Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law No. 156/2013 amending Law No.10463 dated 22 September 2011 on the integrated management of solid waste

Made 2013-01-10 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

research.laws.repealedOn

About this law

Language
Albanian
Kind
Act
Country
Albania
Subjects
Waste and hazardous substances
Keywords
solid waste, standards, transport/storage, waste disposal, waste management, waste prevention, hazardous waste, offences/penalties

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 4/4/2014 Ligjet.org - Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Ligj:156/2013:10.10.2013 1/2 [P rinto] [Google T rans late] LIGJ Nr. 156/2013 PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 463, DATË 22.9.2011, "PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE", TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011, "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: Neni 1 Në nenin 22, pika 3, rreshti i parë, fjalët "ose kufizon" hiqen. Neni 2 Në nenin 48 bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Pika 1 riformulohet si më poshtë: "1. Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë.". b) Pika 3 shfuqizohet. Neni 3 Neni 49 shfuqizohet. Neni 4 Në nenin 62 bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Pika 48 riformulohet si më poshtë: "48. Çdo person që importon mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë, sipas nenit 48 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë.". b) Pika 51 shfuqizohet. Neni 5 Dispozitë kalimtare 1. Subjektet, të cilat, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë pajisur me autorizim për importimin e mbetjeve jo të rrezikshme, janë të detyruara që, për sasinë e mbetjeve që kanë importuar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të përfundojnë procesin e riciklimit brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit. 2. Çdo dispozitë ligjore dhe akt nënligjor, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen. 3. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e ligjit, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të pikave 1 dhe 2 të këtij neni. Neni 6 Hyrja në fuqi javascript:void(0) http://google.com/translate c?hl=en&sl=sq&tl=en&u=http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Ligj:156/2013:10.10.2013:1 4/4/2014 Ligjet.org - Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Ligj:156/2013:10.10.2013 2/2 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 10.10.2013 Shpallur me dekretin nr. 8366, datë 28.10.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani Copyright 2013 - www.ligjet.org

Law No. 156/2013 amending Law No.10463 dated 22 September 2011 on the integrated management of solid waste · Nelum