Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law No. 171/2014 on legal proceedings required for granting ownership of agricultural land of former agricultural enterprises to beneficiaries specified in Law 8053 of 1995

Made 2014-12-18 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

research.laws.repealedOn

About this law

Language
Albanian
Kind
Act
Country
Albania
Subjects
Agricultural and rural development, Land and soil
Keywords
agricultural land, land reform, land tenure, ownership, property rights, land valuation

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1 1 Ligji nr. 171/2014, datë 18.12.2014 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 203, datë 6 janar 2015.Ligji nr. 63/2016, datë 2.6.2016 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 115, datë 23 qershor 2016.Ligji nr. 102/2017, datë 30.11.2017 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 222, 19 dhjetor 2017.Ligji nr. 9/2019, datë 26.2.2019 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 33, datë 18 mars 2019. LIGJ Nr. 171/2014 PËR PËRFUNDIMIN E PROCEDURAVE LIGJORE TË KALIMIT TË TOKËS BUJQËSORE TË ISH-NDËRMARRJEVE BUJQËSORE NË PRONËSI TË PËRFITUESVE 1 (ndryshuar me ligjin nr. 63/2016, datë 2.6.2016, nr. 102/2017, datë 30.11.2017, nr. 9/2019, datë26.2.2019) (i përditësuar, 2019) Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 Qëllimi i ligjit Ky ligj ka për qëllim përfundimin e procedurave ligjore të kalimit në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore përfituesve sipas ligjit nr. 8053, datë 21.12.1995, “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, të ndryshuar, të cilët nuk kanë bërë kalimin në pronësi, sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj. Neni 2 Fusha e zbatimit(shfuqizuar nënndarja “ii” e shkronjës “a” dhe shtuar shkronjat “c” dhe “ç” të pikës 1; ndryshuar nënndarja “vii” e shkronjës “b” të pikës 2 dhe shtuar nënndarja “viii” me ligjin nr. 9/2019, datë26.2.2019) 1. Ky ligj zbatohet për subjektet si më poshtë: a) Familjet bujqësore ose individët, të cilët përmbushin kushtet e mëposhtme: i) janë përfitues të tokës bujqësore, sipas vendimit nr. 452, datë 17.10.1992, të Këshillit të Ministrave, “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore”, të ndryshuar; ii) shfuqizuar; dhe iii) e përdorin tokën për veprimtari bujqësore por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit të përdorimit apo pronësisë. b) Familjet bujqësore ose individët, të cilët përmbushin kushtet e mëposhtme: i) kanë lëvizur nga qendrat e tyre të banimit dhe janë vendosur në territoret e ish-ndërmarrjeve bujqësore me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave, sipas të cilave ata janë përfitues të tokës bujqësore në pronësi; dhe 2 ii) e përdorin tokën për veprimtari bujqësore, por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit të përdorimit apo pronësisë. c) Familjet bujqësore ose individët, të cilët përmbushin kushtet si më poshtë: i) janë punonjës të ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.8.1991, gjendja civile e të cilëve u është transferuar në fshatin ku gjendet toka objekt i kalimit në pronësi, pas datës 1.8.1991, por të mos kenë përfituar tokë bujqësore në përdorim apo pronësi, në fshatin ku kanë pasur gjendjen civile më 1.8.1991; ii) e përdorin tokën për veprimtari bujqësore por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit të përdorimit apo pronësisë. ç) Familjet bujqësore ose individët, të cilët përmbushin kushtet si më poshtë: i) nuk kanë qenё punonjës të ish-ndërmarrjeve bujqësore, por kanë qenё banorё të fshatit ku gjendet toka bujqësore, objekt i kalimit të pronësisë, sipas regjistrit të gjendjes civile më 1.8.1991, por të mos kenë përfituar më parë tokë bujqësore në përdorim apo pronësi; ii) e përdorin tokën për veprimtari bujqësore por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit të përdorimit apo pronësisë. 2. Përjashtohen nga zbatimi i këtij ligji sipërfaqet e tokave bujqësore: a) të ish-ndërmarrjeve bujqësore, të përcaktuara në nenin 2, të ligjit nr. 8053, datë 21.12.1995, “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, të ndryshuar; b) në rastet kur këto sipërfaqe: i) janë regjistruar në regjistrin e pasurive të paluajtshme të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si pronë private; ii) përfshihen në procesin e legalizimit, sipas ligjit që rregullon legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje; iii) është lëshuar akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP), deri në datën 15.8.2008, nga komisionet e ndarjes së tokës, pavarësisht nëse është regjistruar ose jo në regjistrin e pasurive të paluajtshme; iv) me vendim të Këshillit të Ministrave apo vendime të KRRTSH/KKT-së nuk është më e tillë. Këtu nuk përfshihen familjet ose individët që kanë fituar tokë bujqësore si bashkëthemelues të ish kooperativave bujqësore apo të ish-ndërmarrjeve bujqësore; v) është objekt kërkese, e cila po shqyrtohet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por nuk është dhënë ende vendim; vi) janë objekt i një konflikti gjyqësor, për të cilin njësia e qeverisjes vendore është vënë në dijeni zyrtarisht nga gjykata; vii) janë dhënë me qira, në bazë të ligjit për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve e kullotave që janë pasuri shtetërore dhe akteve nënligjore në zbatim të tij ose ka kaluar në administrim të ministrisë përgjegjëse për çështjet e bujqësisë dhe zhvillimit rural, me destinacion dhënien me qira, sipas legjislacionit në fuqi; viii) janë objekt i investimeve strategjike, sipas legjislacionit në fuqi për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë. Neni 2/1 Dispozitë kalimtare (shtuar me ligjin nr. 9/2019, datë 26.2.2019) Praktikat në proces dhe të papërfunduara deri në datën 1 janar 2019, si dhe aplikimet paraqitura deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji konsiderohen të vlefshme. 3 Neni 3 Kriteret për pajisjen me aktin e marrjes së tokës në pronësi 1. Familjet bujqësore apo individët pajisen me aktin e marrjes së tokës në pronësi, sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj, nëse janë përfitues të tokës bujqësore në përdorim, sipas vendimit nr. 452, datë 17.10.1992 të Këshillit të Ministrave “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore”, të ndryshuar, dhe që nga hyrja në fuqi e këtij vendimi: a) e përdorin tokën për veprimtari bujqësore dhe e kanë aktin e marrjes së tokës në përdorim të lëshuar deri më 15.8.2008. Në këtë rast sipërfaqja e tokës bujqësore që jepet në pronësi, do të jetë e barabartë me tokën që përdoruesi ka në shfrytëzim, por në asnjë rast më e madhe se sipërfaqja që tregohet në aktin e përdorimit dhe as më e madhe se sipërfaqja që i takon, sipas normës për frymë të përcaktuar nga legjislacioni i kohës. b) e përdorin tokën për veprimtari bujqësore, pavarësisht se nuk janë pajisur me aktin e përdorimit. Në këtë rast sipërfaqja e tokës bujqësore që jepet në pronësi do të jetë e barabartë me tokën që përdoruesi ka në shfrytëzim, por në asnjë rast më e madhe se sipërfaqja që i takon, sipas normës për frymë të përcaktuar nga legjislacioni i kohës. 2. Familjet bujqësore apo individët, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në nenin 2, pika 1, shkronja “b”, të këtij ligji, pajisen me aktin e marrjes së tokës në pronësi, sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj. Në këtë rast sipërfaqja e tokës bujqësore që jepet në pronësi, sipas këtij neni, do të jetë e barabartë me tokën që familjet bujqësore apo individët përdorin për veprimtari bujqësore, por, në asnjë rast, më e madhe se sipërfaqja që i takon, sipas përcaktimeve të vendimeve përkatëse të Këshillit të Ministrave. 3. Aktet e marrjes së tokës në pronësi, të përfituara nga familjet bujqësore apo individët, pa pasur më parë akt të marrjes së tokës në përdorim apo duke pasur akt të marrjes së tokës në përdorim, të lëshuar pas muajit shkurt të vitit 1996, si dhe që plotësojnë të gjitha kushtet e tjera të legjislacionit të kohës, konsiderohen të vlefshme. Neni 4 Procedura për pajisjen e subjekteve me aktet e marrjes së tokës në pronësi 1. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore është organi përgjegjës për ndjekjen dhe përfundimin e procedurave për pajisjen e subjekteve me AMTP, sipas kërkesave, kritereve dhe kushteve të përcaktuara në këtë ligj. 2. Kryetarët e fshatrave, kryesitë e tyre, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore dhe administrata e tij evidentojnë, përcaktojnë e saktësojnë përdoruesit në fakt të tokës për veprimtari bujqësore, vendndodhjen e saj, sipërfaqen dhe kufitarët për çdo përdorues, sipas akteve nënligjore të dala në zbatim të këtij ligji. 3. Përcaktimi i përdoruesve të tokës bujqësore për çdo fshat në njësinë e qeverisjes vendore bëhet me vendim të këtij këshilli, i cili merret me tre të pestat të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij. Ky vendim përbën aktin administrativ për përcaktimin e përdoruesve të tokës bujqësore për çdo fshat. 4. Familjet bujqësore apo individët që nuk figurojnë në vendimin e këshillit të njësisë së qeverisjes vendore, të përmendur në pikën 3 të këtij neni, nuk pajisen me aktin e marrjes së tokës në pronësi, me përjashtim të rasteve kur ka një vendim gjyqësor të formës së prerë që përcakton ndryshe. 5. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, fillon procedurën për pajisjen e subjekteve përfitues me AMTP vetëm pasi: a) është marrë përgjigje zyrtare nga institucionet e përcaktuara në nenin 2, pika 2, të këtij ligji; b) është marrë vendimi i këshillit të njësisë së qeverisjes vendore që përcakton listën e përdoruesve të tokës bujqësore; 4 c) vendimi i këshillit të njësisë së qeverisjes vendore është përcjellë zyrtarisht pranë institucioneve që merren me drejtimin dhe kontrollin e procesit të verifikimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, përkatësisht: i) Komisionit Qeveritar të Tokës dhe sekretariatit teknik pranë tij; ii) komisionit vendor të verifikimit të titujve të pronësisë pranë prefektit të qarkut; iii) drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës pranë këshillit të qarkut; iv) Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. 6. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore raporton çdo muaj për ecurinë e kryerjes së këtij procesi, si dhe në përfundim të tij tek prefekti i qarkut. Neni 5 Përfundimi i afatit të përdorimit të tokës bujqësore 1. Në të gjitha rastet kur nga informacioni zyrtar i siguruar gjatë procesit të verifikimit, sipas nënndarjeve “i”, “ii’, “iii’, ‘iv” dhe “vii”, të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 2, të këtij ligji, rezulton se prona ka kaluar në pronësi ose në administrim të një organi apo enti publik, atëherë përdoruesit i përfundon afati i përdorimit të tokës bujqësore, sipas aktit të marrjes së tokës në përdorim, nëse ai e ka atë. 2. Nëse nga informacioni zyrtar i siguruar gjatë procesit të verifikimit të gjendjes juridike të pronës rezulton se toka bujqësore është objekt shqyrtimi në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave apo në gjykatë dhe këto institucione: a) me vendim të formës së prerë përcaktojnë, brenda afatit të plotësimit të AMTP-ve, sipas përcaktimit të nenit 6, të këtij ligji, një pronar tjetër nga përdoruesi për këtë tokë, atëherë përdoruesit i përfundon afati i përdorimit të tokës bujqësore; b) me vendim të formës së prerë nuk përcaktojnë, brenda afatit të plotësimit të AMTP-ve, sipas përcaktimit të nenit 6, të këtij ligji, një pronar tjetër nga përdoruesi për këtë tokë, atëherë kjo nuk bëhet pengesë për kalimin e tokës nga përdorimi në pronësi, në qoftë se përdoruesi plotëson kushtet e tjera të këtij ligji; c) nuk arrijnë të marrin vendim të formës së prerë, brenda afatit të plotësimit të AMTP-ve, sipas përcaktimit të nenit 6, të këtij ligji, atëherë vazhdon përdorimi i tokës nga përdoruesi, derisa të ketë një vendim të formës së prerë nga njëri prej institucioneve të sipërpërmendura. Më pas veprohet sipas përcaktimeve të shkronjave “a” e “b”, të kësaj pike. Nëse do të ketë një vendim, si në rastin e shkronjës “b”, atëherë përdoruesit i lind e drejta të kërkojë pronësinë e kësaj toke në gjykatë, në përputhje me kriteret e këtij ligji. Neni 6 Afati përfundimtar(ndryshuar pika 1 me ligjin ligj nr. 63/2016, datë 2.6.2016 dhe nr. 102/2017, datë 30.11.2017 dhe nr.9/2019, datë 26.2.2019) 1. Afati për përfundimin e procedurave të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjevebujqësore në pronësi të përfituesve mbyllet në datën 31 dhjetor 2019. 2. Nëse njësitë e qeverisjes vendore nuk përfundojnë procedurat e kalimit të tokës bujqësore brenda afatit të përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, dhe në përputhje me kriteret e parashikuara në këtë ligj, përfituesve sipas këtij ligji i lind e drejta t’i drejtohen gjykatës. 3. Nëse subjekti kërkon dhe gjykata konstaton se organet e njësive të qeverisjes vendore nuk kanë pajisur me aktin e marrjes së tokës në pronësi subjektin përkatës, si rezultat i shkeljes me faj të 5 dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, gjykata vendos dënimin administrativ me gjobë të këtyre organeve në masën nga 50 000 – 100 000 lekë, në përputhje me ligjin që rregullon kundërvajtjet administrative. Neni 7 Aktet nënligjore 1. Aktet ligjore e nënligjore, të miratuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që bien në kundërshtim me të, shfuqizohen. 2. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda një muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të përcaktojë me vendim: a) detyrat, përgjegjësitë, procedurat dhe afatet për përcaktimin përfundimtar të përdoruesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, sipas kritereve të këtij ligji; b) afatet dhe dokumentacionin që subjekti i interesuar duhet të paraqesë, si dhe afatet, dokumentacionin dhe informacionin që duhet të kërkojë e të kontrollojë kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, në përputhje me këtë ligj; c) afatet dhe dokumentacionin që subjekti i interesuar duhet të paraqesë për të provuar qenien e tij si bashkëthemelues të ish-kooperativave bujqësore apo të ish-ndërmarrjeve bujqësore; ç) institucionet ku zyrtarisht do të kërkohet plotësimi i kërkesave, sipas pikës 2, të nenit 2, të këtij ligji, procedurat dhe rregullat e hollësishme të bashkëpunimit, si dhe afatet e komunikimit me këto institucione; d) formën e aktit të marrjes së tokës bujqësore në pronësi dhe afatin e lëshimit të tij, mënyrën e ruajtjes dhe të përcjelljes së tij pranë institucioneve që drejtojnë dhe kontrollojnë procesin, deri në dërgimin e tij për regjistrim në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Neni 8 Dispozitë kalimtare Vendimet e këshillave të njësive të qeverisjes vendore dhe dokumentacioni i pronësisë mbi tokën bujqësore, i plotësuar në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 57/2012 “Për përfundimin e procesit të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore”, në periudhën nga data 1 tetor 2013 deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji konsiderohen të vlefshme. Neni 9 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 18.12.2014 Shpallur me dekretin nr. 8876, datë 30.12.2014 të Presidentit të Republikës Bujar Nishani

Law No. 171/2014 on legal proceedings required for granting ownership of agricultural land of former agricultural enterprises to beneficiaries specified in Law 8053 of 1995 · Nelum