Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Guideline No. 1 on the technical criteria for calculating the value of trees in agricultural lands expropriated for public interests

Made 2000-10-05 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Land and soil
Keywords
expropriation, land valuation

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. UDHËZIM Nr.1, datë 5.10.2000 PËR KRITERET TEKNIKE TË PËRLLOGARITJES SË VLERËS SË BIMEVE DRUFRUTORE QË SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK, NË RASTET KUR MUNGOJNË TREGUESIT E DEKLARUAR TË SHITBLERJES. Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik” dhe të V.K.M nr.138, datë 23. 3. 2000, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive prone private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit U D H Ë Z O N : A. Objekti i këtij udhëzimi është përcaktimi i kritereve teknike të përllogaritjes së vlerës së bimëve drufrutore që ndodhen të mbjella në trojet, tokat bujqësore, livadhet etj., ku kryhet shpronësimi i përhershëm ose dhe i përkohshëm për interes publik. Me bimë drufrutore kuptojmë pemët frutore, ullinjtë, agrumet, vreshtat, pjergullat dhe ereket si dhe fidanishtet e prodhimit të materialeve mbjellëse të tyre. Sipas destinimit, bimët drufrutore janë : a- Bimët drufrutore që kultivohen për prodhimin e frutave të tyre. b- Bimët drufrutore “mëmë” që kultivohen për të marrë materiale shumëzimi për shtimin e tyre. c- Bimë drufrutore me vlerë gjenetike e të regjistruara si të tilla në Bankën Gjenetike pranë Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve ose dhe në Institutin e Pemëtarisë. ç- Bimë drufrutore që kultivohen me qëllim prodhimin e frutave të tyre dhe për rregullimin e mjedisit banues ose dhe të mjedisit të aktivitetit të biznesit. d- Fidanishtet me të gjitha strukturat e prodhimit të materialeve të shumëzimit e të materialeve mbjellëse të bimeve drufrutore. Kriteret teknike që përcaktohen në këtë udhëzim për përllogaritjen e vlerës së bimëve drufrutore dhe të masës së shpërblimit, shërbejnë për rastet kur mungojnë treguesit e shitblerjeve të deklaruara nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ( ZRPP ) B. Përllogaritja e vlerës së bimëve drufrutore bëhet me metodën e kostos së investimeve dhe shpenzimeve ushtrimore të kryera në fakt, duke marrë për bazë vlerat e punës së gjallë, mekanikës dhe bazës materiale, që janë në momentin e vlerësimit. Procedura që duhet ndjekur për përcaktimin e vlerës së bimëve drufrutore. I. Për pemët frutore, ullinjtë, agrumet, vreshtat, pjergullat dhe ereket. Në fillim, për çdo specie bimore, përcaktohen në vend këto të dhëna : Emri e mbiemri i pronarit Emërtimi i species Numri i rrënjëve Mosha në vite Sipërfaqja e tokës që zihet nga bima ose bimët m2 Faza e zhvillimit vjetor të bimës ose të bimëve në momentin e prishjes Gjendja e prodhimit në bimë që nuk ka vlerë përdorimi ose dhe i ulët vlera në momentin e prishjes Amortizimi shëndetësor i vlerësuar në përqindje Lëndë drusore që ka vlerë përdorimi në metër stere(ms) Të dhëna të tjera ( Numri i bimëve që janë të regjistruara në Bankën Gjenetike, numri i bimëve që shërbejnë si bimë “mëmë”, numri i bimëve që ndodhen në territorin e mjedisit banues ose të objekteve të biznesit kur banesa ose dhe objektet e biznesit nuk i zë shpronësimi e prishja. Për vreshtat që vlerësohen me sipërfaqe përcaktohet dhe përqindja e boshllëqeve në numrin e bimëve). Pas plotësimit të të dhënave të sipërshkruara përllogoritet vlera si më poshtë: 1. Vlera në periudhën e rritjes ( V.1) a-Investimet e mbjelljes (Punë +Mekanikë+Bazë materiale etj.) b-Investime të tjera që u shërbejne bimëve si sistem kullimi, ujitje, mbështetje, mbulimi etj. c- Investimet për shërbimet vjetore të rritjes. ç- Efekti ekonomik nga mos shfrytëzimi i tokës për aq vite sa bimët drufrutore kanë kaluar periudhën e rritjes (Fitimi neto që merret nga pjelloria e tokës që është zënë nga bima, apo bimët drufrutore) Për rastet, kur bima ose bimët janë në moshë rritje, investimet për shërbimet në rritje dhe efekti ekonomik nga mosshfrytëzimi i tokës (c dhe ç) llogariten për aq vite sa është mosha e bimës në rritje në vendin e përhershëm. Pra : V1 = a + b + c + ç 2. Vlera e prodhimit të pritshëm (V.2) që vleresohet gjendje ne peme dhe qe nuk ka vlere perdorimi (V.2=sasi x çmimi per njesi – vlerën e shpenzimeve te mbetura), Çmimi për njësi merret çmimi i realizur një vit më parë në portën e fermës.Për rastet kur prodhimi ne momentin e prishjes ka nje vlere perdorimi por kjo vlere është me e ulet se sa vlera ne pjekjen e vjeljes, V2 = sasi x diferncen e çmimit per njesi. 3. Vlera te tjera (V.3), qe shtohen sipas rastit ( V3 ) a- Në rastet kur bima ose bimët drufrutore shërbejnë si bimë mëmë për të marrë material të zgjedhur shumëzimi për nevojat e vetë pronarit, ose për t’i shitur tek të tjerët, shtohet 20 % e (V.1 – V.4.a ose V. 4.b) b- Në rastet kur bima ose bimët drufrutore që shpronësohen (prishen) janë të regjistruara ne bankën gjenetike(të vërtetuara me dokument të lëshuar nga institucioni përkatës) te Institutit te Pemtarise apo te Bankes Gjenetike te Entit Shteteror te Farave e Fidanave, iu shtohet 50 % e ( V.1 – V.4.a ose V.4.b ) c- Ne rastet kur bimet dru frutore qe shpronesohen ndodhen ne territorin e truallit te baneses apo qendres se nje aktiviteti biznesi qe nuk prishet e nuk shpronesohet, vleres se bimeve i u shtohet 30 % per efekt te prishjes se mjedisit baneses apo te biznesit. Pra shtohet 30 % e ( V.1 – V.4.a ose V.4.b) Pra : V3 = a + b + c 4. Vlera qe bëhen zbritje (V.4). a- Amortizimi shendetesor ( nga dëmtues e sëmundje, nga mungesa e shërbimeve, nga demtime fizike, nga mosha etj.) i cili vleresohet ne vend dhe shprehet ne perqindje ndaj V.1 dhe ne vlere. b- Për rastet kur bima ne pamje nuk duket e amortizuar nga ana shendetesore, atehere zbritet perqindja e amortizimit sipas pasqyres nr.1.duke filluar nga viti i pare i hyrjes ne prodhim dhe vit pas viti deri ne momentin qe po vleresohet per shpronesim e shprehet ne % ndaj ( V.1-V.1.ç ) dhe ne vlere. c- Për vreshtat vleresimi behet me siperfaqe dhe jo me rrënjë, por per rastet kur ka mungesa te numrit te bimeve per cdo 1% mungesa, zbritet 1% e V.1. ç- Për rastet kur per mirerritjen e bimeve drufrutore është investuar baze materiale (si sistemi mbeshtetes, impjante ujitese e materiale te ndryshme),qe ka vlere perdorimi edhe pas prishjes, zbritet vlefta e përcaktuar nga komisioni i ekspertëve i ngritur nga investitori. d- Për rastet kur druri i bimës apo bimëve drufrutore ka vlerë përdorimi per djegie apo per mobileri etj. zbritet vlera e lendes drusore e gatshme minus punen qe ben vete pronari per ta zhvendosur dhe pergatitur ate. Pra : V.4 = a + b + c + ç + d Përfundimi: Vlera e mbetur ( VM ) e llogaritur për shpërblim del si më poshtë: VM = V1 + V2 +V3 – V4 II. Për luleshtrydhen (hyn në prodhim që në vitin e parë, prodhon 3 vjet) 1. Vlera e investimeve gjithsej ( V.1) V.1 = ( a + b ) : 3 vjet x nr.viteve bujqësore të mbetura. Ku: a- Investimet e mbjelljes.( Punë + mekanikë + bazë materiale) b- Investime të tjera që i shërbejnë teknologjisë së kultivimit të luleshtrydhes. (sistem kullimi, ujitje, mbulimi etj.) 2. Vlera e prodhimit të pritshëm (V.2) Vlerësohet gjendja e prodhimit të pritshëm që nuk ka vlerë përdorimi në momentin e prishjes.Vlera llogaritet me çmimin e ditës ose të një viti më parë në “portën” e fermës minus shpenzimet e vjeljes dhe marketingut. V2 =sasi x çmim për njësi – shpenzimet e mbetura ( për shërbime, për vjelje dhe marketing ) 3. Vlera që bëhen zbritje ( V.3 ) është vlera e materialeve ( konstruksioneve etj.) që kane vlerë përdorimi, e përcaktuar nga komisioni. Përfundimi: Vlera e mbetur ( VM ) e llogaritur për shpërblim është : VM = V.1 + V.2 – V.3 III. Për fidanishtet ( farishtet, filizat, kamzat, copat etj ), materialet e shumëzimit dhe materialet mbjellëse ( fidanet 1- 4 vjecare ). 1. Vlera e investimeve fillestare ( V.1 ) a- Vlera e investimeve për sistemin e parcelimin e tokës ( rrugë, kanale, drenazhe ). b- Vlera e investimeve të mbjelljes ( puna, mekanika dhe baza materiale ). c- Vlera e investimeve ndihmëse që i shërbejne teknologjisë së prodhimit të fidaneve. Pra : V1 = a + b + c 2. Vlera e shpenzimeve për shërbimet bujqësore ( punë, mekanikë, materiale ) të kryera deri në momentin që do të shpronësohen. (V.2.) 3. Vlera materialeve të shumëzimit e të mbjelljes që prishen në vitin kur duhet të shkulen e të tregëtohen, por që nuk kanë vlerë përdorimi e shitje për arsye të kohës së prishjes (V.3) V.3 = Sasia e pritshme x çmimin e nje viti më parë në “portën” e fermës – (minus) shpenzimet e mbetura ( për shërbimet, për shkuljen dhe marketingun). Përfundimi: Vlera e mbetur( VM ) e llogaritur për shpërblim është: Për rastet që shpronësimi bëhet në vitin që materialet e shumëzimit ose dhe materialet mbjellëse pritet të tregetohen, vlera e mbetur llogaritet : VM = V.1 – V.1.b + V.3 – Vmp Ku: Vmp = vlera e bazës materiale që është e përdorshme përcaktuar nga komisioni. Për rastet kur materialet e shumëzimit ose / dhe materialet e mbjelljes nuk kane vlerë tregëtimi në atë vit që bëhet shpronësimi, vlera e mbetur llogaritet: VM = V.1 + V.2 +{ [(V.1 + V.2 ) x 25 ]/100 x n } - Vmp Ku : 25 = 25 % fitimi i munguar. “ n” = numri i viteve nga mbjellja deri në momentin e shpronësimit. Shembull ilustrues: Do të shpronësohen pjeshkë. Pronari Pëllumb Zylfo Hyseni Emërtimi i species pjeshkë Nr. i rrënjëve 10 Mosha: 10 vjecare Sipërfaqja që zënë: 200 m2 Faza e zhvillimit vjetor: në lulëzim Amortizimi shëndetësor i vlerësur në vend: 4 rrënjë=30%,6 rrënjë=10 %. Lëndë druri: 1 ms (metër stere) për djegie. Të dhëna të tjera: 6 rrënjë(me 10 % am. shënd.) shërbejnë si bimë mëmë për të marrë kalema për mbishartesa (të vërtetuara nga inspektori i Farave dhe Fidanave) dhe 3 rrënjë nga këto janë të mbjella në territorin e banesës. Vlera për shpërblimin e pronarit përcaktohet si më poshtë: 1. V1. a=1000 lekë/rrënjë x 10 rrënjë=10000 lekë b= 0 (s’ka) c= 300 lekë/rrënjë në vit x 10 rrënjë=3000 lekë x 3 vjet në rritje= 9000 lekë ç= 2000 lekë në vit për 200 m2 x 3 vjet në rritje= 6000 lekë V.1 = a + b + c + ç V1= 10000+0+9000+6000=25000 lekë (V1 për rrënjë=2500 lekë). 2. V2 Prodhimi i pritshëm u vlerësua gjithsej : V2=500 kg. fruta x 30 lek/kg=15000 lekë-3000 lekë (shpenzime të mbetura)=12000 lekë 3. V3 = a + b + c a – janë 6 rrënjë bimë mëmë që ju shtohet a =(V1-V4.a)x 20%. V1 për 6 rrënjë = 15000 lekë, V4. a= 10% e V1 = 1500 lekë a =(15000 - 1500) x 20%=13500 x 20 = 2700 lek 100 b - nuk ka c = 3 rrënjë mëmë në mjediset e banesës = (V1-V4.a)x30%. V1 për 3 rrënjë=7500 lekë, V4.a = 10% e V1=750 lekë. Pra c =(7500-750)x30%=6750 x 30 = 2000 lekë. 100 V.3 = 2700 + 0 + 2000 = 4700 lekë 4. V4= a + b + c + ç + d a = 30% e V1 te 4 rrënjëve+ 10% e V1 të 6 rrënjëve = 10000 x 30 + 15000 x 10 = 3000 + 1500= 4500 lekë 100 100 b = nuk ka c = nuk ka ç = nuk ka d = Sipas vlerësimit të 10 rrënjëve pjeshke japin 1 ms ( metër stere) dru zjarri me vlerë në vend 1000 lek – 300 lekë vlerë pune= 700 lekë. V4 = 4500 + 0 + 0 + 0 + 700 = 5200 lekë. Përfundimi : Vlera e mbetur për shpërblim VM rezulton si më poshtë: VM = V1+V2+V3-V4= 25000+12000+4700-5200=36500 lekë. Pra vlera e llogaritur për shpërblimin e pronarit të 10 rrënjë pjeshkëve të përshkruara si më sipër për shpronësim, është 36 500 lekë. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë. MINISTRI Lufter Xhuveli PASQYRA NR.1 DISA TË DHËNA ORIENTUESE PËR BIMËT DRUFRUTORE Nr. Emërtimi Jetëgjatësia Vitit i hyrjes në prodhim Sip. e përafërt e tokës që zë një bimë kur është e vetmuar m2 Amortizimi vjetor sipas V.K.M. nr.401, datë 23.10.1989 në % Gjithsej vjet Nga këto Në rritje vjet I PEMË FRUTORE 1. Mollë mbi mollcinë 60 8 9 50 2 2. Mollë mbi nënshartesë vegjetative 20 5 6 10 2 3. Dardhë mbi nënshartesë të egër 50 8 8 50 2 4. Dardhë mbi nënsh.Vegjetative 20 5 6 10 2 5. Ftua 35 4 5 20 2 6. Kumbull 35 5 6 40 2 7. Qershi 40 6 7 50 2 8. Vishnje 35 5 6 40 2 9. Pjeshkë 15 3 4 20 2 10. Kajsi 30 5 6 30 2 11. Fik 60 5 6 40 2 12. Hurma (kaki) 35 4 5 30 2 13. Mushmollë dimërore 30 4 5 40 2 14. Nespola(mushmollë verore) 30 5 6 30 2 15. Shegë 30 5 6 30 2 16. Hide (xinxife) 40 7 8 30 2 17. Mana për fruta 80 6 7 50 2 18. Gështenja 80 8 9 60 2 19. Arra 100 10 11 60 2 20 Bajame 35 6 7 40 2 21. Lajthi 40 4 5 20 2 22. Vodhëz 80 8 9 30 2 23. Thana 35 7 8 30 2 24. Luleshtrydhe 3 - 1 - 25. Aktinidje (Kivi) 30 4 5 5 2 II AGRUME 1. Portokall 40 5 6 30 2 2. Mandarine 40 5 6 30 2 3. Limon 40 5 6 30 2 4. Të tjera agrume 40 5 6 30 2 III ULLINJ 0.5 1. Ullinj të mbjellë 16-200 rrënjë/ha 150 9 10 60 0.5 2. Ullinj të mbjellë mbi 400 rrënjë/ha 150 6 7 30 0.5 IV VRESHTARIA 4 1. Vreshta për rrush 40 3 4 - 2.5 2. Vreshta antifilokserik 30 3 5 - 2.5 3. Pjergulla 50 4 5 20 2.5 4. Ereke 50 4 5 2.5 Shënim: Për drufrutorët e mbjella në distanca të rregullta në ngastra ose blloqe, sipërfaqja që zë çdo bimë varet nga skema e mbjelljes (distanca mes rreshtave dhe në rresht) Përmbledhëse e vlerësimit të bimëve frutore që shpronësohen për interes publik dhe masa e shpërblimit të pronarit të tyre Pronari Adresa Objekti (emri, mbiemri) (fshati ose qyteti, komuna ose bashkia) (emërtimi i objektit që bën të domosdoshëm shpronësimin) Dokumenti që vërteton pronësinë , Adresa e vendndodhjes së pronës (emri i dokumentit dhe nr. i tij) (fshati ose qyteti, komuna ose bashkia dhe kufizimet) Nr. Emërtimi i drufrutorëve që shpronësohen (sipas moshave) Vlerësimi i gjendjes në vend Rrënjë Gjithsej Sip e zënë m2 Faza e zhvill. Vlerës. Prodh. Amort.Shëndet.% Lëndë druri e përdor. T % % % , më / / . Pronari Vlerësuesit e Autorizuar (fshati ose qyteti) (data)

Guideline No. 1 on the technical criteria for calculating the value of trees in agricultural lands expropriated for public interests · Nelum