Law No.10319 dated 16.9.2010 amending and supplementing the Law No.8405 dated 17.9.1998 on urban planning as amended
Made 2010-09-16 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Ligj Nr. 10 319, datë 16.9.2010 për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8405, datë 17.9.1998 për urbanistikën, të ndryshuar.
- Language
- Albanian
- Kind
- Act
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Land and soil
- Keywords
- urban land, policy/planning
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
[Printo] [Google Translate] LIGJ Nr. 10 319, datë 16.9.2010 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8405, DATË 17.9.1998 "PËR URBANISTIKËN", TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 "Për urbanistikën", të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 49 bëhen këto ndryshime dhe shtesa: a) Në paragrafin e parë, fjalët "leje për vendosje reklamash" hiqen. b) Në fund të nenit shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: "Leja për vendosjen e reklamave, në anë të rrugëve, jepet nga KRRT-ja e bashkisë, komunës apo qarkut, në përputhje me parashikimet e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, pas marrjes së autorizimit përkatës, nga autoritetit që ka në përgjegjësi administrimi rrugën ku kërkohet të vendosen reklamat. Reklamat duhet të jenë konform specifikimeve teknike të përcaktuara në Kodin Rrugor dhe në rregulloren për zbatimin e tij.". Neni 2 Në fund të nenit 54 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: "Inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut dhe/ose INUK-ja i drejtohet, sipas rastit, sekretarive teknike përkatëse të KRRT-së ose KRRTRSH-së, me kërkesë të veçantë, për t'u shprehur, brenda një afati 30-ditor, për volumin shtesë të objektit, që ndërtohet jashtë kushteve të projektit të miratuar në lejen e ndërtimit. Në përfundim të afatit 30-ditor, nëse KRRT-ja ose KRRTRSH-ja nuk shprehet me vendim, atëherë inspektoratit ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut ose INUK-së i lind e drejta për të vazhduar procedurat për prishjen e objektit.". Neni 3 Në nenin 75 bëhen këto shtesa: a) Në fund të paragrafit të parë shtohet një fjali me këtë përmbajtje: "Shpenzimet e prishjes së objektit dhe të kthimit të truallit në gjendjen e mëparshme realizohen në bazë të vendimit për zhdëmtim, të dhënë nga inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës /qarkut.". b) Në fund të paragrafit të fundit shtohet një fjali me këtë përmbajtje: "Përjashtim nga rastet e prishjes bëhet kur inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës /qarkut çmon mundësinë e konfiskimit të objektit të kundërligjshëm, në favor të shtetit, sipas parashikimeve në kuadrin ligjor në fuqi, vetëm pas marrjes së miratimit teknik, sipas rastit, nga KRRT-ja/ KRRTRSH-ja.". Neni 4 Pas nenit 76 shtohet neni 76/1 me këtë përmbajtje: "Neni 76/1 1. Subjekti që disponon mjete apo makineri që përdoren në fushën e ndërtimit është i detyruar të mos ofrojë shërbimin e tij, për persona fizikë apo juridikë, të cilët nuk janë të pajisur me leje ndërtimi. Për këtë qëllim, subjekti që disponon mjete apo makineri që përdoren në fushën e ndërtimit, kërkon paraprakisht, nga ndërtuesi, paraqitjen e lejes së ndërtimit. 2. Shkelja e detyrimit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet sipas nenit 81 të këtij ligji.". Ligjet.org - Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8405, datë 17.9.199... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Ligj:10319:16.09.2010 1 of 2 4/24/2012 5:57 PM Neni 5 Në nenin 81 bëhen këto shtesa: a) Në paragrafin e katërt, numri "75" hiqet. b) Në fund të paragrafit të pestë shtohet një fjali me këtë përmbajtje: "Në rast konstatimi të mosrespektimit të përcaktimeve të parashikuara në nenin 75, vlera e dënimit me gjobë përllogaritet në masën 5 për qind të vlerës së ndërtimit të kryer.". c) Në fund të këtij neni shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: "Për shkelje të nenit 76/1, inspektorati ndërtimor e urbanistik i komunës/bashkisë/qarkut vepron si më poshtë: 1. Vendos dënimin me gjobë: a) në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, për vënien në dispozicion të mjeteve dhe makinerive vetëlëvizëse (transportierë të çdo tipi, makineri të çdo tipi për përgatitjen e betonit, makineri të çdo tipi për pompimin e llaçit e betonit, si dhe makineritë e çdo tipi që përdoren në procesin e gërmimit); b) në masën 100 (njëqind) lekë/m2, për vënien në dispozicion të skelave, në varësi të sipërfaqes së mbulimit; c) në masën 5 000 (pesë mijë) lekë, për vënien në dispozicion të veglave të punës. 2. Vendos sekuestrimin e mjeteve dhe të makinerive për një afat deri në 6 muaj.". Neni 6 Në nenin 85, në togfjalëshin "Formularët bashkëngjitur nr.1", pas numrit "1" shtohet dhe numri "1/1". Neni 7 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.6698, datë 4.10.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi Formulari 1/1 LIDHJA E OBJEKTIT ME INFRASTRUKTURËN RRUGORE OBJEKTI: 1. Lidhja e sheshit të ndërtimit të objektit me rrugën (hyrja - dalja): Pika e lidhjes Shënim i autoritetit që administron dhe mirëmban rrugën 2. Mendimi i zyrës së urbanistikës sipas përkatësisë Bashkëlidhur formularit: Genplani i sheshit që kërkohet të miratohet për çdo rast dhe studimi përkatës, planimetria dhe prerjet tërthore të hyrje-daljes së objektit që do të ndërtohet në infrastrukturën rrugore, si dhe miratimi i lejes për këtë hyrje-dalje në infrastrukturën rrugore nga au toriteti që administron dhe mirëmban rrugën. K Ë R K U E S I ( ) Datë..../..../20... Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8405, datë 17.9.199... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Ligj:10319:16.09.2010 2 of 2 4/24/2012 5:57 PM