Law No. 40/2013 amending Law No. 9867 on rules and procedures governing international trade of endangered species of wild fauna and flora
Made 2013-02-14 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Act
- Country
- Albania
- Subjects
- Wild species and ecosystems
- Keywords
- endangered species, wild fauna, wild flora, management/conservation, international trade, institution, protection of species, trade in species, biodiversity, governance
- Categories
- *
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
LIGJ Nr. 40/2013 PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9867, DATË 31.1.2008 “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE PËR TREGTIMIN NDËRKOMBËTAR TË LLOJEVE TË RREZIKUARA TË FAUNËS DHE TË FLORËS SË EGËR” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVEND I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9867, datë 31.1.2008 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, bëhen këto ndryshime: Neni 1 Në nenin 9, emërtimi “Inspektorati i Peshkimit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e peshkimit”. Neni 2 Në nenin 32 bëhen ndryshimet si më poshtë: 1. Paragrafi i parë i pikës 1 ndryshohet si më poshtë: “Kur shkeljet e përmendura më poshtë nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me dënim kryesor me gjobë:”. 2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë: “3. Krahas dënimit kryesor me gjobë, mund të vendosen edhe dënimet plotësuese të heqjes së lejes ose sekuestrimit të parashikuar në nenin 34 të këtij ligji.”. Neni 3 Neni 35 ndryshohet si më poshtë: “Neni 35 Dokumentimi 1. Procesi i inspektimit dhe dënimit të shkeljeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. 2. Të drejtën e vendosjes së gjobës për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 31 të këtij ligji, e kanë inspektorët e Policisë Pyjore, inspektorati që mbulon fushën e peshkimit.”. Neni 4 Neni 36 ndryshohet si më poshtë: “Neni 36 Shqyrtimi dhe ankimi Shqyrtimi, marrja e vendimit përfundimtar dhe ankimi ndaj tij bëhen në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 5 Neni 37 ndryshohet si më poshtë: “Neni 37 Pagimi i gjobës Gjoba paguhet brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të vendimit të formës së prerë. Pas kalimit të këtij afati, personi paguan një kamatë në masën 2 për qind të vlerës së gjobës për çdo ditë për një afat deri në 30 ditë. Me kalimin e këtij afati zbatohen dispozitat në fuqi për kundërvajtjet administrative.”. Neni 6 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 7 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7999, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani