Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Joint Guideline No. 7455/1 date 24.12.2015 on the fees of control and certification services rendered to the operators in the field of processing, transportation, and trade of gas and its by-products

Made 2015-12-24 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Udhëzim i përbashkët Nr. 7455/1, datë 24.12.2015 për tarifat e shërbimit të kontrollit dhe lëshimin e vërtetimit teknik për subjektet që kryejnë aktivitet në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës dhe nënprodukteve të saj.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Energy
Keywords
natural gas, transport/storage, certification, fees/royalties, business/industry/corporations
Categories
*, energy

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1. Lëshimi, për herë të parë, i vërtetimit teknik nga Inspektorati Shtetëror Përgjegjës (ISHP), në zbatim të urdhrit të ministrit të Energjisë dhe Industrisë nr. 76, datë 18.3.2015, “Për procedurat dhe tarifat e lëshimit të vërtetimit teknik për subjektet që kryejnë aktivitet në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës dhe nënprodukteve të saj”, bëhet kundrejt tarifave si më poshtë: a) Për licencat e llojit B 300 000 lekë; b) Për licencat e llojit A, kategoria 0/A 1 500 000 lekë; c) Për licencat e llojit A, C, kategoritë II/A, II/B, II/C, III/A, III/B, III/C, III/Ç IV/B, V/A, V/B 350 000 lekë; ç) Për licencat e llojit A, kategoria IV/A (vajra lubrifikante) 200 000 lekë; d) Për shfrytëzimin e impianteve të prodhimit të hidrokarbureve 1 000 000 lekë; dh) Për respektimin e normave dhe kushteve teknike në terminalet (depozita bregdetare) 1 500 000 lekë; e) Për miratimin e projektit teknologjik 100 000 lekë; ë) Për miratimin e kartës teknologjike 50 000 lekë; f) Për miratimin e skemës teknologjike 50 000 lekë; g) Për stacionet e tregtimit me pakicë të karburëve: i) Tarifa për lëshimin e vërtetimit teknik, sipas vendndodhjeve të specifikuara, si më poshtë, të jetë 50 000 lekë; Sipas akseve: - Tiranë–Vlorë; - Levan–Kakavi; - Tiranë–Kapshticë; - Tiranë–Hani i Hotit; - Milot–Morinë. Sipas bashkive: - Tiranë; - Durrës; - Fier; - Vlorë; - Shkodër; - Elbasan; - Korçë; - Gjirokastër. ii) Tarifa për lëshimin e vërtetimit teknik për të gjitha rastet e e tjera 30 000 lekë; gj) Për njësitë e lëndëve djegëse 15 000 lekë; h) Për impiantet e transvazimit të GLN-së, nga cisternat hekurudhore 150 000 lekë.

  2. 2. Tarifat për rinovimet e vërtetimeve teknike të lëshuara sipas pikës 1 të këtij udhëzimi janë sa 30% të tarifave të mësipërme.

  3. 3. Udhëzimi i përbashkët ndërmjet ish-METE-s nr. 3528/4, datë 11.6.2009 dhe Ministrisë së Financave nr. 5923/1, datë 1.6.2009, “Për tarifat e shërbimit të kontrollit dhe lëshimin e vërtetimit teknik për respektimin e normave dhe kushteve teknike të objekteve të ndërtuara dhe shfrytëzuara nga subjekte që ushtrojnë aktivitet në depozitimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, shfuqizohet.

  4. 4. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohet inspektorati shtetëror përgjegjës. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË Damian Gjiknuri MINISTRI I FINANCAVE Shkëlqim Cani

Joint Guideline No. 7455/1 date 24.12.2015 on the fees of control and certification services rendered to the operators in the field of processing, transportation, and trade of gas and its by-products · Nelum