Guideline No. 62 date 9.2.2018 on the enforcement of the animal elimination measures
Made 2018-02-09 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Livestock
- Keywords
- animal health, animal welfare, enforcement/compliance, monitoring, slaughtering
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
1. Eliminimi i kafshëve, për të cilat është vendosur masa e eliminimit të tyre brenda 72 orëve, të kryhet nëpërmjet metodës se eutanazisë.
2 — Eutanazia e kafshëve të kryhet nga mjeku veterinar që ushtron praktikën mjekësore veterinare, në
2. Eutanazia e kafshëve të kryhet nga mjeku veterinar që ushtron praktikën mjekësore veterinare, në subjektin që është vendosur eliminimi i kafshëve.
3. Eutanazia të kryhet me një produkt mjekësor veterinar të miratuar.
4. Strukturat veterinare në njësitë e qeverisjes vendore organizojnë mbledhjen e kadavrave të kafshëve për të cilat është kryer eutanazia dhe të përcaktojnë vendet e groposjes ose të grumbullimit të tyre.
5. Groposja e kafshëve të eliminuara bëhet në zbatim të procedurave që ndiqen për eliminimin e kafshëve në shtojcën 1 bashkëngjitur.
6. Groposja e kadavrave të kafshëve të eliminuara bëhet nga komisioni i ngritur me urdhër të titullarit të qeverisjes vendore, në përbërjen e të cilit janë veterineri privat i subjektit, veterineri zyrtar i shërbimit veterinar rajonal, veterineri në njësinë e qeverisjes vendore dhe përfaqësuesi i administratës së njësisë vendore.
7. Procesverbali për groposjen e kadavrave mbahet në tri kopje, një nga të cilat e mban pronari i kafshës. Modeli i procesverbalit të groposjes së kadavrave jepet në shtojcën 2 bashkëlidhur.
8. Groposja ose, sipas pikës 1 të këtij neni, kryhet nën mbikëqyrjen e veterinerit zyrtar.
9. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Drejtoria e Derregullimit, Lejeve, Licencave dhe Monitorimit, drejtoritë e bujqësive në qarqe dhe strukturat veterinare në njësitë e qeverisjes vendore. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. MINISTRI I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Niko Peleshi SHTOJCA 1 ASGJËSIMI I SIGURT I KARKASËS SË KAFSHËVE TË ELIMINUARA ME EUTANAZI Kadavrat e kafshëve të eliminuara me eutanazi duhet të bëhet nëpërmjet metodës së groposjes së thellë. Groposja e thellë Nëse duhet të groposen një ose disa karkasa, atëherë rekomandohet groposja në vend për të minimizuar mundësinë e kontaktit me karkasën dhe përhapjen e mundshme të kontaminimit, sikurse edhe për të minimizuar kontaktin e njerëzve me kafshët. Gropa duhet të hapet në vendin e duhur për të shmangur kontaminimin e ujit nëntokësor. Ndiqni udhëzimet si më poshtë: - Duhet të gërmohet një gropë të paktën 2 metër e thellë. Pjesën më të lartë të karkasës duhet ta vendosim të paktën një metër poshtë nivelit të sipërfaqes fillestare të tokës. - Mbulojmë mirë karkasën me gëlqere të shuar. Spërkatim shtresën e gëlqeres me ujë për të ndihmuar prodhimin e kufizuar të lëngshëm. - Mbulojmë karkasën me dhe. Nëse duhet të eliminohet një karkasë e vetme apo disa karkasa, zgjedhja më e mirë për të bërë këtë është groposja në të njëjtin vend. Nëse duhet të eliminohen shumë karkasa, duhet të zgjidhet një vend i posaçëm groposjeje. Groposja e një numri të madh kafshësh http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Udh%EBzim:62:09.02.2018 1/3 4/11/2018 Ligjet.org - Për miratimin e rregullave për marrjen e masave për eliminimin e kafshëve Nëse duhet të eliminohen më shumë karkasa, atëherë duhet të zgjidhet vendi i duhur për këtë groposje. Për këtë duhet të merren parasysh udhëzimet e mëposhtme: - Hapim gropën, të paktën, 150 metra nga çdo vend ku ka ujë sipërfaqësor dhe puse. - Shmangim groposjen në toka tepër të depërtueshme, si në zhavor, rërë ose tokë të shkrifët dhe gjithashtu shmangim groposjen në ambiente që mund të karakterizohen nga këto lloje tokash. - Shmangim vendosjen e më shumë se një karkase të një kafshe të madhe, në një shtresë. Karkasat e kafshëve të vogla mund t'i vendosim në një shtresë jo më të lartë se të një kafshe të madhe. - Duhet jo më tepër se një shtresë kafshësh në një groposje aty ku toka nuk është me shtresa kompozite. - Në asnjë rast nuk duhet të kemi më shumë sesa dy shtresa kafshësh. Ndiqni udhëzimet: - Gërmojmë afërsisht zonën në një thellësi tre metra me buldozer. - Baza e gërmimit duhet të jetë të paktën 3 metra mbi nivelin e njohur të ujit të tokës. - Vendosim karkasat (një kafshë e madhe në një shtresë, karkasat e kafshëve të vogla në një lartësi jo më të madhe sesa ajo e një kafshe të madhe). - E mbulojmë mirë me gëlqere të shuar dhe e spërkatim me ujë. - E mbulojmë mirë e në mënyrë të barabartë me dhe që të mos duket karkasa. - Vendosim shtresën e dytë të karkasës. - E mbulojmë me gëlqere të shuar, e spërkatim me ujë dhe e mbulojmë me dhe. Ngjeshim pjesën e mbetur të dheut. Konsiderata të përgjithshme - Karkasa duhet të qëndrojë e pahapur. - Eliminimi duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e veterinerit zyrtar të shërbimit veterinar rajonal. - Ndiqni udhëzimet sipas legjislacionit veterinar në fuqi. - Karkasën duhet ta mbrojmë nga kafshët e tjera shtëpiake përfshi këtu mishngrënësit dhe nga kafshët që ushqehen me kërma. - Duhet të shmangim tërheqjen zvarrë të karkasës. Nëse kjo nuk është e mundur, duhet të tregojmë kujdes për marrjen dhe heqjen e dheut të kontaminuar të cilin duhet ta eliminojmë së bashku me karkasën. SHTOJCA 2 LOGO PROCESVERBAL PËR GROPOSJEN E KAFSHËS I mbajtur sot, në datën . . , në , Njësinë Administrative , Qarku , në prezencë të komisionit të ngritur me urdhrin nr.____, datë ____.____. , të titullarit të qeverisjes vendore , mbi groposjen e kafshës/ve, si më poshtë: Lloji i kafshës/ve Nr. i krerëve Numri/at i/e identifikimit të kafshës/ve Mosha Raca Kodi i fermës/subjekti Pronari i kafshës Nr. i identifikimit të pronarit (kartë identiteti/pasaportë) http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Udh%EBzim:62:09.02.2018 2/3 4/11/2018 Ligjet.org - Për miratimin e rregullave për marrjen e masave për eliminimin e kafshëve Groposja e kafshës/ve u krye pas vendimit të marrë, në përputhje me nenin 9, pika 2, të ligjit nr. 10465, datë 29.9.2011, "Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar. Groposja u krye në vendin e quajtur , i miratuar nga njësia e qeverisjes vendore. Procesverbali mbahet në tri kopje të njëjta origjinale, nga të cilat njëra i lihet pronarit të kafshës së eliminuar, njëra i dorëzohet veterinerit zyrtar të shërbimit veterinar rajonal dhe tjetra qëndron në strukturat veterinare në njësitë e qeverisjes vendore. KOMISIONI Veterineri privat i subjektit Veterineri në njësitë e qeverisjes vendore ……………………………………………. ………………………………… (emër, mbiemër, firmë) (emër, mbiemër, firmë) Veterineri zyrtar i shërbimit veterinar rajonal Përfaqësuesi i administratës së njësisë ……………………………………………. vendore (emër, mbiemër, firmë) …………………………………………… (emër, mbiemër, firmë) Copyright 2016 - www.ligjet.org http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Udh%EBzim:62:09.02.2018 3/3