Instruction No.1 of 2012 laying down rules and procedures for obtaining construction permits for high risk energy-related buildings and for the establishment of the evaluation commission
Made 2012-04-30 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Other
- Country
- Albania
- Subjects
- Land and soil
- Keywords
- authorization/permit, institution, land-use planning, fees/royalties, governance
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
5/22/2014 Ligjet.org - Për rregullat dhe procedurat e shqyrtimit të aplikimeve për marrjen e lejeve ndërtimore për objekte të natyrës energjetike dhe objekte me rrezik… http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Udh%EBzim:1:30.04.2012 1/4 [P rinto] [Google T rans late] UDHËZIM Nr. 1, datë 30.4.2012 PËR RREGULLAT DHE PROCEDURAT E SHQYRTIMIT TË APLIKIMEVE PËR MARRJEN E LEJEVE NDËRTIMORE PËR OBJEKTE TË NATYRËS ENERGJETIKE DHE OBJEKTE ME RREZIKSHMËRI TË LARTË TË KËSAJ FUSHE, SI DHE PËR NGRITJEN E KOMISIONIT PËR SHQYRTIMIN E KËRKESAVE PËR DHËNIEN E KËTYRE LEJEVE Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës, të pikës 1/b 1 të nenit 72, pikës 2 të nenit 76, nenit 78 dhe nenit 79 të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 "Për planifikimin e territorit", të ndryshuar, si dhe të pikës 1/b të nenit 12 dhe pikës 2 të nenit 18 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 502, datë 13.7.2011 "Për miratimin e rregullores uniforme të kontrollit të zhvillimit të territorit", të ndryshuar, UDHËZOJ: 1. Trajtimi dhe përpunimi paraprak i kërkesës së subjektit që paraqet në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) një aplikim për marrje leje për punime ndërtimore objektesh të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe, bëhet nga njësia përkatëse në METE që mbulon fushën e aktivitetit për objektet për të cilat është paraqitur kërkesa dhe aplikimi përkatës, pasi më parë nga ana e subjektit të jetë bërë pagesa për "Tarifën e aplikimit" (e përcaktuar në përmbushje të kërkesës së germës C të formularit TIP 1 "Kërkesë për kryerje punimesh", shtojca 2 e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 502, datë 13.7.2011 "Për miratimin e rregullores uniforme të kontrollit të zhvillimit të territorit". "Fatura e pagesës për tarifën e aplikimit".) Vlera e tarifës së aplikimit është 150 000 lekë, pavarësisht nga lloji i objektit të natyrës energjetike apo i objektit me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe, për të cilën kërkohet leja për punime ndërtimore. 2. Për shqyrtimin e kërkesave dhe të aplikimeve përkatëse, për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike dhe objekteve me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe ngrihet "Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe", me përbërje si më poshtë: Z.Ilirjan Muho (METE) Kryetar Z.Stavri Dhima (METE) anëtar Z.Zamir Stefani (METE) anëtar Znj.Fatbardha Osmani (METE) anëtare Z.Ilia Gjermani (METE) anëtar Z.Arvid Uruçi (METE) anëtar Znj.Pranvera Dokle (SHGJSH) anëtare Znj.Enkelejda Arizaj (AKBN) anëtare Znj.Rezarta Golemi (Albpetrol sh.a.) anëtare Z.Llambi Rumnici (Albpetrol sh.a.) anëtar Z.Dëfrim Xhemali (KESH sh.a.) anëtar Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe, mblidhet me kërkesë të kryetarit, sa herë që kërkohet shqyrtimi i praktikave për dhënie leje për punime në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 "Për planifikimin e territorit", të ndryshuar. Në njoftimin e dhënë nga kryetari, jepet edhe agjenda e mbledhjes së komisionit, si dhe vendi, data dhe ora e zhvillimit të mbledhjes. Mbledhja e komisionit zhvillohet vetëm në rast se janë prezent më shumë se 2/3 e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të komisionit. javascript:void(0) http://google.com/translate c?hl=en&sl=sq&tl=en&u=http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Udh%EBzim:1:30.04.2012:1 5/22/2014 Ligjet.org - Për rregullat dhe procedurat e shqyrtimit të aplikimeve për marrjen e lejeve ndërtimore për objekte të natyrës energjetike dhe objekte me rrezik… http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Udh%EBzim:1:30.04.2012 2/4 Kryetari i komisionit cakton një person në rolin e sekretarit të këtij Komisioni. 3. Për çdo aplikim të paraqitur në METE për marrje leje për punime ndërtimore për objekte të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe, njësia e METE-s që mbulon fushën e aktivitetit energjetik përkatës për objektet për të cilat është paraqitur kërkesa dhe aplikimi nga subjekti i interesuar për marrje leje për punime ndërtimore, brenda 10 ditëve bën verifikimin e përmbushjes në formë të kërkesave për dokumentacionin e paraqitur nga subjekti aplikues. Pjesë e dokumentacionit të dorëzuar nga aplikuesi për marrje leje për punime ndërtimore duhet të jetë edhe dokumenti i planit të vendosjes së ndërtimit, i cili duhet të jetë i miratuar paraprakisht nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore që ka nën juridiksion zonën e vendndodhjes së strukturës që do ndërtohet. Plani i vendosjes së ndërtimit përmban planin e vendosjes së strukturës ndërtimore, lidhjen e strukturës me infrastrukturën në zonë, si dhe pozicionin e saj në kuadër të planit të miratuar (në rast se ekzistenca e këtij plani është kërkesë e planifikimit të integruar). Nëse dokumentacioni nuk është i plotë, subjekti njoftohet duke i lënë një afat 30-ditor për plotësimin e mangësive. Nëse dokumentacioni është i plotë, kërkesa dhe dokumentacioni shoqërues i këtij aplikimi, nëpërmjet kryetarit të komisionit për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe, përcillen në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) për vlerësim dhe pasqyrim në regjistër, si dhe për marrje mendimi oponent nga institucione ose ekspertë të fushës. 4. Njësia përkatëse në METE që mbulon fushën e aktivitetit energjetik përkat ës për objektet për të cilat është paraqitur kërkesa dhe aplikimi përkatës për marrje leje për punime ndërtimore, me miratim të kryetarit të komisionit për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe bën afishimin në faqen zyrtare të web të METE të njoftimit për kërkesën dhe aplikimin e paraqitur për marrje leje për punime ndërtimore, duke lënë një afat 10 ditë për shprehje të vërejtjeve, propozimeve ose pretendimeve për këtë aplikim, nga çdo autoritet kombëtar dhe/ose vendor i interesuar, si dhe palë e interesuar për aplikimin. 5. Përgatitja e dosjes, si dhe e raportit shoqërues për përmbushjen në formë të kërkesave të aplikimit, të cilat do të paraqiten në komision, bëhen nga njësia e METE-s që mbulon fushën e aktivitetit energjetik përkatës për objektet për të cilat është paraqitur kërkesa dhe aplikimi nga subjekti i interesuar për marrje leje për punime ndërtimore, pasi për këtë aplikim të jetë marrë vlerësimi dhe pasqyrimi i bërë në regjistër nga AKPT, si dhe të jetë marrë mendimi oponent nga institucione ose ekspertë të fushës. Kopja e dokumentit të planit të vendosjes së ndërtimit, që përmban planin e vendosjes së strukturës ndërtimore, lidhjen e strukturës me infrastrukturën në zonë, si dhe pozicionin e saj në kuadër të planit territorial (në rast se ekzistenca e këtij plani është kërkesë e planifikimit të integruar), azhurnohet nga sektori/eksperti i GIS në përbërje ose vartësi të METE. 6. Dokumenti i lejes për punime ndërtimore të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe (sipas llojit të lejes/lejeve, sikurse është kërkuar nga subjekti aplikues), që plotësohet në dy kopje origjinale nga ana e njësisë së METE-s që ka trajtuar aplikimin e subjektit për marrje leje për punime, si dhe dokumenti i planit të vendosjes së ndërtimit, që përmban planin e vendosjes së strukturës ndërtimore, lidhjen e strukturës me infrastrukturën në zonë, si dhe pozicionin e saj në kuadër të planit të miratuar (në rast se ekzistenca e këtij plani është kërkesë e instrumentit të planifikimit), janë pjesë e dosjes që bashkëshoqëron praktikën që dorëzohet në komision, duke vënë në dijeni kryetarin e komisionit. 7. Mbledhja e komisionit për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe, bëhet jo më vonë se 10 ditë nga paraqitja e dosjes me të gjitha materialet dhe dokumentacionin përkatës që lidhen dhe janë në plotësim të kërkesës së paraqitur nga subjekti për marrjen e lejes për punime ndërtimi, përfshirë edhe vlerësimin nga AKPT, si dhe mendimin oponent nga institucione ose ekspertë të fushës. 8. Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë në këtë fushë, bën trajtimin e çështjeve si më poshtë: a) Shqyrton kërkesat për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe, duke bërë: i) kontrollin e rregullshmërisë nga pikëpamja teknike të dokumentacionit që shoqëron aplikimin; 5/22/2014 Ligjet.org - Për rregullat dhe procedurat e shqyrtimit të aplikimeve për marrjen e lejeve ndërtimore për objekte të natyrës energjetike dhe objekte me rrezik… http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Udh%EBzim:1:30.04.2012 3/4 ii) vlerësimin e përputhshmërisë për leje për punime ndërtimi me instrumentet e planifikimit mbi bazën e praktikave dhe të dokumentacionit të vënë në dispozicion nga njësia përkatëse në METE, që mbulon fushën e aktivitetit energjetik përkatës për objektet për të cilat është paraqitur kërkesa dhe aplikimi përkatës për marrje leje për punime ndërtimore. b) Mbi bazën e vlerësimit nga anëtarët e komisionit, si dhe duke pasur në konsideratë vlerësimin nga AKPT-ja, po ashtu edhe mendimin oponent nga institucione ose ekspertë të fushës, komisioni merr vendimin për: i) pranim të kërkesë dhe aplikimit përkatës dhe për paraqitjen në dy kopje origjinale te ministri për miratim (firmosje) të dokumentit të lejes për punime ndërtimi, sipas llojit të lejes/lejeve, sikurse është kërkuar nga subjekti aplikues, si dhe të dokumentit të planit të vendosjes së ndërtimit, që përmban planin e vendosjes së strukturës ndërtimore, lidhjen e strukturës me infrastrukturën në zonë, si dhe pozicionin e saj në kuadër të planit të miratuar (në rast se ekzistenca e këtij plani është kërkesë e instrumentit të planifikimit) të firmosur paraprakisht nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore që ka nën juridiksion zonën e vendndodhjes së strukturës që do të ndërtohet; ii) pranim të kërkesës dhe aplikimit përkatës dhe për përcjellje në AKPT për procedim të mëtejshëm të praktikës me aplikimin e subjektit, në rastin kur legjislacioni përcakton që natyra dhe lloji i ndërtimit janë objekt shqyrtimi dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT); iii) refuzim të kërkesës dhe aplikimit përkatës, duke paraqitur tek ministri informacionin me argumentet përkatëse për shkaqet e refuzimit të dhënies së lejes për punime ndërtimi. Komisioni merr vendim me shumicë votash. 9. Për çdo kërkesë që shqyrtohet, komisioni harton procesverbalin përkatës, i cili duhet të firmoset nga të gjithë anëtarët pjesëmarrës në mbledhje. 10. Anëtarët e komisionit për çdo mbledhje do të paguhen me 10 mijë lekë, kryetari me 15 mijë lekë, ndërsa sekretari do të paguhet me 5 mijë lekë. Ky shpërblim do të sigurohet nga të ardhurat e METE-s. 11. Në rast refuzimi të kërkesës dhe aplikimit përkatës për marrje leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë në këtë fushë, njoftohet subjekti aplikues duke dhënë edhe argumentet përkatës për shkaqet e refuzimit të dhënies së lejes për punime ndërtimi, sipas kërkesës së paraqitur. 12. Subjekti ka të drejtë që brenda një afati 30-ditor të bëjë plotësim të mangësive të vërejtura nga komisioni për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë në këtë fushë, si dhe/ose të paraqesë materiale plotësuese dhe sqaruese për aplikimin e paraqitur. Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë në këtë fushë, mbi bazën e një raporti plotësues të përgatitur nga njësia e METE-s që mbulon fushën e aktivitetit energjetik përkatës për objektet për të cilat është paraqitur kërkesa dhe aplikimi përkatës për marrje leje për punime ndërtimore, brenda një periudhe 15-ditore rishqyrton aplikimin e paraqitur dhe merr vendimin përkatës. Në rast pranimi të kërkesës dhe aplikimit të riparaqitur nga subjekti i interesuar, komisioni, në përputhje me procedurën e përshkruar në pikën 8 më sipër, paraqet për miratim tek ministri dokumentacionin përkatës. Në rast refuzimi për herë të dytë të dhënies së lejes për punime ndërtimi, sipas kërkesës së paraqitur, subjekti ka të drejtë të paraqesë kërkesë ankimore në organet gjyqësore. 13. Njësia përkatëse që ka trajtuar aplikimin e subjektit për marrje leje për punime ndërtimore, nëpërmjet zyrës së protokollit në METE, i dorëzon përfaqësuesit ligjor të subjektit aplikues apo të autorizuarit të tij: a) një kopje origjinale e dokumentit të lejes për punime ndërtimi të firmosur nga ministri; si dhe b) një kopje origjinale të dokumentit të planit të vendosjes së ndërtimit, që përmban planin e vendosjes së strukturës ndërtimore, lidhjen e strukturës me infrastrukturën në zonë, si dhe pozicionin e saj në kuadër të planit të miratuar (në rast se ekzistenca e këtij plani është kërkesë e instrumentit të planifikimit), të firmosur nga ministri dhe kryetari i njësisë së qeverisjes vendore që ka nën juridiksion zonën e vendndodhjes së strukturës që do të ndërtohet. Zyra e protokollit në METE mban në dosjen e dokumentacionit të aplikimit dhe shqyrtimit të kërkesës së 5/22/2014 Ligjet.org - Për rregullat dhe procedurat e shqyrtimit të aplikimeve për marrjen e lejeve ndërtimore për objekte të natyrës energjetike dhe objekte me rrezik… http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Udh%EBzim:1:30.04.2012 4/4 subjektit, një kopje origjinale të dokumentit të lejes për punime ndërtimi, të firmosur nga ministri, si dhe një kopje origjinale të dokumentit të planit të vendosjes së ndërtimit, që përmban planin e vendosjes së strukturës ndërtimore, lidhjen e strukturës me infrastrukturën në zonë, si dhe pozicionin e saj në kuadër të planit të miratuar (në rast se ekzistenca e këtij plani është kërkesë e instrumentit të planifikimit), të firmosur nga ministri dhe kryetari i njësisë së qeverisjes vendore që ka nën juridiksion zonën e vendndodhjes së strukturës që do të ndërtohet. Leja/lejet për ndërtim objektesh të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe botohet në regjistrin e planifikimit të territorit. 14. Në përfundim të punimeve të ndërtimit, të kryera në përputhje me lejen/lejet e dhëna sipas këtij udhëzimi (urdhri) për punime ndërtimi, mbi bazën e një kërkese të paraqitur nga subjekti i pajisur me leje, e cila shoqërohet me dokumentacionin përkatës që vërteton respektimin e kushteve të lejes/lejeve, lëshohet "leja e përdorimit". Mbi bazën e një raporti informues që i paraqitet ministrit, i cili është përgatitur nga njësia përkatëse në METE që mbulon fushën e aktivitetit energjetik përkatës për objektet për të cilat është dhënë leja/lejet për punime ndërtimore, referuar akteve të kontrollit që vërtetojnë realizimin e punimeve në përputhje me kushtet e lejes, sipas fazave të përcaktuara në rregulloret e kontrollit të zhvillimit, ministri lëshon "lejen e përdorimit" për objektin e ndërtuar. Leja e përdorimit botohet në regjistrin e planifikimit të territorit. Në rast refuzimi të lejes së përdorimit, në zbatim të pikës 4 të nenit 79 të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 "Për planifikimin e territorit", të ndryshuar, lëshohet akti i konstatimit të mospërputhshmërisë, i cili në pjesën e arsyetimit i referohet dokumenteve të akteve të kontrollit. 15. Njësia përkatëse që ka trajtuar kërkesën e subjektit për marrje leje përdorimi, nëpërmjet zyrës së protokollit në METE, i dorëzon përfaqësuesit ligjor të subjektit aplikues apo të autorizuarit të tij një kopje origjinale të dokumentit të lejes së përdorimit të firmosur nga ministri. Zyra e protokollit në METE mban në dosjen e dokumentacionit të subjektit aplikues, një kopje origjinale të dokumentit të lejes së përdorimit të firmosur nga ministri. 16. Ngarkohet Drejtoria e Zhvillimit të Buxhetit për planifikimin në buxhetin e METE-s të shpenzimeve të nevojshme për pagesën e anëtarëve të komisionit për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë në këtë fushë. 17. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen njësitë e METE, që mbulojnë aktivitetin energjetik përkatës, si dhe Drejtoria e Shërbimeve Juridike. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë, shpallet në faqen zyrtare web të METE-s dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS Nasip Naço Copyright 2013 - www.ligjet.org