Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law n. 28/2022 on some additions and amendments to Law n. 10 463, dated 22.9.2011, on Integrated waste management

Made 2022-03-17 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

research.laws.repealedOn

About this law

Original title
Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar.
Language
Albanian
Kind
Act
Country
Albania
Subjects
Waste and hazardous substances
Keywords
offences/penalties, packaging/labelling, plastic, waste management

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. LIGJ Nr. 28/2022 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 463, DATË 22.9.2011, “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, VENDOSI: Në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 3 pas pikës 38 shtohen pikat 38/1, 38/2, 38/3 dhe 38/4 me këtë përmbajtje: 38/1. “Plastik” është një polimer të cilit mund t’i jenë shtuar aditivë apo substanca nga lëndë të tjera dhe është i aftë të kryejë funksionin kryesor lidhës të komponentit strukturor të një qeseje mbajtëse. 38/2. “Qese plastike mbajtëse” është qesja mbajtëse, transportuese me ose pa vesh, e prodhuar nga plastika, me trashësi për çdo anë më të vogël se 70 mikronë dhe me kapacitet mbajtës më të vogël se 10 kilogramë. 38/3. “Qese plastike mbajtëse e oxo-degradueshme ose e oxo-biodegradueshme” është qesja plastike mbajtëse e prodhuar nga materiale që përfshijnë aditivë të cilët katalizojnë copëzimin e materialit plastik në mikro-fragmente. 38/4. “Qese plastike mbajtëse higjieno-sanitare” është qesja plastike mbajtëse apo transportuese pa vesh, e cila shërben për grumbullimin, paketimin dhe/ose transportimin e mbetjeve.”. Neni 2 Në nenin 16 pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Masat e nevojshme që merr çdo person juridik apo fizik, i cili zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet ose importon produkte (prodhuesi i produktit) mbi baza profesionale, për të mbajtur përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesit, miratohen me ligj të posaçëm.”. Neni 3 Në nenin 29 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: “3. Përveç nga sa parashikohet në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, ndalohet përdorimi, hedhja në treg, prodhimi, importimi ose futja në territorin e Republikës së Shqipërisë e qeseve plastike mbajtëse, si dhe e qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme sipas përcaktimeve të këtij ligji. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit, përcakton masat e hollësishme dhe institucionet shtetërore përgjegjëse për zbatimin e kësaj pike.”. Neni 4 Në nenin 62 pas pikës 25 shtohet pika 25/1 me këtë përmbajtje: “25/1. Çdo person që hedh në treg, prodhon, importon ose fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 500 000 (pesëqind mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara. Kur personi i cili është dënuar me gjobë në vlerën 500 000 (pesëqind mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara konstatohet se hedh në treg, prodhon, importon ose fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara. Kur personi i cili është dënuar me gjobë në vlerën 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara konstatohet se hedh në treg, prodhon, importon ose fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, dënohet me revokimin e lejes/licencës së prodhimit dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara.”. Neni 5 Dispozitë kalimtare 1. Subjektet të cilat para hyrjes në fuqi të këtij ligji prodhojnë, importojnë ose hedhin në treg në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 qershor 2022. 2. Subjektet të cilat fusin ose përdorin në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 qershor 2022. 3. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji të nxjerrë aktin nënligjor në zbatim të pikës 3, të nenit 29, të këtij ligji. Neni 6 Shfuqizime Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, çdo dispozitë ligjore që bie ndesh me përcaktimet e tij shfuqizohet. Neni 7 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYETARE Lindita Nikolla Miratuar më datë 17.3.2022.

Law n. 28/2022 on some additions and amendments to Law n. 10 463, dated 22.9.2011, on Integrated waste management · Nelum