Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Instruction no. 16, dated 19 October 2022 on rules for special control measures to prevent the entry and spread within the country of Xylella Fastidiosa (Wells Et Al)

Made 2022-10-19 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Udhëzim nr. 16, datë 19.10.2022 për rregullat për masat e veçanta të kontrollit për të parandaluar hyrjen dhe përhapjen brenda vendit të Xylella Fastidiosa (Wells Et Al).
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Cultivated plants
Keywords
classification/declassification, hygiene/sanitary procedures, inspection, internal trade, international trade, monitoring, pests/diseases, plant protection, risk assessment/management
Categories
*, agriculture

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. UDHËZIM Nr. 16, datë 19.10.2022 PËR RREGULLAT PËR MASAT E VEÇANTA TË KONTROLLIT PËR TË PARANDALUAR HYRJEN DHE PËRHAPJEN BRENDA VENDIT TË XYLELLA FASTIDIOSA (WELLS ET AL) (Ndryshuar me udhëzimin nr. 204, datë 28.12.2023) (i përditësuar) Në zbatim të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë dhe mbështetur në pikën 3, të nenit 8, të ligjit nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar, UDHËZOJ: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi dhe fusha e zbatimit Qëllimi i këtij udhëzimi është të parandalojë hyrjen dhe përhapjen e dëmtuesit karantinor Xylella fastidiosa (Wells et al.), brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Neni 2 Përkufizimet Për qëllim të këtij udhëzimi, termat e përcaktuar në nenin 2, të ligjit nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar dhe në nenin 2, të urdhrit nr. 113, datë 15.3.2022 për miratimin e rregullores “Për masat mbrojtëse kundër dëmtuesve të bimëve”, kanë të njëjtin kuptim. Ndërsa termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: a) “Dëmtues i specifikuar” është Xylella fastidiosa (Wells et al.) dhe çdo nënspecie të saj; b) “Bimë bujtëse” është çdo bimë për mbjellje, përveç farave, që u përkasin gjinive ose specieve të listuara në aneksin I; c) “Bimë të specifikuar” është bima bujtëse për mbjellje, përveç farave, që u përkasin gjinive ose specieve të listuara në aneksin II dhe që dihet se janë të ndjeshme ndaj nënspecieve specifike të dëmtuesit të specifikuar; ç) “Monitorim” është një procedurë zyrtare në vazhdim për verifikimin e situatave fitosanitare; d) “Mbikëqyrje” është një procedurë zyrtare, i cili mbledh dhe regjistron të dhëna për praninë ose mungesën e dëmtuesve me anë të vrojtimit, monitorimit ose procedurave të tjera. KREU II VROJTIMET VJETORE PËR PRANIN E DËMTUESIT TË SPECIFIKUAR DHE PLANET E KONTIGJENCËS Neni 3 Vrojtimet për dëmtuesin e specifikuar në territorin e vendit 1. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), kryen vrojtime vjetore te bimët bujtëse për zbulimin e dëmtuesit të specifikuar brenda territorit të vendit. 2. Vrojtimet kryhen nga AKVMB-ja ose nën mbikëqyrjen zyrtare të AKVMB-së. 3. Vrojtimet kryhen bazuar në kontrollet me bazë risku. Vrojtimet do të kryhen në mjedise të hapura duke përfshirë fushat e mbjellura, pemëtoret, vreshtat, si dhe fidanishtet, qendrat e kopshteve dhe/ose qendrat tregtare, zonat natyrore dhe vendndodhjet e tjera përkatëse. 4. Vrojtimet konsistojnë në mbledhjen e mostrave dhe testimin e bimëve për mbjellje. Duke marrë parasysh udhëzimet e Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA), për vrojtimet statistikisht të qëndrueshme të kryera me bazë risku, prej Xylella fastidiosa, përcaktimi i skemave të vrojtimit dhe i marrjes së mostrave duhet të jetë në gjendje të identifikojë me të paktën 80% besueshmëri, niveli i pranisë së bimëve të infektuara prej 1%. 5. Këto studime do të kryhen në periudha të përshtatshme të vitit në lidhje me mundësinë e zbulimit të dëmtuesit të specifikuar, duke marrë parasysh biologjinë e dëmtuesit dhe vektorëve të tij, praninë dhe biologjinë e bimëve bujtëse, si dhe informacionin shkencor dhe teknik referuar në skedën e vrojtimit të dëmtuesit mbi Xylella fastidiosa. 6. Prania e dëmtuesit të specifikuar do të analizohet me një nga testet molekulare të renditura në aneksin III të këtij udhëzimi. Në rast të rezultateve pozitive të zbuluara në zona të ndryshme nga zonat e përcaktuara, prania e dëmtuesit të specifikuar do të konfirmohet nga një test tjetër molekular pozitiv i renditur në këtë aneks, duke synuar pjesë të ndryshme të gjenomit. Këto teste do të kryhen në të njëjtën mostër bimore ose nëse është e përshtatshme për testin konfirmues molekular të përdorur, në të njëjtin ekstrakt bimor. 7. Identifikimi i nënspecieve të dëmtuesit të specifikuar do të kryhet për çdo specie bimore që gjendet e infektuar nga dëmtuesi i specifikuar në zonën e përcaktuar. Ky identifikim do të kryhet duke përdorur testet molekulare të listuar në pjesën B, të aneksit III të këtij udhëzimi. 8. AKVMB-ja do të raportojë rezultatet e vrojtimeve të përcaktuar në pikën 1, tek autoritetit kompetent i mbrojtjes së bimëve. Neni 4 Plani i kontigjencës 1. Plani i kontigjencës do të përcaktojë veprimet që duhen ndërmarrë në territorin/zonën, lidhur me: a) çrrënjosjen e dëmtuesit të specifikuar, siç parashikohet në nenet 8 deri në 12; b) lëvizjen e bimëve të specifikuara brenda vendit, siç parashikohet në nenet 20 deri në 27; c) kontrollin zyrtare që do të kryhet mbi lëvizjet e bimëve të specifikuar brenda territorit të vendit dhe të bimëve bujtëse në vend, siç përcaktohet në nenet 33 dhe 34. Plani i kontigjencës, sipas rastit, përditësohet deri më 31 dhjetor të çdo viti. 2. Plani i kontigjencës përfshin të gjitha elementet e mëposhtme: a) burimet minimale që duhen vënë në dispozicion dhe procedurat për vënien në dispozicion të këtyre burimeve shtesë në rast të një pranie të konfirmuar ose të dyshuar të dëmtuesit të specifikuar; b) rregullat që detajojnë procedurat për identifikimin e pronarëve të bimëve që do të hiqen, për njoftimin e urdhrit të heqjes dhe për të drejtën e hyrjes në pronat private; c) rolet dhe përgjegjësitë e organeve të përfshira në zbatimin e planit, në rastin e një pranie të konfirmuar zyrtarisht ose të dyshuar të dëmtuesit të specifikuar, si dhe zinxhirin e vendimmarrjes dhe procedurat për koordinimin e masave që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse, institucionet e tjera publike, organet e deleguara ose personat fizikë të përfshirë, laboratorët dhe operatorët profesionist, duke përfshirë koordinimin me shtetet fqinje; ç) të drejtën e hyrjes së institucionit përgjegjës në ambientet e operatorëve profesionistë, operatorëve të tjerë përkatës dhe persona fizikë; d) të drejtën e institucionit përgjegjës, kur është e nevojshme, në laboratorë, pajisje, personel, ekspertizë të jashtme dhe burime të nevojshme për çrrënjosjen e shpejtë dhe efektive ose, kur është e përshtatshme, kontrollin e dëmtuesit të specifikuar; dh) masat që duhen marrë për informimin e autoritetin kompetent të mbrojtjes së bimëve në ministri, rajoneve të tjera të vendit, përdoruesit profesionistë dhe publikut në lidhje me praninë e dëmtuesit të specifikuar dhe masat e marra kundër tij, në rast të konfirmimit zyrtar ose dyshimit për praninë e dëmtuesit të specifikuar; e) masat për regjistrimin e konstatimeve të pranisë së dëmtuesit të specifikuar; ë) parimet për ndarjen gjeografike të zonave të shënuar; f) protokollet që përshkruajnë metodat e kontrollit vizuale, mostrimit dhe analizave laboratorike; dhe g) parimet lidhur me trajnimin e personelit të institucioneve përgjegjëse dhe sipas rastit, të organeve, autoriteteve publike, laboratorëve, operatorëve profesionistë dhe personave të tjerë të cituar në shkronjën “a” të këtij neni. Sipas rastit, shkronjat “d” deri në “g” të kësaj pike, marrin formën e manualeve udhëzuese. KREU III ZONA E SHËNUAR Neni 5 Krijimi i zonës së shënuar 1. Kur prania e dëmtuesit të specifikuar konfirmohet zyrtarisht, AKVMB-ja dhe autoriteti kompetent i mbrojtjes së bimëve, bashkëpunojnë për shpalljen e menjëhershme të zonës së shënuar. Kur konfirmohet vetëm prania e një ose më shumë nëngrupeve të veçanta të dëmtuesit të specifikuar, AKVMB-ja mund të shënojë një zonë vetëm në lidhje me ato nënspecie. Kur konfirmimi i pranisë së një nëngrupi është në pritje, AKVMB-ja përcakton atë zonë si zonë të shënuar për dëmtuesin e specifikuar dhe të gjitha nënspeciet e tij të mundshme. 2. Zona e shënuar do të përbëhet nga një zonë e infektuar dhe një zonë sigurie. Zona e infektuar duhet të ketë një rreze prej të paktën 50 m rreth bimës së gjetur të infektuar nga dëmtuesi i specifikuar; Zona e sigurisë duhet të ketë gjerësinë e mëposhtme: a) të paktën 2,5 km në rastin e një zone të infektuar të krijuar për qëllimin e marrjes së masave të çrrënjosjes të parashikuara në nenet 8 deri në 12; b) të paktën 5 km në rastin e një zone të infektuar të krijuar për qëllimin e marrjes së masave të kontrollit të parashikuara në nenet 13 deri në 18. 3. Autoriteti kompetent i mbrojtjes së bimëve, publikon dhe përditëson listën e zonave të shënuar të përcaktuara nga AKVMB-ja, siç parashikohet në pikën 2, të nenit 16, të ligjit nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar. Neni 6 Përjashtimet për shpalljen e zonave të shënuara 1. Përjashtimisht nga parashikimet të nenit 5, zona e sigurisë që rrethon zonën e infektuar e krijuar me qëllim çrrënjosjen mund të reduktohet në një gjerësi prej jo më pak se 1 km, kur ekziston një shkallë e lartë besueshmërie, se prania fillestare e dëmtuesit të specifikuar nuk rezulton të jetë i përhapur dhe ku janë plotësuar të gjitha kushtet e mëposhtme: a) të gjitha bimët e specifikuara të vendosura në zonën e infektuar, pavarësisht nga statusi i tyre shëndetësor, janë marrë menjëherë dhe janë hequr; b) asnjë bimë tjetër nuk është gjetur e infektuar nga dëmtuesi i specifikuar në zonën e infektuar që kur janë marrë masat e çrrënjosjes, bazuar në testet zyrtare të kryera të paktën një herë gjatë vitit, duke marrë parasysh skedën e vrojtimit të dëmtuesit për Xylella fastidiosa; c) është kryer një vrojtim të paktën një herë gjatë vitit të parë pas identifikimit të dëmtuesit të specifikuar në një zonë me gjerësi prej të paktën 2,5 km që rrethon zonën e infektuar, e cila tregon se dëmtuesi i specifikuar nuk është hasur në atë zonë. AKVMB-ja merr mostra dhe teston bimët bujtëse të vendosura në atë zonë në ISUV, bazuar në rrezik të Xylella fastidiosa, përcaktimi i skemave të vrojtimit dhe mostrimit duhet të jetë në gjendje të identifikojë me të paktën 90% besueshmëri, një nivel të pranisë së bimëve të infektuara prej 1%, duke marrë parasysh që 400 m e parë që rrethon bimët e infektuara ka një rrezik më të lartë në krahasim me pjesën tjetër të asaj zone; ç) asnjë vektor që mbart dëmtuesin e specifikuar nuk është zbuluar në zonën e infektuar dhe në afërsi të kësaj zone, që kur janë marrë masat e çrrënjosjes, në bazë të testeve të kryera dy herë gjatë sezonit të fluturimit të vektorit dhe në përputhje me Standardet Ndërkombëtare për Masat Fitosanitare. Këto teste konfirmojnë që përhapja natyrale e dëmtuesit të specifikuar përjashtohet. 2. Kur zvogëlohet gjerësia e zonës së sigurisë sipas pikës 1 të këtij neni, AKVMB-ja njofton menjëherë autoritetin kompetent të mbrojtjes së bimëve, mbi arsyetimin për këtë reduktim. 3. Përjashtimisht nga parashikimet e nenit 5, autoriteti kompetent i mbrojtjes së bimëve në bashkëpunim me AKVMB-në mund të vendosë të mos krijojë një zonë të shënuar menjëherë, kur plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) ka prova që dëmtuesi i specifikuar është futur së fundmi në zonën me bimët në të cilat është gjetur ose se dëmtuesi i specifikuar është gjetur në një vend me mbrojtje fizike nga vektorët e atij dëmtuesi; b) rezultatet e aktiviteteve të inspektimit tregojnë se ato bimë janë infektuar përpara hyrjes së tyre në atë zonën; c) nuk është zbuluar asnjë vektor që mbart dëmtuesin e specifikuar, në bazë të testeve të kryera në afërsi të këtyre bimëve. 4. Në rastin e cituar në pikën 3 të këtij neni, AKVMB-ja, do të: a) kryejnë, në zonën ku u konfirmua për herë të parë prania e dëmtuesit të specifikuar, një studim vjetor për të paktën dy vjet për të përcaktuar nëse ndonjë bimë tjetër është infektuar dhe nëse duhet marrë ndonjë masë tjetër; b) të njoftojë autoritetin kompetent të mbrojtjes së bimëve, me argumentimin për moscaktimin e zonës si zonë e shënuar dhe rezultatin e vrojtimit të përcaktuar në shkronjën “a” sapo të jetë i disponueshëm. Neni 7 Heqja e shpalljes zonë e shënuar 1. Kur në bazë të vrojtimeve të parashikuara në nenin 11, dëmtuesi i specifikuar nuk është zbuluar në një zonë të shënuar për një periudhë katërvjeçare, statusi i zonës si zonë e shënuar mund të hiqet. Në raste të tilla, autoriteti kompetent i mbrojtjes së bimëve njofton Komisionin dhe vendet që kërkojnë njoftim sipas rregullave të tyre të brendshme. 2. Përjashtimisht nga parashikimet e pikës 1 të këtij neni, në rastin kur AKVMB-ja ka reduktuar zonën e sigurisë në një gjerësi prej jo më pak se 1 km në përputhje me pikën 1 të nenit 6, autoriteti kompetent i mbrojtjes së bimëve mund të heqë zonën e shënuar pas 12 muajsh nga shpallja fillestar, kur plotësohen të dyja kushtet e mëposhtme: a) si rezultat i masave të marra në përputhje me pikën 1, të nenit 6, garantohet një shkallë të lartë besueshmërie se prania fillestare e dëmtuesit të specifikuar ishte një rast i izoluar dhe nuk ka ndodhur asnjë përhapje e mëtejshme në zonën përkatëse të shënuar; b) praktikisht afër kohës së heqjes, janë kryer teste zyrtare brenda zonës së shënuar, duke marrë parasysh Skedën e Vrojtimit të Dëmtuesit për Xylella fastidiosa. Për këtë qëllim dhe duke marrë parasysh udhëzimet për vrojtimet statistikisht të qëndrueshme dhe të bazuar në rrezikun e Xylella fastidiosa, përcaktimi i skemave të vrojtimit dhe mostrimit duhet të jetë në gjendje të identifikojë me të paktën 95% besueshmëri, një nivel të pranisë së bimëve të infektuara prej 1%. 3. Kur një zonë e shënuar hiqet në përputhje me pikën 2 të këtij neni, bimët e specifikuara të vendosura në zonën e shënuar më parë do t’u nënshtrohen studimeve intensive gjatë dy viteve në vijim. Për këtë qëllim, dhe duke marrë parasysh udhëzimet për vrojtimet statistikisht të qëndrueshme dhe të bazuar në rrezikun ndaj Xylella fastidiosa, përcaktimi i skemave të vrojtimit dhe mostrimit duhet të jetë në gjendje të identifikojë me të paktën 80% besueshmëri, një nivel të pranisë së bimëve të infektuara prej 1%. 4. Kur hiqet statusi si zonë e shënuar pas 12 muajsh nga identifikimi i saj fillestar, autoriteti kompetent i mbrojtjes së bimëve, njofton menjëherë Komisionin dhe vendet që kërkojnë njoftim sipas rregullave të tyre të brendshme, për arsyetimin për këtë heqje. KREU IV MASAT PËR ÇRRËNJOSJEN Neni 8 Heqja e bimëve 1. AKVMB-ja heq menjëherë nga zona e infektuar: a) bimët që dihet se janë të infektuara nga dëmtuesi i specifikuar; b) bimët që shfaqin simptoma që tregojnë infeksion të mundshëm nga dëmtuesi i specifikuar ose që dyshohet se janë të infektuara nga ky dëmtues; c) bimët që i përkasin të njëjtës specie si ajo e bimës së infektuar, pavarësisht nga statusi i tyre shëndetësor; ç) bimë të llojeve të tjera nga ajo e bimës së infektuar, të cilat janë gjetur të infektuara në pjesë të tjera të zonës së shënuar; d) bimë të specifikuara, përveç atyre të përmendura në shkronjat “c” dhe “d”, të cilat nuk i janë nënshtruar menjëherë marrjes së mostrave dhe testeve molekulare dhe nuk janë gjetur të pastra nga dëmtuesi i specifikuar. 2. Kur hiqen bimët e cituara në pikën 1 të këtij neni, AKVMB-ja merr të gjitha masat e nevojshme paraprake dhe organizon heqjen në bazë të nivelit të rrezikut që paraqesin ato bimë. 3. Përjashtimisht nga parashikimet e shkronjave “b”, “c” dhe “ç” të pikës 1, të këtij neni, AKVMB-ja mund të vendos që bimët individuale të specifikuar të përcaktuar zyrtarisht si bimë me vlerë historike nuk kanë nevojë të hiqen, me kusht që të jenë plotësuar të gjitha kushtet e mëposhtme: a) bimët e specifikuara në fjalë i nënshtrohen inspektimit, marrjes së mostrave dhe testimit vjetor me një praj testeve molekulare të listuara në aneksin III të këtij udhëzimi dhe konfirmohet se ato nuk janë të infektuara nga dëmtuesi i specifikuar; b) bimët individuale të specifikuara ose zona në fjalë i nënshtrohen trajtimeve të përshtatshme fitosanitare kundër vektorëve të dëmtuesit të specifikuar në të gjitha fazat e tij. Këto trajtime mund të përfshijnë metoda efikase kimike, biologjike ose mekanike, duke marrë parasysh kushtet lokale. Neni 9 Masat kundër vektorëve të dëmtuesit të specifikuar 1. AKVMB-ja zbaton trajtimet e duhura fitosanitare në zonën e infektuar, kundër popullatës së vektorëve të dëmtuesit të specifikuar në të gjitha fazat e tij. Këto trajtime zbatohen përpara dhe gjatë heqjes të bimëve të parashikuara në pikën 1 të nenit 8. Trajtimet përfshijnë trajtimet kimike, biologjike ose mekanike kundër vektorëve, duke marrë parasysh kushtet lokale. 2. AKVMB-ja zbaton praktikat bujqësore për kontrollin e popullatës së vektorëve të dëmtuesit të specifikuar, në të gjitha fazat e tij, në zonën e infektuar dhe në zonën e sigurisë. Praktikat zbatohen në kohën më të përshtatshme të vitit, pavarësisht nga heqja e bimëve. Këto praktika do të përfshijnë trajtimet kimike, biologjike ose mekanike kundër vektorëve, sipas rastit, duke marrë parasysh kushtet lokale. Neni 10 Shkatërrimi i bimëve 1. AKVMB-ja shkatërron bimët dhe pjesët bimore të parashikuara në pikën 1, të nenit 8, për të siguruar që dëmtuesi i specifikuar të mos përhapet, në vend ose në një vendndodhje të afërt të caktuar për këtë qëllim brenda zonës së infektuar ose me kusht që bimët ose pjesët bimore të mbulohen me rrjetë kundër vektorëve, që janë më afër me vendin e infektuar. 2. AKVMB-ja mund të vendos në bazë të nivelit të rrezikut, të kufizojë shkatërrimin vetëm të degëve dhe gjetheve dhe drurit t’i nënshtrohet një trajtimi fitosanitar përkatës siç përcaktohet në pikën 1, të nenit 9. Sistemi rrënjor i këtyre bimëve ose duhet të hiqet ose të thahet me një trajtim të përshtatshëm fitosanitare për të shmangur mbirjen. Neni 11 Mbikëqyrja vjetore e zonës së shënuar Në zonën e shënuar AKVMB-ja monitoron, në kohë të përshtatshme, praninë e dëmtuesit të specifikuar nga vrojtimet vjetore, sipas pikave 5 dhe 6, të nenit 3 dhe duke marrë parasysh informacionin që i referohet Skedës së Vrojtimit të Dëmtuesit për Xylella fastidiosa. Në zonat e infektuara AKVMB-ja merr mostra dhe teston bimët bujtëse në ISUV duke përfshirë bimët e specifikuara që nuk janë hequr sipas pikës 1, të nenit 8. Përcaktimi i skemës së vrojtimit dhe mostrimit duhet të jetë në gjendje të identifikojë të paktën 90% besueshmëri, një nivel pranie të bimëve të infektuara prej 0,5%. Në zonat e sigurisë AKVMB-ja merr mostra dhe teston në ISUV, bimët bujtëse, si dhe bimë të tjera, që shfaqin simptoma ose dyshohet se janë të infektuara nga ky dëmtues. Për këtë qëllim, përcaktimi i skemës së vrojtimit dhe mostrimit duhet të jetë në gjendje të identifikojë të paktën 90% besueshmëri, një nivel të pranisë së bimëve të infektuara prej 1%, duke pasur parasysh se 400 m e para që rrethojnë zonat e infektuara kanë një rrezik më të lartë. AKVMB-ja monitoron gjithashtu praninë e dëmtuesit të specifikuar në vektorët e vendosur në zonën e përcaktuar me qëllim që të përcaktojë rrezikun e përhapjes së mëtejshme të shkaktuar nga vektorët dhe të vlerësojë efektivitetin e masave të kontrollit fitosanitar të zbatuara në përputhje me nenin 9. Neni 12 Masat e tjera përkatëse për çrrënjosjen e dëmtuesit të specifikuar 1. AKVMB-ja merr çdo masë tjetër që mund të kontribuojë në çrrënjosjen e dëmtuesit të specifikuar në përputhje me Standardin Ndërkombëtar për Masat Fitosanitare (ISPM 9) dhe për të kontribuar në zbatimin e një qasje të integruar në përputhje me parimet e përcaktuara në ISPM 14. 2. AKVMB-ja merr masa për adresimin e çdo veçorie ose ndërlikimi që mund të pritet në mënyrë të arsyeshme të parandalojë, pengojë ose vonojë çrrënjosjen, veçanërisht ato që lidhen me shkatërrimin e duhur të të gjitha bimëve që janë të infektuara ose të dyshuara për infeksion ose për leje hyrje në vendndodhje, pronësinë publike ose private ose subjektin përgjegjës. 3. AKVMB-ja kryen hetimet e duhura për të identifikuar origjinën e infeksionit. Gjurmon bimët bujtëse të lidhura me rastin e infeksionit duke përfshirë ato që janë zhvendosur përpara se të krijohej një zonë e shënuar. Rezultatet e hetimeve do t’i komunikohen autoritetit kompetent të mbrojtjes së bimëve. KREU V MASAT E KUFIZIMIT Neni 13 Dispozitat e përgjithshme AKVMB-ja mund të vendosë të zbatojë masat e kontrollit të përcaktuara në nenet 14 deri në 18, në vend të masave të çrrënjosjes në një zonë të infektuar. Neni 14 Heqja e bimëve nga një zonë e infektuar 1. AKVMB-ja heq të gjitha bimët që janë gjetur të infektuara nga dëmtuesi i specifikuar në bazë të monitorimit të përcaktuar në pikën 2 të nenit 16. Heqja bëhet menjëherë pas identifikimit zyrtar të pranisë së dëmtuesit të specifikuar ose nëse dëmtuesi i specifikuar zbulohet jashtë sezonit të fluturimit të vektorit, heqja do të bëhet përpara sezonit të ardhshëm të fluturimit të vektorit. Duhet të merren të gjitha masat e nevojshme për të shmangur përhapjen e dëmtuesit të specifikuar dhe vektorëve të tij gjatë dhe pas heqjes. 2. Përjashtimisht nga parashikimet e pikës 1 të këtij neni, AKVMB-ja mund të vendosë, për qëllime shkencore, të mos heqë bimët që janë gjetur të infektuara nga dëmtuesi i specifikuar në vendet me bimë me vlerë të veçantë kulturore dhe sociale, referuara shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 16. Neni 15 Masat kundër vektorëve të dëmtuesve të specifikuar në zonat e infektuara 1. AKVMB-ja zbaton trajtimet e duhura fitosanitare kundër popullatës së vektorëve të dëmtuesit të specifikuar në të gjitha fazat e tij, në bimët e përcaktuara në pikën 1, të nenit 14 përpara heqjes të tyre dhe rreth bimëve të përcaktuara në pikën 2, të nenit 14. Këto trajtime përfshijnë trajtime kimike, biologjike ose mekanike kundër vektorëve duke marrë parasysh kushtet lokale. 2. Në zonat e cituara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 2 të nenit 16, AKVMB-ja zbaton praktikat bujqësore për kontrollin e popullatës së vektorëve të dëmtuesit të specifikuar, në të gjitha fazat e tij, në kohën më e përshtatshme të çdo vitit. Këto praktika do të përfshijnë trajtime efikase kimike, biologjike ose mekanike kundër vektorëve, duke marrë parasysh kushtet lokale. Neni 16 Mbikëqyrja vjetore e zonave të infektuara 1. Në rast shfaqje të infeksionit nga ky dëmtuesi, AKVMB-ja merr menjëherë mostra te zona e infektuar dhe i dërgon për testim në ISUV, brenda një rrezeje prej 50 m rreth bimëve që janë gjetur të infektuara nga dëmtuesi i specifikuar, si bimët e mëposhtme: a) të gjitha bimët e specifikuara që i përkasin specieve të bimëve të specifikuara të cilat janë gjetur të infektuara në të njëjtën zonë të shënuar, dhe; b) të gjitha bimët e tjera që shfaqin simptoma që tregojnë infeksion të mundshëm nga ky dëmtues ose që dyshohet se janë të infektuara nga ky dëmtues. 2. AKVMB-ja monitoron, në kohën më të përshtatshme, praninë e dëmtuesit të specifikuar nga vrojtimet vjetore, duke marrë parasysh informacionin e referuar në Skedën e Vrojtimit të Dëmtuesit për Xylella fastidiosa. Ky monitorim bëhet të paktën në pjesët e mëposhtme të zonës së infektuar: a) brenda një zone prej të paktën 5 km nga kufiri i zonës së infektuar me zonën e sigurisë; b) në afërsi të zonave të bimëve me vlerë të veçantë kulturore dhe sociale të vendosura jashtë zonës së përmendur në shkronjën “a” dhe të përcaktuara në përputhje me rrethanat e rajonit përkatës. Në ato pjesë të zonës së infektuar, AKVMB-ja do të kryejë marrjen e mostrave dhe testimin e specieve të bimëve bujtëse të hasura të infektuara në zonën e përcaktuar, në përputhje me pikën 6, të nenit 3. Për këtë qëllim, përcaktimi i skemave të vrojtimit dhe e marrjes së mostrave duhet të jetë në gjendje të identifikojë me të paktën 90% besueshmëri, një nivel pranie të bimëve të infektuara prej 0,7%. Gjithashtu do të marrë mostra dhe të dërgoj për testim popullatën e vektorëve për praninë e dëmtuesit të specifikuar. 3. Në zonat e sigurisë, AKVMB-ja do të marrë mostra dhe dërgon për testim bimët bujtëse në ISUV, si dhe bimët e tjera që shfaqin simptoma që tregojnë infeksion të mundshëm nga ky dëmtues ose që dyshohet se janë të infektuara nga ky dëmtues. Për këtë qëllim, përcaktimi i skemës së vrojtimit dhe testimit duhet të jetë në gjendje të identifikojë me të paktën 90% besueshmëri, një nivel të pranisë së bimëve të infektuara prej 1%, duke marrë parasysh se 400 m e parë ngjitur me zonat e infektuara përbëjnë një rrezik më të lartë. 4. AKVMB-ja monitoron praninë e dëmtuesve të specifikuar në vektorë në pjesët e zonës së infektuar të cituar në pikën 2, të këtij neni dhe në zonën e sigurisë me qëllim që të përcaktojë rrezikun e përhapjes së mëtejshme të shkaktuar nga vektorët dhe të vlerësojë efektivitetin e masave të kontrollit fitosanitar të zbatuar në përputhje me nenin 15. Neni 17 Shkatërrimi i bimëve 1. AKVMB-ja në vend ose në një vendndodhje të afërt të caktuar për këtë qëllim brenda zonës së infektuar, shkatërron bimët dhe pjesët e bimëve që janë gjetur të infektuara nga dëmtuesi i specifikuar, në një mënyrë që siguron që dëmtuesi i specifikuar të mos përhapet. 2. AKVMB-ja mund të vendosë të kufizojë shkatërrimin vetëm të degëve dhe gjetheve dhe druri t’i nënshtrohet një trajtimi të përshtatshëm fitosanitar përkatës në përputhje me pikën 1 të nenit 15, ku konstatohet se ato bimë nuk paraqesin ndonjë rrezik për përhapjen e mëtejshme të dëmtuesit të specifikuar. Sistemi rrënjor i këtyre bimëve ose hiqet ose thahet me një trajtim të përshtatshëm fitosanitar për të shmangur mbirjen. Neni 18 Masat të tjera përkatëse për kontrollin e dëmtuesit të specifikuar AKVMB-ja merr masa për të adresuar çdo veçori ose ndërlikim që mund të pritet në mënyrë të arsyeshme të parandalojë, pengojë ose vonojë frenimin, në veçanti ato që kanë të bëjnë me shkatërrimin të përshtatshëm për të gjitha bimët që janë të infektuara ose të dyshuara për infektim ose me aksesin në vendndodhjen e tyre, pronësinë publike/private ose personi ose subjektin përgjegjës. KREU VI MBJELLJA E BIMËVE TË SPECIFIKUARA NË ZONAT E INFEKTUARA Neni 19 Autorizimi në lidhje me mbjelljen e bimëve të specifikuara në zona të infektuara Mbjellja e bimëve të specifikuara në zonat e infektuara mund të autorizohet nga AKVMB-ja vetëm në një nga rastet e mëposhtme: a) këto bimë të specifikuara janë rritur në vende prodhimi të mbrojtura nga insektet, të pastra nga dëmtuesi i specifikuar dhe vektorët e tij; b) këto bimë të specifikuara preferohen t’i përkasin varieteteve të vlerësuara si rezistente ose tolerante ndaj dëmtuesit të specifikuar dhe janë mbjellë në zonat e infektuara por jashtë zonës të përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 2, të nenit 16; c) këto bimë të specifikuara i përkasin të njëjtës specie bimësh që janë testuar dhe janë gjetur të pastra nga dëmtuesit e specifikuar në bazë të aktiviteteve të vrojtimit të kryera për të paktën dy vitet e fundit në përputhje me nenin 11 dhe janë mbjellë në zonat e infektuara të krijuara me qëllim çrrënjosjen. KREU VII LËVIZJA E BIMËVE TË SPECIFIKUARA BRENDA TERRITORIT TË VENDIT Neni 20 Lëvizja nga një zonë e shënuar dhe nga zonat përkatëse të infektuara në zonën e sigurisë të bimëve të specifikuara që janë rritur në vendet e autorizuara të prodhimit të vendosura në atë zonë të shënuar Lëvizja jashtë zonës së shënuar dhe nga zonat përkatëse të infektuara në zonat e sigurisë, të bimëve të specifikuara që janë rritur në një vend prodhimi të vendosur në atë zonë të shënuar, mund të lejohet vetëm kur plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) bimët e specifikuara janë rritur gjatë gjithë ciklit të tyre të prodhimit në një vend që është autorizuar në përputhje me nenin 25 ose kanë qenë të pranishme në një vend të tillë për të paktën tre vitet e fundit; b) gjatë gjithë kohës së rritjes së bimëve të specifikuara, as prania e dëmtuesit të specifikuar dhe as e vektorët e tij nuk u gjetën në vend; c) bimët e specifikuara i nënshtrohen trajtimeve fitosanitare kundër popullatës së vektorëve, në të gjitha fazat e saj, në periudha të përshtatshme të vitit për të ruajtur pastërtinë nga vektorët e dëmtuesit të specifikuar. Këto trajtime do të përfshijnë, sipas rastit, metoda efikase kimike, biologjike ose mekanike, duke marrë parasysh kushtet lokale; ç) bimët e specifikuara transportohen përmes ose brenda zonës së shënuar në kontejnerë ose ambalazhe të mbyllura, duke siguruar që infeksioni me dëmtuesin e specifikuar ose ndonjë nga vektorët e tij nuk është hasur; d) sa më afër që të jetë e mundur me kohën e lëvizjes, bimët e specifikuara i janë nënshtruar testimit molekular për praninë e dëmtuesit të specifikuar në bazë të një testi të renditur në aneksin III të këtij udhëzimi duke përdorur një skemë mostrimi të aftë për të identifikuar me të paktën 80% besueshmëri, një nivel i pranisë së bimëve të infektuara prej 1%. Neni 21 Lëvizja nga një zonë e shënuar dhe nga zonat përkatëse të infektuara në zonat e sigurisë të bimëve të specifikuara që nuk janë gjetur kurrë të infektuara në atë zonë të shënuar Lëvizja jashtë zonës së shënuar dhe nga zona përkatëse e infektuar në zonat e sigurisë, e bimëve të specifikuara që nuk janë gjetur kurrë të infektuara në atë zonë të shënuar, mund të lejohet vetëm kur plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) bimët e specifikuara janë rritur në një zonë që i përket një operatori profesionist të regjistruar në përputhje me nenin 6/1, të ligjit nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar; b) bimët e specifikuara i përkasin llojeve të bimëve të cilat janë rritur për të paktën një pjesë të jetës së tyre në një zonë të shënuar dhe i janë nënshtruar, gjatë tre viteve nga shpallja e zonës së shënuar, për të vrojtuar aktivitetet të përcaktuar në nenet 11 dhe 16 dhe nuk u gjet kurrë të infektuar me dëmtuesin e specifikuar; c) speciet e bimëve të specifikuara të përmendura në shkronjën “b” publikohen në bazën e të dhënave të autoritetit kompetent të mbrojtjes së bimëve, për bimët bujtëse të cilat nuk dihet se janë të infektuara në atë zonë specifike të shënuar; ç) bimët e specifikuara i nënshtrohen trajtimeve fitosanitare kundër popullatës vektorëve, në të gjitha fazat e saj, në periudha të përshtatshme të vitit për të ruajtur pastërtinë nga vektorët e dëmtuesit të specifikuar. Këto trajtime do të përfshijnë, sipas rastit, metoda efikase kimike, biologjike ose mekanike bazuar në kushtet lokale; d) praktikisht sa më afër kohës së lëvizjes, lotet e bimëve të specifikuara ju nënshtruan inspektimit nga AKVMB-ja dhe testimit molekular nga ISUV-i, duke përdorur një skemë mostrimi të aftë për të identifikuar me të paktën 95% besueshmëri, një nivel të pranisë së bimët e infektuara prej 1%; dh) praktikisht sa më afër kohës së lëvizjes, lotet e bimëve të specifikuara ju nënshtruan trajtimeve fitosanitare kundër të gjithë vektorëve të dëmtuesit të specifikuar. Neni 22 Lëvizja nga një zonë e shënuar dhe nga zonat përkatëse të infektuara në zonat e sigurisë, të bimëve të specifikuara që janë rritur për të gjithë ciklin e prodhimit në in-vitro në atë zonë të shënuar Lëvizja jashtë zonës së shënuar dhe nga zonat përkatëse të infektuara në zonat e sigurisë, të bimëve të specifikuara që janë rritur gjatë gjithë ciklit të prodhimit në in-vitro në atë zonë të shënuar, mund të lejohet vetëm kur plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) bimët e specifikuara janë rritur në gjithë ciklin e tyre të prodhimit në një vend që është autorizuar në përputhje me nenin 25; b) bimët e specifikuara janë rritur në një enë transparente në kushte sterile dhe plotësojnë një nga kushtet e mëposhtme: i) ato janë rritur nga farat; ii) ato janë shumuar, në kushte sterile nga bimët mëmë të cilat kanë kaluar gjithë jetën e tyre në një zonë të vendit të pastër nga dëmtuesi i specifikuar dhe që janë testuar dhe janë gjetur të pastra nga dëmtuesi i specifikuar; iii) ato janë shumuar, në kushte sterile, nga bimët mëmë që janë rritur në një zonë që plotëson kushtet e parashikuara në nenin 20 dhe të cilat janë testuar dhe janë gjetur të pastra nga dëmtuesi i specifikuar duke përdorur një skemë mostrimi të aftë për të identifikuar me të paktën 95% besueshmëri, një nivel i pranisë së bimëve të infektuara prej 1%; c) bimët e specifikuara transportohen përmes ose brenda zonave të shënuar në një kontejner në kushte sterile që përjashtojnë mundësinë e infektimit nga dëmtuesi i specifikuar nëpërmjet vektorëve të tij. Neni 23 Lëvizja nga një zonë e shënuar dhe nga zonat përkatëse të infektuara në zonat e sigurisë të bimëve të rrushit (vitis) në fazën e qetësisë të cilat janë rritur për një pjesë të jetës së tyre në atë zonë të shënuar Lëvizja nga zona e shënuar, dhe nga zonat përkatëse të infektuara në zonat sigurisë, të bimëve të rrushit (Vitis) në fazë e qetësisë të destinuara për mbjellje, përveç farave, të cilat janë rritur për një pjesë të jetës së tyre në atë zonë të shënuar dhe janë të listuara si bimë të specifikuara për atë zonë të shënuar, mund të lejohen vetëm kur plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) bimët janë rritur në një zonë që i përket një operatori të regjistruar në përputhje me nenin 6/1 të ligjit nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar; b) praktikisht sa më afër kohës së lëvizjes, bimët i janë nënshtruar një trajtimi të përshtatshëm termoterapia në një objekt trajtimi të autorizuar dhe të mbikëqyrur nga AKVMB-ja, ku bimët në fazën e qetësisë zhyten për 45 minuta në ujë të ngrohur në 50°C. Neni 24 Lëvizja brenda zonës së infektuar, brenda zonës së sigurisë dhe nga zonat e sigurisë në zonat e tyre përkatëse të infektuara, të bimëve të specifikuara që janë rritur për një pjesë të jetës së tyre në një zonë të shënuar Lëvizja brenda zonës së infektuar, brenda zonës së sigurisë dhe nga zonat e sigurisë në zonat e tyre përkatëse të infektuara, të bimëve të specifikuara që janë rritur për të paktën një pjesë të jetës së tyre në një zonë të kufizuar, mund të lejohet vetëm kur plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) bimët e specifikuara janë rritur në një zonë që i përket një operatori të regjistruar në përputhje me nenin 6/1, të ligjit nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar; b) vendi i nënshtrohet marrjes së mostrave dhe testimit vjetor për praninë e dëmtuesit të specifikuar duke marrë parasysh informacionin e përcaktuar në skedën e vrojtimit të dëmtuesit për Xylella fastidiosa; c) rezultatet e inspektimit vjetor dhe të testimit të një mostre përfaqësues konfirmojnë mungesën e dëmtuesit të specifikuar; ç) bimët e specifikuara i nënshtrohen trajtimeve fitosanitare kundër popullatës së vektorëve, në të gjitha fazat e saj, në periudha të përshtatshme të vitit për të ruajtur pastërtinë nga vektorët e dëmtuesit të specifikuar. Këto trajtime do të përfshijnë, sipas rastit, metoda efikase kimike, biologjike ose mekanike, duke marrë parasysh kushtet lokale; d) operatorët profesionistë do t’i kërkojnë personit që i pranon ato bimë të nënshkruajë një deklaratë se ato bimë nuk do të zhvendosen nga ato zona. Neni 25 Miratimi i zonave të prodhimit 1. AKVMB-ja mund të miratojë një vend prodhimi për qëllimet e neneve 20 dhe 22, vetëm kur plotëson të gjitha kushtet e mëposhtme: a) është regjistruar në përputhje me nenin 6/1, të ligjit nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar; b) është miratuar nga AKVMB-ja si një zonë e mbrojtur fizikisht kundër dëmtuesit të specifikuar dhe vektorëve të tij; c) i është nënshtruar çdo vit të paktën dy inspektimeve nga AKVMB-ja, në kohën më të përshtatshme. 2. Kur gjatë inspektimeve vjetore, AKVMB-ja do të zbulojnë praninë e dëmtuesit të specifikuar ose dëmtime në mbrojtjen fizike të përmendur në shkronjën “b” të pikës 1 të këtij neni, ato do të revokojnë menjëherë autorizimin e zonës dhe do të pezullojnë përkohësisht lëvizja e bimëve të specifikuara jashtë zonës së shënuar dhe nga zona përkatëse të infektuar në zonën e sigurisë. 3. AKVMB-ja për çdo rajon do të krijojë dhe përditësojë një listë me të gjitha vendet të autorizuara në përputhje me pikën 1 të këtij neni. Kjo listë i dërgohet autoritetit kompetent të mbrojtjes së bimëve, menjëherë pas krijimit ose përditësimit të kësaj liste. Neni 26 Lëvizja brenda territorit të vendit të bimëve të specifikuara të cilat nuk janë rritur në një zonë të shënuar 1. Bimët e specifikuara që nuk janë rritur kurrë brenda një zone të shënuar mund të zhvendosen vetëm brenda territorit të vendi, kur janë rritur në një zonë që plotëson kushtet e mëposhtme: a) i përket një operatori profesionist të regjistruar në përputhje me nenin 6/1, të ligjit nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar dhe i nënshtrohet inspektimit vjetor nga AKVMB-ja; b) i nënshtrohet, sipas rastit për nivelin e rrezikut, marrjes së mostrave dhe testimit për praninë e dëmtuesit të specifikuar, duke përdorur një test të listuar në aneksin III të këtij udhëzimi dhe duke marrë parasysh informacionin e përcaktuar në Skedën e Vrojtimit të Dëmtuesit për Xylella fastidiosa. 2. Përjashtimisht nga parashikimet e pikës 1, të këtij neni, bimët për mbjellje, përveç farave, të Coffea, Lavandula dentata L., Nerium oleander L., Olea europaea L., Polygala myrtifolia L. dhe Prunus dulcis (Mill.) D.A. Webb, mund të zhvendoset për herë të parë brenda territorit të vendit, vetëm kur plotësohen kushtet e mëposhtme: a) ato janë rritur në një vend që i nënshtrohet inspektimit vjetor nga AKVMB-ja; b) vendi i nënshtrohet marrjes së mostrave dhe testimit për praninë e dëmtuesit të specifikuar, duke marrë parasysh informacionin e përcaktuar në Skedën e Vrojtimit të Dëmtuesit për Xylella fastidiosa dhe duke përdorur një skemë mostrimi në gjendje të identifikojë me të paktën 80% besueshmëri, një niveli i pranisë së bimëve të infektuara prej 1%. Neni 27 Lëvizja brenda vendit të bimëve mëmë parabazë ose materiale parabazë, të cilat janë rritur jashtë zonës së shënuar Bimët mëmë parabazë ose materiali parabazë, të cilat i përkasin specieve Juglans regia L., Olea europaea L., Prunus amygdalus Batsch P. amygdalus x P. persica, P. armeniaca L., P. avium (L.) L., P. cerasus L., P. domestica L., P. domestica x P. salicina, P. dulcis (Mill.) DA Webb, P. persica (L.) Batsch dhe P. salicina Lindley dhe që janë rritur jashtë zonës së shënuar dhe kanë kaluar të paktën një pjesë të jetës së tyre jashtë objekteve me rrjet mbrojtëse kundër insekteve, mund të zhvendosen vetëm brenda vendit kur ata shoqërohen me pasaportë bimore ose certifikatë fitosanitare të brendshme dhe janë plotësuar këto kushte: a) ato janë certifikuar në përputhje me legjislacionin në fuqi për materialin mbjellës; b) brenda një kohe sa më të shkurtër përpara lëvizjes së tyre, ato i janë nënshtruar inspektimit vizual, marrjes së mostrave dhe testimit molekular për praninë e dëmtuesit të specifikuar, të kryera në përputhje me standardet ndërkombëtare për masat fitosanitare. Neni 28 Pasaporta e bimore Bimët e cituara në nenet 20 deri në 27 do të zhvendosen brenda territorit të vendit vetëm nëse shoqërohen me një pasaportë bimore/certifikate fitosanitare e brendshme. Në rastin e bimëve të specifikuara të përmendura në nenin 24, do të zbatohen kushtet e mëposhtme shtesë: a) në rastin kur ato lëvizin vetëm brenda zonave të infektuara, treguesi “Zonë e infektuar XYLEFA” do të përfshihet pranë kodit të gjurmueshmërisë të cituar në pasaportë bimore ose certifikatë fitosanitare të brendshme; b) në rastin kur ato lëvizin brenda zonës së sigurisë ose nga zona sigurie në zonën e infektuar, treguesi “Zona e sigurisë dhe Zona e Infektuar-XYLEFA” do të përfshihet pranë kodit të gjurmueshmërisë të cituar në pasaportë bimore ose certifikatë fitosanitare të brendshme. KREU VIII IMPORTI I BIMËVE BUJTËSE NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Neni 29 Hyrja në territorin e vendit të bimëve bujtëse me origjinë nga vendet e tjera ku dihet se dëmtuesi i specifikuar nuk është i pranishëm Bimët bujtëse me origjinë nga vendet e tjera, ku dihet se dëmtuesi i specifikuar nuk është i pranishëm, mund të hynë në territorin e vendit, vetëm kur plotësohen kushtet e mëposhtme: a) autoriteti kompetent i mbrojtjes së bimëve të vendit tjetër, përveç atyre të BE-së, i ka komunikuar me shkrim Komisionit Evropian statusin e vendit të tyre në lidhje me Xylella fastidiosa dhe kjo deklaratë është publikuar në faqen zyrtare të BE-së “Deklarata nga vendet jo anëtare të BE-së në lidhje me statusin e Xylella fastidiosa”. Në rast se një deklaratë e tillë nuk është e publikuar si më lart, autoriteti kompetent i vendit tjetër njofton me shkrim autoritetin kompetent të mbrojtjes së bimëve në ministri të vendit tonë, se dëmtuesi i specifikuar dihet se nuk është i pranishëm në vend në bazë të inspektimeve, mostrimeve dhe testimeve molekulare, duke përdorur një test të listuar në aneksin III të këtij udhëzimi, dhe në përputhje me Standardet Ndërkombëtare përkatëse për Masat Fitosanitare. Duke marrë parasysh udhëzimet për vrojtimet statistikisht të qëndrueshme me bazë risku të Xylella fastidiosa, përcaktimi i skemës së vrojtimit dhe mostrimit të përdorur janë në gjendje të identifikojnë me të paktën 80% besueshmëri, një nivel të pranisë së bimëve të infektuara në nivel kombëtar prej 1%. Për vendet e BE-së statusi në lidhje me Xylella fastidiosa do të verifikohet në faqen zyrtare të BE-së për Xylella fastidiosa; b) bimët bujtëse shoqërohen nga një certifikatë fitosanitare që citon në rubrikën “Deklaratë Shtesë” se dëmtuesi i specifikuar nuk është i pranishëm në vend; c) bimët bujtëse janë rritur në një vend që i nënshtrohet inspektimit vjetor nga autoriteti kompetent dhe sipas rastit për nivelin e rrezikut, me marrjen e mostrave dhe testimin, të përcaktuara në aneksin III të këtij udhëzimi, të kryera në kohën e duhur në ato bimë për praninë e dëmtuesit të specifikuar; ç) bimët për mbjellje, të ndryshme nga farat, të Coffea, Lavandula dentata L., Nerium oleander L., Olea europaea L., Polygala myrtifolia L. dhe Prunus dulcis (Mill.) D.A. Webb, janë rritur në një zonë që i nënshtrohet inspektimit vjetor nga autoriteti kompetent me mostrime dhe testime, të përcatuara në aneksin III të këtij udhëzimi, të kryera në kohën e duhur në ato bimë për praninë e dëmtuesit të specifikuar duke përdorur një skemë mostrimi të aftë të identifikojë me të paktën 80% besueshmëri, një nivel pranie të bimëve të infektuara prej 1%; (d) me hyrjen në territorin e vendit, bimët bujtëse kontrollohen nga AKU-ja në përputhje me nenin 34. AKU lejon hyrjen në territorine vendit të ngarkesave që rezultojnë të pastra nga dëmtuesi i specifikuar. Neni 30 Hyrja në territorin e vendit të bimëve bujtëse me origjinë nga një zonë të pastër dëmtuesi të një vendi të infektuar Bimët bujtëse me origjinë nga një vend tjetër ku dihet se është i pranishëm dëmtuesi i specifikuar mund të hynë në territorin e vendit tonë vetëm kur plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) bimët bujtëse e kanë origjinën në një zonë e cila është deklaruar të jetë e pastër nga dëmtuesi i specifikuar nga autoriteti kompetent për mbrojtjen e bimëve në përputhje me standardet ndërkombëtare për masat fitosanitare përkatëse dhe në bazë të vrojtimeve zyrtare të bazuara në mostrime dhe testime, duke përdorur një test të listuar në aneksin III të këtij udhëzimi. Duke marrë parasysh udhëzimet për vrojtimet statistikisht të qëndrueshme dhe të bazuara në rrezik të Xylella fastidiosa, përcaktimi i skemës së vrojtimit dhe mostrimit të përdorur janë në gjendje të identifikojnë me të paktën 80% besueshmëri, një nivel të pranisë së bimëve të infektuara prej 1%; b) autoriteti kompetent i mbrojtjes së bimëve të vendit tjetër, përveç atyre të BE-së, i ka komunikuar me shkrim Komisionit Evropian emrin e zonës së pastër dhe kjo deklaratë është publikuar në faqen zyrtare të BE-së “Deklarata nga vendet joanëtare të BE-së në lidhje me statusin e Xylella fastidiosa”; Në rast se një deklaratë e tillë nuk është e publikuar si më lart, autoriteti kompetent i vendit tjetër njofton me shkrim autoritetin kompetent në Ministri të vendit tonë. Për vendet e BE-së statusi në lidhje me Xylella fastidiosa do të verifikohet në faqen zyrtare të BE-së për Xylella fastidiosa; c) bimët bujtëse shoqërohen nga një certifikatë fitosanitare që deklaron në rubrikën “vendi i origjinës” që bimët bujtëse përkatëse kanë kaluar gjithë jetën e tyre në zonën e përmendur në shkronjën “a”, me referencë specifike për emrin e asaj zone; ç) bimët bujtëse janë rritur në një vend që i nënshtrohet inspektimit vjetor nga autoriteti kompetent dhe sipas rastit për nivelin e riskut, me marrjen e mostrave dhe testimin me një nga testet të renditur në aneksin III, të kryera në kohën e duhur në ato bimë për praninë e dëmtuesit të specifikuar; d) bimët për mbjellje, përveç farave, të Coffea, Lavandula dentata L., Nerium oleander L., Olea europaea L., Polygala myrtifolia L. dhe Prunus dulcis (Mill.) D.A. Webb, janë rritur në një zonë që i nënshtrohet inspektimit vjetor nga autoriteti kompetent me marrje mostre dhe testim të listuar në aneksin III të këtij udhëzimi, të kryera në kohën e duhur në ato bimë për praninë e dëmtuesit të specifikuar duke përdorur një skemë mostrimi të aftë të identifikojë me të paktën 80% besueshmëri, një nivel pranie të bimëve të infektuara prej 1%; e) me hyrjen në territorin e vendit, bimët bujtëse kontrollohen nga AKU-ja në përputhje me nenin 34. AKU-ja lejon hyrjen në territorin e vendit të ngarkesave që rezultojnë të pastra nga dëmtuesi i specifikuar. Neni 31 Hyrja në territorin e vendit të bimëve bujtëse me origjinë nga një zonë prodhimi të pastër nga dëmtuesi, të një vendi të infektuar 1. Bimët bujtëse me origjinë nga vendet e tjera ku dihet se është i pranishëm dëmtuesi i specifikuar mund të hynë në territorin e vendit vetëm kur plotësohen kushtet e mëposhtme: a) bimët bujtëse e kanë origjinën nga një zonë prodhimi që është autorizuar si i pastër nga dëmtuesi nga autoriteti kompetent për mbrojtjen e bimëve në përputhje me nenin 32; b) autoriteti kompetent për mbrojtjen e bimëve e vendit përkatës, përveç atyre të BE-së, i ka komunikuar me shkrim Komisionit Evropian statusin e vendit të tyre në lidhje me Xylella fastidiosa dhe kjo deklaratë është publikuar në faqen zyrtare të BE-së, listën e zonave të prodhimit të pastra nga dëmtuesi, duke përfshirë vendndodhjen e tyre brenda vendit. Në rast se një deklaratë e tillë nuk është e publikuar si më lart, autoriteti kompetent i vendit përkatës njofton me shkrim autoritetin kompentent në ministri të vendit tonë. Për vendet e BE-së lista e zonave të prodhimit të pastra nga dëmtuesi në lidhje me Xylella fastidiosa do të verifikohet në faqen zyrtare të BE-së për Xylella fastidiosa. c) bimët bujtëse shoqërohen nga një certifikatë fitosanitare që deklaron në: i) rubrikën “deklaratë shtesë”, që bimët bujtëse janë prodhuar gjatë gjithë ciklit të tyre të prodhimit në një ose më shumë zona të autorizuara të pastra nga dëmtuesi nga autoriteti kompetent për mbrojtjen e bimëve në përputhje me nenin 32 dhe se bimët bujtëse janë transportuar në kontejnerë ose ambalazhe të mbyllura, duke siguruar që të mos ndodhë infektimi me dëmtuesin e specifikuar përmes vektorëve të tij; ii) rubrikën “vendi i origjinës”, emrin ose kodin e zonës/zonave të prodhimit të pastra nga dëmtuesi; ç) me hyrjen në territorin e vendit, bimët bujtëse kontrollohen nga AKU-ja në përputhje me nenin 34. AKU-ja lejon hyrjen në territorin e vendit të ngarkesave që rezultojnë të pastra nga dëmtuesi i specifikuar. 2. Bimët bujtëse që kanë origjinën nga një vend tjetër ku dihet se dëmtuesi i specifikuar është i pranishëm dhe janë rritur gjithë ciklin e prodhimit në in-vitro, mund të hynë në territorin e vendit vetëm kur plotësohen kushtet e mëposhtme: a) bimët bujtëse plotësojnë një nga kushtet e mëposhtme: i. ato janë rritur nga farat; ii. ato janë shumuar, në kushte sterile, nga bimë mëmë të cilat kanë kaluar gjithë jetën e tyre në një zonë të pastër nga dëmtuesi i specifikuar dhe që janë testuar dhe janë gjetur të pastra nga dëmtuesi i specifikuar; iii. ato janë shumuar, në kushte sterile nga bimë mëmë që janë rritur në një zonë që plotëson kushtet e nenit 32 dhe që janë testuar dhe janë gjetur të pastra nga dëmtuesit e specifikuar; b) bimët bujtëse janë rritur në një zonë prodhimi që është autorizuar si pastër nga dëmtuesi nga autoriteti kompetent për mbrojtjen e bimëve në përputhje me nenin 32; c) autoriteti kompetent për mbrojtjen e bimëve e vendit përkatës i ka komunikuar me shkrim Komisionit Evropian ose vendit tonë, listën e vendeve të prodhimit të pastra nga dëmtues, duke përfshirë vendndodhjen e tyre brenda vendit. Për vendet e BE-së lista e zonave të prodhimit të pastra nga dëmtuesi në lidhje me Xylella fastidiosa do të verifikohet në faqen zyrtare të BE-së për Xylella fastidiosa. ç) bimët bujtëse shoqërohen nga një certifikatë fitosanitare që deklaron si vijon në: i. rubrikën “deklaratë shtesë”, që bimët bujtëse janë prodhuar në in-vitro për të gjithë ciklin e tyre të prodhimit në një ose më shumë vende të autorizuara si të pastër nga dëmtuesi nga autoriteti kompetent për mbrojtjen e bimëve në përputhje me nenin 32 dhe se bimët bujtëse janë transportuar në kontejnerë ose ambalazhe të mbyllura, duke siguruar që nuk mund të ndodhë infeksioni me dëmtuesin e specifikuar ose ndonjë nga vektorët e tij të njohur; ii. rubrikën “vendi i origjinës”, emrin ose kodin e vendit të prodhimit të pastër nga dëmtuesi. Neni 32 Miratimi i zonave të prodhimit të pastra nga dëmtuesit Një zonë prodhimi mund të miratohet si i pastër nga dëmtuesi, vetëm kur plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) zona e prodhimit është deklaruar nga autoriteti kompetent për mbrojtjen e bimëve si një zonë me rrjet ndaj insekteve dhe e pastër nga dëmtuesi i specifikuar dhe vektorët e tij, në përputhje me standardet ndërkombëtare për masat fitosanitare përkatëse; b) zona e prodhimit i është nënshtruar trajtimeve fitosanitare kundër popullatës së vektorëve në të gjitha fazat e tij, në periudha të përshtatshme të vitit për të ruajtur pastërtinë nga vektorët e dëmtuesit të specifikuar. Këto trajtime do të përfshijnë metoda efikase kimike, biologjike ose mekanike të bazuara në kushtet lokale; c) zona e prodhimit i nënshtrohet çdo vit të paktën dy inspektimeve nga autoriteti kompetent, në kohën më të përshtatshme; ç) sa më afër që të jetë e mundur me kohën e lëvizjes, bimët bujtëse që kanë origjinën në vendin e prodhimit i janë nënshtruar testimit molekular për praninë e dëmtuesit të specifikuar duke përdorur një test të listuar në aneksin III të këtij udhëzimi dhe duke përdorur një skemë mostrimi në gjendje të identifikojë me të paktën 90% besueshmëri, një nivel pranie të bimëve të infektuara prej 1%. Nëse gjatë inspektimeve vjetore, autoritetet kompetente të vendit tjetër zbulojnë praninë e dëmtuesit të specifikuar ose dëmtime që komprometojnë kushtet e rrjetës kundër insekteve të vendit të prodhimit të pastra nga dëmtuesi, ata duhet të revokojnë menjëherë autorizimin dhe të pezullojnë përkohësisht lëvizjen e bimëve bujtëse. Autoritetet kompetente do të informojnë menjëherë Komisionin e BE-së ose vendin tonë. KREU IX KONTROLLET ZYRTARE MBI LËVIZJEN E BIMËVE TË SPECIFIKUARA BRENDA DHE TË BIMËVE BUJTËSE TË VENDIT Neni 33 Kontrollet zyrtare mbi lëvizjet e bimëve të specifikuara brenda territorit të vendit 1. AKVMB-ja kryen kontrolle zyrtare sistematike mbi bimët e specifikuara që zhvendosen nga një zonë e shënuar ose nga një zonë e infektuar në një zonë sigurie. 2. Kontrolle të tilla do të kryhen të paktën në vendet, duke përfshirë rrugët, aeroportet dhe portet, ku bimët bujtëse janë zhvendosur nga zonat e infektuara në zonat e sigurisë ose pjesë të tjera të territorit të vendit. 3. Këto kontrolle përfshijnë një kontroll dokumentar dhe një kontroll identiteti të bimëve të specifikuara. 4. Këto kontrolle kryhen pavarësisht nga origjina e deklaruar e bimëve të specifikuara, pronësia ose personi ose subjekti përgjegjës për to. 5. Kur këto kontrolle tregojnë se kushtet e përcaktuara në nenet 20 deri në 24 nuk plotësohen, AKVMB-ja, do të shkatërrojë menjëherë bimët që nuk është në përputhje në vend ose në një vendndodhje afër. Ky veprim do të kryhet duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur përhapjen e dëmtuesit të specifikuar dhe çdo vektori të mbartur nga ajo bimë, gjatë dhe pas heqjes. Neni 34 Kontrollet zyrtare në pikat e kalimit kufitar 1. Të gjitha ngarkesat e bimëve bujtëse, të importuara në vend nga një vend tjetër, do të kontrollohen zyrtarisht sipas nenit 14, të ligjit nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar. 2. Në rastin e bimëve bujtëse me origjinë nga zonat ku dihet se dëmtuesi i specifikuar është hasur, AKU-ja do të kryejë një inspektim, i cili konsiston në marrjen e mostrave dhe testimin e lotit të bimëve të specifikuara për të konfirmuar pastërtinë nga dëmtuesi i specifikuar duke përdorur një skemë mostrimi në gjendje të identifikojë me të paktën 80% besueshmëri, një nivel të bimëve të infektuara prej 1%, sipas urdhrit mbi procedurat e marrjes së mostrave. Në këtë rast ngarkesa do të qëndrojë në vendin e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, e bllokuar deri në daljen e rezultatit të analizave. 3. Pika 2 e këtij neni, nuk zbatohet për bimët bujtëse të cilat janë rritur për të gjithë ciklin e prodhimit në in-vitro dhe janë transportuar në kontejnerë transparentë në kushte sterile. KREU X AKTIVITETET E KOMUNIKIMIT Neni 35 Fushata ndërgjegjësuese 1. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, AKVMB-ja, AKU-ja dhe AREB-ja do të vënë në dispozicion informacionin për publikun e gjerë, udhëtarët, operatorët profesionistë dhe operatorët e transportit ndërkombëtar, në lidhje me kërcënimin e dëmtuesit të specifikuar për territorin e vendit. Informacioni bëhet i disponueshëm publikisht, në formën e fushatave ndërgjegjësuese të llojeve të ndryshme. 2. Brenda zonave të shënuara, të rritet ndërgjegjësimi i publikut në lidhje me kërcënimin e dëmtuesit të specifikuar dhe masat e miratuara për të parandaluar hyrjen dhe përhapjen e tij brenda vendit. AKVMB-ja, AKU-ja dhe AREB-ja të sigurojnë që publiku i gjerë, udhëtarët dhe operatorët përkatës të jenë në dijeni të përcaktimit të zonës së shënuar, zonës së infektuar dhe zonës sigurisë. AKVMB-ja të informojë, gjithashtu, operatorët përkatës për masat që duhen marrë kundër vektorit siç parashikohet në nenet 9 dhe 15. Neni 36 Raportimi mbi masat 1. AKVMB-ja dhe AKU-ja raportojnë pranë autoritetit kompetent të mbrojtjes së bimëve në ministri, brenda datës 25 shkurt të çdo viti, të gjitha masat e marra sipas rastit dhe rezultatet gjatë vitit paraardhës në përputhje me këtë udhëzim, sipas përgjegjësive përkatëse. ISUV-ja raporton mbi mostrat e analizuara dhe rezultatin e tyre. 2. Autoriteti kompetent i mbrojtjes së bimëve, brenda datës 30 prill të çdo viti, përgatit një raport mbi masat e marra gjatë vitit paraardhës, në përputhje me nenet 3, 5, 6, 8 deri në 19 dhe 33, sipas zbatimit, dhe mbi rezultatet e këtyre masave. Rezultatet e vrojtimeve të kryera në përputhje me nenet 11 dhe 16 në zonat e shënuara kur është e shpallur do t’i dërgohen Komisionit Evropian duke përdorur modelet të përcaktuara në aneksin IV të këtij udhëzimi. 3. Autoriteti kompetent i mbrojtjes së bimëve, brenda datës 31 dhjetor në bashkëpunim me AKVMB-në dhe AKU-në, harton një plan veprimi që përcakton masat që duhen marrë në përputhje me nenet 3, 5, 6, 8 deri në 19 dhe 33, sipas rastit për vitin e ardhshëm. Plani do të përcaktojë periudhën kohore të planifikuar për çdo masë, afatet për zbatimin e masave dhe buxhetin e ndarë për të gjitha masat. 4. Plani i përcaktuar në pikën 3 të këtij neni, mund të rishikohet kur argumentohet nga zhvillimi i rrezikut fitosanitar përkatës. Neni 37 Dispozitat përfundimtare 1. Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare. 2. Urdhri nr. 409, datë 21.8.2014 “Për ndalimin e importit të fidanëve të ullirit”, shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi. 3. Ky udhëzim botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më datë 1.9.2023. Përjashtimisht, pika 4, e nenit 2, shkronja “c”, e pikës 1, të nenit 6, shkronja “a” e nenit 29 dhe shkronja “a” të nenit 30, hyjnë në fuqi më datë 1.1.2024. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Frida Krifca ANEKS I LISTA E BIMËVE QË DIHET SE JANË TË NDJESHME NDAJ NJË OSE MË SHUMË NËNSPECIEVE TË DËMTUESIT TË SPECIFIKUAR (“BIMËT BUJTËSE”) (zëvendësuar me udhëzimin nr. 204, datë 28.12.2023) Acacia Mill. Acer L. Adenocarpus lainzii (Castrov.) Castrov. Albizia julibrissin Durazz. Alnus rhombifolia Nutt. Amaranthus retroflexus L. Ambrosia L. Ampelopsis arborea (L.) Koehne Ampelopsis brevipedunculata (Maxim.) Trautv. Ampelopsis cordata Michx. Anthyllis barba-jovis L. Anthyllis hermanniae L. Arbutus unedo L. Argyranthemum frutescens (L.) Sch.Bip. Artemisia L. Asparagus acutifolius L. Athyrium filix-femina (L.) Roth Baccharis L. Berberis thunbergii DC. Brassica L. Calicotome spinosa (L.) Link Calicotome villosa (Poir.) Link Callicarpa americana L. Callistemon citrinus (Curtis) Skeels Calluna vulgaris (L.) Hull Calocephalus brownii (Cass.) F.Muell. Carya Nutt. Catharanthus roseus (L.) G.Don Celtis occidentalis L. Cercis canadensis L. Cercis occidentalis Torr. Cercis siliquastrum L. Chamaecrista fasciculata (Michx.) Greene Chenopodium album L. Chionanthus L. x Chitalpa tashkentensis T. S. Elias & Wisura Cistus L. Citrus L. Clematis cirrhosa L. Clematis vitalba L. Coelorachis cylindrica (Michx.) Nash Coffea L. Conium maculatum L. Convolvulus cneorum L. Coprosma repens A.Rich. Coronilla L. Cortaderia selloana (Schult. & Schult.f.) Asch. & Graebn. Cyperus eragrostis Lam. Cytisus Desf. Digitaria Haller Dimorphotheca ecklonis (DC.) Norl. Dimorphotheca fruticosa (L.) Norl. Diospyros kaki L.f. Diplocyclos palmatus (L.) C.Jeffrey Dittrichia viscosa (L.) Greuter Dodonaea viscosa (L.) Jacq. Echium plantagineum L. Elaeagnus angustifolia L. Elaeagnus x submacrophylla Servett. Encelia farinosa A.Gray ex Torr. Eremophila maculata (Ker Gawler) F. von Müller. Erica cinerea L. Erigeron L. Eriocephalus africanus L. Erodium moschatum (L.) L’Hérit. Erysimum L. Euphorbia chamaesyce L. Euphorbia terracina L. Euryops chrysanthemoides (DC.) B.Nord. Euryops pectinatus (L.) Cass. Fagus crenata Blume Fallopia japonica (Houtt.) Ronse Decr. Fatsia japonica (Thunb.) Decne. & Planch. Ficus carica L. Frangula alnus Mill. Fraxinus L. Gazania rigens (L.) Gaertn. Genista L. Ginkgo biloba L. Gleditsia triacanthos L. Grevillea juniperina Br. Hebe Comm. ex Juss. Helianthus L. Helichrysum Mill. Heliotropium europaeum L. Hemerocallis L. Hevea brasiliensis (Willd. ex A.Juss.) Müll.Arg. Hibiscus L. Humulus scandens (Lour.) Merr. Hypericum androsaemum L. Hypericum perforatum L. Ilex aquifolium L. Ilex vomitoria Sol. ex Aiton Iva annua L. Jacaranda mimosifolia D. Don Jacobaea maritima (L.) Pelser & Meijden Juglans L. Juniperus ashei J. Buchholz Koelreuteria bipinnata Franch. Lagerstroemia L. Laurus nobilis L. Lavandula L. Lavatera cretica L. Ligustrum lucidum W.T.Aiton. Liquidambar styraciflua L. Lonicera implexa Soland. Lonicera japonica Thunb. Lupinus aridorum McFarlin ex Beckner Lupinus villosus Willd. Magnolia grandiflora L. Magnolia x soulangeana Soul.-Bod. Mallotus paniculatus (Lam.) Müll.Arg. Medicago arborea L. Medicago sativa L. Metrosideros Banks ex Gaertn. Mimosa L. Modiola caroliniana (L.) G. Don Morus L. Myoporum insulare R.Br. Myoporum laetum G. Forst. Myrtus communis L. Nandina domestica Murray Neptunia lutea (Leavenw.) Benth. Nerium oleander L. Olea L. Parthenocissus quinquefolia (L.) Planch. Paspalum dilatatum Poir. Pelargonium L’Hér. ex Aiton Perovskia abrotanoides Kar. Persea americana Mill. Phagnalon saxatile (L.) Cass. Phillyrea angustifolia L. Phillyrea latifolia L. Phlomis fruticosa L. Phlomis italica L. Phoenix reclinata Jacquin Phoenix roebelenii O’Brien Pinus taeda L. Pistacia vera L. Plantago lanceolata L. Platanus L. Pluchea odorata (L.) Cass. Polygala grandiflora Wight Polygala myrtifolia L. Prunus L. Psidium L. Pteridium aquilinum (L.) Kuhn Pyrus L. Quercus L. Ratibida columnifera (Nutt.) Wooton & Standl. Retama monosperma (L.) Boiss. Rhamnus L. Rhus L. Robinia pseudoacacia L. Rosa L. Rubus L. Ruta chalepensis L. Ruta graveolens L. Salvia apiana Jeps. Salvia mellífera Greene Salvia officinalis L. Salvia rosmarinus Spenn. Sambucus L. Santolina chamaecyparissus L. Santolina magonica (O.Bolòs, Molin. & P.Monts.) Romo Sapindus saponaria L. Sassafras L. ex Nees Scabiosa atropurpurea var. maritima L. Setaria magna Griseb. Solidago fistulosa Mill. Solidago virgaurea L. Sorghum halepense (L.) Pers. Spartium L. Stewartia pseudocamellia Maxim. Strelitzia reginae Aiton Streptocarpus Lindl. Symphyotrichum divaricatum (Nutt.) G.L.Nesom Syringa vulgaris L. Teucrium capitatum L. Thymus vulgaris L. Trifolium repens L. Ulex L. Ulmus L. Vaccinium L. Viburnum tinus L. Vinca L. Vitex agnus-castus L. Vitis L. Westringia fruticosa (Willd.) Druce Westringia glabra R.Br. Xanthium strumarium L.’ ANEKS II LISTA E BIMËVE QË DIHET SE JANË TË NDJESHME NDAJ NËNSPECIEVE SPECIFIKE TË DËMTUESIT TË SPECIFIKUAR (BIMËT TË SPECIFIKUARA) (zëvendësuar me udhëzimin nr. 204, datë 28.12.2023) Bimët e specifikuara të ndjeshme ndaj Xylella fastidiosa nënspecie fastidiosa Acer L. Ambrosia artemisiifolia L. Calicotome spinosa (L.) Link Cercis occidentalis Torr. Cistus monspeliensis L. Citrus limon (L.) Osbeck Citrus paradisi Macfad. Citrus reticulata Blanco Citrus sinensis (L.) Osbeck Coffea L. Elaeagnus angustifolia L. Erysimum L. Ficus carica L. Genista lucida L. Juglans regia L. Lupinus aridorum McFarlin ex Beckner Magnolia grandiflora L. Medicago sativa L. Metrosideros Banks ex Gaertn. Morus L. Myrtus communis L. Nerium oleander L. Pelargonium graveolens L’Hér. Pluchea odorata (L.) Cass. Polygala myrtifolia L. Prunus L. Psidium L. Rhamnus alaternus L. Rubus rigidus Sm. Rubus ursinus Cham. & Schldl. Ruta chalepensis L. Salvia rosmarinus Spenn. Sambucus L. Spartium junceum L. Strelitzia reginae Aiton Streptocarpus Lindl. Teucrium capitatum L. Ulex europaeus L. Ulmus americana L. Vaccinium corymbosum L. Vinca L. Vitis L. Bimët të specifikuara të ndjeshme ndaj nënspecies Xylella fastidiosamultiplex Acacia Mill. Acer griseum (Franch.) Pax Acer pseudoplatanus L. Acer rubrum L. Adenocarpus lainzii (Castrov.) Castrov. Alnus rhombifolia Nutt. Ambrosia L. Ampelopsis cordata Michx. Anthyllis barba-jovis L. Anthyllis hermanniae L. Arbutus unedo L. Argyranthemum frutescens (L.) Sch.Bip. Artemisia L. Asparagus acutifolius L. Athyrium filix-femina (L.) Roth Baccharis halimifolia L. Berberis thunbergii DC. Calicotome spinosa (L.) Link Calicotome villosa (Poir.) Link Callistemon citrinus (Curtis) Skeels Calluna vulgaris (L.) Hull Calocephalus brownii (Cass.) F.Muell Carya Nutt. Celtis occidentalis L. Cercis canadensis L. Cercis occidentalis Torr. Cercis siliquastrum L. Chionanthus L. Cistus L. Clematis cirrhosa L. Clematis vitalba L. Convolvulus cneorum L. Coprosma repens A.Rich. Coronilla L. Cytisus Desf. Dimorphotheca ecklonis (DC.) Norl. Dimorphotheca fruticosa (L.) Norl. Dittrichia viscosa (L.) Greuter Dodonaea viscosa (L.) Jacq. Echium plantagineum L. Elaeagnus angustifolia L. Elaeagnus x submacrophylla Servett. Encelia farinosa A.Gray ex Torr. Erica cinerea L. Erigeron L. Eriocephalus africanus L. Erodium moschatum (L.) L’Hérit. Euryops chrysanthemoides (DC.) B.Nord. Euryops pectinatus (L.) Cass. Fallopia japonica (Houtt.) Ronse Decr. Ficus carica L. Frangula alnus Mill. Fraxinus L. Gazania rigens (L.) Gaertn. Genista L. Ginkgo biloba L. Gleditsia triacanthos L. Grevillea juniperina Br. Hebe Comm. ex Juss. Helianthus L. Helichrysum Mill. Hibiscus syriacus L. Hypericum androsaemum L. Hypericum perforatum L. Ilex aquifolium L. Iva annua L. Jacobaea maritima (L.) Pelser & Meijden Koelreuteria bipinnata Franch. Lagerstroemia L. Laurus nobilis L. Lavandula L. Lavatera cretica L. Liquidambar styraciflua L. Lonicera implexa Soland. Lonicera japonica Thunb. Lupinus aridorum McFarlin ex Beckner Lupinus villosus Willd. Magnolia grandiflora L. Magnolia x soulangeana Soul.-Bod. Medicago arborea L. Medicago sativa L. Metrosideros Banks ex Gaertn. Myoporum laetum G.Forst. Myrtus communis L. Nerium oleander L. Olea L. Pelargonium L’Hér. ex Aiton Perovskia abrotanoides Kar. Phagnalon saxatile (L.) Cass. Phillyrea angustifolia L. Phlomis fruticosa L. Phlomis italica L. Pistacia vera L. Plantago lanceolata L. Platanus L. Polygala grandiflora Wight Polygala myrtifolia L. Prunus L. Pteridium aquilinum (L.) Kuhn Quercus L. Ratibida columnifera (Nutt.) Wooton & Standl. Retama monosperma (L.) Boiss. Rhamnus L. Robinia pseudoacacia L. Rosa L. Rubus L. Ruta graveolens L. Salvia apiana Jeps. Salvia mellífera Greene Salvia officinalis L. Salvia rosmarinus Spenn. Sambucus L. Santolina chamaecyparissus L. Santolina magonica (O.Bolòs, Molin. & P.Monts.) Romo Sapindus saponaria L. Scabiosa atropurpurea var. maritima L. Solidago virgaurea L. Spartium L. Strelitzia reginae Aiton Syringa vulgaris L. Ulex L. Ulmus L. Vaccinium L. Viburnum tinus L. Vinca L. Vitex agnus-castus L. Westringia fruticosa (Willd.) Druce Xanthium strumarium L. Bimët të specifikuara të ndjeshme ndaj nënspecieve Xylella fastidiosa pauca Acacia Mill. Amaranthus retroflexus L. Asparagus acutifolius L. Catharanthus roseus (L.) G.Don Chenopodium album L. Cistus albidus L. Cistus creticus L. Citrus L. Coffea L. Dimorphotheca fruticosa (L.) Norl. Dodonaea viscosa (L.) Jacq. Elaeagnus angustifolia L. Eremophila maculata (Ker Gawler) F. von Müller. Erigeron L. Euphorbia chamaesyce L. Euphorbia terracina L. Genista hirsuta Vahl. Grevillea juniperina Br. Hebe Comm. ex Juss. Heliotropium europaeum L. Hibiscus L. Laurus nobilis L. Lavandula L. Myoporum insulare R.Br. Myrtus communis L. Nerium oleander L. Olea europaea nënsp. europaea L. Olea europaea nënsp. sylvestris (Mill.) Rouy Pelargonium L’Hér. ex Aiton Phillyrea latifolia L. Pistacia vera L. Polygala myrtifolia L. Prunus L. Rhamnus alaternus L. Salvia rosmarinus Spenn. Spartium junceum L. Thymus vulgaris L. Ulex parviflorus Pourr. Vinca minor L. Westringia fruticosa (Willd.) Druce 1 DOI: 10.1094/PHYTO-06-10-0168. 2 DOI: 10.1094/PHYTO-06-10-0168. 3 DOI: 10.1371/ditar.pone.0081647. 4 DOI:10.1094/Phyto-84-456. 5 DOI: 10.1094/PHYTO-100-6-0601. 6 DOI: 10.1094/PD-90-1382. 7 DOI: 10.1007/BF00294703. Westringia glabra R.Br.’ Aneksi III Testet për identifikimin e Xylella fastidiosa dhe nëngrupet A. Testet për shqyrtimin dhe identifikimin e pranisë së Xylella fastidiosa 1. PCR në kohë reale bazuar në Harper et al., 2010 (dhe erratum 2013) (1); 2. Amplifikimi izotermik i ndërmjetësuar nga Loop-Mediaated (LAMP) i bazuar në primers e zhvilluar nga Harper et al. 2010 (dhe erratum 2013) (2); 3. PCR në kohë reale bazuar në Ouyang et al., 2013 (3); 4. PCR konvencionale e bazuar në Minsavage et al. 1994 (4); B. Testet molekulare për identifikimin e nënspecieve të Xylella fastidiosa 1. Shtypja e Sekuencës me Multi Locus (MLST) bazuar në Yuan et al., 2010 që përcakton të gjitha nënspeciet (5); 2. PCR bazuar në Hernandez-Martinez et al., 2006 që përcakton nëngrupin fastidiosa, multiplex dhe sandyi (6); 3. PCR bazuar në Pooler&Hartung 1995 që përcakton nëngrupin pauca (7). Aneksi IV Modelet për raportimin e rezultateve të vrojtimeve të kryera në përputhje me nenet 11 dhe 16 në zonat e shënuara PJESA A Model për raportin e rezultateve të vrojtimeve vjetore të bazuara statistikisht 1. Ve nd nd od hja gje og raf ike eZ SH 2. M ad hë sia fill est are eZ SH (h a) 3. M ad hë sia ep ërd itë su ar eZ SH (h a) 4. Qa sja (Ç /F ) 5. Zo na (p .sh .Z S/ 12 ) 6. Ve nd et e vr ojt im it 7. Ko ha A. Përkufizimi i vrojtimit (parametrat e hyrjes për RiBESS+) B. Përpjekje për marrjen e mostrave C. Rezultatet e vrojtimit 23. K om en tet 8. P 8. Popullata e synuar 9. Nj ësi të ep ide mi olo gji ke 9. 10. Metoda e zbulimit 11 .E fek tiv ite tii mo str im it 12 .N dje sh më ria em eto dë s 13. Faktorët e riskut (aktivitetet, vendndodhjet dhe zonat) 14 .N r. in jës ive ep ide mi olo gji ke të ins pe ktu ara 15 .N r. ik on tro lle ve 16 .N r. im os tra ve 17 .N r. ite ste ve 18 .N r. im asa ve të tje ra 19. Rezultatet 20. Numri i njoftimit të shpërthimeve të njoftuara, sipas rastit, në përputhje me legjislacionin në fuqi 21 .n ive lii arr itu ri be su esh më ris 22 .P rev ale nc ae pë rca kti mi t Ll oje tb ujt ëse Sip ërf aq ja (h ao se një si tje tër më e rën dë sis hm e)) Nj ësi të ei ns pe kti mi t Pë rsh kr im i një sia Ko nt ro lle tv izu ale Te sti mi M eto da të tje ra Fa kto ri ir isk ut Ni ve let er isk ut Nu mr ii ve nd nd od hje ve Ri sq et rel ati ve Pë rq ind ja ep op ull atë sb ujt ëse Po zit ive Ne ga tiv e Ip ap ërc ak tua r Nu mr i Da ta Udhëzime se si të plotësoni modelin Shpjegoni supozimet për hartimin e vrojtimit. Përmblidhni dhe arsyetoni: Popullata e synuar, njësia epidemiologjike dhe njësitë e inspektimit; Metoda e zbulimit dhe ndjeshmëria e metodës; Faktorët e riskut që tregojnë nivelet e reskut dhe rreziqet përkatëse relative dhe proporcionet e popullatës së bimëve bujtëse. Për kolonën 1: Shënoni emrin e zonës gjeografike, numrin e shpërthimit ose çdo informacion që lejon identifikimin e zonës së shënuar (ZSH) në fjalë dhe datën kur është shpallur. Për kolonat 2 dhe 3: Shënoni madhësinë e ZSH-së përpara fillimit të vrojtimit dhe çdo përditësimi përkatës. Për kolonën 4: Shënoni qasjen: Çrrënjosjen (Ç), Frenimin (F). Ju lutemi, përfshini sa më shumë rreshta që të jetë e nevojshme, në varësi të numrit të ZSH-së dhe qasjeve të cilave u nënshtrohen këto zona. Për kolonën 5: Shënoni zonën e ZSH-së ku është kryer vrojtimi, duke përfshirë sa më shumë rreshta që është e nevojshme: Zona e infektuar (ZI) ose zona e sigurisë (ZS), duke përdorur rreshta të veçantë. Kur është e zbatueshme, Shënoni zonën e ZI-së ku është kryer studimi (p.sh. 5 km e fundit ngjitur me ZS, rreth fidanishteve etj.) në rreshta të ndryshëm. Për kolonën 6: Shënoni vendet e vrojtimit, duke përdorur më shumë se një rresht nëse është e nevojshme. Ju lutemi, gjithmonë raportoni vrojtimet e kryera në fidanishte në një rresht tjetër. Kur përdorni opsionin “tjera”, ju lutemi, specifikoni se çfarë është: 1. Mjedise të hapura (zona e prodhimit): 1.1 arë (arë, kullotë); 1.2. pemëtore/vresht; 1.3. fidanishte; 1.4. pyll; 2. Mjedise të hapura (të tjera): 2.1. kopshte private; 2.2. vende publike; 2.3. zonat e ruajtjes; 2.4. bimë të egra në zona të ndryshme nga zonat e ruajtjes; 2.5. tjera, me specifikimin e rastit të caktuar (p.sh. qendër e kopshti etj.); 3. Mjedise të mbyllura: 3.1. serra; 3.2. vend privat, përveç serrës; 3.3. vend publik, përveç serrës; 3.4. tjetër, me specifikimin e rastit të caktuar (p.sh. qendër e kopshti). Për kolonën 7: Shënoni muajt e vitit kur janë kryer vrojtimet. Për kolonë 8: Shënoni popullatën e zgjedhur të synuar, duke ofruar në përputhje me rrethanat listën e specieve bujtëse dhe zonën e mbuluar. Popullata e synuar përkufizohet si tërësia i njësive të inspektimit. Madhësia e tij zakonisht përkufizohet për sipërfaqet bujqësore si hektarë, por mund të jenë parcela, ara, serra etj. Ju lutemi, arsyetoni zgjedhjen e bërë në supozimet themelore në kolonën 23 (“Komente”). Shënoni njësitë e inspektimit të vrojtuara. “Njësia e inspektimit” nënkupton bimët, pjesët e bimëve, mallrat, materialet, vektorët e dëmtuesve që janë kontrolluar për identifikimin dhe zbulimin e dëmtuesve. Për kolonë 9: Shënoni njësitë epidemiologjike të vrojtuara, duke treguar përshkrimin e saj dhe njësinë e matjes. “Njësi epidemiologjike” nënkupton një zonë homogjene ku ndërveprimet midis dëmtuesit, bimëve bujtëse dhe faktorëve dhe kushteve abiotike dhe biotike do të rezultonin në të njëjtën epidemiologji, nëse dëmtuesi është i pranishëm. Njësitë epidemiologjike janë një nënndarje e popullatës së synuar, të cilat janë homogjene në aspektin epidemiologjik dhe që përfshijnë të paktën një bimë bujtëse. Në disa raste e gjithë popullata bujtëse në një rajon/zonë/vend mund të përkufizohet si njësi epidemiologjike. Ato mund të jenë zona urbane, pyje, kopshte me trëndafila ose ferma, ose hektarë. Zgjedhja do të justifikohet në supozimet themelore. Për kolonën 10: Shënoni metodat e përdorura gjatë vrojtimit duke përfshirë numrin e aktiviteteve në secilin rast. Shënoni me N/A kur informacioni i kolonës së caktuar nuk është i disponueshëm. Për kolonën 11: Shënoni një vlerësim të efektivitetit të mostrimit. Efektiviteti i mostrimit nënkupton mundësinë e përzgjedhjes së pjesëve të bimëve të infektuara nga një bimë e infektuar. Për vektorët, është efektiviteti i metodës për të kapur një vektor pozitiv kur ai është i pranishëm në zonën e vrojtimit. Për tokën, është efektiviteti i zgjedhjes së një mostër dheu që përmban dëmtuesin kur dëmtuesi është i pranishëm në zonën e studimit. Për kolonën 12: “Ndjeshmëria e metodës” nënkupton probabilitetin e një metode për të zbuluar saktë praninë e dëmtuesve. Ndjeshmëria e metodës përkufizohet si probabiliteti që një bujtës vërtet pozitiv të dalë pozitiv. Është shumëzimi i efektivitetit të mostrimit (d.m.th. probabiliteti i përzgjedhjes së pjesëve të bimëve të infektuara nga një bimë e infektuar) me ndjeshmërinë diagnostike (e karakterizuar nga inspektimi vizual dhe/ose testi laboratorik i përdorur në procesin e identifikimit). Për kolonën 13: Jepni faktorët e riskut në rreshta të ndryshëm, duke përdorur sa më shumë rreshta që është e nevojshme. Për secilin faktor risku Shënoni nivelin e riskut dhe rrezikun përkatës relativ dhe përqindjen e popullatës bujtëse. Për kolonën B: Shënoni detajet e vrojtimit. Shënoni me N/A kur informacioni i kolonës së caktuar nuk është i zbatueshëm. Informacioni që duhet të jepet në këto kolona lidhet me informacionin e përfshirë në kolonën 10 “Metodat e zbulimit”. Për kolonën 19: Shënoni numrin e mostrave të gjetura pozitive, negative ose të papërcaktuara. “Të papërcaktuara” janë ato mostra të analizuara për të cilat nuk është marrë asnjë rezultat për shkak të faktorëve të ndryshëm (p.sh. nën nivelin e zbulimit, mostra e papërpunuar – e paidentifikuar, e vjetër etj.). Për kolonën 20: Shënoni njoftimet e shpërthimit të vitit kur u zhvillua vrojtimi. Numri i njoftimit të shpërthimit nuk ka nevojë të përfshihet kur autoriteti kompetent ka vendosur që gjetja është sipas nenit 15 të ligjit nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”. Në këtë rast, ju lutemi, shënoni arsyen e mosdhënies së këtij informacioni në kolonën 21 (“Komente”). Për kolonën 21: Shënoni ndjeshmërinë e studimit, siç përcaktohet në ISPM 31. Kjo vlerë e nivelit të arritur të besueshmërisë së pastërtisë së dëmtuesve llogaritet bazuar në inspektimet (dhe/ose mostrat) të kryera duke pasur parasysh ndjeshmërinë e metodës dhe prevalencën e përcaktimit. Për kolonën 22: Shënoni prevalencën e përcaktimit bazuar në një vlerësim para vrojtimit të prevalencës aktuale të mundshme të dëmtuesit në fushë. Prevalenca e përcaktimit është vendosur si një qëllim i vrojtimit dhe korrespondon me kompromisin që drejtuesit e riskut po bëjnë midis riskut për të pasur dëmtuesin dhe burimeve të disponueshme për vrojtim. . PJESA B Model për raportin e rezultateve të vrojtimeve të kryera për vektorët e Xylella fastidiosa 1. Pë rsh kr im et ëZ SH 2. Qa sje 3. Zo na 4L loj et ve kt oi ale 5. Ko nt ro lle tv izu ale 6. llo jii ku rth ev e( os em eto da të tje ra të ka pj es së ve kt or it (p .sh .,r rje ta pë rf lu tu re tj. ) 7. N r. ik ur th ev e( os em eto da te tje ra ka pj e) 8. Fr ek ue nc ae ko nt ro lli tt ëk ur th ev e( os e m eto dë tje tër ,n ës eë sh të ea pl ik ue sh m e) 9. Ko ha ek on tro lli tt ëk ur th ev e (o se m eto dë tje tër ,n ës eë sh të ea pl ik ue sh m e) 10 .N um ri im os tra ve ve kt or ial et ëm bl ed hu ra 11. N um ri iv ek to rë ve të ka pu r 12 .N um ri iv ek to rë ve të an ali zu ar 13 .N um ri im os tra ve ve kt or ial et ëa na liz ua ra 14 .N um ri im os tra ve të ve kt or it po zit iv 15 .N um ri im os tra ve të ve kt or it ne ga tiv 16 .N um ri im os tra ve ve kt or ial et ëp ap ër ca kt ua ra 17 .K om en tet Em ri Da ta es hp all jes Ko ha N um ri Udhëzime se si të plotësoni modelin Për kolonën 1: Shënoni emrin e zonës, numrin e shpërthimit ose çdo informacion që lejon identifikimin e Zonës së Shëniuar (ZSH) dhe datën e shpalljes. Për kolonën 2: Shënoni: Çrrënjosjen (E), Frenimin (F). Ju lutemi, përfshini sa më shumë rreshta që të jetë e nevojshme, në varësi të numrit të ZSH dhe qasjeve të cilave u nënshtrohen këto zona. Për kolonën 3: Shënoni zonën e ZSH ku është kryer vrojtimi: Zona e infektuar (ZI) ose zona e sigurisë (ZS), duke përdorur rreshta të veçantë. Kur është e mundur, Shënoni zonën e ZI ku është kryer vrojtimi (p.sh. 5 km e fundit, rreth fidanishteve etj.). Për kolonën 4: Shënoni listën e llojeve vektoriale të dëmtuesit të treguar në kolonën e parë, duke përdorur rreshta të ndryshëm për vektor. Për kolonën 5: Shënoni vetëm nëse është e aplikueshme. Për kolonën 6: Shënoni llojin e metodës së kapjes së vektorit. Kur përdoren më shumë se një metodë për të njëjtin vektor, jepni të dhënat në rreshta të veçantë. Për kolonën 7: Shënoni numrin e kurtheve ose metodën tjetër të kapjes, duke përdorur një rresht të veçantë për metodë. Për kolonën 8: Shënoni kur janë kontrolluar kurthet ose metodat e kapjes (p.sh. një herë në javë, një herë në muaj, katër herë në vit etj.). Për kolonën 9: Shënoni muajt e vitit kur kontrollohen kurthet. Për kolonën 10: Shënoni numrin e mostrave të mbledhura (një mostër mund të përmbajë disa vektorë). Për kolonën 11: Shënoni numrin total të vektorëve të kapur. Ju lutemi, përfshini vetëm numrin e vektorit të interesuar, pa kapje anësore. Për kolonën 13: Shënoni numrin e mostrave vektoriale të analizuara për dëmtuesin, i zbatueshëm kur një mostër përbëhet nga më shumë se një vektor. Për kolonën 16: Numri i mostrave të papërcaktuara, përkatësisht mostrat e analizuara, por ku për shkak të faktorëve të ndryshëm nuk është marrë asnjë rezultat (p.sh. nën nivelin e zbulimit etj.).”

Instruction no. 16, dated 19 October 2022 on rules for special control measures to prevent the entry and spread within the country of Xylella Fastidiosa (Wells Et Al) · Nelum