Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law 7/2018 amending and supplementing Law 43/2015 on the electric power sector

Made 2018-02-15 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
LIGJ Nr. 7/2018 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 43/2015, “PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE” .
Language
Albanian
Kind
Act
Country
Albania
Subjects
Energy
Keywords
energy conservation/energy production, enforcement/compliance, procedural matters

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1. Pika 50 ndryshohet si më poshtë: “50. “Operimi i tregut” është veprimtaria që kryen operatori i tregut për organizimin dhe operimin e tregut të energjisë elektrike të ditës në avancë dhe të tregut të energjisë elektrike brenda së njëjtës ditë.”.

  2. 2. Pika 51 ndryshohet si më poshtë: “51. “Operatori i tregut” është subjekti i licencuar nga ERE për organizimin dhe operimin e tregut të ditës në avancë dhe të tregut brenda së njëjtës ditë.”.

  3. 3. Pas pikës 88 shtohen pikat 89, 90 dhe 91 me këtë përmbajtje: “89. “Tregu i ditës në avancë” është tregu i energjisë elektrike, ku paraqitja e kërkesave dhe ofertave mund të bëhet ditën para asaj të livrimit, në intervalin kohor nga një orë e caktuar nga operatori i tregut deri në mbylljen e portës.

  4. 90. “Tregu brenda së njëjtës ditë” është tregu i energjisë elektrike për tregtimin e vazhdueshëm të produkteve, ku paraqitja e kërkesave dhe ofertave mund të bëhet deri në një orë para livrimit.

  5. 91. “Kompensimi financiar (clearing)” është procesi i likuidimit financiar të pagesave për produktet e tregtuara në tregun e energjisë elektrike, sipas parashikimeve të rregullave të tregut.”. Neni 2 Në nenin 57 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

  6. 1. Në pikën 1, fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë: “Operatori i tregut është struktura përgjegjëse për menaxhimin dhe administrimin e tregut të organizuar ndërmjet platformës së tregut, në bazë të ditës në avancë dhe brenda së njëjtës ditë, si dhe për të gjitha aktivitetet e lidhura me të, duke përfshirë edhe aktivitetin e kompensimit financiar (clearing) mes pjesëmarrësve të tregut, në përputhje me rregullat dhe modelin e tregut. Operatori i tregut do të jetë Bursa Shqiptare e Energjisë.”.

  7. 2. Pas pikës 1 shtohen pikat 1/1, 1/2 dhe 1/3 me këtë përmbajtje: “1/1. Operatori i tregut krijohet në formën e shoqërisë aksionare nga OST-ja ose nga OST-ja dhe persona juridikë të tjerë, sipas parashikimeve të pikës 1/2 të këtij neni. Krijimi, forma ligjore, struktura e pronësisë së kapitalit e operatorit të tregut miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për energjinë dhe ministrit që ushtron të drejtat e pronarit te shoqëria OST sh.a., brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 1/2. Personat juridikë që marrin pjesë në kapitalin aksionar të operatorit të tregut duhet të jenë operatorë me aktivitet ndërkombëtar me reputacion të mirë dhe me përvojë në operimin e tregjeve të organizuara të energjisë në Europë, të cilët operojnë në përputhje me rregullat dhe modelin shqiptar të tregut, institucione financiare ndërkombëtare dhe/ose operatorë të sistemeve të transmetimit të energjisë elektrike. Procedurat për përzgjedhjen e këtij subjekti apo këtyre subjekteve, si dhe kriteret e posaçme që duhet të përmbushin këto subjekte miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për energjinë, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 1/3. Operatori i tregut, pa kufizim, mund të nënkontraktojë palë të treta, me qëllim ofrimin e shërbimeve për operimin e platformës elektronike të tregut të ditës në avancë dhe tregut brenda së njëjtës ditë, si dhe për ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura me të, përfshirë shërbimet e pagesave dhe kompensimit financiar (clearing) të pjesëma-rrësve të tregut. Këto palë të treta duhet të jenë operatorë ndërkombëtarë me reputacion të mirë, me përvojë të gjatë në tregjet e huaja për ofrimin e shërbimeve të ngjashme, në përputhje me modelin e tregut shqiptar dhe rregullat e tregut. Në rastet kur një ose disa institucione të Republikës së Shqipërisë, ose ente/shoqëri publike të themeluara sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë nuk zotërojnë më shumë se gjysmën e kapitalit të regjistruar të operatorit të tregut dhe/ose nuk kontrollojnë më shumë së gjysmën e të drejtave të votës të lidhura me aksionet në kapitalin e operatorit të tregut dhe/ose nuk emërojnë më shumë se gjysmën e anëtarëve të këshillit të administrimit apo të këshillit mbikëqyrës të operatorit të tregut, operatori i tregut nuk është autoritet kontraktor, në kuptim të pikës 14, të nenit 3, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe për pasojë nuk i nënshtrohet fushës së zbatimit të atij ligji.”. Neni 3 Në nenin 86, pas pikës 5, shtohet pika 6, me këtë përmbajtje: “6. Klienti fundor që furnizohet nga furnizuesi i mundësisë së fundit dhe që në kuptim të nenit 109, të këtij ligji, del për herë të parë në treg të liberalizuar, është i detyruar të lidhë një kontratë furnizimi me një furnizues të ri, brenda 2 viteve nga fillimi i kontratës së furnizimit nga furnizuesi i mundësisë së fundit. Në përfundim të kësaj periudhe, operatori i sistemit ndërpret furnizimin me energji elektrike të këtij klienti. Për qëllime të përcaktimit të fillimit të afatit, sipas kësaj dispozite, llogaritja e afateve fillon nga e nesërmja e ditës kur operatori i rrjetit njofton klientin, në përputhje me parashikimet e nenit 109, të këtij ligj, për plotësimin e kushteve teknike të instalimit të sistemit të matjes për daljen në treg të liberalizuar.”. Neni 4 Në nenin 99, pika 3, fjalët “operatori i tregut” zëvendësohen me fjalën “OST”. Neni 5 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 15.2.2018 Shpallur me dekretin nr. 10735, datë 2.3.2018, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Law 7/2018 amending and supplementing Law 43/2015 on the electric power sector · Nelum