Law No. 10169 dated 22.10.2009 amending and supplementing Law No. 9482 dated 3.4.2006 on the legalization, urbanization, and integration of non – permitted construction
Made 2009-10-22 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Ligj Nr. 10 169, datë 22.10.2009 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, të ndryshuar.
- Language
- Albanian
- Kind
- Act
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Land and soil
- Keywords
- land-use planning, urban land
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
[Printo] [Google Translate] LIGJ Nr. 10 169, datë 22.10.2009 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9482, DATË 3.4.2006 "PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE", TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme: Neni 1 Pas nenit 17 shtohet neni 17/1 me këtë përmbajtje: "Neni 17/1 Mënyra e pagesës së parcelës ndërtimore të ndërtimit pa leje 1. Pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore të ndërtimit pa leje, në proces legalizimi, bëhet: a) në lekë, në vlerë të plotë monetare; b) me bono privatizimi, në përputhje me dispozitat e neneve 19, 20 e 21 të këtij ligji. 2. Bonot e privatizimit, të përfituara nga ish të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore, kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizimit. 3. Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare, që lidhen me kalimin e së drejtës së pronësisë, bëhen vetëm në lekë.". Neni 2 Në nenin 19, në fund të shkronjës "dh" shtohen fjalët "dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.". Neni 3 Në nenin 20, në fund të shkronjës "ç" shtohen fjalët "dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.". Neni 4 Në nenin 21, në fund të shkronjës "ç" shtohen fjalët "dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.". Neni 5 Në nenin 22 paragrafi i parë, pas fjalëve "zbatohen të njëjtat tarifa" shtohen fjalët "dhe mënyra pagese". Neni 6 1. Në nenin 27, pas shkronjës "ë" shtohet shkronja "f" me këtë përmbajtje: "f) kërkesë e subjektit për mënyrën e pagesës së parcelës ndërtimore të ndërtimit pa leje, në përputhje, përkatësisht, me nenet 19, 20 ose 21 të këtij ligji.". Neni 7 Në nenin 32, pika 1 ndryshohet si më poshtë: "1. Të ardhurat e arkëtuara nga transferimi i pronësisë së parcelave ndërtimore transferohen në Ligjet.org - Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9482, datë 3.4.200... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Ligj:10169:22.10.2009 1 of 2 4/24/2012 4:55 PM Buxhetin e Shtetit për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si fond kompensimi financiar, sipas parashikimeve të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar.". Neni 8 Dispozita kalimtare 1. Personat, të cilët i kanë kryer pagesat për parcelat ndërtimore të ndërtimit pa leje përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, përfitojnë lehtësitë e parashikuara në këtë ligj. 2. Për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur të detyrimit apo për rikthimin e shumave të paguara në lekë, në këmbim të dorëzimit të bonove të privatizimit, personat duhet të paraqesin kërkesë, me shkrim, pranë ALUIZNI-it brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 3. Procedurat dhe afatet e rimbursimit rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 9 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.6320, datë 5.11.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9482, datë 3.4.200... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Ligj:10169:22.10.2009 2 of 2 4/24/2012 4:55 PM