Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Guideline No. 10 dated 13.9.2012 on methods of calculating the criteria for the evaluation of bids for the lease of undivided agricultural lands

Made 2012-09-13 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Udhëzim Nr. 10, datë 13.9.2012 për mënyrën e përllogaritjes së kritereve të vlerësimit të ofertave për marrjen me qira të tokës bujqësore, të pandarë.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Land and soil
Keywords
agricultural land, lease, contracts

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. PËR MËNYRËN E PËRLLOGARITJES SË KRITEREVE TË VLERËSIMIT TË OFERTAVE PËR MARRJEN ME QIRA TË TOKËS BUJQËSORE, TË PANDARË UDHËZIM Nr. 10, datë 13.9.2012 PËR MËNYRËN E PËRLLOGARITJES SË KRITEREVE TË VLERËSIMIT TË OFERTAVE PËR MARRJEN ME QIRA TË TOKËS BUJQËSORE, TË PANDARË Në zbatim të nenit 102 të Kushtetutës dhe të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 18.7.2012 “Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore”, UDHËZOJ: 1. Komisioni i dhënies me qira të tokës bujqësore të pandarë (KQTBP) zhvillon procedurën e garës, si dhe garantimin e barazisë për subjektet pjesëmarrëse, kur për të njëjtën tokë bujqësore është paraqitur më shumë se një kërkesë për qiramarrje. 2. KQTBP-ja i vlerëson ofertat e paraqitura, bazuar në kritere si më poshtë: teknologjia që do të aplikohet në kultivimin e bimëve, si dhe të përpunimit të produkteve; investimet kryesore mbi infrastrukturën (kullim, ujitje, sistemimin etj.), të shprehura në tregues fizikë dhe monetarë, si dhe investimet e lidhura me mbjelljen dhe kultivimin e bimëve, me përpunimin e produkteve etj.; ndikimin e investimit në rritjen e numrit të të punësuarve në komunën ose bashkinë përkatëse; propozimin për çmimin e ofruar për marrjen e tokës bujqësore me qira (lekë/ha në vit). 3. Në vlerësimin e kritereve të lartpërmendura, KQTBP-ja gjatë shqyrtimit të dokumentacionit përkatës për çdo ofertë të bërë, merr në konsideratë elementet e mëposhtme dhe i vlerëson ato me pikët e përcaktuara në vijim: a) Teknologjia që do të aplikohet në kultivimin e bimëve, si dhe të përpunimit të produkteve: grup-kulturat e përcaktuara për mbjelljen e sipërfaqes së kërkuar për qiradhënie, sipas kërkesave të kreut IV të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 18.7.2012 “Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara”, me vlerësim si më poshtë referuar ndarjes të bërë në atë kre: për kulturat e përcaktuara në germën “a” 3 pikë; për kulturat e përcaktuara në germën “b” 10 pikë; për kulturat e përcaktuara në germën “c” 15 pikë; kultura bujqësore të destinuara për prodhim bio 6 pikë; zgjedhja e specieve dhe e kultivarëve për mbjellje të pemëve frutore, vreshtave dhe ullishtave në përshtatje me studimet zonale për tokat, objekt i qiradhënies 5 pikë; teknikat dhe mënyrat e ujitjes: ujitje me teknologji të avancuara (ujitje me pika, në formë shiu etj.) 10 pikë; ujitje me metoda tradicionale (me brazda, me rrëshqitje etj.) 3 pikë. b) Investimet kryesore mbi infrastrukturën (kullim, ujitje, sistemimin etj.), të shprehura në tregues fizikë dhe monetarë, si dhe investimet e lidhura me mbjelljen dhe kultivimin e bimëve, me përpunimin e produkteve etj.; ndërtim dhe meremetim të rrjetit kullues dhe ujitës në kilometër 10 pikë; sistemim sipërfaqësor të ngastrës në m² (ose dynym) 5 pikë; ngritje punishte, impiante përpunimi ose fabrikë për përpunim të produkteve që merren nga toka, objekt i qiradhënies të shprehura në vlerë monetare 10 pikë. c) Ndikimin e investimit në rritjen e numrit të të punësuarve në komunën ose bashkinë përkatëse; numri i të punësuarve 4 pikë. d) Propozimin për çmimin e ofruar për marrjen e tokës bujqësore me qira (lekë/ha në vit); çmimi i ofruar lekë/ha në vit 35 pikë. 4. Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT Genc Ruli

Guideline No. 10 dated 13.9.2012 on methods of calculating the criteria for the evaluation of bids for the lease of undivided agricultural lands · Nelum