Law No. 34/2013 amending and supplementing Law No. 9115 concerning the environmental treatment of polluted waters
Made 2013-02-14 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- English
- Kind
- Act
- Country
- Albania
- Subjects
- Water
- Keywords
- institution, freshwater pollution, pollution control, governance
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
LIGJ Nr. 34/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9115, DATË 24.7.2003 “PËR TRAJTIMIN E UJËRAVE TË NDOTURA”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9115, datë 24.7.2003 “Për trajtimin e ujërave të ndotura”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Në të gjithë ligjin, emërtimi “Inspektorati Shtetëror i Mjedisit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit” dhe emërtimi “Inspektorati Sanitar Shtetëror” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e shëndetit”. Neni 2 Neni 24 ndryshohet si më poshtë: “Neni 24 Dënimet dhe masat urgjente 1. Për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 23 të këtij ligji, inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit jep dënim kryesor me gjobë si më poshtë: a) Për shkronjat “e”, “ë”, “f” dhe “g” nga 100 000 deri në 300 000 lekë; b) Për shkronjat “a”, “b”, “e” dhe “dh” nga 300 000 deri në 500 000 lekë; c) Për shkronjat “ç” dhe “d” nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë. 2. Krahas dënimit me gjobë, inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit mund të vendosë edhe dënimin plotësues të mbylljes së përkohshme ose të përhershme të veprimtarisë, në varësi të ndotjes dhe dëmtimit të shkaktuar. 3. Shqyrtimi dhe marrja përfundimtare e vendimit bëhen në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. 4. Sipas nevojave të rastit, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin, inspektorati merr masa urgjente.”. Neni 3 Neni 25 ndryshohet si më poshtë: “Neni 25 Ankimi Kundër vendimit të inspektoratit mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 4 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 5 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7993, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani