Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law No. 10192 on prevention and fight against organized crime and trafficking

Made 2009-12-03 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Ligj Nr. 10192 për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë.
Language
Albanian
Kind
Act
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
General
Keywords
legal proceedings/administrative proceedings, offences/penalties

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për pasuritë e personave, mbi të cilët ekziston një dyshim i arsyeshëm, bazuar në indicie, për: a) pjesëmarrje në organizata kriminale ose në grupe të strukturuara kriminale, sipas parashikimeve të neneve 333 dhe 333/a të Kodit Penal dhe për kryerje të krimeve prej tyre; b) pjesëmarrje në organizata terroriste ose në banda të armatosura, sipas parashikimeve të neneve 234/a dhe 234/b të Kodit Penal dhe për kryerje të krimeve prej tyre; c) kryerjen e veprave të tjera, për qëllime terroriste, të parashikuara në pjesën e posaçme kreu VII i Kodit Penal; ç) kryerjen e krimeve të parashikuara në nenet 109, 109/b, 110/a, 114/b, 128/b, 278/a, 282/a, 283, 283/a dhe 284/a të Kodit Penal. d) kryerjen e krimeve për qëllime të fitimit të pasurive të paligjshme, të parashikuara në nenet 114/a dhe 287 të Kodit Penal.

  2. 2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe ndaj pasurive të: a) personave të afërm (bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, ungjërit, emta, nipërit, mbesat, fëmijët e vëllezërve dhe të motrave, vjehrri, vjehrra, dhëndri, nusja, kunata, kunati, bashkëjetuesi, thjeshtri, thjeshtra, njerku dhe njerka) të subjekteve të pikës 1 të këtij neni; b) personave fizikë ose juridikë, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë ose veprimtaritë e tyre zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, a janë përdorur, kanë lehtësuar apo në një formë kanë ndikuar në kryerjen e veprimtarive të jashtëligjshme nga personat e parashikuar në pikën 1 të këtij neni.

  3. 3. Masat parandaluese mund të kërkohen dhe ndaj trashëgimtarëve të personit, subjekt i zbatimit të këtij ligji, por, në çdo rast, jo më vonë se 5 vjet nga data e vdekjes.

  4. 4. Ky ligj zbatohet edhe për pasuritë e personave, të krijuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kusht që pasuritë të jenë vënë gjatë përfshirjes së dyshuar të tij në veprimtarinë kriminale, sipas këtij ligji. Neni 4 Masa parandaluese Në kuptim të këtij ligji, “Masë parandaluese” është çdo masë me karakter pasuror, që gjykata vendos në një procedim gjyqësor, nëpërmjet sekuestrimit të pasurive, veprimtarisë ekonomike, tregtare dhe profesionale të personave, si dhe nëpërmjet konfiskimit të tyre. Neni 5 Marrёdhёnia me procedimin penal

  5. 1. Procedura e caktimit dhe e zbatimit të masave parandaluese, sipas kёtij ligji, është autonome nga gjendja, shkalla apo përfundimi i procedimit penal qё zhvillohet nё ngarkim tё personave, subjekte tё këtij ligji.

  6. 2. Verifikimet, hetimet dhe gjykimi, sipas këtij ligji, mbështeten në rregullat procedurale të këtij ligji dhe plotësohen nga rregulla të përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile.

  7. 3. Nё rastet kur pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara, sipas kёtij ligji, i nënshtrohen, gjithashtu, sekuestrimit apo konfiskimit, sipas Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, gjykata urdhëron pezullimin e pasojave tё zbatimit tё masave tё sekuestrimit dhe konfiskimit, sipas këtij ligji. Pezullimi përfundon me dhënien e një vendimi gjyqësor penal për revokimin apo shuarjen e këtyre masave. Neni 6 Objekt i verifikimeve

  8. 1. Ndaj personave të parashikuar në nenin 3 të këtij ligji kryhen verifikime për mjetet financiare, pasuritë, veprimtaritë ekonomike, tregtare dhe profesionale, nivelin ekonomik, si dhe për burimet e të ardhurave të tyre.

  9. 2. Verifikimet bëhen, në veçanti, nëse këta persona janë zotërues të lejeve, licencave, autorizimeve, koncesioneve dhe të drejtave të tjera për të ushtruar veprimtari ekonomike, tregtare dhe profesionale, si dhe për të verifikuar nëse ata përfitojnë kontribute, financime ose kreditime të çdo lloji, të dhëna apo të përfituara nga shteti, ente a persona juridikë publikë, organizma ose institucione ndërkombëtare, si dhe për të verifikuar nëse pasuritë, veprimtaritë apo të drejtat pasurore janë të përligjura. Neni 7 Kompetenca dhe përbërja e gjykatës

  10. 1. Kërkesa për marrjen e masave parandaluese shqyrtohet në shkallë të parë, nga gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda dhe në shkallë të dytë, nga gjykata e apelit të krimeve të rënda.

  11. 2. Gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda gjykon kërkesat për sekuestrimin e pasurive me një gjyqtar të vetëm. Kërkesat për konfiskimin e pasurive gjykohen me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.

  12. 3. Gjykata e apelit për krimet e rënda gjykon me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.

  13. 4. Për njoftimet, afatet dhe procedurën e gjykimit zbatohen, për aq sa janë të pajtueshme, rregullat e Kodit të Procedurës Civile. Neni 8 Verifikimet paraprake

  14. 1. Prokuroria dhe policia gjyqësore marrin dijeni për pasuritë që duhen verifikuar, sipas këtij ligji, me iniciativën e vet ose me njoftim të bërë nga të tretët.

  15. 2. Me marrjen dijeni për pasuritë, që duhen verifikuar, sipas këtij ligji, policia gjyqësore, pa vonesë, i referon prokurorit, me shkrim, elementet thelbësore të faktit dhe elementet e tjera që janë mbledhur.

  16. 3. Prokurori kryen veprime vetë dhe nëpërmjet Policisë Gjyqësore për hetimin e mjeteve financiare, të pasurive, veprimtarive ekonomike, tregtare dhe profesionale, mënyrës së jetesës, si dhe të burimeve të të ardhurave të personave, subjekte të zbatimit të këtij ligji. Neni 9 Detyrimi i dorëzimit të informacionit dhe të dokumenteve

  17. 1. Prokurori, drejtpërdrejt ose nëpërmjet Policisë Gjyqësore, mund të kërkojë pranë çdo zyre të administratës shtetërore, enti a personi juridik publik, personave të tjerë fizikë dhe juridikë, të dhëna dhe kopje të dokumenteve, që vlerësohen si të domosdoshme për qëllime verifikimi ndaj pasurive të personave të parashikuar në nenin 3 të këtij ligji.

  18. 2. Me autorizim të lëshuar nga prokurori ose gjykata, oficerët e Policisë Gjyqësore mund të vendosin sekuestrimin e dokumenteve të shqyrtuara, sipas rregullave të parashikuara në nenet 208, 209, 210 dhe 211 të Kodit të Procedurës Penale. Neni 10 Kryerja e veprimeve të posaçme

  19. 1. Gjykata, me kërkesë të palëve ose kryesisht, mund të kryejë veprime të tjera të posaçme, që nuk rregullohen shprehimisht me ligj, nëse ato vlejnë për zgjidhjen e çështjes dhe nuk prekin thelbin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

  20. 2. Nëse gjatë gjykimit lind nevoja për ndihmë juridike ndërkombëtare, zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare, të pranuara nga shteti shqiptar, si dhe dispozitat respektive procedurale. KREU II SEKUESTRIMI I PASURISË Neni 11 Kriteret për sekuestrim të pasurisë

  21. 1. Me kërkesë të motivuar të prokurorit, gjykata vendos sekuestrimin e pasurive të personave, sipas nenit 3 të këtij ligji, kur ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indicie që tregon se personi mund të jetë i përfshirë në veprimtari kriminale dhe zotëron pasuri apo të ardhura, që nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre dhe kur: a) ekziston një rrezik real për humbje, marrje apo tjetërsim të fondeve, pasurive apo të drejtave të tjera, mbi të cilat parashikohet vënia në zbatim e masës së konfiskimit, sipas dispozitave të këtij ligji; ose b) ka dyshime të arsyeshme që tregojnë se zotërimi i pasurive dhe ushtrimi i veprimtarive të caktuara ekonomike, tregtare dhe profesionale janë në gjendje rreziku apo ndikimi nga ana e një organizate kriminale ose që mund të lehtësojnë veprimtaritë kriminale.

  22. 2. Kërkesa e prokurorit për sekuestrimin e pasurisë përmban indiciet, në të cilat bazohet dyshimi i arsyeshëm, si dhe arsyetimin për të paktën një prej kushteve të pikës 1 të këtij neni. Neni 12 Procedura e sekuestrimit

  23. 1. Kërkesa për sekuestrimin e pasurisë shqyrtohet nga gjykata, me pjesëmarrjen e prokurorit, brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes, në bazë të dokumenteve të paraqitura prej tij.

  24. 2. Vendimi për masën e sekuestrimit është i ekzekutueshëm me shpalljen e tij. Masa e sekuestrimit është e vlefshme për një periudhë gjashtëmujore, duke filluar nga momenti i zbatimit të saj.

  25. 3. Në rastin e verifikimeve komplekse, me kërkesë të prokurorit, gjykata mund të vendosë zgjatjen e afatit të zbatimit të masës së sekuestrimit për periudha tremujore, por jo më shumë se një vit nga data e mbarimit të afatit të masës së sekuestrimit, sipas pikës 2 të këtij neni. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në një gjykatë të një niveli më të lartë.

  26. 4. Kur masa e sekuestrimit caktohet ndaj pasurive të paluajtshme ose pasurive të regjistruara në regjistra publikë, administratori i emëruar bën menjëherë njoftimin e kësaj mase në zyrat, pranë të cilave mbahen këta regjistra.

  27. 5. Prokurori, jo më vonë se 5 ditë përpara mbarimit të afatit kohor të masës së sekuestrimit, të parashikuar në pikën 2 ose 3 të këtij neni, mund të paraqesë kërkesë për konfiskimin, e pasurisë ose zgjatjen e afatit të masës së sekuestros. Në rast të kërkesës për konfiskim, masa e sekuestrimit vazhdon deri në përfundimin e gjykimit për konfiskimin e pasurisë.

  28. 6. Mosparaqitja e kërkesës, sipas pikës 5 të këtij neni, passjell shuarjen e masës së sekuestrimit. Megjithatë, shuarja e sekuestrimit nuk pengon paraqitjen dhe pranimin e kërkesës për konfiskimin e pasurisë. Neni 13 Vendimet e gjykatës kur revokohet masa e sekuestrimit

  29. 1. Me vendimin e revokimit të masës së sekuestrimit, gjykata mund të vendosë detyrimin ndaj pronarit të pasurisë apo personit që ka në përdorim ose administrim pasurinë, apo pjesë të saj, për të njoftuar, për një periudhë jo më pak se 5 vjet, në Policinë Tatimore, akte të zotërimit, blerjes ose pagesave të kryera, të pagesave të marra, detyrave profesionale, të administrimit ose kujdestarisë, si dhe akte apo kontrata të tjera, sipas llojit dhe vlerës së përcaktuar nga gjykata, në varësi të pasurisë dhe të të ardhurave të personit, por jo për një vlerë më të vogël se 2 milionë lekë.

  30. 2. Njoftimet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni bëhen brenda 10 ditëve nga përfundimi i aktit dhe, në çdo rast, brenda datës 31 janar të çdo viti, për aktet e kryera në vitin pararendës.

  31. 3. Personit që nuk respekton detyrimet e njoftimit, brenda afateve të përcaktuara në pikën 2 të këtij neni, i konfiskohen, tërësisht ose pjesërisht, sendet e fituara dhe pagesat e marra, për të cilat nuk është respektuar detyrimi i njoftimit. Neni 14 Ekzekutimi i masës së sekuestrimit

  32. 1. Për ekzekutimin e masës së sekuestrimit, sipas këtij ligji, zbatohen, për aq sa është e mundur, rregullat e Kodit të Procedurës Civile, nëse ky ligj nuk parashikon ndryshe.

  33. 2. Vendimi për marrjen e masës së sekuestrimit të pasurisë dhe vendimi për zgjatjen e afatit të masës së sekuestrimit i njoftohen nga gjykata zotëruesit të pasurisë së sekuestruar, sipas neneve 130, 131, 132 dhe 133 të Kodit të Procedurës Civile.

  34. 3. Përmbaruesi gjyqësor inventarizon sendet e sekuestruara në prani të administratorit të pasurisë, të caktuar për administrimin e kësaj pasurie dhe të personit zotërues të pasurisë, mbi të cilën është marrë masa e sekuestrimit, nëse ai e kërkon një gjë të tillë. Përmbaruesi gjyqësor dokumenton inventarizimin dhe dorëzimin e pasurive tek administratori me procesverbal, i cili nënshkruhet nga të pranishmit.

  35. 4. Këshilli i Ministrave me vendim përcakton rregullat dhe procedurat e hollësishme të bashkëpunimit të shërbimit përmbarimor me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, si dhe pagesën përkatëse për shërbimin e përmbarimit. KREU III ADMINISTRIMI I PASURISË SË SEKUESTRUAR Neni 15 Administratori i pasurisë së sekuestruar

  36. 1. Gjykata, në vendimin e sekuestrimit të pasurisë, cakton, gjithashtu, nga lista e ekspertëve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara një a më shumë administratorë. Agjencia vë në dispozicion të gjykatës lisën e administratorëve, me persona të punësuar ose të autorizuar prej saj, të paktën një herë në vit dhe tregon kriteret e caktimit të tyre.

  37. 2. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, me kërkesë të administratorit, mund ta autorizojë atë të kërkojë ndihmën e specialistëve ose të personave të tjerë, të cilët shpërblehen për punën e bërë, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave. Neni 16 Detyrat e administratorit

  38. 1. Administratori ka për detyrë të ruajë dhe të administrojë pasurinë e sekuestruar. Gjithashtu, ai ka për detyrë të rrisë, nëse është e mundur, vlerën e këtyre pasurive.

  39. 2. Administratori, i caktuar me vendim gjykate për ekzekutimin e masës së sekuestrimit dhe për administrimin e sendit, paraqet çdo kërkesë të nevojshme pranë prokurorisë, shërbimit përmbarimor apo çdo institucioni tjetër shtetëror.

  40. 3. Gjykata, edhe kryesisht, mund ta shkarkojë administratorin nga detyra, në çdo kohë, për paaftësi ose për mospërmbushje të detyrës. Kërkesa në gjykatë paraqitet nga prokurori kryesisht ose me propozim të motivuar të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Neni 17 Ndalime për administratorin Përveç rasteve kur autorizohet paraprakisht nga gjykata, administratori nuk lejohet të marrë pjesë në gjykim, të marrë kredi, të nënshkruajë marrëveshje pajtimi, arbitrazhi, premtimi, dorëzanie, hipotekimi ose tjetërsimi të pasurisë së sekuestruar, apo të kryejë veprime të tjera juridike administrimi jo të zakonshme. Neni 18 Raportimet e administratorit

  41. 1. Brenda 15 ditëve nga emërimi i tij, administratori detyrohet t'i paraqesë gjykatës një raport të hollësishëm për elementet thelbësore të ekzistencës dhe gjendjes, në të cilën ndodhet pasuria e sekuestruar. Në vijim, sipas afateve të caktuara nga gjykata, administratori i paraqet asaj raporte periodike për administrimin e pasurisë së sekuestruar, të shoqëruara, nëse kërkohet, me dokumentacionin përkatës.

  42. 2. Administratori është i detyruar të njoftojë gjykatën edhe për pasuri të tjera, që mund të jenë objekt i masës së sekuestrimit, për ekzistencën e të cilave është vënë në dijeni gjatë administrimit.

  43. 3. Administratori detyrohet që raportet e përcaktuara në pikat 1 e 2 të këtij neni t’ia dërgojë njëkohësisht prokurorit dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Neni 19 Kalimi i të drejtave reale për pasuritë e sekuestruara Gjykata, kryesisht ose me kërkesë të palëve, për pasuritë, të cilat dëmtohen, u bie vlera në mënyrë të ndjeshme ose dalin jashtë përdorimit, mund të vendosë kalimin e të drejtave reale tek të tretët, nisur nga parimet e miradministrimit të pasurisë. Të drejtat reale nuk kalohen te personat e parashikuar në nenin 3 pika 2 të këtij ligji. Neni 20 Përballimi i shpenzimeve të administrimit

  44. 1. Shpenzimet e nevojshme ose të dobishme për ruajtjen dhe administrimin e pasurisë së sekuestruar përballohen nga fondet e siguruara nga administratori, në çdo lloj cilësie a burimi të ligjshëm.

  45. 2. Nëse nëpërmjet administrimit të pasurisë së sekuestruar nuk përfitohen fonde të mjaftueshme për përballimin e shpenzimeve, sipas pikës 1 të këtij neni, ato parapaguhen nga shteti nëpërmjet Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

  46. 3. Në rastet e vendosjes së masës së konfiskimit të pasurisë, shpenzimet e përballuara për administrimin e kësaj pasurie nga administratori ose Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara përfshihen në llogaritë e administrimit të tyre. Nëse fondet e llogarive të administrimit nuk janë të mjaftueshme për të përballuar pagesën e këtyre shpenzimeve, ato paguhen pjesërisht ose plotësisht nga shteti, pa të drejtë kompensimi.

  47. 4. Kur gjykata vendos revokimin e masës së sekuestrimit, zotëruesi i pasurisë ka të drejtë të kërkojë frutat e pasurisë, të realizuara gjatë administrimit. Ai ka të drejtë të kërkojë kompensimin në masën e pakësimit të vlerës së pasurisë ose të dëmit që i është shkaktuar pasurisë. KREU IV KONFISKIMI I PASURISË SË SEKUESTRUAR Neni 21 Kërkesa për konfiskimin e pasurisë dhe barra e provës

  48. 1. Masa e konfiskimit vendoset me kërkesën e prokurorit, i cili i paraqet gjykatës arsyet ku bazohet kërkesa.

  49. 2. Konfiskimi i pasurisë kërkohet dhe vendoset edhe në raste kur ndaj pasurive nuk është kërkuar dhe vendosur masa e sekuestrimit.

  50. 3. Barra e provës, për të vërtetuar se pasuritë janë fituar në mënyrë të ligjshme, i përket personit, kundër pasurive të të cilit kërkohet konfiskimi. Neni 22 Procedura gjyqësore e konfiskimit

  51. 1. Gjatë gjykimit të kërkesës për konfiskim zbatohen, për aq sa është e mundur, dispozitat e Kodit të procedurës Civile.

  52. 2. Me kërkesë të prokurorit gjykata mund të vazhdojë gjykimin edhe në raste kur personi nuk ka banim të njohur brenda vendit, është larguar jashtë vendit ose, me gjithë kërkimet e bëra, nuk gjendet. Në këtë rast gjykata vendos mosgjetjen e personit, duke i caktuar atij një avokat. Avokati mund të caktohet kryesisht nga gjykata ose të zgjidhet nga të afërmit e personit.

  53. 3. Kur gjatë shqyrtimit gjyqësor del se pasuritë e sekuestruara u përkasin personave të tretë, gjykata, edhe kryesisht, me vendim të arsyetuar, i thërret ata për të ndërhyrë në proces.

  54. 4. Personi i tretë, brenda afatit që i caktohet nga gjykata, ka të drejtë të paraqesë në seancë pretendimet e veta, si dhe të kërkojë marrjen e të dhënave të tjera të nevojshme.

  55. 5. Kur vërtetohet se disa pasuri i janë transferuar apo janë regjistruar në emër të të tretëve, me veprime juridike fiktive ose të simuluara, gjykata konstaton pavlefshmërinë e këtyre veprimeve juridike. Për këtë qëllim, kur nuk provohet e kundërta, prezumohen fiktive ose të simuluara edhe: a) transferimet dhe regjistrimet në emër të të tretëve dhe me titull barrësor, të kryera brenda dy viteve përpara paraqitjes së kërkesës për marrjen e masës parandaluese kundër personave të afërm; b) transferimet dhe regjistrimet në emër të të tretëve dhe me titull falas apo dukshëm nën vlerën e tregut, të kryera brenda dy viteve përpara paraqitjes së kërkesës për marrjen e masës parandaluese. Neni 23 Kohëzgjatja e gjykimit të kërkesës për konfiskim

  56. 1. Gjykata, brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës së prokurorit, sipas nenit 21 të këtij ligji, vendos mbi kërkesën për konfiskimin e pasurisë.

  57. 2. Në raste komplekse, gjykata, edhe kryesisht, mund të japë vendimin e saj në një afat të mëvonshëm, por gjithsesi brenda një viti nga data e paraqitjes së kërkesës për konfiskim. Neni 24 Pranimi i kërkesës për konfiskim

  58. 1. Gjykata vendos konfiskimin e pasurive kur plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) kur ka dyshime të arsyeshme, bazuar në indicie, për pjesëmarrjen e personit në veprimtari kriminale të parashikuara në nenin 3 të këtij ligji; b) kur nuk provohet se pasuria ka prejardhje të ligjshme, apo personi nuk justifikon zotërimin e pasurive ose të të ardhurave, që nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre; dhe c) kur rezulton se pasuria është drejtpërdrejt ose tërthorazi në zotërim të pjesshëm apo të plotë personit.

  59. 2. Gjykata mund të vendosë pranimin e kërkesës për konfiskimin e pasurisë edhe kur: a) procedimi penal i filluar ndaj personit pushohet nga organi procedues për shkak: i) të pamjaftueshmërisë së provave; ii) të vdekjes së personit; iii) se personi nuk mund të merret si i pandehur dhe nuk mund të dënohet; b) personi deklarohet i pafajshëm penalisht për shkak: i) të pamjaftueshmërisë së provave; ii) se vepra penale është kryer nga një person, që nuk mund të akuzohet ose dënohet; c) personi është proceduar për një vepër penale, që përfshihet në fushën e zbatimit të këtij ligji, por gjatë procedimit penal ndryshohet cilësimi juridik i veprës dhe vepra e re është jashtë fushës së zbatimit të këtij ligji. Neni 25 Shpenzimet procedurale

  60. 1. Në shpenzimet procedurale përfshihen shpenzimet e sekuestrimit, të administrimit, të konfiskimit, të avokatit, si dhe çdo shpenzim tjetër i dokumentuar rregullisht.

  61. 2. Shpenzimet për sekuestrimin, sipas këtij ligji, parapaguhen nga shteti dhe paguhen nga personi, ndaj pasurive të të cilit vendoset sekuestrimi i pasurisë.

  62. 3. Gjykata, në vendimin përfundimtar të kërkesës për konfiskim, cakton detyrimin për pagimin e shpenzimeve të parapaguara nga shteti.

  63. 4. Shpenzimet e parapaguara nga shteti nuk paguhen, sipas pikës 2 të këtij neni, nëse gjykata nuk vendos masën e konfiskimit të pasurisë.

  64. 5. Për ankesat për shpenzimet procedurale vendos gjykata që ka dhënë vendimin. KREU V VENDIMI, ANKIMI DHE EKZEKUTIMI I MASAVE PARANDALUESE Neni 26 Elementet e vendimit të gjykatës Vendimi i gjykatës për marrjen e masës parandaluese, veç elementeve të parashikuara në nenin 310 të Kodit të Procedurës Civile, përmban edhe: a) llojin e masës parandaluese dhe kohëzgjatjen e saj, nëse masa është caktuar me afat; b) llojin e pasurisë me të gjitha të dhënat, që shërbejnë për identifikimin e saj, përfshirë edhe vendndodhjen, ose çdo gjë tjetër që vlen për ta identifikuar atë; c) parashtrimin e përmbledhur të faktit dhe shkakun ligjor të masës parandaluese; ç) masën e shpenzimeve procedurale, llojin e tyre, si dhe të dhëna për personin, të cilit i ngarkohen ato. Neni 27 Ankimi

  65. 1. Kundër vendimit të gjykatës për sekuestrimin e pasurisë, zgjatjen e afatit të masës së sekuestrimit, revokimit apo të shuarjes së masës së sekuestrimit, mund të bëhet ankim në gjykatën e një niveli më të lartë, sipas afateve dhe kushteve të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile.

  66. 2. Kundër vendimit të gjykatës për konfiskimin e pasurisë mund të bëhet ankim në gjykatën e një niveli më të lartë, sipas afateve dhe kushteve, të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile.

  67. 3. Ankimi, sipas pikës 1 ose 2 të këtij neni, nuk pezullon zbatimin e vendimit, përveçse kur ligji parashikon ndryshe. Neni 28 Ekzekutimi i vendimit të konfiskimit dhe revokimit të sekuestrimit

  68. 1. Vendimi i konfiskimit të pasurive vihet në ekzekutim menjëherë pas shpalljes së tij.

  69. 2. Vendimi i revokimit të masës së sekuestrimit të pasurisë vihet në ekzekutim 15 ditë pas njoftimit të palëve të interesuara.

  70. 3. Gjatë ekzekutimit të vendimit të konfiskimit, gjykata, që ka dhënë vendimin, mund të nxjerrë, në dhomë këshillimi, urdhra për kryerjen e veprimeve të posaçme dhe marrjen e masave të tjera të nevojshme, ku përcakton edhe afatet e mënyrat e kryerjes së veprimeve dhe masat e nevojshme që duhen marrë.

  71. 4. Procedura e ekzekutimit të vendimit të pranimit të kërkesës për konfiskim përjashtohet nga pagesa paraprake e tarifës së shërbimit. Këshilli i Ministrave përcakton rregullat dhe procedurat e hollësishme të bashkëpunimit të shërbimit përmbarimor me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

  72. 5. Vendimi dhe urdhrat e posaçëm zbatohen nga përmbaruesi gjyqësor, i caktuar nga gjykata. Organi drejtues i shërbimit përmbarimor vë në dispozicion të gjykatës lisën e përmbaruesve gjyqësorë të paktën një herë në vit dhe tregon kriteret e caktimit të tyre.

  73. 6. Përmbaruesi gjyqësor raporton kryesisht ose me kërkesë të gjykatës për ekzekutimin e vendimit dhe të urdhrave të posaçëm. KREU VI PËRDORIMI I PASURIVE TË KONFISKUARA Neni 29 Kalimi i pasurive të konfiskuara në pronësi të shtetit

  74. 1. Pasuritë e konfiskuara me vendim gjykate, sipas këtij ligji, kalojnë në pronësi të shtetit.

  75. 2. Vendimi i formës së prerë për konfiskimin e pasurive i dërgohet menjëherë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

  76. 3. Kur vendimi i konfiskimit merr formë të prerë, pasuria kalon në pronësi të shtetit në mënyrë të pakthyeshme. Në këtë rast, zotëruesi i tyre ka të drejtë të kërkojë zhdëmtimin e drejtë, nëse në vijim provohet paligjshmëria apo pabazueshmëria e konfiskimit. Neni 30 Kompetenca për mënyrën e përdorimit të pasurive të konfiskuara

  77. 1. Ministri i Financave, bazuar në rekomandimet e Komitetit Këshillimor Ndëristitucional të Ekspertëve për Masat Kundër Krimit të Organizuar dhe në raportin e vlerësimit tekniko- financiar të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, vendos mënyrën e përdorimit të pasurive të konfiskuara, sipas këtij ligji, në përputhje me kriteret e neneve 32 dhe 33 të këtij ligji.

  78. 2. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, brenda 90 ditëve nga njoftimi i vendimit gjyqësor të parashikuar në pikën 2 të nenit 29 të këtij ligji, i paraqet Ministrit të Financave raportin e vlerësimit tekniko-financiar për çdo pasuri të konfiskuar.

  79. 3. Ministri i Financave, me urdhër, përcakton mënyrën dhe kushtet e përdorimit të pasurive të paluajtshme të konfiskuara dhe nxjerr udhëzimet shoqëruese të përdorimit brenda 30 ditëve nga paraqitja e raportit të vlerësimit tekniko-financiar, por jo më vonë se 120 ditë nga data e njoftimit të vendimit gjyqësor të parashikuar në pikën 2 të nenit 29 të këtij ligji. Neni 31 Detyrat e administratorit të pasurive të konfiskuara Administratori i caktuar nga gjykata, gjatë fazës së sekuestrimit të pasurive, vazhdon ushtrimin e detyrave, në emër dhe për llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për aq kohë sa nuk është zëvendësuar prej saj me një person tjetër. Neni 32 Përdorimi i pasurive të luajtshme dhe i mjeteve monetare Administratori kryen veprimet e nevojshme për të dorëzuar në llogaritë e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara fondet në mjete monetare: a) të konfiskuara, që nuk do të përdoren për administrimin e pasurive të tjera të konfiskuara, ose që nuk do të përdoren për dëmshpërblimin e viktimave të veprave penale të krimit të organizuar; b) të përfituara nga shitja e pasurive të luajtshme, që nuk përdoren në veprimtarinë e personit juridik tregtar dhe të titujve, në vlerën neto, të përfituara nga shitja e pasurive për dëmshpërblimin e viktimave të krimit të organizuar. Nëse procedurat e shitjes nuk janë ekonomike, Ministri i Financave vendos transferimin e pronësisë pa pagesë ose shkatërrimin e pasurisë së konfiskuar nga administratori; c) që përfitohen nga rimarrja e kredive personale, nëse procedura e rimarrjes së tyre nuk është ekonomike ose, kur pas verifikimeve të bëra nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për aftësinë paguese të debitorit. Nëse rezulton se ai nuk ka aftësi paguese, kreditë personale anulohen nga Ministri i Financave. Neni 33 Përdorimi i pasurive të paluajtshme dhe i atyre që shërbejnë për veprimtaritë ekonomike, tregtare dhe profesionale

  80. 1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Financave, përcakton kriteret, masën dhe mënyrën e përdorimit të pasurive të paluajtshme dhe të atyre që shërbejnë për veprimtaritë ekonomike, tregtare dhe profesionale, pjesë e fondit të posaçëm, brenda kufijve të destinimit, të vendosura nga ky ligj.

  81. 2. Këshilli i Ministrave, në nxjerrjen e këtij vendimi, bazohet në parimet e miradministrimit të pronës, të rritjes së efektivitetit të drejtësisë penale, si dhe të rehabilitimit dhe zhdëmtimit të drejtë. Neni 34 Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara

  82. 1. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara është institucioni përgjegjës për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

  83. 2. Rregullat e hollësishme për organizimin, kompetencat dhe funksionimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara caktohen nga Këshilli i Ministrave.

  84. 3. Rregullat e hollësishme për kriteret e vlerësimit, mënyrat dhe procedurat e dhënies në përdorim dhe të tjetërsimit të pasurive të konfiskuara caktohen nga Këshilli i Ministrave. Neni 35 Komiteti Këshillimor Ndërinstitucional i Ekspertëve për Masat Kundër Krimit të Organizuar

  85. 1. Për mbikëqyrjen e administrimit të pasurive të konfiskuara nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, si dhe për marrjen e vendimeve për destinacionin e pasurive të konfiskuara ngrihet dhe funksionon Komiteti Këshillimor Ndërinstitucional i Ekspertëve për Masat Kundër Krimit të Organizuar. Ky komitet mblidhet pranë Ministrisë së Financave.

  86. 2. Komiteti përbëhet nga tetë anëtarë, të propozuar respektivisht nga Ministri i Financave, Ministri i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, ministri që mbulon çështjet e rendit publik, ministri që mbulon çështjet sociale, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Kryetari i Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor dhe Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë. Anëtari i propozuar nga Ministri i Financave është kryetar i komitetit.

  87. 3. Në veprimtaritë e komitetit mund të ftohen të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve publike ose organizatave të tjera, vendase a të huaja, veprimtarë në fusha me interes për zbatimin e këtij ligji.

  88. 4. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara i raporton, të paktën një herë në tre muaj, komitetit për veprimtarinë e saj.

  89. 5. Komiteti, bazuar në prioritetet e përcaktuara në nenin 37 të këtij ligji, jep rekomandime që i drejtohen Ministrisë së Financave për disponimin efektiv të të ardhurave brenda Buxhetit të Shtetit, përfshirë edhe rekomandimin për pagimin e shpenzimeve operative të agjencisë.

  90. 6. Komiteti, të paktën një herë në gjashtë muaj, u kërkon informacion me shkrim institucioneve qendrore, që i kanë në administrim, si dhe të dhëna të hollësishme për gjendjen dhe mënyrën e përdorimit të pasurisë së paluajtshme njësive vendore, që i kanë në pronësi pasuritë e paluajtshme të konfiskuara.

  91. 7. Komiteti mblidhet, së paku, një herë në 3 muaj. Komiteti miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të tij. Neni 36 Raportimi periodik në Këshillin e Ministrave Ministri i Financave, në përfundim të çdo viti financiar, i paraqet Këshillit të Ministrave raportin për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, sipas këtij ligji. Neni 37 Fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit

  92. 1. Të ardhurat e përfituara nga zbatimi i këtij ligji, për vitet financiare 2009-2010, në masën 50 për qind, do të shërbejnë për ngritjen e fondit të posaçëm për parandalimin e kriminalitetit dhe edukimin ligjor. Pas kalimit të këtij afati, fondi i posaçëm dhe masa e tij përcaktohen në legjislacionin buxhetor.

  93. 2. Ky fond shërben për: a) përmirësimin e funksionimit të drejtësisë penale, duke destinuar pasuritë në administrim të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Ministrisë së Drejtësisë; b) përmirësimin e hetimeve paraprake penale të krimit të organizuar dhe zhvillimin e programeve të mbrojtjes së dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, duke destinuar pasuritë në administrim të ministrisë që mbulon çështjet e rendit publik; c) dhënien e ndihmës viktimave të krimit të organizuar dhe të dhunës, si dhe nxitjen e programeve sociale për këto kategori, duke destinuar pasuritë në administrim të ministrisë që mbulon çështjet sociale.

  94. 3. Përveç institucioneve qendrore, përfitues të financimit të projekteve për parandalimin e kriminalitetit mund të jenë: a) njësitë e qeverisjes vendore, ku ndodhen pasuritë e paluajtshme të konfiskuara; b) organizatat jofitimprurëse, që kanë për objekt të veprimtarisë së tyre rehabilitimin social, kulturor e shëndetësor të shtresave në nevojë, veçanërisht atyre të prekura apo të rrezikuara nga krimi, përfshirë organizatat dhe qendrat terapeutike, qendrat e riaftësimit dhe të kurimit të përdoruesve të substancave narkotike, si dhe qendrat e asistencës e të rehabilitimit të viktimave të trafikut të qenieve njerëzore, që, në tri vitet e fundit nga paraqitja e kërkesës, zhvillojnë veprimtari të tilla.

  95. 4. Kërkesat për financimin e projekteve, sipas këtij neni, verifikimi dhe përgatitja e dokumentacionit për mendim në Komitetin Ndërinstitucional të Ekspertëve për Masat Kundër Krimit të Organizuar, si dhe ndjekja e zbatimit të tyre bëhen nga strukturat e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

  96. 5. Ministri i Financave, mbështetur ne rekomandimin e Komitetit Ndërinstitucional të Ekspertëve për Masat Kundër Krimit te Organizuar, me urdhër, përcakton financimin e projektit dhe mënyrat e përdorimit të fondit të vënë në dispozicion të kërkuesit.

  97. 6. Pjesa e fondit, e destinuar sipas pikës 2 të këtij neni, nuk mund të përdoret për shpërblime të funksionarëve të institucioneve përfituese. KREU VII DISPOZITA TË FUNDIT Neni 38 Dispozitë kalimtare Kërkesat për marrjen e masave parandaluese, të paraqitura nga prokurori në gjykatë përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, vazhdojnë të gjykohen, sipas rregullave të këtij ligji. Neni 39 Aktet nënligjore Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 14, 15 pika 2, 28 pika 4, 33 dhe 34 të këtij ligji. Neni 40 Shfuqizime Ligji nr. 9284, datë 30.9.2004 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”, si dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohet. Neni 41 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 30 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.6362, datë 22.12.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

Law No. 10192 on prevention and fight against organized crime and trafficking · Nelum