Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law No. 41/2013 amending and supplementing Law No. 10006 on wild fauna protection

Made 2013-02-14 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Act
Country
Albania
Subjects
Wild species and ecosystems
Keywords
inspection, offences/penalties

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. LIGJ Nr. 41/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 006, DATË 23.10.2008 “PËR MBROJTJEN E FAUNËS SË EGËR”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 10 006, datë 23.10.2008 “Për mbrojtjen e faunës së egër”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Në nenin 40 bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë: 1. Emërtimi “Inspektorati i Peshkimit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e peshkimit”. 2. Në pikën 4, fjalët “inspektorët veterinarë e fitosanitarë” zëvendësohen me fjalët “veterineri zyrtar dhe inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”. 3. Pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje: “5. Veprimtaria kontrolluese, sipas këtij neni, ushtrohet në përputhje me këtë ligj, ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe dispozitat e tjera në fuqi.”. Neni 2 Në nenin 42, emërtimi “Inspektorati i Peshkimit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e peshkimit”. Neni 3 Neni 44 ndryshohet si më poshtë: “Neni 44 Masa të tjera 1. Organet e kontrollit, në bazë të përmasave dhe pasojave të kundërvajtjes administrative apo të veprës penale, veç gjobës, si dënim kryesor, vendosin edhe dënimin plotësues të pezullimit të përkohshëm të veprimtarisë ose mbylljes së përhershme të saj. 2. Në çdo rast, kur vërtetohet një kundërvajtje administrative apo një vepër penale, organet e kontrollit vendosin edhe dënimin plotësues të konfiskimit ose sekuestrimit të individëve të kapur, të mbajtur në robëri, si dhe mjetet e pajisjet, me të cilat është kryer kundërvajtja apo vepra penale.”. Neni 4 Neni 45 ndryshohet si më poshtë: “Neni 45 Shqyrtimi dhe ankimi Shqyrtimi, marrja e vendimit përfundimtar dhe ankimi ndaj tij bëhen në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 5 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 6 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8000, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 41/2013 amending and supplementing Law No. 10006 on wild fauna protection · Nelum