Law No. 10207 amending Law No. 9235 on restitution and compensation of property
Made 2009-12-23 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Act
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Land and soil
- Keywords
- expropriation
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI L I G J Nr.10 207, datë 23.12.2009 PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: Neni 1 Në nenin 13 pika 1, emërtimi “Zyra rajonale e AKKP-së në qark” zëvendësohet me emërtimin “Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”. Neni 2 Neni 15 ndryshohet si më poshtë: “Neni 15 Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave 1. Për zbatimin e këtij ligji ngarkohet Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, person juridik publik, në vijim AKKP, me qendër në Tiranë. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kryen këto detyra dhe përmbush këto përgjegjësi: a) Përfundon brenda afatit ligjor shqyrtimin e kërkesave të subjekteve të shpronësuara për njohjen, kthimin e njohjen e së drejtës së kompensimit, të depozituara në ish-zyrat rajonale të AKKP-së në qarqe, për të cilat nuk është marrë vendim nga këto zyra, duke kontrolluar, vlerësuar e konfirmuar: i) tërësinë e dokumentacionit të paraqitur nga subjektet e shpronësuara dhe përputhshmërinë e tij me kriteret e përcaktuara në aktet nënligjore në fuqi; ii) vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur nga subjektet e shpronësuara, përmes ballafaqimit me aktet ligjore e nënligjore ose vendimet gjyqësore, në përputhje me nenin 2 të këtij ligji, të cilat kanë shërbyer si bazë për shpronësimin, shtetëzimin, konfiskimin ose marrjen e padrejtë të pronës nga shteti. Pas kontrollit, vlerësimit dhe shqyrtimit të kërkesave, sipas përcaktimeve të bëra në nënndarjen “ii” më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së shprehet me vendim brenda 3 muajve nga nisja e procedimit të trajtimit të kërkesës për: rrëzimin e kërkesës; njohjen, sipas rastit, të së drejtës së pronësisë, kthimin a kompensimin e pasurisë dhe të të drejtave të tjera reale, që parashikohen sipas këtij ligji. b) Përfundon shqyrtimin e ankimeve kundër vendimit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës, si edhe të të drejtave të tjera reale të ish-zyrave rajonale të AKKP-së në qarqe, të depozituara në AKKP, brenda afatit për ushtrimin e së drejtës së ankimimit. Pas shqyrtimit të ankimit, Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, brenda 3 muajve nga nisja e procedimit të ankesës, vendos: rrëzimin e ankesës dhe lënien në fuqi të vendimit; shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen në themel të çështjes. c) Përfundon shqyrtimin e ankimeve, që gjenden të depozituara në AKKP, nga Zyra e Avokaturës së Shtetit, për vendimet e njohjes së të drejtës së pronësisë, kthimit ose kompensimit të pronës, si dhe të të drejtave të tjera reale të ish-zyrave rajonale të AKKP-së në qarqe, të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe të ish-komisioneve të rretheve a bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve. Pas shqyrtimit e vlerësimit të ankimit, Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, brenda 3 muajve nga nisja e procedimit të ankesës, vendos: rrëzimin e ankesës; shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen në themel të çështjes. ç) Përfundon shqyrtimin e verifikimit të vlefshmërisë ligjore të rasteve, për të cilat Drejtori i Përgjithshëm, me nismën e vet ose kryesisht, ka urdhëruar shqyrtimin e tyre. Pas vlerësimit e shqyrtimit, me nismën e vet ose kryesisht, të rastit të urdhëruar, Drejtori i Përgjithshëm i AKKP së, brenda 3 muajve nga nisja e procedimit të ankesës, vendos: lënien në fuqi të vendimit; shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen në themel të çështjes. d) Mund të shqyrtojë, me nismën e vet, vendimet e dhëna nga zyrat rajonale të AKKP-së në qarqe apo të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe të ish komisioneve të rretheve a bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve. dh) Vlerëson rekomandimet e autoriteteve të ngarkuara për monitorimin e zbatimit të ligjit. Pas vlerësimit, sipas shkronjave “d” dhe “dh”, Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së vendos: i) mosfillimin të procedimit të verifikimit të ligjshmërisë; ii) fillimin e verifikimit të ligjshmërisë së vendimeve të zyrave rajonale të AKKP-së në qarqe apo të vendimeve të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe të ish komisioneve në rrethe a bashki për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve, duke vendosur: lënien në fuqi të vendimit; shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen në themel të çështjes. e) Pranon, shqyrton dhe vlerëson kërkesat për përfitimin e së drejtës së njohur për kompensim, sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore në fuqi. ë) Verifikon dhe llogarit detyrimet financiare, që i lindin shtetit për subjektet e shpronësuara ose për të tretët, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj. f) Depoziton për regjistrim aktet e njohjes, të kthimit ose kompensimit të pronave dhe të të drejtave reale, të lidhura me to, në regjistrat e pasurisë së paluajtshme. 2. AKKP-ja, për ushtrimin e përgjegjësive të përcaktuara në këtë nen, bashkëpunon me institucionet që kanë në administrim pronën shtetërore ose publike. Këshilli i Ministrave, jo më vonë se 1 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, përcakton sanksionet për shkelje të afateve dhe mospërgjigje me përgjegjshmëri nga institucionet që kanë në administrim pronën dhe informacionin ligjor për të. 3. Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, në zbatim të përgjegjësive për kompensimin, shqyrtimin dhe zgjidhjen e ankimeve, ndaj vendimeve për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave, shprehet me vendim. Vendimet e dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, sipas këtij neni, duhet të jenë në formë të shkruar, të arsyetuara, të nënshkruara nga titullari dhe të përmbushin kërkesat për aktin administrativ, të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë. Kur vendimi nuk ankimohet brenda afateve të parashikuara nga ky ligj, ai përbën titull ekzekutiv. 4. Ngarkohen zyrat e shërbimit përmbarimor për ekzekutimin e vendimit të përmendur në pikën 3 të këtij neni, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë. 5. Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të AKKP-së, procedurat e mbledhjes, të përpunimit dhe administrimit të akteve të subjekteve të shpronësuara, si dhe procedurat e afatet e komunikimit me institucionet shtetërore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. 6. Tarifat për procedurat e kthimit dhe kompensimit të pronave përcaktohen me urdhër të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe të Ministrit të Financave. Neni 3 Neni 16 ndryshohet si më poshtë: “Neni 16 Shqyrtimi i vendimit kryesisht 1. AKP-ja përfundon shqyrtimin e ankimeve kundër vendimit të njohjes së të drejtës së pronësisë, të kthimit ose kompensimit të pronës, si dhe të të drejtave të tjera reale të ish-zyrave rajonale të AKKP-së në qarqe, të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe të ish-komisioneve të rretheve a bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve. 2. AKKP-ja mund të shqyrtojë, me nismën e vet, vendimet e dhëna nga zyrat rajonale të AKKP-së në qarqe apo të ish-komisioneve vendore të rretheve a bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish pronarëve, të cilat, për shkak të shkeljeve flagrante të ligjit të kohës, i bëjnë këto vendime absolutisht të pavlefshme.”. Neni 4 Në nenin 17, pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. AKKP-ja shqyrton kërkesën për kompensim jo më vonë se 3 muaj nga data e regjistrimit të saj. Kërkesa e subjektit të shpronësuar depozitohet drejtpërdrejt në institucion apo nëpërmjet postës dhe evidentohet në regjistrin e protokollit të institucionit. Subjekti pajiset me vërtetimin e regjistrimit të kërkesës. I njëjti afat dhe e njëjta procedurë janë të vlefshme edhe për realizimin e detyrave dhe të përgjegjësive, të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të pikës 1 të nenit 15.”. Neni 5 Neni 18 ndryshohet si më poshtë: “Neni 18 Ankimi Kundër vendimit të AKKP-së subjekti i shpronësuar ose Avokati i Shtetit ka të drejtë të bëjë ankim, brenda 30 ditëve nga njoftimi i këtij vendimi, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë.”. Neni 6 Neni 20 ndryshohet si më poshtë: “Neni 20 Transferimi i arkivit, logjistikës dhe mjeteve të punës Veprimtaria e zyrave rajonale të AKKP-së në qarqe përfundon 15 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, përveç zyrës së arkivit. Arkivi, mjetet e punës dhe logjistika e zyrave rajonale të AKKP-së në qarqe, krijuar dhe administruar sipas ligjit, inventarizohen dhe i transferohen në përgjegjësi administrimi AKKP-së brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.”. Neni 7 Në nenin 24, data “30.6.2009” zëvendësohet me datën “31.12.2011”. Neni 8 Aktet nënligjore, që vijnë në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen. Neni 9 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. K R Y E T A R E Jozefina Topalli (Çoba)