Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Law 6/2018 amending and supplementing Law No. 111/2012 on the Integrated Management of Water Resources

Made 2018 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

research.laws.repealedOn

About this law

Original title
LIGJ Nr. 6/2018 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 111/2012 “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË BURIMEVE UJORE”.
Language
Albanian
Kind
Act
Country
Albania
Subjects
Water
Keywords
institution, integrated management, governance, policy/planning, procedural matters, water resources management

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1. Në pikat 1, 15, 31, 32, 33, 61 dhe 64, fjalët “nr. 10 431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit” zëvendësohen me fjalët “për mbrojtjen e mjedisit”.

  2. 2. Pika 8 ndryshohet si më poshtë: “8. “Brigjet” janë rripat anësorë të tokës përgjatë deteve, liqeneve, rezervuarëve, lagunave dhe pellgjeve, si dhe përgjatë rrjedhës së shtratit të lumenjve e përrenjve.”.

  3. 3. Në pikën 18, fjalët “ligjin nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”” zëvendësohen me fjalët “ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.

  4. 4. Në pikat 22, 24 dhe 42, fjalët “nr. 10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” zëvendësohen me fjalët “për licencat, autorizimet dhe lejet”.

  5. 5. Në pikën 23, fjalët “ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”” zëvendësohen me fjalët “ligjit për lejet e mjedisit”.

  6. 6. Në pikën 25, pas fjalëve “për mbrojtjen e mjedisit” shtohen fjalët “, dhe ashtu siç mund të ndryshojë”.

  7. 7. Pikat 29 dhe 30 shfuqizohen.

  8. 8. Pika 42 ndryshohet si më poshtë: “42. “QKB” është Qendra Kombëtare e Biznesit, sipas përcaktimit të ligjit nr. 131/2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”.

  9. 9. Pika 60 ndryshohet si më poshtë: “60. “Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU)” është organi qendror përgjegjës për menaxhimin e integruar të burimeve ujore.”.

  10. 10. Në pikat 91 dhe 92, fjalët “ligjin nr. 8906, datë 6.6.2002, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar” zëvendësohen me fjalët “ligjin për zonat e mbrojtura”.

  11. 11. Pas pikës 94 shtohet pika 95 me këtë përmbajtje: “95. “Menaxhimi i përgjithshëm, si pjesë e ciklit të menaxhimit të integruar të burimeve ujore”, është koordinimi i të gjitha institucioneve dhe/ose strukturave shtetërore, veprimtaria e të cilave lidhet me përdorimin, shpërndarjen, mbrojtjen, menaxhimin, kontrollin e cilësisë, ushtrimin e veprimtarive në brigje apo në shtratin e burimeve ujore.”. Neni 2 Në nenin 7 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

  12. 1. Në pikën 1 bëhen këto ndryshime: a) Shkronja “c” shfuqizohet. b) Në shkronjën “ç”, emërtimi “Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit” zëvendësohet me emërtimin “Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore”.

  13. 2. Pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Menaxhimi i integruar i burimeve ujore në nivel baseni bëhet nëpërmjet: a) këshillave të baseneve ujore; b) zyrave të administrimit të baseneve ujore, degë të AMBU-së.”. Neni 3 Neni 8 ndryshohet si më poshtë: “Neni 8 Këshilli i Ministrave

  14. 1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e Kryeministrit, miraton: a) përbërjen dhe rregulloren e funksionimit të Këshillit Kombëtar të Ujit; b) mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore.

  15. 2. Këshilli i Ministrave, pas miratimit paraprak në Këshillin Kombëtar të Ujit, me propozimin e Kryeministrit: a) miraton Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Burimeve Ujore; b) emëron një komision të posaçëm për administrimin e ujërave ndërkufitare; c) përcakton kufijtë territorialë të çdo baseni ujor të Republikës së Shqipërisë, si dhe qendrën e përbërjen e këshillit të secilit prej tyre; ç) miraton kufijtë hidrografikë të baseneve ujore; d) miraton planet e menaxhimit të baseneve ujore; dh) përcakton zonat, distancat dhe gjerësinë e brigjeve të burimeve ujore.”. Neni 4 Në nenin 9 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

  16. 1. Në pikën 3 bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Në shkronjën “ç”, paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë: “ç) çdo autoritet kontraktor, përpara se të nisë një procedurë koncesioni për përdorimin e burimeve ujore, duhet të marrë miratimin, në parim, nga Këshilli Kombëtar i Ujit.”. b) Shkronja “d” ndryshohet si më poshtë: “d) miraton rregulloren e Këshillit të Basenit Ujor.”.

  17. 2. Pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje: “4. Aktet me karakter normativ të Këshillit Kombëtar të Ujit botohen në Fletoren Zyrtare.”. Neni 5 Neni 10 shfuqizohet. Neni 6 Neni 11 ndryshohet si më poshtë: “Neni 11 Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore

  18. 1. Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore është person juridik shtetëror, që financohet nga buxheti i shtetit. AMBU-ja organizohet në nivel qendror dhe në nivel baseni ujor nëpërmjet zyrave të administrimit të baseneve ujore.

  19. 2. Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka këto kompetenca: a) harton dhe zbaton politika, strategji, plane, programe dhe projekte, që synojnë menaxhimin e integruar të burimeve ujore, ruajtjen sasiore dhe cilësore, si dhe konsolidimin e mëtejshëm të tyre; b) zbaton dispozitat e marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare për burimet ujore dhe ato ndërkufitare, palë e të cilave është edhe Republika e Shqipërisë; c) ushtron funksionet e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit; ç) i propozon Këshillit Kombëtar të Ujit dhënien me koncesion të burimeve ujore; d) i propozon Këshillit Kombëtar të Ujit dhënien e lejeve dhe autorizimeve për përdorimin e ujit dhe shkarkimeve, kur veprimtaria kryhet jashtë kufirit të një baseni të vetëm; dh) harton inventarin kombëtar të burimeve ujore, si në aspektin sasior, ashtu edhe në atë cilësor; e) harton dhe ndjek zbatimin e planeve të menaxhimit të baseneve ujore; ë) harton dhe ndjek zbatimin e planeve të menaxhimit për ujërat ndërkufitare; f) është përgjegjëse për veprimtarinë ekonomike të burimeve ujore; g) kërkon nga organet dhe institucionet shtetërore, agjencitë dhe entet publike informacion, të dhëna teknike, analiza apo mbështetje tekniko-konsultative që shërbejnë për nevojat e administrimit dhe të menaxhimit të burimeve ujore; gj) nxit pjesëmarrjen e përdoruesve të ujit në drejtimin dhe administrimin e burimeve ujore; h) nxit studime e kërkime për zhvillimin e të rejave teknike që lidhen me përdorimin, zbulimin, shfrytëzimin, ruajtjen, trajtimin, mbrojtjen, administrimin dhe përdorimin efikas të burimeve ujore; i) në bashkëpunim me institucionet kërkimore-shkencore, përcakton fushat e kërkimit dhe të studimit për burimet ujore, si dhe fondet përkatëse për to; j) bashkërendon dhe kontrollon punën e organeve vendore të menaxhimit të burimeve ujore; k) kundërshton në gjykatë vendimet e Këshillit të Basenit Ujor.

  20. 3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e Kryeministrit, përcakton kompetenca të tjera përveç atyre të parashikuara në pikën 1 të këtij neni.”. Neni 7 Në nenin 12, pika 3 shfuqizohet. Neni 8 Në nenin 13 bëhen këto ndryshime:

  21. 1. Në titullin e nenit, fjalët “Agjencia e Basenit Ujor” zëvendësohet me fjalët “zyrat e administrimit të baseneve ujore”.

  22. 2. Në pikën 1, emërtimi “Agjencia e Basenit Ujor” zëvendësohet me emërtimin “Zyra e Administrimit të Basenit Ujor” dhe fjala “ministrisë” zëvendësohet me emërtimin “Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore”.

  23. 3. Në pikën 2, emërtimi “Agjencia e Basenit Ujor” zëvendësohet me emërtimin “Zyra e Administrimit të Basenit Ujor”. Neni 9 Në nenin 16 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

  24. 1. Në pikën 5, fjalët “sekretariatit teknik” zëvendësohen me fjalët “Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore”.

  25. 2. Pas pikës 5 shtohet pika 6 me këtë përmbajtje: “6. Këshilli i Ministrave, me propozimin e Kryeministrit, pas miratimit paraprak nga Këshilli Kombëtar i Ujit, miraton kërkesat për përmbajtjen, zhvillimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Burimeve Ujore.”. Neni 10 Në nenin 17, pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e Kryeministrit, pas miratimit paraprak nga Këshilli Kombëtar i Ujit, miraton kërkesat për përmbajtjen, zhvillimin dhe zbatimin e planeve të menaxhimit të baseneve.”. Neni 11 Në nenin 20, në fjalinë e parë, fjala “Ministria” zëvendësohet me emërtimin “Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore”. Neni 12 Në nenin 21 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

  26. 1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Administrimi i ujërave ndërkufitare kryhet nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, në bazë të planeve të menaxhimit për ujërat ndërkufitare, të miratuara nga Këshilli i Ministrave.”.

  27. 2. Në pikën 2 bëhen këto ndryshime dhe shtesa: a) Shkronja “a” shfuqizohet. b) Pas shkronjës “dh” shtohet shkronja “e” me këtë përmbajtje: “e) programi i masave për zbatimin e këtyre planeve.”. Neni 13 Në nenin 22, pika 2, fjalët “me propozimin e Këshillit Kombëtar të Ujit, nëpërmjet ministrit” zëvendësohen me fjalët “me propozimin e Kryeministrit, pas miratimit paraprak të Këshillit Kombëtar të Ujit”. Neni 14 Neni 23 shfuqizohet. Neni 15 Në nenin 24, shkronja “f”, pas fjalëve “zbatimin e” shtohen fjalët “strategjisë dhe”. Neni 16 Në nenin 25, pika 3, fjalët “me propozim të ministrit” zëvendësohen me fjalët “me propozimin e Kryeministrit”. Neni 17 Në nenin 26 bëhen këto ndryshime:

  28. 1. Pika 3 ndryshohet si më poshtë: “3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e Kryeministrit, pas miratimit paraprak nga Këshilli Kombëtar i Ujit, përcakton ujërat, sipas klasifikimit të tyre.”.

  29. 2. Në pikën 4, emërtimi “ministri” zëvendësohet me emërtimin “Këshilli Kombëtar i Ujit”. Neni 18 Në nenin 27 bëhen këto ndryshime:

  30. 1. Në pikat 1 dhe 2, emërtimi “ministri” zëvendësohet me emërtimin “Këshilli Kombëtar i Ujit”.

  31. 2. Në pikën 1, emërtimi “Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit” zëvendësohet me emërtimin “Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore”. Neni 19 Në nenin 28 bëhen këto ndryshime:

  32. 1. Në pikën 1, fjalët “ligjit nr. 10 431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”” zëvendësohen me fjalët “ligjit për mbrojtjen e mjedisit”.

  33. 2. Pika 4 ndryshohet si më poshtë: “4. Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore identifikon trupat ujorë, referuar pikës 3, të këtij neni, sipas procedurës përkatëse dhe në afatet kohore të përcaktuara prej Këshillit Kombëtar të Ujit.”. Neni 20 Në nenin 29 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

  34. 1. Pas emërtimit “ministrit” shtohen fjalët “përgjegjës për mjedisin”.

  35. 2. Fjalët “ligjit nr. 10 431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”” zëvendësohen me fjalët “ligjit për mbrojtjen e mjedisit”. Neni 21 Në nenin 30 bëhen këto ndryshime:

  36. 1. Në pikën 1, fjalët “agjencitë e baseneve ujore” zëvendësohen me fjalët “zyrat e administrimit të baseneve ujore”.

  37. 2. Në fund të pikës 7 shtohen fjalët “, nën menaxhimin e përgjithshëm të AMBU-së (si një pjesë e ciklit të menaxhimit të integruar të burimeve ujore)”. Neni 22 Në nenin 31 bëhen këto ndryshime:

  38. 1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Ministri përgjegjës për shëndetësinë, në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore, harton kërkesat e cilësisë për ujin e pijshëm.”.

  39. 2. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje: “1/1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për shëndetësinë, miraton kërkesat e cilësisë për ujin e pijshëm.”.

  40. 3. Pika 4 ndryshohet si më poshtë: “4. Ministri përgjegjës për shëndetësinë, në bashkëpunim me institucionin qendror përgjegjës për furnizimin me ujë të popullsisë, nëpërmjet inspektoratit që mbulon fushën e shëndetit, urdhëron ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm në qoftë se ai nuk plotëson normat e cilësisë. Ky proces realizohet nën menaxhimin e përgjithshëm të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, si pjesë e ciklit të menaxhimit të integruar të burimeve ujore.”. Neni 23 Në nenin 33, fjalët “ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”” zëvendësohen me fjalët “ligjit për lejet e mjedisit”. Neni 24 Në nenin 34 bëhen këto ndryshime:

  41. 1. Në pikën 2, shkronja “b”, fjalët “ligjit nr. 8906, datë 6.6.2002, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar” zëvendësohen me fjalët “ligjit për zonat e mbrojtura”.

  42. 2. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje: “2/1. Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për zonat e mbrojtura mjedisore, identifikon zonat e mbrojtura, sipas pikës 2 të këtij neni.”.

  43. 3. Në pikën 3, pas emërtimit “ministrit” shtohen fjalët “përgjegjës për zonat e mbrojtura mjedisore”.

  44. 4. Në pikën 4, fjalët “Këshillat e baseneve ujore dhe ministria” zëvendësohen me fjalët “Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe zyrat e administrimit të baseneve ujore”. Neni 25 Në nenin 35 bëhen këto shtesa:

  45. 1. Në pikën 1, pas emërtimit “ministri” shtohen fjalët “përgjegjës për mjedisin, në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore”.

  46. 2. Në pikën 2, pas emërtimit “ministri” shtohen fjalët “përgjegjës për mjedisin” dhe pas fjalëve “në bashkëpunim me” shtohet emërtimi “Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore,”. Neni 26 Në nenin 36 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

  47. 1. Në pikën 1, emërtimi “Këshilli i Basenit Ujor” zëvendësohet me emërtimin “Zyra e Administrimit të Basenit Ujor” dhe pas emërtimit “ministria” shtohen fjalët “përgjegjëse për mjedisin”.

  48. 2. Në pikën 2, pas emërtimit “ministrit” shtohen fjalët “përgjegjës për mjedisin”. Neni 27 Në nenin 37 bëhen këto ndryshime: 1. Në pikën 1, emërtimi “Këshilli i Basenit Ujor” zëvendësohet me emërtimin “Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe Zyra e Administrimit të Basenit Ujor”.

  49. 2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë: “3. Këshilli Kombëtar i Ujit, me propozimin e këshillit të basenit përkatës, miraton programin e masave të hartuara nga Zyra e Administrimit të Basenit Ujor.”. Neni 28 Në nenin 39, në fund të pikës 1, fjala “e mjedisit” zëvendësohet me fjalët “e kontrollit të veprimtarisë në përdorimin e burimeve ujore, nën menaxhimin e përgjithshëm të AMBU-së, si një pjesë e ciklit të menaxhimit të integruar të burimeve ujore”. Neni 29 Në nenin 41, pika 3, fjalët “me propozim të Këshillit Kombëtar të Ujit” zëvendësohen me fjalët “pas miratimit paraprak nga Këshilli Kombëtar i Ujit dhe me propozimin e Kryeministrit”. Neni 30 Në nenin 42, pika 5, fjalët “me propozim të Këshillit Kombëtar të Ujit” zëvendësohen me fjalët “pas miratimit paraprak nga Këshilli Kombëtar i Ujit dhe me propozimin e Kryeministrit”. Neni 31 Në nenin 43 bëhen këto ndryshime:

  50. 1. Në pikën 1, fjalët “ligjin nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar”” zëvendësohen me fjalët “ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.

  51. 2. Në pikën 2, fjalët “ligjit nr. 9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat”” zëvendësohen me fjalët “ligjit për arkivat”. Neni 32 Në nenin 44 bëhen këto ndryshime:

  52. 1. Në pikën 1, fjalët “akte nënligjore” zëvendësohen me fjalët “akte të Këshillit Kombëtar të Ujit”.

  53. 2. Në pikën 2, fjalët “me propozim të Këshillit Kombëtar të Ujit” zëvendësohen me fjalët “pas miratimit paraprak nga Këshilli Kombëtar i Ujit dhe me propozimin e Kryeministrit”. Neni 33 Në nenin 46, fjalët “me propozimin e ministrit,” shfuqizohen. Neni 34 Në nenin 47 bëhen këto ndryshime:

  54. 1. Në pikën 1, emërtimi “Këshilli i Basenit Ujor” zëvendësohet me emërtimin “Zyra e Administrimit të Basenit Ujor”.

  55. 2. Pika 3 shfuqizohet. Neni 35 Në nenin 48, pika 3, fjala “ministrit” zëvendësohet me fjalën “Kryeministrit”. Neni 36 Në nenin 50 bëhen këto ndryshime:

  56. 1. Në pikën 4, emërtimi “Ministria” zëvendësohet me emërtimin “Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore”.

  57. 2. Në pikën 6, fjalët “ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” zëvendësohen me fjalët “ligjit për licencat, autorizimet dhe lejet”. Neni 37 Në nenin 53, pika 5 ndryshohet si më poshtë: “5. Lejet e përdorimit të ujit përfshihen në kategorinë përkatëse të ligjit për licencat, autorizimet dhe lejet.”. Neni 38 Në nenin 55 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

  58. 1. Në titullin e nenit, fjala “revokimi” zëvendësohet me fjalën “anulimi”.

  59. 2. Në pikën 1, fjala “revokimi” zëvendësohet me fjalën “anulimi” dhe pas shkronjës “d” shtohet shkronja “e” me këtë përmbajtje: “e) është e parashikuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Administrative.”.

  60. 3. Pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Kundër vendimeve të organeve të menaxhimit të burimeve ujore për shfuqizimin ose anulimin e autorizimit/lejes bëhet ankim në gjykatën kompetente, sipas legjislacionit në fuqi.”.

  61. 4. Pika 3 shfuqizohet. Neni 39 Në nenin 56, pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Shpuesi profesionist për ujë, që e ushtron veprimtarinë mbi bazë tregtare, duhet të jetë i pajisur me licencën përkatëse, sipas parashikimeve të ligjit për licencat, autorizimet dhe lejet.”. Neni 40 Në nenin 57 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

  62. 1. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje: “1/1. Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për zonat e mbrojtura mjedisore, ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë dhe ministrinë përgjegjëse për infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve dhe Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, përcakton kufijtë e zonave të mbrojtjes higjieno-sanitare.”.

  63. 2. Në pikën 2, pas fjalëve “me propozim të ministrit” shtohen fjalët “përgjegjës për mjedisin” dhe fjalët “punët publike” zëvendësohen me fjalët “infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve”. Neni 41 Në nenin 58 bëhen këto ndryshime:

  64. 1. Në pikën 1, fjala “ministri” zëvendësohet me emërtimin “Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore”.

  65. 2. Në pikën 2, pas fjalës “ministri” shtohen fjalët “përgjegjës për mjedisin”. Neni 42 Neni 60 ndryshohet si më poshtë: “Neni 60 Zona të veçanta ruajtjeje

  66. 1. Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, në bashkëpunim me ministrin përgjegjës për zonat e mbrojtura mjedisore, identifikon si “zona të veçanta ruajtjeje”: basene, pjesë basenesh, rrjedha ujore, lumenj.

  67. 2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për zonat e mbrojtura mjedisore, miraton zonat e veçanta të ruajtjes, sipas pikës 1 të këtij neni.”. Neni 43 Në nenin 61, fjalët “të hartuara nga ministria dhe të miratuara nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Këshillit Kombëtar të Ujit” shfuqizohen. Neni 44 Në nenin 66, pas paragrafit të parë shtohet paragrafi i dytë me këtë përmbajtje: “Organet e administrimit dhe menaxhimit të burimeve ujore lëshojnë autorizim të posaçëm për ushtrimin e veprimtarive ndërtimore në brigje, vetëm për qëllime publike. Veprimtaritë për qëllime publike përcaktohen rast pas rasti nga organet e menaxhimit të burimeve ujore.”. Neni 45 Në nenin 70 bëhen këto ndryshime dhe shtesa: 1. Në pikën 1, fjala “ministria” zëvendësohet me emërtimin “Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore”.

  68. 2. Në pikën 2, emërtimi “Këshilli i Basenit Ujor” zëvendësohet me fjalët “Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore në bashkëpunim me zyrat e administrimit të baseneve ujore” dhe fjala “miratim” zëvendësohet me fjalën “bashkërendim”.

  69. 3. Pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje: “5. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për emergjencat civile, pas miratimit paraprak nga Këshilli Kombëtar i Ujit, miraton aktin nënligjor për planet dhe rregullat për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet, të hartuara nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore.”. Neni 46 Në nenin 73 bëhen këto shtesa:

  70. 1. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje: “1/1. Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mjedisin dhe ministrinë përgjegjëse për ujësjellës-kanalizimet, harton normat e shkarkimeve të lëngshme dhe kërkesat e përgjithshme e specifike për lloje të ndryshme të veprimtarive, si rezultat i të cilave kryhen shkarkime të lëngshme në mjedis.”.

  71. 2. Në pikën 2, pas fjalës “ministrit” shtohen fjalët “përgjegjës për mjedisin dhe ministrit përgjegjës për ujësjellës-kanalizimet”. Neni 47 Në nenin 74 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

  72. 1. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje: “1/1. Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mjedisin dhe ministrinë përgjegjëse për ujësjellës-kanalizimet, harton kriteret mjedisore për ndërtimin dhe funksionimin e sistemeve të kanalizimeve.”.

  73. 2. Në pikën 2, fjalët “me propozim të ministrit dhe ministrit përgjegjës për punët publike” zëvendësohen me fjalët “me propozimin e ministrit përgjegjës për mjedisin dhe ministrit përgjegjës për ujësjellës-kanalizimet”. Neni 48 Në nenin 76, fjalët “me propozim të ministrit dhe ministrit përgjegjës për punët publike” zëvendësohen me fjalët “me propozimin e ministrit përgjegjës për mjedisin dhe ministrit përgjegjës për ujësjellës-kanalizimet”. Neni 49 Në nenin 78, fjala “shkarkimin” në fund të fjalisë zëvendësohet me fjalët “përdorimin e burimit ujor”. Neni 50 Në nenin 80, pika 2, emërtimi “Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit” zëvendësohet me emërtimin “Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore”. Neni 51 Neni 84 ndryshohet si më poshtë: “Neni 84 Veprimtaritë përbri brigjeve Veprimtaritë përbri brigjeve përcaktohen në planet dhe studimet e planifikimit dhe rregullimit të territorit. Këto dokumente miratohen paraprakisht në Këshillin Kombëtar të Ujit.”. Neni 52 Në nenin 85 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

  74. 1. Pika 3 shfuqizohet.

  75. 2. Pas pikës 6 shtohet pika 6/1 me këtë përmbajtje: “6/1. Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mjedisin, harton kërkesat për programet e monitorimit.”.

  76. 3. Në pikën 7, pas fjalës “ministrit” shtohen fjalët “përgjegjës për mjedisin”. Neni 53 Në nenin 86, pika 1, pas fjalës “ministrit” shtohen fjalët “përgjegjës për mjedisin”. Neni 54 Në nenin 87, pika 1, emërtimi “Agjencia e Basenit Ujor” zëvendësohet me emërtimin “Zyra e Administrimit të Basenit Ujor”. Neni 55 Në nenin 88 bëhen këto ndryshime:

  77. 1. Në pikën 1, fjala “ministria” zëvendësohet me emërtimin “Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore”.

  78. 2. Në pikën 3, fjala “ministrit” zëvendësohet me fjalën “Kryeministrit”.

  79. 3. Në pikën 4, fjalët “Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit” zëvendësohen me fjalët “Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore”. Neni 56 Në nenin 89, pika 2, fjala “ministrisë” zëvendësohet me emërtimin “Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore”. Neni 57 Në nenin 90 bëhen këto ndryshime:

  80. 1. Në pikën 1, emërtimi “Agjencia e Basenit Ujor” zëvendësohet me emërtimin “Zyra e Administrimit të Basenit Ujor”.

  81. 2. Në pikën 2, fjala “ministria” zëvendësohet me emërtimin “Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore”.

  82. 3. Në pikën 4, fjalët “këshillat e baseneve ujore i përcjellin ministrisë” zëvendësohen me fjalët “zyrat e administrimit të baseneve ujore, i përcjellin Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore”. Neni 58 Në nenin 93, pika 2, fjalët “me propozim të Këshillit Kombëtar të Ujit” zëvendësohen me fjalët “me propozimin e Kryeministrit”. Neni 59 Në nenin 95 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

  83. 1. Në fund të pikës 1 shtohen fjalët “, nën menaxhimin e përgjithshëm të AMBU-së.”.

  84. 2. Në fund të pikës 2 shtohen fjalët “, nën menaxhimin e përgjithshëm të AMBU-së (si një pjesë e ciklit të menaxhimit të integruar të burimeve ujore).”.

  85. 3. Në pikat 3, 4 dhe 5, fjalët “nr. 10 431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”” zëvendësohen me fjalët “për mbrojtjen e mjedisit”.

  86. 4. Në pikën 5 bëhen këto ndryshime dhe shtesa: a) Fjalët “ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”” zëvendësohen me fjalët “ligjin për inspektimin”. b) Në fund të pikës 5 shtohen fjalët “, nën menaxhimin e përgjithshëm të AMBU-së (si një pjesë e ciklit të menaxhimit të integruar të burimeve ujore).”. Neni 60 Në nenin 96 bëhen këto ndryshime:

  87. 1. Në pikën 1, fjalët “Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, në përputhje me këtë ligj dhe me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”” zëvendësohen me fjalët “inspektoratet kombëtare përgjegjëse për kontrollin e territorit, mjedisit dhe ujërave, në përputhje me këtë ligj, ligjin për inspektimin dhe aktet ligjore e nënligjore për funksionimin e tyre, nën menaxhimin e përgjithshëm të AMBU-së (si një pjesë e ciklit të menaxhimit të integruar të burimeve ujore)”.

  88. 2. Pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Kur konstaton shkeljen e dispozitave të këtij ligji, inspektorati përgjegjës vendos dënimin kryesor me gjobë, si dhe dënime të tjera plotësuese, duke përfshirë detyrimin për rregullimin e pasojave të ardhura tek burimet ujore ose detyrimin për shpërblimin e dëmit përkatës.”.

  89. 3. Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: “3. Këshilli i Ministrave miraton procedurën e vlerësimit të dëmit dhe rregullimit të pasojave të ardhura te burimet ujore.”. Neni 61 Në nenin 97 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

  90. 1. Pika 3 ndryshohet si më poshtë: “3. Veprimet e kryera në kundërshtim me shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh”, “e” dhe “ë”, të pikës 1, të nenit 41, të këtij ligji, përbëjnë kundërvajtje administrative. Kur për veprimtarinë ligji parashikon dhënien e lejes nga Këshilli i Basenit Ujor, kundërvajtja administrative dënohet me gjobë nga 500 000 lekë deri në 1 000 000 lekë. Kur për veprimtarinë ligji parashikon dhënien e lejes nga Këshilli Kombëtar i Ujit kundërvajtja administrative dënohet me gjobë nga 1 000 000 lekë deri në 2 000 000 lekë.”.

  91. 2. Pas pikës 3 shtohet pika 3/1 me këtë përmbajtje: “3/1. Veprimet e kryera në kundërshtim me shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 2, të nenit 41, të këtij ligji, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë nga 1 000 000 lekë deri në 2 000 000 lekë.”.

  92. 3. Në pikën 17 bëhen këto shtesa: a) Në paragrafin e parë, pas fjalës “i aktivitetit,” shtohen fjalët “, detyrimi për rregullimin e pasojave të ardhura te burimet ujore nëpërmjet kthimit në gjendjen e mëparshme ose detyrimin për shpërblimin e dëmit përkatës në rast se rehabilitimi kryhet nga organet e menaxhimit të burimeve ujore”. b) Pas paragrafit të parë shtohet paragrafi i dytë me këtë përmbajtje: “Këshilli i Ministrave miraton procedurën që ndiqet për rregullimin e pasojave të ardhura te burimet ujore dhe për mënyrën e shpërblimit të dëmit.”. Neni 62 Në nenin 99 bëhen këto ndryshime:

  93. 1. Në pikën 1, fjalët “brenda 30 ditëve” zëvendësohen me fjalët “brenda afateve ligjore”.

  94. 2. Pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Kundër vendimit të inspektorateve kombëtare përgjegjëse në fushën e kontrollit të territorit, mjedisit dhe ujërave mund të bëhet ankim ose ankim i veçantë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.”. Neni 63 Në nenin 100, fjalët “ligjin nr. 10 279, datë 20.5.2010, “Për kundërvajtjet administrative”” zëvendësohen me fjalët “ligjin për kundërvajtjet administrative”. Neni 64 Neni 101 ndryshohet si më poshtë: “Neni 101 Propozimi dhe miratimi i akteve nënligjore

  95. 1. Këshilli i Ministrave miraton aktet nënligjore në zbatim të neneve 8; 11, pika 2; 16, pika 6; 17, pika 2; 22, pika 2; 25, pika 3; 26, pika 3; 29; 31, pika 1/1; 34, pika 3; 36, pika 2; 41, pika 3; 42, pika 5; 44, pika 2; 48, pika 3; 50, pikat 1 dhe 6; 53, pika 3; 57, pika 2; 59, pika 2; 60, pika 2; 68, pika 6; 70, pika 5; 73, pika 2; 74, pika 2; 76; 78; 82; 85, pika 7; 86, pika 1; 88, pika 3; 92, pikat 1 dhe 2; 93, pika 2; dhe 96, pika 3, të këtij ligji, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e tij.

  96. 2. Këshilli Kombëtar i Ujit miraton aktet në zbatim të neneve 9, pika 3 shkronja “d”; 26, pika 4; 27, pikat 1 dhe 2; 28, pika 4; 35, pika 1; 37, pika 3; 44, pika 1; 46; 58, pika 1; 62, pika 1; 63; 69, pika 2; dhe 77, pika 4, të këtij ligji, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e tij.

  97. 3. Ministri përgjegjës për mjedisin, në bashkëpunim me ministrin përgjegjës për bujqësinë, ministrin përgjegjës për ekonominë dhe ministrin përgjegjës për shëndetësinë, nxjerr rregullore për zbatimin e pikës 2, të nenit 35, të këtij ligji.

  98. 4. Ministri përgjegjës për mjedisin, në bashkëpunim me ministrin përgjegjës për bujqësinë dhe ministrin përgjegjës për ekonominë, nxjerr rregullore për zbatimin e pikës 2, të nenit 58, të këtij ligji.”. Neni 65 Kudo në ligj emërtimi “QKL” zëvendësohet me emërtimin “QKB”. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT Neni 66

  99. 1. Subjektet fizike dhe juridike, të cilat shfrytëzojnë ujërat nëntokësore pa u pajisur me leje apo autorizim, sipas dispozitave të ligjit nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, detyrohen të vetëdeklarojnë veprimtarinë e tyre pranë zyrave të administrimit të baseneve ujore, brenda 12 muajve nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji.

  100. 2. Subjektet që vetëdeklarojnë veprimtarinë e tyre brenda afatit të përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, nuk ndëshkohen për kundërvajtjen administrative të kryer.

  101. 3. Këshilli i Ministrave përcakton procedurën që do të ndiqet dhe dokumen-tacionin që duhet të plotësojnë subjektet vetëdeklaruese, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

  102. 4. Funksionet që kanë aktualisht strukturat përkatëse të ministrisë përgjegjëse për fushën e menaxhimit të integruar të burimeve ujore do të vazhdojnë të kryhen po nga ky institucion, deri në momentin kur buxheti përkatës i vitit 2018 t’i transferohet Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore. Neni 67 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYETARI Gramoz Ruçi Miratuar në datën 8.2.2018

Law 6/2018 amending and supplementing Law No. 111/2012 on the Integrated Management of Water Resources · Nelum