Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law 80/2017 amending and supplementing Law 64/2012 on fishery, as amended

Made 2017-04-05 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Ligj Nr. 80/2017 për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin Nr. 64/2012, “për Peshkimin”, të Ndryshuar.
Language
Albanian
Kind
Act
Country
Albania
Subjects
Fisheries and aquaculture
Keywords
inspection, monitoring, enforcement/compliance

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1. Ndalohen peshkimi, mbajtja në bord, transitimi në barkë dhe anije, zbarkimi i qëllimtë dhe hedhja në treg ose për konsum, në çdo periudhë, zonë e me çfarëdo lloj mjeti a pajisjeje, i këtyre organizmave ujorë: 1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me: - Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 1224/2009, datë 20 nëntor 2009, “Për krijimin e një sistemi komunitar të kontrollit për të siguruar respektimin e rregullave të politikës së përbashkët të peshkimit, që ndryshon Rregulloret (KE) nr. 847/96, (KE) nr. 2371/2002, (KE) nr. 811/2004, (KE) nr. 768/2005, (KE) nr. 2115/2005, (KE) nr. 2166/2005, (KE) nr. 388/2006, (KE) nr. 509/2007, (KE) nr. 676/2007, (KE) nr. 1098/2007, (KE) nr. 1300/2008, (KE) nr. 1342/2008 dhe që shfuqizon Rregulloret (KEE) nr. 2847/93, (KE) nr. 1627/94 dhe (KE) nr. 1966/2006”, e ndryshuar”, numri CELEX 32009R1224, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L, nr. 343, datë 22.12.2009, faqe 1-50. - Rregulloren (BE) nr. 1380/2013 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 11 dhjetor 2013, “Mbi politikën e përbashkët të peshkimit, që ndryshon Rregulloret e Këshillit (KE) nr. 1954/2003 dhe (KE) nr. 1224/2009 dhe shfuqizon Rregulloret e Këshillit (KE) nr. 2371/2002 dhe (KE) nr. 639/2004 dhe Vendimin e Këshillit 2004/585/KE”, e ndryshuar”, Numri CELEX: 32013R1380, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L, nr. 354, datë 28.12.2013, faqe 22-61. - Rregulloren (BE) 2015/2102 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 28 tetor 2015 që ndryshon Rregulloren (BE) nr. 1343/2011 mbi disa dispozita për peshkimin në fushën e marrëveshjes GFCM (Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun), Numri CELEX: 32015R2102, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L, nr. 308, datë 25.11.2015, faqe 1-10. - Vendimin zbatues të Komisionit (BE) 2016/1251, datë 12 korrik 2016, ”Për miratimin e një programi shumëvjeçar të Bashkimit për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të akuakulturës për periudhën 2017- 2019”, Numri CELEX: 32016D1251, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L, nr. 207, datë 1.8.2016, faqe 113-177. a) korani i lumit - Salmo letnica lumi; b) koralet (Corallium spp.); c) trofta - Salmo trutta magrostigma; Salmo marmoratus; ç) blinjtë -Acipenser sturio; Acipenser naccarii; d) peshkaqenët - Cetorhinus maximus, Carcharodon carcharias; dh) lopa e detit - Mobula mobular; e) gurëshpuesi (dateri) - Lithophaga lithophaga; ë) sfungjerët (spongidae); f) gjitarët e detit (balenat, delfinët dhe fokat); g) breshkat e detit (Carretta carretta, Chelonia mydas dhe Dermochelys coreacea); gj) breshkat e ujit të ëmbël (Emys orbicularis, Mauremys caspica); h) zogjtë detarë. Me vendim të Këshillit të Ministrave, kësaj liste i shtohen lloje të tjera që mund të përcaktohen si të rrezikuara.

  2. 2. Kapitenët e anijeve të peshkimit lëshojnë menjëherë zogjtë detarë të kapur në mënyrë aksidentale nga mjetet e peshkimit.

  3. 3. Për sa është e mundur, ekzemplarët e specieve, sipas shkronjave “a” deri në “dh” dhe “ë” deri në “h”, të pikës 1, të këtij neni, të kapur në mënyrë aksidentale nga mjetet e peshkimit, trajtohen me kujdes në bordin e anijes së peshkimit dhe lëshohen të gjallë në ujë e të padëmtuar.

  4. 4. Kapitenët e anijeve të peshkimit nuk zbarkojnë në tokë speciet e mësipërme, me përjashtim të rasteve kur bëjnë pjesë në një program të miratuar për shpëtimin dhe mbrojtjen e tyre ose në rast se është e nevojshme për të mundësuar shërimin e tyre, kur ato janë të plagosura, pasi inspektorati që mbulon fushën e peshkimit të jetë i informuar përpara se anija e peshkimit të hyjë në port.

  5. 5. Përjashtohen nga pika 1, e këtij vendimi, llojet e mbrojtura të organizmave ujorë, sipas kushteve të nenit 30, të ligjit nr. 103/2016, “Për akuakulturën.”. Neni 4 Neni 121 ndryshohet si më poshtë: “Neni 121 Autoriteti i inspektimit të peshkimit

  6. 1. Autoriteti i inspektimit të peshkimit është inspektorati që mbulon fushën e peshkimit.

  7. 2. Inspektorët që mbulojnë fushën e peshkimit kryejnë inspektimin mbi baza jodiskriminuese, në det, në porte, gjatë transportit, gjatë procesit të përpunimit dhe në tregun e shitjes së peshkut e të nënprodukteve të tij.

  8. 3. Ministri përcakton rregullat përkatëse për kompetencat e inspektorëve që mbulojnë fushën e peshkimit, për inspektimin e peshkimit, si pjesë përbërëse e inspektoratit shtetëror kompetent, bazuar në këtë ligj dhe në ligjin nr. 10 433, datë 10.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

  9. 4. Ministri harton e miraton rregulloren dhe manualin e detyrave e të përgjegjësive të inspektorëve për peshkimin, në bashkëpunim me inspektoratin shtetëror.”. Neni 5 Në nenin 122 bëhen shtesat si më poshtë: a) Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: “3. Inspektorët që mbulojnë fushën e peshkimit kryejnë inspektimet, duke shkaktuar sa më pak shqetësime apo pengesa për anijen e peshkimit, aktivitetin e subjektit të peshkimit apo për mjetet e transportit dhe aktivitetet e tyre për magazinimin, përpunimin dhe marketimin e zënieve.”; b) Pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje: “5. Inspektorët që mbulojnë fushën e peshkimit bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, organet tatimore dhe doganore, Policinë Bashkiake, Rojën Bregdetare, kapitaneritë e porteve, QNOD-in, Autoritetin Kombëtar të Ushqimit si dhe çdo autoritet tjetër përgjegjës, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.”. Neni 6 Neni 125 ndryshohet si më poshtë: “Neni 125 Vëzhguesit dhe monitoruesit

  10. 1. Ministri cakton specialistë të sektorit të peshkimit, të ministrisë ose strukturave të saj të varësisë, të enteve kërkimore publike e private, me detyrën vëzhgues, i cili: a) duhet të pajiset me një dokument identifikimi, të lëshuar nga ministri, i detyrueshëm për t’u mbajtur me vete në çdo kohë gjatë kryerjes së detyrës. Këtë dokument vëzhguesi ka për detyrë t’ua tregojë pronarëve të subjekteve ose kapitenëve të anijeve të peshkimit, kur kërkojnë të hipin në një anije peshkimi që ndodhet në ujërat shqiptare, ose kur kërkojnë të kryejnë intervista në lidhje me aktivitetin e peshkimit në territorin shqiptar; b) i caktuar sipas këtij ligji, gëzon të njëjtën mbrojtje si inspektori i peshkimit.

  11. 2. Vëzhguesi ka për detyrë: a) të vëzhgojë zënien, trajtimin dhe përpunimin e burimeve ujore e veprimtaritë e lidhura me to, si dhe të regjistrojë të dhënat në lidhje me këto veprimtari; b) të grumbullojë dhe të regjistrojë informacionin biologjik e informacionet e tjera të lidhura me aktivitetin që rregullohet nga ky ligj; c) të grumbullojë mostra të burimeve ujore të peshkuara; ç) të raportojë në drejtori për të gjitha vëzhgimet dhe informacionin e marrë sipas këtij neni; d) të kryejë edhe aktivitete të tjera, të cilat përcaktohen nga drejtoria e peshkimit; dh) në rast se vëzhguesi vepron në zbatim të rregullave të një marrëveshjeje ndërkombëtare, të ndërmarrë ato aktivitete, për të cilat është rënë dakord ndërmjet ministrisë dhe autoritetit përkatës të këtij autoriteti, të shprehur në marrëveshje, por që nuk janë në kundërshtim me shkronjat “a” deri në “ç”, të kësaj pike.

  12. 3. Ministria i kërkon personit mbajtës të lejes së peshkimit profesional ose kapitenit të një vendi tjetër: a) të pranojë një vëzhgues peshkimi në bordin e anijes së peshkimit; b) të pranojë vëzhguesit e peshkimit në çdo pronë dhe në mjediset e përdorura për shfrytëzimin e burimeve ujore detare; c) të lejojë vëzhguesit e peshkimit, të përmendur në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike, të kenë akses në të gjitha pjesët e strukturave tokësore, anijet e peshkimit dhe lokaleve, si dhe tek të dhënat, dokumentet për burimet ujore detare që gjenden atje; ç) të sigurojë akomodim të arsyeshëm për vëzhguesit e peshkimit, të përmendur në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike; d) të lejojë vëzhguesit e peshkimit, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të kësaj pike, të përdorin të gjitha pajisjet e nevojshme për kryerjen e funksioneve të tij ose të saj.

  13. 4. Monitoruesit janë pjesë e strukturës së ministrisë dhe mbledhin informacione apo statistika, siç kërkohet nga drejtoria e peshkimit, në përputhje me kërkesat e Komisionit Europian dhe Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun, sipas specifikimeve të nenit 93, dhe mund: a) të hipin në bordin e çdo anijeje peshkimi, me qëllim të mbledhjes së informacionit të peshkimit; b) të intervistojnë dhe të marrin informacione të tilla nga pronarët, kapitenët dhe peshkatarët e anijeve të peshkimit shqiptare të regjistruara.

  14. 5. Monitoruesit e peshkimit u nënshtrohen kërkesave të konfidencialitetit, sipas nenit 96 të këtij ligji. Neni 7 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 4.5.2017 Shpallur me dekretin nr. 10334, datë 18.5.2017 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law 80/2017 amending and supplementing Law 64/2012 on fishery, as amended · Nelum