Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Instruction No. 9 dated 27.8.2012 on the required conditions of transport, storage, and maintenance of plant fertilizers

Made 2012-08-27 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Udhëzim Nr. 9, datë 27.8.2012 për kushtet e transportimit, magazinimit dhe mirëmbajtjes së plehrave që përdoren për bimësinë.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Cultivated plants
Keywords
fertilizers/nutrients, transport/storage, plant production
Categories
agriculture

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. UDHËZIM Nr. 9, datë 27.8.2012 PËR KUSHTET E TRANSPORTIMIT, MAGAZINIMIT DHE MIRËMBAJTJES SË PLEHRAVE QË PËRDOREN PËR BIMËSINË Në mbështetje të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës dhe të nenit 9 pika 2 të ligjit nr. 10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”, UDHËZOJ: I. KUSHTET E TRANSPORTIT 1. Kushtet për transportimin, magazinimin dhe mirëmbajtjen e plehrave të përdorimit për bimësinë janë si më poshtë: a) Transportimi i plehrave në të gjitha rastet të bëhet i mbuluar me qëllim që ngarkesa të mbrohet nga reshjet, si dhe të parandalohen rrjedhjet që mund të ndodhin gjatë transportit. b) Mjetet që transportojnë plehra të plotësojnë kërkesat teknike, si më poshtë: i) ambienti i brendshëm i mjetit të jetë i pastër, i thatë dhe pa objekte që mund të dëmtojnë ambalazhin e produkteve, si gozhda apo pjesë të tjera metalike; ii) mbulesa e mjetit të ketë mundësi që të hapet dhe të mos dëmtohet gjatë hapjes, si dhe të jetë e papërshkueshme nga uji dhe drita e diellit; iii) kapakët anësorë të karrocerisë së makinës dhe mbulesa të kenë mbyllje shumë të mirë; iv) të jetë pajisur me mjetet kundër zjarrit. c) Transporti i plehrave të bëhet vetëm me ambalazhet e tyre origjinale. Kur gjatë transportit dëmtohet ambalazhi dhe plehu derdhet, mjeti duhet të ndalojë dhe drejtuesi i tij duhet të marrë masat për ndalimin e derdhjes së plehut dhe në rastet kur është derdhur, të merren masa për grumbullimin e tij, duke evituar të gjitha pasojat që mund të shkaktojë derdhja. ç) Ndalohet transporti i plehrave me mjete që transportojnë: i) njerëz ose kafshë; ii) ushqime për njerëz dhe kafshë. d) Mjetet e transportit të plehrave mund të përdoren për qëllime të tjera, vetëm pasi të jenë pastruar mirë dhe me kujdes, larg qendrave të banuara, burimeve, kanaleve të ujit, lumenjve dhe ujëmbledhësve. e) Gjatë transportit, plehrat duhet të shoqërohen me dokumentet e origjinës së tyre. ë) Në rastet kur plehrat transportohen të paketuara me peshë më të madhe se 25 kg, shkarkimi i tyre të bëhet me mjete që u rezistojnë këtyre ngarkesave. II. KUSHTET E MAGAZINIMIT 1. Mjediset për magazinimin dhe tregtimin e plehrave duhet të jenë të miratuara nga Inspektorati Sanitar Shtetëror i rrethit ose qarkut. 2. Magazinat duhet të kenë: a) mjetet e nevojshme për shuarjen e zjarrit; b) materialet e ndihmës së shpejtë dhe mjetet mbrojtëse individuale; c) mjediset hijeno-shëndetësore me ujë të rrjedhshëm; d) mjedise të veçanta për qëndrimin e punonjësve. 3. Për ruajtjen e plehrave duhet të ngrihen magazina të posaçme, larg qendrave të banuara, ujit të pijshëm, zonave ujëmbledhëse, puseve, rezervuarëve dhe lumenjve. 4. Magazinat të ngrihen në vende që nuk mbajnë ujë apo që kanë afër ujëra nëntokësore dhe dyshemeja të shtrohet me zhavorr të trashë me trashësi 30-40 cm, ku mbi të hidhet beton ose të shtrohet me dërrasë. 5. Për të penguar krijimin e degëzimeve të ujërave nëntokësore, muret e magazinës ose të ambientit ku ruhen plehrat, duhet të lyhen me bitum, në lartësi deri në 1 m. Në këtë mënyrë, përmirësohen kushtet e ruajtjes, ngurtësimit dhe lëngëzimit të plehrave, të cilat janë shumë të ndjeshëm ndaj lagështirës. 6. Njësitë e tregtimit me pakicë të plehrave duhet të ndërtohen ose të përshtaten, në mënyrë të tillë që të garantojnë ruajtjen e cilësive fiziko-kimike të tyre. III. KUSHTET PËR MIRËMBAJTJE 1. Plehrat e të gjithë tipave nuk duhet të mbahen në ambient të jashtëm, në hangarë të hapur apo ambiente të pamiratuara. 2. Plehrat ndahen nga njëri-tjetri me ndarëse prej dërrase ose materiali tjetër izolues. Nga sipër plehrat në të gjitha rastet duhet të mbulohen me polietilen ose plastmasë, me qëllim që të pakësohet thithja e lagështirës së tepërt të ajrit. 3. Dritaret e magazinës ku mbahen plehrat, duhet të jenë të mbyllura dhe të hapen për ajrosje, vetëm në ditët me diell. 4. Plehrat që janë të ambalazhuara në thasë, nuk duhet të vihen drejtpërdrejt në dysheme në rastet kur ajo është e shtruar me beton. 5. Në të gjitha rastet, thasët e plehrave duhet të vendosen mbi paleta prej druri dhe numri i thasëve të vendosur njëri mbi tjetrin, të jetë jo më shumë se 8. 6. Në magazinat e ruajtjes së plehrave, në asnjë rast nuk duhet të mbahen kafshë, ushqime për njerëz dhe kafshë dhe produkte të mbrojtjes së bimëve. Gjithashtu, në këto magazina nuk duhet të mbahen elementet apo substancat e rrezikshme, të cilat mund të dëmtojnë zhvillimin e kulturave bujqësore apo të zinxhirit ushqimor. 7. Ambalazhet e rënda duhet të vendosen nën ambalazhet e tjera me peshë më të lehtë. 8. Subjektet prodhuese, në çdo kohë dhe për çdo kontingjent plehrash, marrin masa për mbrojtjen nga kushtet që shkaktojnë ndryshime dhe tjetërsimin e tyre. IV. DISPOZITA TË FUNDIT Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave Bujqësore dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT Genc Ruli

Instruction No. 9 dated 27.8.2012 on the required conditions of transport, storage, and maintenance of plant fertilizers · Nelum