Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law No. 28/2013 amending and supplementing Law No. 8897 on protection of air from pollution

Made 2013-02-14 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

research.laws.repealedOn

About this law

Language
Albanian
Kind
Act
Country
Albania
Subjects
Air and atmosphere
Keywords
air quality/air pollution, inspection, offences/penalties, pollution control

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. LIGJ Nr. 28/2013 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8897, DATË 16.5.2002 “PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 8897, datë 16.5.2002 “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Kudo në ligj emërtimi “Inspektorati i Mbrojtjes së Mjedisit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit”. Neni 2 Në nenin 19 bëhen këto ndryshime: 1. Pikat 2 dhe 3 ndryshohen si më poshtë: “2. Gjoba si dënim kryesor vendoset, shqyrtohet dhe vendoset përfundimisht nga inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit. Inspektorati, krahas gjobës, vendos dënime plotësuese dhe merr masat urgjente të nevojshme në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. 3. Masa e pezullimit të veprimtarisë, sekuestrimit, mbylljes së përhershme të veprimtarisë apo ndërprerjes së veprimtarisë, të parashikuara në këtë nen, janë dënime plotësuese.”. 2. Pas pikës 3 shtohen pikat 4 dhe 5 me këtë përmbajtje: “4. Kontrolli për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, që burojnë nga ky ligj, bëhet në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin. 5. Ankimi ndaj vendimit të inspektoratit për marrjen e masave urgjente, dënimin me gjobë dhe vendosjes e dënimeve plotësuese, bëhet në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 3 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 4 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7987, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 28/2013 amending and supplementing Law No. 8897 on protection of air from pollution · Nelum