Law No. 10.001 amending and supplementing Law No. 7.908 of 1995 on fisheries and aquaculture
Made 2008-10-06 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Act
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Fisheries and aquaculture
- Keywords
- marine fisheries, inland fisheries, non-governmental entity, fishery management and conservation, offences/penalties, fishing authorization, authorization/permit
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI L I G J Nr.10 001, datë 6.10.2008 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7908, DATË 5.4.1995 “PËR PESHKIMIN DHE AKUAKULTURËN”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I : Në ligjin nr.7908, datë 5.4.1995 “Për peshkimin dhe akuakulturën”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Neni 14 ndryshohet si më poshtë: “Neni 14 Rregullimi i pragut të peshkimit Numri maksimal i licencave të peshkimit detar përcaktohet nga ministria, sipas planit të administrimit të peshkimit.”. Neni 2 Në nenin 15 bëhen këto ndryshime: a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Çdo mjet lundrues, që përdoret për peshkim profesional, pajiset me licencën përkatëse, e cila lëshohet nga ministri, pas miratimit nga bordi i peshkimit, në bazë të kërkesës për ushtrim veprimtarie.”. b) Pika 2 shfuqizohet. 2 Neni 3 Neni 17 shfuqizohet. Neni 4 Në nenin 23, pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Peshkimi sportiv ushtrohet pa licencë.”. Neni 5 Në nenin 25, fjalët “ose sportive” hiqen. Neni 6 Neni 26 ndryshohet si më poshtë: “Neni 26 Cilido, që kërkon të fusë organizma ujorë të gjallë dhe vezë, larva ose rasate të specieve joendemike, në ujërat e Republikës së Shqipërisë, pajiset me leje ose autorizim mjedisor.”. Neni 7 Neni 27 ndryshohet si më poshtë: “Neni 27 Veprimtaria e akuakulturës 1. Veprimtaria e akuakulturës zhvillohet nga subjektet fizike ose juridike, të cilat kanë objekt të veprimtarisë akuakulturën. Personat fizikë ose juridikë, të interesuar për zhvillimin e akuakulturës, tokësore dhe ujore, në pronat publike, u nënshtrohen procedurave të konkurrimit publik. Me fituesin, ministria ose përfaqësuesi i pronës shtetërore lidh kontratë qiraje. Procedurat për lidhjen e kontratës dhe ato të konkurrimit publik nuk zbatohen në rastet kur toka është në pronësi private. 2. Kontrata e qirasë lidhet vetëm kur zbatimi i projektit ndikon në zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe nuk shkakton efekte negative në mjedis. Personat fizikë ose juridikë, të interesuar për zhvillimin e veprimtarisë së akuakulturës, pajisen me leje ose autorizim mjedisor. 3. E drejta e përdorimit të tokave, në pronësi shtetërore, për zhvillimin e veprimtarisë së akuakulturës, përcaktohet në kontratë, pasi merret, për territorin në fjalë, edhe mendimi i organeve përkatëse. 4. E drejta e përdorimit të sipërfaqeve ujore të Republikës së Shqipërisë për zhvillimin e veprimtarisë së akuakulturës përcaktohet në kontratën e qirasë. 3 5. Sipërfaqet ujore të Republikës së Shqipërisë u jepen me qira personave juridikë e fizikë, për të ushtruar veprimtarinë e akuakulturës intensive, me synim shfrytëzimin e këtyre sipërfaqeve, në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm. Procedurat dhe vlerat e qirasë, sipas kategorive ujore, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. 6. Në kontratën e qirasë, për rastet e përcaktuara në pikat 3 e 5 të këtij neni, jepen dhe kushtet e qirasë, përveç rasteve kur kjo është e parashikuar nga ligjet në fuqi. Vlerësimi i tokave shtetërore për qëllime të akuakulturës klasifikohet në një kategori me tokat bujqësore, sipas ligjeve në fuqi.”. Neni 8 Neni 28 riformulohet si më poshtë: “Neni 28 Kushtet e ushtrimit të veprimtarisë së akuakulturës Në ushtrimin e veprimtarisë së akuakulturës, ministria mund të vendosë kushte për secilën nga pikat e mëposhtme: a) struktura, pajisjet dhe mirëmbajtja e impianteve; b) zonat ku do të zhvillohet veprimtaria; c) sasia dhe cilësia e ushqimeve që do të përdoren; ç) përdorimi i lëndëve kimike; d) mbajtja e regjistrave dhe paraqitja e informacioneve; dh) sinjalizimi i sëmundjeve që shfaqen; e) sasia, cilësia dhe llojet e të vegjëlve që mund të futen e përdoren; ë) shkarkimi i çfarëdo lloj materiali nga impiantet; f) kontrolli i cilësisë së ujit; g) transporti i peshkut; gj) domosdoshmëria e një licence të veçantë për veprimtaritë e lidhura me akuakulturën; h) kufizimi i zonës ku do të zhvillohet veprimtaria; i) sigurimet e detyrueshme.”. Neni 9 Neni 29 ndryshohet si më poshtë: “Neni 29 Kohëzgjatja e kontratës 1. Kohëzgjatja e kontratave për sipërfaqet tokësore është deri në 20 vjet dhe për sipërfaqet ujore deri në 10 vjet. Pas mbarimit të afatit ato mund të rinovohen. 2. Në kontratë parashikohen afatet, brenda të cilave duhet të fillojnë e të përfundojnë veprat për ushtrimin e veprimtarisë. Në çdo rast, veprat duhet të përfundohen brenda tre vjetëve nga çasti i nënshkrimit të kontratës.”. 4 Neni 10 Titulli i kreut VII ndryshohet si më poshtë: “KREU VII PESHKIMI NË LAGUNAT BREGDETARE DHE NË UJËRAT E BRENDSHME”. Neni 11 Në nenin 31, pas pikës 5 shtohet pika 6 me këtë përmbajtje: “6. Për ujërat e brendshme, e drejta e peshkimit fitohet nëpërmjet konkurrimit publik. Në ato kategori ujore, të shpallura si zona bashkëmenaxhimi, ku ekzistojnë organizatat e menaxhimit të peshkimit (OMP), kontrata lidhet me OMP-në, e cila pajis anëtarët e vet peshkatarë me dokumentacionin përkatës të anëtarësisë.”. Neni 12 Në nenin 32, shkronjat “ë”, “f” e “j” ndryshohen si më poshtë: “ë) kushtet për lëshimin dhe rinovimin e licencave të peshkimit profesional; f) krijimin dhe mbajtjen pranë ministrisë të arkivit të licencave të peshkimit; j) peshkimin sportiv e, në veçanti, llojet, pajisjet, zonat, periudhat, ushtrimin e kësaj veprimtarie në ujërat e brendshme, përdorimin e mjeteve lundruese, kushtet për përdorimin e pushkës nënujore.”. Neni 13 Në nenin 39 bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Pika 14 ndryshohet si më poshtë: “14. Cilido, që zhvillon veprimtari peshkimi sportiv, me përdorim të një mjeti lundrues, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 23 të këtij ligji dënohet me gjobë nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë.”. b) Në pikën 16, fjalët “ose sportiv” hiqen. c) Pika 17 ndryshohet si më poshtë: “17. Cilido, që zhvillon veprimtari akuakulture në kundërshtim me nenin 27 të këtij ligji dënohet me gjobë: i) 50 mijë lekë, nëse kapacitetet prodhuese janë deri në 30 tonë peshk; ii) 100 mijë lekë, nëse kapacitetet prodhuese janë deri në 50 tonë peshk; iii) 500 mijë lekë, nëse kapacitetet prodhuese janë mbi 50 tonë peshk.”. ç) Në pikën 18, fjalët “sipas nenit 23” zëvendësohen me fjalët “sipas nenit 19”. d) Pika 19 shfuqizohet. 5 Neni 14 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. K R Y E T A R E Jozefina Topalli (Çoba)