Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Instruction nr. 25 dated 26 July 2024 on specifications for food additives listed in appendices II and III, of instruction no. 18, dated 9.11.2022, On permitted food additives

Made 2024-07-26 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Udhëzim Nr. 25, datë 26.7.2024 mbi specifikimet për aditivët ushqimorë të listuar në shtojcat II dhe III, të udhëzimit nr. 18, datë 9.11.2022, Për aditivët ushqimorë të lejuar.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Food and nutrition
Keywords
food additives, food safety and quality, standards, Codex Alimentarius

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. UDHËZIM Nr. 25, datë 26.7.2024 MBI SPECIFIKIMET PËR ADITIVËT USHQIMORË TË LISTUAR NË SHTOJCAT II DHE III, TË UDHËZIMIT NR. 18, DATË 9.11.2022, “PËR ADITIVËT USHQIMORË TË LEJUAR”1 Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës, të nenit 41, pika 12, të ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, UDHËZOJ: 1. Specifikimet për aditivët ushqimorë, ku përfshihen ngjyruesit dhe ëmbëlsuesit e listuar në shtojcën II dhe III, të udhëzimit nr. 18, datë 9.11.2022, “Për aditivët ushqimorë të lejuar”, i ndryshuar, janë përcaktuar në shtojcën bashkëlidhur këtij udhëzimi. 2. Produktet ushqimore që përmbajnë aditivë ushqimorë që janë vendosur në mënyrë të ligjshme në treg para datës 16 janar 2025, por nuk janë në përputhje me këtë udhëzim, mund të vazhdojnë të tregtohen deri në shterimin e stoqeve. 3. Urdhri nr. 5, datë 9.1.2007, “Për miratimin e rregullores “Mbi kontrollin e kriterit të pastërtisë për disa aditivë ushqimorë të autorizuar”, udhëzimi nr. 6, datë 27.5.2011, “Për përcaktimin e kriterit të pastërtisë për ëmbëlsuesit e përdorur në produktet ushqimore” dhe udhëzimi nr. 16, datë 22.12.2014, “Për përcaktimin e kriterit të pastërtisë së ngjyruesve të përdorur në produktet ushqimore”, shfuqizohen. 4. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 16 janar 2025. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Anila Denaj 1 Ky projektudhëzim është përafruar plotësisht me: Rregulloren (BE) nr. 231/2012 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 9 mars 2012, duke përcaktuar specifikimet për aditivët ushqimorë të listuar në anekset II dhe III, të Rregullores (EC) Nr. 1333/2008.

Instruction nr. 25 dated 26 July 2024 on specifications for food additives listed in appendices II and III, of instruction no. 18, dated 9.11.2022, On permitted food additives · Nelum