Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law No. 26/2013 amending and supplementing Law No. 8025 dated 9 November 1995 concerning protection against ionic radiations

Made 2013-02-14 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Ligj Nr. 26/2013 Për Disa Ndryshime Në Ligjin Nr. 8025, Datë 9.11.1995 Për Mbrojtjen Nga Rrezatimet Jonizuese, Të Ndryshuar.
Language
Albanian
Kind
Act
Country
Albania
Subjects
Environment, Waste and hazardous substances
Keywords
pollution control, radiation, inspection, offences/penalties, hazardous waste, emissions, waste management

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. LIGJ Nr. 26/2013 PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8025, DATË 9.11.1995 “PËR MBROJTJEN NGA RREZATIMET JONIZUESE”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: Neni 1 Në nenin 7, shkronja “g” ndryshohet si më poshtë: “g) Bashkëpunon me inspektoratin që mbulon fushën e punës dhe me inspektoratin që mbulon fushën e shëndetit.”. Neni 2 Neni 8 ndryshohet si më poshtë: “Neni 8 Organet që kryejnë verifikimin e respektimit të kërkesave të këtij ligji 1. Zyra e mbrojtjes nga rrezatimet ka këto detyra e të drejta: a) Paraqet për miratim në komision aktet rregulluese të veprimtarisë së mbrojtjes nga rrezatimet. b) Kontrollon në praktikë zbatimin e akteve ligjore e nënligjore në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet. c) Kryen inspektimin e instalimeve dhe veprimtarive me rrezatim, në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. ç) Mbledh informacion dhe kryen matjet e analizat e nevojshme për kontrollin e mbrojtjes nga rrezatimet. d) Përgatit dosjet për dhënien, pezullimin dhe heqjen e licencave dhe ia paraqet komisionit për miratim. dh) Përgatit materialet e mbledhjeve të komisionit, si dhe raportet e kërkuara prej tij. e) Mban inventarin kombëtar të burimeve të rrezatimit jonizues. 2. Këshilli i Ministrave përcakton rastet kur inspektorati që mbulon fushën e shëndetit kryen inspektime për zbatimin e rregullave të instalimeve apo veprimtarive me burime të rrezatimit jonizues, si dhe të mënyrës së bashkëpunimit të tij me Zyrën e Mbrojtjes nga Rrezatimi.”. Neni 3 Neni 10 ndryshohet si më poshtë: “Neni 10 Shkelja e dispozitave të parashikuara në nenet 4 e 5 të këtij ligji, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me dënim kryesor, me gjobë nga 100 000 lekë deri në 300 000 lekë. Krahas dënimit me gjobë, inspektori mund të marrë masa urgjente. Gjobat dhe masat urgjente vendosen dhe shqyrtohen nga inspektorët e organeve që kryejnë verifikimin e respektimit të kërkesave të këtij ligji, sipas nenit 8, si dhe në përputhje me ligjin për inspektimin. Ankimi ndaj dënimit me gjobë dhe masave urgjente bëhet në përputhje me ligjin për inspektimin. Ekzekutimi i dënimit me gjobë bëhet në përputhje me dispozitat në fuqi për kundërvajtjet administrative, ndërsa ekzekutimi i masave urgjente bëhet në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 4 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 5 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 7985, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 26/2013 amending and supplementing Law No. 8025 dated 9 November 1995 concerning protection against ionic radiations · Nelum