të produkteve të kafshëve të ujit dhe rregullat e hollësishme 1. Operatorët lëvizin produktet me origjinë shtazore, të përcaktuara si më poshtë, të përfituara nga kafshët e ujit, me përjashtim të kafshëve të ujit të gjalla, vetëm nëse këto produkte shoqërohen me një certifikatë shëndetësore të lëshuar nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në përputhje me pikën 3 të këtij neni: a) produkte me origjinë shtazore të përfituara nga kafshët e ujit, që: i. autorizohen të lëvizen nga një zonë, ku janë vendosur masa kufizuese urgjente, sipas rregullave të miratuara, në zbatim të nenit 258 të këtij ligji; dhe ii. rrjedhin nga kafshë të ujit për të cilat janë vendosur masa urgjente; b) produktet me origjinë shtazore të përfituara nga kafshët e ujit, që: i. autorizohen të lëvizen nga një zonë ku janë vendosur masa kufizuese të kontrollit të sëmundjeve, në përputhje me nenet 32, pika 1, shkronja “c”, 55, pika 1, shkronja “c”, 56, 61, pika 1, shkronja “a”, 62, pika 1, 65, pika 1, shkronja “c”, 70, pika 1, shkronja “b”, 74, pika 1, shkronja “a”, 79, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 55, pika 2, 63, 67, 71, pika 3, 74, pika 4, dhe 83, pika 2; dhe ii. rrjedhin nga specie të kafshëve të ujit për të cilat janë vendosur masa të kontrollit të sëmundjeve. 2. Në ndryshim nga pika 1 e këtij neni, certifikata shëndetësore nuk kërkohet për lëvizjet e produkteve me origjinë shtazore të përfituara nga kafshët e egra të ujit, me kusht që: a) të jenë marrë masa alternative për zbutjen e riskut, të autorizuara nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, për të garantuar që këto lëvizje të mos përbëjnë risk për përhapjen e sëmundjeve të listuara; b) të garantohet gjurmueshmëria e ngarkesave të produkteve të tilla. 3. Operatorët marrin masat e nevojshme për të siguruar që lëvizja e produkteve me origjinë shtazore nga vendi i origjinës deri në vendin e mbërritjes të shoqërohet me certifikatën shëndetësore sipas pikës 1 të këtij neni. 4. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, me kërkesë të operatorit, lëshon certifikatën shëndetësore për lëvizjen e produkteve me origjinë shtazore, përveç kafshëve të ujit të gjalla, sipas pikës 1 të këtij neni, me kusht që të përmbushen kërkesat përkatëse të këtij neni. 5. Për certifikimin shëndetësor të produktit me origjinë shtazore, me përjashtim të kafshëve të ujit të gjalla, që lëvizen në përputhje me përshkrimet e pikës 1 të këtij neni, zbatohen nenet 212, 214 deri në 217 të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 213 e 216, pika 4, të këtij ligji. 6. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër kërkesa dhe rregulla të hollësishme lidhur me certifikatën shëndetësore, që duhet të shoqërojë lëvizjen e produkteve me origjinë shtazore, me përjashtim të kafshëve të ujit të gjalla, sipas pikës 1 të këtij neni, duke mbajtur parasysh sa vijon: a) tipat e produkteve me origjinë shtazore; b) masat për zbutjen e riskut, që zbatohen për produktet në fjalë, me qëllim zbutjen e riskut të përhapjes së sëmundjeve; c) përdorimin e parashikuar të këtyre produkteve; ç) vendin e mbërritjes të këtyre produkteve. Neni 224 Përmbajtja e certifikatave shëndetësore të kafshëve të ujit dhe rregullat përkatëse 1. Certifikata shëndetësore për produktet me origjinë shtazore të përfituara nga kafshët e ujit, përveç kafshëve të ujit të gjalla, përmban të paktën informacionet e mëposhtme: a) stabilimentin ose vendin e origjinës dhe stabilimentin ose vendin e mbërritjes; b) një përshkrim të produkteve me origjinë shtazore në fjalë; c) sasinë (numrat, vëllimin ose peshën) e produkteve me origjinë shtazore; ç) identifikimin e produkteve me origjinë shtazore, nëse kërkohet nga neni 65, pika 1, shkronja “ë”, ose nga rregullat e miratuara në zbatim të nenit 67 të këtij ligji; d) informacionet e nevojshme për të treguar që produktet me origjinë shtazore të ngarkesës përmbushin kërkesat e masave të kufizimit të lëvizjes të parashikuara në nenin 222, pika 2, të këtij ligji, dhe në rregullat e miratuara në zbatim të nenit 222, pika 3, të këtij ligji. 2. Certifikata shëndetësore e kafshës, sipas pikës 1 të këtij neni, mund të përmbajë edhe informacione të tjera të kërkuara nga legjislacioni në fuqi. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla për ndryshimin dhe plotësimin e informacioneve, që përmbahen në certifikatën shëndetësore të kafshëve të ujit, sipas pikës 1 të këtij neni. 4. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë modelet e certifikatave shëndetësore të kafshëve të ujit, sipas pikës 1 të këtij neni. Neni 225 Njoftimi i lëvizjeve të produkteve me origjinë shtazore nga kafshët e ujit 1. Operatorët: a) njoftojnë paraprakisht autoritetin kompetent në vendin e origjinës për lëvizjet e parashikuara të produkteve me origjinë shtazore nga kafshët e ujit, përveç kafshëve të ujit të gjalla, kur këto ngarkesa duhet të shoqërohen me një certifikatë shëndetësore të kafshës, në përputhje me nenin 223, pika 1, të këtij ligji; b) i japin autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare të gjitha informacionet e nevojshme për t’i mundësuar të njoftojë lëvizjen në fjalë tek autoriteti kompetent në vendin e mbërritjes, në përputhje me pikën 2 të këtij neni. 2. Autoriteti kompetent njofton lëvizjen e produkteve me origjinë shtazore nga kafshët e ujit, me përjashtim të kafshëve të ujit të gjalla tek autoriteti kompetent i vendit të mbërritjes, në përputhje me nenin 220, pika 1, të këtij ligji. 3. Për njoftimin e lëvizjeve të produkteve me origjinë shtazore nga kafshët e ujit, përveç kafshëve të ujit të gjalla zbatohen nenet 219 e 220 të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 221 të këtij ligji. KREU IV MASAT E VEÇANTA PËR KAFSHËT E UJIT Neni 226 Masa të veçanta për të kufizuar pasojat e sëmundjeve të tjera, të ndryshme nga sëmundjet e listuara 1. Autoriteti kompetent qendror mund të hartojë masa të veçanta për të parandaluar futjen ose për të kontrolluar përhapjen e një sëmundjeje të ndryshme nga sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, kur ajo sëmundje përbën një risk të lartë për shëndetin e kafshëve të ujit në vend. Autoriteti kompetent qendror garanton që këto masa të mos shkojnë përtej asaj që është e përshtatshme dhe e nevojshme për të parandaluar shfaqjen dhe përhapjen e sëmundjeve në fjalë. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare njofton paraprakisht autoritetin kompetent qendror për masat e veçanta të propozuara sipas pikës 1 të këtij neni, të cilat mund të ndikojnë në lëvizjet e kafshëve të ujit dhe të produkteve me origjinë shtazore nga kafshët e ujit. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, miraton dhe, sipas nevojës, ndryshon masat e veçanta të hartuara në përputhje me pikën 1 të këtij neni. 4. Ministri miraton propozimin sipas pikës 3 të këtij neni vetëm kur është e nevojshme të vendosen masa të kufizimit të lëvizjeve, për të parandaluar futjen e sëmundjes ose për të kontrolluar përhapjen e saj, duke mbajtur parasysh ndikimin në tërësi të sëmundjes dhe të masave të marra. TITULLI III KAFSHËT E SPECIEVE TË NDRYSHME NGA ATO QË HYJNË NË PËRKUFIZIMIN SI KAFSHË TË TOKËS DHE TË UJIT DHE PRODUKT GJERMINAL DHE PRODUKTET ME ORIGJINË SHTAZORE TË KËTYRE KAFSHËVE Neni 227 Kërkesat shëndetësore për kafshët e tjera dhe produkt gjerminal dhe produktet me origjinë shtazore të këtyre kafshëve Kur kafshët e tjera janë të një specie të listuar për një sëmundje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja ç, dhe këto kafshë të tjera ose produktet e tyre gjerminale e ose produktet me origjinë shtazore paraqesin një rrezik për shëndetin publik ose të kafshëve në vend, do të zbatohet një ose më shumë nga kërkesat e mëposhtme: a) kërkesat lidhur me regjistrimin, miratimin, mbajtjen e të dhënave dhe të regjistrave të stabilimenteve dhe transportuesve, sipas përshkrimeve në titullin I, krerët I (nenet nga 84 deri në 101) e II dhe titullin II (nenet nga 172 deri në 175) të këtij ligji; b) kërkesat lidhur me gjurmueshmërinë e parashikuar nga nenet 108 deri në 111 dhe në nenin 117 të këtij ligji për kafshët e tjera dhe nenin 122 të këtij ligji për produkteve gjerminale; c) kërkesat që lidhen me lëvizjen e kafshëve: i. për sa u përket kafshëve të tjera që jetojnë kryesisht në një mjedis tokësor ose që në përgjithësi preken nga sëmundjet e kafshëve të tokës, duke mbajtur parasysh kriteret e përshkruara në nenin 228, pika 3, shkronjat “ç” dhe “d”, të këtij ligji, kërkesat e përshkruara në pjesën IV, titulli I, kreu III, seksioni I (nenet 124 dhe 125) të këtij ligji, në seksionin 6 (nenet nga 137 deri në 142) të këtij ligji dhe në kreun IV (nenet 155 dhe 156) të këtij ligji; ii. për sa u përket kafshëve të tjera që jetojnë kryesisht në mjedis ujor ose që në përgjithësi preken nga sëmundjet e kafshëve të ujit, duke mbajtur parasysh kriteret e përshkruara në nenin 228, pika 3, shkronjat “ç” dhe “d”, të këtij ligji, si dhe kërkesat e përshkruara në pjesën IV, titulli II, kreu II, nga seksioni 1 deri në 4 (nenet nga 191 deri në 207) të këtij ligji; iii. për sa u përket produkteve gjerminale, kërkesat e përgjithshme për lëvizjet e parashikuara në nenet 157 dhe 158 të këtij ligji dhe kërkesat e veçanta për lëvizjet e parashikuara në nenet 164 dhe 165 të këtij ligji; iv. për sa u përket produkteve me origjinë shtazore, detyrimet e përgjithshme të operatorëve në fushën e shëndetit të kafshëve lidhur me prodhimin, përpunimin e shpërndarjen e produkteve me origjinë shtazore të parashikuara në nenet 166 dhe 222 të këtij ligji; ç) detyrimin e operatorëve dhe të autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare për certifikimin shëndetësor dhe detyrimin e operatorëve për vetëdeklarimin: i. për sa u përket kafshëve të tjera, në përputhje me rregullat e parashikuara nga nenet 143 deri në 151 ose nga nenet 208 deri në 218 të këtij ligji; ii. për sa u përket produkteve gjerminale, në përputhje me rregullat e parashikuara në nenet 161 dhe 162 të këtij ligji; iii. për sa u përket produkteve me origjinë shtazore, në përputhje me rregullat e parashikuara në nenet 167 dhe 168 të këtij ligji ose nenet 223 dhe 224 të këtij ligji; d) detyrimin e operatorëve dhe të autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare për njoftimin e lëvizjeve, duke mbajtur parasysh kërkesat e përshkruara në nenet 152, 153, 154, 163, 169, nga nenet 219 deri në 221 dhe nenin 225 të këtij ligji. Neni 228 Rregulla të hollësishme për sa u përket kërkesave shëndetësore për kafshët e tjera dhe produkteve gjerminale, si dhe produktet me origjinë shtazore të këtyre kafshëve 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të veçanta sipas nenit 227 të këtij ligji lidhur me kafshët e tjera, produkteve gjerminale ose produktet me origjinë shtazore të këtyre kafshëve, që janë të nevojshme për zbutjen e riskut të sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla të hollësishme për zbatimin e masave të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve të përshkruara në pikën 1 të këtij neni. 3. Gjatë përcaktimit të rregullave të përshkruara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, mbahen parasysh kriteret e mëposhtme: a) speciet ose kategoritë e kafshëve të tjera të listuara në përputhje me nenin 8, pika 2, si specie të listuara për një ose më shumë sëmundje të listuara, për të cilat zbatohen masa të caktuara për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të përshkruara në këtë ligj; b) profili i sëmundjes së listuar në fjalë, që lidhet me specie dhe kategoritë e këtyre kafshëve të përshkruara në shkronjën “a” të kësaj pike; c) realizueshmëria, disponueshmëria dhe efektiviteti i masave për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve për specie të listuara të përfshira në këto masa; ç) habitati kryesor, tokësor ose ujor të kafshëve të tjera; d) tipat e sëmundjeve që prekin këto kafshë, që mund të jenë sëmundje që prekin kryesisht kafshët e tokës ose kafshët e ujit, pavarësisht nga habitati kryesor i përshkruar në shkronjën “ç” të kësaj pike. PJESA V HYRJA NË VEND DHE EKSPORTI I KAFSHËVE KREU I HYRJA NË VEND E KAFSHËVE, E PRODUKTIT GJERMINAL DHE I PRODUKTEVE ME ORIGJINË SHTAZORE Seksioni 1 Kërkesat për hyrjen në vend Neni 229 Kërkesat për hyrjen në vend të kafshëve, të produktit gjerminal dhe të produkteve me origjinë shtazore 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare lejon hyrjen në vend të ngarkesave të kafshëve, të produktit gjerminal dhe të produkteve me origjinë shtazore nga shtete ose territore të tyre, vetëm nëse këto ngarkesa plotësojnë kushtet e mëposhtme, përveç rasteve kur për këto kafshë, produkti gjerminal ose produktet me origjinë shtazore të tyre është autorizuar një përjashtim në përputhje me nenin 239, pika 2, të këtij ligji: a) pa paragjykuar me nenin 230, pika 2, të këtij ligji, kafshët vijnë nga një shtet i tretë ose territor i tij, të listuara në përputhje me nenin 230, pika 1, të këtij ligji, për speciet dhe kategoritë specifike të kafshëve, produktit gjerminal ose produktet me origjinë shtazore, ose vijnë nga një zonë ose një ndarje i tij; b) kafshët vijnë nga stabilimente të miratuara dhe të listuara, kur miratimi dhe listimi i stabilimenteve kërkohet sipas nenit 233 të këtij ligji; c) kafshët plotësojnë kërkesat shëndetësore për hyrjen në vend të përcaktuara në nenin 234, pika 1, të këtij ligji, dhe në rregullat e hollësishme të miratuara në zbatim të nenit 234, pika 2, të këtij ligji, kur këto kërkesa shëndetësore u përkasin kafshëve, produktit gjerminal ose produktit me origjinë shtazore në fjalë; ç) kafshët shoqërohen nga një certifikatë shëndetësore dhe nga deklarata dhe dokumente të tjera kur kërkohet sipas neni 237, pika 1, të këtij ligji, ose nga rregullat e miratuara në zbatim të nenit 237, pika 4, të këtij ligji. 2. Ngarkesat e kafshëve, produktit gjerminal dhe produkteve me origjinë shtazore, që vijnë nga shtete ose territore të tyre, nën përgjegjësinë e operatorit, i nënshtrohen kontrollit zyrtar sipas legjislacionit në fuqi për kontrollet zyrtare. Seksioni 2 Lista e shteteve dhe territoreve të tyre Neni 230 Lista e shteteve dhe e territoreve të tyre nga të cilat lejohet hyrja në Shqipëri e kafshëve, e produktit gjerminal dhe produkteve me origjinë shtazore dhe rregulla të hollësishme 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë listën e shteteve dhe të territoreve të tyre, nga të cilat autorizohet hyrja në Shqipëri e specieve dhe kategorive të veçanta të kafshëve, produktit gjerminal dhe produkteve me origjinë shtazore. Kjo listë mbështetet në listën e miratuar nga Komisioni Evropian të shteteve të treta dhe territoreve të tyre, e cila është hartuar sipas kritereve të mëposhtme: a) legjislacioni i shëndetit të kafshëve të shtetit ose territorit në fjalë dhe rregullat e atij shteti ose territori për hyrjen e kafshëve, të produktit gjerminal dhe produkteve me origjinë shtazore nga shtete dhe territore të tjera; b) garancitë e dhëna nga autoriteti kompetent i shtetit ose i territorit tjetër lidhur me zbatimin dhe kontrollin efikas të legjislacionit për shëndetin e kafshëve të përshkruar në shkronjën “a” të kësaj pike; c) organizimi, struktura, kapacitetet dhe fuqitë ligjore të autoritetit kompetent në shtetin ose territorin në fjalë; ç) procedurat e certifikimit shëndetësor të kafshëve në shtetin ose territorin në fjalë; d) statusi shëndetësor i kafshëve në shtetin ose territorin në fjalë ose të zonave dhe ndarjeve të tij lidhur me: i. sëmundjet e listuara dhe sëmundjet emergjente; ii. çdo aspekt që lidhet me shëndetin e kafshëve dhe shëndetin publik ose situatën mjedisore në shtetin ose territorin në fjalë ose në një zonë ose ndarje të tij, që mund të përbëjë një risk për shëndetin e kafshëve ose shëndetin publik ose statusin mjedisor të shtetit, që pranon ngarkesat; dh) garancitë që autoriteti kompetent i shtetit ose i territorit në fjalë mund të japë lidhur me përputhshmërinë ose barasvlefshmërinë me kërkesat përkatëse në fushën e shëndetit të kafshëve të zbatueshme në shtetin që pranon ngarkesat; e) rregullsinë dhe shpejtësinë me të cilën shteti ose territori tjetër i jep informacion Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve (OBSHK) lidhur me sëmundjet infektive ose ngjitëse të kafshëve në territorin e tij, në mënyrë të veçantë informacionet lidhur me sëmundjet e listuara në kodet shëndetësore të kafshëve të tokës dhe të ujit të OBSHK-së; ë) rezultatet e kontrolleve të kryera nga autoriteti kompetent i shtetit, që pranon ngarkesat në shtetin ose territorin në fjalë; f) çdo përvojë e fituar nga hyrjet e mëparshme të kafshëve, të produktit gjerminal dhe produkteve me origjinë shtazore nga shteti ose territori në fjalë dhe rezultatet e kontrolleve zyrtare të kryera në pikën e hyrjes në shtetin, që pranon ngarkesat për këto kafshë, produktin gjerminal dhe produktet me origjinë shtazore në fjalë. 2. Deri në përcaktimin e listës sipas pikës 1 të këtij neni, autoriteti kompetent qendror mund të vendosë nga cilat shtete ose territore të tyre autorizohet hyrja në Shqipëri e specieve dhe e kategorive të veçanta të kafshëve, produktit gjerminal dhe produkteve me origjinë shtazore. Në këtë vendimmarrje, autoriteti kompetent mbështetet në kriteret e përshkruara në pikën 1 të këtij neni, nga shkronjat “a” deri në “f”. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla për përjashtimet nga kërkesat e pikës 2 të këtij neni, të cilat kufizojnë hapësirën e autoritetit kompetent të vendosë se nga cilat vende ose territore të tyre mund të autorizojë hyrjen në vend të një specie dhe kategorie specifike të kafshëve, të produktit gjerminal ose produkteve me origjinë shtazore, nëse është e nevojshme, për shkak të riskut që përbën ajo specie specifike dhe kategori e kafshës, e produktit gjerminal ose produktit me origjinë shtazore. 4. Në ndryshim nga pika 1 e këtij neni, nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian lejohet hyrja në vend e ngarkesave të kafshëve, e produktit gjerminal dhe produkteve me origjinë shtazore, të kafshëve të tokës ose të kafshëve të ujit ose të kafshëve të tjera, që përmbushin kërkesat e certifikimit shëndetësor të kafshëve, produktit gjerminal dhe të produkteve me origjinë shtazore të përshkruara në këtë ligj. Neni 231 Informacionet që përfshihen në listat e shteteve të tjera dhe të territoreve të tyre Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, për secilin nga shtetet ose territoret e tyre, të përfshira në listën e përcaktuar sipas nenit 230, pika 1, të këtij ligji, miraton me udhëzim përditësimin e informacioneve që vijojnë: a) speciet dhe kategoritë e kafshëve, të produktit gjerminal ose produkteve me origjinë shtazore, që mund të hyjnë në Shqipëri nga ai shtet ose territor i tij; b) nëse kafshët, produkti gjerminal ose produktet me origjinë shtazore të saktësuara, në përputhje me shkronjën “a” të këtij neni, mund të hyjnë në Shqipëri nga ai shtet ose territor i tij ose vetëm nga një ose më shumë zona ose ndarje të tij; c) kushte specifike dhe garancitë në fushën e shëndetit të kafshëve lidhur me sëmundjet e listuara. Neni 232 Pezullimi dhe heqja nga lista e shteteve dhe territoreve të tyre dhe kërkesat përkatëse 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, heq nga lista sipas nenit 230, pika 1, të këtij ligji një shtet ose territor të tij, ose pezullon hyrjen në Shqipëri të kafshëve, të produktit gjerminal ose produkteve me origjinë shtazore nga ai shtet ose territor i tij ose nga një zonë ose ndarje i tij për një nga arsyet e mëposhtme: a) shteti ose territori në fjalë, ose një ose më shumë zona ose ndarje të tij nuk vijojnë të përmbushin kushtet e përcaktuara në nenin 230, pika 1, të këtij ligji, kur kjo është e rëndësishme për hyrjen në vend të një specie dhe kategorie të caktuar kafshe, produkti gjerminal ose produkti me origjinë shtazore; b) situata shëndetësore e kafshëve në shtetin ose territorin e tij ose në një zonë ose ndarje të tij e bën të domosdoshme pezullimin ose heqjen nga listat, me qëllim mbrojtjen e statusit shëndetësor të kafshëve në vend; c) autoriteti kompetent qendror i ka kërkuar autoritetit kompetent të shtetit tjetër ose territorit të tij dhënien e informacioneve të përditësuara mbi situatën e shëndetit të kafshëve dhe çështje të tjera, sipas nenit 230, pika 1, të këtij ligji, dhe autoriteti kompetent i shtetit tjetër ose i territorit të tij nuk ka dhënë informacionet e kërkuara; ç) autoriteti kompetent qendror ka kërkuar të kryejë një kontroll zyrtar në shtetin tjetër ose në territorin e tij për një çështje me rëndësi, që lidhet me importin e kafshëve, të produktit gjerminal ose produkteve me origjinë shtazore, dhe autoriteti kompetent i shtetit tjetër ose i territorit të tij nuk ka pranuar kryerjen e një kontrolli të tillë. 2. Për rastet e urgjencave të mirargumentuara dhe që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, që mbartin riskun me pasoja të rënda, të futjes së një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, urdhëron masa për zbatim të menjëhershëm. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të urdhërojë rivendosjen në listat sipas nenit 230, pika 1, të këtij ligji të një shteti ose territori të tij, ose të një zone apo një ndarje të tij, që është hequr nga lista, ose mund të autorizojë hyrjen sërish në vend të kafshëve, të produktit gjerminal ose të produkteve me origjinë shtazore nga një shtet ose territor i tij, ose nga një zonë apo ndarje i tij, prej të cilave ishte pezulluar hyrja në vend për një nga arsyet e përshkruara në: a) pikën 1, shkronjat “a” ose “c”, të këtij neni, me kusht që shteti ose territori i tij të tregojë se plotëson kriteret për përfshirjen në listë, të përshkruara në nenin 230, pika 1, të këtij ligji; b) pikën 1, shkronja “b”, të këtij neni, me kusht që shteti ose territori i tij të japë garancitë e duhura që situata shëndetësore e kafshëve, që shkaktoi pezullimin ose heqjen nga lista, është zgjidhur ose nuk përbën më një kërcënim për shëndetin e kafshëve ose shëndetin publik në vend; c) pikën 1, shkronja “ç”, të këtij neni, me kusht që: i. autoriteti kompetent i shtetit tjetër ose territorit të tij ka pranuar kryerjen e kontrolleve zyrtare në territorin e tij nga ana e autoritetit kompetent; dhe ii. rezultatet e këtyre kontrolleve zyrtare tregojnë se shteti tjetër ose territori i tij dhe zonat apo ndarjet e tij plotësojnë kriteret për përfshirjen në listë, të përshkruara në nenin 230, pika 1, të këtij ligji. Seksioni 3 Miratimi i listës së stabilimenteve të shteteve të tjera dhe territoreve të tyre Neni 233 Stabilimentet e miratuara nga të cilat lejohet hyrja në vend e kafshëve të tokës dhe e produktit gjerminal 1. Hyrja në Shqipëri e kafshëve të tokës dhe e produktit gjerminal autorizohet vetëm nga shtetet e përfshira në listën e miratuar sipas nenit 230 të këtij ligji dhe që vijnë nga një stabiliment i një tipi për të cilin kërkohet miratimi në përputhje me nenin 94, pika 2, të këtij ligji, dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 94, pika 3, dhe 95 të këtij ligji, vetëm nëse stabilimenti në fjalë në shtetin tjetër ose territorin e tij: a) plotëson kërkesat e shëndetit të kafshëve të atij shteti ose territori të tij, të cilat janë të barasvlefshme me kërkesat e këtij ligji për atë tip stabilimenti; b) është miratuar dhe përfshirë në listën e eksporteve të hartuar nga autoriteti kompetent i shtetit tjetër ose i territorit të tij, me përjashtim të rasteve kur masat alternative të zbatuara për zbutjen e riskut në atë shtet ose territor të tij japin garanci për shëndetin e kafshëve të barasvlefshme me kërkesat e këtij ligji. 2. Në ndryshim nga pika 1 e këtij neni, lejohet hyrja në vend e ngarkesave të kafshëve të tokës dhe e produktit gjerminal me origjinë nga stabilimentet e miratuara nga autoritetet kompetente të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, në përputhje me nenin 94, pika 2, të këtij ligji, dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 94, pika 3, dhe 95 të këtij ligji dhe që përmbushin kërkesat e certifikimit shëndetësor të kafshëve dhe produtktit gjerminal të përshkruara në këtë ligj. Seksioni 4 Hyrja në Shqipëri e specieve dhe e kategorive të kafshëve, produktit gjerminal dhe produkteve me origjinë shtazore Neni 234 Kërkesat në fushën e shëndetit të kafshëve për hyrjen në vend të specieve dhe kategorive të kafshëve, produktit gjerminal dhe produkteve me origjinë shtazore 1. Kërkesat në fushën e shëndetit të kafshëve për hyrjen në vend të specieve dhe të kategorive të kafshëve, të produktit gjerminal dhe produkteve me origjinë shtazore nga shtete të tjera ose territore të tyre: a) janë po aq shtrënguese sa dhe kërkesat për shëndetin e kafshëve të përcaktuara në këtë ligj dhe në rregullat e miratuara në zbatim të tij, për lëvizjet e specieve dhe kategorive të kafshëve, produktit gjerminal ose produkteve me origjinë shtazore në vend; ose b) japin garanci të barasvlefshme me kërkesat në fushën e shëndetit të kafshëve që zbatohen për speciet dhe kategoritë e kafshëve, produktit gjerminal ose produkteve me origjinë shtazore të përshkruara në pjesën IV (nenet nga 84 deri në 228) të këtij ligji. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton rregulla në fushën e shëndetit të kafshëve për: a) hyrjen në vend të specieve dhe kategorive të kafshëve, produktit gjerminal dhe produkteve me origjinë shtazore nga shtetet e tjera ose territore të tyre; b) lëvizjet e kafshëve dhe trajtimi i produktit gjerminal dhe produkteve me origjinë shtazore pas hyrjes së tyre në vend, kur kjo është e nevojshme për zbutjen e riskut. 3. Për një specie dhe kategori të veçantë të kafshëve, produktit gjerminal ose produkteve me origjinë shtazore, në pritje të përcaktimit të rregullave në fushën e shëndetit të kafshëve, sipas përshkrimeve të pikës 1 të këtij neni, autoriteti kompetent, pas vlerësimit të riskut që lidhet me hyrjen e asaj specie dhe kategorie të kafshëve, produktit gjerminal ose produkteve me origjinë shtazore, zbaton rregullat e miratuara sipas kërkesave të pikës 1 të këtij neni dhe të neneve 235 dhe 236 të këtij ligji. Neni 235 Faktorët që mbahen parasysh në përcaktimin e rregullave sipas nenit 234 të këtij ligji për hyrjen e kafshëve në vend Në hartimin e kërkesave shëndetësore, në zbatim të nenit 234, pika 2, të këtij ligji, për hyrjen në vend të specieve dhe të kategorive të veçanta të kafshëve, mbahen parasysh faktorët e mëposhtëm: a) sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji, dhe sëmundjet emergjente; b) statusi shëndetësor i vendit lidhur me sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji, dhe sëmundjet emergjente; c) specieve të listuara lidhur me sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji, dhe sëmundjet emergjente; ç) mosha dhe seksi i kafshëve në fjalë; d) origjina e kafshëve në fjalë; dh) tipi i stabilimentit dhe tipi i prodhimit në vendin e origjinës e në vendin e mbërritjes; e) vendi i parashikuar i mbërritjes; ë) përdorimi i parashikuar i kafshëve në fjalë; f) masat e mundshme të marra për zbutjen e riskut në shtetet ose territoret e tyre të origjinës ose transitit, ose pas mbërritjes së kafshëve në territorin e vendit; g) rregullat në fushën e shëndetit të kafshëve, që zbatohen për lëvizjet e këtyre kafshëve brenda vendit; gj) faktorë të tjerë epidemiologjikë; h) standardet ndërkombëtare të shëndetit të kafshëve, që zbatohen në shkëmbimet tregtare, të përshtatshme për specie dhe kategoritë e kafshëve në fjalë. Neni 236 Faktorët që mbahen parasysh në përcaktimin e rregullave, sipas nenit 234 të këtij ligji, për hyrjen në vend të produktit gjerminal e të produkteve me origjinë shtazore Në hartimin e kërkesave shëndetësore të kafshëve, në zbatim të nenit 234, pika 2, të këtij ligji, për hyrjen në vend të produktit gjerminal e të produkteve me origjinë shtazore mbahen parasysh faktorët që vijojnë: a) sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji dhe sëmundjet emergjente; b) statusi shëndetësor i kafshëve nga të cilat vijnë produkti gjerminal ose produktet me origjinë shtazore lidhur me sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji dhe sëmundjet emergjente; c) tipi dhe natyra e produktit gjerminal ose produkteve me origjinë shtazore, trajtimet, metodat e përpunimit dhe masat e tjera për zbutjen e riskut të zbatuara në vendet e origjinës, të dërgimit të ngarkesës ose të mbërritjes; ç) tipi i stabilimentit dhe tipi i prodhimit në vendet e origjinës e të mbërritjes; d) vendi i synuar i mbërritjes; dh) përdorimi i synuar i produktit gjerminal ose i produkteve me origjinë shtazore në fjalë; e) rregullat në fushën e shëndetit të kafshëve, që zbatohen për lëvizjet e produktit gjerminal dhe të produkteve me origjinë shtazore brenda vendit; ë) faktorë të tjerë epidemiologjikë; f) standardet ndërkombëtare të shëndetit të kafshëve, që zbatohen në shkëmbimet tregtare, të përshtatshme për produktin gjerminal dhe produktet me origjinë shtazore në fjalë. Seksioni 5 Certifikata shëndetësore e kafshës, deklarata dhe dokumentet e tjera Neni 237 Certifikata shëndetësore e kafshës, deklarata dhe dokumentet e tjera për hyrjen në Shqipëri 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare autorizon hyrjen në vend të ngarkesave të kafshëve, të produkteve gjerminale dhe produkteve me origjinë shtazore vetëm nëse ato shoqërohen nga njëri ose nga të dyja dokumentet e mëposhtme: a) një certifikatë shëndetësore e kafshës e lëshuar nga autoriteti kompetent i shtetit të origjinës ose i territorit të tij, përveç rastit kur është parashikuar një përjashtim sipas pikës 4, shkronja “a”, të këtij neni; b) deklarata ose dokumente të tjera, kur rregullat e miratuara në zbatim të pikës 4, shkronja “b”, të këtij ligji e parashikojnë një gjë të tillë. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare autorizon hyrjen në vend të ngarkesave të kafshëve, të produkteve gjerminale dhe produkteve me origjinë shtazore vetëm nëse certifikata shëndetësore e kafshës, e përshkruar në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni është verifikuar e nënshkruar nga një veteriner zyrtar i një shteti tjetër ose territori të tij, në përputhje me rregullat e certifikimit shëndetësor të shtetit në fjalë ose territorit të tij, që janë të barasvlefshme me kërkesat e përcaktuara në nenin 149, pika 3, të këtij ligji, ose nenin 216, pika 3, të këtij ligji, dhe me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 149, pika 4, të këtij ligji, ose të nenit 216, pika 4, të këtij ligji. 3. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare pranon që certifikatat shëndetësore të kafshës, që shoqërojnë ngarkesat e përshkruara në pikën 1 të këtij neni, të zëvendësohen me certifikata shëndetësore elektronike të lëshuara, të trajtuara dhe të transmetuara nëpërmjet sistemit TRACES (elektronik), nëse këto të fundit: a) përmbajnë të gjitha informacionet që duhet të përfshihen në certifikatën shëndetësore të kafshës të përshkruar në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni, në përputhje me nenin 238, pika 1, të këtij ligji, dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 238, pika 3, të këtij ligji; b) garantojnë gjurmueshmërinë e ngarkesave të kafshëve, të produkteve gjerminale dhe produkteve me origjinë shtazore në fjalë dhe lidhjen e certifikatës shëndetësore elektronike me këto ngarkesa. 4. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare pranon që certifikatat shëndetësore, që shoqërojnë ngarkesat e përshkruara në pikën 1 të këtij neni, të zëvendësohen me certifikata shëndetësore elektronike të lëshuara, të trajtuara dhe të transmetuara nëpërmjet sistemit TRACES (elektronik), nëse këto të fundit: a) përmbajnë të gjitha informacionet që duhet të përfshihen në certifikatën shëndetësore të përshkruar në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni, në përputhje me nenin 238, pika 1, të këtij ligji, dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 238, pika 3, të këtij ligji; b) garantojnë gjurmueshmërinë e ngarkesave të kafshëve, të produkteve gjerminale dhe produkteve me origjinë shtazore në fjalë dhe lidhjen e certifikatës shëndetësore elektronike me këto ngarkesa. 5. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla lidhur me: a) përjashtimet nga kërkesat e certifikatës shëndetësore të kafshës të përshkruara në pikat 1, shkronja “a”, dhe 2 të këtij neni për ngarkesat e kafshëve, produktin gjerminal dhe produktet me origjinë shtazore, si dhe përjashtime nga rregullat e veçanta, që zbatohen për certifikimin shëndetësor të kafshës së këtyre ngarkesave, kur këto ngarkesa përbëjnë një risk të papërfillshëm për shëndetin e kafshëve ose shëndetin publik në vend, për shkak të një ose më shumë prej faktorëve të mëposhtëm: i. specieve dhe kategoritë e kafshëve, produktit gjerminal ose produkteve me origjinë shtazore; ii. mënyrat e mbajtjes dhe tipat e prodhimit të kafshëve, produktit gjerminal dhe produkteve me origjinë shtazore në fjalë; iii. përdorimi i parashikuar i tyre; iv. masat alternative që zbatohen për zbutjen e riskut në shtetet e tjera ose territoret e tyre të origjinës ose transitit, ose pas hyrjes së tyre në territorin e vendit, të cilat sigurojnë një nivel të barasvlefshëm të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe shëndetit publik, me atë që parashikohet në këtë ligj; v. në alternativë nga certifikata shëndetësore, autoriteti kompetent i shtetit tjetër ose territorit të tij jep garanci me një mënyrë tjetër që ngarkesa në fjalë përmbush kërkesat shëndetësore për hyrjen në territorin e vendit; b) të cilat kërkojnë që ngarkesat e kafshëve, e produktit gjerminal dhe e produkteve me origjinë shtazore, që hyjnë në Shqipëri, të shoqërohen nga deklarata ose dokumente të tjera të nevojshme për të treguar se kafshët, produkti gjerminal dhe produktet me origjinë shtazore përmbushin kërkesat shëndetësore për hyrjen në territorin e vendit, të përcaktuara në rregullat e miratuara në zbatim të nenit 234, pika 2, të këtij ligji. Neni 238 Përmbajtja e certifikatave shëndetësore e kafshës 1. Certifikata shëndetësore e kafshës e përshkruar në nenin 237, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, përmban të paktën informacionet që vijojnë: a) emrin dhe adresën e: i. stabilimentit ose të vendit të origjinës; ii. stabilimentit ose të vendit të mbërritjes; iii. stabilimenteve për veprimtaritë e grumbullimit ose të vendpushimeve të kafshëve të mbajtura në fjalë, kur kjo është e nevojshme. b) një përshkrim të kafshëve, produktit gjerminal ose produkteve me origjinë shtazore; c) numrin ose vëllimin e kafshëve, produktit gjerminal ose produkteve me origjinë shtazore; ç) identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, produktit gjerminal ose produkteve me origjinë shtazore në fjalë, kur kjo është e aplikueshme; d) informacionet e nevojshme për të treguar se ngarkesat e kafshëve, të produktit gjerminal e të produkteve me origjinë shtazore përmbushin kërkesat shëndetësore për hyrjen në territorin e vendit të parashikuara në nenet 229 dhe 234, pika 1, të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 234, pika 2, dhe 239 të këtij ligji. 2. Certifikata shëndetësore e kafshës, e përshkruar në nenin 237, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, mund të përfshijë edhe informacione të tjera të kërkuara nga legjislacioni në fuqi. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla lidhur me: a) informacionet që duhet të përfshihen në certifikatën shëndetësore të kafshës, e përshkruar në nenin 237, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, si shtesë e informacioneve të përshkruara në pikën 1 të këtij neni; b) informacionet që duhet të përfshihen në deklaratat ose në dokumente të tjera të përshkruara në nenin 237, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji; c) modelet e certifikatave shëndetësore të kafshës, të deklaratave dhe të dokumenteve të tjera të përshkruara në nenin 237, pika 1, të këtij ligji. 4. Për një specie dhe kategori të veçantë të kafshëve, produktit gjerminal ose produkteve me origjinë shtazore, deri në përcaktimin e rregullave në fushën e shëndetit të kafshëve, sipas përshkrimeve të pikës 3 të këtij neni, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, pas vlerësimit të riskut, që lidhet me hyrjen e asaj specie dhe kategorie të kafshëve, të produktit gjerminal ose produkteve me origjinë shtazore, zbaton rregullat në fuqi, me kusht që ato rregulla të respektojnë kërkesat e përshkruara në pikën 1 të këtij neni. Seksioni 6 Përjashtime dhe kërkesa shtesë lidhur me kategori të caktuara kafshësh, produktin gjerminal dhe produktet me origjinë shtazore Neni 239 Përjashtime dhe kërkesa shtesë lidhur me kategori të caktuara kafshësh, produktin gjerminal dhe produktet me origjinë shtazore 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të veçanta, për disa mënyra specifike të hyrjes së kafshëve, produktit gjerminal dhe produkteve me origjinë shtazore, në rastet kur zbatimi i rregullave të përshkruara në nenet 229, pika 1, 233 dhe 237, të këtij ligji, mund të mos jetë i përshtatshëm. Në hartimin e këtyre rregullave mbahen parasysh risqet e veçanta, që paraqesin këto ngarkesa, vendmbërritja fundore, mënyra e përdorimit fundor të tyre dhe rrethana të tjera. 2. Në rregullat e veçanta të miratuara sipas pikës 1 të këtij neni, përfshihen edhe përjashtimet nga kërkesat e parashikuara në nenet 229, pika 1, 233 dhe 237 të këtij ligji, të cilat vendosin rregulla shtesë për hyrjen në vend të: a) kafshëve: i. të destinuara për në cirqe, shfaqje, ekspozita, panaire dhe stabilimente të izoluara; ii. të destinuara për t’u përdorur për qëllime shkencore ose diagnostike; iii. për të cilat Shqipëria nuk është vendmbërritja fundore; iv. që kanë origjinën në vend, lëvizen për në një shtet tjetër ose territor të tij dhe rikthehen sërish në vend nga ai shtet tjetër ose territor i tij; v. që kanë origjinën në vend, lëvizin për në një zonë tjetër të vendit, duke kaluar transit përmes një shteti tjetër ose territori të tij; vi. të cilat kullotin përkohësisht, në afërsi të kufijve të vendit; vii. të cilat përbëjnë një risk të papërfillshëm për statusin shëndetësor të kafshëve në vend. b) produkteve me origjinë shtazore: i. që përdoren për konsum personal; ii. që përdoren për konsum nga ekuipazhet dhe pasagjerët në mjetet e transportit që vijnë nga shtete të tjera ose territore të tyre. c) produktit gjerminal dhe produkteve me origjinë shtazore: i. që përdoren si kampione tregtare; ii. që përdoren si kampione kërkimore-shkencore dhe diagnostike; iii. për të cilat Shqipëria nuk është vendmbërritja fundore; iv. që kanë origjinën në vend, lëvizen për në një shtet tjetër ose territor të tij dhe rikthehen sërish në vend nga ai shtet tjetër ose territor i tij; v. që kanë origjinën në vend, lëvizin për në një zonë tjetër të vendit, duke kaluar transit përmes një shteti tjetër ose territori të tij; vi. të cilat përbëjnë një risk të papërfillshëm për statusin shëndetësor të kafshëve në vend. Gjatë hartimit të këtyre rregullave mbahen parasysh të gjithë faktorët e përshkruar në nenet 235 dhe 236 të këtij ligji. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla: a) lidhur me modelet e certifikatave shëndetësore, deklaratave dhe dokumenteve të tjera për kategoritë e kafshëve, produktin gjerminal dhe produktet me origjinë shtazore të përshkruara në pikën 2 të këtij neni; b) që pasqyrojnë kodet e nomenklaturës së kombinuar, për produktet e përshkruara në pikën 1 të këtij neni, në rastet kur këto kode nuk janë të parashikuara nga legjislacioni përkatës në fuqi. KREU II HYRJA NË SHQIPËRI NGA SHTETE TË TJERA DHE TERRITORE TË TYRE E MALLRAVE TË CAKTUARA, TË NDRYSHME NGA KAFSHËT, PRODUKTI GJERMINAL DHE PRODUKTET ME ORIGJINË SHTAZORE Neni 240 Agjentët e sëmundjes dhe rregulla të hollësishme 1. Operatorët, mjekët veterinarë, profesionistët e shëndetit të kafshëve të ujit dhe profesionistët e kafshëve, që fusin agjentë të sëmundjes në vend: a) marrin masat e përshtatshme për të siguruar që hyrja e këtyre agjentëve të sëmundjes në vend të mos përbëjë risk për shëndetin e kafshëve ose shëndetin publik brenda vendit lidhur me sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji dhe sëmundjet emergjente; b) marrin masat e përshtatshme për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve për të siguruar që futja e këtyre agjentëve të sëmundjes në vend të mos përbëjë rrezik për bioterrorizëm. Kërkesat e kësaj pike zbatohen në të njëjtën mënyrë për çdo person fizik ose person juridik, që fut qëllimisht agjentë të tillë në vend. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla që përcaktojnë kërkesat për hyrjen e agjentëve të sëmundjes në vend për: a) ambalazhimin e sëmundjes; b) masat e tjera të nevojshme për zbutjen e riskut për të parandaluar çlirimin e përhapjen e të sëmundjes. Neni 241 Materiali bimor 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare merr masa për të kufizuar hyrjen në Shqipëri të ngarkesave të materialit bimor, në rast të një situate epidemiologjike të pafavorshme në shtete të tjera ose në territore të tyre lidhur me sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji, ose sëmundjet emergjente, kur kjo kërkohet nga rregullat e miratuara, në përputhje me pikën 3 të këtij neni. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla për masat e parashikuara në zbatim të pikës 1 të këtij neni, që përcaktojnë: a) kërkesat specifike në fushën e shëndetit të kafshëve për hyrjen në vend të materialit bimor, i cili shërben si mjet transmetimi për sëmundjet e listuara ose sëmundjet emergjente; b) kërkesat lidhur me: i. certifikimin shëndetësor, duke mbajtur parasysh rregullat e përshkruara në nenin 237, pikat 1, shkronja “a”, 2 dhe 3, të këtij ligji; ose ii. deklaratat apo dokumentet e tjera, duke mbajtur parasysh rregullat e përshkruara në nenin 237, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji. 3. Kërkesat e shëndetit të kafshëve që miratohen sipas pikës 2 të këtij neni hartohen mbështetur në kriteret e mëposhtme: a) sëmundja e listuar ose sëmundja emergjente, e cila mund të transmetohet me anë të materialit bimor, përbën një risk të lartë për shëndetin e kafshëve ose shëndetin publik në vend; b) mundësia që kafshët e specieve të listuara për një sëmundje të listuar të dhënë ose sëmundje emergjente të bien në kontakt të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me materialin bimor të përshkruar në pikën 2 të këtij neni; c) disponueshmërinë dhe efikasitetin e masave alternative për zbutjen e riskut lidhur me atë material bimor, të cilat janë në gjendje të eliminojnë ose të zvogëlojnë riskun e transmetimit të sëmundjes sipas shkronjës “a” të kësaj pike. 4. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla që përshkruajnë kodet e nomenklaturës së kombinuar, për materialin bimor të përshkruar në pikën 2 të këtij neni, në rastet kur këto kode nuk janë të parashikuara nga legjislacioni përkatës në fuqi. Neni 242 Mjetet e transportit, pajisjet, materialet e paketimit, uji, ushqimi për kafshë dhe foragjeret, që përdoren gjatë transportit dhe rregulla të hollësishme 1. Operatorët, që fusin kafshë dhe produkte në vend, marrin masat e duhura dhe të nevojshme për parandalimin e sëmundjeve gjatë transportit, në përputhje me nenet 125, pika 1, dhe 192, pika 1, të këtij ligji. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të hollësishme lidhur me: a) kërkesat specifike në fushën e shëndetit të kafshëve lidhur me hyrjen në vend: i. të mjeteve të transportit për kafshë dhe produkte; ii. të pajisjeve, materialeve të paketimit ose ujit, ushqimit të kafshëve dhe foragjereve të përdorura gjatë transportit, të cilat mund të transmetojnë sëmundje të kafshëve. b) kërkesat lidhur me: i. certifikimin shëndetësor të kafshëve, duke mbajtur parasysh rregullat e përshkruara në nenin 237, pika 1, shkronja “a”, pikat 2 dhe 3, të këtij ligji; ose ii. deklaratat ose dokumentet e tjera, duke mbajtur parasysh rregullat e përshkruara në nenin 237, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, përcakton kërkesat shëndetësore për kafshët të përshkruara në pikën 2 të këtij neni, në rast të një situate epidemiologjike të pafavorshme në shtete të tjera ose territore të tyre lidhur me sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji, ose sëmundjet emergjente, të cilat paraqesin një risk të lartë për shëndetin e kafshëve dhe shëndetin publik: a) në një shtet kufitar ose territor të tij; b) në shtetin e origjinës ose territorin e tij; c) në shtetin ose territorin e tij gjatë transitit. 4. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë rregulla lidhur me kodet e nomenklaturës së kombinuar për mallrat e përshkruara në pikën 2, shkronja “a”, të këtij neni, në rastet kur këto kode nuk janë të parashikuara nga legjislacioni përkatës në fuqi. KREU III EKSPORTI Neni 243 Eksporti 1. Autoriteti kompetent qendror merr masat e nevojshme për të siguruar që eksporti dhe rieksporti i kafshëve dhe i produkteve për në një shtet tjetër ose territor të tij të bëhet në përputhje me rregullat për lëvizjen e kafshëve dhe të produkteve brenda vendit, të parashikuara në dispozitat e pjesës IV (nenet nga 84 deri në 228) të këtij ligji. Autoriteti kompetent, për marrjen e masave të nevojshme, merr në konsideratë statusin shëndetësor të kafshëve në shtetin e mbërritjes ose në territorin e tij, ose të zonës apo të ndarjeve të tij, lidhur me sëmundjet e listuara, sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji, dhe sëmundjet emergjente. 2. Në ndryshim nga kërkesat e pikës 1 të këtij neni, nëse kërkohet nga autoriteti kompetent i shtetit tjetër ose autoriteti që vepron në një territor, që importon kafshët e produktet në fjalë ose nëse është përcaktuar nga procedurat ligjore dhe administrative në fuqi në atë shtet ose territor të tij, eksporti dhe rieksporti nga Shqipëria mund të bëhet në përputhje me procedurat në fuqi në atë shtet ose territor të tij, me kusht që këto eksporte ose rieksporte të mos cenojnë shëndetin e kafshëve ose shëndetin publik. 3. Në rastet e marrëveshjeve dypalëshe të lidhura ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe me shtete të tjera, lëvizjet e kafshëve e të produkteve kryhen në përputhje me kërkesat e këtij ligji. 4. Autoriteti kompetent qendror harton listat e stabilimenteve të kafshëve, të produktit gjerminal dhe produkteve me origjinë shtazore të miratuara dhe/ose të regjistruara, që eksportojnë, në përputhje me kërkesat e këtij ligji. PJESA VΙ LËVIZJET PËR QËLLIME JOTREGTARE TË KAFSHËVE TË SHOQËRIMIT KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Neni 244 Fusha e zbatimit të pjesës VI 1. Kjo pjesë zbatohet për lëvizjen për qëllime jotregtare të kafshëve të shoqërimit në territorin e Republikës së Shqipërisë. 2. Kjo pjesë zbatohet pa rënë ndesh me: a) legjislacionin për mbrojtjen e llojeve të faunës e të florës së egër nëpërmjet kontrollit të tregtisë së tyre; b) masat që zbatohen në nivel kombëtar, të botuara dhe të vëna në dispozicion të publikut nga autoriteti kompetent për të kufizuar lëvizjen e specieve ose të racave të caktuara të kafshëve të shoqërimit, duke u mbështetur mbi vlerësime të ndryshme nga ato që lidhen me shëndetin e kafshëve. Neni 245 Dispozita të përgjithshme për lëvizjet jotregtare të kafshëve të shoqërimit 1. Lëvizjet për qëllime jotregtare të kafshëve të shoqërimit, që plotësojnë kërkesat shëndetësore të përcaktuara në këtë pjesë, nuk ndalohen, kufizohen ose pengohen për arsye shëndetësore të ndryshme nga ato që vijnë nga zbatimi i kësaj pjese. 2. Kur një person i autorizuar kryen lëvizje jotregtare të një kafshe shoqërimi, lëvizja mund të kryhet vetëm brenda pesë ditëve nga lëvizja e pronarit të kafshës së shoqërimit. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla që plotësojnë kërkesat e pikës 2 të këtij neni, lidhur me: a) dokumentacionin e lëvizjes jotregtare të një kafshe shoqërimi, që kryhet nga personi i autorizuar; b) autorizimin e përjashtimeve për periudhën e lëvizjes, sipas pikës 2 të këtij neni. 4. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë kërkesat për sa i përket paraqitjes, gjuhës dhe vlefshmërisë së deklaratës, që autorizon me shkrim personin e autorizuar të kryejë lëvizjen jotregtare të një kafshe shoqërimi për llogari të pronarit saj. Neni 246 Numri maksimal i kafshëve të shoqërimit 1. Numri i kafshëve të shoqërimit të specieve të listuara në aneksin I, pjesa A, bashkëlidhur këtij ligji, nuk duhet të jetë më shumë sesa pesë krerë në një lëvizje të vetme jotregtare. 2. Në ndryshim nga pika 1 e këtij neni, numri i kafshëve të shoqërimit të specieve të listuara në aneksin I, pjesa A, mund të jetë më i lartë sesa pesë krerë, me kusht që: a) lëvizja jotregtare në fjalë ka për qëllim pjesëmarrjen në gara, panaire ose aktivitete sportive ose për stërvitje në kuadër të këtyre aktiviteteve; b) pronari i kafshëve të shoqërimit ose personi i autorizuar paraqet prova shkresore, që tregojnë se kafshët e shoqërimit janë regjistruar të marrin pjesë në një nga veprimtaritë e përshkruara në shkronjën “a” të kësaj pike ose janë regjistruar në një shoqatë që organizon veprimtari të tilla; c) mosha e kafshëve të shoqërimit është mbi 6 (gjashtë) muaj. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, për rastet e pikës 2 të këtij neni miraton me urdhër rregulla që caktojnë numrin maksimal të kafshëve të shoqërimit të atyre specieve, që mund të lëvizen gjatë një lëvizjeje të vetme jotregtare, për të parandaluar lëvizjet tregtare të kafshëve të shoqërimit të specieve të listuara në aneksin I, pjesa B, të maskuar në mënyrë mashtruese si lëvizje jotregtare. KREU II KUSHTET QË ZBATOHEN PËR LËVIZJET JOTREGTARE TË KAFSHËVE TË SHOQËRIMIT Neni 247 Kushtet që zbatohen për lëvizjet jotregtare të kafshëve të shoqërimit të specieve të listuara në aneksin I, pjesa A Kafshët e shoqërimit të specieve të listuara në aneksin I, pjesa A, lëvizin vetëm nëse: a) janë identifikuar individualisht me një mjet fizik identifikimi, në përputhje me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 251, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji; b) lëvizja kryhet në përputhje me masat përkatëse të parandalimit dhe zbutjes së riskut të miratuara në zbatim të nenit 251, pika 1, shkronja “b”, për sa u përket sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji; c) shoqërohen nga një dokument identifikimi i plotësuar saktë dhe i lëshuar në përputhje me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 253, shkronja “ç”, të këtij ligji. Neni 248 Kushtet që zbatohen për lëvizjet jotregtare të kafshëve të shoqërimit të specieve të listuara në aneksin I, pjesa B 1. Lëvizjet jotregtare të kafshëve të shoqërimit në vend plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni. Rregullat që miratohen në përputhje me nenin 251, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, lidhur me kafshët e shoqërimit të një prej specieve të listuara në aneksin I, pjesa B, miratohen pa rënë ndesh me rregullat e miratuara në zbatim dhe bazuar në këtë nen. 2. Kafshët e shoqërimit të specieve të përshkruara në pikën 1 të këtij neni mund të lëvizin vetëm nëse ato: a) janë identifikuar ose përshkruar, individualisht ose në grup, në përputhje me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 251, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji; b) lëvizja kryhet në përputhje me masat përkatëse të parandalimit dhe zbutjes së riskut të miratuara në zbatim të nenit 251, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, për sa u përket sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji; c) shoqërohen nga një dokument identifikimi i plotësuar saktë dhe i lëshuar në përputhje me rregullat e miratuara, në zbatim të nenit 253, shkronja “ç”, të këtij ligji. 3. Deri në miratimin e rregullave të hollësishme, sipas pikës 1 të këtij neni, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të zbatojë rregullat në fuqi për lëvizjen jotregtare të kafshëve të shoqërimit të specieve të listuara në aneksin I, pjesa B, me kusht që këto rregulla: a) zbatohen në mënyrë proporcionale me riskun që lëvizja jotregtare e kafshëve të shoqërimit të këtyre specieve paraqet për shëndetin e kafshëve ose shëndetin publik; b) të mos jenë më shtrënguese sesa ato që zbatohen për lëvizjet e kafshëve të këtyre specieve, në përputhje me pjesën IV të këtij ligji. KREU III KUSHTET QË ZBATOHEN PËR LËVIZJET JOTREGTARE TË KAFSHËVE TË SHOQËRIMIT QË HYJNË NË SHQIPËRI NGA SHTETE TË TJERA OSE TERRITORE TË TYRE Neni 249 Kushtet që zbatohen për lëvizjet jotregtare të kafshëve të shoqërimit të specieve të listuara në aneksin I, pjesa A 1. Kafshët e shoqërimit të specieve të listuara në aneksin I, pjesa A, që hyjnë në vend nga një shtet tjetër ose territor i tij, lëvizin vetëm nëse plotësojnë kushtet që vijojnë: a) janë identifikuar individualisht me një mjet fizik identifikimi në përputhje me rregullat e miratuara, në zbatim të nenit 251, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji; b) lëvizja kryhet në përputhje me masat përkatëse të parandalimit dhe zbutjes së riskut të miratuara në zbatim të nenit 251, pika 1, shkronja “b”, për sa u përket sëmundjeve të listuara, sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji; c) shoqërohen nga një dokument identifikimi i plotësuar saktë dhe i lëshuar në përputhje me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 253, shkronja “ç”, të këtij ligji. 2. Kafshët e shoqërimit të specieve të listuara në aneksin I, pjesa A, që vijnë nga shtete ose territore të tyre, të cilat nuk janë përfshirë në listat e miratuara, sipas nenit 252, pika 1, shkronjat “b”, “c” dhe/ose “ç”, të këtij ligji, autorizohen të hyjnë në vend vetëm nëpërmjet një pike hyrjeje të përcaktuar për këtë qëllim. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, përcakton një listë të këtyre pikave hyrëse në territorin e vendit. Autoritetet kompetente e publikojnë listën në faqet e tyre zyrtare. 3. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, miraton kushtet për autorizimin e përjashtimeve nga pika 2 e këtij neni. Neni 250 Kushtet që zbatohen për lëvizjet jotregtare të kafshëve të shoqërimit të specieve të listuara në aneksin I, pjesa B 1. Lëvizjet jotregtare të kafshëve të shoqërimit, që hyjnë në vend nga shtete të tjera ose territore të tyre, plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni, dhe rregullat e miratuara në përputhje me nenin 251, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji lidhur me kafshët të shoqërimit të një prej specieve të listuara në aneksin I, pjesa B. 2. Kafshët e shoqërimit të specieve të përshkruara në pikën 1 të këtij neni hyjnë në vend vetëm nëse plotësojnë kushtet që vijojnë: a) janë identifikuar ose përshkruar individualisht ose në grup, në përputhje me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 251, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji; b) lëvizja kryhet në përputhje me masat përkatëse të parandalimit dhe zbutjes së riskut, të miratuara në zbatim të nenit 251, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, për sa u përket sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji; c) shoqërohen nga një dokument identifikimi i plotësuar saktë dhe i lëshuar në përputhje me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 253, shkronja “ç”, të këtij ligji; ç) në rastet kur vijnë nga një shtet ose territor i tij, që nuk përfshihet në listën e miratuar sipas nenit 252, pika 1, shkronjat “b”, “c” dhe/ose “ç”, të këtij ligji, kafshët hyjnë në vend vetëm nëpërmjet një pike hyrjeje të përcaktuar për këtë qëllim. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, përcakton një listë të këtyre pikave hyrëse në territorin e vendit. Autoritetet kompetente e publikojnë listën në faqet e tyre zyrtare. 3. Deri në miratimin e rregullave të hollësishme sipas pikës 1 të këtij neni, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të zbatojë rregullat në fuqi për lëvizjen jotregtare të kafshëve të shoqërimit të specieve të listuara në aneksin I, pjesa B, që hyjnë në vend nga shtete ose territore të tyre, me kusht që këto rregulla: a) zbatohen në mënyrë proporcionale me riskun që lëvizja jotregtare e kafshëve të shoqërimit të këtyre specieve paraqet për shëndetin e kafshëve ose shëndetin publik; b) të mos jenë më shtrënguese sesa ato që zbatohen për lëvizjet e kafshëve të këtyre specieve, në përputhje me pjesën V të këtij ligji. KREU IV IDENTIFIKIMI, MASAT PARANDALUESE DHE ZBUTJA E RISKUT Neni 251 Rregulla të hollësishme lidhur me identifikimin e kafshëve të shoqërimit, masat parandaluese dhe të zbutjes së riskut 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër: a) kërkesat e hollësishme të përshtatura me veçantitë e secilit prej specie të kafshëve në lidhje me: i. mjetet e identifikimit të kafshëve të shoqërimit të specieve të listuara në aneksin I, të përshkruara në nenet 247, shkronja “a”, 248, pika 2, shkronja “a”, 249, pika 1, shkronja “a”, dhe 250, pika 2, shkronja “a”, të këtij ligji; ii. vendosjen dhe përdorimin e këtyre mjeteve të identifikimit. b) kërkesat e hollësishme, që lidhen me veçantitë e secilit prej specieve të caktuara për masat e parandalimit dhe të zbutjes së riskut, me qëllim që të garantohet që kafshët e shoqërimit të mos përbëjnë një risk të lartë për përhapjen e sëmundjeve të listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji, si pasojë e lëvizjes së kafshëve të shoqërimit të specieve të listuara në aneksin I, sipas përshkrimeve në nenet 247, shkronja “b”, 248, pika 2, shkronja “b”, 249, pika 1, shkronja “b”, dhe 250, pika 2, shkronja “b”, të këtij ligji. 2. Në rastin e risqeve urgjente, kur arsyet e urgjencës e kërkojnë, procedurat e nenit 264 të këtij ligji zbatohen për rregullat e miratuara në zbatim të pikës 1, shkronja “b”, të këtij neni. 3. Masat që lidhen me veçantitë e secilit prej specieve të caktuara për parandalimin dhe zbutjen e riskut, të miratuara në zbatim të pikës 1, shkronja “ç”, të këtij neni, mbështeten në informacionet e përshtatshme, të besueshme dhe të vlefshme shkencore, si dhe zbatohen në mënyrë proporcionale me riskun që lëvizjet jotregtare të kafshëve të shoqërimit, që mund të preken nga sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji, paraqesin për shëndetin e kafshëve ose shëndetin publik. 4. Rregullat e hollësishme të miratuara në zbatim të pikës 1, shkronja “b”, të këtij neni, mund të përfshijnë sa vijon: a) rregullat për klasifikimin e zonave të vendit sipas statusit shëndetësor dhe sistemeve të survejancës dhe njoftimit lidhur me disa sëmundje, që mund të përhapen nga lëvizjet e kafshëve të shoqërimit të specieve të listuara në aneksin I, bashkëlidhur këtij ligji; b) kushtet në të cilat janë të zbatueshme masat e parandalimit dhe të zbutjes së riskut të përshkruara në pikën 1, shkronja “b”, të këtij neni; c) kushtet për zbatimin dhe dokumentimin e masave të parandalimit dhe të zbutjes së riskut sipas pikës 1, shkronja “b”, të këtij neni; ç) kriteret për autorizimin e përjashtimeve në rrethana të veçanta dhe, nëse është e nevojshme, dokumentimin e këtyre përjashtimeve nga zbatimi i masave të parandalimit dhe të zbutjes së riskut sipas pikës 1, shkronja “b”, të këtij ligji; d) kriteret për autorizimin dhe dokumentimin e përjashtimeve në rrethana të veçanta nga kushtet e përshkruara nga nenet 247 deri në 250, të këtij ligji. Neni 252 Kërkesa lidhur me masat e parandalimit e të zbutjes së riskut 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, lidhur me kafshët e shoqërimit të specieve të listuara në aneksin I, pjesa A: a) përcakton rregulla për formatin, paraqitjen dhe gjuhët e dokumenteve, kërkuar sipas nenit 251, pika 4, shkronjat “c” dhe “ç”, të këtij ligji; b) mbështetur në listën përkatëse të miratuar nga Komisioni Evropian, përcakton listën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që përmbushin kushtet e përshkruara në nenin 251, pika 4, shkronja “ç”, të këtij ligji, dhe heqjen e tyre nga lista kur ato shtete nuk i përmbushin më kushtet përkatëse; c) mbështetur në listën përkatëse të miratuar nga Komisioni Evropian, përcakton listën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që përmbushin rregullat për klasifikimin e shteteve ose zonave të tyre, sipas nenit 251, pika 4, shkronja “a”, të këtij ligji, dhe i heq nga lista kur ato shtete nuk i përmbushin më kushtet përkatëse; ç) mbështetur në listën përkatëse të miratuar nga Komisioni Evropian, përcakton listën e shteteve të tjera dhe territoreve të tyre, që përmbushin kushtet e përshkruara sipas nenit 251, pika 4, shkronja “ç”, të këtij ligji, dhe i heq nga lista atëherë kur ato shtete nuk i përmbushin më kushtet përkatëse. 2. Për kafshët e shoqërimit të specieve të listuara në aneksin I, pjesa B, ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mbështetur në listën përkatëse të miratuar nga Komisioni Evropian, përcakton listën e shteteve të tjera dhe territoreve të tyre që përmbushin kushtet e përshkruara në nenin 251, pika 4, shkronjat “b”, “c” dhe/ose “ç”, të këtij ligji, dhe i heq nga lista kur ato shtete nuk i përmbushin më kushtet përkatëse. KREU V DOKUMENTET E IDENTIFIKIMIT TË KAFSHËVE TË SHOQËRIMIT Neni 253 Rregulla të hollësishme për dokumentet e identifikimit Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, miraton me urdhër rregulla të hollësishme lidhur me: a) rubrikat ku plotësohet informacioni, që përfshin dokumentet e identifikimit të përshkruara në nenet 247, shkronja “c”, 248, pika 2, shkronja “c”, 249, pika 1, shkronja “c”, dhe 250, pika 2, shkronja “c”, të këtij ligji; b) shpërndarjen e dokumenteve të identifikimit të paplotësuara, sipas nenit 247, shkronja “c”, të këtij ligji; c) kushtet për autorizimin e përjashtimeve lidhur me formatin e dokumenteve të identifikimit, sipas neneve 247, shkronja “c”, dhe 249, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji; ç) lëshimin, plotësimin dhe, sipas rastit, miratimin e dokumenteve të identifikimit, sipas neneve 247, shkronja “c”, 248, pika 2, shkronja “c”, 249, pika 1, shkronja “c”, dhe 250, pika 2, shkronja “c”, të këtij ligji. Neni 254 Kërkesa të hollësishme për dokumentet e identifikimit 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror përcakton modelin e dokumenteve të identifikimit sipas neneve 247, shkronja “c”, dhe 249, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji. Ky model përmban zërat e rubrikave të përshkruara në nenin 253, shkronja “a”, si dhe kërkesat lidhur me gjuhët, paraqitjen, vlefshmërinë ose elementet e sigurisë të këtyre dokumenteve të identifikimit. 2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të përcaktojë: a) modelin e dokumenteve të identifikimit, sipas neneve 248, pika 2, shkronja “c”, dhe 250, pika 2, shkronja “c”, të këtij ligji, të cilat përmbajnë zërat përkatës të përshkruar në nenin 253, shkronja “a”, të këtij ligji, si dhe kërkesat lidhur me gjuhët, paraqitjen, vlefshmërinë ose elementet e sigurisë së këtyre dokumenteve të identifikimit; b) rregullat e nevojshme për periudhën kalimtare deri në zbatimin e modelit të dokumentit të identifikimit të përshkruar në nenin 247, shkronja “c”, të këtij ligji. KREU VI DETYRIMET PËR INFORMIMIN Neni 255 Detyrimet për informimin 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare i siguron publikut informacion të qartë dhe lehtësisht të arritshëm lidhur me kërkesat në fushën e shëndetit të kafshëve, që zbatohen për lëvizjet jotregtare të kafshëve të shoqërimit, ndër të tjera: a) kushtet për autorizimin e përjashtimeve të caktuara të përshkruara në nenin 251, pika 4, shkronja “ç”, të këtij ligji; b) kushtet për autorizimin e përjashtimeve të përshkruara në nenin 251, pika 4, shkronja “d”, të këtij ligji; c) kërkesat për vendosjen e mjeteve të identifikimit të përshkruara në nenin 251, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji; ç) kushtet që zbatohen për lëvizjet jotregtare në Shqipëri të kafshëve të shoqërimit të specieve të përshkruara në aneksin I, pjesa B, të cilat përcaktohen nga legjislacioni në fuqi, sipas neneve 248, pika 3, dhe 250, pika 3, të këtij ligji; d) çdo informacion që u përket masave të caktuara të parandalimit dhe të zbutjes së riskut, sipas nenit 251, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji. 2. Informacioni i përshkruar në pikën 1 të këtij neni publikohet nga autoritetet kompetente në faqet zyrtare të tyre. PJESA VII MASAT EMERGJENTE Seksioni I Masat emergjente lidhur me lëvizjet e kafshëve dhe produkteve brenda vendit, mjeteve të transportit dhe materialeve të tjera që mund të bien në kontakt me këto kafshë dhe produkte Neni 256 Masat emergjente që merr autoriteti kompetent në rastin e shfaqjes së një shpërthimi të një sëmundjeje të listuar ose të një sëmundjeje emergjente ose të shfaqjes së një rreziku 1. Në rast të shfaqjes së një shpërthimi të një sëmundjeje të listuar ose të një sëmundjeje emergjente ose të shfaqjes së një rreziku, që ka mundësi të përbëjë një risk shumë të rëndësishëm për shëndetin e kafshëve ose shëndetin publik, autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në varësi të situatës së rëndë të sëmundjes ose të rrezikut në fjalë, merr menjëherë një ose më shumë nga masat emergjente të mëposhtme, me qëllim që të parandalohet përhapja e sëmundjes ose e rrezikut: a) për sëmundjet e listuara: i. sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji zbatohen masat e kontrollit të sëmundjeve të përcaktuara në dispozitat e pjesës III, titullit II, kreu I (nenet 53 deri në 71) të këtij ligji; ii. sipas nenit 9, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji zbatohen masat e kontrollit të sëmundjeve të përcaktuara në dispozitat e pjesës III, titulli II, kreu II, nga nenet 72 deri në 75, dhe nga nenet 77 deri në 81 të këtij ligji; iii. sipas nenit 9, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji zbatohen masat e kontrollit të sëmundjeve të përcaktuara në dispozitat e pjesës III, titulli II, kreu II, nga nenet 76 deri në 78, si dhe nenet 80 dhe 82 të këtij ligji. b) për sëmundjet emergjente dhe rreziqet: i. kufizimet në lëvizjen e kafshëve dhe të produkteve, që vijnë nga stabilimentet, ose, sipas rastit, nga zonat ose ndarjet, në të cilat është shfaqur shpërthimi ose rreziku, si dhe në mjetet e transportit dhe materiale të tjera, që mund të bien në kontakt me ato kafshë ose produkte; ii. karantinimi i kafshëve dhe izolimi i produkteve; iii. masat e survejancës dhe të gjurmueshmërisë; iv. masat urgjente të kontrollit të sëmundjeve të përcaktuara në dispozitat e pjesës III, titulli II, kreu I (nenet nga 53 deri në 71), të këtij ligji, që vlerësohen të përshtatshme. c) çdo masë tjetër emergjente që vlerësohet e përshtatshme për parandalimin e kontrollin efikas dhe rezultativ të përhapjes së sëmundjes ose të rrezikut. 2. Autoriteti kompetent qendror njofton OBSHK-në, Komisionin Evropian dhe shtetet e tjera, sipas marrëveshjeve dypalëshe: a) menjëherë për shfaqjen e një shpërthimi ose shfaqjen e një rreziku, sipas pikës 1 të këtij neni; b) për masat emergjente të marra, pa vonesa të panevojshme, sipas pikës 1 të këtij neni. Neni 257 Masat emergjente që merr autoriteti kompetent në rastin e shfaqjes së një shpërthimi të një sëmundjeje të listuar ose të një sëmundjeje emergjente ose të shfaqjes së një rreziku në një shtet tjetër 1. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në rast të shfaqjes së një shpërthimi ose rreziku, sipas përcaktimeve të nenit 256, pika 1, të këtij ligji, në një shtet tjetër, në varësi të situatës së rëndë të sëmundjes ose rrezikut në fjalë, merr menjëherë një ose më shumë nga masat emergjente të përshkruara në nenin 256, pika 1, të këtij ligji, kur zbulon praninë në vend të kafshëve ose produkteve që vijnë nga shteti tjetër apo të mjeteve të transportit ose materialeve të tjera që mund të kenë rënë në kontakt me këto kafshë dhe produkte, në shtetin tjetër ose gjatë transportit. 2. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare mund të marrë masa emergjente të përkohshme, sipas nenit 256, pika 1, të këtij ligji, në varësi të situatës së rëndë të sëmundjes, që lidhet me kafshët ose produktet: a) që vijnë nga stabilimente ose vende të tjera ose sipas rastit nga zona mbi të cilat janë vendosur masa kufizuese nga autoriteti kompetent i shtetit të origjinës, ku është shfaqur sëmundja ose rreziku sipas nenit 256, pika 1, të këtij ligji; ose b) në mjetet e transportit ose në materialet e tjera, që mund të kenë rënë në kontakt me këto kafshë. 3. Autoriteti kompetent, në rast të shfaqjes në një shtet kufitar të një shpërthim të një sëmundjeje të listuar sipas nenit 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, ose të një sëmundjeje emergjente, mund të marrë masat e përshkruara në nenin 256, pika 1, të këtij ligji, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes në fjalë në territorin e Republikës së Shqipërisë. 4. Autoriteti kompetent njofton Komisionin Evropian dhe shtetet e tjera sipas marrëveshjeve dypalëshe: a) menjëherë për shfaqjen e një shpërthimi ose shfaqjen e një rreziku sipas pikës 1 të këtij neni; b) për masat emergjente të marra, pa vonesa të panevojshme, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni. Neni 258 Masat emergjente që merr autoriteti kompetent, sipas neneve 256 dhe 257 të këtij ligji 1. Autoriteti kompetent qendror, për çdo rast të shfaqjes së një shpërthimi ose rreziku, sipas përcaktimeve të nenit 256 të këtij ligji, dhe masave emergjente të marra sipas pikës 1 të këtij neni dhe pikave 1, 2 dhe 3 të nenit 257 të këtij ligji, njofton Komisionin Evropian për shfaqjen e shpërthimit të një sëmundjeje ose shfaqjes së një rreziku sipas nenit 256, pika 1, të këtij ligji, dhe zbaton sugjerimet e dhëna. Autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare zbaton masat urgjente nëse: a) autoriteti kompetent qendror ka miratuar masat e marra sipas neneve 256, pika 1, dhe 257, pikat 1, 2 dhe 3, të këtij ligji; b) autoriteti kompetent qendror i ka vlerësuar si të papërshtatshme masat e marra sipas neneve 256, pika 1, dhe 257, pikat 1, 2 dhe 3, të këtij ligji, dhe ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të marrë masa shtesë; c) autoriteti kompetent qendror e vlerëson të nevojshme zëvendësimin e masave të marra sipas neneve 256, pika 1, 257, pikat 1, 2 dhe 3, të këtij ligji, me qëllim shmangien e çrregullimeve të panevojshme në lëvizjen e kafshëve dhe të produkteve, dhe ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të marrë masa shtesë. 2. Për rastet e urgjencave të mirargumentuara, që lidhen me një situatë të rëndë të përhapjes së një sëmundjeje ose të një rreziku, ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, përcakton masa me zbatim të menjëhershëm. Seksioni II Masat emergjente lidhur me ngarkesat e kafshëve dhe të produkteve, që vijnë nga shtete të tjera joanëtare të Bashkimit Evropian dhe territore përkatëse, si dhe mjetet e transportit dhe materiale të tjera, që mund të bien në kontakt me ato ngarkesa Neni 259 Masat emergjente që merren nga autoriteti kompetent Në rastet kur autoriteti kompetent qendror vihet në dijeni për kafshë ose produkte me origjinë nga një shtet tjetër joanëtar i Bashkimit Evropian ose territor i tij, që ka gjasa të përbëjnë një risk shumë të lartë për shkak të infeksionit ose të kontaminimit të mundshëm nga sëmundje të listuara ose sëmundje emergjente ose rreziqe, ose nga mjetet e transportit ose materialet, të cilat mund të kenë rënë në kontakt me kafshë dhe produkte të tilla, vepron si vijon: a) menjëherë merr një ose më shumë nga masat urgjente të nevojshme për zbutjen e riskut në fjalë, në varësi të situatës së rëndë: i. shkatërrimin e kafshëve dhe produkteve në fjalë; ii. karantinimin e kafshëve dhe izolimin e produkteve; iii. masat e survejancës dhe të gjurmueshmërisë; iv. masat e kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në pjesën III, titulli II, kreu I, të këtij ligji (nenet nga 53 deri në 71), kur janë të përshtatshme; v. çdo masë tjetër emergjente që autoriteti kompetent qendror e vlerëson të përshtatshme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes ose të rrezikut në vend. b) njofton menjëherë, pa vonesa të panevojshme, Komisionin Evropian dhe shtetet e tjera, sipas marrëveshjeve dypalëshe, nëpërmjet sistemit TRACES (elektronik) për risqet që lidhen me kafshët dhe produktet në fjalë, origjinën e këtyre kafshëve dhe të produkteve, si dhe për masat emergjente të marra në përputhje me shkronjën “a” të këtij neni. Neni 260 Masat emergjente 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, në rastin kur një sëmundje e listuar, një sëmundje emergjente ose një rrezik që ka gjasa të përbëjë një risk, që shfaqet ose përhapet në një shtet joanëtar të Bashkimit Evropian ose territor të tij, ose nëse gjykohet se cenon shëndetin e kafshëve ose shëndetin publik, mund të përcaktojë masat emergjente, që përfshijnë: a) pezullimin e hyrjes në vend të ngarkesave të kafshëve dhe produkteve, si dhe të mjeteve të transportit ose të materialeve të tjera, që mund të kenë rënë në kontakt me këto ngarkesa, të cilat mund të përhapin në vend sëmundjen ose rrezikun në fjalë; b) kërkesa të veçanta për hyrjen në vend të kafshëve dhe të produkteve, si dhe të mjeteve të transportit ose materialeve të tjera, që mund të kenë rënë në kontakt me kafshët dhe produktet në fjalë, të cilat mund të përhapin në vend sëmundjen ose rrezikun në fjalë; c) çdo masë tjetër emergjente të përshtatshme të kontrollit të sëmundjeve për parandalimin e përhapjes në vend të sëmundjes ose rrezikut në fjalë. 2. Për rastet e urgjencave të mirargumentuara, që lidhen me një situatë të rëndë të përhapjes së një sëmundjeje ose të një rreziku, ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, përcakton masa me zbatim të menjëhershëm. 3. Autoriteti kompetent qendror njofton palët e interesuara dhe autoritetet përgjegjëse për pikat e kontrollit kufitar për masat e marra sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni. Neni 261 Masa emergjente të tjera 1. Autoriteti kompetent qendror, me propozimin e autoritetit kompetent të kontrolleve zyrtare, për masat e marra sipas nenit 260, pika 3, të këtij ligji mund të marrë një ose më shumë masa emergjente të përkohshme, sipas përcaktimeve të nenit 259, shkronja “a”, të këtij ligji, lidhur me kafshët dhe produktet, si dhe me mjetet e transportit ose me materialet e tjera, që mund të kenë rënë në kontakt me këto kafshë e produkte, të cilat vijnë nga një shtet joanëtar i Bashkimit Evropian ose territor i tij, sipas nenit 260, pika 1, të këtij ligji, në varësi të situatës së rëndë të përhapjes së sëmundjes në shtetin në fjalë. 2. Autoriteti kompetent qendror njofton pa vonesa të panevojshme Komisionin Evropian dhe autoritetet kompetente të shteteve të tjera, sipas marrëveshjeve dypalëshe, për masat urgjente të marra sipas pikës 1 të këtij neni, duke përshkruar arsyet e marrjes së këtyre masave. PJESA VIII DISPOZITA SHTESË KREU I DISPOZITA PROCEDURALE Neni 262 Ndryshime në aneksin III Aneksi III bashkëlidhur këtij ligji ndryshohet sa herë që ndryshojnë emërtimet e taksonomisë, bazuar në të dhëna shkencore. Neni 263 Procedura e urgjencës 1. Për rastet e urgjencave të mirargumentuara dhe që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton me akt normativ masat me zbatim të menjëhershëm dhe mbështetjen financiare përkatëse për situatat si vijon: a) në rrethana të jashtëzakonshme; ose b) në katastrofa natyrore; ose c) kur një nga sëmundjet e përshkruara në nenin 5, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji ose/dhe një sëmundje emergjente përhapet me shpejtësi të lartë dhe mbart riskun e pasojave shumë të rënda për shëndetin e kafshëve ose shëndetin publik, në ekonomi ose shoqëri. 2. Akti normativ përmban të paktën elementet që vijojnë: a) koordinimin në nivel ndërinstitucional; b) detyrat për institucionet e tjera që përfshihen në zbatimin e aktit normativ; c) masat e tjera shtesë të nevojshme për përballimin e situatës; ç) mbështetjen financiare përkatëse shtesë të nevojshme për përballimin e situatës; d) procedurat urgjente të prokurimit në përputhje me legjislacionin në fuqi. 3. Kohëzgjatja e vlefshmërisë së aktit normativ është në varësi të situatës dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Neni 264 Mbrojtja e të dhënave Në zbatimin e këtij ligji respektohet legjislacioni për trajtimin e të dhënave personale të personave fizikë nga institucionet dhe agjencitë përkatëse. KREU II SANKSIONET ADMINISTRATIVE Neni 265 Kundërvajtjet administrative Procedura për marrjen e vendimit përfundimtar për dënimin administrativ bëhet në përputhje me legjislacionin për inspektimin. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si më poshtë: 1. Operatorët dhe personat fizikë ose personat juridikë ndëshkohen me gjobë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 18, pika 1, shkronjat “a” ose “b” ose “c”, të këtij ligji, dhe me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 18, pika 3, të këtij ligji; 2. Mjekët veterinarë ndëshkohen me gjobë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 18, pika 2, të këtij ligji; 3. Operatorët dhe personat fizikë ose personat juridikë ndëshkohen me gjobë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenet 53, pika 1, 72, pika 1, 76, pika 1, të këtij ligji; 4. Operatorët dhe personat fizikë ose personat juridikë ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me rregullat e miratuara në zbatim të neneve 53, pika 2, dhe 72, pika 2, të këtij ligji; 5. Operatorët ndëshkohen me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 66, pikat 1 ose 2, të këtij ligji; 6. Operatorët dhe personat fizikë ose personat juridikë ndëshkohen me gjobë nga 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 94, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji, si dhe në kundërshtim me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 94, pika 3, të këtij ligji; 7. Operatorët dhe personat fizikë ose personat juridikë ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 102, pika 1, të këtij ligji, për mbajtjen e dokumentacionit në stabilimente; 8. Operatorët dhe personat fizikë ose personat juridikë ndëshkohen me gjobë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 102, pika 3, të këtij ligji; 9. Operatorët dhe personat ose personat juridikë ndëshkohen me gjobë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 103, pikat 1 dhe 3, të këtij ligji; 10. Transportuesit ndëshkohen me gjobë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 104, pikat 1 dhe 3, të këtij ligji; 11. Operatorët, që kryejnë veprimtari grumbullimi, ndëshkohen me gjobë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 105, pikat 1 dhe 3, të këtij ligji; 12. Operatorët, që nuk identifikojnë kafshët e specieve të gjedhit në përputhje me nenin 112 të këtij ligji dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 118 dhe 120 të këtij ligji, që lidhen me identifikimin e gjedhit, ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë; 13. Operatorët, që nuk identifikojnë kafshët e specieve “dhen” e “dhi” në përputhje me nenin 113 të këtij ligji dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 118 dhe 120 të këtij ligji, që lidhen me identifikimin e dhenve dhe të dhive, ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë; 14. Operatorët, që nuk identifikojnë kafshët e specieve të kuajve në përputhje me nenin 114 të këtij ligji dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 118 dhe 120 të këtij ligji, që lidhen me identifikimin e njëthundrakëve, ndëshkohen me gjobë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë; 15. Operatorët, që nuk identifikojnë kafshët e specieve të derrit në përputhje me nenin 115 të këtij ligji dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 118 dhe 120 të këtij ligji, që lidhen me identifikimin e derrave, ndëshkohen me gjobë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë; 16. Operatorët, që nuk identifikojnë kafshët e specieve të tjera në përputhje me nenin 117 të këtij ligji dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 118 dhe 120 të këtij ligji, që lidhen me identifikimin e derrave, ndëshkohen me gjobë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë; 17. Operatorët që prodhojnë, përpunojnë ose magazinojnë material riprodhues të kafshëve të mbajtura të specieve të gjedhit, dhive, dhenve, derrit dhe njëthundrakëve, ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 121, pika 1, të këtij ligji, dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 122, pika 1, të këtij ligji; 18. Operatorët ose transportuesit, që kryejnë lëvizjen: a) e kafshëve të tokës ndëshkohen me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 124, pika 2, të këtij ligji dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 125, pika 2, të këtij ligji; b) e kafshëve të ujit ndëshkohen me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 191, pika 2, të këtij ligji dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 192, pika 2, të këtij ligji; c) ndëshkohen me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 242 të këtij ligji; 19. Operatorët që kryejnë lëvizjen e kafshëve ndëshkohen me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 126, pika 1, të këtij ligji; 20. Operatorët në vendin e mbërritjes: a) për kafshët e mbajtura të tokës ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 127, pikat 1, shkronja “c”, dhe 2, të këtij ligji; b) për kafshët e ujit ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 194, pikat 1, shkronja “b”, dhe 2, të këtij ligji; 21. Operatorët, që lëvizin thundrakët dhe shpendët e mbajtur nga një stabiliment, ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë kur veprojnë në kundërshtim me rregullat e miratuara në zbatim të neneve 131, 135, 136, pika 2, 137, pika 2, 140, 144, pika 1, dhe 147 të këtij ligji; 22. Operatorët ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë kur veprojnë në kundërshtim me nenin 132, pika 1, të këtij ligji, dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 132, pika 2, të këtij ligji; 23. Operatorët ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë kur veprojnë në kundërshtim me nenin 143 të këtij ligji ose nenin 151, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji: 24. Operatorët ndëshkohen me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 157, pika 2, të këtij ligji, dhe 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 157, pika 4, të këtij ligji; 25. Operatorët ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenet 158 dhe 159 të këtij ligji, si dhe rregullat e miratuara në zbatim të nenit 160 të këtij ligji; 26. Operatorët ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 161 dhe rregullat e miratuara në zbatim të neneve 161, pika 6, 164, pika 2, të këtij ligji; 27. Operatorët ndëshkohen me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 167 të këtij ligji; 28. Operatorët dhe personat fizikë ose personat juridikë ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 176, pikat 1 dhe 3, të këtij ligji, si dhe në kundërshtim me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 176, pika 4, të këtij ligji; 29. Operatorët e stabilimenteve të akuakulturës dhe transportuesit ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenet 186, pika 3, 187, pika 2, 188, pika 3, të këtij ligji, si dhe me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 189, pika 1, të këtij ligji, për mbajtjen e dokumentacionit; 30. Operatorët që lëvizin kafshët e akuakulturës ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 197, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji, si dhe me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 197, pika 3, të këtij ligji; 31. Operatorët që lëvizin kafshët e gjalla të akuakulturës për konsum nga njerëzit ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 201, pika 1, të këtij ligji, si dhe me rregullat e miratuara në zbatim të neneve 201, pika 3, dhe 205, pika 2, të këtij ligji; 32. Operatorët ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë kur veprojnë në kundërshtim me nenet 208, 209, pika 1, të këtij ligji, me rregullat e miratuara në zbatim të neneve 211, pika 1, 218, pika 1, të këtij ligji, si dhe me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 218, pika 3, të këtij ligji; 33. Operatorët ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë kur veprojnë në kundërshtim me nenin 221, pika 1, të këtij ligji; 34. Operatorët ndëshkohen me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë kur veprojnë në kundërshtim me nenin 222, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji, si dhe me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 222, pika 3, të këtij ligji; 35. Operatorët ndëshkohen me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 223, pika 1, të këtij ligji dhe me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 223, pika 6, të këtij ligji; 36. Operatorët, mjekët veterinarë, profesionistët e shëndetit të kafshëve të ujit dhe profesionistët e kafshëve, që fusin agjentë patogjenë në vend, ndëshkohen me gjobë nga 200 000 (dyqind mijë) lekë deri në 300 000 (treqind mijë) lekë në rastet kur veprojnë në kundërshtim me nenin 240, pika 1, të këtij ligji ose me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 240, pika 2, të këtij ligji. 37. Pronarët e kafshëve të shoqërimit të specieve të listuara në aneksin I ndëshkohen me gjobë nga 30 000 (tridhjetë mijë) lekë deri në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë kur nuk kryejnë identifikimin e tyre në përputhje me rregullat e miratuara në zbatim të nenit 251, pika 1, të këtij ligji; 38. Mjeku veterinar, të cilit i janë deleguar veprimtari zyrtare nga autoriteti kompetent i kontrolleve zyrtare, në përputhje me nenin 14 të këtij ligji, kur nuk kryen veprimtaritë e parashikuara në kontratën sipas këtij neni, ndëshkohen me gjobë nga 30 000 (tridhjetë mijë) lekë deri në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Neni 266 Ankimi Ankimi për masat administrative bëhet sipas legjislacionit në fuqi për inspektimin. Neni 267 Ekzekutimi i gjobave 1. Gjoba e dhënë në zbatim të këtij ligji përbën titull ekzekutiv pas shterimit të ankimit administrativ, sipas përcaktimeve në Kodin e Procedurave Administrative. Gjoba paguhet brenda 10 ditëve kalendarike nga data kur është njoftuar kundërvajtësi për vendimin e dënimit me gjobë që përbën titull ekzekutiv. Në rast mosekzekutimi vullnetar, për ekzekutimin e gjobës ngarkohet zyra e përmbarimit sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurave Civile dhe në ligjin për kundërvajtjet administrative. 2. Gjobat arkëtohen në buxhetin e shtetit. KREU III MASA SHTESË Neni 268 Masa shtesë ose më shtrënguese 1. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent qendror, mund të miratojë me urdhër masa shtesë ose më shtrënguese se ato të parashikuara në këtë ligj për: a) përgjegjësitë në fushën e shëndetit të kafshëve nga ato të përshkruara në pjesën I, kreu III, të këtij ligji (nga neni 10 deri tek neni 16); b) njoftimin nga ana e operatorëve ose personave të tjerë nga ato të përshkruara në nenin 18 të këtij ligji; c) survejancën për sëmundjet e listuara dhe ato emergjente nga ato të përshkruara në pjesën II, kreu II, të këtij ligji (nga neni 24 deri tek neni 30); ç) regjistrimin, miratimin, ruajtjen e dokumentacionit dhe të regjistrave nga ato të përshkruara nga neni 84 deri tek neni 107 të këtij ligji dhe nga neni 172 deri tek neni 190 të këtij ligji; d) kërkesat në fushën e gjurmueshmërisë së kafshëve të mbajtura të tokës dhe produktin gjerminal nga ato të përshkruara në pjesën IV, kreu II, të këtij ligji (nga neni 108 deri tek neni 123). 2. Masat shtesë, të marra sipas pikës 1 të këtij neni, respektojnë rregullat e përcaktuara në këtë ligj dhe: a) nuk pengojnë lëvizjet e kafshëve e të produkteve; b) nuk bien në kundërshtim me rregullat e përshkruara në pikën 1 të këtij neni, ndaj të cilave janë marrë ato masa shtesë. PJESA IX DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE KREU I DISPOZITA KALIMTARE Neni 269 Operatorët e stabilimenteve ekzistuese 1. Stabilimentet dhe operatorët e regjistruar ose të licencuar, në përputhje me ligjin nr. 10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, vazhdojnë të kryejnë aktivitetin e tyre deri në plotësimin e kërkesave të pikës 2 të këtij neni. 2. Stabilimentet dhe operatorët e regjistruar ose të miratuar, të parashikuar në pikën 1 të këtij neni, miratohen dhe/ose regjistrohen, sipas rastit, në përputhje me kërkesat e këtij ligji brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 3. Autoriteti kompetent ndalon ushtrimin e veprimtarisë së stabilimenteve dhe të operatorëve, që janë subjekt i këtij ligji, kur nuk plotësojnë kërkesat e pikës 2 të këtij neni. 4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, mund të miratojë rregulla në përputhje me nenin 271 të këtij ligji, të nevojshme për të garantuar një tranzicion të lehtë nga rregullat e zbatuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe të përshkruara në pikën 1 të këtij neni, veçanërisht për të mbrojtur të drejtat e fituara dhe për t’iu përgjigjur pritshmërive të ligjshme të personave fizikë dhe personave juridikë, që preken nga ky ligj. Neni 270 Statusi “i pastër nga sëmundjet” dhe programet e çrrënjosjes dhe të survejancës në fuqi 1. Statusi “i pastër nga sëmundja”, i dhënë për një ose më shumë nga sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “b” dhe “c”, të këtij ligji, për një ose më shumë specie kafshësh, për të gjithë vendin ose zona të caktuara të tij, në përputhje me legjislacionin përkatës në fushën e veterinarisë deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, vijon të ruhet dhe u nënshtrohet rregullave të parashikuara në këtë ligj për ruajtjen e statusit “i pastër nga sëmundja”. 2. Programet e çrrënjosjes dhe të survejancës, të miratuara për një ose më shumë nga sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “b” dhe “c”, të këtij ligji, për një ose më shumë specie kafshësh, në përputhje me legjislacionin përkatës në fushën e veterinarisë deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, vijojnë të zbatohen e të përditësohen sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj. 3. Ndarjet, të cilave u është dhënë statusi “i pastër nga sëmundja” për një ose më shumë nga sëmundjet e listuara sipas nenit 9, pika 1, shkronjat “a”, “b” ose “c”, të këtij ligji, në përputhje me legjislacionin përkatës në fushën e veterinarisë deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, vijojnë ta ruajnë këtë status sipas nenit 37 të këtij ligji dhe u nënshtrohen rregullave të parashikuara në këtë ligj për ruajtjen e statusit “i pastër nga sëmundja”. 4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, mund të miratojë rregulla të nevojshme për të garantuar një tranzicion të lehtë nga rregullat në fuqi para hyrjes në fuqi të këtij ligji të përshkruar në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni. KREU II DISPOZITA PËRFUNDIMTARE Neni 271 Akte nënligjore në zbatim të ligjit 1. Këshilli i Ministrave dhe ministri miratojnë aktet në zbatim të këtij ligji, sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj. 2. Vendimet e Këshillit të Ministrave dhe aktet nënligjore të ministrit përafrojnë legjislacionin në fushën e shëndetit të kafshëve të Bashkimit Evropian. 3. Këshilli i Ministrave miraton vendimin sipas neneve 13, pika 3, 269, pika 4, dhe 270, pika 4, të këtij ligji. 4. Ministri miraton aktet nënligjore në zbatim të neneve 3, pikat 5 dhe 6, 4, 8, pikat 2 dhe 4, 23, 29, 30, pika 1, 32, pika 2, 35, 37, pika 5, 39, 40, 41, pika 3, 42, pika 6, 47, pika 1, 48, pika 3, 50, pika 1, 52, pika 3, 53, pika 2, 58, pika 2, 63, 64, pika 4, 67, 68, pika 2, 70, pika 3, 71, pika 3, 72, pika 2, 73, pika 3, 74, pika 4, 76, pika 5, 77, pika 2, 83, pika 2, 86, pikat 1 dhe 2, 87, pika 3, 94, pika 3, 96, pika 3, 97, pika 2, 101, pika, 3, 106, pika 1, 109, pika 2, 118, pikat 1 dhe 2, 119, pika 1, 120, pikat 1 dhe 2, 122, pikat 1 dhe 2, 123, 125, pika 2, 131, pika 1, 132, pika 2, 135, 136, pika 2, 137, pika 2, 138, pika 3, 139, pika 4, 140, 144, pika 1, 146, pikat 1 dhe 2, 147, 149, pika 4, 151, pika 3, 154, pika 1, 156, pikat 1 dhe 2, 160, pikat 1 e 2, 161, pika 6, 162, pikat 3, 4 dhe 5, 163, pika 5, 164, pika 2, 165, pika 3, 166, pika 3, 167, pika 5, 168, pikat 3 dhe 4, 169, pika 5, 175, pika 2, 176, pika 4, 180, pika 3, 181, pika 2, 185, pika 5, 189, pika 1, 192, pika 2, 197, pika 3, 200, pika 3, 201, pika 3, 202, pika 3, 203, pika 2, 204, pika 3, 205, pika 2, 211, pika 1, 213, pikat 1 dhe 2, 214, 216, pika 4, 218, pika 3, 221, pika 1, 222, pika 3, 223, pika 6, 224, pikat 3 dhe 4, 226, pika 3, 228, pika 1, 230, pikat 1 dhe 3, 232, pikat 1 dhe 3, 234, pika 2, 237, pika 4, 238, pika 3, 239, pikat 1 dhe 3, 240, pika 2, 241, pika 2, 242, pika 2, 245, pika 3, 246, pika 3, 249, pika 3, 251, pika 1, 253 dhe 258, pika 2, brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 5. Ministri miraton aktet nënligjore në zbatim të neneve të mëposhtme sipas rastit ose kur Komisioni Evropian ka miratuar aktet përkatëse, në zbatim të legjislacionit evropian të shëndetit të kafshëve që përafron ky ligj: të neneve 10, pika 6, 14, pika 3, 16, pika 2, 18, pika 3, 20, pika 3, 25, pika 3, 30, pika 2, 52, pika 3, 71, pika 1, 89, pika 1, pika 2, 92, pikat 1 dhe 2, 107, 141, pika 1, 151, pika 4, 154, pika 2, 163 pika 6, 169, pika 6, 175, pika 1, 206, 211, pika 2, 218, pika 4, 221, pika 2, 228, pika 2, 241, pika 4, 242, pika 4, 245, pika 4, 252, pikat 1 dhe 2, 254, pikat 1 dhe 2, 260, pika 1, dhe 261, pika 1, të këtij ligji. 6. Autoriteti kompetent qendror njofton Komisionin Evropian në mënyrë periodike dhe, sipas rastit, për aktet nënligjore të miratuara në zbatim të këtij ligji. Neni 272 Shfuqizime dhe ndryshime 1. Me fillimin e efekteve të këtij ligji, në ligjin nr. 10 465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, shfuqizohen pikat 2, 3, 4, 6, 7, 10 dhe 12 të nenit 1 të tij, hiqen fjalët “shëndetit dhe të” në pikat 1 dhe 3 të nenit 2, pikat 2, 5/1, 27, 33 dhe 50 të nenit 4, nenet 13 deri në 32 dhe nenet 55, 56, 58, 59, 60 të kreut III, si dhe neni 64/1 i kreut IV. 2. Pas pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: “3. Ky ligj zbatohet pa rënë ndesh me legjislacionin në fuqi për shëndetin e kafshëve, që përcakton rregullat për miratimin e regjistrimin e stabilimenteve të kafshëve dhe të stabilimenteve të materialit riprodhues të kafshëve.”. 3. Në datën e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian të gjitha dispozitat e këtij ligji shfuqizohen. Neni 273 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet dy vjet pas botimit. Miratuar në datën 26.6.2025. Shpallur me dekretin nr. 219, datë 7.7.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. ANEKSI I SPECIEVE TË KAFSHËVE TË SHOQËRIMIT Pjesa A Qentë (Canis lupus familiaris) Macet (Felis silvestrus catus) Nuselala (Mustela putoris furo) Pjesa B Jovertebrorët (me përjashtim të bletëve, molusqeve, që bëjnë pjesë në tipin Mollusca, dhe krustaceve, që bëjnë pjesë në nëntipin Crustacea). Kafshët e ujit që mbahen për qëllime zbukurimi. Amfibët Zvarranikët Zogjtë: specie të shpendëve, përjashtuar pulat e fushës, pulat/gjelat e detit, pallonjtë, rosat, patat, shkurtëzat, pëllumbat, fazanët, thëllëzat dhe ratitet (familja e strucëve). Gjitarët: brejtësit dhe lepujt e butë, ku nuk përfshihen ata që mbarështohen për prodhim ushqimi. ANEKSI II LISTA E SËMUNDJEVE TË KAFSHËVE Infeksioni nga virusi i murtajës së gjedhit Infeksioni nga virusi i ethes së Luginës Rift Infeksioni nga Brucella abortus, Brucella melitensis dhe Brucella suis Infeksioni nga kompleksi i Mycobacterium tuberculosis (M. bovis, M. caprae dhe M. tuberculosis) Infeksioni nga virusi i tërbimit Infeksioni nga virusi i gjuhës blu (serotipat 1-24) Infestimi nga Echinococcus multilocularis Infeksioni nga virusi i sëmundjes hemoragjike epizootike Plasja (anthrax) Surra (Trypanosoma evansi) Sëmundja nga virusi Ebola Paratuberkulozi Encefaliti japonez Ethja e Nilit Perëndimor Ethja Q/(ethja Ku) Infeksioni nga virusi i dermatitit nodular ngjitës (lumpy skin disease) Infeksioni nga Mycoplasma mucoides subsp. Mucoides SC (pleuropneumonia ngjitëse e gjedhit) Rinotrakeiti infektiv i gjedhit/ vulvovaginiti pustular infektiv Diarreja virale e gjedhit Kampilobakterioza gjenitale e gjedhit (Campylobacter fetus venerealis ose C. fetus fetus) Trikomonoza Leukoza enzootike e gjedhit Lija e dhenve dhe e dhive Infeksioni nga virusi i murtajës së të imtave Pleuropneumonia ngjitëse e dhive Epididimiti i deshëve (Brucella ovis) Morva (infeksioni nga Burkholderia mallei) Infeksioni nga virusi i arteritit të kuajve Anemia infektive e kuajve Durina (Trypanosoma equiperdum) Encefalomieliti venezuelian i kuajve Metriti ngjitës i pelave Encefalomieliti i kuajve (lindor dhe perëndimor) Infeksioni nga virusi i sëmundjes së Aujeskut Infeksioni nga virusi i sindromës riprodhuese dhe respiratore të derrave Infeksioni nga virusi i pseudopestit Mykoplazmoza e shpendëve (Mycoplasma gallisepticum dhe Mycoplasma meleagridis) Infeksioni nga Salmonella Pullorum, Salmonella Gallinarum dhe Salmonella arizonae Infeksioni nga viruset e gripit të shpendëve me patogjenitet të ulët Klamidioza e shpendëve Varrotoza (infestimi nga Varroa spp.) Infestimi nga Aethina tumida (brumbulli i vogël i zgjojeve) Pesta amerikane (e bletëve) Infestimi nga Tropilaelaps spp. Infeksioni nga Batrachochytrium salamandrivorans Nekroza hematopoietike epizootike Septisemia hemoragjike virale Nekroza hematopoietike infektive Infeksioni viral i anemisë infektive të salmonit me fshirje në nivelin HPR Herpesviroza e krapit Koi Infeksioni nga Microcytos mackini Infeksioni nga Perkinsus marinus Infeksioni nga Bonamia ostreae Infeksioni nga Bonamia exitiosa Infeksioni nga Marteilia refringens Infeksioni viral i sindromës Taura Infeksioni viral i sëmundjes së kokës së verdhë Infeksioni viral i sindromës së njollave të bardha ANEKSI III SPECIET E THUNDRAKËVE TAKSONOMIA Rendi Familja Gjinia/ Specie Perissodactyla (njëthundrakët) Equidae Equus spp. Tapiridae Tapirus spp. Rhinoceritidae Ceratotherium spp., Dicerorhinus spp., Diceros spp., Rhinoceros spp. Artiodactyla (dythundrakët) Antilocapridae Antilocapra ssp. Bovidae Addax ssp., Aepyceros ssp., Alcelaphus ssp., Ammelaphus ssp., Ammodorcas ssp., Ammotragus ssp., Antidorcas ssp., Antilope ssp., Arbitragus ssp., Beatragus ssp., Bison ssp., Bos ssp.(përfshi Bibos, Novibos, Poephagus), Boselaphus ssp., Bubalus ssp. (përfshi Anoa), Budorcas ssp., Capra ssp., Cephalophus ssp., Connochaetes ssp., Damaliscus ssp.(përfshi Beatragus), Dorcatragus ssp., Eudorcas ssp., Gazella ssp., Hemitragus ssp., Hippotragus ssp., Kobus ssp., Litocranius ssp. Madoqua ssp., Naemorhedus ssp. (përfshi Nemorhaedus e Capricornis), Nanger ssp., Neotragus ssp., Nilgiritragus ssp., Oreamnos ssp., Oreotragus ssp., Oryx ssp., Ourebia ssp., Ovibos ssp., Ovis ssp., Pantholops ssp., Philantomba ssp., Pelea ssp., Procapra ssp., Pseudois ssp., Pseudoryx ssp., Raphicerus ssp., Redunca ssp., Rupicapra ssp., Saiga ssp., Sigmoceros-Alecelaphus ssp., Strepticeros ssp., Sylvicapra ssp., Syncerus ssp., Taurotragus ssp., Tetracerus ssp., Tragelaphus ssp. (përfshi Boocerus) Camelidae Camelus ssp., Lama ssp., Vicugna ssp. Cervidae Alces ssp., Axis-Hyelaphus ssp., Blastocerus ssp., Capreolus ssp., Cervus ssp., Dama ssp., Elaphodus ssp., Elaphurus ssp., Hippocamelus ssp., Hydropotes ssp., Mazama ssp., Megamuntiacus ssp., Muntiacus ssp., Odocoileus ssp., Ozotoceros ssp., Przeëalskium ssp., Pudu ssp., Rangifer ssp., Rucervus ssp., Rusa ssp. Giraffidae Giraffa ssp., Okapia ssp. Hippopotamidae Hexaprotodon-Choeropsis ssp., Hippopotamus ssp. Moschidae Moschus ssp. Suidae Babyrousa ssp., Hylochoerus ssp., Phacochoerus ssp., Porcula ssp., Potamochoerus ssp., Sus ssp., Tayassuidae Catagonus ssp., Pecari-Tayassu ssp. Tragulidae Hyemoschus ssp., Tragulus-Moschiola ssp. Proboscidea Elephantidae Elephas ssp., Loxodonta ssp. ANEKSI IV KRITERET PËR ZBATIMIN E RREGULLAVE TË PARANDALIMIT DHE TË KONTROLLIT TË SËMUNDJEVE TË PËRCAKTUARA NË NENIN 9, PIKA 1, PËR SËMUNDJET E LISTUARA SIPAS NENIT 5 Në këtë aneks saktësohen kriteret që mbahen parasysh gjatë hartimit të rregullave të parandalimit dhe të kontrollit të sëmundjeve, që zbatohen për kategoritë e ndryshme të sëmundjeve të listuara në përputhje me nenin 5. Procesi i klasifikimit mban parasysh profilin e sëmundjes në fjalë, nivelin e ndikimit të asaj sëmundjeje mbi shëndetin e kafshëve dhe shëndetin publik, mirëqenien e kafshëve dhe mbi ekonominë, si dhe disponueshmërinë, zbatueshmërinë dhe efikasitetin e mjeteve diagnostike dhe të grupeve të ndryshme të masave të parandalimit dhe kontrollin e sëmundjeve të parashikuara në këtë ligj për sëmundjen në fjalë. Seksioni 1 Kriteret për zbatimin e rregullave të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në nenin 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji 1. Sëmundjet për të cilat zbatohen rregullat e parandalimit e të kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në nenin 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, janë ato që kanë ndikimet më të rënda në shëndetin e kafshëve dhe në shëndetin publik, si dhe në planin ekonomik, social dhe mjedisor në vend. Këto sëmundje plotësojnë kriteret si vijon: a) sëmundja në fjalë: i. nuk është e pranishme në territorin e vendit; ii. është e pranishme vetëm në raste të jashtëzakonshme (hyrje të parregullta); ose iii. është e pranishme vetëm në një pjesë shumë të kufizuar të territorit të vendit; dhe b) sëmundja në fjalë është shumë e transmetueshme. Përpos transmetimit të drejtpërdrejtë e të tërthortë, është e mundur edhe një përhapje përmes ajrit, ujit ose vektorëve. Sëmundja mund të prekë specie të shumta të kafshëve të mbajtura dhe të egra, ose një specie të vetme të kafshëve të mbajtura me rëndësi të madhe ekonomike dhe mund të shoqërohet me nivele shumë të larta të sëmundshmërisë e të ngordhshmërisë. 2. Në shtesë të kritereve të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1 të këtij seksioni, këto sëmundje duhet të plotësojnë një ose më shumë nga kriteret që vijojnë: a) sëmundja në fjalë përfaqëson një zoonozë të mundshme me pasoja të rënda për shëndetin publik, përfshirë mundësinë për të kaluar në epidemi ose pandemi ose të kërcënojë rëndë sigurinë ushqimore; b) sëmundja në fjalë ka një ndikim shumë të madh në ekonominë e vendit, duke shkaktuar kosto mjaft të larta, që lidhen kryesisht me pasojat e saj të drejtpërdrejta mbi shëndetin e kafshëve dhe prodhimtarinë e tyre; c) sëmundja në fjalë shkakton pasoja shumë të rënda në një ose më shumë nga fushat që vijojnë: i. shoqërore, me një ndikim të veçantë në tregjet e punës; ii. mirëqenien e kafshëve, pasi shkakton vuajtje tek një numër i madh kafshësh; iii. mjedisore, për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të sëmundjes ose për shkak të masave të marra për kontrollin e saj; iv. në terma afatgjatë, biodiversitetin ose mbrojtjen e specieve ose racave të rrezikuara, përfshi edhe zhdukjen e mundshme ose dëmet e mundshme afatgjata të këtyre specieve ose racave. Seksioni 2 Kriteret për zbatimin e rregullave të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në nenin 9, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji 1. Sëmundjet për të cilat zbatohen rregullat e parandalimit e të kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në nenin 9, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, kontrollohen me qëllim çrrënjosjen e tyre në të gjithë territorin e vendit. Këto sëmundje plotësojnë kriteret si vijon: a) sëmundja në fjalë ka një shtrirje endemike dhe është e pranishme në të gjithë territorin e vendit ose pjesë të tij, apo ka edhe zona që janë të paprekura nga sëmundja; dhe b) sëmundja në fjalë është e transmetueshme në një shkallë që varion nga mesatare në të lartë, ku përveç transmetimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, është e mundur edhe përhapja përmes ajrit, ujit ose vektorëve. Sëmundja mund të prekë një ose më shumë specie kafshësh dhe mund të shoqërohet me nivele të larta të sëmundshmërisë, por përgjithësisht me nivele të ulëta të ngordhshmërisë. 2. Në shtesë të kritereve të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b” të pikës 1 të këtij seksioni, këto sëmundje duhet të plotësojnë një ose më shumë nga kriteret që vijojnë: a) sëmundja në fjalë përfaqëson një zoonozë të mundshme me pasoja të rënda për shëndetin publik, përfshi mundësinë për të kaluar në epidemi ose të kërcënojë rëndë sigurinë ushqimore; b) sëmundja në fjalë ka një ndikim shumë të madh në ekonominë e vendit, duke shkaktuar kosto mjaft të larta, që lidhen kryesisht me pasojat e saj të drejtpërdrejta mbi shëndetin e kafshëve dhe prodhimtarinë e tyre; c) sëmundja në fjalë shkakton pasoja shumë të rënda në një ose më shumë nga fushat që vijojnë: i. shoqërore, me një ndikim të veçantë në tregjet e punës; ii. mirëqenien e kafshëve, pasi shkakton vuajtje tek një numër i madh kafshësh; iii. mjedisore, për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të sëmundjes ose për shkak të masave të marra për kontrollin e saj; iv. në terma afatgjatë, biodiversitetin ose mbrojtjen e specieve ose racave të rrezikuara, përfshi edhe zhdukjen e mundshme ose dëmet e mundshme afatgjata të këtyre specieve ose racave. 3. Një sëmundje për të cilën zbatohen masat e përshkruara në nenin 9, pika 1, shkronja “a”, të këtij ligji, e cila nuk është çrrënjosur me sukses dhe menjëherë në një zonë të vendit dhe ka një shtrirje endemike në atë zonë të vendit, mund t’u nënshtrohet masave të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve sipas nenit 9, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, në atë zonë të vendit, aty ku është e mundur. Seksioni 3 Kriteret për zbatimin e rregullave të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve të përshkruara në nenin 9, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji 1. Sëmundjet për të cilat zbatohen rregullat e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve të parashikuara në nenin 9, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji, janë të rëndësishme dhe ndaj të cilave nevojiten masa për të parandaluar përhapjen e tyre në zona zyrtarisht të pastra ose kur ka një program të çrrënjosjes për sëmundjen e listuar në fjalë. Këto sëmundje plotësojnë kriteret si vijon: a) sëmundja në fjalë ka një shtrirje endemike në natyrë dhe është e pranishme te kafshët e tokës në të gjithë vendin ose në një zonë të tij, ose është e pranishme te kafshët e ujit, ku disa zona të caktuara të vendit janë të pastra nga sëmundja; dhe b) te kafshët e tokës sëmundja në fjalë është e transmetueshme në një shkallë që varion nga mesatare në të lartë, kryesisht përmes transmetimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë. Sëmundja mund të prekë veçanërisht një ose më shumë specie kafshësh, zakonisht nuk shoqërohet me nivele të larta të sëmundshmërisë, ka nivele të papërfillshme ose zero të ngordhshmërisë. Efekti që vërehet më shpesh është humbja në prodhim; c) te kafshët e ujit sëmundja në fjalë është e transmetueshme në një shkallë që varion nga mesatare në të lartë, kryesisht përmes transmetimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë. Sëmundja mund të prekë një ose më shumë specie kafshësh, mund të shoqërohet me nivele të larta të sëmundshmërisë, zakonisht me nivele të ulëta të ngordhshmërisë. Efekti që vërehet më shpesh është humbja në prodhim. 2. Në shtesë të kritereve të përcaktuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të pikës 1 të këtij seksioni, këto sëmundje duhet të plotësojnë një ose më shumë nga kriteret që vijojnë: a) sëmundja në fjalë përfaqëson një zoonozë të mundshme me pasoja të rënda për shëndetin publik, ose që mund të kërcënojë sigurinë ushqimore; b) sëmundja në fjalë ka një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e vendit ose zonave të tij, që lidhen kryesisht me pasojat e drejtpërdrejta të sëmundjes mbi disa tipa të sistemit të prodhimit blegtoral; c) sëmundja në fjalë shkakton pasoja të rënda në një ose më shumë nga fushat që vijojnë: i. shoqërore, me një ndikim të veçantë në tregjet e punës; ii. mirëqenien e kafshëve, pasi shkakton vuajtje tek një numër i madh kafshësh; iii. mjedisore, për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të sëmundjes ose për shkak të masave të marra për kontrollin e saj; iv. në terma afatgjatë, biodiversitetin ose mbrojtjen e specieve ose racave të rrezikuara, përfshi edhe zhdukjen e mundshme ose dëmet e mundshme afatgjata të këtyre specieve ose racave. Seksioni 4 Kriteret për zbatimin e rregullave për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të përshkruara në nenin 9, pika 1, shkronja “ç” Rregullat e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve të parashikuara në nenin 9, pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji zbatohen për sëmundjet që plotësojnë kriteret e përcaktuara në seksionet 1, 2 ose 3 të këtij aneksi dhe për sëmundjet e tjera që plotësojnë kriteret e përcaktuara në seksionin 5 të këtij aneksi, kur risku që përbën sëmundja në fjalë mund të zbutet në mënyrë efikase dhe proporcionale nga masat e marra për lëvizjet e kafshëve dhe produkteve në mënyrë për të parandaluar ose kufizuar shfaqjen dhe përhapjen e saj. Seksioni 5 Kriteret për zbatimin e rregullave për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të përshkruara në nenin 9, pika 1, shkronja “d” Rregullat e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve të parashikuara në nenin 9, pika 1, shkronja “d”, të këtij ligji zbatohen për sëmundjet që plotësojnë kriteret e përcaktuara në seksionet 1, 2 ose 3 të këtij aneksi dhe për sëmundjet e tjera, ku survejanca e sëmundjes është e nevojshme për arsye që lidhen me shëndetin e kafshëve, mirëqenien e kafshëve, shëndetin e njerëzve, ekonominë, shoqërinë ose mjedisin.

Law No. 41/2025 on Animal Health · Nelum