Law No. 35/2013 amending and supplementing Law No. 9103 on the protection of transboundary lakes
Made 2013-02-14 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- English
- Kind
- Act
- Country
- Albania
- Subjects
- Water
- Keywords
- inland waters, water resources management, transboundary waters, offences/penalties, river basin institution, institution, basin/catchment/watershed, governance
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
LIGJ Nr. 35/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9103, DATË 10.7.2003 “PËR MBROJTJEN E LIQENEVE NDËRKUFITARE” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9103, datë 10.7.2003 “Për mbrojtjen e liqeneve ndërkufitare”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Kudo në ligj emërtimi: a) “Inspektorati Shtetëror i Mjedisit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit”; b) “Inspektorati i Peshkimit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e peshkimit”; c) “Policia e Ndërtimit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Përgjegjës”. Neni 2 Neni 23 ndryshohet si më poshtë: “Neni 23 1. Për kundërvajtjet administrative të përcaktuara në nenin 22 të këtij ligji, inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit, jep dënim kryesor me gjobë si më poshtë: a) Për shkronjat “dh”, “e”, “ë’ dhe “f” nga 100 000 deri në 300 000 lekë; b) Për shkronjat “b”, “c” dhe “d” nga 300 000 deri në 500 000 lekë; c) Për shkronjat “a” dhe “ç” nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë. 2. Krahas dënimit me gjobë, inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit mund të vendosë edhe dënimin plotësues të mbylljes së përkohshme ose të përhershme të veprimtarisë, në varësi të ndotjes dhe dëmtimit të shkaktuar. 3. Shqyrtimi i vendimit bëhet në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. 4. Sipas nevojave të rastit, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin, inspektorati merr masa urgjente.”. Neni 3 Neni 24 ndryshohet si më poshtë: “Neni 24 Ankimi Kundër vendimit të inspektoratit mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 4 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 5 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7994, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani