Law No. 10095 supplementing Law No. 9235 of 2004 on restitution and compensation of property, and subsequent amendments
Made 2009-03-12 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Act
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Land and soil
- Keywords
- expropriation, ownership, institution, land tenure, transfer rights, governance, property rights
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI L I G J Nr. 10 095, datë 12.3.2009 PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, bëhen shtesat e mëposhtme: Neni 1 Pas nenit 8/1 shtohet neni 8/2 me këtë përmbajtje: “Neni 8/2 Për tokat e dhëna në përdorim, me qira ose në ndonjë formë tjetër, shoqërive tregtare, ku shteti zotëron pjesë të kapitalit ose aksione, për zhvillimin e veprimtarisë së tyre veprohet si më poshtë: a) Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave, nga sipërfaqja e tokës së dhënë ka të drejtë t’ia shesë shoqërisë, me çmim tregu, sipërfaqen e domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë, sipas kritereve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa sipërfaqja tjetër, nëse ka të tillë, i kthehet fizikisht subjektit të shpronësuar. Kur toka e shitur i është njohur subjektit të shpronësuar, të ardhurat nga shitja i kalojnë atij. Kur toka ka qenë dhe është në pronësi të shtetit, të ardhurat nga shitja kalojnë në fondin e kompensimit. b) Nëse shoqëria refuzon blerjen e tokës, brenda afatit të përcaktuar nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, toka i kthehet fizikisht pronarit të shpronësuar, kur ka të tillë dhe marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë e subjektit rregullohen sipas legjislacionit civil shqiptar. c) Subjektet e shpronësuara, në marrëveshje me shoqëritë tregtare të përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, mund të kompensohen me tokën që këto shoqëri vendosin të blejnë, duke pasur parasysh vlerën e tokës që ka prona e njohur e këtyre subjekteve, si dhe vlerën e tokës që ka në përdorim shoqëria. Marrëveshja ndërmjet subjekteve të shpronësuara dhe shoqërisë depozitohet në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe ekzekutohet nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike. Këshilli i Ministrave harton procedurat e realizimit të kompensimit të parashikuar në këtë paragraf.”. Neni 2 Në fjalinë e dytë të pikës 1 të nenit 23, pas fjalëve “nga të ardhurat e krijuara nga ky ligj” shtohen fjalët “të ardhurat e realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave”. Neni 3 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. K R Y E T A R E Jozefina Topalli (Çoba)